Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

By: E S
24 December 2025 at 23:07

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu deshën 62 sekonda për të arritur te thelbi.

“Forcat e errëta shtypëse po marshojnë sërish”, tha ai. “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”.

Fjalimi i Ruttes në Berlin më 11 dhjetor ishte i fundit në një seri paralajmërimesh të paprecedentë për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë që u bënë më 2025 nga zyrtarë të lartë evropianë dhe agjenci të inteligjencës.

Në shkurt, inteligjenca daneze tha se “Rusia e sheh veten në konflikt me Perëndimin dhe po përgatitet për një luftë kundër NATO-s”. Në qershor, gjenerali kryesor i Gjermanisë tha se një sulm mund të ndodhë brenda katër vjetësh, e në nëntor, fjalëve të tij u bëri jehonë homologu polak – dy ditë pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se “disa historinë ushtarakë madje besojmë se ne jemi në verën e fundit të paqes”.

Këto nuk janë paralajmërimet e vetme. Por, Rutte ka bërë më së shpeshti paralajmërime të tilla.

Në janar, ai i bëri thirrje shteteve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ose të ndjekin kurse të gjuhës ruse, ndërkaq në qershor tha se një sulm mund të koordinohet me një sulm të Kinës ndaj Tajvanit.

Fjalimi i tij i 11 dhjetorit ishte kambana më e fortë e alarmit deri më tani. Ai foli për “përmasat e luftës që kanë përjetuar gjyshërit apo stërgjyshërit tanë” me “një mobilizim masiv dhe miliona njerëz të zhvendosur”.

Çfarë qëndron pas këtyre paralajmërimeve?

Këto deklarime të shpeshta janë bërë kryetituj në mediat kryesore dhe kanë ngritur pikëpyetje, sidomos në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tregojnë rënie të interesit për të ruajtur nivelin e mbështetjes së sigurisë që u kanë dhënë Evropës në të kaluarën.

“Kjo është diçka që e kam menduar veçmas duke parë se nuk ka asnjë dëshmi që Rusia mund ose dëshiron ta sulmojë NATO-n”, tha për Radion Evropa e Lirë, John Foreman, ish-atasheu ushtarak i Britanisë në Moskë dhe Kiev.

“Mendoj se një numër politikanësh dhe figura ushtarake po përdorin kërcënimin rus për arsye më prozaike: Rutte po inkurajon vendet e NATO-s që të përmbushin zotimet e tyre për shpenzime. Polakët për të sjellë më shumë prani të NATO-s në territorin e tyre”, shtoi ai.

Skeptikët e tjerë vënë thonë se gati pas katër vjetësh luftë, Rusia nuk ka qenë në gjendje ta nënshtrojë Ukrainën, edhe pse këtë vit ka bërë përparime me kosto të jashtëzakonshme në humbje njerëzore dhe në pajisje.

Teemu Tammikko, nga Instituti finlandez për Çështje Ndërkombëtare, tha po ashtu se Rusia nuk duket e “gatshme dhe e aftë që ta sulmojë NATO-n, për momentin”.

Por, ai i tha Shërbimit rus të REL-it se mbajtja e pushtetit nga presidenti rus, Vladimir Putin, “varet nga një kërcënim i jashtëm”, që do të thotë “në terma afatgjatë, është i mundshëm ndonjë provokim i drejtpërdrejt ushtarak, sidomos nëse lufta në Ukrainë bllokohet”.

Disa argumentojnë se kjo veçse po ndodh, sikurse me dronët rusë dhe inkursionet në hapësirën ajrore të NATO-s. Por, paralajmërimet e bëra këtë vit sugjerojnë skenarë edhe më të errët.

Sulmi ndaj Estonisë

Një raport i publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR) më 18 dhjetor përqendrohet te frika e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Estonisë, për të testuar gatishmërinë e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për të luftuar.

“Në Evropë, ky ankth ndodhet mbi një frikë më të thellë: se Qeveria amerikane, e shpërqendruar nga politika e brendshme dhe e tunduar nga shkurtimi, mund të reduktojë së shpejti praninë e saj ose t’i vendosë kushte rolit të saj në mbrojtjen e Evropës”, thuhet aty.

Duke e përshkruar Estoninë si “të vogël, tokë të sheshtë dhe të ekspozuar”, raporti thotë se një stërvitje ushtarake e vitit 2016 parashikoi se forcat ruse mund ta pushtonin kryeqytetin brenda 60 orësh gjatë një pushtimi.

Por, raporti gjithashtu thekson se Rusia do të ketë nevojë për 5-10 vjet pas përfundimit të luftës në Ukrainë “për t’u riorganizuar dhe riarmatosur për një sulm të tillë”, që është një periudhë shumë më e gjatë se ajo e parashikuar nga Rutte, Pistorius dhe të tjerët.

Vlen të përmendet se zyrtarët amerikanë nuk kanë përsëritur këto paralajmërime evropiane.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, që është publikuar së voni, argumenton se “aleatët evropianë gëzojnë një avantazh të konsiderueshëm të pushtetit të fortë mbi Rusinë sipas pothuajse çdo kriteri, përveç armëve bërthamore”.

Por, ajo gjithashtu pranon nevojën për angazhim diplomatik amerikan “për të zvogëluar rrezikun e një konflikti midis Rusisë dhe shteteve evropiane”.

“Luftënxitësit”

Zyrtarët e Kremlinit i kanë cilësuar udhëheqësit evropianë si “luftënxitës” dhe kanë mohuar se kanë dëshirë të kryejnë ndonjë sulm. Ata kishin bërë deklarime të ngjashme për Ukrainën në prag të pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, edhe pse kjo nuk do të thotë automatikisht se ekzistojnë plane për agresion të mëtejmë.

“Rusia nuk po ndjek qëllimet ushtarake që i atribuohen vendit tonë”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov, më 22 dhjetor. “Siç ka thënë tashmë presidenti i Rusisë, ne madje jemi të gatshëm që të garantojmë këtë ligjërisht si pjesë e një zgjidhjeje të luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Por, çdo angazhim i tillë ka pak të ngjarë të merret seriozisht nga shumë në Perëndim. Rusia po ashtu ka nënshkruar dhe më pas nuk kanë mbajtur premtimet për të respektuar kufijtë e Ukrainës në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994.

Në fund, gjithçka varet nga një njeri i vetëm.

“Siç e dimë, Rusia nuk është demokraci. Një vendim i tillë, në esencë, është rezultat i vendimit të Vladimir Putinit nëse ai dëshiron të sulmojë një vend evropian që është anëtar i NATO-s, ose një vend tjetër evropian, kështu që nuk kemi se si ta dimë”, tha për Shërbimin rus të REL-it, Elizabeth Braw nga instituti për mbrojtje dhe siguri, RUSI.

“Për këtë arsye po shihni udhëheqës ushtarakë në të gjithë Evropën që thonë se duhet të jemi të përgatitur për diçka që do të ndodhë nesër. Mund të ndodhë pas pesë vjetësh, dhjetë vjetësh ose kurrë, por nuk mund të mbështetesh mbi këtë”./ REL

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

By: E S
24 December 2025 at 23:00

Një efektiv policie është arrestuar nga AMP, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij është bërë pasi pasditen e sotme ka aksidentuar me motor për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”.

Fillimisht 65-vjeçari ka qenë i shtruar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Si pasojë e këtij aksidenti i dëmtuar lehtë ka mbetur edhe efektivi i policisë.

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

By: E S
24 December 2025 at 22:53

Raporti më i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka analizuar universitetet për vitin akademik 2024–2025.

Në nivel kombëtar, rezulton se studentët e regjistruar në universitete private kanë mesatare më të lartë se studentët e regjistruar në IAL publike. Ndërsa vetëm 66.92% e totalit të kuotave janë plotësuar me regjistrime, çka tregon se nga 32 177 vende në auditorë, më shumë se 10 mijë prej tyre kanë mbetur bosh.

Nga përpilimi i statistikave del në pah se ekselentët përbëjnë vetëm 8.6% të studentëve të regjistruar. Në krahasimin gjinor dhe të urbanizimit konstatohet se femrat kanë notë mesatare më të lartë se meshkujt dhe studentët e qytetit kanë performancë më të mirë akademike se ata të fshatrave.

Nga 593 programe studimi në rang vendi, 5 prej tyre janë më të kërkuarat, ku nuk mbetet asnjë vend i lirë. Konkretisht, bëhet fjalë për Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, më pas renditen Financa, Infermieria e Përgjithshme, Informatika Ekonomike dhe Informatika nga Universiteti i Tiranës.

Nga numri total i studentëve të regjistruar në vitin e shkuar, prej 21 547 regjistrimeve, vetëm 6.53% i përkasin programeve që profilizohen në mësuesi. Pra, studimi i Ministrisë së Arsimit vërteton problematikën e rënies së interesit të të rinjve për profesionin e mësuesit.

Për të analizuar cilësinë e studentëve të regjistruar, duke theksuar se kriteri i notës mesatare minimale është më i lartë, 7.5, krahasuar me 6.5 në programet e tjera të ciklit të parë, mesatarja e të gjithë të regjistruarve në programet e mësuesisë është 7.91. Studentët më cilësorë të mësuesisë janë regjistruar në programin e studimit Informatikë të Universitetit të Tiranës, ndërsa mesatarja më e ulët konstatohet në Gjeografi.

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

By: E S
24 December 2025 at 22:44

Programi humanitar “Toys for Tots”, i realizuar nga Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara, vijon të sjellë magjinë e festave për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri.

Këtë vit, përfaqësues të Marinsave amerikanë, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, shpërndanë lodra për fëmijët e shtruar në Departamentin e Pediatrisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Rreshteri i lartë në Trupën e Marinsave, Manuel Coronado, pjesë e Programit të Sigurisë në Ambasadë, shpjegoi se “Toys for Tots” është një nismë me histori të gjatë, e cila ka nisur në vitin 1947 nga një marins amerikan, me synimin për të bashkuar komunitetet dhe për t’u ofruar fëmijëve më pak fatlumë dhurata dhe shpresë në periudha të vështira ekonomike.

“Ne përfaqësojmë Korpusin e Marinsave dhe jemi krenarë që përmes këtij programi mund të sjellim buzëqeshje dhe gëzim për fëmijët”, u shpreh Coronado.

Ai theksoi se Marinsat amerikanë kanë shpërndarë lodra për fëmijët në Shqipëri që nga vitet 2000 dhe se kjo traditë do të vijojë edhe në të ardhmen, si pjesë e përkushtimit për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet me komunitetin vendas.

Nisma “Toys for Tots” mbetet një simbol i solidaritetit, bashkëpunimit dhe humanizmit, duke përcjellë mesazhin se edhe një lodër e vogël mund të sjellë shpresë dhe gëzim të madh.

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

By: E S
24 December 2025 at 22:36

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për çka është kritikuar nga Kosova.

Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës.

Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.

“Me punësimet e reja do të përmirësohet edhe më tej niveli i mbrojtjes shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë dhe Metohi, gjë që tregon kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e vet në KiM”, thuhet në njoftim.

Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.

Bëhet fjalë për një konkurs për 400 vende pune, të cilin, para së gjithash, dhe në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë më 12 tetor, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se shteti i Serbisë “kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.

Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Disa parti politike serbe në Kosovë e kanë kritikuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se kjo nuk është hera e parë që qytetarët “manipulohen për të mbështetur udhëheqësit e Listës Serbe”.

Para zgjedhjeve parlamentare në shkurt të këtij viti, Serbia kishte gjithashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësim partiak të njerëzve të përshtatshëm”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.

Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit.

Ndërkohë, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiqin dhe partinë e tij për “keqpërdorim të institucioneve të Kosovës dhe blerje votash”./ REL

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

By: E S
24 December 2025 at 22:26

Mjeku Edvin Prifti, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të GJKKO-së për ta dërguar në gjyq, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të pabazuar.

Në një deklaratë publike, ai thekson se pas më shumë se pesë vitesh hetime, auditet kanë konfirmuar ligjshmërinë e burimeve të tij financiare.

Prifti nënvizon se, pavarësisht zhvillimeve gjyqësore, ai vijon punën si mjek, duke shpëtuar jetë në sallën e operacionit.

Reagimi i plotë:

Cilido duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh, duke qenë rasti i parë në historinë e gjykatave në botë, por edhe në Shqipëri, ku dikush akuzohet për korrupsion pasiv dhe nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv?! Apo kur, pas 5 vjetësh, auditi i SPAK cilëson që burimet e mia financiare janë plotësisht të ligjshme dhe nuk ekziston pamundësia financiare! Sot, seanca paraprake e GJKKO-së, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua për gjykim të shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo fakt dhe argument. Në këto kushte, unë ftoj të gjithë pacientët e mi që, kushdo që e ndjen, mund të vijë në gjykatë të dëshmojë se cili jam unë?!

Gjithsesi, pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, unë u ktheva në sallën e operacionit në QSUT, ku sapo përfundova me sukses operacionin e radhës të pacientit IT.

Ndërkohë, natën e kaluar, kryem së bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr. Sci. Merita Zeka dhe Dr. Blerim Arapi një nga operacionet më komplekse në një pacient 38-vjeçar, i operuar 8 muaj më parë nga kolegët me zëvendësim të valvulës së aortës, i cili u paraqit me shkëputje të protezës valvulare, absces në zemër, si dhe insuficiencë kardiake masive me edemë dhe lëng në bark. Pas trajtimit adekuat në terapi intensive, eliminimit të mbi 20 litrave ujë të akumuluar në trup, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë mbi 8 orë, i cili konsistoi në mbylljen e një dhome anormale gjigande në zemër, e krijuar nga abscesi, si dhe ri-zëvendësimin e valvulës së aortës. Pacienti sot është i ekstubuar dhe në gjendje shumë të mirë.

Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse këta të fundit kanë fatin në dorë dhe mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu, përsëri askush nuk mund të më ndajë nga lumturia kur shpëtojmë një jetë më shumë!

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

By: E S
24 December 2025 at 22:18

Ekonomia shqiptare ka performuar më mirë në tremujorin e tretë të vitit duke rritur ndikimin me 3.75% në periudhën korrik-shtator, kulmin e sezonit turistik.

Ndonëse sektorit turistik është kthyer në një nga motorët më të rëndësishëm të ekonomisë, produktivitetin më të madh e ka dhënë rritja e pagave në administratë dhe taksat neto të cilat sipas INSTAT dhanë një kontribut 1.68%. Duke rritur varësinë kështu varësinë nga shteti.

Pasuritë E paluajtshme, sektori i akomodimi baret e restorantet si dhe ndërtimi dhanë ndikimin më të pagave pas administratës. Duke u kthyer në faktorë kryesor të rritjes ekonomike me përkatësisht 0.5%, 0.62%, 0.48%.

E përqendruar në këto zëra kryesor, sektorë të tjerë të ekonomisë mbeten mbrapa. Kryesisht sektorët prodhues në vend vijuan rënien disa vjeçare. Bujqësia dhe peshkimi si dhe industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese vijojnë të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike për shkak të financimit të dobët dhe mungesës së reformave. Nga ana tjetër konsumi final i popullatës arriti në 1.25% ndërsa ai i qeverisë 7.72%.

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

By: E S
24 December 2025 at 22:08

Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva.

Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet.

Nuk dihet ende sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit, ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Policia po vijon ende aksionin.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

By: E S
24 December 2025 at 21:59

Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, më një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn, ka sqaruar arsyet pse nuk iu bashkua protestës së Partisë Demokratike, duke theksuar se kauza e tij dhe e aktivistëve të lëvizjes është më e gjerë se një protestë partiake.

“Lëvizja Shqipëria Bëhet si parti politike nuk është duke zhvilluar asnjë protestë. Protesta që unë jam i angazhuar, aktivistë të Lëvizjes Shqipëria Bëhet janë bashkuar apo qytetarë është një protestë që shkon përtej gardhit të partisë sonë. Ne nuk kërkojmë monopolin e protestës politikisht. E dyta për të mos vendosur asnjë gardh ndaj palëve të tjera duke i lënë të gjithëve mundësinë për të qenë këtu dhe për t’u angazhuar si qytetarë”, tha Lapaj.

Sipas tij, momenti aktual nuk është për rritjen e partive apo për fitoren e pushtetit, por për çlirimin e vendit.

“PD duhet të kuptojë që koha për të rritur partinë apo për të fituar qeverinë nuk është tani. Tani është momenti që na duhet të çlirojmë Shqipërinë. Na duhet të krijojmë një forcë të madhe popullore që shkon përtej gardhit të një partie apo një tjetre,” u shpreh ai.

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

By: E S
24 December 2025 at 21:51

Ukraina po përjeton një valë të re sulmesh ruse, ndërsa mijëra qytetarë do të kalojnë Krishtlindjet në të ftohtë dhe errësirë.

Të hënën në mbrëmje, një sulm me 635 dronë dhe 38 raketa ka goditur qytete të ndryshme, duke vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe duke plagosur 12 të tjerë. Sulmet kanë synuar kryesisht rrjetin elektrik, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji dhe detyruar tre centralet bërthamore ukrainase të ulin prodhimin.

Sipas autoriteteve, goditjet kanë prekur edhe gjeneratorët termikë të kompanisë DTEK, të cilët janë sulmuar për herë të shtatë brenda dy muajve, duke shkaktuar errësirë totale në provincat Rivne, Ternopil dhe Khmelnytskyi, si dhe në disa lagje të Kievit. Furnizimi me ujë dhe ngrohja janë ndërprerë, ndërsa aktiviteti i çelikuarës Zaporizhstal është pezulluar.

Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes e ka përshkruar këtë sulm si hakmarrje ndaj “sulmave terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në Rusi”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin si “bombardim para Krishtlindjes, një akt që synon të shkaktojë terror tek qytetarët”.

Në front, Kremlini ka rritur përpjekjet për të marrë kontrollin e Donetskut. Forcat ruse kanë pushtuar qytetin Siversk, ndërsa ukrainasit tërheqën presidiumin e fundit për të shmangur humbjen e panevojshme të jetëve. Siversk, me rreth 10 mijë banorë para pushtimit, është shkatërruar thuajse tërësisht. Luftimet vazhdojnë në fshatin Sviato-Pokrovske dhe në zonat përreth Donetskut, ku Moska përdor superioritetin numerik dhe bombardime ajrore për të depërtuar në mbrojtjet ukrainase.

Sulmet ruse janë zhvilluar gjithashtu kundër Kharkiv, Sumy dhe Zaporizhzhia, me qëllim të pengojnë transferimin e trupave ukrainase dhe të rrisin presionin në vijën e frontit. Komandantët rusë nuk po marrin parasysh humbjet civile, duke e konsideruar suksesin strategjik si prioritet kryesor.

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

By: E S
24 December 2025 at 21:44

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit.

“Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të madhe opozitës ia ka dhënë “non grata”, PD-ja u përça dhe kjo e dëmtoi më rëndë”, tha Tafani.

Por, sipas tij, PS-ja ka marrë goditje shumë të fortë para fushatës sepse “iu hoq Erion Veliaj nga Tirana”.

“Erion Veliaj ka ndjekur gjithë fushatën në Tiranë. Pra, PS në Tiranë është goditur jashtëzakonisht fort para fushatës. Po të jetë për goditje në këtë fushatë, më shumë ka marrë PS-ja sesa PD-ja”, theksoi Tafani.

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

By: E S
24 December 2025 at 21:36

Nga studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij, i kryeministrit Rama.

“Po i bëj një thirrje publike prokurorit Dritan Prençi. Meqënëse Rama është kreu i mafies, të ruhet në një kombinacion, ndonjë kurth që mund t’i bëjë ky me banditë për ta denigruar si prokuror, se ka filluar luftën. Duhet të ruhet edhe jetën sigurisht që ta ruajë, por duhet të ruhet edhe vetë se çfarë nuk pret nga ky njeri për ta denegruar”, deklaroi Maliqi Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në cilësinë e ish-drejtorit të policisë Maliqi tha se janë të njohura mënyrat se si vepron krimi i organizuar për të diskredituar kundërshtarët.

I pyetur nëse ka informacion për një paralajmërim të tillë apo indicie Maliqi u përgjigj: “Kam qenë oficer policie i mirëfilltë që 25 vjeç kanë drejtuar komisariate dhe njoh çfarë bën krimi, çfarë kombinacionesh bëjnë, çfarë kurthesh bëjnë për ta denigruar siç ka denegruar he luftën brenda llojit.

Indicie ka, por që unë vetë jam i bindur që çarë nuk pret nga ky njeri me fjalë ky që thoshte koka të njëri-tjetrit kriminelëve, koka të njëri-tjetrit brenda grupit të Rilindjes, ky është i lidhur koka e këmbë me krimin dhe ky është peng i krimit”, tha Maliqi.

Sipas tij, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm përmes presionit ndërkombëtar ose protestave të qëndrueshme.

“Ky nuk rrëzohet. Këtë o e rrëzon Amerika o e rrëzon protesta të qëndrueshme”, theksoi ai.

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

By: E S
24 December 2025 at 21:27

Në prag të Krishtlindjeve dhe zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një kartolinë urimi ku shprehet mbështetja për fëmijët dhe pensionistët ai deklaron se fitorja e 28 dhjetorit do të pasohet menjëherë nga mbështetja për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijët dhe pensionistët.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, ndërsa me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët, sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët,” u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se, ashtu si çdo vit, edhe këtë fundvit Qeveria ka vendosur të mbështesë fëmijët dhe pensionistët me shtesat prej 100 eurosh. Sipas Kurtit, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosvotimi i buxhetit nga opozita, Qeveria ka arritur të sigurojë fondet e nevojshme.

“Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, por kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të procedojmë mbështetjen e fundvitit para natës së Vitit të Ri”, theksoi Kurti, i cili e mbyll postimin me urimin për qytetarët.

“Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

By: E S
24 December 2025 at 21:18

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit.

Bardhi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm se ata ngritën zërin.

Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë.

Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, shkruan Bardhi.

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

By: E S
24 December 2025 at 21:09

Teksa nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë teksa shkoi në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Detyrën përmes një ceremonie e mori tre ditë më pas. Në një prononcim për Birn ai tregon se kush do të jenë prioritetet në drejtimin e SPAK, institucionit që ka besueshmërinë më të lartë dhe të mbështetur fort si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja.

Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Zogaj: QKUK-ja është e vjetruar, Kosova ka nevojë për spital të ri

24 December 2025 at 13:53


Alban Zogaj ka deklaruar se infrastruktura aktuale shëndetësore në Kosovë nuk i plotëson nevojat e sotme.

Ai ka theksuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ndërtuar në vitin 1964 dhe funksionon me një model të vjetruar.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e një spitali të ri të madh për Kosovën, si dhe ndërtimin e spitalit të veçantë të Prishtinës.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Alban Zogaj.

Konjufca: Prizreni nuk lëshon pe!

24 December 2025 at 13:51


Glauk Konjufca, e filloi ditën sot në Siqevë, ku u mirëprit në odën e familjes Berisha.

Nga LVV theksojnë se si familja, po ashtu edhe banorët e fshatit, deklaruan mbështetjen e tyre për numrin 116.

Ai më pas vazhdoi në Xërxë, ku shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga kjo zonë, takuan banorët e fshatit, të cilët poashtu shprehën përkushtimi i vazhdueshëm për siguri dhe begati, duke riafirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Prizren, Konjufca takoi banorët e lagjes “11 Marsi”, për të vazhduar më pas në çajtoren “Tuki”.

“Se Prizreni nuk lëshon pe, u konfirmua mes bisedash me banorët e përkrahësit, të cilët me bindje të plotë e të mobilizuar duan të vazhdojnë qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe për 4 vite të tjera”, thuhet tutje.





LDK të premten përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë

24 December 2025 at 13:30


Lidhja Demokratike e Kosovës të premten përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga kjo parti.

Lexoni të plotë postimin e LDK-së:

Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë!

Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit - Pallati i Rinisë, në Prishtinë.

Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë.

Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit.

Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen!

Ju mirëpresim!.




Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash

24 December 2025 at 13:22


Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot ka mbajtur një protestë në sheshin “Nënë Terezë”, saktësisht para zyrave qendrore të ndërmarrjes.

Protesta u mbajt me kërkesën për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga protesta.








Presidentja Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

24 December 2025 at 13:08


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje.

Osmani në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë uron paqe, dashuri e shëndet në familje.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim.

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

❌
❌