Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 March 2026Main stream

Lionel Messi është lojtari më vendimtar në botë: Ku renditen Yamal, Mbappe dhe CR7?

10 March 2026 at 23:59


Lionel Messi është shpallur lojtari më vendimtar në botë sipas raportit të fundit të CIES Football Observatory, i cili përmbledh futbollistët me më shumë kontribute në gola – qoftë duke shënuar gol apo duke dhënë asist – gjatë 365 ditëve të fundit në 67 liga të ndryshme të futbollit në mbarë botën.

Argjentinasi i Inter Miami ka regjistruar 37 gola dhe 22 asistime, duke arritur gjithsej 59 kontribute direkte në gola, dhe kështu renditet përpara futbollistëve të tjerë të njohur si Lamine Yamal, Kylian Mbappé dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo statistikë e vendos Messin si figurën më kyçe për ekipin e tij dhe në botën e futbollit global.

Në vendin e dytë renditet francezi Kylian Mbappé me 41 kontribute direkte (37 gola dhe 4 asisteime), ndërsa bashkëlojtari i tij Luis Suarez ka arritur 29 kontribute (29 gola dhe 8 asiste).

Talent i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka regjistruar 18 gola dhe 11 asistime, gjithsej 29 kontribute, duke u renditur 24 vende më poshtë se Messi.

Për faktin se është vetëm 18 vjeç, renditja e tij në Top 30 është një arritje e jashtëzakonshme dhe e admirueshme.

Krahasuar me legjendën portugeze Cristiano Ronaldo, 41-vjeçari renditet i 15-ti me gjithsej 31 kontribute (29 gola dhe 2 asiste), duke treguar se edhe në moshë të madhe ai mbetet një futbollist vendimtar.

Raporti i CIES gjithashtu përfshin një indeks që e rregullon vlerën e kontributeve sipas nivelit të konkurrencës në liga të ndryshme, dhe Messi vazhdon të kryesojë renditjen me 66.3 pikë në këtë indikator, duke e konfirmuar dominimin e tij në futbollin botëror. /Telegrafi/

Frikë për familjen: Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti ikën nga Izraeli, tani gjendet në Kroaci

10 March 2026 at 23:48


Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, është larguar nga Izraeli për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe aktualisht ndodhet në Kroaci, ku po pret zhvillimet e mëtejshme.

Futbollisti 27-vjeçar i Hamburg u huazua gjatë afatit kalimtar të dimrit te Maccabi Tel Aviv, në kërkim të më shumë minutave në fushë.

Ai u përshtat shpejt me ekipin izraelit, duke shënuar katër gola në pesë ndeshjet e para zyrtare dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Forma e mirë kishte bërë që klubi të konsideronte aktivizimin e klauzolës së blerjes prej rreth 500 mijë eurosh në fund të sezonit. Megjithatë, përshkallëzimi i konfliktit në rajon ndryshoi situatën, pasi sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë e kanë bërë qëndrimin në Izrael shumë të rrezikshëm.

I shqetësuar për sigurinë e familjes së tij, Sahiti vendosi të largohej nga vendi. Fillimisht ai udhëtoi me makinë drejt Egjiptit së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa më pas mbërriti në Kroaci përmes Qipros, raporton Bild.

Aktualisht ai po qëndron në Split, qytetin ku më parë ka luajtur për Hajduk Split, duke ndjekur nga afër zhvillimet në atë rajon dhe duke u përpjekur të ruajë formën fizike.

Ndërkohë, kampionati izraelit është pezulluar që nga 28 shkurti. Dy raunde të ligës dhe gjysmëfinalja e Kupës mes Maccabi Tel Aviv dhe Maccabi Haifa janë anuluar, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rifillojnë garat. Federata izraelite po shqyrton mundësinë që kampionati të vazhdojë pas pushimit të kombëtareve në fund të marsit.

Sahiti pritet të qëndrojë përkohësisht në Split, duke shpresuar që situata të qetësohet dhe ai t’i rikthehet sa më shpejt futbollit normal. /Telegrafi/

Hansi Flick flet për barazimin me Newcastle dhe tregon çfarë pret në ndeshjen kthyese në 'Camp Nou'

10 March 2026 at 23:38


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Newcastle në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Barcelona arriti të shmangë humbjen falë një goli të vonshëm, por tekniku gjerman e pranoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur në këtë përballje.

“Nuk kemi qenë të mirë, por kemi nxjerrë maksimumin nga ajo që kemi pasur. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë”.

“Gjëja pozitive është rezultati. Do të shohim një ndeshje tjetër në Spotify Camp Nou”, deklaroi Flick.

Megjithatë, rezultati mbetet pozitiv për Barcelonën para ndeshjes së kthimit që do të luhet në shtëpi, para tifozëve të saj.

Ndeshja e radhës për katalanasit do të jetë në kampionat, ku do të presin Sevillën në Spotify Camp Nou. /Telegrafi/

Atletico Madridi merr fitore të madh ndaj Tottenham, bën hap të madh për të kaluar tutje

10 March 2026 at 23:07


Atletico Madrid dhe Tottenham ofruan një spektakël me gola dhe tension nga minuta e parë e ndeshjes, me spanjollët që morën një fitore të madhe me rezultat 5-2.

Ndeshja nisi me dominim të madrilenëve, të cilët nuk pritën shumë për të shënuar.

Në minutën e 6-të, Marcos Llorente përfiton nga një konfuzion para portës dhe shënon me qetësi në qoshen e poshtme të majtë për 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Antoine Griezmann driblon dy-tre kundërshtarë dhe dërgon një goditje të ulët në qoshen e djathtë, duke dyfishuar avantazhin në 2-0.

Në minutën e 16, një gabim nga mbrojtja e Tottenham u shfrytëzua nga Julian Alvarez, i cili nuk e humbi qetësinë dhe shënoi për 3-0.

Më pas, në minutën e 22, Robin Le Normand realizoi një gjuajtje me kokë nga një pasim rikthim brenda zonës për 4-0.

Pedro Porro shtoi spektaklin në minutën e 26 me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që përfundoi në qoshen e majtë, duke e çuar rezultatin në 4-1, që ishte i fundit i pjesës së parë.

Me të filluar e dyta, Atletico Madridi, shënoi edhe një herë me Julian Alvarez për 5-1.

Goli i fundit erdhi nga Solanke, që shfrytëzoi një gabim tjetër mbrojtjeje për të shënuar golin e dytë të Tottenham në minutën e 76, duke e bërë rezultatin 5-2.

Në fund, madrilenët fituan dhe dërguan një mesazh të qartë, se çerekfinalja është afër. /Telegrafi/

Yamal nga pika e bardhë e shpëton Barcelonën nga humbja ndaj Newcastle

10 March 2026 at 22:56


Në një përballje dramatike në Ligën e Kampionëve, Newcastle dhe Barcelona barazuar me rezultat 1-1.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë dhe dy ekipe që kërkonin të kontrollonin mesfushën, por pa rrezik të madh deri rreth minutës së 27, kur William Osula i Newcastle provoi një gjuajtje me kokë që kaloi pak mbi traversë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Barcelonën që shpesh kishte posedimin, por Newcastle tregoi organizim dhe rezistencë.

Minuta 74 solli një moment për Newcastle, kur Joelinton shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Harvey Barnes gjithashtu pati një rast të pastër, duke goditur shtyllën e djathtë nga një pasim i saktë në kufi të zonës.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 86. Jacob Murphy dha një harkim perfekt brenda zonës, ku Harvey Barnes, duke reaguar shpejt, goditi topin drejt qoshes së poshtme të majtë për të siguruar golin e vetëm të ndeshjes, 1-0 për Newcastle.

Pas golit, gjyqtari shqyrtoi rastin me VAR dhe konfirmoi se goli ishte i rregullt.

Kur ndeshka po shkonte drejt mbylljes, zhvillohej minuta e katërtë shtesë, Dani Olmo u rrëzua në zonë, ndërsa nga pika e bardhë, Lamine Yamal ishte i saktë për 1-1.

Lamine Yamal pic.twitter.com/cwd4QxaAjq
— ‏‏Mohammed | 4K (@4KMHQ) March 10, 2026


Ndeshja përfundoi me Barcelonën që mori rezultat, dhe do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Virgil van Dijk flet pas humbjes me Galatasaray - përmend ndeshjen kthyese në Anfiled

10 March 2026 at 22:35


Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka dhënë mesazhin e tij pas humbjes 1-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e parë të zhvilluar në Stamboll të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja u vendos nga një gol në pjesën e parë, i shënuar nga Mario Lemina, pas asistimit të Victor Osimhen.

“Krijuam shumë raste, por gjithashtu humbëm shumë mundësi. Mendoj se ishim shumë pranë golit në pjesën e parë. Është shumë e rëndësishme të shfrytëzojmë këto raste dhe t’i kthejmë në gola. Luajtëm kundër një ekipi të mirë në një atmosferë me shumë presion”, deklaroi Van Dijk për UEFA.com.


Holandezi shtoi se ndeshja e kthimit, e cila zhvillohet në Anfield, ofron avantazhin kryesor për Liverpoolin.

“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo padyshim është një avantazh. Të gjitha janë në duart tona kur luajmë në shtëpi. Do të japim gjithçka për të kaluar në raundin tjetër”, deklaroi kapiteni.

Liverpool ka humbur tashmë dy herë ndaj Galatasaray këtë sezon, por të dyja ato ndeshje u zhvilluan në Stamboll, dhe ekipi turk tregon më pak forcë jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

Kinsky shpërthen në lot: Portieri i Tottenhamit zëvendësohet pas 15 minutash horror ku mori tre gola nga Atletico Madridi

10 March 2026 at 22:05


Ndeshja e parë e mes Atletico Madrid dhe Tottenham në "Riyadh Air Metropolitano" u kthye në një makth brenda 15 minutave të para.

Antonin Kinsky, i cili mori një debutim të rrallë në portë përpara Guglielmo Vicario, por që kaloi një debutim katastrofik dhe përfundoi me zëvendësimin e tij në lot, pas tre golave të pësuar në kohë rekord.

Mbrëmja e portierit çek u rrëzua. Së pari, ai rrëshqiti gjatë një goditjeje, duke dhuruar topin te Atletico Madrid, me vendasit që shfrytëzuan këtë për të arritur tek Marcos Llorente, i cili gjuajti poshtë drejt këndit të portës nga kufiri i zonës.

Pak minuta më vonë, Djed Spence humbi një duel ajror me Llorenten, duke lejuar topin të kthehej te Micky van de Ven – kapiteni i Spurs humbi totalisht ekuilibrin, dhe kjo i dha mundësinë Antoine Griezmannit të shënonte.

Goli i tretë erdhi kur Kinsky gaboi një pasim të thjeshtë mbrapa, duke lënë Julian Alvarez me portën bosh dhe mundësi të thjeshtë për të kaluar topin brenda rrjetës.

Trajneri Igor Tudor kishte parë mjaftueshëm dhe vendosi ta zëvendësonte Kinsky me Vicario. Portieri i ri u drejtua menjëherë drejt tunelit, ndërsa Kinsky u largua nga fusha dukshëm i tronditur dhe në lot. /Telegrafi/

Yesterday — 10 March 2026Main stream

Galatasaray fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit

10 March 2026 at 20:42


Galatasaray ka nisur me fitore sfidën e parë në 1/8 e Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 1-0 në një mbrëmje të mbushur me emocione në RAMS Park.

Me të filluar ndeshja, Florian Wirtz, pas një gabimi në mbrojtjen e Galatasaraym ka mundur të shënojë, por ai gjuajti jashtë në portën e zbrazët.

Goli vendimtar erdhi që në minutën e 7-të, kur nga një këndore, Victor Osimhen u ngrit lart dhe pasoi topin drejt zonës, ku Mario Lemina e devijoi me kokë në rrjetën e Liverpoolit, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Mario Lemina'nın golü saha içi çekimi
pic.twitter.com/xN3B7JAkay
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) March 10, 2026


Pjesa e parë edhe pse me raste të mira, nuk soli gola të tjerë.

Liverpooli reagoi në minutën e 72-të, ku Virgil van Dijk shënoi një gol, por gëzimi i skuadrës u ndal nga vendimi i VAR-it për prekje me dorë, që anuloi golin.

UEFA Şampiyonlar Ligi Son 16 Turu ilk maçında galibiyet bizim! 🙌

Maç sonucu: Galatasaray 1-0 Liverpool 👏#GSvLIV #UCL pic.twitter.com/YJr6Dadxnc
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) March 10, 2026


Galatasaray arriti të mbante portën e paprekur dhe të siguronte një fitore të çmuar në shtëpi, duke marrë avantazhin për ndeshjen kthim. /Telegrafi/


Osimhen shpërthen në lot nga koreografia e tifozëve turq, ai ua shpërblen me asistim për golin e epërsisë ndaj Liverpoolit

10 March 2026 at 19:20


Ylli i Galatasaray, Victor Osimhen, nuk arriti t’i mbajë lotët para fillimit të ndeshjes së madhe ndaj Liverpool në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Para nisjes së takimit në stadiumin RAMS Park, tifozët e skuadrës turke kishin përgatitur një koreografi të veçantë për sulmuesin nigerian, i cili është një nga figurat më të dashura për publikun verdhekuq.

Në tribunë u shfaq një banderolë e madhe me mesazhin: “Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”, ndërsa imazhi i Osimhen me fëmijët e tij dhe nënën më lartë që ia ka ndërruar jetë, dominonte koreografinë.


🇳🇬Galatasaray fans tifo for Victor Osimhen, Pure love ❤️ pic.twitter.com/kVJc2Vrpuh
— MatchDay Central (@MatchDCentral) March 10, 2026


Momenti emocionues preku thellë sulmuesin, i cili u pa duke fshirë lotët. Menjëherë pas kësaj, Osimhen iu afrua tribunës ku ishte shpalosur koreografia dhe i përshëndeti tifozët me duartrokitje, duke falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Emocioni i tij u shndërrua shpejt edhe në ndikim në fushë. Sulmuesi nigerian asistoi për Mario Lemina, i cili shënoi golin që kaloi në epërsi Galatasarayn ndaj Liverpoolit në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Galatasaray is leading 1:0 with Osimhen scoring from an assist.pic.twitter.com/geWzLmwvne
— Onye Chelsea 💙 (@TapaCFC) March 10, 2026


Atmosfera në RAMS Park ishte elektrizuese, ndërsa tifozët turq krijuan një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ .

“Makina e kuqe” – Si u shndërrua Liverpooli në një gjigant financiar, lëvizjet që ndryshuan historinë e klubit

10 March 2026 at 19:03


Liverpooli ka habitur Evropën këtë verë me një ofensivë të rrallë në afatin kalimtar, duke shpenzuar mbi rreth 500 milionë euro për përforcime të reja.

Emra të mëdhenj si Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong janë transferuar në Liverpool FC, duke e bërë këtë një nga afatet kalimtare më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Ky nivel investimi është i pazakontë edhe për standardet e Ligës Premier, sidomos për një klub që për vite me radhë ka ndjekur një politikë më të kujdesshme financiare nën pronësinë e Fenway Sports Group.

Nga kriza në një projekt model

Historia e këtij transformimi nis në vitin 2010, kur Fenway Sports Group e bleu klubin për afro 350 milionë euro dhe filloi një proces të thellë ristrukturimi financiar dhe sportiv.

Vendimi më i rëndësishëm ishte emërimi i trajnerit gjerman Jurgen Klopp, i cili ndryshoi identitetin e skuadrës me futbollin intensiv dhe filozofinë e tij të njohur të pressing.

Një moment kyç në projekt ishte shitja e Philippe Coutinho te Barcelona për rreth 165 milionë euro në vitin 2018. Këto para u investuan në dy transferime që ndryshuan fatin e klubit: Virgil van Dijk dhe Alisson Becker.

Me këtë bërthamë dhe me sulmin e përbërë nga Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019 dhe një vit më pas titullin e shumëpritur në Ligën Premier pas 30 vitesh.

Fuqia financiare e klubit

Sipas raportit financiar të UEFA, Liverpooli gjeneron rreth 830 milionë euro të ardhura, duke u renditur ndër klubet më të pasura në botë.

Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga partneritetet komerciale me kompani globale si Standard Chartered, Expedia, AXA dhe Japan Airlines. Vetëm marrëveshja me Standard Chartered i sjell klubit rreth 58 milionë euro.

Një rol të rëndësishëm ka edhe zgjerimi i stadiumit Anfield, i cili tashmë ka mbi 61 mijë vende dhe ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga biletat dhe aktivitetet e tjera.

Në vitin 2025, Liverpooli ndryshoi edhe furnizuesin e fanellave, duke rikthyer bashkëpunimin me Adidas. Marrëveshja e re i garanton klubit mbi 70 milionë euro, plus përqindje nga shitja e produkteve.

Si shpenzon Liverpool pa shkelur rregullat financiare

Edhe pse shpenzimet në blerje kalojnë 500 milionë euro, Liverpooli arrin të respektojë rregullat financiare të Ligës Premier falë një mekanizmi të njohur si amortizimi i transferimeve.

Për shembull, transferimi i Florian Wirtz për rreth 120 milionë euro shpërndahet në pesë vite kontratë, që në bilanc rezulton vetëm rreth 24 milionë euro në vit.

Gjithashtu klubi përfiton shumë nga shitja e lojtarëve të akademisë, pasi këto transferime regjistrohen si fitim i plotë financiar.

Ndikimi në qytetin e Liverpoolit

Rritja e klubit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë e qytetit. Turizmi sportiv në rajonin e Liverpoolit vlerësohet mbi 7 miliardë euro dhe mbështet dhjetëra mijëra vende pune.

Stadiumi Anfield përdoret gjithashtu për koncerte të artistëve të mëdhenj si Taylor Swift dhe P!nk, duke sjellë miliona euro të ardhura për ekonominë lokale.

Problemet në fushë

Megjithatë, investimi i madh nuk ka garantuar menjëherë sukses sportiv. Nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, Liverpooli ka pasur vështirësi në sezonin 2025/26.

Dëmtimet, forma e dobët e disa lojtarëve dhe rënia e performancës së Mohamed Salah kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës, duke vënë në dyshim projektin e ri sportiv.

Në prapaskenë madje përmendet edhe emri i ish-mesfushorit legjendar të klubit, Xabi Alonso, si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin në të ardhmen.

Por, Liverpooli është sot një nga klubet më të fuqishme financiarisht në futbollin botëror. Falë strategjisë së Fenway Sports Group dhe epokës së suksesshme të Jurgen Klopp, klubi u shndërrua në një markë globale. /Telegrafi/

Real Madridi kërkon me dëshpërim një trajner të ri - Perezit ka një kandidat të ri të preferuar

9 March 2026 at 23:53


Real Madrid po shqyrton seriozisht ndryshime në stafin teknik për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur kërkimin për një trajner të ri. Sipas ESPN, në listën e kandidatëve është përfshirë edhe Mauricio Pochettino.

Klubi madrilen e emëroi Alvaro Arbeloa në krye të skuadrës më 12 janar, pasi zëvendësoi Xabi Alonso. Megjithatë, kontrata e tij nuk u bë publike dhe brenda klubit ai nuk shihet si një zgjidhje afatgjatë.

Edhe pse Arbeloa vlerësohet për punën e tij me ekipet e të rinjve, rezultatet e para me ekipin e parë nuk kanë sjellë ndryshimin e pritur. Sipas burimeve, vetëm një sukses i madh, si fitimi i Ligës së Kampionëve, mund ta mbajë atë në këtë post.

Raportohet se presidenti i klubit, Florentino Pérez, e vlerëson shumë Pochettinon dhe e konsideron atë një kandidat serioz për të udhëhequr projektin e ri sportiv.

Argjentinasi aktualisht drejton SHBA-të dhe kontrata e tij është e vlefshme deri pas Kupës së Botës.

Pochettino ka përvojë të madhe në nivelet më të larta të futbollit, pasi ka drejtuar klube si Tottenham, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Me PSG-në ai fitoi kampionatin, kupën dhe Superkupën e Francës, ndërsa më parë e çoi Tottenhamin në finalen e Ligës së kampionëve në vitin 2019. Një tjetër faktor që mund ta favorizojë është fakti se ai ka punuar më parë me Kylian Mbappé gjatë kohës së tij në Paris.

Ndërkohë, për stolin e Real Madridit janë përmendur edhe emra të tjerë të njohur si Jürgen Klopp, Unai Emery dhe Massimiliano Allegri.

Një tjetër opsion i përfolur është edhe rikthimi i Zinedine Zidane, megjithëse raportimet sugjerojnë se ai mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Kupës së Botës. /Telegrafi/

Australia u jep azil pesë futbollisteve iraniane pas reagimit të Donald Trump

9 March 2026 at 23:25


Australia u ka dhënë azil pesë anëtareve të kombëtares së femrave të Iranit, të cilat ndodheshin në vend për të marrë pjesë në AFC Women's Asian Cup 2026.

Sipas mediave ndërkombëtare, futbollistet u larguan nga hoteli i tyre në Gold Coast në orët e para të mëngjesit të së martës dhe u dërguan në një vend të sigurt nga policia federale australiane.

Aty ato u takuan me ministrin e Brendshëm të Australisë, Tony Burke, ku u finalizua procesi për vizat humanitare.

Kombëtarja iraniane kishte mbërritur në Australi muajin e kaluar për turneun kontinental, para se të shpërthente lufta në Iran. Pas eliminimit nga gara gjatë fundjavës, lojtaret përballeshin me mundësinë e kthimit në një vend të përfshirë nga bombardimet dhe tensionet e luftës.

Situata mori vëmendje ndërkombëtare edhe pas reagimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ai kritikoi publikisht autoritetet australiane në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se do të ishte “një gabim i madh humanitar” nëse lojtaret do të detyroheshin të ktheheshin në Iran.

Trump madje deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i pranonte ato nëse Australia nuk do ta bënte këtë.

Më vonë, ai përgëzoi kryeministrin australian Anthony Albanese, duke thënë se disa prej lojtareve tashmë janë marrë nën mbrojtje dhe të tjerat mund të ndjekin të njëjtin proces.

Ndërkohë, trajnerja e Iranit, Marziyeh Jafari, kishte deklaruar më herët se disa lojtare dëshironin të ktheheshin në vendin e tyre sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa të tjera shqetësoheshin për sigurinë e familjarëve të tyre.

Gjatë turneut, lojtaret iraniane kanë shmangur komentet për situatën politike në vend.

Megjithatë, një moment i veçantë ndodhi para ndeshjes së parë kundër Koresë së Jugut, kur skuadra qëndroi në heshtje gjatë himnit kombëtar – një veprim që u interpretua nga disa si shenjë proteste, ndërsa nga të tjerë si një gjest zie për situatën në vend. /Telegrafi/

Shpërtheu me gola në Kosovë, talenti Erjon Gashi vazhdon karrierën në Kroaci

9 March 2026 at 23:00


Sulmuesi i ri, Erjon Gashi, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke u transferuar te NK Kamen Ivanbegovina.

Futbollisti i talentuar, i lindur më 23 nëntor 2007, kalon nga Vëllaznimi, ku u dallua me paraqitje shumë të mira në kategoritë e të rinjve, duke bërë hap edhe tek ekipi i parë.

Gashi konsiderohet një nga sulmuesit më premtues të brezit të tij në Kosovë. Ai pati statistika mbresëlënëse në ekipet e reja të Vëllaznimit, duke shënuar 25 gola në 16 ndeshje me U17, ndërsa me ekipin U19 realizoi 18 gola në 23 paraqitje, duke u vendosur ndër golashënuesit më efikas të kategorive të reja.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe jashtë Kosovës. Sulmuesi i ri ka qenë më parë në provë te gjiganti kroat HNK Hajduk Split, një sinjal i qartë i potencialit që ai posedon.

Kalimi te Kamen shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, pasi ai pritet të marrë më shumë minuta në futbollin e të rriturve.

Kjo do t’i mundësojë stafit të trajnerëve të Hajdukut ta ndjekë nga afër progresin e tij dhe të vlerësojë mundësinë e një hapi të ardhshëm drejt niveleve më të larta. /Telegrafi/

Bashkimi fiton dramën pas vazhdimeve me Rahovecin

9 March 2026 at 22:05


Bashkimi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe dramatike ndaj Rahoveci 029 në palestrën 'Mizair Isma', pas vazhdimeve prej pesë minutash.

Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superliga e Kosovës në basketboll përfundoi me rezultat 93:88 në favor të Bashkimit.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 84:84, duke bërë që fituesi të përcaktohej vetëm pas vazhdimeve.


Dueli ishte shumë i luftuar deri në sekondat e fundit. Rahoveci 029 kaloi në epërsi 81:79 pak më shumë se një minutë para fundit, ndërsa më pas Bashkimi përmbysi rezultatin në 82:81.

Kur kishin mbetur edhe 24 sekonda, mysafirët ngritën epërsinë në 84:81, por Jvon McCormick realizoi një trepikësh të rëndësishëm 14 sekonda para fundit për ta çuar takimin në vazhdime.


Në pesë minutat shtesë, Bashkimi u tregua më i saktë dhe më i qetë, duke siguruar kështu fitoren e 16-të të sezonit, ndërsa numëron edhe shtatë humbje. Në anën tjetër, Rahoveci 029 regjistroi humbjen e 16-të në kampionat.

Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri me 14 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime, si dhe Jalen Riley, i cili realizoi 26 pikë. Ndërsa te Rahoveci 029 më efikasi ishte Kentrell Pullian, me 21 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. /Telegrafi/


Bersant Celina, vazhdon formën e mirë në Kupën e Suedisë – shënon golin e dytë

9 March 2026 at 21:58


Bersant Celina ka shënuar golin e dytë në këtë edicion të Kupës së Suedisë, duke treguar formë të mirë në këtë fillim sezoni në këtë vend.

Celina shënoi golin e tretë në fitoren 4-0 të AIK-ut ndaj Hackenit.

Ai realizoi golin për 3-0 në minutën e 89-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën për Kupë të Suedisë.

Ett målfyrverkeri i den andra halvleken ger AIK gruppsegern och avancemang till slutspel!

Målskyttar: Zadok Yohanna (2), Bersant Celina och Erik Flataker.

Motstånd i helgens kvartsfinal lottas fram senare under kvällen – håll utkik i våra sociala kanaler för mer information. pic.twitter.com/Im7xpdBM79
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) March 9, 2026


Celina kishte shënuar edhe në ndeshjen ndaj Oddevold, në fitoren 3-0.

Mesfushori sulmues ka kohë që shpreson në një ftesë të Franco Fodas, por ai nuk është preferuar në eliminatoret për Kupën e Botës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

“Vardari po favorizohet, do të bëjmë ankesë deri në UEFA” – Shkëndija e ashpër me parregullsitë në kampionatin maqedonas

9 March 2026 at 21:17


Shkëndija e Tetovës ka dalë me reagim të hënën mbrëma pas ndeshjeve të xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija barazoi 1-1 me Brera Strumicën, ndërsa Vardari fitoi nga Sileksi 1-0. Shkëdija e Vardari janë në garë për titull të kampionit.

Kuqezinjtë e Tetovës në komunikatë shkruajnë se Vardari po favorizohet në garën për titull të kampionit, duke i cekur edhe vendimet skandaloze të gjyqtarëve që kanë favorizuar Vardarin.

“Vendimet skandaloze të arbitrave, të cilat në mënyrë të përsëritur kanë favorizuar KF Vardar, po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim të rrezikshëm për mënyrën se si po administrohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ai që duhet të quhet ‘kampionati elitar’”, shkruan në fillim të reagimit.

Vardari është lider me 55 pikë, kurse Shkëndija në vendin e dytë me 52 pikë. Struga zë vendin e tretë me 47 pikë.

“Nëse kjo qasje e pabarabartë ndaj garës vazhdon, me referime skandaloze ne do të jemi të detyruar të vëmë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e investimeve tona në këtë ambient. Njëkohësisht, për gjithë ngjarjet, rrjedhën dhe zhvillimet e kampionatit tonë do të informojmë institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA-në. Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë. Shkëndija nuk kërkon asgjë më shumë se kaq!”, shkruan në fund të reagimit.


Shkëndija sezonin e shkuar doli kampion, ndërsa shkoi deri në play-off të Ligës së Konferencës, një arritje e jashtëzakonshme, që askush më parë nuk e ka arritur në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Mësohen çiftet çerekfinale të FA Cup: Manchester City – Liverpool, kryendeshja e këtij rrethi

9 March 2026 at 20:24


Edicioni 2025/26 i FA Cup ka dhuruar tashmë shumë emocione dhe surpriza, dhe duket se faza e çerekfinaleve do të sjellë edhe momente të paharrueshme.

Në raundin e tretë, Crystal Palace u eliminua nga Macclesfield, një skuadër jashtë ligave të larta, duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e këtij turneu.

Në raundin e katërt pati shumë drama, ku mungesa e VAR-i solli gabime në favor të Aston Villas, por Newcastle United arriti të rikuperojë dhe të fitojë 3-1.

Në raundin e pestë, Sunderland humbi 1-0 ndaj Port Vale, pavarësisht se klubi nga Liga Premier ndodhet 57 pozicione më lart në piramidën e futbollit anglez.

Derbi padyshim, është përballja mes Manchester City dhe Liverpool, ndërsa Arsenal do të përballet me Southampton.

Chelsea e ka më lehtë me Port Valen, ndërsa West Ham dhe Brentford, ku fituesi do të ndeshet me Leeds United.

Tani, tetë skuadrat e mbetura do të zhvillojnë çerekfinalet gjatë fundjavës së 4 dhe 5 prillit 2026.

Ndeshjet çerekfinale

Southampton – Arsenal

Chelsea – Port Vale

Manchester City – Liverpool

West Ham/Brentford – Leeds United

/Telegrafi/

Gati dy javë deri te ndeshja historike – si qëndrojnë lojtarët e Kosovës para sfidës me Sllovakinë

9 March 2026 at 20:02


Rreth pesë muaj më parë, përzgjedhësi i Franco Foda kishte publikuar listën e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ndërsa tani kanë mbetur më pak se tri javë para sfidës historike ndaj Sllovakisë.

Ajo periudhë rezultoi shumë pozitive për Kosovën, pasi “Dardanët” arritën një fitore të rëndësishme ndaj Sllovenisë (2-0) si mysafir, duke siguruar pjesëmarrjen në play-off për Kupën e Botës 2026, ndërsa më pas barazuan me Zvicrën (1-1) në “Fadil Vokrri”.

Foda në atë kohë kishte ftuar 26 lojtarë, duke i lënë dy apo tre në tribunë në këto ndeshje.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe Kosova po përgatitet për një tjetër sfidë të madhe. Më 26 mars, Kosova do të përballet si mysafire me Sllovakinë, në gjysmëfinalen e play-off-it për Kampionatin Botëror, shkruan Telegrafi.

Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, vëmendja rikthehet te lista e lojtarëve që ishin pjesë e grumbullimit të fundit të rëndësishëm. Gjatë këtyre muajve, shumë gjëra kanë ndryshuar për futbollistët e Kosovës: disa prej tyre po kalojnë një formë të shkëlqyer në klubet e tyre duke shënuar gola dhe duke luajtur rregullisht, të tjerë janë përballur me lëndime apo kanë humbur minutat në skuadrat përkatëse.

Kjo analizë hedh një vështrim mbi gjendjen aktuale të secilit prej lojtarëve të ftuar atëherë nga Franco Foda – kush është në formë të mirë, kush po shkëlqen me gola e asistime, kush po përballet me probleme fizike dhe cilët futbollistë kanë më pak hapësirë në ekipet e tyre.

Me lëndimet e Amir Rrahmanit dhe Ilir Krasniqit, ka gjasa që Muharrem Jashari dhe Florent Hadërgjonaj të kthehen, pas mungesës në ndeshjet e fundit.

Në këtë mënyrë mund të kuptohet më qartë se në çfarë gjendjeje e pret Kosova sfidën e rëndësishme ndaj Sllovakisë dhe cilët lojtarë mund të ftohen në këtë moment historik.

Arijanet Muric
Portieri i parë i Kosovës ka luajtur të gjitha ndeshjet nga muaji janar, ku ka koleksionuar edhe paraqitje të jashtëzakonshme.
Edhe pse luan te Sassuolo, ai shpesh di të dalë lojtar i ndeshjes, siç ishte ajo e fundit ndaj Atalantës, ku skuadra e tij fitoi 2-1 dhe Aro mori notën 9.5 si lojtar i ndeshjes.

Amir Saipi
Një tjetër portier në formë i Kosovës, ku Saipi me Luganon ka qenë në nivel shumë të lartë të detyrës, duke pritur madje edhe penallti. Ai nuk e ka ruajtur portën vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Luzern, ku Lugano pësoi humbje me rezultat 3-1, ndërsa në nëntë të tjera të këtij viti po.
Saipi luajti shkëlqyeshëm ndaj Winterthur, Luzern, Lausanne dhe Sion.

Visar Bekaj
Pas disa muajsh pa ekip, Visar Bekaj është kthyer te Tirana për të ndihmuar drejt objektivit të mbijetesës. Portieri i tretë i Kosovës ka mbrojtur portën në shtatë ndeshje, ku ka pranuar gola, por duke mos harruar se kjo është një nga skuadrat e Tiranës më të dobëta në vitet e fundit.
Ai ka luajtur shtatë ndeshje radhazi dhe pas largimit nga Hatayspor po kërkon të gjejë formën.

Faton Maloku
Portieri i dritës dhe më i miri i kampionatit tonë, pas një ecurie fantastike në Ligën e Konferencës është kthyer në kampionat, duke i dhënë Dritës qetësi dhe porta të paprekura.
Ai e ka ndihmuar Dritën që të marrë pozitën e parë, me disa pritje fantastike.

Amir Rrahmani (i lënduar)
Kapiteni i Kosovës pësoi dëmtim në ndeshjen e 15 shkurtit ndaj Romës në barazimin 2-2, dhe që atëherë është jashtë fushës për një dëmtim muskulor.
Ai pritet të mungojë edhe disa javë për të qenë gati. Me shumë mundësi ai nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Mërgim Vojvoda
Fantastic me Comon, duke vazhduar të performojë në nivele të larta dhe madje edhe në disa pozita. Asistime dhe gola, Vojvoda po zhvillon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë, duke ndihmuar skuadrën e tij të luftojë për zonën e Ligës së Kampioneve.
Vojvoda ka shënuar ndaj Juventusit, ndërsa edhe ndaj gjigantëve të tjerë si Interi dhe Milan ka bërë paraqitje fantastike. Ai luan në të gjitha ndeshjet e Comos.

Lumbardh Dellova
Lider i CSKA Sofjes, që këtë vit është kthyer në garë për pozitat e para. Ai luan në çdo ndeshje dhe shpesh është prej më të mirëve.
Mëkat që një lojtar si Lumbardh Dellova nuk luan në një kampionat më të fortë.
Ai ka edhe një gol në dhjetë ndeshjet e zhvilluara këtë vit nga janari.

Fidan Aliti
Një lojtar startues i klubit turk Alanyaspor. Ai luan në çdo ndeshje dhe shpesh ka paraqitje shumë të mira në nivel të lartë.
32-vjeçari ka dhjetë paraqitje në muajt e fundit nga viti i ri e këndej. Ai sa herë ka dal në fushë në këto eliminatore, ka treguar paraqitje shumë të mira për dardanët.

Ilir Krasniqi (i lënduar)
Pasi bëri transferimin te Polissya nga Kolos, ai u gjend mjaft mirë në klubin e ri. Në ndeshjen e fundit ndaj Dinamo Kiev ai luajti 25 minuta.
Ndërsa në një ndeshje testuese sot, ai ka pësuar një dëmtim, ku sipas klubit ukrainas ka gjasa që ka lënduar ligament.
Ai së bashku me Emerllahun ishin gjetur mirë te klubi që po lufton për pozitat e para në kampionatin ukrainas.

Albian Hajdari
Mbrojtësi i qendrës më në formë i Kosovës. Hajdari po shkëlqen me Hoffenheim, duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm i klubit gjerman.
Ai në janar ka luajtur 9 ndeshje, ku ka edhe një asistim, duke u konfirmuar si i jashtëzakonshëm.
22-vjeçari ka bërë paraqitje fantastike ndaj Bayer Leverkusen, Werder, Union Berlin dhe Köln.

telegrafi.com

Kreshnik Hajrizi
Një tjetër lojtar që nuk i mungojnë ndeshjet, te Sioni është një lider i vërtetë dhe shpesh edhe lojtar i ndeshjes.
Ai në janar ka munguar vetëm në një ndeshje shkaku i kartonëve.
Hajrizi është shpallur lojtar i ndeshjes ndaj Luzern dhe Sion në këto dy muaj, duke konfirmuar formën e mirë për 26-vjeçarin.

telegrafi.com

Dion Gallapeni
Gallapeni ka kryer një transferim në këtë afat kalimtar, duke lënë Widzëe Lodz për të kaluar te Wisla Płock.
Ai ka debutuar javën që shkoi me këtë klub duke zhvilluar 57 minuta. Gallapeni, 22 vjeç, është parë nga Foda si i pazëvendësueshëm në krahun e majtë.
Ai mund të marrë ndeshje në këtë muaj para përballjeve që të kthejë formën e tij.

telegrafi.com

Leard Sadriu
Tjetër lojtar që po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin rumun me klubin FC Argeș.
Ai është i pazëvendësueshëm, duke luajtur në nëntë nga dhjetë ndeshje, kur në atë që ka munguar, ka ndodhur shkaku i kartonëve.
Sadriu shihet si lojtar që mund të luajë në qendër dhe në krahun e majtë.

Ron Raçi
Një tjetër lojtar që ka pasur rritje të madhe në muajt e fundit, duke u bërë titullar i padiskutuar i Hajduk Split.
Qendërmbrojtësi ka luajtur nga 90 minuta në gjashtë ndeshjet e fundit për gjigantin kroat.
Paraqitjen më të mirë e kishte ndaj Rijeka-s ku u cilësua si lojtar i ndeshjes.

Valon Berisha
Gjatë këtij afati kalimtar ai kaloi nga LASK te Zurich, ku është aktivizuar në pesë ndeshjet e fundit.
Ai ka luajtur dy si titular, ndërsa në tri tjera është futur nga banka.
Berisha po merr minuta për të qenë gati për ndeshjet e marsit, duke qenë se përvoja e tij mbetet e rëndësishme për Kosovën.

telegrafi.com

Elvis Rexhbecaj
Mesfushori shumë i rëndësishëm i Kosovës, tashmë është emër në Bundesliga, ku çdo javë ai luan.
Në muajt e fundit ai dhe Augsburgu kanë pasur rritje të formës, me mesfushorin që ka gjetur edhe rrjetën në dy raste.
Hasiani është një emër i besuar për Franco Fodan dhe pritet të jetë në listë.

telegrafi.com

Leon Avdullahu
Tjetër lojtar fantastik, mesfushori që po shkëlqen në Bundesligën e Gjermanisë, duke luajtur në çdo ndeshje.
Ai nga janari ka zhvilluar dhjetë paraqitje, ku spikasin takimet me Bayern Leverkusen, Werder Bremen, Freiburg dhe Heidenheim.
Me Hoffenheim ai po shkëlqen dhe së bashku po sfidojnë një vend për Ligën e Kampionëve. Ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Franco Fodan.

Veldin Hoxha
Ka luajtur në të dyja ndeshjet për Rubinin si startues, duke treguar formë të mirë.
Deri te ndeshjet me Sllovakinë pritet të ketë edhe përballje tjera që të jetë gati.

Lindon Emerllahu
Pas transferimit nga Cluj te Polissya, Emerllahu është gjendur shumë mirë te klubi ukrainas ku ka zënë menjëherë vend në formacion.
Ai i ka luajtur tri ndeshjet e para të stinorit pranveror si startues, ku ka shënuar edhe një gol.
Emerllahu po tregon që mund të luajë në nivele të larta, pasi klubi ukrainas lufton për titullin këtë vit.

telegrafi.com

Meriton Korenica
Ka treguar formë të lartë nga janari, me Meriton Korenicën që nuk ka munguar në asnjë nga dhjetë ndeshjet e Cluj këtë vit.
Madje ai ka arritur të shënojë pesë gola, në një nga sezonet më të mira në karrierën e tij.
Në përballjen ndaj Petrolul ai u shpall lojtar i ndeshjes, me një paraqitje brilante.

Ermal Krasniqi
Sulmuesi i krahut po luan te Legia këtë sezon, ku ka arritur të gjejë vetën, ndërsa ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit te gjiganti polak.
Ai ka dy asistime, ndërsa ndaj Arka Gdynia u shpall lojtar i ndeshjes.
Krasniqi është lojtar i rëndësishëm në skemat e Franco Fodës, ku luan në të gjithë krahun shumë shpesh.

Baton Zabërgja
Po arrin të gjejë formën e tij në kampionatin ukrainas, me golat e tij, duke u kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm.
Në dy muajt e fundit ka arritur të shënojë katër gola për klubin.
Zabërgja po vlerësohet shumë nga Franco Foda për shpejtësinë e tij.

Edon Zhegrova
Lojtari i Kosovës që luan te Juventusi, ka më pak minuta se sa lojtarët e tjerë.
Ai në dhjetë ndeshjet e fundit ka luajtur në pesë prej tyre, të gjitha duke u futur në pjesën e dytë.
Por në këto ndeshje ka treguar paraqitje të mira, duke i dhënë Juventusit opsione numerike në sulm me driblet e tij.

telegrafi.com

Milot Rashica
Sulmuesi 29-vjeçar pjesë e Besiktas, prej ardhjes së Sergen Yalçin në krye të skuadrës bardhezi, shpesh është edhe në bankë.
Në dhjetë ndeshjet e fundit ka luajtur në tetë prej tyre, prej të cilave pesë si statujë.
Ai ka dy asistime, ndërsa mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të Franco Fodës.

telegrafi.com

Florent Muslija
Po kalon një formë shumë të mirë këtë vit. Ka luajtur tetë ndeshje nga tetë të këtij viti, duke qenë lojtar shumë i rëndësishëm te Fortuna Düsseldorf.
Ka tre asistime dhe një gol deri më tani, me ekipin që po ka rezultate pozitive.
Ndeshjet ndaj Nürnberg, Bochum dhe Arminia ishin pa dyshim paraqitjet më të mira ku u shpall edhe lojtar i ndeshjes.

telegrafi.com

Fisnik Asllani
Ylli në rritje, lojtari që ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian, edhe këtë muaj ka vazhduar me paraqitje fantastike.
Asllani ka vazhduar me gola dhe asistime. Ka dy gola dhe tri asistime në dhjetë përballjet e fundit, ku ka luajtur në nëntë prej tyre.
Ai është startues i rregullt, ndërsa ndaj Heidenheim ishte një gol dhe një asistim, prej më të mirëve në fushë.

telegrafi.com

Vedat Muriqi
Ylli i La Ligës, një lojtar që po lufton me Kylian Mbappé për Pichichi-n, vazhdon të shënojë rregullisht.
Në dhjetë ndeshjet e fundit, Muriqi ka luajtur në të gjitha, madje ka shënuar nëntë gola, një ecuri fantastike.
Në përballjen e fundit ndaj Osasunës, ishte lojtar i ndeshjes, me dy gola, sikurse edhe ndaj Athletic Bilbaos me het-trik dhe ndaj Sevillas.

telegrafi.com

Albion Rrahmani
Pas një nisjeje të mirë të stinorit, Rrahmani ka pasur paksa rënie në muajt e fundit me fanellën e Sparta Pragës, por golat nuk kanë munguar.
Në tetë ndeshjet e fundit ka marrë minuta, në shumicën e rasteve si statujë.
Ai ka dy gola dhe dy asistime në këto tetë përballje të fundit.

/Telegrafi/

Sigal Prishtina ndërprenë pjesëmarrjen në Ligën ENBL, fokusohet te garat vendore

9 March 2026 at 18:41


Sigal Prishtina njofton se është e detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen në Ligën ENBL për sezonin aktual.

Vendimi vjen për shkak të obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ligës, të trashëguara nga kryesia e kaluar e klubit.

Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve aktualë për të gjetur zgjidhje dhe për të vazhduar rrugëtimin në këtë garë, borxhet e mëparshme kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen e klubit në këtë moment, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh edhe situatën sportive dhe rezultatet e fundit të ekipit, klubi ka vendosur që përkohësisht të përqendrohet te garat vendore dhe te stabilizimi i skuadrës.


KB Sigal Prishtina thekson se mbetet e përkushtuar për rikthimin e stabilitetit në klub dhe për arritjen e rezultateve që i përkasin historisë dhe traditës së tij.

Në përfundim, klubi falënderon drejtuesit dhe zyrtarët e Ligës ENBL për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar. /Telegrafi/

Arrestohet tifozi që goditi gjyqtarin në duelin Liria – Vushtrria, më pas lirohet në procedurë të rregullt

9 March 2026 at 18:35


Derbi i madh mes Lirisë dhe Vushtrrisë përfundoi me fitoren 0-1 të mysafirëve, por shënoi edhe disa tensione dhe incidente.

Një tifoz i Lirisë goditi gjyqtarin anësor të ndeshjes, Fatbardh Rrahimi, me një mjet gjatë pjesës së dytë, çka shkaktoi ndërprerjen e duelit për disa minuta.

Sot, Policia e Kosovës arrestoi personin e dyshuar për këtë sulm, por pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal.

“Sot, më datë 09.03.2026, pas identifikimit, është arrestuar një person i dyshuar për sulm ndaj gjyqtarit, incident që ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet KF Liria dhe KF Vushtrria, e zhvilluar më 08.03.2026.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal”, thuhet në një përgjigjje të Policisë së Kosovës për Telegrafin.

Incidentet e dhunës në stadiume nuk janë të rralla, por dënimet mbeten të ulëta për huliganët, duke i dhënë hije të keqe sportit. /Telegrafi/

❌
❌