Është zbardhur dëshmia e fëmijëve të Sose Xhebroj, 40-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti ditën e djeshme në Orikum të Vlorës, e më pas ky i fundit vrau edhe veten.
Sipas dëshmisë nga një i afërm i tyre, dy fëmijët të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre ditën e djeshme në telefon dhe nuk kanë marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.
Fillimisht, djali i madh ka hyrë në në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, 48 Sose vjeçe, pa shenja jete, dhe në qafë kishte një fashetë dhe e gjakosur, raporton tch.
Menjëherë vëllai i madh ka njoftuar vëllanë tjetër që ishte në makinë me dy shokët dhe më pas ata kanë njoftuar ambulancën e Orikumit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në banesë, babai i tyre kishte kryer vetëvrasjen në garazh me armë zjarri.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare. /tch/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi sot se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Osmani në një postim në X shkruan se populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narco-terrorist të Venezuelës.
Presidenti Trump qëndroi përkrah popullit të Venezuelës dhe u përball me shtetin narkotik të Maduros — duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Kjo është ajo se si duket forca dhe udhëheqja amerikane.
Populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar e kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë.
Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane — çlirimi ynë është vetë dëshmi e saj. Në një moment kur SHBA po përballet me tiraninë në Venezuelë, ne të gjithë duhet ta forcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur është i bashkuar pas udhëheqjes amerikane dhe vlerave të përbashkëta.
Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku — sepse liria jonë e përbashkët varet nga kjo. /Telegrafi/
Kosovo stands firmly with the United States and President @realDonaldTrump in support of its actions against Venezuela’s narco-terror regime.
President Trump stood with the people of Venezuela and stood up to Maduro’s narco-state — protecting America and the rest of the world… — Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 3, 2026
(marrë nga gazeta britanike The Guardian) Natën e së premtes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen sulme ajrore në të gjithë Venezuelën, me shpërthime që tronditën kryeqytetin Karakas para agimit. Menjëherë pas kësaj, Donald Trump njoftoi se forcat amerikane kishin kapur presidentin venezuelian, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe i kishin nxjerrë jashtë vendit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapur Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, pas një sulmi në shkallë të gjerë ndaj vendit të Amerikës së Jugut, ka deklaruar Presidenti amerikan Donald Trump. Trump theksoi se presidenti i majtë i Venezuelës dhe bashkëshortja e tij u transportuan jashtë vendit në një operacion ushtarak të kryer në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.
Lexoni të plotë postimin:
Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.
Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake. /Telegrafi/
Pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e orës 12:23 bën të ditur se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Pritjet në Merdarë shkojnë nga 120 deri në 150 minuta, gjersa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova. /Telegrafi/
Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka njoftuar se nga 1 janari faturat e ujit qytetarëve do të jenë me tarifë të re.
Tarifa e re është me rritje në të gjitha rajonet e Kosovës, raporton Telegrafi.
Në urdhëresat tarifore të shërbimit për vitin 2026, rritje në tarifa ka në faturat e KRU “Prishtina”, KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, KRU “Hidrodrini” Pejë, KRU “Mitrovica” Mitrovicë, KRU “Gjakova” Gjakovë, KRU “Bifurkacioni” Ferizaj, KRU “Hidromorava” Gjilan.
Më poshtë mund të shikoni tarifat e ujit për m3 në këto rajone, për ato shtëpiake dhe për joshtëpiake (komeracial dhe institucional) në vitin 2025 dhe tashmë për vitin 2026
Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe vështirësi janë regjistruar në Portin e Vlorës.
Trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve, dhe kjo ka bërë të mundur ankorimin e sigurt të mjetit lundrues.
Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të nisë drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë, raporton euronews.al
Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.
Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se gjatë ditës së sotme në QKN e Prishtinës pritet të përfundojë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
KQZ thekson se deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në platformën për rezultate të KQZ-së janë procesuar 2,536 nga 2,557 vendvotime apo 99.18% e vendvotimeve, në të cilat u zhvillua procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.
Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skenderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. /Telegrafi/
Është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, lidhur me një rast në Vlorë, gjersa Policia njofton se janë vënë në pranga dy të rinj, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë dhe M. A., 25 vjeç, banues në Orikum”, thuhet në njoftim.
Policia tutje njofton se arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis dy shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.
“Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë”, thuhet në njoftim
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /Telegrafi/
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar 34 vjeçarin A.S banues në Cërrik, pasi i njëjti kërkohet nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale.
Në njoftim thuhet se në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe shitje e narkotikëve’. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, kreu procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Në Policinë e Kosovës edhe në këtë fillim vit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku burrat sulmuan gratë, vajza ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, vëllai dhunë fizike ndaj vëllait, kanosje e raste tjera.
Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Lipjan, Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë.
Rastet e dhunës të raportuara në Polici:
Graçanicë 02.01.2026 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Gjermane, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër me shtetësi Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje.
Lipjan 02.01.2026 - 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Lipjan 02.01.2026 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 02.01.2026 – 01:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Malishevë 02.01.2026 – 16:30. Është raportuar se viktimën femër kosovare, e ka kanosur përmes telefonit i fejuari i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 01.01.2026 – 22:00. Më 02.01.2026 lidhur me rastin është arrestuari dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Mitrovicë 02.01.2026 – 16:10. Është raportuar se në rast janë përfshirë i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare, të cilët kanë raporte bashkëjetese mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë vitit të kaluar ka pasur rekord të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policor. Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), qytetarët kanë dorëzuar rreth 2500 ankesa, nga të cilat rreth 700 janë trajtuar si raste për hetim penal.
Ndërkohë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave ka shënuar rritje mbi 22 për qind, derisa për 120 zyrtarë policorë janë rekomanduar masa të suspendimit.
Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se për rreth 200 raste janë drejtuar në prokuroritë kompetente, qoftë përmes kallëzimeve penale apo raporteve informuese.
Sipas tij, numri i ankesave ndaj Policisë së Kosovës ka shënuar rritje nga viti në vit.
“Vitin që shkoi ka qenë një vit jashtëzakonisht i ngarkuar për Inspektoratin Policor të Kosovës. Kemi pranuar një numër jashtëzakonisht të madh të ankesave të qytetarëve ndaj punës së policisë dhe të gjitha ato ankesa janë trajtuar me profesionalizëm nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës. Kemi pasur një ngritje të numrit të ankesave nga viti në vit, këto dy-tre vitet e fundit dhe këtë vit kemi arritur të pranojmë dhe të trajtojmë rreth 2500 ankesa, që është numri rekord që nga themelimi i Inspektoratit Policor të Kosovës... Në vitin që shkoi, kemi pasur 20% rritje në raport me vitin paraprak. Domethënë në vitin 2024 kemi pasur 20% më shumë ankesa sesa në vitin 2023 dhe vitin që shkoi kemi pasur mbi 22% më shumë sesa vitin 2024. Që i bie nëse i marrim dy vite bashkë, është rreth 40% rritje gjatë këtyre dy, dy viteve të fundit”, deklaron ai.
Sipas Hodajt, ky numër i madh i ankesave reflekton rritjen e vetëdijesimit dhe besimit të qytetarëve ndaj IPK-së. Si rezultat i hetimeve, janë rekomanduar edhe masa suspendimi për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.
“Në këtë numrin rreth 2500 që është totali, diku rreth 700 janë ndarë për hetim penal në departamentin e hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor. Dhe pastaj edhe aty pas hetimeve preliminare dhe pas konsultave me prokurorë, disa prej tyre prapë pas hetimeve preliminare prapë janë kthyer për hetim administrativ dhe një pjesë është mbetur që të vazhdojnë procedurat hetimore në aspekt penal.
Kemi drejtuar në prokuroritë përgjegjëse, prokuroritë themelore dhe në Prokurorinë Speciale rreth 200 raste ndaj zyrtarëve policorë, në të cilat ne mendojmë se ka pasur elemente, qoftë me kallëzim penal, qoftë me raport informuese për prokuroritë. Si rezultat i këtyre hetimeve penale, ne kemi rekomanduar suspendimin për interes të hetimit të rreth 120 zyrtarëve policorë gjatë vitit që shkoi dhe që është një numër gjithashtu më i lartë sesa në vitin paraprak. Dhe janë një numër i konsiderueshëm edhe i masave të tjera, transfereve në vendet e punës dhe raporte të veçanta që dërgohen në prokuroritë kompetente”, shton ai në intervistën për KosovaPress.
Ankesat më të shpeshta të qytetarëve, sipas Hodajt, lidhen me gjobat në trafik dhe keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Një pjesë e madhe [e ankesave] është për shkak të ankesave që lidhen me kundërvajtjet, me gjobat në trafik, e që këto nuk përbëjnë elemente penale që ne t'i trajtojmë. Është kjo pjesa e numrit të madh të ankesave që i kthejmë në polici. Pastaj janë ankesat që lidhen me keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, me incidente ku zyrtarët dhe qytetarët, domethënë, arrijnë në përleshje apo në shkaktim të lëndimeve të qytetarëve, tejkalimi i autorizimeve policore. Janë raste që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, që lidhen edhe me ryshfetin, por jo vetëm marrjen e ryshfetit si vepër e veçantë, por në përgjithësi tejkalimin e autorizimeve në favor apo në dëm të një pale tjetër. Ka pastaj ankesa për neglizhencë, ka ankesa të qytetarëve që raportimet e tyre në stacionet policore nuk e kanë marrë trajtimin e duhur nga njësitë përkatëse”, shprehet ai.
Hodaj shton se IPK-ja ka iniciuar hetime edhe mbi bazën e raportimeve mediale, përveç ankesave të drejtpërdrejta nga qytetarët. Me rritjen e numrit të ankesave, sipas tij, është rritur proporcionalisht edhe numri i zyrtarëve policorë të proceduar penalisht.
“Proporcionalisht rritet edhe numri i zyrtarëve që ne i procedojmë penalisht, po edhe numri i rekomandimeve që kemi dhënë për suspendim për shkak të hetimit, për shkak se ne rekomandojmë suspendime vetëm gjatë fazës së hetimit. Masa disiplinore finale jepet pastaj në proces disiplinor pas marrjes së epilogut të rastit, qoftë në procedurë penale, qoftë në komision disiplinor. Por, rekomandimet që bëhen nga inspektorati për interes të hetimit, me qëllimin që mos me penguar procesin hetimor dhe nëse qëndrimi, konsiderohet se qëndrimi i zyrtarit në atë pozitë e ulë besimin e publikut tek policia, atëherë ne rekomandojmë suspendimin dhe ky numër është rritur edhe gjatë vitit që shkoi, është rritur edhe numri i suspendimeve”, thotë ai.
Duke folur për ankesat nga komunat veriore, Hodaj thotë se ato nuk dallojnë ndjeshëm nga pjesët e tjera të Kosovës.
“Proporcionalisht me numrin e ankesave që janë bërë nga pjesë në pjesë të tjera të Kosovës, nuk është që ka ndonjë dallim. Për më tepër, ndoshta ka më pak ankesa [në veri] sesa në rajone të tjera. Janë numra diku te sillen te rreth 60-70 ankesa që janë bërë në pjesën veriore. Të gjitha këto janë trajtuar. Ndoshta numri më i madh i rasteve që kemi iniciuar ex-officio pikërisht është në pjesën veriore, për shkak të publikimeve që mund të ketë incidente të tilla atje. Të gjitha ato publikime dhe pretendime janë trajtuar dhe trajtohen me shpejtësi nga ana e Inspektoratit Policor. Në rastet kur ka pasur dëshmi dhe ku kemi arritur të dokumentojmë shkeljen, sigurisht janë marrë masa dhe atje, por një pjesë e konsiderueshme nuk kanë arritur të dokumentohen pretendimet e qoftë të qytetarëve, qoftë të disa organizatave joqeveritare të cilat janë më aktive në atë pjesë të Kosovës. Mirëpo nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Domethënë është numër në kuadër të mesatares së përgjithshme apo edhe nën mesataren e përgjithshme të ankesave”, përfundon ai.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj bën të ditur se institucioni që ai drejton synon digjitalizimin e sistemit të menaxhimit të rasteve, gjë që, sipas tij, do ta lehtësonte ndjeshëm punën.
Po ashtu, IPK-ja është në proces të përfundimit të rregullativës dhe akteve nënligjore që do të mundësojnë rritjen e numrit të inspektorëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë, gjersa i dyshuari është arrestuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rruga e Pejës” në Prishtinë, të premten në ora 07:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një autolarje ka dëmtuar aparatin elektronik dhe kishte vjedhur para metalike në vlerë rreth 3000€”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Emergjencë të Spitalit të Mitrovicës është dërguar pa shenja jete një foshnje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Voca”, në jug të Mitrovicës më 02.01.2026 – 05:55.
“Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të 3 janarit, në ora 08:25 bën të ditur se janë publikuar rezultatet e 75 për qind të votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, ose 30 nga 40 kutitë e votimit.
Deri tani, nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marr numrin më të madh të votave nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, me 87.15 për qind.
Më pas është Partia Demokratike e Kosovës me 5.50 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 4.87 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është me 1.59 për qind, Kosova Demokratik Turk Partisi me 0.27 për qind, Nisma Socialdemokrate me 0.26 për qind. /Telegrafi/
Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende- vende me riga shiu.
IHK njofton se vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta malore parashihet borë e dobët.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të ulë ndjeshëm tarifat e propozuara për importet e makaronave italiane, duke tërhequr një plan që rrezikonte të çonte në rritje të forta çmimesh për konsumatorët në SHBA.
Fillimisht, Departamenti Amerikan i Tregtisë kishte paralajmëruar tarifa deri në 91.74% për makaronat e prodhuara nga 13 kompani italiane, duke i akuzuar ato për shitje me çmime nën vlerën normale të tregut, praktikë e njohur si “dumping”. Duke qenë se mbi produktet nga Bashkimi Evropian tashmë aplikohet një tarifë bazë prej 15%, taksimi total do të kishte kaluar 100% të vlerës së produktit.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se SHBA ka rishikuar qëndrimin, duke e cilësuar këtë si një njohje të bashkëpunimit konstruktiv të kompanive italiane./mxh