Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit

31 January 2026 at 12:47

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “grabitje” në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit dhe, pas arritjes në vendngjarje, nga deklarata e viktimës – e cila ndodhej në orarin e punës – ka kuptuar se dy persona të maskuar kishin hyrë në lokal dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishin arritur t’i marrin viktimës para në shumë prej një mijë (1000) eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, më 30 janar 2026, rreth orës 23:00, zyrtarët policorë kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit në bjeshkët e Istogut, lidhur me grabitjen e ndodhur më 28 janar.

Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen gjithashtu edhe për një grabitje tjetër, e cila ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit appeared first on Sinjali.

29 vjet nga rënia heroike – nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha

31 January 2026 at 12:43

Krerë shtetërorë dhe liderë të partive politike kanë bërë homazhe sot në 29-vjetorin e rënies heroike të Hakif Zejnullahut, Zahir Pajazitit dhe Edmond Hoxhës, tre dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës, duke e cilësuar 31 janarin si një datë me peshë të veçantë historike.

“31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri”, ka thënë Osmani.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se rënia e tyre i dha hov të jashtëzakonshëm vetëbesimit të popullit dhe rritjes së radhëve të UÇK-së.

“Zahir Pajaziti kishte veprimtari të dendur si pak kush tjetër. Ai ishte një luftëtar i paepur tërë jetën dhe njëkohësisht një guerilas me aksione fort të suksesshme. Bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në janarin e vitit 1997, u vranë nga pusia e forcave serbe për shkak se nuk ishte edhe e mundshme ndryshe. Aq shumë ishin tmerruar forcat armike të Serbisë nga Zahir Pajaziti, sa që vetëm kurthi, pusia, prita, mund t’i jepte shans forcave okupatore që ta eliminonin Zahir Pajazitin”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sakrifica e tyre solli lirinë e Kosovës, duke vlerësuar rolin historik të Zahirit Pajazitit në organizimin e UÇK-së.

Pas homazheve, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të tre janë heronj të Kosovës, duke rikujtuar edhe rrethanat e rënies së tyre.

“Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 29 vjet nga rënia heroike – nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha appeared first on Sinjali.

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, e-maili i ish-sekretarit të KiE drejtuar Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

31 January 2026 at 12:37

Mes 3 milionë materialeve te reja që i përkasin dosjes Epstein të publikuara 1 ditë në parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është edhe një ku përmendet Shqipëria.

Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton edhe një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjørn Jagland,  i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012.

Në dokumentin që mban datën 25.5. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.

Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein, duke rinisur zbulimet sipas një ligji që synon të zbulojë atë që qeveria dinte rreth abuzimit seksual të vajzave të reja nga financuesi milioner dhe ndërveprimeve të tij me të pasurit dhe të fuqishmit.

Dosjet, të postuara në faqen e internetit të departamentit, përfshijnë disa nga disa milion faqe me të dhëna që zyrtarët thanë se ishin të fshehura nga një publikim fillestar i dokumenteve në dhjetor.

Departamenti i Drejtësisë publikoi dhjetëra mijëra faqe dokumentesh pak para Krishtlindjeve, duke përfshirë fotografi, transkripte intervistash, regjistra telefonatash dhe të dhëna gjyqësore.

Këto të dhëna përfshinin regjistra fluturimi të publikuara më parë që tregonin se Donald Trump fluturoi me avionin privat të Epstein në vitet 1990, përpara se të ziheshin dhe disa fotografi të ish-Presidentit Bill Clinton. As Trump, një republikan, dhe as Clinton, një demokrat, nuk janë akuzuar publikisht për shkelje në lidhje me Epstein, dhe të dy kanë thënë se nuk kishin dijeni se ai po abuzonte me vajza të mitura.

Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, e-maili i ish-sekretarit të KiE drejtuar Epsteinit pas vizitës në Shqipëri appeared first on Sinjali.

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin

31 January 2026 at 12:34

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e ka kompletuar mbrëmë (të premten) transferimin te gjiganti turk, Beşiktaş.

Asllani është transferuar në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të suksesshme te Torino.

Te skuadra e Beşiktaşit, Asllani ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica, me të cilin ka ndarë disa momente gjatë seancës së tij të parë stërvitore.

Gjatë kësaj seance ra në sy edhe një komunikim mes Rashicës dhe një zyrtari të klubit turk, i cili e pyeti futbollistin vushtrrias nëse e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Beşiktaşit, ndërsa përgjigjja e Rashicës nuk vonoi.

“Jo, e kam vëlla”, u shpreh Rashica.

Vlen të theksohet se Beşiktaşi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Kristjan Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në kampionatin turk.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së vendos për fatin politik të partisë

31 January 2026 at 12:25

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mblidhen të shtunën, me ftesë të kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Abdixhiku ka thënë se e ka ofruar dorëheqjen e tij dhe tani vendimi i përket Kuvendit nëse do ta pranojë ose jo.

Mirëpo, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë pak para nisjes së punimeve të Kuvendit se ky është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”, ka thënë Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së vendos për fatin politik të partisë appeared first on Sinjali.

Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhikut, jo garë për kryetar të ri

31 January 2026 at 12:23

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka deklaruar se Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kuvend pune dhe se pika qendrore është shqyrtimi i dorëheqjes së ofruar nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti tha se vendimi për këtë çështje i takon delegatëve të Kuvendit dhe se, sipas tij, është keqkuptuar ideja se sot zhvillohet garë zgjedhore për kryetar partie.

“Në fakt, Kuvendi është kuvend pune. Natyrisht, është pikë qendrore çështja e dorëheqjes së ofruar të kryetarit Abdixhiku. Kjo çështje varet eksplicit prej kuvendarëve të Lidhjes Demokratike. Ajo që shoh, duket që është keqkuptuar sepse nuk ka garë zgjedhore, nuk ka kandidatura për kryetar partie. Jemi në një fazë të shqyrtimit të dorëheqjes të kryetarit aktual dhe nëse ky Kuvend e aprovon dorëheqjen, atëherë shkohet në një proces tjetër zgjedhor për liderin e partisë. Në rast se i jep besimin këtij kryetari, vazhdohet me këtë kryetar. Çështjet tona të tjera janë çështje personale, të cilat besoj pas Kuvendit do t’i bëjmë publike”.

“Jo, absolutisht jo. Është kuvend pune. Sot vetëm trajtohet çështja e dorëheqjes të kryetarit aktual. E aprovon apo jo ky Kuvend, në të kundërtën është proces krejt tjetër gara zgjedhore për të parin e partisë. Unë mendoj që vota është çështje personale dhe nuk deklarohet. Do të jem pro votimit të fshehtë dhe prandaj nuk e deklaroj votën”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhikut, jo garë për kryetar të ri appeared first on Sinjali.

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

31 January 2026 at 11:51

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se partia ka reflektuar çdo herë që është përballur me sfida për zgjedhjen e kryetarit, një proces që do të zhvillohet edhe sot.

Ai ka theksuar se çdo vendim lidhur me kryetarin është në vlerësimin e secilit individ brenda Kryesisë. I pyetur për kandidaturën e Avdullah Hotit, Selmanaj ka thënë se ai do të përbënte një vlerë për partinë.

“Është vlerë e madhe e LDK që Hoti të jetë në krye të LDK-së, por nuk përjashtohen edhe kandidaturat tjera”, ka thënë Selmanaj.

Ai gjithashtu ka cilësuar si shenjë jo të mirë paqartësinë lidhur me agjendën e Kryesisë për sot.

“Pavarësisht se sot nuk e kemi të qartë krejtësisht agjendën, kjo nuk është shenjë e mirë. Ishte dashur mbrëmë ta kishim të qartë nëse do votohet për votëbesim apo do kemi shqyrtim të dorëheqjes. Qëndrimet dhe qartësia e delegatëve do të jenë epilogu në çfarëdo procesi”, ka shtuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog

31 January 2026 at 11:40

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.

Masa e paraburgimit është vendosur për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Për rastin pati raportuar ekskluzivisht Sinjali:

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog appeared first on Sinjali.

Shpërthejnë protestat në SHBA – mijëra protestues ndalojnë punën dhe shkollat shkaku i agjentëve të Trumpit

31 January 2026 at 11:32

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër pranisë së agjentëve federalë të imigracionit në Minnesota, në një valë reagimesh që u shtua pas të shtënave që i morën jetën dy personave, përkatësisht Renee Good dhe Alex Pretti gjatë operacioneve të njohura si Operation Metro Surge.

Demonstratat u shtrinë në të gjithë vendin, me qytetarë, studentë dhe punonjës që organizuan greva, ndërprerje të mësimit dhe bojkotime të aktivitetit ekonomik në qytete si Minneapolis, New York, Los Angeles, Chicago dhe Washington, ku disa shkolla dhe biznese u mbyllën në shenjë proteste. Protestuesit marshuan nën sloganin “As punë. As shkollë. As blerje. Ndalo financimin e ICE”, duke kërkuar tërheqjen e operacioneve të ICE dhe një reformë të politikave të imigracionit.

Në Minneapolis, qindra demonstrues u mblodhën në qendër të qytetit edhe në temperatura shumë të ulëta, duke kërkuar ndalimin e pranisë së mijëra agjentëve federalë që janë vendosur për të zbatuar operacionet e imigracionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur publikisht operacionet e agjentëve federalë dhe ka zgjeruar praninë e tyre në zonë, duke dërguar rreth 3,000 oficerë federalë në Minneapolis — numër më i madh se forcat policore lokale — për të monitoruar qytetin dhe për të mbështetur operacionet e Shërbimit të Doganave dhe Imigracionit (ICE).

Megjithatë, protestuesit dhe organizatat e shoqërisë civile i kanë quajtur praktikat e agjentëve si agresive dhe kanë dënuar përdorimin e forcës, duke i kërkuar qeverisë federale të tërheqë operacionet dhe të respektojë të drejtat qytetare. Në disa zona pati edhe ndërhyrje policore për shpërndarje të turmave, ndërsa familjarë të viktimave dhe aktivistë kërkuan llogaridhënie dhe drejtësi.

The U.S. erupts in protests against immigration enforcement — hundreds of thousands take to the streets

Mass protests have swept across the country against the actions of Immigration and Customs Enforcement (ICE). Marches took place in Minneapolis, New York City, and San… pic.twitter.com/JNaUwDB4Ov

— NEXTA (@nexta_tv) January 31, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthejnë protestat në SHBA – mijëra protestues ndalojnë punën dhe shkollat shkaku i agjentëve të Trumpit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dënuari me 4 vite burg për grabitje, ndalohet në pikën kufitare në Han të Elezit (EMRI)

31 January 2026 at 11:23

Një person i kërkuar nga drejtësia është ndaluar pas mesnate në Pikën Kufitare në Han të Elezit, pasi gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar me urdhëresë aktive për vuajtje dënimi me burgim.

Ngjarja ka ndodhur më 31 janar 2026 rreth orës 00:30, kur zyrtarët policorë në PK Han i Elezit kanë ndaluar për kontroll Viktor Sogojeven. Gjatë verifikimit në sistemin policor, është konstatuar se ndaj tij ekziston urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Grabitje”.

Sipas të dhënave zyrtare, ai është i dënuar me katër vite burgim efektiv.

Pas ndalimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vazhdojë procedura për ekzekutimin e dënimit.

Rasti është evidentuar si realizim i urdhëresës gjyqësore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dënuari me 4 vite burg për grabitje, ndalohet në pikën kufitare në Han të Elezit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Një proteinë e qelizave kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca

31 January 2026 at 10:56

Një proteinë që gjendet te qelizat kancerogjene mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga demenca, sugjeron një studim i ri shkencor, ka raportuar Huffington Post.

Demenca ka qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Angli dhe Uells prej vitesh, ndërsa kanceri përbën mbi një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Britani.

Megjithatë, studiuesit kanë vërejtur se prej dekadash këto dy sëmundje rrallë shfaqen te i njëjti person.

Sipas revistës Nature, mbijetesa nga kanceri është lidhur me rrezik 11 për qind më të ulët për demencë, ndërsa personat me demencë kanë rreth 25 për qind më pak gjasa të zhvillojnë kancer.

Ky vëzhgim i gjatë ka ngritur dyshime se njëra sëmundje mund të ketë efekt mbrojtës ndaj tjetrës.

Tani, një studim i publikuar në revistën Cell ka identifikuar një proteinë që mund ta shpjegojë këtë lidhje.

Gjatë një studimi që zgjati 15 vjet, shkencëtarët kanë zbuluar se te minjtë e predispozuar për Alzheimer, transplantet e tumoreve njerëzore (të mushkërive, prostatës dhe zorrës së trashë) dukeshin se pengonin zhvillimin e sëmundjes.

Pas gjashtë vjetësh studime, ata identifikuan proteinën cystatin C, e cila arrin të kalojë barrierën gjak-tru dhe lidhet me molekulat që formojnë pllakat amyloide, grumbullime proteinash që lidhen me demencën.

Sapo hyn në tru, kjo proteinë aktivizon një tjetër proteinë, TREM2, e cila sinjalizon sistemin imunitar të trurit që të dërgojë qeliza mbrojtëse për t’i shpërbërë këto pllaka të dëmshme.

Kjo do të thotë se proteinat e pranishme te qelizat kancerogjene mund të ndihmojnë në “shpërbërjen e grumbullimeve proteinike të lidhura me demencën”.

Autorët në raportin e studimit kanë theksuar se ky zbulim mund të sjellë “përparime të rëndësishme konceptuale në neuroshkencën e kancerit” dhe të ndryshojë mënyrën se si trajtohet demenca.

Në vend të strategjive që synojnë vetëm uljen e amyloidit, qasja e re mund të fokusohet në “shkatërrimin e pllakave ekzistuese amyloide” përmes terapive të synuara.

Megjithatë, përfaqësuesit e Nature kanë theksuar se kjo është vetëm një pjesë e enigmës, pasi jo të gjitha format e demencës shkaktohen nga pllakat amyloide.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një proteinë e qelizave kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca appeared first on Sinjali.

Rezultatet përfundimtare nga KQZ: VV-ja 57 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 15 e AAK-ja 6

31 January 2026 at 10:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke përfshirë të gjitha partitë që morën pjesë.

Shpallja e rezultateve u zhvillua në dy faza. Në votimin e parë u përfshinë të gjitha partitë, ndërsa në të dytin u votua vetëm për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe, e cila mori tre vota për dhe dy kundër.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se shpallja e rezultateve nuk përbën shkelje ligjore, pavarësisht se nuk ka përfunduar ende afati 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Radoniqi prezantoi rezultatet sipas subjekteve politike dhe numrin e ulëseve të fituara në Kuvend:

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 janë si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Lista Serbe 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosova Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%.”

Radoniqi shtoi gjithashtu se partitë dhe ulëset e fituara janë: “Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse.”

Ky njoftim vjen pas përfundimit të procesit të rinumërimit të të gjitha vendvotimeve, duke përmbyllur gjithsej 2,557 fletëvotime të rinumëruara në QNR.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rezultatet përfundimtare nga KQZ: VV-ja 57 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 15 e AAK-ja 6 appeared first on Sinjali.

KQZ-ja s’e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe

31 January 2026 at 10:35

KQZ-ja nuk e ka miratuar sot shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Kjo pasi dy zyrtarët e VV-së e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

Lami ne përditësim…

The post KQZ-ja s’e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe appeared first on Sinjali.

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: VV-ja 51.10%

31 January 2026 at 10:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi procesi i rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve.

Sipas të dhënave të përditësuara dhe përfundimtare të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave, ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave, ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: VV-ja 51.10% appeared first on Sinjali.

Rihapja e Rafah-ut nën tmerrin e sulmeve, vritën 12 palestinezë – përfshirë edhe fëmijë

31 January 2026 at 10:05

Të paktën 12 palestinezë, gjysma e tyre fëmijë, kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 31 janar, një ditë para se të rinisë punën pika e kalimit të Rafah-ut.

Fillimisht, një sulm ajror izraelit mbi një tendë që strehonte persona të zhvendosur në zonën al-Mawasi, në veri-perëndim të Khan Younis, vrau të paktën shtatë palestinezë, përfshirë tre fëmijë.

Më pas, shërbimet emergjente raportuan se të paktën pesë palestinezë, mes tyre sërish tre fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit mbi një ndërtesë banimi në lagjen Remal, në perëndim të qytetit.

Një tjetër sulm ajror në lagjen Daraj plagosi tetë palestinezë.

Sipas Zyrës së Mediave të Qeverisë së Gazës, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 10 tetor, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 524 palestinezë.

Hapja e pikës kufitare me Egjiptin

Banorët e Rafah raportojnë sulme ajrore edhe në zonat nën kontroll izraelit.

Izraeli planifikon të rihapë pikën e kalimit të Rafah të dielën, 1 shkurt, për herë të parë që nga maji i vitit 2024. Ky hap bëhet pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin dhe duhej të realizohej që në fazën e parë të armëpushimit, por Izraeli refuzoi…

Hyrja dhe dalja nga pika kufitare do të lejohet vetëm për “lëvizje të kufizuar të njerëzve” që kanë marrë leje sigurie nga Izraeli. Nuk do të lejohen të hyjnë ndihma humanitare apo furnizime.

“Vetëm ata që u larguan gjatë 2 viteve të fundit do të lejohen të kthehen”, shpjegoi Hani Mahmoud i Al Jazeera.

“Ata që lindën jashtë Rripit të Gazës nuk do të lejohen të kthehen”, shton ai.

Hamas reagoi ndaj njoftimit për Rafah-un, duke kërkuar nga Izraeli të lejojë lëvizjen brenda dhe jashtë Gazës “pa kufizime” dhe të respektojë të gjitha aspektet e marrëveshjes së armëpushimit.

Që nga 7 tetori 2023, lufta izraelite në Gaza ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 71 600 palestinezëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e Rafah-ut nën tmerrin e sulmeve, vritën 12 palestinezë – përfshirë edhe fëmijë appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

31 January 2026 at 09:59

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bushi, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Hani i Elezit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të ikindisë, në varrezat e lagjes Meliq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi appeared first on Sinjali.

Goditet trafiku i drogës në Doganaj-Kaçanik: Dy maqedonas kapen me mariuhanë e heroinë – ndalohen për 48-orë

31 January 2026 at 09:55

Dy persona janë arrestuar dhe mbi 6 kilogramë marihuanë e 3 kilogramë heroinë janë sekuestruar pas një operacioni policor të koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Ferizaj, në bashkëpunim me AKI-në dhe me mbështetjen e njësive të trafikut-autostradës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradën segmenti Doganaj-Kaçanik, ku policia ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me të po kryhej trafikim i lëndëve narkotike.

Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale 6.4 kg, 6 paketime me substancë, dyshohet të jetë heroinë, me peshë totale 3.2 kg, dy telefona mobil, një veturë.

Vlerësohet se çmimi i tregut i kësaj sasie të lëndëve narkotike arrin rreth 80 mijë euro.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Goditet trafiku i drogës në Doganaj-Kaçanik: Dy maqedonas kapen me mariuhanë e heroinë – ndalohen për 48-orë appeared first on Sinjali.

Shkon në 46 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

31 January 2026 at 09:50

Ka shkuar në 46 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, pasi një nga pasagjerët e plagosur ka ndërruar jetë të premten në spital, 30 janar.

Kështu bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore rajonale, raportojnë mediat e huaja.

Aksidenti i 18 janarit 2026 në rajonin jugor të Andaluzisë ishte një nga më vdekjeprurësit e këtij shekulli në Europë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, e cila ka rrjetin e dytë më të madh të tillë në botë, pas Kinës.

Një zëdhënëse e departamentit shëndetësor të Andaluzisë tha se viktima e fundit vdiq në spitalin Reina Sofia të qytetit të Cordobës, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Drejtori i rajonit, Juanma Moreno, shprehu dhimbjen e tij:

Andaluzia mbetet e tronditur…çfarë tragjedie dhe dhimbjeje!

Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë private Iryo doli nga shinat dhe u përplas me trenin që vinte nga drejtimi i kundërt, i operuar nga kompania publike Renfe. Raportet paraprake sugjeruan se shinat mund të kenë qenë të dëmtuara para tragjedisë.

Të enjten, 29 janar, Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia iu bashkuan qindra pjesëmarrësve në një meshë përkujtimore për viktimat në qytetin Huelva.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkon në 46 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë appeared first on Sinjali.

Më shumë se 200 të vdekur në shembjen e një miniere në Kongo

31 January 2026 at 09:30

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën këtë javë pas një shembjeje të minierës në Republikën Demokratike Lindore të Kongos.

Kështu bëri të ditur për Reuters, Lumumba Kambere Muyisa, zëdhënës i guvernatorit të emëruar nga rebelët të provincës ku ndodhet miniera.

Miniera e Rubaya prodhon rreth 15% të koltanit në botë, i cili përpunohet në tantal – një metal rezistent ndaj nxehtësisë dhe shumë i kërkuar nga prodhuesit e telefonave celularë, kompjuterëve, komponentëve hapësinorë dhe turbinave me gaz. Vendi, ku vendasit gërmojnë manualisht për disa dollarë në ditë, ka qenë nën kontrollin e grupit rebel AFC/M23 që nga viti 2024.

Shembja ndodhi të mërkurën, ndërsa numri i saktë i viktimave ishte ende i paqartë deri të premten në mbrëmje.

“Më shumë se 200 persona ishin viktima të kësaj rrëshqitjeje dheu, përfshirë minatorë, fëmijë dhe gra. Disa njerëz u shpëtuan pikërisht në kohë dhe kanë lëndime serioze,” tha Muyisa. Ai shtoi se rreth 20 persona të plagosur po trajtohen aktualisht në mjediset shëndetësore.

Një këshilltar i guvernatorit tha se numri i të vdekurve të konfirmuar është të paktën 227. Ai foli në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të informonte median.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më shumë se 200 të vdekur në shembjen e një miniere në Kongo appeared first on Sinjali.

Statistikat: A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital”?

31 January 2026 at 09:20

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit, duke reflektuar një përkeqësim të ndjeshëm të sentimentit të investitorëve dhe një valë të re shitjesh në tregjet globale të kriptomonedhave.

Kriptomonedha më e madhe në botë u tregtua rreth nivelit të 81 mijë dollarëve, duke regjistruar një rënie ditore prej afërsisht 4 për qind.

Sipas të dhënave të tregut, kjo është vlera më e ulët e Bitcoinit që nga fundi i nëntorit.

Nga kulmi historik i arritur në tetor, çmimi ka humbur rreth një të tretën e vlerës së tij.

Rënia i atribuohet kryesisht tërheqjes së kapitalit nga fondet e tregtuara në bursë (ETF) që ndjekin Bitcoinin në Shtetet e Bashkuara. Këto fonde kanë shënuar tre muaj radhazi dalje neto investimesh, me një total prej rreth 4.8 miliardë dollarësh të tërhequr.

Në të njëjtën kohë, gjatë 24 orëve të fundit janë mbyllur pozicione spekulative me vlerë mbi 1.5 miliard dollarë, çka ka përshpejtuar rënien e çmimit.

Analistët theksojnë se investitorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt aktiveve të sigurta, si ari, duke vënë në pikëpyetje narrativën e Bitcoinit si “ari digjital”.

Disa ekspertë paralajmërojnë se presioni negativ mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me mundësi që çmimi të bjerë nën pragun e 80 mijë dollarëve. Skenarët më pesimistë përmendin edhe nivelin e 70 mijë dollarëve, veçanërisht gjatë fundjavave, kur tregjet karakterizohen nga likuiditet më i ulët.

Rënia e fundit rikthen një klimë paqartësie në tregun e kriptomonedhave, i cili mbetet tepër i ndjeshëm ndaj lëvizjeve të kapitalit, politikave monetare dhe ndryshimeve në besimin e investitorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Statistikat: A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital”? appeared first on Sinjali.

❌
❌