Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Bandat janë në aksion

By: D Marku
26 December 2025 at 19:58

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar sot përshkallëzimin e skandalit që lidhet me përgjimet e reja në aferën Balluku dhe AKSHI, duke paralajmëruar se situata ka marrë përmasa të rënda që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik në vend.

Sipas Shehajt, përgjimet e publikuara tregojnë qartë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në çështje koncesionesh miliardëshe, si dhe përfshirjen e Belinda Ballukut në negociata që synojnë kapjen e shtetit përmes interesave private. Ai theksoi se koncesioni Thumanë–Kashar, me vlerë 1.3 miliardë euro, është shembulli më flagrant i këtij modeli.

Shehaj deklaroi se, ndërkohë që kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë publikisht, në terren po veprojnë banda dhe individë të lidhur me pushtetin, të cilët po përdorin kërcënime, shpifje dhe presion ndaj mediave, përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, me qëllim mbylljen e gojës dhe fshehjen e skandaleve.

Shehaj thotë se për këtë arsye, Partia Mundësia ka kërkuar zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke vlerësuar se intimidimi, kërcënimet dhe përdorimi i strukturave kriminale për të mbrojtur korrupsionin përbëjnë rrezik serioz për demokracinë dhe sigurinë e vendit.

The post Skandalet Balluku-AKSHI/ Shehaj: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Bandat janë në aksion appeared first on Albeu.com.

“Valë e dytë sanksionesh ‘non grata’ në Shqipëri”, raporti i Kongresit amerikan” SHBA si udhërrëfyes për SPAK-un! Hetime për AKSHI-n, KESH dhe…

By: D Marku
26 December 2025 at 18:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i konkurrencës dhe ndërhyrje e krimit të organizuar, shpesh e lidhur me politikanë dhe zyrtarë të caktuar.

Në këtë kuadër, Kongresi amerikan paralajmëron një valë të dytë sanksionesh “Non Grata”, si edhe një proces vlerësimi 90-ditor në sektorë strategjikë që kanë qenë së fundmi në qendër të hetimeve ose dyshimeve për abuzime nga SPAK, përfshirë AKSHI-n, KESH-in, OST-në, si dhe institucione dhe ndërmarrje të tjera publike.

Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Kongresi i SHBA-së, evidenton problematikat kryesore në Shqipëri dhe përcakton rrugë konkrete për adresimin e tyre, me synimin e goditjes së korrupsionit dhe fenomeneve kriminale përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Në raport theksohet se, përmes identifikimit të përkrahësve ekonomikë të korrupsionit, figurave të biznesit dhe “ndërmjetësve”, SHBA po ofron një udhërrëfyes të qartë për SPAK-un, për të kaluar nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me qëllim pastrimin e tregut nga konkurrenca e shtrembëruar.
Në fokus të veçantë do të jenë kontratat e AKSHI-t, sektori i energjisë, pastrimi i parave, krimi i organizuar, mbikëqyrja e KESH dhe OST, projektet luksoze bregdetare dhe ndërtimet shumëkatëshe, PPP-të, monitorimi i sistemit bankar, si dhe rishikimi i projekteve që kanë përfituar status “strategjik”.

Sipas vlerësimeve amerikane, këto masa synojnë të krijojnë kushte për konkurrencë të ndershme dhe institucione më të forta, në prag të një procesi zgjedhor të konsideruar vendimtar për të ardhmen demokratike të vendit.

Pjesë nga raporti i Kongresit Amerikan:

“Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor shënon një zhvendosje nga goditja e politikanëve individualë drejt çmontimit të rrjeteve financiare që i mbështesin ata. Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që lidh statusin Non Grata politik me ndjekjen penale. Duke emërtuar përkrahësit ekonomikë, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA po ofron në mënyrë efektive një udhërrëfyes për SPAK-un që të kalojë nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me synimin për të “pastruar” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Sektorët kryesorë nën vëzhgim:

–Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

-Teknologjia dhe infrastruktura digjitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet shtetërore digjitale.

-Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi: Shqyrtim i projekteve luksoze bregdetare dhe kullave të larta në Tiranë.

-Energjia dhe shërbimet publike: Mbikëqyrje e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve në energjinë e rinovueshme.

-Partneritetet Publike-Private (PPP): Auditimi i kontratave për menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën.

-Bankat dhe financat: Monitorim i bankave vendase për të siguruar shkëputjen e tyre nga “lehtësuesit” e rinj të sanksionuar.

-Turizmi strategjik: Rishikim i projekteve që kanë marrë status “strategjik” përmes favorizimit politik”

The post “Valë e dytë sanksionesh ‘non grata’ në Shqipëri”, raporti i Kongresit amerikan” SHBA si udhërrëfyes për SPAK-un! Hetime për AKSHI-n, KESH dhe… appeared first on Albeu.com.

“Garantimi i integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtja e votës, prioritet”/ Rreth 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

By: D Marku
26 December 2025 at 18:46

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

The post “Garantimi i integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtja e votës, prioritet”/ Rreth 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

By: D Marku
26 December 2025 at 17:43

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese.

Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, ndryshime të të dhënave apo dokumente zyrtare për kompani.

Dojce velle nw shqip shkruan se bllokimi i platformës e-Albania ka krijuar një zinxhir konfuzioni. Konsullatat thonë se aplikimet për ripërtëritjen e pasaportave bëhen vetëm përmes e-Albania, rrugë tjetër nuk ka.

Platforma e-Albania deklaron se oraret janë të mbushura ose sistemi është i bllokuar dhe i referon qytetarët te Ministria e Jashtme. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme në Tiranë u kërkon qytetarëve të presin një “moment të dytë”, pa një afat konkret.
Ndërkohë vetë konsullatat kanë pranuar se sistemi është i ngrirë për shkak të një defekti teknik të paparashikuar, i cili nuk dihet sa zgjat.

Deutsche Welle shkruan se problemi kryesor nuk është vetëm defekti teknik, por mungesa e një plani alternativ: kur platforma e vetme bie, i gjithë shteti online bllokohet. Rezultati: qytetarë që s’mund të rinovojnë dokumentet, dhe biznese që nuk kryejnë dot procedura ligjore bazë, me pasoja reale financiare dhe administrative.

Ky bllokim vjen në një moment delikat për sistemet digjitale shtetërore, pas incidenteve të mëparshme që kanë goditur infrastrukturën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron platformat kryesore elektronike të shtetit, raste që kanë qenë objekt verifikimi edhe nga SPAK.

The post Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit festoi Krishtlindjen me familjet e dëshmorëve, Proda: Mbështetje që mos të ndihen asnjëherë vetëm

By: D Marku
26 December 2025 at 17:04

Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, me rastin e festave të fundvitit, u zhvilluan aktivitete festive me familjarët e dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Këto aktivitete janë një shprehje e qartë e respektit të thellë, e mirënjohjes së përhershme dhe e përkujdesjes institucionale të Policisë së Shtetit ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më sublime në shërbim të atdheut.

Drejtori i Përgjithshëm ka vënë në qendër të vëmendjes mbështetjen morale dhe institucionale për familjarët e dëshmorëve të Policisë, duke u siguruar që ata të mos ndihen asnjëherë vetëm, por të jenë gjithmonë të rrethuar nga respekti, vëmendja dhe përkrahja e Policisë së Shtetit.

Familjarët e Dëshmorëve të Policisë kanë shprehur falënderimet e tyre për drejtuesit e Policisë në qarqe dhe, nëpërmjet tyre, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ceremonitë e organizuara dhe për kujdesin e vazhdueshëm, i cili shkon përtej ditëve festive dhe mbetet i pranishëm në çdo kohë.

Krenari, respekt dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Policisë.

The post Policia e Shtetit festoi Krishtlindjen me familjet e dëshmorëve, Proda: Mbështetje që mos të ndihen asnjëherë vetëm appeared first on Albeu.com.

I kërkuar nga Interpol Tirana/ Kapet shqiptari në Kakavijë, në pranga edhe dy të kërkuar në Greqi

By: D Marku
26 December 2025 at 16:58

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentash”.

Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ndërkohë po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të kërkuar në Greqi. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash” ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për “ryshfet”.

The post I kërkuar nga Interpol Tirana/ Kapet shqiptari në Kakavijë, në pranga edhe dy të kërkuar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Kavajë/ Pl*gosi biznesmenin me mjet prerës, policia i sekuestron 42-vjeçarit th*kën dhe sëp*tën (EMRAT) Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.

By: D Marku
26 December 2025 at 16:35

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 16 vjecari pasi makina me të cilën po qarkullonte u përplas me një tjetër mjet në aksin rugor “Levan-Tepelenë”, ishte kambanë alarmi për prindërit dhe autoritetet që rikthen në vëmendje rrezikun e shtuar nga drejtimi i mjeteve nga të miturit.

“I bëjmë thirrje gjithë prindërit, gjithë të afërmit që kanë fëmijë dhe shikon një problematikë të tillë, të ndërhyn sepse atë fëmijë nuk e rrit, nuk e bën burrëror një drejtim automjeti.”- kanë thënë blutë.

Përplasja fatale u shënua pranë kryqëzimit të Cakranit, një prej të ashtuquajturave njolla të zeza dhe nyje problematike, sikurse Kryqëzimi i Kafaraj, “ Kryzëzimi i Vajkanit” , “ Rrethrrotullimi i i Kolonjës “ Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit” dhe “ Mbikalimi i Savrës” , ku policia rrugor e Fierit kërkon ndërhyrje deri në bllokim

“Pikat që ka qarku Fier, është aksi “Levan-Tepelenë”, aksi rrugor “Fier-Lushnje”, ku ka një lëvizje të madhe të mjeteve. Krahas mjeteve ka dhe ndërprerje shumë të rrugëve, ku lëvizin motoçikleta, lëvizin mjete bujqësore. Ne kemi marrë një sërë masash, duke shtuar patrullat, duke shtuar monitorimin.”- u shprehën uniformat blu.

Në këto ditë festive, policia rrugore e Fierit thotë se do të shtojë kontrollet në rrugët më problematike në të gjithë qarkun.

“Masat e ndërmarra ka në fokus menaxhimin e trafikut, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasojë fatale, ku monitorohen të gjitha akset me mjete inteligjente që ne kemi. Përfshirë mjetet inteligjente dhe radar.”- u tha për mediat.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kontrollet do të shtohen, përfshirë testet e alkoolit, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrat 112 dhe 129.

The post Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Kavajë/ Pl*gosi biznesmenin me mjet prerës, policia i sekuestron 42-vjeçarit th*kën dhe sëp*tën (EMRAT) Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë. appeared first on Albeu.com.

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

By: D Marku
26 December 2025 at 16:13

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur

Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe.

Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.

The post Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

By: D Marku
26 December 2025 at 11:26

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në një mënyrë simbolike. Kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, publikoi një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen, duke rikthyer praninë e tij mes fansave.

Në foto, Gjesti shfaqet me stilin e tij karakteristik, xhins dhe atlete rozë të ndezura, i rrethuar nga dritat festive të pemës së Krishtlindjes. Ajo që bie në sy është natyra e imazhit, i cili duket të jetë përpunuar ose gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke krijuar një avatar që ruan prezencën e artistit pa ekspozuar pamjen e tij reale. Kjo zgjedhje tregon se Gjesti vazhdon të mbajë distancën private në këtë periudhë zie.

Fansat reaguan menjëherë me mesazhe emocionale dhe mbështetje të madhe. Në seksionin e komenteve, shumica shprehnin mallin dhe pritjen për rikthimin e tij fizik: “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë,” shkruante një ndjekëse, ndërsa të tjerë shprehnin emocion më të fortë: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.”

Menaxhmenti nuk ka dhënë detaje për një rikthim të afërt në skenë, por kjo “kartolinë virtuale” shihet si një sinjal shprese. Komuniteti i fansave mbetet besnik dhe i gatshëm ta presë artistin, duke ndarë dashuri dhe mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

The post Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje! appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

By: D Marku
24 December 2025 at 19:43

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u shtua djali, Brel. Tashmë Gaia është pesë vjeçe dhe këngëtarja u është përkushtuar plotësisht të dyve për të qenë pranë tyre në vitet e para të fëmijërisë. Në bisedën me “Rudinën” në Tv Klan, ku gjendet krah babait, Reshitit dhe vëllait, Stivit, Olta thotë se po e shijon shumë këtë periudhë me dy fëmijët.

Ajo vëren ndryshime mes tyre në karakter, por edhe në rritje. Me Brelin ka përjetuar edhe një episod shëndetësor pak sfidues, por tani e sheh me mirënjohje për të vlerësuar edhe kënaqësitë e përditshmërisë.

Olta Boka: Mendoj që është një nga periudhat më të mira që unë po shijoj. Kam marrë shumë me vete dhe nuk kam pasur pishmane kur jam bërë mama, si me Gaiën, ashtu edhe me Brelin, por mbi të gjitha faleminderit Zotit që kam mundësi të bëj atë lloj mëmësie për të qenë e pranishme, për të qenë prezente për ta, të paktën minimalisht që unë i mendoj si gur themeli shumë të rëndësishme për fëmijërinë dhe jam duke e shijuar si Gaian, si Brelin.

Rudina Magjistari: Si ka qenë nëse do t’i krahasoje të dy? Si duket djali?

Olta Boka: Në të dy aspektet, si dielli me hënën. Ndoshta edhe mungesa e eksperiencës bënte që t’i shihja ndryshe gjërat me Gaiën, por me një sy të ftohtë karakterialisht janë shumë të ndryshëm, nevojat i kanë komplet të ndryshme, vajza është më emocionale, djali më i pavarur, por nga ana tjetër mendoj që do të kisha vetëm eksperiencën dhe mos të vinin ato dy-tre shqetësime të vogla në fillim të vitit të parë që pata me Brelin, do të kishte qenë shumë vaj, por them që Zoti t’i jep shkallët ngadalë-ngadalë për t’u përforcuar që ti të mundesh të kalosh edhe sfida të tjera.

Rudina Magjistari: Po, por mendoj që imuniteti është gjithmonë delikat në vitin e parë.

Olta Boka: Po, por Breli lindi me refluks të gradës së tretë dhe muajt e parë m’u përkeqësuan në aspektin edhe fizik sepse nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot, për të fjetur ishte shumë e vështirë, unë e shtrija mbi trupin tim, në kraharor dhe flija vetëm në një krevat me jastëkë në të dyja anët sepse kisha frikë se mos më binte. Ishte një periudhë paksa sfiduese se gjërat harrohen, por janë ca gjëra të vogla që të thonë kujdes, mos i merr të mirëqena gjërat që ti i gëzon mjaftueshëm në përditshmërinë tënde.

The post “Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues appeared first on Albeu.com.

FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika

By: D Marku
24 December 2025 at 19:34

Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e tyre profesionale.

Këngëtarja e famshme dhe partneri i saj u kapën duke pushuar në një plazh në Meksikë, pasi përfunduan turneun e saj “Radical Optimism”.

Lipa u shfaq me bikini, ndërsa aktori u pa me rroba banje të zeza dhe bluzë të bardhë.

Të dy po bënin banjo dielli, me këngëtaren që në një moment u pa pa reçipeta, ndërsa në një moment tjetër u kapën duke u përqafuar dhe duke biseduar.

The post FOTO PA R*ÇIPETA/ Dua Lipa dhe Calum Turner vazhdojnë pushimet, foto të reja të çiftit nga Meksika appeared first on Albeu.com.

Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë

By: D Marku
24 December 2025 at 19:11

Dhjetorin mund ta quajmë pa frikë muajin e festave dhe gëzimeve familjare. Çdo vit nëpër shtëpitë tona vendosen zbukurimet dhe nis diskutimi i recetave që do të përgatiten gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

Ajo që nuk mungon asnjëherë është pikërisht bakllavaja e shijshme plot sherbet dhe arra. Kjo ëmbëlsirë ka me qindra vite që i përket traditës së kulinarisë të vendit tonë, por pavarësisht se jemi bërë ekspert në përgatitjen dhe shijimin e saj, ka disa fakte që nuk i kemi dëgjuar mëparë.

Origjina e Bakllavasë

A e dinit se bakllavaja është paraardhësja e strudelit të shijshëm me mollë dhe arra. Të dyja këto delikatesa janë krijuar nga ëmbëltoret turke duke përdorur petët krokante, shtresat e mbushura me arra të thërrmuara dhe shurupi i plotë.

Petët e famshme të holla

Ata që e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë e dinë rëndësinë e trashësisë së petës. Një këshillë që dëgjon sa herë diskutohen petët është se duhet të jenë aq transparente sat të lexohet gazeta përmes saj.

Për këtë fakt kanë meritë gjyshet greke pasi i hapnin ‘të holla sa një gjethe’. Nga vetë kuptimi i fjalës së petëve në greqishten e vjetër, “gjethe”, vjen dhe kjo traditë që vazhdon të ndiqet në shumë vende.

Festa e Bakllavasë

Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme në 17 Nëntor festohet dita e kësaj ëmbëlsire.

Çdo qytet organizon një panair ku pjesmarrësit konkurojnë për shijen më të mirë të baklalvasë duke përgatitur recetën e trashëguar nga familja.

Emri i Bakllavasë

Edhe pse në shumë dokumenta historikë emri i kësaj ëmbëlsire mendohet të jetë nga turqishtja, por, a të dhëna që tregojnë për një origjinë mongole.

Fjala ‘baklava’ vjen nga fjala mongole ‘të mbështjellësh” e cila lidhet me procesin e vjetër të përgatitjes së kësaj delikatese.

Forma e prerjes së Bakllavasë

Siç e dimë edhe prerja e kësaj ëmbëlsire është një tjetër mjeshtëri. Të dhënat tregojnë se forma e saj si një yll apo lule me rombe vjen nga Libani.

Foto të recetave të vjetra të bakllavasë nga ky shtet tregojnë qartë prerjen me formën e diamntit, të cilat u përdorën edhe nga pastiçeritë turke.

Varietetet e bakllavasë në qytete

Në Greqi, bakllavaja supozohet të përgatitet me 33 petë, pasi i referohen viteve të jetës së Krishtit, ndaj dhe përgatitet për Krishtlindje.

Në Ballkan, ndryshe nga vendet e tjera, bakllavaja përgatitet me arra dhe sherbet me sheqer. Gjithashtu në po këto vende kjo ëmbëlsirë përgatitet edhe për festën e Ramazanit.

Ndërkohë në Izrael, ëmbëlsira klasike merr një formë tjetër pasi përgatitet me fistikë, lajthi, bajame, gjalpë të sheqerosur, kanellë dhe shurup i kombinuar me lëkurë portokalli apo limoni.

The post Disa fakte që nuk i dini mbi bakllavanë appeared first on Albeu.com.

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

By: D Marku
24 December 2025 at 18:49

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari ka tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë në konsideratë akuza për të cilat Combs ishte shpallur i pafajshëm nga juria.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, ekipi ligjor i Diddy-t pretendon se gjyqtari ka vepruar si një “jurist i trembëdhjetë”, duke ndikuar në mënyrë të padrejtë në vendimin për masën e dënimit. Ata theksojnë se gjatë shpalljes së dënimit janë përfshirë pretendime të lidhura me akuza të rënda, nga të cilat artisti ishte liruar plotësisht gjatë procesit gjyqësor.

Avokatët e Combs e cilësojnë dënimin si “tepër të ashpër” dhe “drakonian”, duke theksuar se ai nuk pasqyron realisht verdiktin e jurisë. Sipas tyre, mbështetja në akuza të rrëzuara ka çuar në një ndëshkim disproporcional dhe në shkelje të parimeve bazë të drejtësisë.

Në apel, mbrojtja kërkon ose rrëzimin e plotë të dënimit aktual, ose në minimum zhvillimin e një seance të re për rivlerësimin e masës së dënimit. Po ashtu, kërkohet që Combs të lirohet menjëherë nga burgu deri në përfundimin e procesit të apelimit.

Ndërsa autoritetet federale nuk kanë reaguar ende publikisht për këtë kërkesë të fundit, çështja pritet të tërheqë vëmendje të madhe mediatike, duke qenë se bëhet fjalë për një nga figurat më të njohura të industrisë muzikore amerikane.

Vendimi i gjykatës për këtë apel mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në një nga rastet më të diskutuara ligjore që përfshin botën e showbiz-it në vitet e fundit.

The post Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu appeared first on Albeu.com.

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

By: D Marku
24 December 2025 at 18:22

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se konkursi ka të bëjë me “300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë”.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs tjetër për 50 vende pune, i cili është hapur më 22 dhjetor të këtij viti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të reja të punës në 350.

Sipas autoriteteve serbe, këto punësime synojnë forcimin e sistemit shëndetësor serb në Kosovë.

Në njoftim theksohet se “punësimet e reja do të përmirësojnë nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe në Kosovë”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të muajit janar pritet të punësohen edhe 700 persona, personel mjekësor dhe jomjekësor, në bazë të një konkursi të zhvilluar më herët.

Në njoftim përmendet se gjatë tri viteve të fundit janë punësuar mbi 1.500 persona në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke u theksuar nevoja për punësim shtesë dhe modernizim të shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet serbe kanë bërë deklarata të ngjashme edhe më herët, përfshirë edhe paralajmërimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për punësime të reja në prag të zgjedhjeve lokale të muajit tetor.

The post Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

By: D Marku
24 December 2025 at 16:28

Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, jo vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale.

Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e emisionit “Wake Up”, Neada Muçaj. Edhe pse romanca e tyre nuk u bë kurrë publike në detaje, ajo ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike.

Emri i Neadës është përfolur më herët edhe në lidhje me këtë edicion të Big Brother VIP, ndërsa burime pranë formatit bëjnë me dije se ajo pritet t’i bashkohet shtëpisë në muajin janar.

Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si ai e percepton sot dashurinë.

Gjatë ditëve të para në shtëpi, ai ka folur hapur për zhgënjimet emocionale që ka përjetuar:

“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta”, u shpreh ai.

Nëse hyrja e Neada Muçajt në BBV do të konfirmohet, publiku mund të jetë dëshmitar i një përballjeje të papritur mes dy ish-partnerëve, të cilët do të detyrohen të bashkëjetojnë 24 orë nën të njëjtën çati – një situatë që pritet të sjellë emocione dhe tensione të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

The post Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri appeared first on Albeu.com.

Einxhel Shkira “i fshiu” nga Instagrami, Granciano Tagani e thumbon publikisht: “Mirënjohja është…”

By: D Marku
24 December 2025 at 15:55

Së fundmi, rrjetet sociale kanë nxitur shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit.

Moderatorja e njohur ka hequr nga Instagrami tre miqtë e saj, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, sidomos duke pasur parasysh faktin se katërshja për një kohë të gjatë është perceptuar si e pandashme.

Ata janë parë shpesh bashkë si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke krijuar idenë e një miqësie të fortë dhe të qëndrueshme.

Megjithatë, pas këtij veprimi të Einxhelit, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre. Asnjë prej personazheve të përfshirë nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë apo sqarues, duke lënë hapësirë për spekulime dhe interpretime nga publiku.

Ndryshimi në ndjekjet në Instagram ka mjaftuar për të ndezur diskutime, duke qenë se rrjetet sociale shpesh shihen si pasqyrë e marrëdhënieve personale.

Pak orë pas kësaj lëvizjeje, ka ardhur edhe një reagim i tërthortë nga Graciano Tagani.

Në një postim në InstaStory, ai ka zgjedhur të shprehë një mesazh që është interpretuar gjerësisht si përgjigje ndaj situatës.

“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, ka shkruar ai, pa përmendur emra apo detaje konkrete.

Deri tani, Argjira Spanca dhe Fjoralba Ponari nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa Einxhel Shkira ka zgjedhur të heshtë për këtë çështje.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një distancim virtual apo shenja e një krisjeje reale në një miqësi që për publikun dukej e pathyeshme.

The post Einxhel Shkira “i fshiu” nga Instagrami, Granciano Tagani e thumbon publikisht: “Mirënjohja është…” appeared first on Albeu.com.

“Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës

By: D Marku
24 December 2025 at 15:27

Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.

“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek”, tha Haxhiu.

Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.

Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.

“Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë”, shtoi në vazhdim.

Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

The post “Ishte shumë rëndë”, Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës appeared first on Albeu.com.

Sot 3 vjet hyri në Big Brother VIP, Luiz Ejlli: Një derë që ndryshoi jetën time

By: D Marku
24 December 2025 at 15:16

Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, një hap që do të shënonte një kthesë të madhe në jetën e tij personale dhe profesionale.

Ky format u bë jo vetëm një sfidë, por edhe një derë e re që i hapi rrugën një kapitulli të ri.

Gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP 2, Luizi arriti të fitojë zemrat e publikut me sinqeritetin, forcën emocionale dhe historinë e tij jetësore, duke u shpallur fitues i formatit.

Brenda shtëpisë, ai njohu edhe Kiara Titon, me të cilën lindi një histori dashurie që vazhdon edhe sot.

Sot, Luizi dhe Kiara janë prindër të një vajze, Lunës, e cila sipas tij është drita që i ka mposhtur çdo dhimbje.

Në një postim emocional, ai ka reflektuar mbi humbjet, dashurinë, shpresën dhe mirënjohjen, duke ndarë me ndjekësit ndjesitë e kësaj date të veçantë për të.

Postimi i plotë i Luiz Ejllit:

“Sot është 24 dhjetor.Një natë me shumë peshë për zemrën time.

5 vite pa babin, mungesa e tij s’plaket kurrë.Në çdo ditë Krishtlindjesh më mungon zëri i tij.

3 vite me Kiaren, një takim që erdhi kur isha i thyer,dhe u bë shpëtim i heshtur.

Solli në jetë Lunen!Një dritë e vogël që mposht çdo dhimbje.Ti je arsyeja pse shpresa nuk shuhet.

Dhe hyrja ime në atë format!Një derë që ndryshoi jetën time,më rriti, më provoi, me rindërtoi.

Sonte kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim.Nuk po festoj, po ndjej.

Gëzuar Krishtlindjet për ata që janë me nedhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemër”.

The post Sot 3 vjet hyri në Big Brother VIP, Luiz Ejlli: Një derë që ndryshoi jetën time appeared first on Albeu.com.

Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë

By: D Marku
24 December 2025 at 15:14

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si numri një në botë. Me vendosmërinë e qetë të një atleteje që vazhdon të vendosë standarde të reja për veten, kampionia evropiane dhe finalistja botërore për seniorë në vitin 2025, Krasniqi, me nofkën “Disi”, reflekton mbi një sezon të formësuar nga qëndrueshmëria, durimi dhe një dashuri e qëndrueshme për garën.

E pyetur për të përmbledhur vitin e saj, Krasniqi është e qartë dhe e matur.

“Ky vit ka qenë një vit i shkëlqyer për mua. Në çdo garë që kam marrë pjesë, kam qenë në podium. Kam marrë medalje kudo, kështu që ka qenë shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Distria për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos.
“Të jem përsëri kampione evropiane për herë të tretë dhe gjithashtu për herë të parë në nivel seniorësh që jam në finalen e një Kampionati Botëror do të thotë shumë për mua”.

“Në shumë gara nuk pata performancën time më të mirë. Por në garat më të rëndësishme isha në formën time më të mirë”.

Qëndrueshmëria e ka ndjekur Krasniqin që nga suksesi i saj i hershëm si kampione bote për juniorë në vitin 2015. Për të, kjo vjen nga një vendim i vetëdijshëm për t’u rikthyer në normalitet pas çdo rezultati.

“Mendoj se jam shumë e qëndrueshme në punën e palodhur. Nuk ka rëndësi nëse fitoj medalje ari në Lojërat Olimpike apo Kampionatet Evropiane. Mundohem ta harroj dhe të filloj nga e para dhe të jap njëqind për qind në çdo garë”.

Kjo mendësi shpjegon edhe qasjen e saj ndaj kalendarit ndërkombëtar.

“Për mua, garat më të rëndësishme janë Kampionatet Evropiane, Kampionatet Botërore dhe sigurisht Lojërat Olimpike. Garat Grand Prix dhe Grand Slam janë një provë për të parë se ku po shkon puna ime”.

“Së bashku me trajnerin tim Driton Kuka, ne analizojmë ndeshjet e mia dhe ai gjithmonë gjen disa detaje për të parë se çfarë mund të përmirësojmë, në mënyrë që të jemi më të mirë në garat e mëdha”, përcjell Telegrafi.

Përshtatja në të gjitha kategoritë e peshave

Pak atletë kanë treguar përshtatshmërinë që Krasniqi ka demonstruar në dy kategori peshe. Gara në -48 kg dhe -52 kg kërkoi si evolucion fizik ashtu edhe teknik.

“Të zbrisja nga -48 kg ishte sfiduese. Xhudo është më e shpejtë dhe shumë e ndryshme. Në garat e mia të para nuk performova mirë dhe ishte e vështirë ta bindja veten të vazhdoja”.

“Punova shumë, ndryshova kapjet e duarve, u bëra më e shpejtë dhe e rregullova xhudon time”.

Kthimi në kategorinë më të lartë pas Lojërave Olimpike të Tokios solli një kurbë të re mësimi.

“E kuptova se nuk mund ta bëja të njëjtën xhudo kundër atletëve -52 kg. Më duhej të shtoja teknika dhe pozicione të reja kapjeje në mënyrë që të isha përsëri në krye”.

The post Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë appeared first on Albeu.com.

Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit…

By: D Marku
24 December 2025 at 12:52

Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme.

Gjatë këtyre ditëve vihet re një rritje e konsumit të ushqimeve si mishi, shpendët dhe ëmbëlsirat, gjë që shpesh shoqërohet me më shumë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi, por edhe me humbje dhe shpërdorim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore.

Për këtë arsye, nevojiten disa udhëzime dhe këshilla bazë, me qëllim që konsumatorët të shijojnë vakte të sigurta për veten, familjen dhe miqtë e tyre, të mbrohen nga praktikat mashtruese dhe të reduktojnë shpërdorimin e ushqimit.

Planifikojmë paraprakisht listën e produkteve që na nevojiten, për të shmangur blerjet impulsive.

Nëse përdorim çanta për blerje, sigurohemi të kemi disa të ndara, në mënyrë që ushqimet e pagatuara (p.sh. mishi) të vendosen veçmas nga produktet e gatshme për konsum (si sallatat), për të shmangur ndotjen e kryqëzuar mikrobike.

Blerjet i bëjmë vetëm në pika të kontrolluara tregtare dhe shmangim shitësit ambulantë pa leje.

I kushtojmë vëmendje kushteve të higjienës së personelit, pajisjeve dhe ambienteve të shitjes.

Kontrollojmë me kujdes etiketat e produkteve, veçanërisht datën e skadencës.

Ushqimet që kërkojnë ftohje ose ngrirje i blejmë në fund, për t’i futur sa më shpejt në frigorifer.

Kategori të veçanta ushqimesh

Mish viçi, derri, qengji/dashi dhe shpendësh

Mishi shitet i freskët ose i ngrirë, por kurrë jashtë kushteve të ftohjes.

Në pikat e shitjes duhet të ketë informacion të qartë për origjinën e mishit, i cili duhet të shënohet edhe në etiketën e fiskalizuar.

Gjelat e detit të paketuar duhet të kenë vulë identifikimi të thertores ose laboratorit të përpunimit dhe datë skadence të lexueshme.

Kufomat e kafshëve duhet të kenë vulë përshtatshmërie nga shërbimet veterinare.

Gjelat vendas të pa paketuar duhet të jenë të pastruar dhe pa pupla.

Gjuetia e egër ose e kultivuar që shitet e tërë duhet të ketë vulë përshtatshmërie.

Produktet e standardizuara duhet të kenë vulë identifikimi të vendit të origjinës dhe datë skadence. Duhet të jenë të pastruara nga të brendshmet.

Çdo vezë duhet të ketë kod prodhuesi të shënuar qartë në lëvozhgë.

Paketimet duhet të tregojnë qendrën e kontrollit, kategorinë e cilësisë, peshën dhe datën e përdorimit minimal.

Vezët ruhen në vend të freskët, me hije ose në frigorifer.

Nuk konsumojmë vezë të gjalla.

Nuk përdorim vezë me lëvozhgë të ndotur, të çarë ose jo normale.

Nuk konsumojmë vezë me njolla gjaku, me erë të keqe ose me të bardhë të turbullt.

Djathërat ruhen në frigorifer ose në vitrina të ftohta.

Djathërat e paketuar duhet të kenë vulë identifikimi dhe datë skadence.

Produktet me yndyrna bimore nuk janë produkte bulmeti dhe duhet të shiten veçmas prej tyre.

Ushqimet e pagatuara (mish, peshk) vendosen në raftet e poshtme të frigoriferit, ndërsa ushqimet e gatshme në raftet e sipërme, për të shmangur ndotjen.

Temperatura e frigoriferit nuk duhet të kalojë 5°C.

Mishi i ngrirë duhet të shkrihet plotësisht në frigorifer, i mbuluar dhe në enë të posaçme.

Nuk lajmë mishin (as gjelin e detit apo pulën), pasi përhap mikrobe në kuzhinë.

Respektojmë kohën dhe temperaturën e pjekjes. Për gjelin e detit rekomandohen:

45 minuta për kg për gjela nën 4,5 kg

35–40 minuta për kg për gjela mbi 4,5 kg

Pas gatimit – menaxhimi i mbetjeve

Mbetjet i mbulojmë dhe i fusim në frigorifer ose ngrirje brenda 2 orëve.

I ndajmë në porcione më të vogla për ruajtje më praktike.

Nuk i lëmë ushqimet e gatuara për shumë kohë në temperaturë ambienti.

Ushqimi i gatuar dhe i ngrirë mund të përdoret për vakte të reja.

Nëse gatuajmë për familjarë ose miq, i pyesim paraprakisht nëse kanë alergji ushqimore. Në rast shqetësimi apo reaksioni alergjik pas konsumit të një ushqimi, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave globale, alergjitë më të shpeshta lidhen me qumështin, vezët, peshkun dhe frutat e detit, arrat dhe kikirikët, sojën, farat dhe grurin.

Bashkimi Europian ka identifikuar 14 substanca kryesore alergjene, të cilat duhet të shënohen qartë në etiketat e ushqimeve të paketuara. Në ushqimet e papaketuara dhe në restorante, konsumatorët duhet të informohen nëpërmjet menusë, tabelave ose verbalisht, me dokumentacion përkatës.

The post Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit… appeared first on Albeu.com.

❌
❌