Normal view

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë

By: user7
10 July 2025 at 14:48

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Librazhd. Mësohet se 4 vëllezër janë konflikuar me 5 persona të tjerë në një lokal. Në sherr 4 vëllezërit kanë dhunuar me sende të forta 5 personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia ka mundur që të arrestojë dy nga vëllezërit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit e tjerë. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu nga policia është proceduar penalisht dhe kamarierja e lokalit për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

By: user7
10 July 2025 at 14:16

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën

By: user7
10 July 2025 at 13:48

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 maj të vitit të kaluar në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.

The post Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona

By: user7
10 July 2025 at 13:25

Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona appeared first on Lapsi.al.

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

By: user7
10 July 2025 at 13:14

Një 32-vjeçar shqiptar nga Brentford është identifikuar si personi kyç në një bandë të organizuar trafikantësh droge për disa vite. Mediat britanike shkruajnë se Redon Bushi i Cherry Crescent u dënua për drejtimin e një operacioni që komplotoi për të furnizuar mbi 832 kilogramë kokainë, e cila do të kishte një vlerë tregu prej 81,640,000 paundësh.

Ai pranoi akuzat në lidhje me trafikun e drogës dhe transferimin dhe posedimin e pasurisë kriminale pas një hetimi nga Policia Metropolitane dhe Agjencia Kombëtare e Krimit. Bushi kishte shërbyer si drejtor i një numri kompanish, duke përfshirë një lavazho makinash, një bari dhe një klinikë bukurie, të cilat besohet se mund të jenë përdorur për të pastruar të ardhurat e operacionit të drogës. Ai u dënua me 24 vjet e 10 muaj burgim të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames.

Operacioni i Bushit bashkëpunoi me importues të shumtë të kokainës dhe korrierë për të furnizuar Londrën dhe pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai u shkatërrua pasi autoritetet arritën të hynin në mesazhet e dërguara nga banda përmes sistemeve Encrochat dhe Signal. Pasoi një operacion i synuar dhe detektivët e Metropolit filluan punën për të çmontuar operacionin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Bushi përdorte Encrochat nën emrin e përdoruesit ‘Sealvermouth’, por, edhe kur mendonte se mesazhet e tij ishin të sigurta, ai mbeti i kujdesshëm duke u dhënë korrierëve vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim të shkurtër të individit të cilit do t’ia dorëzonin.

Megjithatë, oficerët e Metropolit arritën të zbulonin linjat e komunikimit të grupit duke shqyrtuar me kujdes çdo pajisje dhe bisedë që i përkiste grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të bashkonin pjesët e brendshme të operacionit kriminal.

Duke përdorur këtë material, oficerët ndaluan një nga automjetet që i përkisnin korrierëve të Bushit, 32-vjeçarin Ahmad Jabarkhill nga Hounslow në qershor 2020 dhe gjetën gati 700,000 £ tek ai. Oficerët e Metropolit dhe NCA përdorën gjithashtu taktika të fshehta dhe inteligjencë për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, 23-vjeçarin Arline Sida nga Amersham, 32-vjeçarin Luke Ferguson nga Shepherd’s Bush dhe 23-vjeçarin Kelvin Hoxha nga Field Lane, Brentford, duke mbledhur prova për të treguar shkallën e ndërmarrjes.

Përveç bisedave midis grupit, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një ndarje të sofistikuar për fshehje. Kishte gjithashtu një kamera të vendosur në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca. Duke vepruar mbi këtë informacion, Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në një adresë në Brentford në gusht 2023, ku u gjetën gjashtë kilogramë kokainë.

Luke Ferguson, një tjetër anëtar i sipërmarrjes kriminale, u arrestua më pas në një “shtëpi të sigurt” gjithashtu në Brentford dhe iu gjetën 72 kg kokainë, me një vlerë rruge të vlerësuar në 6.24 milionë paund. Bushi u përpoq t’i shpëtonte drejtësisë pasi bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, duke qëndruar në një sërë hotelesh, duke blerë një telefon të ri dhe duke mbajtur me vete 3,000 paund. Edhe kur ishte në arrati, ai vazhdoi të ishte në kontakt me anëtarët e bandës duke i udhëzuar ata të kontrollonin kamerat në adresa të ndryshme për të identifikuar çdo prani ose mbikëqyrje policore. Disa ditë më vonë ai u gjurmua në Reading dhe u arrestua.

Jabarkhill u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale në Gjykatën e Kurorës Isleworth të mërkurën, më 22 korrik 2020 dhe u dënua në të njëjtën datë me dy vjet e tre muaj burgim. Tre anëtarë të tjerë të bandës morën dënimet e tyre të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames, pasi më parë kishin pranuar fajësinë në të njëjtën gjykatë.

Sida pranoi komplotin për të furnizuar drogë të Klasit A ​​të mërkurën, më 17 janar 2024, dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim. Hoxha u deklarua fajtor për komplot për të furnizuar drogë të Klasit A ​​dhe drejtim mjeti ndërsa ishte i skualifikuar të shtunën, më 26 tetor 2024, dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim.

Luke Ferguson u deklarua fajtor për komplot për të furnizuar drogë të Klasit A ​​të enjten, më 21 nëntor 2024, dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim. Detektivi Konstabli David Leitner, i cili drejtoi hetimin në emër të Metropolitane, tha: Ky rast tregon paepurinë tonë në ndjekjen e krimit të organizuar, duke shfrytëzuar mundësinë e pashembullt që Encrochat përfaqëson në efektin e tij të plotë. Bushi besonte qartë se këto platforma mesazhesh e mbronin atë nga zbatimi i ligjit, por ato shërbyen vetëm për të na dhënë provat për ta dënuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo tregon angazhimin e Met për të trajtuar shkelësit që janë të rëndësishëm në furnizimin e rrugëve të Londrës me drogë.

The post Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

By: user7
10 July 2025 at 12:16

Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.

The post Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët appeared first on Lapsi.al.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

By: user7
10 July 2025 at 11:57

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Rana ditën e sotme është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

The post Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

By: user7
10 July 2025 at 11:12

Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Ndërkohë që tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar appeared first on Lapsi.al.

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

By: user7
10 July 2025 at 10:50

Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH në Repartin RENEA.

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim.

Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra. Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin.

Deri të nesër, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë. Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

The post Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA appeared first on Lapsi.al.

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri

By: user7
10 July 2025 at 10:27

Gent Berberi raportohet se është zgjedhur si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Zgjedhja e tij vjen pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

The post Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri appeared first on Lapsi.al.

Ndërtimet pa leje/ “Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

By: user7
10 July 2025 at 10:16

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Konkretisht të shkakruar janë Drejtori i Policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit Nik Nikolla ndërsa është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë së Thethit.

The post Ndërtimet pa leje/ “Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese appeared first on Lapsi.al.

Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

By: user7
10 July 2025 at 09:59

Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin e Dukatit, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Përhapja e shpejtë e flakëve ka sjellë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

The post Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë appeared first on Lapsi.al.

Digjet restoranti në Theth, zjarri shuhet nga ndërhyrja e banorëve

By: user7
10 July 2025 at 08:58

Një restorant në Theth është djegur thuajse plotësisht në mesnatë. Bëhet me dije se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.

Momentalisht nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me djegien e restoranit në fshatin turistik të vënë prejt disa ditësh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje dhe protestave të banorëve.

Në pamjet e mëposhtme dallohet i gjithë restoranti i cili ishte i përfshirë zjarri.

The post Digjet restoranti në Theth, zjarri shuhet nga ndërhyrja e banorëve appeared first on Lapsi.al.

U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

By: user7
10 July 2025 at 08:44

Trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali është gjetur pas rreth 48 orësh kërkime. Anamali u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.

Sipas informacioeneve, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes. Dy ditë më parë u raportua se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër.

51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen. Ai dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët falë tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Lapsi.al.

Qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura me bizneset

By: user7
10 July 2025 at 08:37

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh.

Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre. Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro.

Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave.

Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse:

– Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit.

Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative. Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative./ Monitor

The post Qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura me bizneset appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria po plaket, grup-mosha mbi 60-vjeç zuri 1/3 e popullsisë

By: user7
10 July 2025 at 07:51

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të dhënat më të fundit nga INSTAT për vitin 2024 tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve mbi moshën 60 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i popullsisë është me rënie.

Grup-mosha mbi 60 vjeç ka arritur në 691,788 persona, ose 30% e popullsisë totale prej 2.36 milionësh më 2024. Vetëm një vit më parë, në vitin 2023, kjo përqindje ishte 28.15%, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç përbëhej nga 673,037 persona. Në vitin 2011 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 15% e totalit të popullsisë.

Në grup- moshën 65–69 vjeç, janë shtuar me mbi 5,800 persona në vitin 2024 në krahasim me 2023. Në grup-moshën 75–79 vjeç, ka rritje prej më shumë se 7,300 personash. Grup-mosha mbi 85 është rritur nga 36,840 mijë në 2023 në 39,996 mijë, një tregues i rritjes së jetëgjatësisë.

Në të kundërt, popullsia e përgjithshme u tkurr me mbi 27 mijë banorë në vetëm një vit, nga 2,390,942 në 2,363,314 me rënie 1.2 %, ndërsa grup-mosha 0-29 vjeç u tkurr tre herë më shumë me 30 mijë persona ose mbi 4%.

Me një numër më të madh pensionistësh dhe një numër potencialisht më të ulët kontribuesish (për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë), qëndrueshmëria financiare e skemave të pensioneve është në pikëpyetje, ndërsa sistemi shëndetësor do të përballet me ngarkesë.

Ekspertët paralajmërojnë se në mungesë të politikave të qarta për përballimin e plakjes, Shqipëria mund të përballet me pasoja të pakthyeshme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Ndër masat që rekomandohen janë nxitja e lindshmërisë përmes mbështetjes për familjet, kthimi i emigrantëve të rinj dhe investime në teknologji dhe kujdes për të moshuarit.

Shqipëria është tashmë në fazën e tranzicionit demografik drejt një shoqërie me përqindje të lartë të të moshuarve. Politikat publike duhet të përshtaten me këtë realitet të ri, duke garantuar mbrojtje sociale për të moshuarit dhe një sistem ekonomik që e përballon këtë tranzicion./ Monitor

The post Shqipëria po plaket, grup-mosha mbi 60-vjeç zuri 1/3 e popullsisë appeared first on Lapsi.al.

SHBA vendos sanksione ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese

By: user7
10 July 2025 at 07:15

Administrata Trump po vendos sanksione ndaj raportueses speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, një kritike e hapur e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Sekretari i Shtetit Marco Rubio e lidhi këtë veprim me mbështetjen e saj për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), disa prej gjyqtarëve të së cilës janë sanksionuar tashmë nga SHBA-të.

Rubio tha se SHBA-të po e sanksiononin Albanese për angazhim të drejtpërdrejtë me GJPN-në në përpjekjet e saj për të ndjekur penalisht shtetas amerikanë ose izraelitë, duke e akuzuar atë si të papërshtatshme për shërbimin si Raportuese Speciale e OKB-së. Sanksionet ka të ngjarë ta pengojnë Albanese të udhëtojë drejt SHBA-së dhe do të bllokojnë çdo pasuri që ajo ka në vend, shkruan BBC.

Ky është përshkallëzimi më i fundit nga administrata Trump, ndërsa zhvillon një fushatë kundër GJPN-së, pasi tashmë ka sanksionuar katër gjyqtarë të saj pasi gjykata vitin e kaluar lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të atëhershëm të mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza, akuza që ata i hedhin poshtë.

Rubio akuzoi gjithashtu Albanese se kishte “përhapur antisemitizëm, kishte shprehur mbështetje për terrorizmin dhe kishte përbuzur hapur Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Perëndimin”.

Ky veprim ka të ngjarë të provokojë një reagim të ashpër nga ata që argumentojnë për përgjegjësi për numrin e të vdekurve civilë nga ofensiva ushtarake izraelite në Gaza.

Raportuesja speciale ka argumentuar prej kohësh se qeveritë perëndimore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur të drejtat e palestinezëve në territoret e pushtuara palestineze dhe me qëndrimin e saj të hapur ka tërhequr mbështetje të konsiderueshme midis atyre që akuzojnë udhëheqësit izraelitë dhe amerikanë se i përdorin akuzat për antisemitizëm si armë, me qëllim që të heshtin kritikat ndaj politikave të tyre.

Koha e njoftimit të sanksioneve është e rëndësishme, me Netanyahun që ndodhet aktualisht në Uashington, ku të mërkurën ai u prit me një kordon nderi të zgjatur në Pentagon. Albanese më parë ka hedhur poshtë pretendime të ngjashme kundër saj, duke i thënë BBC-së në tetor: “Nuk i marr lehtë këto vërejtje dhe shpifjen që ato mbartin, por në të njëjtën kohë, e di që kjo nuk ka të bëjë me mua, pasi paraardhësit e mi e dinin se nuk kishte të bënte me ta”.

“Unë gjithashtu e di që këto shtete anëtare [që bëjnë akuza për antisemitizëm] nuk kanë bërë absolutisht asgjë për t’iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar.”

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Të paktën 57,575 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Shumica e popullsisë së Gazës është zhvendosur gjithashtu disa herë. Më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar; sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur; dhe ka mungesa të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe strehimit.

The post SHBA vendos sanksione ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese appeared first on Lapsi.al.

Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira

By: user7
9 July 2025 at 14:25

Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe banore të fshatit, ku janë shprehur të prekura nga rasti. Duke folur për mediat banorët shprehen se familje ka qenë shumë e mirë.

“Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Fillimisht babai i tij kallëzoi në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk ishte kthyer në banesë, por Policia pas disa orësh kërkime gjeti trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen.

The post Vrasja në Mat/ Bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual

By: user7
9 July 2025 at 14:03

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin.

Sipas tij zgjedhjet u shoqëruan me akuza për pastrimin parash dhe ndikim nga grupet kriminale në ekonomi. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij theksoi se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.

Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar. Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt. Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.

Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë,” tha Gahler.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual appeared first on Lapsi.al.

SPAK regjistron procedim penal për Aeroportin e Vlorës

By: user7
9 July 2025 at 13:31

Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për Aeroportin e Vlorës. Mësohet se organi hetues e ka publikuar këtë në faqen zyrtare të saj, pasi janë pyetur në lidhje me Aeroportin.

Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi penal. Ndërkohë që sipas informacioneve të ndara nga SPAK, ndodhen në fazën e hetimit paraprak.

Ndërkohë që po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale nëse kanë qenë në përputhje me ligjin.

The post SPAK regjistron procedim penal për Aeroportin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

❌