Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra

6 February 2026 at 21:59

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton Top Channel, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra appeared first on Sinjali.

Skitarët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë e Olimpiadës dimërore

6 February 2026 at 21:46

Skitarët e Kosovës, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, kanë parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahet në stadiumin “San Siro”.

Ceremonia për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore ka nisur në Milano dhe Cortina sonte (e premte). Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt dhe do të zhvillohen në dhjetë arena në tre rajone të Italisë veriore.

Në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të marrin pjesë 2,871 atletë nga 92 vende, me përfaqësim pothuajse të barabartë gjinor. Do të ketë 116 gara medaljesh në 16 sporte, duke përfshirë ski alpin, biatlon, hokej mbi akull, patinazh, skeleton, ski alpinizëm si një disiplinë e re e të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skitarët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë e Olimpiadës dimërore appeared first on Sinjali.

Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë Squid Game

6 February 2026 at 21:31

Njerëzit në Korenë e Veriut përballen me ekzekutime dhe dënime të rënda për shkak të konsumimit të kulturës së Koresë së Jugut, përfshirë seriale dhe muzikë pop.

Sipas raportit të Amnesty International, bazuar në 25 intervista me të arratisurit, qytetarët rrezikojnë jetën vetëm për shikimin e dramave të njohura si Squid Game, Crash Landing on You dhe Descendants of the Sun, si dhe për dëgjimin e muzikës K-pop, përfshirë grupin e njohur BTS.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur tjetër se edhe nxënës të shkollës së mesme ishin ekzekutuar për shikimin e Squid Game. Amnesty International konfirmoi se janë dokumentuar disa ekzekutime të lidhura me shfaqjen televizive, raporton skynews.

Të intervistuarit treguan gjithashtu rreziqet nga dëgjimi i muzikës së huaj, ku përfshihej edhe K-pop, dhe se ndëshkimi shpesh varet nga gjendja financiare e individit. Choi Suvin, i arratisur në 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin, duke paguar qindra ose mijëra dollarë për të shpëtuar nga kampet e riedukimit.

Sarah Brooks, zëvendësdrejtoreshë rajonale e Amnesty International, tha: “Këto dëshmi tregojnë se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike, ku shikimi i një shfaqjeje televizive të Koresë së Jugut mund t’ju kushtojë jetën – përveç nëse keni mundësi të paguani”.

Ajo shtoi se qytetarët që përpiqen të mësojnë më shumë për botën jashtë vendit ose kërkojnë argëtim të huaj përballen me ndëshkime të ashpra.

Sipas Aktit të Mendimit dhe Kulturës Anti-Reaksionare të vitit 2020, përmbajtja e Koresë së Jugut konsiderohet “ideologji e kalbur që paralizon ndjenjën revolucionare të popullit”. Ata që kapen duke konsumuar këto media përballen me pesë deri në 15 vjet punë të detyruar, ndërsa për shpërndarjen ose organizimin e shikimeve në grup parashikohen dënime më të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Shumica e të intervistuarve ishin midis moshës 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën, ndërsa largimet janë bërë më të rralla pas vitit 2020 për shkak të mbylljes së kufijve gjatë pandemisë COVID-19.

Ky raport vë në pah situatën ekstreme të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe presionin e madh mbi qytetarët për të shmangur çdo konsum të kulturës së huaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë Squid Game appeared first on Sinjali.

Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein

6 February 2026 at 21:24

Policia po kontrollon dy prona të lidhura me Peter Mandelson si pjesë e një hetimi mbi pretendimet se ai ka kaluar informacion të ndjeshëm tregu Jeffrey Epstein.

Një deklaratë e Policisë Metropolitane, e cila nuk e përmendi Mandelson me emër, tha se kontrolli po zhvillohej në Camden, në veri të Londrës, dhe në Wiltshire. Mandelson jeton në një pronë të marrë me qira në Wiltshire që nga momenti kur u shkarkua si ambasador në SHBA për shkak të lidhjeve të tij me të ndjerin, personin e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Epstein, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Zëvendëskomisionerja Hayley Sewart tha: “Oficerët e ekipit të krimeve të specializuara të Metropolit janë duke kryer bastisjet në dy adresa, një në zonën e Wiltshire dhe tjetra në zonën e Camden. Këto kontrollime lidhen me një hetim në vazhdim mbi shkeljet në detyrë publike, duke përfshirë një burrë 72-vjeçar. Ai nuk është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.”

Të martën në mbrëmje, forca policore njoftoi se kishte nisur një hetim ndaj Mandelson – duke e identifikuar atë vetëm si një ish-ministër qeveritar 72-vjeçar.

Raportohet se Mandelson ishte në adresën e Camden që u kontrollua nga policia, ndërsa oficerët arritën të hynin në adresën e dytë në Wiltshire pa pasur nevojë për përdorim force.

Hetuesit besojnë se bastisjet janë të nevojshme si pjesë e mbledhjes së provave, para një interviste të pritshme me Mandelson, e cila do të zhvillohet së shpejti nën paralajmërim penal.

Artikujt kryesorë që hetuesit synojnë të sigurojnë janë pajisjet elektronike, përfshirë telefonat, kompjuterët, USB-të, si dhe çdo gjë me shkrim, si dokumente.

Kontrollet u kryen me urdhër të gjykatës së magjistraturës, pa paralajmërim paraprak për pronat.

Mandelson u shkarkua si ambasador në SHBA në shtator, pasi dolën në dritë detaje të reja mbi miqësinë e tij me Epstein, një marrëdhënie që zgjati edhe pas dënimit të financierit të njohur për kërkimin e prostitucionit me një minoren në 2008.

Por publikimi këtë javë i dokumenteve të shumta mbi Epstein dhe kontaktet e tij tregoi afërsinë e tyre. Dokumentet gjithashtu sugjeruan se Mandelson kishte marrë para nga Epstein midis 2003 dhe 2004 dhe se kishte rrjedhur informacion të ndjeshëm tregu për të kur ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown në 2009.

Ky informacion ka shkaktuar zemërim tek shumë deputetë të Partisë Laburiste, sidomos pasi Keir Starmer pranoi në Parlament të mërkurën se kishte rënë dakord për emërimin pavarësisht njohjes për lidhjet e Mandelson pas burgut me Epstein.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein appeared first on Sinjali.

Juventusi humb dy sulmues

6 February 2026 at 21:12

Pas eliminimit nga Kupa, te Juventusi kanë nisur përgatitjet për duelin ndaj Lazios në kampionat. Te bardhezinjtë, ka shqetësime sa i përket dëmtimeve.  

Pas Kenan Yildiz, trajneri Luaciano Spalleti duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e Francisco Conceicao. Portugezi ka shfaqur një mbingarkesë në aduktorin e djathtë pas ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Atalantës, një shqetësim i ngjashëm me atë që ka ndalur edhe yllin turk të skuadrës.

Përballja e së dielës mbrëma në “Allianz Stadium” mbetet në dyshim për të dy lojtarët, të cilët do t’u nënshtrohen vlerësimeve mjekësore gjatë stërvitjes së fundit të së shtunës.

Megjithëse dëmtimet nuk vlerësohen si të rënda, stafi teknik po tregon kujdes maksimal për të shmangur rreziqet e panevojshme që mund të çojnë në ndalesa më të gjata.

Gjendja e Conceicao është veçanërisht delikate, duke qenë se ai sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i mëparshëm muskulor duke luajtur si titullar në tri sfidat e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi humb dy sulmues appeared first on Sinjali.

Ekskluzive| Edhe pas rivendosjes, Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë për 9 të dyshuarit për manipulim votash në Prizren

6 February 2026 at 20:59

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur sërish masën e paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas burimeve të besueshme, gjykata ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për të gjithë të dyshuarit, duke vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat ligjore për caktimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi vjen pavarësisht faktit se Apeli më herët kishte konstatuar mangësi në arsyetimin e paraburgimit dhe kishte kthyer çështjen për rishqyrtim.

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV

Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Pagarizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa mbrojtja pritet që sërish të ushtrojë mjete juridike kundër këtij vendimi.

Procedura penale vazhdon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive| Edhe pas rivendosjes, Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë për 9 të dyshuarit për manipulim votash në Prizren appeared first on Sinjali.

Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Parlamentin Evropian se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare

6 February 2026 at 20:57

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besiane Musmurati, ka folur në Parlamenti Evropian në një konferencë të organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe, ku ka ngritur shqetësime serioze për tendencat autoritare të qeverisjes së fundit në Kosovë.

Në fjalën e saj, Musmurati theksoi nevojën për monitorim të rreptë ndërkombëtar, duke paralajmëruar se në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse që cenon themelet e shtetit demokratik.

Në Parlamentin Evropian, pata nderin të flas në konferencën e organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe,” tha Musmurati, duke shtuar se “ngrita alarmin për domosdoshmërinë e monitorimit të rreptë të tendencave autoritare të qeverisë së fundit.”

Ajo theksoi se një nga problemet kryesore është minimi i rendit kushtetues, duke nënvizuar se janë evidentuar mbi 15 shkelje të Kushtetutës.

Me mbi 15 shkelje të Kushtetutës, qëllimi është i qartë – shndërrimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore në vegla për përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mediave dhe shoqërisë civile,” deklaroi Musmurati.

Duke folur për lirinë e medias, ajo paralajmëroi për rënie të theksuar të standardeve demokratike në këtë fushë.

Sulmet sistematike ndaj gazetarëve dhe tentativat për mbylljen e mediave na kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike sipas ‘Reporters Without Borders’,” theksoi ajo.

Musmurati ngriti gjithashtu shqetësime për presionin mbi gjyqësorin, duke e cilësuar atë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Ndërhyrjet direkte dhe linçimet publike ndaj prokurorëve e gjyqtarëve po cenojnë rëndë shtyllën e shtetit të së drejtës,” u shpreh ajo.

Në përmbyllje, nënkryetarja e PDK-së riafirmoi orientimin perëndimor të Kosovës dhe rëndësinë e mbrojtjes së lirive demokratike.

Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nënkryetarja e PDK-së alarmon në Parlamentin Evropian se me Kurtin po instalohet mendësia autoritare appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

6 February 2026 at 20:48

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarit Kanun Musshabanaj, i cili dyshohet se ka goditur babain e tij me sëpatë në kokë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Musë Povataj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Pejë. Paraburgimi është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi fillon nga data 6 shkurt, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 6 mars 2026. Fillimisht, i pandehuri do të qëndrojë në Repartin e Psikiatrisë në Pejë për trajtim shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan appeared first on Sinjali.

Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages

6 February 2026 at 20:44

Google po përgatitet të rikthejë një funksion të rëndësishëm në aplikacionin Google Messages, i cili ishte hequr më herët dhe kishte shkaktuar pakënaqësi te disa përdorues.

Bëhet fjalë për opsionin “Edit History” (Historiku i Ndryshimeve), që lejon shikimin e versioneve të mëparshme të një mesazhi të redaktuar. Ky funksion ishte veçanërisht i dobishëm për transparencën në komunikim, por u hoq në një nga përditësimet e fundit të aplikacionit.

Sipas informacionit të zbuluar përmes analizës së kodit të versionit më të ri të aplikacionit, Google ka nisur punën për ta rikthyer këtë opsion.

Me përditësimin e ardhshëm, përdoruesit do të mund të shohin të gjitha ndryshimet e bëra në një mesazh përmes seksionit “Info”, ku do të paraqitet teksti origjinal, redaktimet pasuese dhe koha kur janë kryer ato.

Ky hap pritet të rrisë besueshmërinë dhe qartësinë në komunikimin përmes mesazheve RCS, duke parandaluar ndryshimet pa gjurmë të përmbajtjes origjinale.

Funksioni ndodhet aktualisht në fazë testimi dhe pritet fillimisht të jetë i disponueshëm për përdoruesit e versionit beta, ndërsa më pas edhe për publikun e gjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages appeared first on Sinjali.

Video prekëse: E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

6 February 2026 at 20:31

Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se ai kishte humbur jetën në luftë. Në vitin 2023, ata kishin kryer varrimin e tij në një varrezë në perëndim të Ukrainës, pas identifikimit të trupit nga një mostër ADN-je. Por ajo që dukej si një tragjedi e përjetshme mori një kthesë të pabesueshme.

Nazar, i dobësuar dhe i sëmurë, por i gjallë, telefonoi nënën e tij për herë të parë pas tre vitesh dhe nëntë muajsh, pasi ishte liruar nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.

“Emocionet e mia ishin kaq të forta”, rrëfeu Nataliya, ende e tronditur nga lajmi i pabesueshëm. Ajo e pyeti në telefon: “Ke të gjitha gjymtyrët e tua? A je mirë?”. Ndërsa kushërira e tij, Roksolana shpërtheu në gëzim duke qarë.

“Ishin ndjenja të çuditshme, sepse unë e kisha varrosur djalin tim, por ja ku është zëri i tij. A mund të imagjinoni emocionet e një nëne? Lumturi e madhe”, shtoi Nataliya.

Historia e Nazarit është veçanërisht e jashtëzakonshme në një vend të shkatërruar nga lufta, ku lajmet e mira janë të rralla. Kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në 2022, Nazar, atëherë 42-vjeçar, u kthye menjëherë në front, pas përvojës së tij nga lufta e vitit 2014. Në maj të atij viti, ai u shpall i zhdukur dhe familja e tij nuk mori lajme zyrtare për gjendjen e tij.

Një vit më vonë, një trup i identifikuar në një morg në juglindje të Ukrainës u tregua si i tij, dhe familja e kishte varrosur me dhimbje. Por në shtator, një ushtar i liruar nga Rusia telefonoi për të njoftuar se Nazari ishte gjallë. Pas muajsh pritjeje dhe dyshimi, lajmi u konfirmua këtë javë kur ushtari foli direkt nga Ukraina.

Nataliya tashmë po përgatit ushqimet e tij të preferuara, kur ai të kurohet dhe të kthehet në shtëpi.

“Shpresoj që të gjitha nënat dhe familjet të marrin një telefonatë si e jona dhe të përjetojnë këtë lumturi”, thotë Roksolana. “Unë vetëm pres të përqafoj djalin tim fort. E dua shumë”, përfundoi Nataliya.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Video prekëse: E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës appeared first on Sinjali.

Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë

6 February 2026 at 19:51

Kanadaja ka hapur një zyrë konsullore në Groenlandë, një veprim që vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte sugjeruar më parë se SHBA-ja duhet ta pushtojë ishullin Arktik për arsye sigurie kombëtare.

Zyrtarë kanadezë, përfshirë Guvernatoren e Përgjithshme, Mary Simon, dhe Ministren e Jashtme, Anita Anand, udhëtuan sot në Nuuk për të inauguruar konsullatën.

Po ashtu, sot zyrtarët francezë mbërritën në Groenlandë për të përuruar konsullatën e tyre. Lëvizjet e të dy vendeve janë një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme nga aleatët e NATO-s për Groenlandën, pas deklaratave të Trump.

Presidenti amerikan që atëherë ka rishikuar komentet e tij, duke thënë se tani po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje pas bisedimeve me Danimarkën, aleatët evropianë dhe Kanadanë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Apeli nuk ua vërteton paraburgimin – këta janë të dyshuarit për manipulim me vota, lënda kthehet në rivendosje

6 February 2026 at 19:41

Gjykata e Apelit e Kosovës nuk ua ka konfirmuar masën e paraburgimit të një grupi personash të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, duke e kthyer çështjen në rivendosje në shkallën e parë.

Vendimi i Apelit vjen pas vlerësimit se arsyetimi për caktimin e paraburgimit nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe se nuk janë përmbushur plotësisht kriteret ligjore për këtë masë ekstreme sigurie.

Burime të besueshme nga bëjnë të ditur se gjykata e shkallës së parë pritet ta rishqyrtojë sërish masën ndaj të dyshuarve.

Këta janë personat e përfshirë në këtë fazë të procedurës:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV

Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Pagarizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa procedura penale vazhdon dhe pritet vendimi i ri lidhur me masën e sigurisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Apeli nuk ua vërteton paraburgimin – këta janë të dyshuarit për manipulim me vota, lënda kthehet në rivendosje appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave në Veternik, krijohen kolona të gjata

6 February 2026 at 19:38

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Veternik, rreth orës 19:15, duke shkaktuar kolona të gjata në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ata.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë aks rrugor është ngadalësuar, duke krijuar pritje dhe kolona të gjata të automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Veternik, krijohen kolona të gjata appeared first on Sinjali.

Zyrtare: Mesfushori dardan, Florian Loshaj transferohet tek Igdir

6 February 2026 at 19:28

Florian Loshaj ka bërë një lëvizje interesante në Turqi.

Mesfushori dardan, është futbollisti më i ri i Igdir FK. Mesfushori 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Istanbulspor, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Ligës së Parë turke.

Me klubin e ri, mesfushori nga Skënderaj ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Gjatë këtij edicioni, Loshaj ishte kapiten tek Istanbulspor, duke realizuar 4 gola dhe duke bërë 6 asistime në 23 ndeshje.

Paraqitjet e mira të Loshajt kanë rënë në sy të drejtuesve të Igdir, të cilët vendosen për transferimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtare: Mesfushori dardan, Florian Loshaj transferohet tek Igdir appeared first on Sinjali.

Trump heq videon ku Obama e gruaja e tij paraqiteshin në trupa majmunësh në xhungël

6 February 2026 at 19:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fshirë një video që e kishte publikuar më herët në rrjete sociale e ku ish-presidenti Barack Obama e bashkëshortja e tij, Michelle Obama, paraqiteshin në trupa të majmunëve.

Klipi i përcjellë me këngën “Luani fle sonte” – ishte në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmbante pretendime për mashtrim me vota në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së në vitin 2020, raporton televizioni BBC.

Senatori republikan, Tim Scott, i bëri thirrje presidentit që ta fshijë postimin, duke e përshkruar atë si “gjënë më raciste që e kam parë në Shtëpinë e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë fillimisht e mbrojti klipin, duke e quajtur “video meme e internetit” dhe u tha kritikëve që “ta ndalin zemërimin e rremë”.

Klipi që u ngjan karikaturave raciste ku personat me ngjyrë krahasohen me majmunë duket se ishte marrë nga një postim në rrjetin X që ishte shpërndarë nga krijuesi konservator i memeve, Xerias, në tetor.

Në video, edhe ish-presidenti tjetër amerikan, Joe BIden, paraqitet në trupin e një majmuni duke ngrënë banane.

Familja Obama ende nuk e ka komentuar videon.

Edhe pse vetë Trumpi nuk dha ndonjë koment në postimin e tij, vetëm shpërndarja e videos nxiti reagime të shumta.

“Sjelle e neveritshme nga presidenti. Secili republikan duhet ta denoncojë këtë. Tani” – tha zyra e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Në një shkrim të shkurtër, guvernatori i Illinoit, JB Pritzker, tha se “Donald Trumpi është racist”.

Be brutally honest: Are you okay with Donald Trump sharing a video just now depicting Barack and Michelle Obama as Apes and do you believe that Michelle and Barack are Black monkeys as Trump portrays them? Yes or no? pic.twitter.com/pgiY2x1nem

— Simon Ateba (@simonateba) February 6, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump heq videon ku Obama e gruaja e tij paraqiteshin në trupa majmunësh në xhungël appeared first on Sinjali.

SHBA-ja arreston të dyshuarin për sulmin ndaj konsullatës në Libi më 2012

6 February 2026 at 19:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar të dyshuarin për sulmin e vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Benghazi të Libisë.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka njoftuar se Zubayr al-Bakoush është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara dhe do të përballet me akuza për vrasje, arrestim dhe terrorizëm.

Katër pjesëtar të personelit amerikan në mesin e tyre edhe ambasadori amerikan, Chris Stevens u vranë në sulmin e 11 shtatorit 2012, i cili fillimisht u mendua të ishte një reagim spontan ndaj protestave, por më vonë u identifikua si një sulm i qëllimshëm i kryer nga ekstremistë, disa prej të cilëve ishin të lidhur me grupe të lidhura me al-Kaedën.

Al-Bakoush është personi i tretë që përballet me akuza penale për sulmin. Ndërsa i dyshuar i katërti, u vra në një sulm ajror në Irak në vitin 2015.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja arreston të dyshuarin për sulmin ndaj konsullatës në Libi më 2012 appeared first on Sinjali.

Haradinaj viziton Pentagonin, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

6 February 2026 at 18:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Pentagon, ku është pritur në takim nga z. Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haradinaj ka theksuar mirënjohjen e përhershme të Kosovës ndaj popullit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e lirisë, ndërtimit të shtetit dhe sigurisë.

Ai ka nënvizuar se tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Haradinaj ka riafirmuar gjithashtu se Ushtria e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike, në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj viziton Pentagonin, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO appeared first on Sinjali.

Trajneri i Barcelonës kërkon vëmendje të veçantë ndaj Muriqit: Duhet të jemi të fokusuar në çdo moment

6 February 2026 at 18:52

Golat e Vedat Muriqit në La Liga po bëhen rutinë. Sulmuesi kosovar ka shënuar tashmë 15 gola në elitën e futbollit spanjoll, duke treguar formë të lartë edhe ndaj ekipeve më të mëdha të Spanjës.

Muriqi shkëlqeu në janar, duke shënuar pesë gola në katër ndeshje dhe duke fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga, çmim që e mori për herë të dytë në karrierë. Me gol e asistim, sulmuesi e nisi edhe muajin shkurt, duke kontribuar në fitoren 4:1 të Mallorcas në “San Moix” ndaj Sevillas.

Tjetër paraqitje të mirë Muriqi synon të ketë të shtunën në ndeshjen që Mallorca e luan në udhëtim te Barcelona, nga ora 16:15, në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligës.

Në vitin 2023, Muriqi kishte shënuar e asistuar në barazimin 2:2 në shtëpi ndaj Barcelonës, ndërsa një tjetër gol realizoi në vitin 2024 në disfatën 5:1 po në shtëpi.

Para përballjes me Mallorcan, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp, duke vlerësuar lartë sulmuesin kosovar.

“Shënimi i golave është i rëndësishëm, por edhe stili jonë i lojës ka rëndësi edhe më shumë. Kështu që duhet të jemi të fokusuar në çdo moment. Ne do të luajmë kundër Mallorcas që e ka Muriqin, i cili është duke kaluar sezon shumë të mirë. Dhe ne duhet të kemi vëmendje të veçantë ndaj tij”, ka deklaruar të premten Flick.

Ndërsa Barcelona po lufton për titull kampioni, Mallorca është duke luftuar për mbetjen në elitë. Barça udhëheq me 55 pikë, ndërsa Mallorca ka 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e 14-të.

Mallorca ka grumbulluar një pjesë të madhe të pikëve falë formës së shkëlqyer të Muriqit, i cili është në ndjekje të rekordit të Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë në histori të klubit në La Liga. Sulmuesi kosovar ka shënuar 49 gola, ndërsa Eto’o 54.

Në listën e golashënuesve më të mirë të elitës spanjolle, vetëm Kylian Mbappé i Real Madridit (22 gola) është më lart se prizrenasi, i cili ka lënë pas futbollistë të njohur si Ferran Torres, Ante Budimir, Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Mikel Oyarzabal, Raphinha dhe Julian Alvarez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trajneri i Barcelonës kërkon vëmendje të veçantë ndaj Muriqit: Duhet të jemi të fokusuar në çdo moment appeared first on Sinjali.

Një i lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Gllarevë – përfundon në spital

6 February 2026 at 18:48

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i lënduari është dërguar fillimisht për trajtim në QKMF në Klinë, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një i lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Gllarevë – përfundon në spital appeared first on Sinjali.

Apeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

6 February 2026 at 18:41

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim me vota, duke e kthyer lëndën në rivendosje për rishqyrtim.

Të dyshuarit D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.H. dhe G.P. dyshohen për përfshirje në manipulimin e procesit të votimit, mirëpo Apeli ka konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në vendimin e shkallës së parë.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka dhënë arsyetim të qartë dhe konkret lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar, si kriter kyç për caktimin e paraburgimit. Në aktvendimin e Themelores janë listuar provat, por pa u analizuar apo konkretizuar veprimet individuale të secilit të pandehur.

Gjykata e Apelit ka theksuar se mungon sqarimi se mbi cilat prova është vërtetuar mospërputhja e numrit të votave, si dhe mungon një trajtim analitik i standardit të “dyshimit të bazuar”. Sipas saj, një vlerësim formal dhe jo substancial i provave cenon të drejtën e të pandehurve për një vendim të drejtë dhe të arsyetuar.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se shkalla e parë ka përmendur vetëm peshën e veprës penale, pa argumentuar me fakte dhe prova konkrete rrezikun e përsëritjes së veprës, duke theksuar se pesha e veprës nuk mund të jetë e vetmja bazë për caktimin e paraburgimit.

Në këto rrethana, Apeli e ka vlerësuar të domosdoshme anulimin e vendimit dhe kthimin e çështjes në rivendosje. Gjykata Themelore është udhëzuar që në procedurën e re të bëjë një analizë të plotë dhe të detajuar të provave dhe të arsyetojë qartë nëse ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke u mbështetur në prova konkrete dhe të argumentuara.

Ndryshe, hetimet dhe intervistimi i të dyshuarëve po vazhdon në të gjithë Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash në Prizren appeared first on Sinjali.

❌
❌