Janari pritet të jetë një periudhë tejet dinamike në tregun e transferimeve të futbollit, pasi një numër i madh yjesh botërorë do të hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre. Kjo situatë i bën ata lojtarë të lirë për të negociuar me çdo skuadër tjetër duke filluar nga shkurti, duke krijuar mundësi të mëdha për klubet dhe pasiguri për ato aktuale. Ndër këta emra, ka si veteranë me eksperiencë…
Barcelona po tregohet e kujdesshme sa i përket rinovimit të mundshëm të kontratës me Robert Lewandowskin, me drejtuesit e klubit që nuk kanë ndërmend të nxitojnë për momentin në marrjen e një vendimi për të ardhmen e sulmuesit polak.
Sipas raportimeve, menaxhmenti i klubit katalunas po analizon me shumë vëmendje rreziqet që lidhen me moshën e lojtarit, pasi Lewandowski pritet të mbushë 38 vjeç gjatë sezonit të ardhshëm.
Ky faktor ka bërë që Barcelona të adoptojë një qasje më ndryshe, duke shmangur hapjen e menjëhershme të negociatave për një kontratë të re.
Dyshime shtesë kanë lindur edhe për shkak të gjendjes fizike të sulmuesit gjatë këtij sezoni. Lewandowski ka munguar në dy raste për shkak të lëndimeve, çka ka shtuar shqetësimet brenda stafit teknik dhe hierarkisë së klubit lidhur me aftësinë e tij për të ruajtur një nivel të lartë performance përgjatë gjithë sezonit.
Në këtë kontekst, stafi i udhëhequr nga Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës po vazhdojnë ta monitorojnë nga afër situatën, përpara se të marrin një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e sulmuesit veteran në “Camp Nou”.
Lewa në anën tjetër kërkohet me ngulm në MLS, si dhe në Arabinë Saudite./Telegrafi
E ardhmja e Robert Lewandowskit te FC Barcelona mbetet e paqartë, teksa kontrata e sulmuesit polak skadon verën e ardhshme.
Sipas raportimit të BBC-së, 37-vjeçari është duke zhvilluar bisedime me klubin e MLS-së, Chicago Fire, duke hapur një skenar të ri për vazhdimin e karrierës së tij.
Raporti thekson se për klubin amerikan nuk ekzistojnë pengesa financiare për një operacion të tillë. Chicago Fire njihet edhe për faktin se për rreth dy vjet ishte pjesë e tij Xherdan Shaqiri, çka e bën klubin të njohur për afrimin e emrave të mëdhenj nga Evropa.
Megjithatë, MLS nuk është e vetmja alternativë për Lewandowskin. Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe klube nga Turqia dhe Arabia Saudite, kampionate që në vitet e fundit kanë qenë destinacion i shpeshtë për yjet me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Pavarësisht këtyre zërave, një qëndrim te Barcelona ende nuk është përjashtuar.
Lewandowski u transferua nga Bayern Munich te Barcelona në vitin 2022, për një shumë rreth 42 milionë euro. Që nga mbërritja në Spanjë, ai ka zhvilluar 164 paraqitje zyrtare me fanellën blaugrana, duke realizuar 109 gola dhe duke dhuruar 22 asistime, shifra që e konfirmojnë ndikimin e tij të madh në skuadër.
Lewa thuhet se preferon qëndrimin në “Camp Nou”, megjithatë klubi katalunas ka nisur kërkimin e një numri 9 për ta zëvendësuar polakun./Telegrafi/
Robert Lewandowski, mbetet një nga sulmuesit më të lakuar në treg, kjo edhe për faktin se sulmuesi polak është futur në vitin që i përfundon kontrata.
Emri i tij qarkullon nga Italia në Arabinë Saudite, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Amerika.
Sipas BBC: Chicago Fire ka vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim në “tokën e premtuar”.
Chicago Fire, është një opsion shumë i mirë për Lewandowskin, pasi është një klub që do t’i garantonte pagën faraonike që Lewa merr në Barcelonë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të vlerësojë në fund polaku, aspektin sportiv apo financiarë.
Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka pak siguri për të ardhmen e tij përtej verës së ardhshme dhe duket se ka nisur të shqyrtojë alternativat e tij.
37-vjeçari ka regjistruar fillimin më pak të suksesshëm të një sezoni në La Liga deri më tani, teksa po lufton me Ferran Torres për një vend titullari.
Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën skadon verën e ardhshme dhe, ndonëse klubi katalanas nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rinovimi, duket se plani i tyre është të ecin përpara pa të, nëse arrijnë të gjejnë një alternativë më të mirë.
Si rrjedhojë, Lewandowski ka filluar të shikojë opsionet e tjera. Interesi nga MLS dhe Arabia Saudite është përfolur prej kohësh, ashtu si edhe një interes i caktuar nga gjigantët e Serie A, Milan, megjithëse shumica e këtij interesi ka ardhur nga klubet.
Megjithatë, BBC raporton se Lewandowski është “i hapur për një transferim” te Chicago Fire në SHBA, pasi ka zhvilluar bisedime fillestare “pozitive”. Veterani polak ka qenë një objektiv afatgjatë për klubin e MLS-së.
Nëse Lewandowski jep dritën jeshile për këtë lëvizje, paga nuk do të përbëjë pengesë.
Ndërkohë, sipas Sport, Inter Miami, që gjithashtu ishte lidhur me një transferim të mundshëm të Lewandowskit, nuk është më i interesuar për një tjetër sulmues të Barcelonës.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për opsionet që ka ekipi në repartin ofensiv, pasi u pyet për alternativat e mundshme në rast se Robert Lewandowski mungon, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe fleksibilitetit të skuadrës përpara përballjes ndaj Guadalajara në Kupën e Mbretit.
Tekniku gjerman pranoi se stafi teknik i kushton vëmendje të vazhdueshme këtij aspekti, duke nënvizuar se Barcelona ka disa lojtarë që mund të luajnë në rolin e sulmuesit qendror.
“Ne gjithmonë mendojmë për këtë. E dimë që ka lojtarë që mund të luajnë si numër 9 dhe e analizojmë vazhdimisht këtë mundësi. Kjo është puna jonë”, ka thënë Flick.
Ai përmendi konkretisht Fermin Lopez, Marcus Rashford dhe Ferran Torres si lojtarë të aftë për të mbuluar këtë pozicion, përveç Lewandowskit, duke shtuar se ka edhe alternativa të tjera brenda skuadrës.
“Ka edhe lojtarë të tjerë që janë të aftë të luajnë në këtë rol”, shtoi Flick, duke vënë në pah thellësinë e skuadrës dhe opsionet që ka në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës ndaj Guadalajaras në Kuadër të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/
Robert Lewandowski është i vendosur të qëndrojë te Barcelona përtej skadimit të kontratës së tij aktuale në qershor 2026.
Sipas një raporti ekskluziv nga Jose Alvarez në El Chiringuito, sulmuesi 37-vjeçar është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme page për ta bërë të mundur rinovimin.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai planifikon të nisë bisedimet me klubin, duke shprehur një dëshirë të fortë për të qëndruar pavarësisht pritshmërive të shumta për një largim të mundshëm.
Raportohet se Lewandowski është i hapur të pranojë një rol më të reduktuar si sulmues mbështetës, e jo më si golashënuesi kryesor, duke i dhënë përparësi vazhdimësisë para kërkesave financiare.
Vendimi i veteranit polak ndikohet nga lidhjet e thella personale me qytetin, ku ai dhe familja e tij janë vendosur rehat — bashkëshortja e tij madje ka hapur biznese në Barcelonë.
Ndërkohë që klubi ka nisur skautimin e zëvendësuesve të mundshëm për afatin e verës, për shkak të opsioneve të kufizuara gjatë dimrit, burimet sugjerojnë se Barcelona do të ishte e gatshme të shqyrtojë një rinovim nëse kushtet përfshijnë një ulje të konsiderueshme të pagës.
Lewandowski ka kontribuar me tetë gola në 12 paraqitje në La Liga këtë sezon, por mbetet pa gol në pesë ndeshje të Champions League, gjë që tregon një rënie të formës, por gjithashtu thekson vlerën e tij të vazhdueshme.
Me interesim të pashmangshëm nga klube të tjera në rast se ai del në treg, muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse gatishmëria e Lewandowskit për kompromis përputhet me planin financiar të Barcelonës./Telegrafi/
Robert Lewandowski po përjeton javë vendimtare për të ardhmen e tij, e cila mbetet ende plotësisht e pasigurt.
Sulmuesi polak dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe ndihet i integruar si në klub ashtu edhe në jetën personale.
Ai është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme page, duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë financiare që po kalon klubi, ndërsa drejtuesit blaugrana e vlerësojnë këtë gjest si shenjë të një angazhimi të sinqertë për të vazhduar projektin.
Megjithatë, brenda klubit ekziston dilema për rinovimin e repartit ofensiv.
Barcelona po shqyrton mundësinë e ndryshimit të qendrës së sulmit për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh moshën e Lewandowskit dhe nevojën për të rinovuar skuadrën.
Emra si ai i Lautaro Martinez janë shfaqur në orbitën e klubit, por situata financiare e vështirë e kufizon çdo operacion të madh, i cili mund të realizohet vetëm nëse largohen disa lojtarë dhe ulen kostot aktuale.
Në këtë kuadër, Lewandowski mbetet një zgjidhje e sigurt afatshkurtër, me gola, përvojë dhe ndikim pozitiv në dhomat e zhveshjes.
Barcelona e di se ai mund të vazhdojë të kontribuojë, por gjithashtu është e vetëdijshme se një mundësi e favorshme në afatin kalimtar mund ta ndryshojë situatën.
E ardhmja e tij do të varet nga balancimi mes kostos, performancës dhe perspektivës që klubi synon të ndërtojë.
Nëse Barcelona nuk arrin të sigurojë një “numër 9” të nivelit të lartë për shkak të kufizimeve ekonomike, Lewandowski pritet të mbetet pika e referencës në sulm.
Por në rast se klubi gjen një zëvendësues të kalibrit të lartë, ai mund të detyrohet të pranojë një rol dytësor ose edhe të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/
Barcelona dhe Real Madrid pritet të ndahen me të paktën disa lojtarë të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.
Robert Lewandowski është drejt fundit të kontratës së tij në “Spotify Camp Nou”, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Antonio Rudiger dhe David Alaba te madrilenët.
Madje, të tre mund të përfundojnë duke luajtur së bashku në Arabinë Saudite duke nisur nga vera e ardhshme.
Sipas 365scores, një zyrtar i lartë i Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite, i cili zotëron klubet Al Hilal, Al-Nassr, Al Ahli dhe Al-Ittihad, ka zbuluar se këto skuadra i kanë Leëandoëski, Rudiger dhe Alaba në shënjestër për verën 2026.
Plani është që të gjithë t’i tundohen me kontrata gjigante dhe klubet saudite pritet të bëjnë një përpjekje serioze për t’i marrë.
Barcelona dëshiron të gjejë mënyrën për të larguar Lewandowskin, edhe pse shumë do të varet nga fakti nëse klubi do t’i rikthehet rregullit financiar “1:1” të La Ligas para fundit të sezonit.
Nëse kjo ndodh, e gjithë paga e polakut mund të përdoret për të financuar zëvendësimin e tij, gjë që mund t’u rrisë katalanasve shanset për të tentuar lojtarë të nivelit të Julian Alvarez ose Harry Kane.
Leëandoëski ka tërhequr interes nga Arabia Saudite edhe në të kaluarën, dhe vera e vitit 2026 shihet si momenti më i mirë për të nënshkruar me të.
Sa i përket Rudiger dhe Alaba, ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e tyre.
Real Madrid nuk pritet të vendosë para fazës së fundit të sezonit, edhe pse merret e mirëqenë se të paktën Alaba do të largohet, pasi renditet më poshtë në hierarkinë e Xabi Alonsos./Telegrafi/
Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të ditur se dëshiron të rinovojë edhe një vit, me një tjetër opsional sipas performancës.
Sulmuesi 37-vjeçar ndihet ende konkurrues dhe është i bindur se mund të kontribuojë në elitë për të paktën dy sezone të tjera.
Për të qëndruar, ai ka shprehur gatishmërinë të përgjysmojë pagën e tij aktuale, një sinjal i qartë i vullnetit për të vazhduar projektin nën drejtimin e Hansi Flick.
Barcelona vlerëson kontributin e tij, por kufizimet financiare të klubit dhe kontrolli i rreptë i La Ligës e komplikojnë vendimmarrjen.
Stafi teknik beson se prezenca e Lewandowskit ndihmon zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe ofron eksperiencë në ndeshje vendimtare, por vazhdimësia e tij kërkon përshtatje të planifikimit sportiv dhe ekonomik.
Ndërkohë, agjentët e tij kanë marrë kontakte nga MLS, Arabia Saudite dhe disa klube të Ligës Premier, megjithëse vetë lojtari preferon të qëndrojë në Camp Nou nëse Barça i ofron garanci të qarta.
Vendimi i klubit në javët e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e tij, ndërsa Lewandowski mbetet i përkushtuar të vazhdojë në nivelin më të lartë, në Barcelonë ose diku tjetër. /Telegrafi/
Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të mbetet lojtar i lirë. Pas disa sinjaleve nga klubi dhe raportimeve në media, është konfirmuar se Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën me sulmuesin polak, një nga më të mirët e gjeneratës së tij.
Lewandowski u bashkua me Barcelonës në verën e vitit 2022 si zgjidhja për krizën sulmuese të klubit dhe si ylli i madh që erdhi nga Bayern Munchen.
Ai fitoi titullin e La Liga-s në sezonin e tij të parë, por gjatë këtyre viteve klubi ka nisur një proces ristrukturimi të skuadrës. Presioni financiar dhe nevoja për të ulur shpenzimet e pagave e kanë shtyrë Barcelonën drejt opsioneve më të reja dhe më afatgjata në sulm.
Sipas raporteve, bordi i klubit vlerëson se Lewandowski nuk është më në një nivel që justifikon një pagë të lartë dhe një rinovim kontrate.
“Barcelona nuk do të zgjasë kontratën e Robert Lewandowskit. Ai po largohet nga klubi,” shkruan The Athletic.
Barcelona po orienton sulmin drejt një stili më të shpejtë dhe dinamik, duke lënë hapësirë për lojtarët e rinj dhe duke planifikuar të paktën një përforcim të madh në afatin e verës.
Sulmuesi polak hyn kështu në fazën përfundimtare të karrierës dhe është në kërkim të një klubi të ri.
Atletico Madrid dhe Milan përmenden si kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij. Serie A ka treguar viteve të fundit se është një destinacion ideal për lojtarët me përvojë, të cilët shpesh rifitojnë formën e lartë dhe zgjasin karrierën.
Përveç Evropës, Lewandowski mund të konsiderojë edhe transferime në Arabinë Saudite ose MLS./Telegrafi/
Argjentinasi Julian Alvarez pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të përballjes së mbrëmjes së sotme mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.
Sulmuesi konsiderohet objektivi kryesor ofensiv i klubit katalanas, i cili e sheh atë si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit.
Ndeshja, që nis në orën 21:00, mund të shtojë edhe më tej rivalitetin në garën për titullin e La Ligës.
Takimi shërben gjithashtu që drejtuesit e Barcelonës ta shohin nga afër lojtarin që konsiderohet dëshira e tyre e madhe për afatin kalimtar të ardhshëm.
Klubi blaugrana ka nisur kërkimin për një zëvendësues të Lewandowskit dhe beson se Julian Alvarez, falë talentit, moshës 25-vjeçare dhe vlerësimit të hapur që ka treguar për klubin katalanas, është kandidati më i përshtatshëm.
Edhe pse sulmuesi është nën kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2030 dhe ka një klauzolë lirimi prej miliona eurosh, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se klubi do të gjejë hapësirën e nevojshme financiare, qoftë përmes shitjeve të lojtarëve, qoftë përmes aktivizimit të mekanizmave të tjerë ekonomikë, për të tentuar afrimin e tij.
Nga ana tjetër, Atletico nuk ka ndërmend ta thjeshtojë operacionin. Drejtori i ri i futbollit, Mateu Alemany, synon të përfitojë nga ardhja e pronarit të ri, Apollo, për të forcuar edhe më tej pozitat e klubit rreth yllit argjentinas. /Telegrafi/
Barcelona do të duhet të gjejë një sulmues të ri këtë verë, pasi Robert Lewandowski nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor, raporton The Athletic.
Burime nga klubi, që kanë folur nën kushtin e anonimatit, theksojnë se më i rëndësishmi për t’u zëvendësuar është pikërisht numri 9.
Sipas tyre, skenari më i mundshëm është që 37-vjeçari të mos nënshkruajë një kontratë të re.
Megjithëse këtë sezon Lewandowski nuk ka qenë aq aktiv, ai ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje, duke treguar se ende ka cilësi për të performuar në nivelet më të larta, edhe pse lëndimet mund të ndikojnë në kohën e tij të lojës.
Barcelona pritet të niset menjëherë në kërkim të një zëvendësuesi të besueshëm për të mbushur boshllëkun që do të lërë sulmuesi polak. /Telegrafi/
Ditët e Robert Lewandowskit si qendërsulmuesi i parë i Barcelonës duken të numëruara, me drejtuesit e klubit të bindur në heshtje se kontrata e 37-vjeçarit, e cila skadon në qershor 2026, nuk do të rinovohet.
Burime brenda klubit konfirmojnë se plani strategjik i bordit është ulja e moshës mesatare të skuadrës dhe freskimi i repartit të sulmit.
Kjo do të thotë se legjenda polake, pavarësisht se mbetet vdekjeprurës këtë sezon, po shihet gjithnjë e më shumë si pjesa e fundit e një epoke që do të mbyllet verën e ardhshme.
Pa një rinovim në tryezë, Lewandowski është i lirë të negociojë me klube të huaja nga 1 janari 2026 dhe interesimi është tashmë i madh.
Raportime të shumta pretendojnë se pesë klube janë pozicionuar për ta marrë me parametër zero.
Robert Lewandowski
Fenerbahce janë më proaktivët, të gatshëm të largojnë Youssef En-Nesyri në janar, ndërsa Milan e sheh si një opsion të përballueshëm financiarisht.
Atletico Madrid dhe Diego Simeone mbeten admirues të vëmendshëm, ndërsa Manchester United e shqyrtoi lëvizjen, por u tërhoq për shkak të pagës së tij bruto prej 32 milionë euro.
Nga gjitha këto klube, Al-Nassr ka ofruar paketën financiare më të pasur të parë deri më tani në futbollin arab, megjithëse Lewandowski vazhdon t’i japë përparësi qëndrimit në Evropë./Telegrafi/
Robert Lewandowski ka shënuar gola me lehtësi që kur iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munich në vitin 2022.
Sulmuesi shënoi 23 gola gjatë sezonit të tij të parë me klubin dhe ndihmoi Barcelonën të fitonte titullin nën drejtimin e Xavi Hernandez.
Megjithatë, tani pretendohet se Barcelona në fakt i kërkoi atij të ndalonte shënimin e golave në fund të kampionatit për të shmangur pagesën e një bonusi shtesë ndaj Bayern.
Sebastian Staszewski ka shkruar një libër të ri për Lewandowskin dhe thotë se, me titullin tashmë të siguruar, një anëtar i bordit të Barcelonës i tha sulmuesit të ndalojë së shënuari.
‼️BREAKING: A Polish author has published a biography on Robert Lewandowski.
The book mentions that in the 2022/2023 season, after the league title was officially won, Barça asked Lewandowski to stop scoring goals.
“Robert, na duhet të ndalosh së shënuari gola në dy ndeshjet e fundit”, supozohet të kishin qenë fjalët e tij drejtuar yllit polak.
Arsyeja ishte se, nëse Lewandowski do të arrinte 25 gola gjatë sezonit, Barcelona do të duhej t’i paguante Bayern një bonus prej 2.5 milionë eurosh.
Në fund, Lewandowski nuk shënoi më gola, por gjithsesi përfundoi duke fituar çmimin “Pichichi” për golashënuesin më të mirë të La Ligës, duke lënë pas rivalin më të afërt, Karim Benzema./Telegrafi/
Gazetari gjerman Florian Plettenberg ka mohuar mundësinë që Robert Lewandowski të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e sulmuesit polak te klubi katalanas mbetet e hapur, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Barcelona ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e Lewandowskit, megjithatë spekulimet rreth largimit të tij në fund të sezonit nuk kanë të ndalur.
Blaugranët duket se po konsiderojnë të investojnë në një sulmues të profilit të lartë si zëvendësues afatgjatë.
Në të njëjtën kohë, ideja e pensionimit është në diskutim nga sulmuesi 37-vjeçar, gjë që mund të jetë një pengesë për klubet që e synojnë, si AC Milan dhe skuadrat e Ligës Profesioniste Saudite.
Megjithatë, Lewandowski është i fokusuar për momentin te titujt me Barcelonën këtë sezon.
Sulmuesi po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë, pas shënimit të një hat-trick-u magjepsës ndaj Celta Vigos, që shënoi golin e tij të shtatë në La Liga këtë sezon. /Telegrafi/
Milani është gati të nisë një tjetër ofensivë për të përforcuar repartin ofensivë dhe në qendër të projektit të ri të klubit duket se është Robert Lewandowski.
Sipas gazetarit Sacho Tavolieri, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Igli Tare, pritet të takohet në javët e ardhshme me agjentin e sulmuesit të Barcelonës, Pini Zahavi, për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.
Qëllimi i takimit është të kuptohet nëse kërkesat financiare të lojtarit përputhen me strukturën ekonomike të Milanit. Drejtuesit e klubit italian e shohin Lewandowskin si liderin ideal për projektin e tyre afatshkurtër, një figurë me përvojë që mund të ndihmojë skuadrën në rikthimin e fuqishëm në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Edhe pse bisedimet janë në fazat fillestare, mediat italiane raportojnë se 37-vjeçari është intriguar nga ideja e punës me trajnerin Massimiliano Allegri dhe nga projekti i ri që po ndërtohet në “San Siro”.
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e ardhshme, dhe katalanasit pritet të jenë të hapur për ta shitur, duke parë edhe moshën e avancuar të lojtarit dhe drejtimin e ri të klubit.
Megjithatë, Lewandowski mbetet i përqendruar te Barcelona, duke synuar të dëshmojë ende vlerat e tij në fushë.
Pavarësisht disa problemeve fizike këtë sezon, ai ka qenë vendimtar për blaugranët, me shtatë gola në nëntë ndeshje të La Ligës, përfshirë një tregolësh kundër Celta Vigos që tregoi se instinkti i tij i golit mbetet i pandryshuar. /Telegrafi/
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, po hyn në një fazë të karrierës së tij ku golashënuesit legjendarë zgjedhin vetë se si do të duket kapitulli i tyre i fundit.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026 dhe dëshira e tij e vetme tani është të qëndrojë në Kataluni. Golashënuesi polak dhe familja e tij ndihen si në shtëpi në Barcelonë, deri në atë pikë sa ofertat e mrekullueshme nga Arabia Saudite nuk e tërheqin fare.
Sipas gazetës Sport, prioriteti është i qartë - të vazhdoj të jetoj dhe, nëse është e mundur, të luaj në Barcelonë.
Me kalimin e kohës, Barça ende nuk ka marrë një vendim. Ka dy anë të historisë në zyrat e klubit. Nga njëra anë, është një sulmues që jep rezultate.
🔴Opinión SPORT
🙄La obsesión por jubilar a Lewy
🗣️"Parece que desde el mismo verano en que fichó por el Barça hay una especie de ‘obsesión’ colectiva..."
Edhe pse ka luajtur si titullar vetëm në pesë ndeshje këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit, përpara lojtarëve si Fermin Lopez dhe Ferran Torres.
Nga ana tjetër, ekziston planifikimi financiar. Largimi i Lewandowskit në qershor do të lironte një sasi të madhe hapësire në buxhetin e pagave, gjë që do të lejonte një numër 9 të ri për të ardhmen.
Lewandowski nuk po kërkon një status të privilegjuar apo çelësat e dhomës së zhveshjes, shkruajnë katalunasit. Ai beson se është i aftë të kontribuojë për një vit tjetër, por në një rol të ndryshuar - me më pak minuta, një hierarki të ndryshme dhe është i gatshëm të pranojë statusin e zëvendësuesit nëse klubi sjell një sulmues për të udhëhequr projektin.
Ndërsa klubi thotë se "ka ende shumë muaj" dhe se vendimi do të merret kur sezoni të hyjë në një fazë vendimtare, situata është mjaft e qartë sot.
Janë tre mundësi në tryezë: një zgjatje e shkurtër e kontratës për një vit me një rol të personalizuar të mentorit për sulmuesin e ri; fundi i epokës në qershor për të hapur hapësirë për përforcime; ose lamtumirë futbollit nëse nuk i lind mundësia e duhur që i përshtatet jetës së tij. /Telegrafi/
Barcelona arriti një fitore të rëndësishme në La Liga, duke mposhtur Celta Vigon me rezultatin 4-2 në Balaidos, ky sukses e ndihmon skuadrën e Hansi Flick të hyjë me besim në pushimin ndërkombëtar dhe të ngushtojë diferencën me Real Madridin në krye të tabelës.
Pas ndeshjes, trajneri gjerman u shpreh i kënaqur me reagimin dhe përmirësimin e skuadrës, duke theksuar se Barcelona është në rrugën e duhur.
“Luajtëm mirë me topin dhe në pjesën e dytë u mbrojtëm më mirë. Kjo pjesë e dytë na jep shumë besim për ndeshjet që vijnë. Jemi përmirësuar dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë Flick.
Ai shtoi gjithashtu se nuk i kushton vëmendje “zhurmës” rreth taktikave të tij, duke theksuar se fokusi mbetet te puna dhe përmirësimi i skuadrës.
Ylli i ndeshjes ishte Robert Lewandowski, i cili realizoi një tregolësh në ndeshjen e tij të parë si titullar pas dëmtimit në kofshë.
Flick vlerësoi rikthimin e polakut, por u shpreh se është ende herët për të përcaktuar rolin e tij si titullar fiks.
“Pas dëmtimit pashë një Lewandowski ndryshe, shumë pozitiv. Është mirë që shënoi tre gola, sepse kjo do t’i japë vetëbesim”.
Trajneri foli edhe për Frenkie de Jong, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer por u ndëshkua me karton të kuq në fund, duke e përjashtuar nga sfida e ardhshme kundër Athletic Club.
“Ai ishte shumë i rëndësishëm për ne sot, kontrolloi lojën dhe luajti në nivel të lartë. Do të na mungojë në ndeshjen tjetër, por do të duhet ta menaxhojmë situatën. Shpresoj që Pedri të rikthehet dhe të jetë gati”, përfundoi Flick. /Telegrafi/
Sulmuesi Robert Lewandowski ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.
Sulmuesi polak ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos. Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.
Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.
Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick.
Arritja e kësaj shifre në këtë periudhë të shkurtër po e dëshmon që polaku është ndër qendërsulmuesit më të mirë në historinë e futbollit.
Megjithatë, ka raportime se Lewa mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./Telegrafi