Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së

23 December 2025 at 17:26

Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve […]

The post Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së appeared first on Reporter.al.

Minatorët e Spaçit mbyllin protestën: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

27 November 2025 at 16:56

Pas 40 ditësh në protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë i dhanë fund protestës së tyre, për ta ndjekur konfliktin me kompaninë minerare në rrugë ligjore. Vendimi u mor nga Komisioni i Grevës dhe Këshilli Sindikal, pas një tubimi të zhvilluar në hyrje të […]

The post Minatorët e Spaçit mbyllin protestën: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore appeared first on Reporter.al.

‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës

26 November 2025 at 15:57

Banorë dhe aktivistë të fshatrave Zall-Gjoçaj në Mat dhe Lufaj në Mirditë protestuan të mërkurën para Gjykatës së Lezhës, në mbështetje të tre protestuesve që janë paditur për shpifje nga kompania “Seka Hydropower”, e cila po ndërton një hidrocentral në këtë zonë. Banorët vendosën në shenjë simbolike një shirit të zi mbi megafon, duke e […]

The post ‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës appeared first on Reporter.al.

Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë

21 October 2025 at 07:55

Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të […]

The post Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë appeared first on Reporter.al.

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

18 October 2025 at 13:10

Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet […]

The post Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna appeared first on Reporter.al.

Vdekja e punëtorit në Shëngjin, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i punimeve

17 October 2025 at 11:33

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të punimeve në kantierin në zonën e Kunes në Shëngjin, ku pasditen e së enjtes humbi jetën punëtori 36-vjeçar, Anton Zefi. Në një komunikim për shtyp policia bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin Sokol […]

The post Vdekja e punëtorit në Shëngjin, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i punimeve appeared first on Reporter.al.

Një murator mbeti i vrarë pasi ra nga lartësia e një pallati në Shëngjin

16 October 2025 at 19:51

Një punëtor 36-vjeçar, i identifikuar si Anton Zefi, humbi jetën pasditen e së enjtes pasi ra nga lartësia në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. Sipas policisë, viktima, banues në fshatin Pllanë të njësisë administrative Shënkoll, ra aksidentalisht në boshtin e ashensorit të pallatit në ndërtim. Ky […]

The post Një murator mbeti i vrarë pasi ra nga lartësia e një pallati në Shëngjin appeared first on Reporter.al.

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen

14 October 2025 at 16:48

Një ditë pas përplasjes me minatorët protestues të Spaçit, policia e Mirditës njoftoi të martën se po ndiqte penalisht nëntë prej tyre për veprat penale të pengimit të qarkullimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Për ndjekje penale është referuar në prokurori edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila po mbështet […]

The post Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen appeared first on Reporter.al.

Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

13 October 2025 at 16:38

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hënën, duke bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania” dhe duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi. Rreth 70 minatorë u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në rrugë dhe më pas u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy nga […]

The post Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues appeared first on Reporter.al.

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

10 October 2025 at 16:05

Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e […]

The post Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen appeared first on Reporter.al.

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

5 October 2025 at 10:40

Ermira, nëna e një fëmije 1-vjeçar në Lezhë, ende nuk e ka kryer vaksinën kundër fruthit për djalin e saj, e cila është e detyrueshme. Edhe pse prej disa muajve djali i saj ka mbushur moshën për të bërë vaksinën e radhës, nëna e re ka hezituar t’i drejtohet poliklinikës vendore, nga frika se vaksina […]

The post Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë appeared first on Reporter.al.

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

21 August 2025 at 16:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro]. Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për […]

The post ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit appeared first on Reporter.al.

Gjykata lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për trafik armësh drejt Italisë

15 August 2025 at 16:01

Meçaj u arrestua pak ditë më parë në Malësi të Madhe, pasi akuzohet se trafikonte armë zjarri drejt Italisë përmes një linje autobuzash. Sipas një burimi në policinë lokale, indiciet erdhën nga Guardia di Finanza pas ndalimit të dy shoferëve të një autobuzi, pasi në një valixhe brenda bagazhit ishin gjetur armë dhe municione. Më […]

The post Gjykata lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për trafik armësh drejt Italisë appeared first on Reporter.al.

Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

14 August 2025 at 10:28

Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë. “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, […]

The post Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

24 July 2025 at 06:52

Çdo herë që Nikoll Markut i nevojitet një recetë ose një vizitë tek mjeku i familjes, ai përgatitet për një udhëtim të gjatë e të lodhshëm: 60 kilometra rrugë nga fshati i tij i thellë malor në Arrës deri në Reps, qendra më e afërt shëndetësore pas mbylljes së ambulancës në Kaçinar. Sipas tij, edhe […]

The post Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

17 July 2025 at 16:51

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë”

16 July 2025 at 13:06

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, i cili kundërshtohet prej 7 vitesh nga banorët e zonës. Sipas organit të akuzës, pushimi i hetimeve është kërkuar pasi ndryshe nga kallëzimi i banorëve, nuk janë konstatuar elementë […]

The post Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë” appeared first on Reporter.al.

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

15 July 2025 at 08:19

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore. Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat […]

The post Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar appeared first on Reporter.al.

❌
❌