Jake Paul padit ata që pretenduan se ndeshja me Joshua ishte e kurdisur
Ekipi promovues që qëndron pas ndeshjes Anthony Joshua – Jake Paul ka paralajmëruar veprime ligjore kundër kujtdo që pretendon se lufta ishte e kurdisur.
Këtë e ka konfirmuar Nakisa Bidarian, partnerja në biznes e Jake Paul dhe bashkëthemeluese e kompanisë Most Valuable Promotions, duke bërë të ditur se janë angazhuar avokatë për t’i dhënë fund pretendimeve të pabaza që u përhapën në internet pas meçit.
Ndërsa akuzat për trukim ndeshjesh kanë shoqëruar pothuajse çdo përballje që Paul ka zhvilluar, me përjashtim të humbjes ndaj Tommy Fury, kjo është hera e parë që ekipi i tij ka njoftuar masa konkrete ligjore.
Paul edhe më herët i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se manipulimi i ngjarjeve sportive profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën krim federal.
Në një paraqitje si i ftuar në emisionin “The Ariel Helwani Show” të hënën, Bidarian ka dhënë detaje lidhur me këto pretendime. Kur u pyet nga prezantuesi nëse performanca e Paul, pavarësisht nokautit të rëndë, ishte e mjaftueshme për të heshtur teoricienët e konspiracionit, ai u shpreh qartë: “Jo, jo tamam. Avokatët tanë po ndjekin penalisht në mënyrë aktive një numër njerëzish.”
Ndërkohë, kujtojmë se në ndeshjen e zhvilluar të premten në Miami, dy herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, e nokautoi brutalisht Jake Paulin në raundin e gjashtë, duke ia thyer nofullën në dy vende.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Jake Paul padit ata që pretenduan se ndeshja me Joshua ishte e kurdisur appeared first on Sinjali.
