Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

23 December 2025 at 14:25


Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave.

Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave. Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

Ndërsa, sa i takon punës së Gjykatës Speciale Avokati i Popullit konsideron se në mungesë të monitorimit ngritën dilemat nëse kjo gjykatë po vepron sipas standardeve të sistemit të drejtësisë në vend.

Qelaj në konferencën e fundviti tha se karshi institucionit që udhëheqë ai ankesa kanë adresuat qytetarë nga të gjitha komunitetet.

“Këtë vit kemi pranuar deri tash kur po flasim 1669 ankesa, krahasuar me vitin paraprak ka një rritje të numrit të ankesave, gjë që është e pritshme sepse në situatat që kemi kaluar këtë vit mungesa e konsolidimit të institucioneve krijimit të institucionet si rezultat i zgjedhjeve, pastaj fushata zgjedhore tashmë jemi në fushatën zgjedhor këtë fundvit....nga këto ankesa 1345 ankesa janë adresuar që ankues që janë shqiptarë me përkatësi etnike shqiptare, 202 janë ankesa nga komuniteti serb 29 boshnjak, 22 nga ashkalinj...

Ankesat janë pranuar në raport me ministrit natyrisht është e natyrshme sepse është një numër i madh i ministrive pastaj është gjykata dhe komunat dhe niveli lokal të tretat. Në raport me pretendimet ankimore vazhdojnë me qenë shqetësim mungesa e vullnetit institucion për të zbatuar ligjet dhe për të vepruar konform legjislacionit për të kthyer përgjigje qytetarëve prijnë ankesat për shkak të heshtjes së administratës dhe kjo është shumë shqetësuese për neve”, tha ai.

Edhe përgjatë vitit 2025, zvarritja e procedurave gjyqësore vazhdon të jetë brengë e qytetarëve.

“Për nga numri i ankesave që kemi pranuar kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtën për gjykim të paanshëm vazhdon trendi i njëjtë thuajse me pak ndryshime i zvarritjeve të procedurave gjyqësore. Kjo e vështirëson qasjen në drejtësi për qytetarët natyrisht paraqet edhe sfidë për krejt shoqërinë sepse në mungesë të përgjigjeve nga administrative dhe zvarritjeve të procedurave gjyqësore natyrisht që qytetari ndodhet në një situatë që qytetari mbetet pa zgjidhe nuk e ndien dorën e shtetit, dorën e institucioneve për t’iu dal në ndihmë kurdo që kanë nevojë“, tha ai.

Avokati i Popullit konsideron se gjatë vitit 2025 të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që bëjnë politikat.

“Të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve, por edhe të atyre që i bëjnë politikat kryesisht kjo ka ardhur si rezultat i një trendi global që ka ndikuar edhe në Kosovës, kryesisht interesimi po zhvendoset nga të drejtat e njeriut tek sektori i sigurisë e krizat që po ndodhin sot. Në çdo situatë jo të zakontë të drejtat e njeriut po goditën dhe po pësojnë qytetarët sepse në mungesë të vendosjes dhe interesit e prioritetit për të drejtat e njeriut natyrisht këto po mbesin anash dhe në mënyrë zinxhiror po ndikon deri tek niveli më i ulët i administratës që mos me i marr parasysh”, tha ai.

Sa i përket të drejtave të fëmijëve si shqetësime që ngriti Avokati i Popullit, Naim Qelaj janë pesha e rëndë e çantave shkollore dhe rastet e dhunës në shkolla për çka tha se shkollat nuk po i raportojnë këto raste.

“Raportet që ne kemi publikuar tregojnë një prezencës të shtuar të dhunës në shkolla si mes moshatarëve ashtu edhe nxënësve dhe stafit mësimor. është shqetësuese fakti që shkollat nuk i raportojnë rastet dhe për ta konstatuar këtë fakt po jap vetëm një të dhënë sipas të dhënave nga MASHTI për vitin 2014-2024 për 10 vite shkollat kanë raportuar 272 raste të dhunës në shkolla, ndërsa sipas policisë për periudhën e njëjtë janë regjistruar 5652 raste dhe një shpërputhje kaq e madhe e të dhënave tregon seriozitetin e situatën dhe nevojën që në mënyrë urgjente MASHT dhe shkollat me ndërhyrë në marrjen e masave”, tha ai.

Sa i përket punës së Gjykatës Speciale në Hagë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se fakti se puna e kësaj gjykate nuk monitorohet, ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë.

“Problemet kanë qenë me dorëzimin e materialeve, mënyra jo korrekte e përkthimeve, përkthimet me shumë redaktime që i bëjnë tekstet e palexueshme ose të pakuptueshme...mund të konsideroj se për mua si Avokat i Popullit ka qenë shqetësues, ajo çka kemi gjetur atje...ajo çka ne kemi vërejtur e para mënyra si jemi trajtuar ne dhe fakti që vizitat janë kryer në rrethana të monitorimit të plotë, jam lejuar vetëm unë t’i takoj jo pjesa tjetër e stafit....e dyta nuk më është lejuar me marrë shënime nuk kam pas as letër dhe as laps.

Tjetra që ka qenë shqetësuese është se gjithë procesi është vëzhguar me dy kamera në derën përballë nesh kanë qenë dy kamera që nuk e di a kanë qenë funksionale apo jo...Konsideroj se fakti që gjykata nuk ka monitorim pra nuk ka asnjë lloj mbikëqyrje dhe nuk ka raportim asnjë institucioni të Kosovës, nuk i raporton dhe askush deri sot nuk ka kërkuar raport nga kjo gjykatë lehtësisht ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në plotëni apo përputhje të plotë me standardet që veprojnë gjykatat dhe sistemi drejtësisë në Kosovës”, tha ai.

Gjatë kësaj konference të fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qalaj tha se edhe skema e krijuar nga Qeveria e Kosovës për tarifat e energjisë elektrike i ka qenë diskriminuese për personat paraplegjik dhe tetraplegji dhe të verbëritë.

Qalaj potencoi se gjatë këtij viti ka rënie të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa u theksua se institucionet nxjerrin akte nënligjore që tejkalojnë ligjet. /Kp/

Raportohet e zhdukur Pemlushe Sadrijaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

23 December 2025 at 14:06


Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur.

Personi i zhdukur është Pemlushe Ymer Sadrijaj, lindur më 01.05.1970 në Rahovec.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë si dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/


Konjufca nga Theranda: Drejt 28 dhjetorit me fitore të madhe

23 December 2025 at 13:49


Glauk Konjufca qëndroi në Therandë, ku takoi të rinjtë dhe vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai tha se ata reflektuan forcën e brezit që beson dhe vepron për Republikën, prandaj ishte i bindur se ky rrugëtim, është ai drejt fitores së madhe më 28 dhjetor.

Konjufca vazhdoi takimet e tij edhe me qytetarët e Budakovës, në prani të të cilëve u vu theksi te vendosmëria për të mos lëshuar pe për sovranitetin, sigurinë dhe begatinë.

Glauk Konjufca më pas qëndroi në odat e familjeve Kryeziu, Paçarizi, Morina dhe Halili. Në mes bisedash të hapura e mikpritjes tradicionale, u diskutua për identitetin kombëtar, historinë dhe vizionin për të ardhmen e përbashkët.

Sipas Konjufcës takimet e tilla e rikonfirmojnë rrugëtimin e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i nisur më 2021, duhet të vazhdojë me përkushtim, pa lëshuar pe e pandalshëm drejt 28 dhjetorit.





Ismaili: Me Bedri Hamzën në krye, sigurimet shëndetësore do të jenë prioritet kombëtar

23 December 2025 at 13:43


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka theksuar se sigurimet shëndetësore është dashur të jenë prioritet kombëtar i qeverisjes aktuale, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Ismaili tha se Kosova ka jetëgjatësinë më të ulët në Evropë, ndërkohë që qytetarët paguajnë nga xhepi rreth 40 për qind të shpenzimeve shëndetësore, dyfish më shumë se norma e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne paguajmë shumë dhe jetojmë pak,” u shpreh Ismaili.

Ai kujtoi se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë kishte nisur kontakte konkrete për ndërtimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore, përfshirë bashkëpunimin me siguruesin më të madh publik gjerman, i cili kishte dërguar edhe delegacion në Kosovë dhe ishte shprehur i gatshëm të ndihmonte në këtë proces.

Sipas Ismailit, pas largimit të tij nga Ministria e Shëndetësisë nuk është ndërmarrë më asnjë hap në këtë drejtim, duke e cilësuar këtë si mungesë serioze të kujdesit institucional ndaj barrës financiare që qytetarët përballen çdo ditë.

Ai theksoi se me Bedri Hamzën në krye të qeverisë, sigurimet shëndetësore dhe gjendja e shëndetësisë në përgjithësi do të trajtohen si prioritet kombëtar, për t’u ofruar qytetarëve mirëqenie dhe mbrojtje reale.


“Lista e bardhë mund të bëhet e zezë”, Rama replikë me ndërtuesin: Po bëj 20 vite e kusur që merrem me racën tuaj

23 December 2025 at 12:24


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit, ku u përfshi në një debat me një ndërtues.

Një nga ndërtuesit kërkoi përfshirjen në Paqen Fiskale, mirëpo kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë ‘Çfarë mbështetje doni ju? Jen i sektori më me fitim dhe që shfrytëzon më shumë punëtorët’, raporton Tch.

“Lista e Bardhë… është çështje që varet si shihet, se mund të nxihen. Kam 20 vite e kusur që merrem ne racën tuaj dhe di mënyrën se si funksioni. I tregoni projektet kur fillojnë paguajnë dhe kur i sheh thua sa bukur, nuk meriton askush që të surprizohen. Tani mos ta nximë, të mos nxijmë gjë ne. Ju duhet të ngrinin nivelin dhe fajin mos e kërkoni te pasqyra, por te fytyra. S’ka askush asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që i paguajnë, nuk është një kafe që s’ka cilësinë e mirë. Është një gjë që e vendos në mes dhe ngelet aty për 100 vjet. Ty s’të është dhënë e drejta të ndërtosh diçka të shëmtuar, ca taksirati kanë fëmijët të shohin një shëmtirë aty? Janë impakte që ka ndërtimi dhe arkitektura. Keni parë ju ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj, që nga katrahura në Golem.

Tani merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën atje një kafaz pëllumbash. Kështu që nuk jam unë problem, ndoshta s’je dhe ti problem. Mos të futem pastaj të shohim ndërtimet e tuaja, por kam frikë se të dalin atje gjysmagjel.

Paqe me ndërtuesit nuk ka, paqe të gjithë po. Më keni mbrapa këmba këmbës.

Jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri, ç’mbështetje kërkoni duhet të na mbështetni ju neve, jo ne juve. Jeni sektori që shfrytëzon më shumë punëtorët në Shqipëri. Tani keni filluar ta kuptoni se do mbeteni pa punëtorë. S’është kaq demokratike kjo, fol ti e fol unë. Bëni gjërat që keni për të bërë dhe mos kërkoni gjëra të tjera fare, kërkoni vetëm të mos jeni në listën e zezë”, tha Rama. /tch/


Arrestimi i një zyrtari, ATK: Është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet e drejtësisë

23 December 2025 at 11:33


Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penale, ATK thekson se ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

ATK bën të ditur se zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj.

ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit. /Telegrafi/

Abdixhiku pas homazheve tek varri i Rugovës në 36 vjetorin e LDK-së: Me krenari vazhdojmë rrugëtimin politik drejt së ardhmes

23 December 2025 at 10:51


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 36- vjetorin e themelimit të LDK-së.

Abdixhiku tha se sot kujtohet lëvizja më e madhe kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci.

“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt ky i cili kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë”, deklaroi ai para mediave.




Kurti: Me IRDK bashkë edhe në mandatin e ardhshëm

23 December 2025 at 10:39


Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër takoi anëtarët e mbështetësit e IRDK, të cilët i kishte edhe partner koalicioni në këtë qeverisje.

Kurti lëvdoi bashkëpunimin me kryetarin e IRDK, Elbert Krasniqi, duke e quajtur këtë një bashkëpunim të suksesshëm.

Ai potencoi se fitorja e 28 dhjetorit do të jetë e përbashkët, duke vazhduar shtrirjen e sigurisë e jetëgjatësinë e begatisë.




Siguria, dialogu strategjik e të drejtat e shqiptarëve në Luginë – takimi i presidentes Osmani me Zëvendës Sekretarin e Shtetit

23 December 2025 at 08:01


E para e shtetit, Vjosa Osmani ditë më parë është takuar me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Në këtë takim u diskutua çështja e sigurisë, dialogu strategjik, të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështje tjera.

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje për takimin, gjersa ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.

E para e shtetit po ashtu ka folur edhe për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë në rajon, si dhe për rëndësinë e shtyrjes përpara të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë takim, Presidentja ka ngritur çështjen e shkeljeve flagrante nga ana e Serbisë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për këtë çështje.

"Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë", vijon tutje njoftimi i Presidencës. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

23 December 2025 at 07:23


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

“Reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin. Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit”, thuhet në njoftim.

Tutje, SHMU bën të ditur se në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, ndërkaq mjegull e dendur përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetarë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s . /Telegrafi/

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Tension SHBA-Danimarkë: I dërguari i Trumpit kërkon aneksimin e Groenlandës

By: nik
22 December 2025 at 15:48

Një mosmarrëveshje e re ka shpërthyer mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara mbi të ardhmen e Groenlandës, pasi Donald Trump emëroi Jeff Landry, guvernatorin e Luizianës, si të dërguar special në territor. Trump deklaroi se Landry “kupton sa thelbësore është Groenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare”, ndërsa Landry vetë shkroi në X se ishte “një nder të shërbejë në këtë pozicion vullnetar për ta…

Source

Filmi i ri “Avatar” në krye të Box Office-it, por me kritika të ndara

By: nik
22 December 2025 at 15:48

Filmi “Avatar: Zjarr dhe Hiri”, i treti në serinë fantastiko-shkencore të regjisorit hollivudian James Cameron, ka kryesuar arkat e kinemave në SHBA dhe Kanada gjatë fundjavës së tij të hapjes. Megjithatë, shifrat fillestare prej 88 milionë dollarësh ishin dukshëm më të ulëta se 134 milionë dollarët e fituar nga “Avatar: Rruga e Ujit” në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ekspertët theksojnë se seria…

Source

Trump emëron të dërguar në Groenlandë, duke ndezur një mosmarrëveshje të re me Danimarkën

By: nik
22 December 2025 at 15:47

Donald Trump ka ndezur një mosmarrëveshje të re me Danimarkën pas emërimit të një të dërguari special për në Groenlandë, ishullin arktik të cilin ai ka shprehur dëshirën ta aneksonte. Të dielën, Trump njoftoi se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhej i dërguari special i SHBA-së në Groenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës. Duke shkruar në rrjetet…

Source

Shpëtim masiv pas hapjes së një vrime 50-metërshe në kanalin e Anglisë

By: nik
22 December 2025 at 15:46

Dhjetë persona janë ndihmuar të shpëtojnë pasi një vrimë e madhe u hap në një kanal në Shropshire, Angli, duke tërhequr varka dhe duke shkarkuar sasi të mëdha uji në tokën përreth. Shërbimet e urgjencës e shpallën incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së hënës në kanalin Llangollen pranë urës New Mills Lift Bridge, Whitchurch, si një “incident madhor”. Vrimë, me përmasa rreth 50 metra e…

Source

Reagim i ashpër ndaj Trumpit: Groenlanda nuk është në shitje

By: nik
22 December 2025 at 15:44

Kryeministrat e Danimarkës dhe Groenlandës, Mette Frederiksen dhe Jens-Frederik Nielsen, kanë dënuar ashpër veprimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën. Kjo vjen pasi Trump emëroi një të dërguar special, Jeff Landry, me qëllimin e deklaruar për ta bërë territorin pjesë të SHBA-së. Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i…

Source

Çmimi i arit ngjitet në një rekord të ri historik

By: nik
22 December 2025 at 15:43

Çmimi i arit ka arritur një rekord të ri historik, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Kjo rritje vjen mes pritshmërive se banka qendrore amerikane do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, si dhe për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe tarifave të Trump, të cilat kanë nxitur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta si ari. Ari ka shënuar një rritje prej…

Source

Before yesterdayMain stream

Roja Bregdetare e SHBA-së ndjek një tjetër anije-cisternë nafte pranë Venezuelës

By: nik
21 December 2025 at 21:07

Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi të dielën se po gjurmon një tjetër anije-cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, duke shënuar veprimin e dytë të tillë gjatë fundjavës dhe të tretin brenda javës së fundit. Ky veprim vjen në kuadër të “bllokadës” së shpallur nga Donald Trump, e cila synon të gjitha anijet-cisterna të naftës nën sanksione që udhëtojnë drejt ose nga Venezuela.

Source

Macron konfirmon ndërtimin e aeroplanmbajtëses së re bërthamore, gati në 2038

By: nik
21 December 2025 at 18:39

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar zyrtarisht planet për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje të re, e cila do të jetë më e madhe dhe më moderne se ajo aktuale, “Charles de Gaulle”. Ky anije luftarake e re pritet të hyjë në shërbim në vitin 2038. Njoftimi u bë nga kreu i shtetit francez gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, ku ndodhej me trupat franceze për Krishtlindje.

Source

Haaland tejkalon Ronaldon në Premier League me 104 gola

By: nik
21 December 2025 at 18:37

Erling Haaland, sulmuesi karizmatik i Manchester City, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në Premier League. Me dy golat e tij të shënuar në ndeshjen e djeshme kundër West Ham, ku “Qytetarët” fituan 3-0, norvegjezi arriti shifrën e 104 golave me fanellën e klubit në kampionat. Kjo e vendos atë përpara legjendës së Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili kishte shënuar 103 gola në…

Source

❌
❌