Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Main stream

Mira Kazhani humb babanë: “Një pjesë e shpirtit tim u shua”

By: D Marku
3 January 2026 at 19:02

Mira Kazhani ka ndarë lajmin e trishtë se ditën e sotme babai i saj është ndarë nga jeta. Në një postim në Istagram, gazetarja shkruan poshtë fotos së të atit:

“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë. Babi im.”

Gjithashtu, ajo ka ndarë dhe detajet e varrimit të familjarit të tyre të dashur në story.

Babai i Mira Kazhanit, Petrit Kazhani, vuante prej prej vitesh nga sëmundja e demencës, siç rrëfeu gazetarja në librin për betejën e saj me kancerin e gjirit, “Një ditë tjetër”.

The post Mira Kazhani humb babanë: “Një pjesë e shpirtit tim u shua” appeared first on Albeu.com.

“S’kemi frikë të vendosim ushtarë në territor”, Trump paralajmëron Presidentin e Kolumbisë: Po prodhon kokainë, duhet të ketë kujdes!

By: D Marku
3 January 2026 at 18:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në lidhje me të ardhmen e Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro, duke theksuar se SHBA nuk ka frikë të vendosë ushtarë në terren nëse është e nevojshme.

“Nuk kemi frikë nga ushtarët në tokë nëse është e nevojshme. Mbrëmë kishim çizme në tokë në një nivel shumë të lartë, në fakt. Nuk kemi frikë prej saj”, tha Trump.

Sa i përket pyetjes se kush do ta drejtojë Venezuelën, presidenti tha se “njerëzit që qëndrojnë menjëherë pas meje, ne do ta drejtojmë atë”.

Duke e zhvendosur vëmendjen vetëm për pak kohë te Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, Trump paralajmëroi: “Ai duhet të jetë i kujdesshëm”.

I pyetur nëse i qëndroi besnik deklaratës së tij, e bërë për herë të parë javët e fundit, ai tha: “Po, mendoj se i qëndroj besnik deklaratës sime të parë.

“Ai po prodhon kokainë. Po e dërgojnë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që duhet të jetë vigjilent”, u shpreh Trump.

The post “S’kemi frikë të vendosim ushtarë në territor”, Trump paralajmëron Presidentin e Kolumbisë: Po prodhon kokainë, duhet të ketë kujdes! appeared first on Albeu.com.

“Maduro drejt Nju Jorkut, drejtoi trafikun e drogës drejt SHBA-ve”, Trump: Kemi planifikuar një valë të dytë sulmesh, por…

By: D Marku
3 January 2026 at 18:52

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka folur për një operacion ushtarak të kryer ndaj Venezuelës dhe për kapjen e presidentit të saj, Nicolas Maduro.

Sipas Trump, sulmi i parë ka qenë “një sukses i plotë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për një valë të dytë, shumë më të madhe sulmesh, nëse situata e kërkon një gjë të tillë. “Ne mendojmë se një valë e dytë do të ishte e nevojshme, por tani për tani ndoshta nuk ka më nevojë. Megjithatë, jemi plotësisht të përgatitur”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan theksoi se një bashkëpunim i ardhshëm mes Venezuelës dhe SHBA-ve do ta kthente vendin në një shtet më të pasur, më të pavarur dhe më të sigurt, duke shtuar se kjo do të sillte përfitime edhe për komunitetin venezuelian që jeton në Shtetet e Bashkuara. “Ata kanë vuajtur shumë, u është marrë gjithçka. Kjo nuk do të ndodhë më”, u shpreh Trump.

Në deklaratat e tij, Trump e cilësoi Nicolas Maduron si “diktator” dhe e akuzoi atë se ka qenë në krye të një organizate të përfshirë në trafikimin e drogave të forta drejt SHBA-ve. Ai pretendoi se Maduro kishte bashkëpunuar drejtpërdrejt me kartelin e njohur si Cartel de los Soles, të cilin e fajësoi për përhapjen e drogës dhe për vdekjen e mijëra amerikanëve.

Trump njoftoi gjithashtu se Maduro dhe bashkëshortja e tij do të përballen me drejtësinë amerikane. Sipas tij, presidenti venezuelian ndodhet tashmë në një anije në drejtim të Nju Jorkut, ku pritet të gjykohet në territorin amerikan.

The post “Maduro drejt Nju Jorkut, drejtoi trafikun e drogës drejt SHBA-ve”, Trump: Kemi planifikuar një valë të dytë sulmesh, por… appeared first on Albeu.com.

Kaos, radhë kilometrike dhe gropa!/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi

By: D Marku
3 January 2026 at 18:50

Kaosi dhe radhët tejet të gjata të automjeteve përgjatë rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Prrenjas po shndërrohen në një “trend” shqetësues të ditëve të para të këtij fillimviti. Një situatë që rëndohet jo vetëm nga mbizotërimi i motit të keq, i shoqëruar me reshje shiu, bore dhe ngrica për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, por edhe nga gjendja e rënduar e vetë infrastrukturës rrugore.

Drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me gropa të shumta pothuajse në çdo metër katror të trasesë së rrugës, e cila ndodhet në proces zgjerimi për shkak të punimeve në aksin Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Punimet, të cilat pritet të sjellin një lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe një zhvillim të turizmit për zonat e Elbasanit dhe Korçës, aktualisht po krijojnë vonesa të gjata, bllokime trafiku dhe rrezik për aksidente.

Ndërsa pritshmëritë janë që kjo rrugë t’i vijë në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit, prej disa muajsh ajo është kthyer në një makth të vërtetë për përdoruesit e saj. Shoferët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga pritjet e gjata, dëmtimet e mjeteve dhe mungesa e një menaxhimi më efikas të punimeve, veçanërisht në kushte të motit të përkeqësuar.

Situata kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e trasesë e cila është e “qëndisur” me gropa dhe që duhet të ketë patjetër një sinjalistikë më të qartë dhe koordinim më të mirë të punimeve, në mënyrë që ky aks jetik të mos mbetet një pengesë, por të shndërrohet sa më shpejt në lehtësim për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës.

The post Kaos, radhë kilometrike dhe gropa!/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Me sytë e mbuluar dhe i prangosur, Trump publikon pamjet e Maduros pas kapjes

By: D Marku
3 January 2026 at 17:55

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të ri në Truth Social që ai thotë se tregon “Nicolas Maduro në bordin e USS Iwo Jima”.

Kjo është anija që ai më parë i tha Fox News se po sillte udhëheqësin venezuelian në SHBA.

Imazhi tregon atë që duket të jetë Maduro, me maskë për sytë dhe kufje, si dhe i veshur me tuta gri.

The post FOTO/ Me sytë e mbuluar dhe i prangosur, Trump publikon pamjet e Maduros pas kapjes appeared first on Albeu.com.

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

By: e xh
3 January 2026 at 19:12

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane për akuza që lidhen me trafik droge.

Në një konferencë për shtyp, Donald Trump konfirmoi se Maduro dhe Flores do të përballen me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.

Trump foli gjithashtu për operacionin ushtarak të zhvilluar gjatë natës në Venezuelë, duke e cilësuar ndërhyrjen në Karakas si një “sulm spektakolar”, të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas presidentit amerikan, operacioni u krye nga një prej dislokimeve më të fuqishme të ushtrisë amerikane dhe kishte si objektiv arrestimin e udhëheqësit venezuelian, të cilin ai e cilësoi si diktator.

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

By: e xh
3 January 2026 at 19:04

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do të marrin në dorë sektorin e naftës në Venezuelë, pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro.

Në një konferencë për shtyp në Florida, Donald Trump tha se sektori i naftës në Venezuelë ndodhet prej kohësh në krizë dhe se administrata e tij do të angazhojë kompani të mëdha amerikane për ta rimëkëmbur atë.

Sipas Trump, kompanitë amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë, do të riparojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe do të nisin, sipas tij, të gjenerojnë të ardhura për vendin.Deklarata u bë pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe vjen në kuadër të planeve të shpallura nga Uashingtoni për administrimin e përkohshëm të Venezuelës.

“Ne do të përfshijmë kompanitë tona kryesore të naftës amerikane, të cilat do të shpenzojnë miliarda dollarë, do të riparojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe do të fillojnë të fitojnë para për vendin. Maduro vodhi infrastrukturën tonë të naftës”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke siguruar se tani do ta marrin atë mbrapsht.

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

By: e xh
3 January 2026 at 18:58

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga autoritetet, por nga kartelët e drogës.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi.

“Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën, kartelët janë ata që e drejtojnë”, tha 79-vjeçari.

Ai shtoi se “diçka duhet bërë me Meksikën”, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Trump, i cili ka qenë shpesh kritik i qeverive të vendeve latinoamerikane për moskontrollin e krimit të organizuar, theksoi se situata në Meksikë është alarmante dhe ka pasoja jo vetëm për vendin, por edhe për Shtetet e Bashkuara, për shkak të trafikut të drogës dhe krimit që kalon kufirin.

Ekspertët e sigurisë vënë në dukje se kartelët e drogës kanë ndikim të madh në Meksikë, duke operuar në mënyrë të hapur dhe duke ushtruar presion mbi politikanët lokalë dhe qeverinë qendrore. Megjithatë, ata theksojnë se përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin nuk janë të pakta dhe përfshijnë bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Situata e sigurisë në Meksikë mbetet një nga sfidat më të mëdha të rajonit dhe deklaratat e Trumpit rikthejnë në qendër të vëmendjes diskutimet mbi mënyrat më efektive për të frenuar kartelët dhe për të mbrojtur qytetarët.

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

By: e xh
3 January 2026 at 18:47

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës.

Deklarata u bë e ditur nga zëdhënësja e presidentit bjellorus, Natalya Eismont, në një prononcim për agjencinë shtetërore Belta.

Sipas saj, Lukashenko “e dënon me forcën më të madhe aktin e agresionit amerikan kundër Venezuelës”.

Eismont solli në kujtesë një intervistë të mëparshme të Lukashenkos me gazetarë amerikanë dhe ripërsëriti “Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë për Shtetet e Bashkuara”. Sipas tij, një skenar i tillë nuk u nevojitet amerikanëve.

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

By: e xh
3 January 2026 at 18:09

Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit për herë të parë, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë.

Gjatë fjalës së tij, Trum tha se SHBA-të “do ta drejtojnë” Venezuelën, pas kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha Trump gjatë një konference për shtyp nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida.

Trump nuk ofroi një afat kohor se sa kohë parashikonte ai se do të zgjaste një tranzicion i tillë i pushtetit.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ushtria e SHBA bombardoi disa baza ushtarake në Venezuelë dhe kapi Presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij.

19:57 Rritja e pagës minimale/ Hyn në fuqi ligji për sektorin publik dhe privat

By: Monika
3 January 2026 at 19:57

Nga 1 Janari 2026, ka hyrë në fuqi ligji për pagën minimale në vend që do të jetë 50 mijë lekë. Ky vendim i qeverisë prek 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.

Sipas vendimit të qeverisë për 9 muajt e parë të zbatimit të pagës minimale, kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti.

Ndaj në buxhetin e shtetit është përcaktuar fondi prej 1 miliard lekësh, për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit si rezultat i rritjes së pagës minimale.

Rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore.

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8.1, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 287.3 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.113, datë 1.3.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026./Mxh

19:47 Operacioni i fshehtë i SHBA-së në Venezuelë/ Çfarë dihet për kapjen e Nicolas Maduro

By: Monika
3 January 2026 at 19:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, pas një operacioni të gjerë ushtarak në vendin e Amerikës së Jugut.

Sipas Trump, Maduro dhe bashkëshortja e tij janë larguar nga Venezuela me aeroplan, në një operacion të zhvilluar në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Ata akuzohen në Nju Jork për vepra penale që lidhen me drogën dhe armët.

Pretendimi vjen pas raportimeve për shpërthime në disa zona të Karakasit në orët e para të mëngjesit të së shtunës, përfshirë pranë bazave ushtarake.

Ndërkohë, qeveria e Venezuelës ka hedhur poshtë këto deklarata dhe ka kërkuar prova se Maduro është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet kanë vendosur forcat e armatosura në gatishmëri dhe kanë shpallur emergjencë kombëtare.

Ngjarja zhvillohet në një klimë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Karakasit. SHBA-të kanë akuzuar prej kohësh Maduron për përfshirje personale në kontrabandën e drogës dhe për udhëheqje të paligjshme të vendit, akuza që presidenti venezuelian i ka mohuar, duke i cilësuar si kërcënime dhe ndërhyrje amerikane.

Çfarë dihet për operacionin e kapjes së Maduros?

Sipas CBS News, partner amerikan i BBC-së, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u kap nga forcat elitare Delta të ushtrisë amerikane, njësia më e lartë kundër terrorizmit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për “Fox and Friends” se Maduro dhe bashkëshortja e tij u morën nga një banesë e fortifikuar, e përshkruar si “një lloj fortese”. Ai tha se forcat amerikane ishin të pajisura për të prerë çelikun, por nuk pati nevojë të përdorej kjo strategji. Sipas Trump, operacioni u ndoq drejtpërdrejt prej tij, pa humbje jete nga ana e forcave amerikane dhe me vetëm pak të lënduar.

Pas kapjes, Maduro dhe gruaja e tij u transportuan me anije drejt SHBA-së, në rrugë për në Nju Jork.

Raportohet se një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane ndihmoi në gjurmimin e vendndodhjes së Maduros. Operacioni ishte rezultat i muajve të tërë planifikimi dhe mbështetej në një rrjet të gjerë inteligjence. Forcat amerikane ishin të përgatitura edhe për një valë të dytë ndërhyrjeje, por ajo nuk u konsiderua e nevojshme.

Senatori republikan Mike Lee, pas një bisede me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, tha se nuk priten veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, duke theksuar se sulmet kishin për qëllim mbrojtjen e forcave që zbatonin urdhrin e arrestit.

Ndërkohë, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale, shpërthime të forta u dëgjuan në Karakas dhe re tymi u panë mbi qytet. Video që tregojnë shpërthime dhe helikopterë në fluturim kanë qarkulluar në rrjetet sociale, por ende nuk janë verifikuar. Nuk ka informacion zyrtar për viktima.

Qeveria venezueliane njoftoi gjithashtu se sulme janë raportuar edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira./mxh

19:36 Vijon trafiku i rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë/ Policia nuk duket në terren

By: Monika
3 January 2026 at 19:36

Situata e trafikut të rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë vijon.

Me orë të tëra qytetarët vijojnë të përballen me situatën e tmerrshme të trafikut përgjatë gjithë akseve kombëtare nga juglindja drejt kryeqytetit.

Gjendja e trafikut vijon të jetë po njësoj e rënduar ku mijëra qytetarë kanë mbetur të paralizuar në trafik.

Policia Rrugore vijon të jetë inekzistente në këtë aks, duke mos marrë asnjë lloj mase edhe pas denoncimeve të njëpasnjëshme në media për trafikun kilometrik në akset kombëtare nga Juglindja drejt Tiranës.

Asnjë patrullë e policisë rrugore nuk duket në terren duke lënë kështu në mëshirë të fatit qytetarët të ngecur në trafik./mxh

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

By: Monika
3 January 2026 at 19:32

Last Updated on 03/01/2026 by Monika

Kreshnik Spahiu

Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë:
• Kryetarja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, çmimin Nobel për Paqen e ndau me presidentin Trump dhe konsiderohet një nga njerëzit më të besuar të SHBA.
• Kryetari i opozitës në Shqipëri është Non Grata nga SHBA dhe kërkon t’i heqë çmimin e paqes Altin Dumanit, i dekoruar nga SHBA.
• Presidenti i Venezuelës, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, refuzonte çdo marrëveshje tregtare me SHBA dhe ishte një kërcënim ideologjik kundër Washingtonit.
• Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar çdo projekt me dhëndrin e Trump, qeverinë amerikane dhe NATO-n.

Maduro nuk drekonte as me Ivanka Trump…

Prandaj, ndryshimi në Shqipëri nuk vjen nga Trump.
Komentet që thonë se SHBA mund të sulmojë Shqipërinë vijnë nga idiotë të pashpresë, të mashtruar pikërisht nga ata që Amerika i ka në listën e zezë.

Ndryshimi në Shqipëri do të ndodhë vetëm kur vendi të ketë një kryetar opozite si Maria Corina Machado, që bota t’i japë çmimin “Nobel” jo për ndërtim kullash me leje nga “Rama-duro”, por për avokatinë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të kombit shqiptar.

Pyetja pse SHBA nuk e trajton Shqipërinë njësoj si Venezuelën buron nga një keqkuptim i thellë mbi mënyrën se si funksionon politika e jashtme amerikane. SHBA nuk vepron mbi baza morale apo emocionale, por mbi interesa strategjike, energjetike dhe gjeopolitike.

Venezuela u përball me presion maksimal sepse:
• zotëron rezervat më të mëdha të naftës në botë,
• refuzoi bashkëpunimin ekonomik me SHBA,
• ndërtoi një ideologji anti-amerikane,
• u pozicionua pranë Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Në këtë kontekst, SHBA ndërtoi dhe mbështeti një opozitë të pranueshme ndërkombëtarisht si alternativë politike.

Shqipëria, përkundrazi:
• është anëtare e NATO-s,
• nuk ka burime strategjike që sfidojnë interesat amerikane,
• ka një qeveri që bashkëpunon me SHBA dhe strukturat perëndimore,
• përfaqëson stabilitet, jo kërcënim, në Ballkan.

Prandaj, SHBA zgjedh ta menaxhojë Shqipërinë përmes diplomacisë, reformës në drejtësi dhe sanksioneve individuale, jo ta destabilizojë.

Thelbi i analizës është se ndryshimi politik nuk importohet nga Washingtoni. Ai vjen vetëm kur një vend prodhon vetë një opozitë me kredibilitet moral, kauzë reale dhe mbështetje ndërkombëtare, jo përmes figurave të diskredituara apo iluzioneve për ndërhyrje të huaj.

19:28 Franca dënon operacionin amerikan në Venezuelë: “Zgjidhjet nuk imponohen nga jashtë”

By: Monika
3 January 2026 at 19:28

Franca e ka dënuar operacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara që çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, gjatë një deklarate për mediat në Bruksel të shtunën, më 3 janar.

Sipas Barrot, ndërhyrja amerikane shkel parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme politike në Venezuelë. “Askush nuk mund të imponojë nga jashtë një zgjidhje të qëndrueshme politike. Vetëm popujt sovran vendosin për të ardhmen e tyre,” tha ministri francez.

Ai shtoi se Nicolas Maduro, duke i mohuar qytetarëve venezuelianë liritë e tyre themelore, ka cenuar dinjitetin e tyre dhe të drejtën për vetëvendosje. Franca ka punuar gjithmonë për të garantuar respektimin e sovranitetit të Venezuelës, përmes përpjekjeve të ndërmjetësimit dhe diplomacisë.

Operacioni amerikan u zhvillua gjatë natës të shtunën, sipas presidentit Donald Trump, dhe konsiderohet ndër ndërhyrjet më të drejtpërdrejta të SHBA në Amerikën Latine që nga invazioni i Panamasë në vitin 1989.

Zhvillimet e fundit pritet të krijojnë tensione të reja diplomatike në rajon dhe të nxjerrin në pah ndarjen e fortë politike mes vendeve të fuqishme ndërkombëtare./mxh

19:17 Venezuelianët festojnë për arrestimin e Nicolas Maduro-s

By: Monika
3 January 2026 at 19:17

Qytetarë venezuelianë që kaluan kufirin drejt Kolumbisë shprehën gëzim këtë të shtunë, më 3 janar, pas raportimeve se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve pranë kryeqytetit Karakas.

Në Urën Ndërkombëtare “Simón Bolívar”, forcat ushtarake kolumbiane kanë forcuar masat e sigurisë, ndërsa dhjetëra qytetarë venezuelianë kaluan kufirin drejt territorit kolumbian.

Zhvillimet e fundit kanë nxjerrë sërish në pah ndarjen e fortë politike mes qeverive të majta dhe të djathta në Amerikën Latine.

Reagimi më i ashpër ndaj ndërhyrjes ka ardhur nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro. Në një sërë postimesh në rrjetin social X, Petro dënoi atë që e quajti shkelje të sovranitetit të Venezuelës dhe të gjithë rajonit.

“Qeveria kolumbiane e refuzon agresionin kundër sovranitetit të Venezuelës dhe Amerikës Latine,” deklaroi Petro, duke bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Kolumbia është anëtare.

Presidenti kolumbian, i njohur për qëndrimet e tij të majta dhe përplasjet e shpeshta me ish-presidentin amerikan Donald Trump, paralajmëroi se situata rrezikon të destabilizojë më tej rajonin.

Zhvillimet pritet të sjellin reagime të tjera nga komuniteti ndërkombëtar në orët dhe ditët në vijim./MXH

19:09 Rubio, mesazh për botën: Mos bëni lojëra me presidentin Trump

By: Monika
3 January 2026 at 19:09

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio në konferencë e përbashkët për shtyp me Presidentin Donald Trump ka deklaruar se Nicolas Maduro nuk është presidenti legjitim i Venezuelës por thjesht dhe vetëm një i arratisur nga drejtësia amerikane.

Rubio theksoi se, Maduro pati shanset që të shmangte të gjithë situatën por i refuzoi shanset dhe sot mori mesazhin.

Rubio u shpreh se mesazhi sot për botën është që të mos bëjnë lojëra me këtë president që është në detyrë pasi nuk do ia dalin mbanë.

“Nicolas Maduro u akuzua në 2020 nga SHBA. Ai nuk është presidenti legjitimi i Venezuelës. Është një i arratisur i drejtësisë amerikane. Ka patur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për të. Maduro ka patur mundësi për ta shmangur këtë, i janë dhënë shanset por sot mori mesazhin.
Janë shumë ata që duan të bëjnë lojëra duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendin e tyre, janë persona që duan të luajnë me ne, por kemi një president që nuk bën lojëra. Kur thotë se do ta trajtojë një problem do ta bëjë. Ky është një president veprimi. Mesazhi për botën është mos bëni lojëra me këtë president që është në detyrë se nuk do t’ia dilni mbanë”, tha Rubio./mxh

18:59 Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë

By: EL
3 January 2026 at 18:59

Kur bëhet fjalë për procesorët e aplikacioneve për telefonat inteligjentë, viti 2026 është viti i ndryshimeve.

Nëse nuk ka surpriza, në rajone të caktuara Samsung Galaxy S26 dhe Galaxy S26 + do të jenë telefonat e parë inteligjentë të mundësuar nga një procesor (AP) 2nm.

Në Evropë, Korenë e Jugut, pjesën më të madhe të Azisë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, këto dy modele do të pajisen me Exynos 2600 të projektuar dhe ndërtuar nga Samsung , i cili do të prodhohet duke përdorur nyjën e procesit 2nm GAA të Samsung Foundry.

Në zona të tjera, si SHBA-ja, Kina, Kanadaja dhe Japonia, Galaxy S26 dhe Galaxy S26 + do të kenë procesorin Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5 AP.

Ky çipset do të ndërtohet nga TSMC duke përdorur nyjen e saj të procesit 3nm.

Ndërsa numri i nyjeve të procesit zvogëlohet, edhe karakteristikat e çipit zvogëlohen, duke përfshirë edhe transistorët.

Çipat me një dendësi më të lartë të transistorëve zakonisht janë më të fuqishëm dhe me efikasitet energjetik.

Kjo ndodh sepse të kesh më shumë transistorë të paketuar brenda do të thotë që një çip mund të përpunojë më shumë të dhëna në të njëjtën kohë.

Sa i përket iPhone, këtë shtator presim që Apple të lansojë iPhone 18 Pro, iPhone18 Pro Max, iPhone Air 2 dhe iPhone Fold.

Këto modele do të fuqizohen nga AP A20 ose A20 Pro të ndërtuara nga TSMC duke përdorur nyjen e saj të procesit 2nm (N2).

Apple thuhet se po paguan 6 herë më shumë për A20 Pro.

Andaj, kompania do të detyrohet ose të përballojë koston shtesë duke ulur marzhet e fitimit ose të rrisë çmimet e modeleve të reja të iPhone që do të lansojë këtë shtator.

Sigurisht, Samsung dhe Google do të duhet të përballen gjithashtu me kostot më të larta të pllakave të procesorit Exynos 2600 dhe Tensor G6, të cilat do të prodhohen duke përdorur procesin 2nm përkatësisht nga Samsung Foundry dhe TSMC. /E.T

18:49 Kush është Nicolas Maduro? Historia e presidentit të Venezuelës

By: EL
3 January 2026 at 18:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij.

Por kush është udhëheqësi autoritar i Venezuelës?

Maduro ka qenë president i Venezuelës që nga viti 2013, duke marrë pushtetin pas vdekjes së Hugo Chavez, presidentit populist të krahut të majtë dhe mentorit të Maduros.

Maduro e filloi karrierën e tij si shofer autobusi , më pas u bë udhëheqës sindikate dhe më vonë shërbeu si ministër i jashtëm dhe zëvendëspresident i Chavezit.

Por, Maduro nuk e arriti kurrë popullaritetin e Chavezit.

Ekonomia e Venezuelës u shemb nën drejtimin e tij pas viteve të keqmenaxhimit ekonomik nga Chavezi, duke përfshirë kontrollet e çmimeve që shteruan fondet e shtetit që varen nga nafta.

Kur çmimet e naftës ranë në vitet 2010 , importet e ushqimeve dhe ilaçeve u bënë të papërballueshme.

Shtypja e parave shkaktoi hiperinflacion, duke e bërë monedhën të pavlerë. Korrupsioni dhe sanksionet ndërkombëtare rritën presionin.

Maduro iu përgjigj pakënaqësisë me shtypje.

Ai ka shtypur brutalisht protestat masive të përsëritura dhe është akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të viteve 2018 dhe 2024.

Ideologjia e majtë ekstreme e “revolucionit bolivarian” të Chavezit dhe Maduros hedh poshtë kapitalizmin dhe hegjemoninë amerikane dhe e etiketon SHBA-në si një fuqi imperialiste.

SHBA- të kritikojnë represionin politik të Maduros dhe mohojnë legjitimitetin e tij pas akuzave për manipulim të zgjedhjeve në vitet 2018 dhe 2024.

SHBA-të i njohën kandidatët e opozitës si të zgjedhur legjitim për president.

Qeveritë amerikane e kanë akuzuar prej kohësh Venezuelën për dështimin në bashkëpunimin me përpjekjet kundër drogës mbi grupet kriminale vendase.

Trump ka shkuar më tej. Ai e fajësoi Maduron për emigracionin venezuelian në SHBA, e akuzoi atë për vjedhjen e naftës amerikane ndërsa vendi nacionalizoi industrinë e tij që nga viti 1976.

Ai ka pretenduar se Maduro vetë është një udhëheqës karteli. Ai e mohon këtë. /E.T

18:39 U ofruan 50 milionë dollarë për kapjen e tij/ Për çfarë akuzohet presidenti i Venezuelës?

By: EL
3 January 2026 at 18:39

Last Updated on 03/01/2026 by EL

Administrata Trump për vite me radhë e ka quajtur presidentin venezuelian Nicolas Maduro kriminel dhe është përpjekur ta ndjekë penalisht atë përmes sistemit ligjor amerikan.

Në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, Maduro u akuzua në Distriktin Jugor të New Yorkut për “narkoterrorizëm”, komplot për importimin e kokainës dhe akuza të ngjashme.

Administrata Trump ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e udhëheqësit venezuelian, shkruan CNN.

Ky shpërblim u rrit në 25 milionë dollarë në ditët e fundit të administratës Biden, në fillim të janarit 2025, dhe u rrit në 50 milionë dollarë në gusht 2025 pasi Trump mori detyrën për një mandat të dytë dhe e shpalli Cartel de los Soles si një organizatë terroriste të huaj.

Administrata ka pretenduar se Maduro është udhëheqësi i atij grupi, të cilin e përshkruan si një organizatë kriminale.

“Ky pretendim se regjimi i Maduros është një organizatë narkoterroriste nuk bazohet në biseda apo spekulime politike. Është bazuar në provat e ofruara një jurie të madhe në Qarkun Jugor të New Yorkut që ngriti një padi”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në një konferencë për shtyp muajin e kaluar.

Trump njoftoi se Maduro ishte kapur “në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së” dhe premtoi më shumë detaje më vonë gjatë ditës.

Senatori republikan amerikan Mike Lee i Utah tha se foli me Rubion dhe diplomati i lartë amerikan i tha atij “se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara”.

Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau tha se operacioni i administratës solli “një agim të ri për Venezuelën”.

“Tirani është zhdukur. Tani ai — më në fund — do të përballet me drejtësinë për krimet e tij”, tha Landau . /E.T

❌
❌