Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore…

25 December 2025 at 14:57

Një grua 71-vjeçare nga Kosova u vra në një ngjarje të dhunshme në Buchs, Cyrih, të mërkurën në mbrëmje. Tre persona janë arrestuar nga policia kantonale e Cyrihut, njoftoi autoriteti lokal.

Të dyshuarit, të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç, janë marrë në mbajtje ndërkohë që hetimet për krimin e rëndë janë duke u zhvilluar.

Gazeta zvicerane “Blick” raportoi rrëfimet e banorëve të lagjes ku ndodhi krimi, të cilët shprehën tronditjen e tyre.

“Pashë automjete të panumërta policie këtë mëngjes”, tha një banor i kompleksit të banesave të familjes Blick.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur këtu, në lagjen tonë të qetë. Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte apo të na tregonte se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi një banore për gazetën zvicerane.

Ajo shtoi se familja që jetonte në shtëpinë ku ndodhi ngjarja nuk ishte shumë e njohur në lagje dhe se gruaja e ndjerë kishte probleme shëndetësore.

“Gruaja e ndjerë vuante nga probleme shëndetësore”, tha banorja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore… appeared first on Sinjali.

Stuhia e fortë në Kaliforni shkakton gjendje të jashtëzakonshme, evakuohen qindra banorë

25 December 2025 at 14:51

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Kaliforninë, duke shkaktuar përmbytje kërcënuese për jetën dhe duke detyruar qindra persona të evakuohen në mes të festës së Krishtlindjeve.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar se stuhitë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë Krishtlindjeve, duke lëshuar edhe një paralajmërim të rrallë për një “rrezik të lartë të reshjeve të tepërta”.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe, për të mundësuar, siç u shpreh ai, “shërbime emergjente dhe burime të parapozicionuara për të mbajtur komunitetet e sigurta”.

Ndërkohë, autoritetet e Qarkut të Los Angeles kanë lëshuar rreth 130 urdhra evakuimi për banorët e shtëpive që konsiderohen të rrezikuara nga përmbytjet.

Shumë nga këto shtëpi ndodhen në zona që u goditën rëndë nga zjarret masive në fillim të këtij viti, çka e shton edhe më shumë rrezikun nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Kalifornia njihet për prirjen ndaj motit ekstrem, ndërsa situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga ciklet e shpeshta të motit, ku periudha shumë të lagështa alternohen me thatësira të papritura dhe të zgjatura.

Vitet e fundit, shteti është përballur me një sërë fatkeqësish natyrore, përfshirë thatësira, zjarre shkatërruese, tërmete dhe përmbytje.

🚨⚠ California on high alert! A massive storm is causing flash floods across LA. 🌊

Officials warn: “Turn around, don’t drown!” Roads are dangerous—don’t risk it. #CaliforniaFloods
pic.twitter.com/k5F1sZiHvI

— World Daily Feed (@WorldDailyFeed) December 25, 2025

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia e fortë në Kaliforni shkakton gjendje të jashtëzakonshme, evakuohen qindra banorë appeared first on Sinjali.

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar me vlerë mbi 11 milionë dollarë

25 December 2025 at 14:43

Kompania ajrore kombëtare turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

‘Turkiye Today” shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi.

Marrëveshja dypalëshe thotë se donacioni synon të forcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ku të dyja palët shprehin dëshirën për të forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit të ndërsjellë teknik dhe mbrojtës.

Marrëveshja, pasqyron angazhimin e përbashkët të të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorët më të gjerë strategjikë, ndërkohë që shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për përpjekjet rajonale të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, thuhet në njoftim.

Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar nga ana e marrësit, dhe Turqia do të mbulojë kostot e transferimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar me vlerë mbi 11 milionë dollarë appeared first on Sinjali.

Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës

25 December 2025 at 14:36

Kosova shkon për herë të dytë këtë vit në zgjedhje parlamentare.

Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, vlerëson se mungesa e dialogut politik dhe qasja aktuale e qeverisë kanë ndikuar negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

Në një intervistë për DW, Seebass paralajmëron se nëse kryeministri Albin Kurti nuk arrin të angazhohet në dialog me partitë e tjera, ekziston rreziku i një bllokimi të mëtejshëm institucional edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ajo kritikon gjithashtu raportet e Kurtit me faktorët ndërkombëtarë, duke theksuar se afrimi me Bashkimin Evropian është bërë shumë i vështirë.

“Për shkak të situatës politike në Serbi, afrimi me BE aktualisht është shumë vështirë, veçanërisht nën Kurtin, por Kosova mund të bëjë përparim të konsiderueshëm si në nivel vendas ashtu edhe në politikën e jashtme me zbatimin e Asociacionit”, shprehet Seebass.

Duke folur për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik, ajo thekson se këto masa janë të drejtuara drejtpërdrejt kundër kryeministrit dhe politikave të tij.

“Masat dhe bllokadat drejtohen kundër Kurtit dhe politikave të tij të njëanshme, veçanërisht mungesës së konsultimeve dhe përshkallëzimeve në komunat veriore”, tha Seebass.

Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se ndodhet në një pozicion defensiv në raport me BE-në.

“Në vend që të denoncojë trajtimin e pabarabartë krahasuar me Serbinë, qeveria duhet të kuptojë se është në pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-së. Masat janë ligjërisht në një zonë gri, kërkohet unanimitet për shfuqizimin e tyre, por shumë vende duan të shohin që Kosova të bëjë lëshime e para. Mund të supozohet se partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër përveç Kurtit”, u shpreh ajo.

Në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Seebass vlerëson se ai nuk përbën rrezik, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm”, thekson ajo, duke shtuar se ky mekanizëm nuk mund të bllokojë vendimmarrjen në nivel kombëtar.

Ekspertja gjermane shprehet skeptike edhe për gatishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

“Nuk shoh që Serbia do të zbatojë marrëveshjet në vitet e ardhshme”, tha Seebass, duke shtuar se BE-ja ka mjete për të ushtruar presion, por mungon uniteti politik.

Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë, ajo kujton se Kurti kishte përfituar nga pakënaqësia qytetare në vitin 2018 për shkak të refuzimit të liberalizimit të vizave nga BE-ja, por thekson se veprimet e mëvonshme të njëanshme dhe bllokimi i fundit institucional kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Nga ana tjetër, veprimet e njëanshme të Kurtit dhe bllokimi i muajve të fundit kanë luajtur një rol të madh në atë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës ndihen të ofenduar, reputacioni ndërkombëtar i Kosovës ka pësuar dëme të konsiderueshme”, tha ajo.

Sipas Seebass, këto zhvillime kanë bërë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës të ndihen të ofenduar, ndërsa reputacioni ndërkombëtar i vendit ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës appeared first on Sinjali.

Reshjet e borës, MMPHI thotë se janë në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve”

25 December 2025 at 14:25

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se është në gatishmëri të plotë për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve pas fillimit të reshjeve të borës në vend.

Sipas njoftimit, me nisjen e reshjeve, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë angazhuar në të gjithë territorin për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve.

“Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin”, thuhet në njoftim.

Nga ministria theksojnë se gjatë gjithë sezonit dimëror do të jenë në gatishmëri për të garantuar funksionimin normal të komunikacionit.

Njëkohësisht, u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet e borës, MMPHI thotë se janë në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” appeared first on Sinjali.

Raporti i Ukrainës: Rusia ka humbur mbi 1 milion ushtarë që prej shkurtit 2022

25 December 2025 at 14:11

Sipas raportit të përditshëm të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të publikuar më sot bëhet e ditur se Rusia ka humbur rreth 1,201,230 ushtarë (të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur) që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

Kjo shifër përfshin 860 humbje vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Raporti thekson gjithashtu humbje të mëdha në pajisje ushtarake ruse: 11,456 tanke, 23,801 automjete të blinduara luftarake, 71,274 automjete dhe cisterna karburanti, 35,435 sisteme artilerie, 1,579 sisteme raketore të lëshimit të shumëfishtë (MLRS), 1,263 sisteme mbrojtjeje ajrore, 434 avionë, 347 helikopterë, 94,797 dronë (UAV), 4,107 raketa kruiz, 28 anije dhe varka luftarake, si dhe 2 nëndetëse.

Ndërkaq, më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij për Krishtlindje theksoi unitetin kombëtar në kohë lufte.

Sipas Zelenskyt, Ukraina kërkon paqe ndërsa Rusia vijon të kërkojë luftë.

“Prej kohësh të lashta, ukrainasit kanë besuar se natën e Krishtlindjes qielli hapet. Dhe nëse u tregoni dëshirën tuaj, ajo patjetër do të realizohet. Sot, ne të gjithë kemi një ëndërr të përbashkët. Dhe shprehim një dëshirë të përbashkët për të gjithë,” u shpreh Zelensky.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raporti i Ukrainës: Rusia ka humbur mbi 1 milion ushtarë që prej shkurtit 2022 appeared first on Sinjali.

Zgjidh Profesionistin e Vitit 2025!

25 December 2025 at 13:54

Nga sot, për 5 ditë radhazi, çdo ditë do të publikojmë nga një profesion që ka lënë gjurmë në komunitet.

Si funksionon votimi?

Çdo profesion do të jetë i hapur për votim 24 orë (24h valide),

Komento emrin e personit që mendon se e meriton titullin,

Çdo komentues ka të drejtë të votojë vetëm një herë për një profesionist të caktuar,

Emri më i përmendur nga lexuesit shpallet Fitues i Vitit për secilin profesion,

Fituesi shpërblehet me 100€ nga Trandvenue Hair Clinic.

Çdo ditë një profesion (5 ditë radhazi):

Polici i Vitit

Doktori i Vitit

Zjarrfikësi i Vitit

Mësimdhënësi i Vitit

Sportisti i Vitit

Fituesit do të kontaktohen nga redaksia e Sinjalit.

Ndiq fotolajmet tona çdo ditë dhe bëhu pjesë e votimit!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjidh Profesionistin e Vitit 2025! appeared first on Sinjali.

Google mund të lejojë së shpejti ndryshimin e adresës së email-it

25 December 2025 at 13:09

Google mund të sjellë së shpejti një ndryshim të shumëpritur për përdoruesit e tij: mundësinë për të ndryshuar adresën e email-it.

Aktualisht, për të përdorur shumicën e shërbimeve të Google – përfshirë Gmail, YouTube, Play Store në telefonët inteligjentë Android dhe platforma të tjera – përdoruesit duhet të identifikohen me adresën e tyre të email-it. Një adresë Gmail është bërë thelbësore, pasi shumica e përdoruesve e përdorin atë për të krijuar dhe menaxhuar llogari në platforma të ndryshme online.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së saj, Google deri më tani nuk ka ofruar mundësinë për të ndryshuar emrin e përdoruesit ose adresën ekzistuese të Gmail-it. Kjo ka qenë prej vitesh një nga kërkesat më të shpeshta të përdoruesve.

Sipas raportimeve, kjo situatë mund të ndryshojë së shpejti. Google thuhet se po shqyrton mundësinë që përdoruesit të mund ta ndryshojnë adresën e tyre të email-it, por me kufizime të caktuara: ndryshimi do të lejohej vetëm një herë brenda 12 muajve dhe maksimumi tri herë në total.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google mund të lejojë së shpejti ndryshimin e adresës së email-it appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK reagon pas vdekjes së babait të Salih Mustafës: Drejtësia pa humanizëm s’është drejtësi, por padrejtësi e institucionalizuar

25 December 2025 at 11:59

Organizata OVL-UÇK ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, Jahja Mustafa, i cili tashmë ka ndërruar jetë pa e parë dhe pa i dhënë lamtumirën e fundit të birit.

“Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor. Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale,” thuhet në reagim, transmeton Sinjali.

OVL-UÇK thekson se mohimi i së drejtës për t’i qëndruar pranë prindit në momentet e fundit të jetës dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit është një akt që tejkalon çdo kufi të drejtësisë dhe e zhvesh procesin nga çdo ndjenjë njerëzore.

Postimi i plotë:

REAGIM

OVL UÇK shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili tashmë ka ndërruar jetë, pa e parë dhe pa i dhënë lamtumirën e fundit të birit.

Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor.

Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale.

Mohimi i së drejtës për t’i qëndruar pranë prindit në momentet e fundit të jetës dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit është një akt që tejkalon çdo kufi të drejtësisë dhe e zhvesh procesin nga çdo ndjenjë njerëzore.

Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi, por padrejtësi e institucionalizuar.

Ngushëllime familjes Mustafa, bashkëluftëtarëve të Calit dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Jahja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK reagon pas vdekjes së babait të Salih Mustafës: Drejtësia pa humanizëm s’është drejtësi, por padrejtësi e institucionalizuar appeared first on Sinjali.

Rrëzohet një helikopter në malin e Kilimanxharos, pesë të vdekur

25 December 2025 at 11:42

Pesë persona kanë humbur jetën pas një rrëzimi të helikopterit në malin më të lartë të Afrikës, Malin Kilimanxharo, në Tanzani.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje në një nga rrugët më të njohura për ngjitjen turistike, në atë që policia e përshkroi si një mision shpëtimi për të marrë pacientë në mal.

Mes të vdekurve ishin dy të huaj, të cilët, sipas policisë, ishin nisur për evakuim mjekësor. Po ashtu, në aksident humbën jetën një mjek lokal, një udhërrëfyes turistik dhe piloti, raporton abcnews, transmeton Sinjali.

Rrëzimi ndodhi midis Kampit Barafu dhe Majës Kibo në mal, në një lartësi mbi 4,000 metra (13,100 këmbë).

Komandanti i policisë rajonale të Kilimanxharos, Simon Maigwa, tha për gazetarët se aeronavi i përkiste kompanisë Kilimanjaro Aviation, e cila ofron, ndër të tjera, shërbime evakuimi mjekësor. Kompania ende nuk ka bërë komente për aksidentin.

Policia njoftoi se informacion i mëtejshëm do të jepet më vonë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë tha të enjten se hetimet kanë filluar në përputhje me rregulloret ndërkombëtare të sigurisë, “për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e mundshëm të aksidentit”.

Aksidentet ajrore në Malin Kilimanxharo janë të rralla, me incidentin e fundit të regjistruar në nëntor 2008, kur humbën jetën katër persona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëzohet një helikopter në malin e Kilimanxharos, pesë të vdekur appeared first on Sinjali.

Vdes babai i Salih Mustafës

25 December 2025 at 11:23

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa.

I ndjeri prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, Gjykata Speciale s’i kishte dhënë leje Mustafës për ta takuar babain e tij gjatë kësaj periudhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes babai i Salih Mustafës appeared first on Sinjali.

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-ja

25 December 2025 at 11:14

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro, pasi ka konstatuar shkelje të Kodit të Mirë­sjel­ljes gjatë fushatës zgjedhore, duke pranuar ankesën e subjektit politik `Kosovski Savez`.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e subjektit politik ‘Kosovski Savez’, duke konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të marrë të mërkuren, PZAP vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e fushatës dhe detyrimet ndaj kandidatëve, duke vendosur materiale promovuese në hapësira publike në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Si pasojë, ky subjekt politik është gjobitur me 30 mijë euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me shkeljen.

Ankesa ishte dorëzuar më të martën, ndërsa PZAP ka ritheksuar se respektimi i Kodit të Mirësjelljes është thelbësor për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Vlen të theksohet se Lista Serbe ishte ndëshkuar edhe ditë më parë, me një gjobë prej 20 mijë eurosh, për një rast tjetër të shkeljes së rregullave zgjedhore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-ja appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Podujevë

25 December 2025 at 10:41

Një rast i rëndë dhunimi ndaj një të miture është zbardhur nga Policia në Podujevë, ku si i dyshuar është arrestuar Mërgim Havolli, rreth 37-vjeçar nga fshati Llapashticë e Epërme.

Sipas të dhënave, viktima A.H., rreth 16-vjeçare është intervistuar më 24 dhjetor 2025 në prani të Njësisë për Hetimin e Krimeve, NJHP-së dhe zyrtares së QPS-së, ku ka deklaruar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari në disa periudha kohore ndër vite.

Rasti i fundit, sipas deklarimit të viktimës, ka ndodhur më 19 dhjetor 2025 rreth orës 18:00.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

Rasti pritet të trajtohet më tej nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj të Miturve, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Podujevë appeared first on Sinjali.

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu prezantohet te Polissya Zhytomyri

25 December 2025 at 09:53

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, është prezantuar zyrtarisht te klubi i tij i ri, Polissya Zhytomyr në Ukrainë.

Ylli kosovar transferohet nga Cluji rumun, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin ukrainas.

Emërllahu do të mbajë fanellën me numrin 14, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu prezantohet te Polissya Zhytomyri appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik uron qytetarët për Krishtlindje: Kohë gëzimi, bashkimi dhe shprese

25 December 2025 at 09:41

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë qytetarët që e festojnë sot.

Duke publikuar një portret familjar pranë pemës së Krishtlindjes, Hargreaves ka shprehur urimet e tij për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nga familja ime, juve dhe familjes suaj, ju urojmë një Krishtlindje të Gëzuar të gjithëve në Kosovë që festojnë sot. Kjo kohë është një kohë gëzimi, bashkimi dhe shprese. ‘Drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e ka mposhtur atë’,” shkroi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik uron qytetarët për Krishtlindje: Kohë gëzimi, bashkimi dhe shprese appeared first on Sinjali.

Pas nëntë muajsh, bie në prangat e Policisë i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë

25 December 2025 at 09:26

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë në bashkëkryerje dhe i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbardhur nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 mars 2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Pas hetimeve intensive, më 25 dhjetor 2025, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar kosovar.

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 4.3 gramë, 6 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 66.58 gramë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet ndaj rastit vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas nëntë muajsh, bie në prangat e Policisë i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Mbi 2 mijë e 200 gjoba dhe 100 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

25 December 2025 at 09:17

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 60 aksidente me dëme materiale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të aksidenteve në 106 raste.

Gjatë këtyre 24-orëve, olicia ka shqiptuar 2,210 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve.

Ndërsa, Policia ka arrestuar 26 persona, 11 persona janë mbajtur në mbajtje, ndërsa 1 person ndodhet në vuajtje të dënimit.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast ndalimi policor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 2 mijë e 200 gjoba dhe 100 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë appeared first on Sinjali.

Zelensky: Ukraina kërkon paqe ndërsa Rusia vazhdon sulmet edhe në festën e Krishtlindjes

25 December 2025 at 09:14

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij për Krishtlindje ka theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar dhe dëshirën e vendit për paqe, duke u shprehur në një kohë të vështirë lufte.

Sipas Zelenskyt, ndërsa Ukraina vazhdon të kërkojë paqe, Rusia vijon sulmet edhe gjatë festave të Krishtlindjes.

“Prej kohësh të lashta, ukrainasit kanë besuar se natën e Krishtlindjes qielli hapet. Dhe nëse u tregoni dëshirën tuaj, ajo patjetër do të realizohet. Sot, ne të gjithë kemi një ëndërr të përbashkët. Dhe shprehim një dëshirë të përbashkët për të gjithë,” u shpreh ai.

Zelensky shtoi se lutjet ukrainase janë më të fuqishme se kurrë: “Por kur i drejtohemi Zotit, natyrisht, lutjet tona janë më të gjera. Ne kërkojmë paqe për Ukrainën. Ne luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Në prag të Krishtlindjes, rusët treguan përsëri se kush janë në të vërtetë. Sulm masiv, qindra ‘Shahed’, raketa balistike, Kinzhal – gjithçka u përdor. Kështu godasin ata pa Zot.”

Ai theksoi se kjo është Krishtlindja e katërt që kalon Ukraina nën një luftë në shkallë të plotë, por qëndresa dhe uniteti i popullit ukrainas mbeten të pathyeshëm.

“Do të vijë dita kur të gjithë do të mblidhen në shtëpi në Krishtlindjen e parë paqësore dhe do t’i thonë njëri-tjetrit: ‘Krishti lindi! Lavdi Atij!’”, përfundoi Zelensky, duke dërguar një mesazh shprese për të gjithë qytetarët ukrainas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Ukraina kërkon paqe ndërsa Rusia vazhdon sulmet edhe në festën e Krishtlindjes appeared first on Sinjali.

Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme para festave të fundvitit

25 December 2025 at 09:11

Autoritetet turke arrestuan 115 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, të cilët planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Operacioni u zhvillua në Stamboll, ku policia bastisi 124 vende dhe arrestoi shumicën e të dyshuarve nga 137 që ishin në kërkim. Sipas prokurorisë, sulmet ishin synuar kryesisht ndaj jomuslimanëve gjatë festimeve.

Policia tha se veprimi ishte pjesë e masave parandaluese për të mbrojtur qytetarët dhe festat e fundvitit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme para festave të fundvitit appeared first on Sinjali.

Mbi 10 shtete e dënojnë Izraelin për miratimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

25 December 2025 at 09:00

Katërmbëdhjetë shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë e Kanadanë, e kanë dënuar miratimin e 19 vendbanimeve të reja nga kabineti izraelit i sigurisë për t’u ndërtuar në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke thënë se ato e shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikojnë që ta nxisin jostabilitetin.

Izraaeli të dielën e kaluar miratoi një propozim për vendbanime të reja hebreje, që e çojnë në 69 numrin e përgjithshëm të tyre, sipas ministrit të Financave, Bezalel Smotrich, i cili ka qëndrime të së djathtës ekstreme, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit që ta kthejë prapa këtë vendim si dhe zgjerimin e vendbanimeve” – thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Britania, Gjermania, Kanadaja, Belgjika, Danimarka, Franca, Italia, Islanda, Irlanda, Japonia, Malta, Holanda, Norvegjia dhe Spanja.

Më tej, në këtë deklaratë thuhet: “Veprime të tilla të njëanshme, si pjesë e një intensifikimi më të gjerë të politikave të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, jo vetëm që e shkelin të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu rrezikojnë që ta nxisin jostabilitetin.”

“Ato e rrezikojnë minimin e zbatimit të planit gjithëpërfshirës për Gazën në mesin e përpjekjeve për të kaluar në fazën e dytë dhe dëmtimin e perspektivës për paqe afatgjatë dhe siguri në mbarë rajonin” – thuhet në deklaratën e përbashkët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 10 shtete e dënojnë Izraelin për miratimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor appeared first on Sinjali.

❌
❌