Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Nis foltorja e PD-së, Berisha i bashkohet demokratëve përpara Kryeministrisë

By: M C
29 December 2025 at 18:56

Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur. Ndërkohë edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbërritur me makinë në vendin ku po mbahet “Foltorja”.

Foltorja vjen një javë pas protestës kombëtare të mbajtur përpara Kryeministrisë.

The post Nis foltorja e PD-së, Berisha i bashkohet demokratëve përpara Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani për REL: Synoj edhe një mandat si presidente

By: M C
29 December 2025 at 18:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat në krye të shtetit, teksa asaj i skadon mandati si e para e vendit në prill të vitit 2026.

Osmani foli një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rezultatet preliminare të të cilave e nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 49 për qind të votave.

Presidentja tha se pret formimin e institucioneve të reja, dhe se do të ketë bisedime me deputetë të pushtetit dhe të opozitës në lidhje me kandidaturën e saj.

Përveç kësaj, Osmani foli edhe lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkaq, në lidhje me politikën e jashtme, presidentja komentoi marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e Donald Trumpit, dhe prapaskenat e takimeve me zyrtarë amerikanë.

Ajo foli edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Presidente, Kosova dje i pati zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të dytat për këtë vit. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese edhe kësaj radhe, me përqindje më të lartë, sipas rezultateve preliminare. Si i keni parë këto rezultate?

Vjosa Osmani: Në radhë të parë, unë dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për shembullin e një demokracie jashtëzakonisht të fortë elektorale që ata e kanë dëshmuar për të satën herë me radhë, dhe siç e thatë edhe ju, përkundër faktit që zgjedhjet janë përsëritur disa herë gjatë këtij viti, sepse kishim edhe zgjedhje lokale, qytetarët treguan se Kosova organizon zgjedhje model. Model do të thosha jo vetëm për rajonin tonë, por edhe përtej, me një demokraci jashtëzakonisht të fuqishme, me zgjedhje të rregullta, të cilat janë sipas standardeve më të larta demokratike që mund të kërkojë dikush.

Jo rastësisht, ky është njëri prej elementëve që e kanë ngritur vazhdimisht Kosovën në indekset ndërkombëtare për fuqizimin e demokracisë sonë, të arritura me të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë, dhe jam shumë krenare edhe me mënyrën se si gjithçka ka shkuar dje, me daljen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e tyre masive, dhe siç e kam thënë edhe dje kur votova, sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e qartë është rruga përpara. Dhe, siç po e shohim edhe nga rezultatet tashmë, do të kemi shumë shpejtë edhe parlament të konstituuar, edhe qeveri të zgjedhur.

Radio Evropa e Lirë: E thatë vetë, tash gjasat janë të mëdha që institucionet të zgjidhen dhe qeveria të bëhet. Pastaj Kosovën e pret një tjetër zgjedhje. Mandati juaj përfundon në prill. A synoni mandat të dytë?

Vjosa Osmani: Përgjatë këtyre pesë vjetëve kemi bërë maksimumin që të punojmë shumë për interesin e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kemi punuar që Kosova të mos konsiderohet thjesht si një shtet që ndjek zhvillimet, por si një prej faktorëve të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare që ka rol në përcaktimin e këtyre zhvillimeve. Përgjatë këtyre pesë vjetëve, Kosova është fuqizuar si shtet, brenda dhe jashtë. Brenda, në radhë të parë, për shkak se e ka shtrirë sovranitetin në çdo milimetër të territorit të vendit, kemi fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit që ka qenë një prej prioriteteve tona të përbashkëta që nga koha kur jam zgjedhur presidente në fillim të vitit 2021, dhe natyrshëm në arenën ndërkombëtare Kosova kurrë nuk ka qenë më e përfaqësuar dhe më e fortë, sado që kemi pasur sfida, por sfidat në radhë të parë kanë ardhur nga Serbia, e cila, siç e dini, ka eskaluar edhe me akt-agresionin ndaj Republikës së Kosovës, dhe me sulme ndaj infrastrukturës tonë kritike, dhe me një sërë aktesh destabilizuese.

Në rrethana të tilla, si institucione të Kosovës, kemi bërë të pamundurën dhe besoj kemi arritur që të mbrohet interesi i Republikës së Kosovës, që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti territorial, që në asnjë moment të mos vihet në pikëpyetje sovraniteti ynë, shtetësia jonë, parimi i unitaritetit të shtetit, dhe njëkohësisht e kemi përfaqësuar Republikën e Kosovës denjësisht para syve të botës, duke ndërtuar një imazh të denjë, të tillë siç e meritojnë qytetarët tanë. Tani, unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duart e deputetëve të Republikës së Kosovës. Do ta shohim se kush do të jenë ata që do të zgjidhen.

Radio Evropa e Lirë: Mbrëmë, zoti Kurti e ka përmendur që do ta ketë një takim me ju. Ka thënë që është një ndër veprimet e para që do ta bëjë pas certifikimit të zgjedhjeve. Çfarë do të jetë ky takim? A do të dëshirojë t’i dijë synimet e juaja për kandidaturë? A do të jenë bisedime lidhur me atë se si do të arrihet zgjedhja juaj?

Vjosa Osmani: Ne do të diskutojmë, natyrisht, siç kemi diskutuar edhe më parë përgjatë këtij mandati, se si t’i vazhdojmë punët e mira bashkërisht, sepse kjo, siç e dini, varet nga dy të tretat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të marrin pjesë në votim, sado që vetëm 61 vota…

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë e synoni edhe një mandat?

Vjosa Osmani: Synoj që t’i vazhdoj punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe janë te dera duhet të vazhdohen, sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë, po ashtu, jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga dy të drejtat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të vendosin, do të thosha, në dy pika themelore. E para është nëse duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta është nëse duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar…

Radio Evropa e Lirë: A synoni bisedime me opozitën?

Vjosa Osmani: Natyrisht, siç kam bërë edhe herën e kaluar, do ta bëjmë sërish me të gjithë deputetët. Natyrisht, unë nuk kërkoj përkrahje nga Lista Serbe, sepse sikurse edhe herën e kaluar, nuk kam pasur ndonjë votë nga ata dhe, siç e dini, pas veprimeve të tyre…

Radio Evropa e Lirë: A ka pakicë të caktuar ku ju mendoni se do të ketë hezitim për votën tuaj, ose qoftë për prezencën në votim?

Vjosa Osmani: Është shumë herët që të flitet për këtë çështje tani.

Angazhim në politikë i Osmani nëse s’zgjedhet presidente

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të raporteve që kanë qenë këta pesë vjet.

Vjosa Osmani: Unë do të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare, me partitë e pakicave joserbe, do të bisedoj me ta. Natyrisht, shumë prej tyre tashmë i kanë shprehur qëndrimet në takimet me mua, mirëpo do të duhet që të ulemi, të diskutojmë, dhe të shihet, siç e thashë, e para, në qoftë se dëshirojnë vazhdimësi të mbrojtjes së interesit qytetar, dhe në qoftë se dëshirojnë që të dëgjohet vullneti qytetar, i cili është i qartë. Në shumicën dërmuese të matjeve, shihet që diku rreth 81 për qind e qytetarëve të Republikës dëshirojnë një mandat të dytë. Pra, do ta shohim në qoftë se deputetët dëshirojnë materializim të këtij vullneti. Pra, këto janë çështje që do t’i bisedojmë, megjithatë për mua është thjesht një mundësi për t’i shërbyer vendit, dhe në qoftë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e dëshirojnë këtë, atëherë unë do ta vazhdoj mundësinë e shërbimit të vendit në mundësi tjera.

Pra, ka edhe mundësi të tjera që mund të angazhohem në politikë. Angazhimin politik nuk do ta ndërpres assesi, pavarësisht rezultatit që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, mendoj që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ketë vazhdimësi të punëve të mira, dhe shpresoj shumë që këtë vlerësim ta kenë edhe shumica dërmuese të deputetëve të Kuvendit, por, natyrisht ata e kanë mendimin e tyre të lirë dhe do ta shohim në ditët në vijim se cili do të jetë ai.

Radio Evropa e Lirë: Përtej pozitës së presidentes, a synoni rikthimin në politikë? Nëse veç nuk e merrni një mandat të dytë, ose në ndonjë skenar tjetër. A e parashihni rikthimin në politikë, në zgjedhje?

Vjosa Osmani: Natyrisht që, nëse nuk ka një mandat të dytë, dhe vazhdim të punëve të mira për vendin dhe në interes të vendit, atëherë mundësia që mbetet është ajo e rikthimit në angazhim politik, për shkak se mendoj që ka ende hapësirë për t’i shërbyer vendit nëpërmjet angazhimit politik, por siç e thashë, kjo do të jetë një çështje që do të vendoset tash nga një parlament i cili do të konstituohet. Por, siç e përmenda, angazhimin politik natyrisht që nuk do ta ndërpres, pavarësisht rezultatit.

Radio Evropa e Lirë: Me një subjekt të ri politik?

Vjosa Osmani: Ato janë çështje që mendohen dhe determinohen, vetëm në qoftë se nuk ka vazhdimësi të mandatit si presidente, por këto janë çështje për të cilat janë shumë komod, sepse kam një angazhim politik prej 26 vjetësh, dhe një përvojë dhe një angazhim që ka qenë gjithnjë në interes të vendit, të cilin sërish dua t’ia ofroj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mendoj që, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, për shkak se e gjithë Evropa është për momentin në një situatë jo të favorshme të sigurisë, me kërcënime të vazhdueshme dhe në veçanti për vendet e vogla si Republika e Kosovës, këto sfida janë madhore. Është në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve që një Presidencë, do të thosha si institucion, se nuk po flas për individin, sepse gjithçka që kemi arritur, kemi arritur si ekip.

E kam një ekip të jashtëzakonshëm, që ka punuar vazhdimisht që këto rezultate të arrihen, por është e domosdoshme që një Presidencë që ka ndërtuar relacione jashtëzakonisht të fuqishme me aleatët, që ka ndërtuar elementin kryesor të këtij relacioni, që është elementi i besimit, valuta kryesore në politikë të jashtme, por edhe të brendshme do të thosha, që të vazhdohet me punët e tilla, sepse nuk besoj që Kosova e ka luksin që të fillohet nga pika zero në ndërtimin e relacioneve të tilla, sidomos jo në këtë situatë të brishtë të sigurisë, me të cilën i gjithë kontinenti evropian po ballafaqohet. Kështu që, jam e bindur që ky vlerësim do të bëhet nga të gjithë, por megjithatë të presim edhe pak, dhe do të qartësohet gjithçka.

Dallimet me Kurtin

Radio Evropa e Lirë: Ju keni garuar së bashku në listë me zotin Kurti. I përmendet më herët punët e mira të përbashkëta. Megjithatë, keni pasur edhe dallime me zotin Kurti gjatë këtyre viteve, kur ai ka qenë në udhëheqje, dhe ju keni qenë në Presidencë. Si i vlerësoni tashmë raportet me zotin Kurti, dhe me programin e qeverisë së tij?

Vjosa Osmani: Unë mendoj që bashkëpunimi më i sinqertë është pikërisht ai që nuk i fsheh dallimet. Çka është më e rëndësishmja, siç e kam përmendur në çdo deklarim publik deri më sot, është që ne asnjëherë nuk kemi dalluar sa i përket qëllimit të përbashkët që dëshirojmë ta arrijmë, qoftë ajo sa i përket vendosjes së sovranitetit në çdo cep të vendit tonë, deri te fuqizimi i shtetit tonë në familjen e madhe euroatlantike. Synimet i kemi pasur të përbashkëta. Në synime nuk kemi dalluar asnjë milimetër. Nganjëherë kemi pasur dallime se si të arrijmë tek ato qëllime.

Radio Evropa e Lirë: Cila kanë qenë pikat në të cilat ndoshta keni përplasje, ose keni pasur, dhe cilat janë pikat që konsideroni se i keni më të përbashkëta në mënyrën e udhëheqjes?

Vjosa Osmani: Tashmë qytetarët e kanë parë, por është krejtësisht normale që edhe brenda një familjeje të njëjtë politike ato dallime rreth strategjive që përdoren, rreth metodave që përdoren, janë krejtësisht normale. Ajo që e kemi të përbashkët, siç e përmenda, është qëllimi ynë. Që të dy e dëshirojmë një Kosovë, e cila është e integruar në struktura euroatlantike, me prioritet, natyrisht, në NATO, për shkaqe sigurie, dhe po ashtu edhe në Bashkimin Evropian, ku siç e dini, pikërisht brenda mandatit tonë të përbashkët, kemi aplikuar dhe jam e bindur, sidomos nga takimet e fundit që i kam pasur, që ekziston rruga përpara edhe për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë sa i përket koordinimit me aleatët? Këtu keni qenë më e zëshme, lidhur me atë se duhet koordinim për veprimet që i bën Qeveria me aleatët ndërkombëtarë.

Vjosa Osmani: Unë mendoj që është në interes të Kosovës që institucionet kryesore në vend nganjëherë të përdorin strategji të ndryshme, por me qëllime të përbashkëta. Ne nuk jemi i njëjti njeri. Secili njeri e ka mënyrën e vet se si flet, se si argumenton, si bën miq, si i mban ata miq. Me rëndësi është që sot Kosova ka miq. Sot Kosovës i hapet secila derë.

Përgjatë mandatit tonë, Kosova për herë të parë është ftuar në samitin e NATO-s në Uashington. Nuk ka ndodhur kjo kurrë më herët në histori që të ftohet një shtet që as nuk është anëtar, as nuk është në [Partneritetin për Paqe], as nuk e ka statusin e partnerit, siç e kanë disa shtete. Pra, jam ftuar që të marr pjesë në samitin e NATO-s. Pastaj, me pjesëmarrje në institucione, qoftë evropiane, qoftë ndërkombëtare, me prezencë në Amerikë Latine, në Azi, në Afrikë e në çdo kontinent, diçka që nuk ka ekzistuar më parë.

Rezultatet dhe frytet e jashtëzakonshme të kësaj pune tashmë po shihen. Pra, është krejtësisht normale, ne edhe pak a shumë dakordohemi që të kemi mënyra të ndryshme të kryerjes së punëve të përbashkëta. Pra, çka është me rëndësi, është që si rezultat i kësaj pune të përbashkët, sot Kosova e ka edhe sovranitetin, edhe i ka miqësitë. Sfidat ekzistojnë, unë nuk dua ta paraqes një situatë që është perfekte, por patjetër që sukseset i kemi të përbashkëta, dhe jam e bindur që me punën që po e bëjmë do të arrihen edhe suksese tjera shumë më të mëdha, sidomos sa i përket fuqizimit të aleancave.

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te sovraniteti dhe politika e jashtme, nëse flasim për njohje… Kemi pasur disa njohje këtë vit, por Kosova ka stagnuar një kohë nga njohjet. Sipas jush, ku qëndron faji kryesor për këtë, brendapërbrenda, pa i përfshirë forcat e jashtme që dihen, për stagnimin e njohjeve?

Vjosa Osmani: Nuk do të thosha që është stagnim, për shkak se ne sivjet i kemi pasur katër njohje, dhe ka pasur më shumë se 10 vjet që nuk kanë qenë katër njohje brenda një viti. Shumicën dërrmuese të viteve paraprake, mesatarja ka qenë një njohje në vit. Ne, kur e kemi marrë mandatin, çështja e parë me të cilën është dashur të ballafaqohemi ka qenë ajo ngrirja në procesin e njohjeve, që ka qenë dakordim ndërkombëtar, të cilin është dashur ta respektojmë. Dhe, pastaj ka pasur një qëndrim, tash unë nuk dua të flas për momentin me emra, do të vijë koha kur do t’i përmend emrat se kush kanë qenë aktorët ndërkombëtarë, të cilët na kanë thënë që ne kemi pasur dakordim me Qeverinë paraprake, që në fakt kjo ngrirja në procesin e njohjeve të vazhdojë deri te marrëveshja finale në dialog, dhe është insistuar që as mos të ketë angazhim në njohje derisa…

Radio Evropa e Lirë: Po flisni para Qeverisë Kurti.

Vjosa Osmani: Po, po, natyrisht, aty është arritur ai dakordim. Ka pasur insistim që të mos ketë angazhim në procesin e njohjeve, natyrisht të mos ketë përkrahje, që i gjithë fokusi të jetë vetëm në dialogun Kosovë-Serbi. Unë, si presidente, natyrisht që përkundër kësaj kërkese, e kam vazhduar punën në terren në këta pesë vjet. Një punë të jashtëzakonshme që e ka bërë edhe ekipi im në baza ditore, në baza ditore ne kemi komunikim të përditshëm me shtete, në çdo kontinent, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, çka kemi arritur? Kemi arritur t’i kthejmë mbi 20 çnjohje të pretenduara nga Serbia. Mbi 20 shtete, ju mund t’i gjeni emrat që janë përmendur.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni, çnjohje të pretenduara?

Vjosa Osmani: Serbia ka pretenduar që i ka bindur mbi 20 shtete që ta çnjohin Republikën e Kosovës.

Osmani paralajmëron njohje të reja

Radio Evropa e Lirë: A kanë ndodhur çnjohjet?

Vjosa Osmani: Ato shtete vërtet kanë bërë deklarata, qoftë në prezencë të Serbisë, ka pasur raste kur kanë dërguar letra në Kombet e Bashkuara, ka pasur raste kur kanë dërguar letra te ne, ka pasur raste kur kanë dërguar njoftime tek aleatët tanë, që ne po e ngrijmë procesin e njohjes, ose ne po kthehemi me një hap mbrapa, derisa të kthehet dialogu.

Unë kam punuar që të rikthehet secila prej tyre, dhe tashmë përveç një shteti, të cilin nuk dua ta përmend këtu, sepse nuk është në interesin tonë – jemi akoma duke punuar me ta – përveç një shteti, secilën prej tyre i kam rikonfirmuar në takime me liderët e këtyre shteteve. Ato kanë qenë sikurse njohje të reja, sepse i kemi rikthyer nga pika zero, ku ato kanë qenë, në njohje të konfirmuara, në shumë raste edhe në marrëdhënie diplomatike me këto shtete. Pra, ato janë betonuar.

Tani, përveç kësaj, i kemi sjellë edhe katër njohje të reja, të cilat kanë ardhur si rezultat i një pune të gjatë, por frytet i kemi parë tani.

Ka edhe shumë shtete tjera, të cilat janë afër marrjes së vendimit, me të cilat po punojmë në baza ditore, dhe do të thosha se me administratën [e presidentit amerikan, Donald] Trump, kemi një momentum të ri sa i përket procesit të njohjeve. Unë dua t’i falënderoj të gjithë aleatët tanë për përkrahjen, natyrisht edhe administratën amerikane, edhe shtetet si Turqia, Arabia Saudite dhe shtete tjera, të cilat vazhdimisht na kanë mbështetur.

Pra, ka një momentum të ri, dhe jam e bindur që shumë shpejt, do të thosha në fillim të vitit, do të kemi edhe lajme të tjera të mira. Pra, nuk do ta quaja stagnim, thjesht ka qenë një situatë shumë e pavolitshme për ne, kur edhe vetë aleatët tanë kanë insistuar që i gjithë fokusi të jetë te dialogu, dhe kanë insistuar që të mos ketë fokus as nga ana e tyre, as nga ana jonë në njohje.

Unë, si presidente, vazhdimisht kam punuar në njohje, natyrisht me shumë bashkëpunëtorë të institucioneve tjera, megjithatë ka qenë e vështirë të shihet rezultati menjëherë, shkaku që secili shtet jonjohës që e kemi takuar, na ka thënë: “Neve po na thuhet që të presim, për shkak se është kjo marrëveshja për ngrirje të procesit”. Pra, kemi parë rezultate, por ju siguroj që rezultate edhe shumë më të mira kemi në fillim të vitit që vjen.

Masat e BE-së ndaj Kosovës “nuk kishin asnjë qëllim të mirë”

Radio Evropa e Lirë: Po kalojmë në një temë tjetër. Përveç ngërçit politik, Kosova ka vuajtur edhe nga masat ndëshkuese të BE-së, që kanë qenë në fuqi për një kohë. Ato do të hiqen tani, sipas zyrtarëve të BE-së, pas kalimit paqësor të mandateve në zgjedhjet në veri. A ka mundur të bëhet diçka më herët nga Kosova për t’u hequr këto masa?

Vjosa Osmani: Në radhë të parë, dua ta them që këto masa kanë qenë absolutisht të padrejta, të paarsyeshme dhe shumë të dëmshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie. Ato janë vendosur kundër Kosovës, në një situatë kur, në fakt, ka qenë Serbia ajo e cila, nëpërmjet bandave të veta, i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it dhe ka rezultuar me 93 ushtarë të KFOR-it të lënduar, me sulme ndaj gazetarëve dhe ndaj qytetarëve në veri. Përkundër të gjitha këtyre veprimeve destabilizuese dhe kriminale të Serbisë, në vend se të ndëshkohej Serbia, është vendosur një vendim jashtëzakonisht i padrejtë dhe i marrë në një mënyrë shumë të çuditshme, pa votim fare të vendeve anëtare. Pastaj, kjo është përdorur nga dy-tri shtete që vazhdimisht ta bllokojnë Kosovën, që të kërkohen gjëra të cilat as nuk kanë qenë fillimisht kinse arsye, sado që arsye të padrejta për vendosjen e tyre.

Ka pasur shtete që insistonin që të formohej Asociacioni [i komunave me shumicë serbe] e lloj-lloj kushtëzimesh, të cilat, natyrisht, nuk i kemi pranuar. Kurse, sa u përket zgjedhjeve të cilat kanë prodhuar rezultatin që ne e kemi sot në veri, ato nuk kanë qenë parakusht, ato kanë qenë çështje të cilat i ka sjellë vetë pjesëmarrja e komunitetit serb në procesin zgjedhor. Pra, nuk kemi qenë ne ata që e kemi krijuar bojkotin e serbëve, ka qenë [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq ai që i ka bindur që të bojkotojnë. Bindur, në mënyrë të dhunshme, natyrisht, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve të tjera, dhe si rezultat i atij bojkoti ne e kemi pasur rezultatin e katër viteve të fundit. Nuk ka qenë rezultat që e kemi imponuar ne, por rezultat, i cili ka dalë për shkak të politikave të gabuara dhe kriminale, do të thosha, të Vuçiqit, edhe në raport me komunitetin serb.

Radio Evropa e Lirë: A keni qenë kritike ndaj BE-së për trajtim jo të barabartë ndaj Kosovës? Madje keni thënë se keni pritje nga lidershipi i ri i BE-së. A janë arritur pritshmëritë tuaja?

Vjosa Osmani: Po shihet nga vetë rezultati. Ne kemi pasur një përkrahje të madhe nga lidershipi i ri i BE-së që të hiqen masat. Natyrisht që ata, në mënyrë që të arsyetohet vendimi, e kanë përmendur çështjen e momentumit të krijuar pas ndryshimit të pushtetit në veri. Megjithatë, në fillim të ditës, kur unë isha në BE, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, vendimi ka qenë vetëm për lirimin e 34 milionëve. Dhe, pas shumë takimeve që i kishim, shumë intensive, edhe diskutimeve me presidenten e Komisionit [Evropian, Urusla von der Leyen], edhe me presidentin e Këshillit [të BE-së, Antonio] Costa, me përfaqësuesen e Lartë [të BE-së], Kaja Kallas, dhe me shumë përfaqësues të shteteve që kishin hezitime, në mbrëmje përfundimisht më është kumtuar fillimisht në atë takim që, si rezultat i krejt atyre diskutimeve që kanë ndodhur këto dy ditë që ishim në Bruksel, ata kanë vendosur që t’i largojnë të gjitha masat. Pra, më nuk ka kufizime. Shumica dërmuese kanë hyrë në fuqi menjëherë. Të tjerat, sipas asaj që më është kumtuar mua, hyjnë në fuqi në fillim të janarit.

Pra, është lajm i mirë dhe është rezultat i punës së përbashkët që kemi bërë për t’i bindur që ato masa nuk e kanë asnjë qëllim të mirë. Përkundrazi, vetëm kanë ndëshkuar qytetarët e Kosovës në projekte, ta zëmë, që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm, me trajtimin e ujërave të zeza, me projekte që kanë të bëjnë me jetën e përbashkët të komuniteteve, me fuqizim të rinisë, me fuqizim të grave e fuqizim të sundimit të ligjit.

Pra, pas shumë e shumë argumenteve është arritur edhe një pajtueshmëri, dhe unë dua t’i falënderoj që më në fund u bindën. Por, ka qenë rezultat i punës që kemi bërë për t’i bindur të gjithë, sepse siç e dini, BE-ja është shumë komplekse në punën e vendimmarrjes.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni faktin që ende nuk është marrë në konsideratë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE?

Vjosa Osmani: Kur flasim me shtete më të mëdha në BE, zakonisht përmendet argumenti i shteteve jonjohëse, për shkak se konsiderohet që duhet të binden që të gjithë. Ne e dimë që ekziston edhe një mundësi që jo domosdo të gjithë të votojnë. Prandaj, iu kemi propozuar disa formula. Ta zëmë, njëra prej tyre është që të përdoret modeli që është përdorur në kohën kur është miratuar Marrëveshja për Stabilizim Asociim, ku në atë marrëveshje është shtuar një nen për t’i kënaqur edhe shtetet jonjohëse. Në atë nen thuhet që kjo marrëveshje nuk paragjykon marrëdhëniet bilaterale mes shteteve jonjohëse dhe Kosovës, apo nuk paragjykon qëndrimin e këtyre shteteve në raport me pavarësinë e Kosovës. Dhe, me atë nen, pastaj, të gjitha shtetet mosnjohëse kanë qenë të kënaqura dhe të gjitha e kanë ngritur dorën për.

Tani, në qoftë se, kur Këshilli e mandaton Komisionin për statusin e kandidatit fusin një nen të tillë sa për t’i kënaqur shtetet jonjohëse, dhe të njëjtën kohë ato pajtohen që mos të bllokojnë, Komisioni menjëherë të fillojë bisedimet me Kosovën, të na e japë pyetësorin, t’i plotësojmë ne kushtet të cilat i vendosin ata, dhe të vazhdojmë me status të kandidatit. Kjo, mendoj që është një rrugë përpara, që në njërën anë i jep Kosovës meritat që na takojnë, në bazë të reformave që i kemi bërë, sidomos në sundim të ligjit dhe në shumë fusha të tjera, në anën tjetër sigurohet që ecim përpara me hapjen e kapitujve, me negocim të tyre, me mbyllje të tyre. E pastaj, kur të vjen puna tek anëtarësimi i plotë, unë besoj që do t’i kemi të gjitha njohjet që na duhen, edhe në aspekt bilateral prej kësaj pesëshe.

Radio Evropa e Lirë: Një çështje e hapur e Kosovës, që bisedohet në vazhdimësi edhe në arenën ndërkombëtare, është dialogu Kosovë-Serbi. Si e shihni ju, qoftë vazhdimin e dialogut, qoftë arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë?

Vjosa Osmani: Vazhdimi i dialogut është proces në të cilin ne jemi të përkushtuar plotësisht, siç kemi qenë edhe gjatë këtyre viteve. Kosova asnjëherë nuk ka munguar në tavolinën e diskutimeve, Kosova ka treguar konstruktivitet të plotë lidhur me propozimet që janë bërë nga BE-ja, mirëpo natyrisht Serbia ka bllokuar, në rastin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit edhe vetë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, kemi shumë marrëveshje të tjera, te të cilat është pajtuar me to, dhe në fund as nuk i ka zbatuar. Ta zëmë, Marrëveshja për të zhdukurit me dhunë, ku ende bllokon zbatimin e saj, sado që ajo është arritur në Bruksel, dhe shumë marrëveshje të tjera, nga njohja e diplomave për personat që diplomojnë në Kosovë e deri te hapja e të gjitha pikave kufitare, në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Pra, kemi problem me palën serbe, e cila asnjëherë nuk zbaton ato që i premton, dhe unë besoj që të njëjtat probleme do t’i kemi edhe në të ardhmen. Shpresoj, megjithatë, që Brukseli të jetë shumë më i qartë në veprime, jo vetëm në fjalë, dhe të kërkojë nga ana e Serbisë që të ketë zbatim të plotë të atyre që i premton.

Në qoftë se kanë një qasje të tillë, siç e kanë pasur deri më tani, kur Serbia përkundër moszbatimit vazhdimisht shpërblehet, unë nuk është që kam shumë shpresa. Pra, shpresoj që të ndryshojë qasja, të jetë një ku të dyja palët trajtohen në mënyrë të balancuar dhe të barabartë, dhe mos të kemi një situatë ku Serbia përdor dhunë ndaj fqinjëve, përdor akte agresioni, sulmon ushtarët e KFOR-it, pastaj nuk e respekton BE-në dhe standardet e saj as sa i përket sanksioneve…

Radio Evropa e Lirë: Një pritje edhe nga Kosova nga partnerët ndërkombëtarë është veprimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe dërgimi i draft-statutit ose i planit franko-gjerman në Gjykatën Kushtetuese. A mendoni se duhet të bëhet ky hap?

Vjosa Osmani: Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk njohin zbatim të njëanshëm të marrëveshjeve, ku njëra palë thotë “ne po tërhiqemi në tërësi”, dhe pala tjetër thotë “ne po shkojmë kështu pa kokë, po i zbatojmë të gjitha pa përfituar atë që janë përfitime të Republikës së Kosovës në po të njëjtën marrëveshje”. Mos të harrojmë që ajo marrëveshje, para se të shkojë tek Asociacioni, që është neni 7, apo zbatimi i marrëveshjeve paraprake, i ka disa nene të tjera. Ka nene që flasin për zbatim të sovranitetit, ka nene që flasin për respektim të integritetit territorial.

Serbia “e ka shkelur në baza ditore marrëveshjen e vitit 2023”

Radio Evropa e Lirë: A ka Kosova kusht që së pari…

Vjosa Osmani: Po, është krejtësisht normale që ne të kërkojmë zbatim paralel të marrëveshjes, e jo thjesht që presioni të bëhet te Kosova, kurse në anën tjetër të mos kërkohet nga Serbia që të respektohet sovraniteti, të respektohet integriteti territorial, parimi i barazisë të shteteve, që është parim edhe i Kartës së OKB-së, dhe po ashtu neni 4, që vjen para nenit 7 edhe kronologjikisht, dhe i cili kërkon nga Serbia që të mos e bllokojë Kosovën në anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni që nuk duhet të dërgohet në këtë moment draft-statuti në Gjykatën Kushtetuese?

Vjosa Osmani: Para nenit 7 vijnë edhe gjashtë nene të tjera. Është shumë me rëndësi që të ketë zbatueshmëri të parimeve bazë të asaj marrëveshjeje, të cilat Serbia jo vetëm që nuk i ka respektuar, kështu, në mënyrë indirekte, por në mënyrë direkte i ka shkelur me aktin e agresionit në Banjskë, me sulmin ndaj infrastrukturës tonë kritike në Ibër-Lepenc, me kidnapimin e policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës, me kidnapimin edhe të një shtetasi të Kosovës tashmë së fundi, me sulme të vazhdueshme ndaj integritetit tonë territorial, madje edhe ndaj NATO-s, nëpërmjet plagosjes së 93 ushtarëve, Serbia ka shkelur në baza ditore. Madje edhe kur ka votuar kundër në Këshillin e Evropës, duke lobuar vazhdimisht kundër për anëtarësim të Kosovës, për njohje të Kosovës, Serbia është në shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje në baza ditore. Prioritet, besoj, i BE-së, duhet të jetë fillimisht kjo, dhe pastaj flasim për pjesë të tjera të marrëveshjes.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët presionin e Beogradit. Cili është mesazhi juaj si presidente për qytetarët serbë të Kosovës, që ndihen në vazhdimësi si të bllokuar në mes të presionit nga Beogradi dhe mosbesimit që kanë ndaj Prishtinës, institucioneve të Kosovës?

Vjosa Osmani: Ne i trajtojmë ata si qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Besoj që duhet të bëjmë edhe më shumë, në mënyrë që kjo të komunikohet më mirë te ta, duhet të gjejmë edhe mënyra më të mira, më të hapura të komunikimit. Por, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, përfshirë ata të komunitetit serb, qëllimi ynë i vetëm ka qenë gjithnjë që t’i mbrojmë ata nga bandat kriminale që janë bërë milionerë në kurriz të tyre, të cilët vazhdimisht i kanë kërcënuar ata dhe familjet e tyre, të cilët kanë shkuar aq larg, sa që të involvohen edhe në krimet të vrasjes, në krime të djegies së shtëpive e makinave të tyre, për t’i kërcënuar që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Vendi i tyre është në institucionet tona, vendi i tyre është i barabartë me çdo qytetarë tjetër. Prandaj, thirrja ime për ta është që ta shfrytëzojnë çdo mundësi, çdo mbrojtje që ua garanton Kushtetuta e Kosovës, e cila në fakt është Kushtetuta më e avancuar sa u përket të drejtave të pakicave, në të gjithë tokën e kontinentit evropian. Pra, nuk ka një shtet evropian që u jep më shumë të drejta pakicave sesa Kushtetuta jonë.

Andaj, le t’i shfrytëzojnë, e kanë derën hapur për bashkëpunim, për fuqizim dhe për projekte që janë në të mirë të komunitetit që ata përfaqësojnë. Shpresoj shumë që do t’i shfrytëzojnë këto rrugë kushtetuese dhe ligjore, sepse kjo është mënyra e vetme për ta fuqizuar prezencën e tyre, zërin e tyre, dhe do të thosha, edhe zhvillimin e tyre ekonomik, sepse janë 26 vjet pas luftës, qoftë ata që jetojnë në veri, qoftë më shumë se dy të tretat e serbëve që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës, meritojnë më shumë zhvillim, meritojnë edhe më shumë përfaqësim. Por, kjo arrihet në radhë të parë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe duke shfrytëzuar të drejtat që atyre u ofrohen, e jo duke bojkotuar.

“Interesim në rritje i administratës Trump”

Radio Evropa e Lirë: Kur flasim për dialogun, çfarë mesazhe apo pritje keni marrë nga SHBA-ja lidhur me këtë proces? Keni pasur disa takime me zyrtarë të SHBA-së.

Vjosa Osmani: Natyrisht që ka një interesim, do të thosha të rritur, të administratës Trump, të cilin unë e mirëpres që të ndihmojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që të mirëmbahet paqja dhe stabiliteti rajonal me çdo kusht, që të mos tolerohet asnjë veprim që e destabilizon rajonin tonë. Dhe, kjo është në interesin e Kosovës, meqenëse rajoni ynë e ka vetëm një burim destabiliteti, dhe ai është Serbia. Rreziku asnjëherë nuk vjen as nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga Kroacia, as nga Bosnje e Hercegovina, përveç elementeve destabilizuese që i shtyn përpara Serbia, as nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo ndonjë shtet tjetër në rajon. Gjithnjë rreziku ka ardhur nga Serbia, dhe është mirë që administrata Trump është shumë serioze në atë që të mos lejohen burime të tilla destabiliteti, e aq më pak veprime të dhunshme siç ka ndodhur edhe me Banjskën më 2023.

Radio Evropa e Lirë: Po, sa i përket qasjes ndaj Kosovës?

Vjosa Osmani: Sa i përket qasjes ndaj Kosovës, administrata Trump është e qartë, dhe këtë po e dëshmon me veprime çdo ditë, që në raport me Kosovën e mbështet fuqizimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë, dhe jam shumë e lumtur që kjo, pas shumë pune që e kemi bërë të gjithë ne së bashku, dhe me ndihmën e komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët duhet t’i falënderoj edhe një herë për angazhimin e tyre të palodhshëm, e kemi edhe miratimin e Aktit të Kongresit, që u nënshkrua edhe në ligj nga ana e presidentit Trump…

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë nuk përmendet Kosova.

Vjosa Osmani: Pse nuk përmendet nuk do të thotë që nuk e kanë qasjen të cilën e kanë miratuar pikërisht në aktet e Kongresit. Dhe, dua ta përmend edhe këtë. Në dy vizitat që i kam pasur në Departamentin e Shtetit, brenda këtyre pak muajsh, çështja e parë që më është rikonfirmuar tepër qartë ka qenë kjo: “Ne e mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”. Kjo është pika e parë. Dhe, kjo, tani është përligjur në ligjin e nënshkruar nga Trump.

Radio Evropa e Lirë: Nuk ka fjalë për ndryshim të kufijve?

Vjosa Osmani: Absolutisht, as nuk bëhet fjalë më për strategji të tilla, dhe ky është një sukses jashtëzakonisht i madh. Dua t’i falënderoj për këtë qëndrim, i cili është arritur si rezultat i një bashkëpunimi shumë të afërt që e kemi ndërtuar me administratën Trump nga dita e parë që kur presidenti Trump është rikthyer në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Dhe, siç e përmenda, tani kjo është nënshkruar edhe në ligj. Dhe, përveç kësaj, është rikthim i qasjes së administratës Trump 1, që thuhet se dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke. Pra, nuk thuhet eventualisht, ndoshta ndodh, ndoshta s’ndodh, por thuhet dialogu duhet të bazohet, të përqendrohet në njohje reciproke. Ky është një avancim jashtëzakonisht i madh.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë sa i përket investimeve? Keni përmendur diskutime për investime, a kemi diçka konkrete në këtë drejtim?

Vjosa Osmani: Kemi pasur diskutime shumë të mira me Departamentin e Shtetit në këtë drejtim. Ka interesim në disa fusha. Do të përmend sektorin e energjisë në veçanti. Sektorin e teknologjisë informative, po ashtu. Për të gjitha këto kemi edhe ne ide, kanë edhe ata ide. Këto ide janë duke u bashkëdyzuar, jemi duke ndërtuar strategji, e cila është kërkuar nga ana jonë, që i përfshin këto shtylla që ne i kemi diskutuar, me ide shumë më konkrete, dhe të cilën do t’ia dorëzojmë administratës Trump shumë shpejt. Siç e dini, jemi vendi i parë që ka propozuar tarifa zero në raport me mallrat amerikane, jemi shteti i parë që kemi linjëzuar në tërësi listën tonë të organizatave terroriste, në fakt jemi shteti i vetëm në Evropë dhe në botë që kemi linjëzuar në tërësi listën e organizatave terroriste me atë të shtetit amerikan. Jemi shteti i vetëm në Evropë që kemi ofruar marrëveshje me aleaten tonë, Amerikën, sa i përket imigrantëve. Pra, ka një sërë çështjesh që edhe ne i kemi bërë për ta mbështetur aleaten tonë strategjike. Pra, kjo është punë e përbashkët, edhe ne bëjmë për Amerikën, edhe Amerika bën për ne.

Radio Evropa e Lirë: Ka qenë edhe një propozim konkret për investim nga bashkëshorti juaj për Hotelin Grand [në Prishtinë]. Çfarë mendoni ju për investimet e bëra nga [dhëndri i Trumpit], Jared Kushner, në shtetet e Ballkanit? A shihni që do të ketë interesim për investime edhe në Kosovë?

Vjosa Osmani: Tash, këto nuk kanë të bëjnë. Siç e dini, familja Trump i ka një pjesë ndaras prej çështjeve shtetërore për të cilat diskutojmë. Ne, në takimet që i kemi pasur me DASH-in, i kemi pasur diskutimet rreth asaj se sa mund të angazhohet shteti, por njëkohësisht sa mundet administrata e re t’i nxisë bizneset amerikane, të cilat natyrisht janë të pavarura, mirëpo ato varen edhe nga një lloj nxitje qeveritare. Kemi diskutuar natyrisht edhe për nxitjet që mund t’i bëjë administrata e re sektorit privat në mënyrë që ata të kenë interes në Republikën e Kosovës në veçanti, por edhe në rajonin në përgjithësi. Natyrisht, ne nuk avokojmë për investime në Serbi, por avokojmë për, ta zëmë, investime të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, investime që mund të jenë të fokusuara në Kosovë, dhe pastaj shkojnë përtej Kosovës, sepse rajoni ynë është i ndërlidhur, edhe në aspektin e rrugëve, edhe në aspekte të tjera që do të ndërtohen shumë shpejt sa i përket hekurudhave, por edhe sa i përket turizmit ta zëmë, janë këto çështje që shkojnë në pako. Por, kur flas për rajonin tonë, unë flas për shtete që na kanë njohur dhe bashkëpunojnë me ne mirë.

Radio Evropa e Lirë: Sa i përket sigurisë, cili mendoni që është kërcënimi më i madh i Kosovës nga shtete qëllimkëqija?

Vjosa Osmani: Natyrisht, interesimi tradicional i Rusisë që ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është një interesim që synohet të arrihet përmes Serbisë, si një shtet që është dorë e zgjatur e Rusisë. Ky synim do të vazhdojë, mirëpo derisa ne punojmë me aleatët afër, me aleatët të cilët janë aleatë vlerorë, aleatë me të cilët i ndajmë vlerat e njëjta, besoj që do të vazhdojmë ta mbrojmë Kosovën nga një kërcënim i tillë. Pra, mendoj që qytetarët e Kosovës kanë çdo arsye që të flenë rehat, të ndihen të sigurt e të mbrojtur, në radhë të parë nga institucionet tona të sigurisë, të cilat i kemi fuqizuar në masë të madhe. Në radhë të dytë, edhe nga prezenca e rëndësishme e aleancës së NATO-s, e cila do të vazhdojë të jetë këtu. E treta, do të thosha, bashkëpunimi ynë i përditshëm me aleatët tanë, për ta mbrojtur sigurinë, na bën çdo ditë e më të fortë. Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë, sepse është në interes të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Për krejt në fund: Tash e tutje, nëse do të kemi institucione të formuara dhe ju do të jeni pjesë e tyre, në një pozitë ose tjetër, cili është për ju vendimi, reforma ose veprimi institucional i cili nuk guxon të vonohet në Kosovë, që duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur?

Vjosa Osmani: E para, do të thosha, me të cilën do të duhej të ballafaqohej Kuvendi qysh në ditën që konstituohet, me shpresën që edhe Qeveria votohet po në të njëjtën ditë, jo si parakusht kushtetues, ta sqaroj, sepse unë nuk besoj që është parakusht kushtetues, por megjithatë do ta lehtësonte punën, mendoj që duhet të votohet buxheti i Kosovës, në mënyrë që të mos krijohen vonesa të mëtejme dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare. Po flasim për 1 miliard euro, të cilat si presidente i kam proceduar në Kuvend, 882 milionë janë Plani i Rritjes [i BE-së], dhe një pjesë e madhe pastaj janë marrëveshje të Bankës Botërore. Ka edhe të tjera që nuk i kam proceduar, sepse ato skadojnë diku, në mos gabohem, në mars, mirëpo ato duhet të procedohen menjëherë. Shpresoj shumë që do të ketë dakordim mes partive politike, dhe nuk po flas vetëm për qeverinë e ardhshme, mazhorancën, dhe për partitë cilat do që do të mbeten në opozitë, sepse marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë dy të tretat.

Dhe, nga analizat që i kemi bërë ne, si Presidencë, të gjitha këto vërtet janë në interes të Republikës së Kosovës, përfitojnë të gjithë qytetarët, pavarësisht se kë e kanë votuar. Shpresoj në maturi, shpresoj në përgjegjshmëri, dhe shpresoj që kjo votë të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit. Madje, do të propozoja që fare të mos bëjnë pauzë, të votohet Kuvendi, të votohet Qeveria paradite, dhe menjëherë pasdite të përfundojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Dhe, pastaj, ndoshta të nesërmen, ulemi dhe diskutojmë se si t’i arrijmë dy të tretat sa i përket mandatit të dytë, siç e përmenda, me shpresën që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, do të dëshirojnë që ta vendosin para së gjithash vazhdimësinë e punëve të mira dhe interesin e Kosovës në njërën anë, dhe respektimin e vullnetit qytetar i cili besoj është i qartë për të gjithë./ REL

The post Vjosa Osmani për REL: Synoj edhe një mandat si presidente appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese i përgjigjet opozitës dhe sqaron opinionin publik: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur, s’ka asnjë votim

By: M C
29 December 2025 at 18:18

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një gjoja vendimmarrje apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut.

Sipas Gjykatës, çdo pretendim se është ndjekur një procedurë apo se ka pasur rezultat votimi për pezullimin e vendimeve të GJKKO-së është tërësisht i pavërtetë. Çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë.

Gjykata Kushtetuese sqaron se më 22 janar 2026 do të zhvillohet seanca plenare publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara.

Në deklaratë, Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe publikë të tregohen të matur në deklarata, duke paralajmëruar se komentet e nxituara dhe përgojimi i gjyqtarëve apo i institucionit në tërësi cenojnë procesin e rregullt kushtetues dhe krijojnë përshtypje paragjykimi.

Gjykata Kushtetuese thekson se vendimmarrja e saj duhet të mbetet e pavarur dhe e pandikuar nga presioni publik apo keqinformimi, duke ritheksuar se integriteti dhe autoriteti i saj janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut.

Sqarim për publikun dhe median

Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.

The post Gjykata Kushtetuese i përgjigjet opozitës dhe sqaron opinionin publik: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur, s’ka asnjë votim appeared first on Albeu.com.

Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! Të ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes

By: M C
29 December 2025 at 17:54

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

“Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, u tha në deklaratën e dy zyrtareve evropiane.

BE-ja mirëpriti pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ky proces tregoi “përkushtim të fortë për parimet demokratike”.

“I bëjmë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes”, u tha në deklaratë.

Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.

Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.

Dy zyrtaret evropiane në deklaratën e përbashkët përmendën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga blloku evropian, duke theksuar se ai mbetet rruga e vetme për të dyja vendet për të bërë përparim drejt BE-së.

“Ne presim që të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, të zbatohen pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo kushtet ta lejojnë”, u tha në deklaratë.

Kosova dhe Serbia e arritën këtë marrëveshje më 2023, dhe pavarësisht se pakti nuk është nënshkruar, ajo konsiderohet obligative për palët nga Brukseli.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./rel

The post Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! Të ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes appeared first on Albeu.com.

Mbyllet me vendim mos fillimi, dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t

By: M C
29 December 2025 at 17:27

Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rrëmbimit të ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës.

Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.

Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit.

Shima ka mbajtur të njëjtin qëndrim në deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me të fejuarën dhe nënën e tij, ka qenë me dëshirë dhe nuk është ndikuar nga rrethana të tjera të kryera forcërisht nga persona të tretë.

“…Mos më thërrisni më për të më pyetur…”, mësohet t’i ketë thënë Daniel Shima, oficerit të prokurorisë që po kryente veprime hetimore rreth rastit të tij për largimin nga banesa në datën 20 Gusht 2025.

Ndërkohë përmbajtjen e SMS-së me tekst: “…po më arrestojnë…” që ja ka dërguar të fejuarës së tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar në prokurori se gjithçka ka ndodhur në kushtet e gjendjes emocionale për shkak të një konflikti të momentin që ka pasur me bashkëjetuesen.

Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima.

Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift. Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.

Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.

Ky moment është fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dërguar bashkëjetueses mesazhin: ”…po më arrestojnë…”, gjë e cila sipas prokurorisë së Tiranës, ai ka shkëputur vetë lidhjet dhe nuk është marrë forcërisht dhe pa dëshirën e tij nga persona të tjerë./Syri.net

The post Mbyllet me vendim mos fillimi, dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

Meta kallëzon penalisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike! M’u ndalua komunikimi

By: M C
29 December 2025 at 17:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.

Ai thekson se autoritetet penitenciare i kanë ndaluar komunikimin me median dhe gazetarët, takimet me deputetë të Kuvendit, eurodeputetë dhe strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, si edhe ushtrimin e aktiviteteve politike dhe publike.

Në kallëzim thuhet se këto kufizime nuk janë mbështetur në vendime individuale të arsyetuara dhe nuk justifikohen nga ndonjë rrezik konkret për procesin penal, duke marrë karakter ndëshkues dhe diskriminues.

Një element kyç i kallëzimit është edhe qëndrimi i Avokatit të Popullit, i cili pas një hetimi administrativ ka konstatuar diskriminim, persekutim politik dhe shkelje të lirive personale e politike, duke i rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve marrjen e masave korrigjuese. Sipas kallëzuesit, këto rekomandime nuk janë zbatuar.

Meta argumenton se sjellja e Drejtorisë së Burgjeve bie në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin për ekzekutimin e vendimeve penale dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke iu referuar edhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut për raste të ngjashme me liderë opozitarë në paraburgim.

KALLËZIM PENAL

KALLEZUES: Ilir METAJ, i biri Rexhepit dhe Fiqiretes dtl 24 mars 1969, lindur nw
Çepan, Skrapar, me adresw banimi Tiranw, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817.
H.0, Ap.005 ose pranw Partisw Lirisw, Sheshi Willson. Pwrfaqwsuar
me Akt-Pwrfaqwsimi, tw lwshuar mw datw 22.05.2025 nga Studio
Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr
liçense 8315 regjistruar pranw Dhomws Avokatisw Fier. Email:
studicakrani01@gmail.com nr.0699413001.

I KALLEZUAR: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (me cilësi funksionari publik)

OBJEKTI: Fillimin e procedimit penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për
veprën penale të:“Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i
Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit,
për shkak të mosveprimit të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm, në
kundërshtim me ligjin, duke sjellë cenimin e të drejtave kushtetuese dhe
konvencionale tw shtetasit Ilir Metaj, person nën maswn e sigurimit
personal arreti me burg.

BAZA LIGJORE: Nenet 248-250 dhe 253 Kodit penal

DREJTUAR: PROKUROISE POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT
ORGANIZUAR

I nderuar Drejtues Prokuroisw Posacme!

Kallwzuesi ish Presidenti Republikws, z. Ilir METAJ, aktualisht Presidenti Partisw Lirisw, partisw dytw opozitare nw Shqipwri, prej datws 21 tetor 2024 gjendet nw ambjentet e paraburgimit “Jordan Misja” me maswn e sigurimit personal tw “arrestit me burg” vendosur kjo me vendimin nr. 125 datw 20.10.2024 nga Gjykata Posacme Shkallws Parw Kundwr Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, lwnw nw fuqi me vendimin nr. 59 datw 19.11.2024 nga Gjykata e Posacme Apeli Kundwr Korrupsionit dhe Krimit Organizuar.

Prej datws 23 tetor 2024, Presidenti z. Ilir METAJ, wshtw akomoduar pranw institucionit ekzekutimit vendimeve penale ‘Jordan Misja” (IEVP) Tiranw. Rezulton se: qw prej kwsaj date ndaj tij autoritetet e kwtij institucioni kanw pwrdorur mwnyra nga mw tw ndryshme tw ndalimit tw ushtrimit aktiviteteve sportive, takimet e anwtarwt e kryesisw Partisw Lirisw, deputetwt e Kuvendit Shqipwrisw, Eurodeputetw, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e pwrdorimit tw cdo forme argwtimi, pra Politikanit Presidentit Partise Lirisw, wshtw pwrdorur persekutimi politikw. Nw kwtw mwnyrw Presidenti Partisw Lirisw z. Ilir METAJ, janw shkelur liritw dhe tw drejtat tw cilat janw tw garantuara nw Kushtetutwn e Shqipwrisw, Konventwn Europiane tw Drejtave tw Njeriut, gjithashtu edhe tw drejtat e Komiteti Evropian Pwr Parandalimin e Torturws.

RRETHANAT E FAKTIT

Shtetasi Ilir Metaj, ish-President i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, ndodhet në paraburgim në zbatim të një mase sigurimi personal “arrest në burg”.
Gjatë periudhës mbi 14 mujore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka mohuar atij:
komunikimin me median dhe gazetarët;
takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë;
takimet me organet drejtuese të partisë lirisw;
ushtrimin e lirive personale dhe politike përtej kufizimeve të domosdoshme të paraburgimit.
Këto kufizime:
nuk janë të bazuara në vendime individuale të arsyetuara;
nuk justifikohen me rrezik konkret për procesin penal;
kanë karakter të përgjithshëm, absolut dhe ndëshkues.
Pas ankesës së paraqitur, Avokati i Popullit, si organ kushtetues i pavarur, dhe hetimit tw bwrw nga ky institucion duke administruar jo vetwm provat shkresore por edhe pyetjen e tw interesuarwve, me vendimin nr.K2-T1017 NR.Dok 205030230-17 datw 27.11.2025 doli nw pwrfundimin dhe I rekomandoi Drejtorisw Pwrgjithshwm tw Burgjeve se:
konstatoi diskriminim, persekutim dhe shkelje të lirive personale e politike;
i adresoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rekomandime të qarta për korrigjimin e shkeljeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
nuk ka marrë asnjë masë korrigjuese;
nuk ka dhënë arsyetim ligjor bindës;
ka vijuar me të njëjtat shkelje, duke vepruar me dijeni të plotë.
VLERËSIMI JURIDIK (E DREJTA E BRENDSHME)

Ky mosveprim:

bie në kundërshtim me:
nenin 15, 17, 22, 23 dhe 30 të Kushtetutës;
Ligji nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”
ligjin nr. 8454/1999 “Për Avokatin e Popullit”.
Sjellja përmbush elementët e nenit 248 të Kodit Penal, pasi:

subjekti është funksionar publik; presidenti Partisw Lirisw dhe Ish Presidenti Republikws Shqipwrisw.
ekziston mosveprim i qëllimshëm;
ka cwnim të drejtpërdrejtë të të drejtave themelore; Liria e shprehjes dhe veprimtarisw politike. Kallwzuesi nuk wshtw lwjuar tw ushtroj kwtw tw drejtw edhe kur ishte kandidatw pwr deputetw nw zgjedhjet e 11 majit 2025, ju mohua takimet dhe mesazhet pwr elektoratin, por edhe komunikimi me mediat dhe gazetarwt.
pasojat janë reale dhe të vazhdueshme-edhe pse avokati popullit ka rekomanduar tw kallwzuarwve Drejtorit Pwrgjithshwm Burgjeve tw marw masa pwr rivendosjen e tw drejtws shkelur Presidentit Partisw Lirisw z. Ilir METAJ, duke lejuar atw tw ushtroj tw drejtat e tij pwrfshi edhe ato politike duke komunikuar edhe me mediat dhe gazetarwt.
PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit
Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)
Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë
GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

Yankov kundër Bullgarisë
Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

Kudła kundër Polonisë
GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve:

nuk është thjesht keqadministrim;

përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme;

bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane;

ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë:

Regjistrimin e procedimit penal;

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve;

Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

The post Meta kallëzon penalisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike! M’u ndalua komunikimi appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Leonard Dukës

By: M C
29 December 2025 at 16:48

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Mësohet se, Leonard Duka nuk ishte i pranishëm në seancë, të pranishme ishin nëna dhe motra e Santiago Malkos.

Avokati mbrojtës i Dukës, kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se i pandehuri ka munguar dhe konkluzionet do ti parashtronin sëbashku. Sipas burimeve, kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 16 janar në orën 13:30. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar 32 vite burg për Leonard Dukën.

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

The post I akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Leonard Dukës appeared first on Albeu.com.

U dhunua barbarish, gazetari sqaron si nisi konflikti pas një deklarate në media: Më bën për vdekje! Ja si rashë në kurthin e autorëve

By: M C
29 December 2025 at 16:45

Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ka sqaruar për mediat se si ka rënë pre e autorëve që e kanë rrahur, për të cilët thotë se i njihte paraprakisht.

Ai është shprehur se konflikti me personat në fjalë ka nisur pas një deklarate që ai ka bërë në media lidhur me një vajzë të showbizz-it, për të cilën është shprehur se është në një romancë me një personazh nga bota e krimit dhe që është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

“Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e shoëbiz-it, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha në telefon”, deklaroi ai në “Shqipëria Live”.

Një ditë më pas më kërcënuan dhe më kërkuan që të fshij videon, unë e fshiva videon, por kërcënimet vazhduan.

Ai tha se ka lënë një takim me personat që e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe lajmet që kishte publikuar. Sipas tij, pasi është takuar, ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës.

“Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e shoëbiz-it, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha në telefon.

Një ditë më pas më kërcënuan dhe më kërkuan që të fshij videon, unë e fshiva videon, por kërcënimet vazhduan. Kjo gjë vazhdoi deri para katër ditësh, kur u kontaktova nga dy personazhe që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë në jetën time. Në mirëbesim lash takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Pasi i takova nuk mbaj mend asgjë sepse u dhunova në mënyrë çnjerëzore.

Mbaj mend një fjali ‘kush je ti që do të ndryshosh botën’. Kur u zgjova e pashë veten në rrugë të gjakosur, u çova vrapova. Kam përshtypje që më kanë lënë për të vdekur, më kanë goditur vetëm në fytyrë sepse kam përshtypjen që kanë dashur të japin mesazh mos të dal më në ekran. Nuk kam bërë akoma denoncim, pres një kontakt nga Prokuroria. Kam frikë për jetën time dhe mamanë time”, tha ai.

The post U dhunua barbarish, gazetari sqaron si nisi konflikti pas një deklarate në media: Më bën për vdekje! Ja si rashë në kurthin e autorëve appeared first on Albeu.com.

Bisedimet për paqe në Amerikë, Zelensky thotë se Ukrainës i është ofruar garanci sigurie 15 vjeçare

By: M C
29 December 2025 at 16:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, tha Volodymyr Zelensky, gjatë bisedimeve mbi një plan të rishikuar paqeje me Donald Trump në Florida të dielën.

Presidenti amerikan u shpreh se një marrëveshje mbi këtë pikë ishte arritur “afër 95%”, por udhëheqësi i Ukrainës ka thënë që atëherë se do të donte garanci deri në 50 vjet.

Zelensky përshkroi çështjet territoriale dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhya-s të pushtuar nga Rusia si çështjet e fundit të pazgjidhura, duke mos folur shumë për të ardhmen e rajonit të kontestuar Donbas të Ukrainës.

Rusia më parë ka hedhur poshtë pjesë kyçe të planit, por një zëdhënës i Kremlinit u pajtua të hënën me vlerësimin e Trump se paqja është më afër, raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass.

Duke iu drejtuar gazetarëve në resortin Mar-a-Lago të Trump pas takimit të së dielës, Zelensky përsëriti besimin e tij se një marrëveshje e përgjithshme paqeje ishte arritur 90% e rrugës, një shifër që ai e kishte dhënë në prag të vizitës.

Si udhëheqësit e SHBA-së ashtu edhe ata të Ukrainës treguan gjithashtu se kishte pasur përparim në një pikë kyçe bllokuese – garancitë e sigurisë për Ukrainën. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ai shpresonte që çdo garanci sigurie të fillonte në momentin që Kievi do të nënshkruante një marrëveshje paqeje.

“Pa garanci sigurie, kjo luftë nuk mund të konsiderohet vërtet e mbaruar. Ne nuk mund ta pranojmë që ajo ka mbaruar, sepse me një fqinj të tillë mbetet rreziku i një agresioni të ripërtërirë”, shpjegoi Zelensky, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ai shtoi se donte që SHBA-të të “shqyrtonin më tej mundësinë e 30, 40, 50 viteve”.

SHBA-të ende nuk kanë komentuar mbi afatin kohor. Të dielën, Trump tha se një marrëveshje ishte afër dhe se ai priste që aleatët evropianë të “merrnin përsipër një pjesë të madhe” të kësaj përpjekjeje me mbështetjen e SHBA-së.

Për Presidentin Zelensky, dy çështje thelbësore mbeten të pazgjidhura brenda planit – çështja e territoreve dhe e ardhmja e centralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili ndodhet në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.

Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Të dy rajonet njihen së bashku si Donbas.

The post Bisedimet për paqe në Amerikë, Zelensky thotë se Ukrainës i është ofruar garanci sigurie 15 vjeçare appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Humbi tragjikisht të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë

By: M C
29 December 2025 at 16:17

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë me zë e figurë që pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij, Elidion Kelmendi.

Gjesti falenderon të gjithë ndjekësit dhe jo vetëm, që i kanë qëndruar afër në periudhën më të vështirë të tij. Gjesti thekson se në Janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës, aty ku ai thotë se e ka vendin.

“Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. Uë bë kohë që nuk jam parë. Ju falenderoj që më keni qëndruar afër mua dhe familjes time në këtë periudhë të vështirë.

Ka qenë e rëndësishme që këtë kohë të rrija larg rrjeteve sociale, të merresha me veten dhe familjen time. Ju kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur ju mua.

Ju uroj vitin e ri të gjithëve. Të keni shëndet, lumturi dhe familje, të tjerat bëhen. Dua t’iu tregoj se në vitin 2026, në Janar i kthehem muzikës, aty ku e kam vendin. Ju dua! Faleminderit shumë!”-shprehet Gjesti në videon e publikuar.

VIDEO

The post VIDEO/ Humbi tragjikisht të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 29 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
28 December 2025 at 23:48

Dashi

Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe te mos bëjnë zgjedhje te gabuara. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe mund te keni vështirësi te mëdha.

Demi

Dite e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshem ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe nuk duhet te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do ketë vështirësi te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Binjaket

Do i jepni rëndësinë e duhur sot jetës suaj ne çift dhe gjithçka do shoje ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet te ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Do i zgjidhni shume shpejt te gjithë problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Dite goxha e tensionuar pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithsecili do kërkojë te dale e tija dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret duhet t’i dëgjojnë edhe këshillat e miqve para se te vendosin te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do përmirësohet me shume sesa ju mund ta kishit menduar.

Luani

Dita e sotme do jete me e qete për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me patjetër te ndryshojnë status. Financat do rriten mjaft fale një ndihme te qe do iu japin familjaret. Mund te shlyeni pa frike borxhet e hershme.
Virgjeresha

Pesimizmi juaj sot ne jetën sentimentale do jete tërësisht i pajustifikuar. Nëse mbylleni ne vetvete keni për ta humbur njëherë e përgjithmonë partnerin. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe kjo mund t’iu krijoje iluzione te kota. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Po shpenzuat pa menduar aspak për situatën ne te cilën ndodheni do keni vështirësi.
Peshorja

Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me te. Dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante te cilat mund te sjellin edhe një histori dashurie te bukur. Ne planin financiar duhet te mundoheni te ruani sa te mundni ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.

Akrepi

Do keni probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni shpeshherë keq. E mira do jete te gjeni mënyrën për te folur me partnerin, jo te kërkoni ngushëllim ne krahët e dikujt tjetër. Beqaret do marrin vendime me rëndësi pas disa takimeve te mrekullueshme. Dite me shume fat për financat. Situata do jete mjaft e mire.

Shigjetari

Do përballeni me shume zhgënjime sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Sikur te kishit bere kujdes me pare nuk do përballeshit kurrsesi me një situate te tille. Beqaret do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Financat fatmirësisht nuk do jene te këqija edhe pse jo aq te shkëlqyera sa për te hequr shume te mëdha mënjanë.

Bricjapi

Do bekoheni nga yjet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ece me se miri. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshëm ta dëgjoni tjetrin dhe te shkëmbeni mendime për çdo gjë. Beqaret me mire t’i lënë gjerat te rrjedhin vete. Ne planin financiar do jeni shume te shpërqendruar dhe problemet mund te jene te njëpasnjëshme. Kujdes!

Ujori

Do tregoheni shume te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do mundin as sot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni për veshjet dhe produktet e bukurisë.

Peshqit

Do i shtoni dozat e intimitetit ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te lumtura ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ju. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te matur. Te ardhurat do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

The post Horoskopi 29 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

By: M C
28 December 2025 at 23:37

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora.

“Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që materialet zgjedhore sonte do të pranohen gjatë gjithë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë arsye, puna për numërim do të nisë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka deklaruar Radoniqi.

The post Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

By: M C
28 December 2025 at 23:24

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave dhe sipas projeksioneve fillestare të shpërndarjes së ulëseve në Kuvend, pritet t’i ketë 56 deputetë.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.73 për qind të votave pritet t’i ketë 6 deputetë.

Shpërndarja e ulëseve bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë. Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.

The post Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë appeared first on Albeu.com.

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë intime bashkë

By: M C
28 December 2025 at 23:10

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e tij lidhur me personazhe publikë referuar jetës së tyre private. Piëkrisht këto deklarata për shumë figura të estradës, mendohet të jenë bërë shkak i dhunës.

Së fundmi ai ka bërë një deklaratë lidhur me dy personazhe të Big Brother VIP Albania 5, referuar Mirit dhe Lornës. Me siguri të plotë, Tozaj thotë se dy banorët dikur kanë pasur një lidhje intime së bashku, një detaj ky që është mbajtur sekret për publikun si dhe banorët sot brenda shtëpisë.

Tozaj jep detaje duke thënë se: “Miri me Lornën kanë patur një one-night stand (marrëdhënie intime vetëm për një natë). Sepse, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, ajo punonte si MC”.

Deklarata të kësaj natyre e kanë identifikuar gjithmonë Elton Tozajn duke e vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes. Pas ngjarjes së fundit, ai ka thënë se është më i fortë se kurrë dhe se do të vazhdojë të bëjë atë që di më së miri, të sjellë të vërtetën përpara publikut.

Tozaj u dhunua dy ditë më parë barbarisht. Ai pësoi lëndime serioze në fytyrë e trup. Gjendjen më alarmante e bëri fakti që rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.

The post Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë intime bashkë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

By: M C
28 December 2025 at 23:00

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

“Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve”./ REL

The post Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend appeared first on Albeu.com.

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

By: M C
28 December 2025 at 22:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara.

Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

“Numërimi i votave të kandidatëve [për deputetë] dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë nesër nga ora 12:00, pasi i gjithë materiali gjatë gjithë natës do të pranohet në qendrat komunale të numërimit, dhe numërimi do të nisë nesër dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha Radoniqi./REL

The post KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49% appeared first on Albeu.com.

Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin

By: M C
28 December 2025 at 22:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërsa numërimi i votave është drejt fundit, Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm dhe se ai nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku ka besuar se mund të ishte. Duke theksuar se situata kërkon reflektim dhe diskutim të thellë brenda partisë, ai me përulësi pranon verdiktin e qytetarëve.

“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë”. tha ai.

The post Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre

By: M C
28 December 2025 at 22:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 në total.

Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë. Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota.

The post Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre appeared first on Albeu.com.

Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna

By: M C
28 December 2025 at 21:55

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës. Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.

Sipas të dhënave nga KQZ, LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive kundërshtare.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona. Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në shkallë vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore të këtij procesi.

The post Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna appeared first on Albeu.com.

Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave

By: M C
28 December 2025 at 21:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga 73,21% Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 50,21%.

Më pas, është Partia Demokratike të Kosovës, e cila deri më tani ka 20.36%. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.15%.

The post Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave appeared first on Albeu.com.

❌
❌