Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Albeu

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

By: V K
10 February 2026 at 08:51

Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit. Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

Për të ballafaquar mendimin e ekspertëve me mendimin e një publiku më të gjerë, “Monitor” realizoi mes fundit të muajit janar dhe fillimit të muajit shkurt një sondazh në faqen e saj të internetit.

Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe./Monitor

 


Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertët

 


Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

By: V K
10 February 2026 at 08:28

Në spektaklin e mbrëmshëm, është zbuluar data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”. Derisa edhe këtij edicioni po i vjen fundi, u mësua se finalja e madhe do të jetë më 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

The post Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

By: V K
10 February 2026 at 08:23

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton”, shkroi Rama në platformën X, duke e justfikuar këtë me nevojën për garantim të pavarësisë së pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte një “presion i organizuar kundër drejtësisë”.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh”, tha Bardhi në reagim publik pas deklaratave të kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“Qëndrimi i kryeministrit është një akt kundër retorikës antikorrupsion dhe standardeve që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur objektimin e anëtarësimit në BE”, tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se Shqipëria rrezikon të devijojë në një vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanë vlerë dhe ku liderit politikë dhe mazhorancat e radhës mund ta inteprerojnë atë sipas qëllimeve të tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu, pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon një hendek të thellë midis ekzekutivit e mazhorancës nga njëra anë dhe drejtësisë nga ana tjetër”, shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“Të gjitha vonesat që janë krijuar nga mosekzekutimi i vendimit të GJKKO-së, shtyrja e paprecedentë e procesit vendimmarrës të Kuvendit për kërkesën për autorizimin nga SPAK për kufizimin e lirisë ndaj zv.kryeministres dhe tanimë edhe qëndrimi i Kryeministrit për të ndryshuar legjislacionin për të mos patur masa ndaluese të pezullimit të ekzekutimit të funksionit (për disa prej tyre), përbëjnë një qëndrim që pengon sistemin e drejtësisë për të zhvilluar një hetim efektiv, të plotë e të gjithëanshëm ndaj zyrtares në fjalë”, tha Skëndaj.

Sipas Skëndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se :Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në interes të njërës apo tjetrës palë që ka mazhorancën qeverisëse, por vetëm në interes të publikut, konform parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe me një debat gjithëpërfshirës”.

Referuar ndarjes 4 me 4 të qëndrimeve të trupës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencës, Skëndaj tha se kjo e “bën këtë çështje të debatueshme midis profesionistëve”.

“Në vlerësimin tim, ligjvënësi kushtetues shqiptar duhet të zgjedhë midis nevojës për ta patur një masë të tillë pezulluese në Kushtetutë ose jo. Në kushtet e Shqipërisë, kjo masë përbën në parim një kufizim të domosdoshëm dhe proporcional me nevojën që e dikton, që është lufta kundër korrupsionit shumë shqetësues në vendin tonë si dhe barazia para ligjit”, tha Skëndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“Në vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarë të lartë nën hetim, në çdo rast është dhënë dorëheqje ose është mundësuar hetimi pa pengesë imuniteti”, tha Krasniqi.

“Nëse tek ne ndodh e kundërta… ne humbim edhe konceptin formal të demokracisë, kthehemi në një regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet të jetë demokracia dhe shteti i së drejtës”, përfundoi ai./birn

The post BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Albeu.com.

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

By: V K
10 February 2026 at 07:48

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
10 February 2026 at 07:38

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

By: V K
10 February 2026 at 07:27

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 10 m/sek

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 10 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

By: M C
9 February 2026 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për komunikim të sinqertë me partnerin. Nëse jeni beqar, një bisedë e papritur mund të ndezë një shkëndijë të re. Në vendin e punës, përpiquni të mos i merrni kritikat personalisht dhe të shihni mundësitë për të mësuar nga to. Shëndeti juaj mund të ndikojë nga stresi i tepërt, ndaj merrni kohë për relaksim. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Sot është dita e duhur për të planifikuar shpenzimet dhe kursimet tuaja. Në mbrëmje, kaloni kohë me miqtë për të mbushur energjinë tuaj pozitive.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në jetën sentimentale, një bisedë e hapur do të ndihmojë për të sqaruar keqkuptime të vogla. Nëse jeni në një lidhje, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin përmes një aktiviteti të përbashkët. Në punë, një lajm i mirë mund të vijë nga një koleg që ju vlerëson përkushtimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj shmangni huazimet apo investimet e rrezikshme. Analizoni mirë çdo shpenzim para se të merrni një vendim të madh. Sot, ndiheni më të sigurt për të ndjekur synimet tuaja.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ditë e ngrohtë në dashuri; mund të merrni një shenjë vlerësimi nga dikush që ju pëlqen prej kohësh. Çiftet do të ndjejnë nevojën për të forcuar lidhjen me gjeste të vogla dashurie. Në fushën e punës, një projekt që ka ngecur mund të marrë drejtim të ri falë një ideje tuaj. Shëndeti është në nivel të mirë, por kujdesuni për gjumin. Financat mund të përmirësohen nëse jeni të kujdesshëm me shpenzimet e përditshme. Sot është dita për të bërë plane afatgjata financiare. Mos lejoni që humorët e të tjerëve të ndikojnë në energjinë tuaj.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhënie, ndoshta do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet ose mirëkuptim. Beqarët kanë mundësi të takojnë dikë interesant gjatë një aktiviteti social. Në punë, përpiquni të qëndroni të organizuar pasi mund të lindin detyra të papritura. Shëndeti do të përmirësohet nëse i kushtoni më shumë vëmendje ushqyerjes. Financat janë të qëndrueshme, por mos u përfshini në shpenzime të panevojshme. Këshillohet të kontrolloni edhe dokumentet financiare. Në fund të ditës, një lajm i mirë mund të vijë nga një i afërt.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Energjia e sotme ju shtyn të shprehni ndjenjat pa frikë, duke përmirësuar klimën në çift. Beqarët do të kenë mundësi të reja për njohje, por duhet të bëjnë hapin e parë. Në punë, bashkëpunimi është çelësi i suksesit sot, ndaj dëgjoni sugjerimet e të tjerëve. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tuaj nervor. Financat janë të mira, por një shpenzim i papritur mund t’ju detyrojë të rishikoni buxhetin. Sot është dita për të kërkuar këshillë nga persona me përvojë. Në mbrëmje, meditimi do t’ju ndihmojë të qetësoni mendjen.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri, një gjest i vogël mund të ketë ndikim të madh në marrëdhënien tuaj. Beqarët do të ndihen më të sigurt për të hapur zemrën ndaj dikujt të ri. Në aspektin profesional, sot është dita për të treguar vendosmërinë dhe përkushtimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik. Financat mund të përmirësohen falë një oferte të papritur. Kujdes me shpenzimet e vogla që mund të grumbullohen pa e vënë re. Në mbrëmje, një bisedë e këndshme do t’ju sjellë qetësi shpirtërore.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Një ditë e mbushur me emocione pozitive në marrëdhënie; partneri mund t’ju surprizojë me një dhuratë ose propozim. Beqarët do të ndihen tërheqës dhe mund të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë. Në punë, përkushtimi juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni një detyrë të re. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe shmangni situatat stresuese. Financat janë në rritje, por është e rëndësishme të mos e teproni me shpenzimet. Sot është dita për të planifikuar investime të vogla. Në fund të ditës, relaksohuni me familjen ose miqtë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Gjërat në dashuri mund të jenë pak të tensionuara; përpiquni të komunikoni me qetësi për të evituar keqkuptimet. Beqarët janë të prirur të bëjnë njohje të reja gjatë një udhëtimi ose aktiviteti të pazakontë. Në aspektin profesional, sfidat do të kërkojnë durim dhe kreativitet. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht në aspektin e ushqimit dhe pushimit. Financat janë të qëndrueshme, por nuk duhet të merrni rreziqe të panevojshme. Sot është koha të reflektoni mbi prioritetet tuaja. Një lajm i mirë mund të vijë nga një mik i vjetër.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të përjetoni një afrim të papritur me dikë që e keni njohur prej kohësh. Çiftet do të ndiejnë më shumë harmoni në marrëdhënie. Në punë, përqendrohuni në detajet për të shmangur gabimet. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për relaksimin dhe shmangni lodhjen e tepërt. Financat janë në ekuilibër, por mos i injoroni detajet e kontratave apo marrëveshjeve. Sot është dita për të bërë plane të qarta për të ardhmen. Në mbrëmje, një aktivitet artistik do t’ju japë kënaqësi të veçantë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ditë harmonike në dashuri, me mundësi për të zgjidhur çështje të vjetra me partnerin. Beqarët duhet të jenë të hapur për njohje të reja, pasi një takim i rastësishëm mund të jetë premtues. Në punë, mundësia për të treguar aftësitë tuaja do t’ju japë më shumë vetëbesim. Kujdesuni për shëndetin duke i kushtuar vëmendje dietës dhe pushimit. Financat janë të mira, por mos u nxitoni të investoni pa analizuar mirë rreziqet. Sot është dita e duhur për të negociuar marrëveshje të reja. Në fund të ditës, një telefonatë e papritur do t’ju gëzojë zemrën.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Marrëdhëniet romantike janë të mbushura me pasion dhe mirëkuptim sot, duke forcuar lidhjen tuaj. Beqarët do të ndihen më të motivuar për të kërkuar dashurinë dhe mund të takojnë dikë të veçantë. Në punë, kreativiteti do të jetë në kulm dhe do të vlerësoheni nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin duke bërë ushtrime relaksuese. Financat janë stabël, por është mirë të shmangni huazimet sot. Sot është dita për të rishikuar qëllimet tuaja financiare dhe profesionale. Në mbrëmje, një aktivitet në natyrë do t’ju sjellë paqe shpirtërore.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të ndihmojë në rikthimin e harmonisë në marrëdhënie. Beqarët kanë mundësi të njihen me dikë përmes rrjeteve sociale. Në punë, një detyrë e re mund të jetë sfiduese, por do t’ju japë mundësi për të rritur aftësitë tuaja. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të mëdha pa u këshilluar me specialistë. Sot është dita për të bërë ndryshime të vogla që do të kenë ndikim të madh në të ardhmen. Në fund të ditës, relaksohuni me një libër ose muzikë të preferuar.

The post Horoskopi 10 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti

By: M C
9 February 2026 at 23:41

Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot Rexhës.

Këngëtari i hodhi akuza të shumta për lojën në këtë format, duke i thënë se nuk ka lojë, por sillet vetëm historisë së saj dhe raportit me Klodin.

Një debat i madh ndodhi edhe në Prime, ku Labi në një moment e quajti edhe të pandershme.

“Historia jote të ka sjell këtu ku je, ti nuk ke lojë. Ti je ajo femra që e prish një çift”, tha ai.

Elijona ia ktheu: “Ti e ke sjell brenda. Kur jam mbrojtur unë, ma sqaro fjalën viktimizim. Edhe më trego kur kam qarë në debate me ty. Nuk e kam përdorur moshën për pro as kundër. Asnjëherë nuk jam viktimizuar”.

Artisti shqiptar e akuzoi se po ndërhyn në lidhjen e Klodit që ka jashtë me të dashurën nga Italia.

Kjo përplasje kaloi në ofendime të mëdha dhe nuk arriti në një përfundim.

The post Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

By: M C
9 February 2026 at 23:30

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në këmbim ata do të marrin komandën e një pale të tretë, ndërsa presidenti amerikan u bën thirrje evropianëve të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Siç u bë e ditur nga burime diplomatike, SHBA do t’ia lërë Italisë komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Krahut Jugor me qendër në Napoli. Ata gjithashtu japin dorëheqjen në favor të britanikëve nga komanda e JFC në Norfolk, Virxhinia, e cila është përgjegjëse për Krahun Verior.

Shtabi i tretë, ai i Brusumit, në Holandë, është përgjegjës për krahun lindor të NATO-s dhe aktualisht komandohet nga një oficer gjerman. Mediat shkruajnë se në këmbim, SHBA do të marrë përsipër Marcom, komandën e unifikuar detare të NATO-s me qendër në Northëood, Britani. Këto ndryshime do të zbatohen brenda pak muajsh, thanë dy diplomatë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

The post Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 9 February 2026Albeu

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

By: M C
9 February 2026 at 22:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirrur nga Partia Demokratike, e cila do të mbahet më 10 shkurt, në orën 17:00. Sipas njoftimit të Ambasadës, demonstruesit pritet të mblidhen përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza.

Autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut, ndërsa kryqëzimet në qendër të qytetit mund të mbeten të bllokuara nga protestuesit.

Ambasada këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë. Në njoftim theksohet se, megjithëse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situata mund të ndryshojë shpejt dhe protesta mund të shtrihet në blloqe dhe ndërtesa qeveritare përreth.

The post Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

By: M C
9 February 2026 at 22:39

Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që i kishte vënë partnerit të saj, Luizit, pak para se ai të bëhej pjesë e shtëpisë së “BBVA”.

Me nota humori, Kiara i kishte kërkuar që ai të mos shfaqej më pa bluzë në shtëpi, duke e konsideruar tashmë një “burrë të martuar”.

Megjithatë, duket se zakonet e vjetra janë më të forta se çdo urdhër bashkëshortor, madje edhe në publik.

Mbrëmjen e kaluar, Luizi është parë sërish duke lëvizur lirshëm në shtëpi pa bluzë, duke thyer premtimin e dhënë vetëm disa orë më parë gruas së tij.

Ndjekësit e çështjes nuk e lanë këtë pa u vënë re. Ata krijuan menjëherë montazhe dhe meme që e etiketuan situatën si “dështimin e parë” të Kiarës për të vendosur rregull në marrëdhënie.

Vetë moderatorja reagoi me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto që evidentonte shkeljen e rregullit, të shoqëruar me një emoji të përlotur ????, duke treguar se humori mbetet pjesë e marrëdhënies së tyre.

Ngacmimet dhe dinamika e çiftit janë po ajo që publiku ka dashur gjithmonë të shohë, spontane, pa filtra dhe plot momente të qeshura.

Edhe tani, ndërsa Kiara ndjek nga ekrani i emisionit, situata tregon se marrëdhënia e tyre nuk mungon aspak në momente të lehta dhe argëtuese, të cilat ndjekësit i shijojnë në çdo episod.

The post Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara! appeared first on Albeu.com.

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

By: M C
9 February 2026 at 22:23

Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e Posaçme.

Si dënim plotësues, gjykata vendosi t’i heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore, në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.

The post U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës appeared first on Albeu.com.

Klodi: Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time

By: M C
9 February 2026 at 21:55

Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka komentuar për të dashurën e tij që ndodhet jashtë shtëpisë së famshme, pas një debati që u shkaktua nga dasma simbolike brenda reality-show.

Klodiani tha se të dashurën e ka aktore, dhe se ajo e kupton situatën e tij për shkak të vëmendjes që shkaktoi ceremonia brenda shtëpisë. “Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time”, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej: “A di ndonjë gjë për të dashurën time, sido që të jetë, edhe me u prek e kupton. Unë nuk i kam shpreh, e kupton situatën në të cilën jam.”

Debati erdhi pas dasmës së organizuar brenda Big Brother mbrëmë, ku Klodiani u martua simbolikisht me Elijonën, një moment që u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat rozë.

Në anën tjetër, Benita, një tjetër konkurrente, gjithashtu ka shprehur pëlqim për Klodianin, duke ia konfirmuar ndjenjat dhe shtuar tensionin mes konkurrentëve.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë raporti i Klodianit jashtë shtëpisë së famshme dhe nëse e dashura e tij po e pret ende, duke ecur përtej emocioneve dhe intrigave brenda reality-show.

The post Klodi: Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time appeared first on Albeu.com.

“Nëse ti ke ndjenja për Juelën unë dal nga shtëpia”, Rogerti “shpërthen” sërish ndaj Stenaldos: O budalla, ti nuk do e kuptosh dot kurrë se çfarë do të thotë të jesh baba

By: M C
9 February 2026 at 21:31

Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e sotme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre me ofendime të rënda.

Rogerti duke dyshuar te ndjenjat që Stenaldo ka shprehur për Juelën, i është shprehur këtij të fundit se nëse ai vërteton e dashuron, banori është i gatshëm që të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip Albania”.

“Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia. Unë jam burrë, ndërsa ti je mos bëj të ta them” i drejtohet Rogerti-Stenaldos.

Ndërsa nga ana e tij Stenaldo i ka ironizuar ofendimet e Rogertit duke i thënë atij që të ketë kujdes me fjalët që po përdor ndaj djalit të tij.

Më pas Rogerti i kthehet keq Stenaldos duke i thënë se ai nuk i ka idenë për ndjesinë e të qenurit baba. Ndërsa më tej banori u shpreh se ka frikë që Stenaldo nuk do të jetë kurrë baba.

Pjesë nga përplasja:

Rogerti: Unë e mbroj Juelën. Nuk e shaj siç e ke sharë ti, të gjitha gjërat i bëj më mirë se ti me Juelën.

Stenaldo: Ruaj fëmijën tënd ënga fjalët që thua vetë

Rogerti: Fëmijën tim unë e ruaj vetë, nëse e din ti për veriorët e malësorët. Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia. Unë jam burrë, ndërsa ti je mos bëj të ta them. Ti je budall pa pëllumba. Unë jam unë ti je ashtu që nuk thuhet.

Stenaldo: Ti ke ikur rreth 20 herë nga shtëpia. Kujdes me djalin tënd se nuk i ka hak dhe nuk i meriton. Mos ia thuaj ato fjalë, nuk duhet tia thuash kurrë.

Rogerti: O budalla, o injorant, ti nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh baba. E kam frikë se nuk do e kuptosh dot kurrë. Vetëm nëse ti dashurohesh me Juelën varet.

Kujtojmë se kjo nuk është përplasja e parë mes Rogertit dhe Stenaldos.

Pak ditë më parë Rogerti bëri një deklaratë të bujshme ndaj Stenaldos duke i thënë atij se e ka dënuar Zoti. Me këtë u nënkuptua se Rogerti dëshironte të thoshte se Zoti e ka dënuar Stenaldon me verbërinë e tij.

The post “Nëse ti ke ndjenja për Juelën unë dal nga shtëpia”, Rogerti “shpërthen” sërish ndaj Stenaldos: O budalla, ti nuk do e kuptosh dot kurrë se çfarë do të thotë të jesh baba appeared first on Albeu.com.

“Krisen” sërish marrëdhëniet SHBA-Rusi, Lavrov akuza Trump: Po sillet si Biden

By: M C
9 February 2026 at 21:09

Duket se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, do të vijonë të jenë të tensionuara.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ditën e sotme e ka akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump se po vazhdon “Bidenizmin” dhe po bën të kundërtën e asaj që kishte rënë dakord me Presidentin rus Vladimir Putin në samitin e tyre në Anchorage të Alaskës në gusht 2025.

Lavrov përmendi zgjatjen e sanksioneve ndëshkuese të SHBA-së kundër Rusisë, të iniciuara nën administratën e Joe Biden për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, duke përfshirë ngrirjen e rezervave të saj të arit dhe të këmbimit valutor, dhe shtimin e sanksioneve të reja nën administratën Trump të vendosura kundër Rosneft dhe Lukoil , dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi.

“Ky është ‘Bidenizëm’ i pastër, të cilin Trump dhe ekipi i tij e refuzojnë. Megjithatë, ata e zgjeruan ligjin me qetësi dhe sanksionet kundër Rusisë vazhdojnë të jenë në fuqi. Pra, nga njëra anë, na thuhet se problemi ukrainas duhet të zgjidhet. Në Anchorage, ne e pranuam propozimin e SHBA-së. Nëse do të qasej drejtpërdrejt, në një mënyrë kokë më kokë, ata e propozuan dhe ne ramë dakord, problemi duhej të ishte zgjidhur”, tha Lavrov.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e goditur nga sanksionet, e cila varet shumë nga të ardhurat nga nafta dhe gazi, po përballet me inflacionin në rritje dhe normat e larta të interesit. Ajo është mbështetur kryesisht nga blerjet e mëdha të naftës nga Kina.

Administrata Trump ka përdorur një përzierje të potencialit ekonomik dhe presionit financiar për të bindur Rusinë të bëjë paqe në Ukrainë, duke reklamuar investime të mundshme dhe duke vendosur sanksione. Bashkëpunimi ekonomik me SHBA-në është një nga karotat që i ka vënë përpara Rusia.

Bisedimet po përparojnë ngadalë dhe duket se ka një lëvizje domethënëse, megjithëse palët janë të ngërthyera larg çështjes qendrore të kontrollit territorial të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës , të cilin Rusia kërkon që Kievi ta lëshojë plotësisht.

Ukraina ende kontrollon rreth një të pestën e Donbasit, që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, dhe ka luftime të ashpra. Kievi po refuzon të lëshojë kontrollin, duke përmendur kundërshtime kushtetuese dhe morale, megjithëse ka hedhur idenë e një armëpushimi për të lejuar një referendum, një armëpushim që Rusia e refuzon, duke thënë se forcat ukrainase do ta përdorin pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u riarmatosur.

The post “Krisen” sërish marrëdhëniet SHBA-Rusi, Lavrov akuza Trump: Po sillet si Biden appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Motra e Gjestit në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë

By: M C
9 February 2026 at 20:46

Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.

Protagoniste është Blerina, motra e Gjestit, e cila është filmuar në një moment dobësie dhe malli të madh.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet me lot në sy dhe në gjendje të rënduar emocionale teksa dëgjon dhe këndon vargjet e projektit më të ri muzikor të vëllait të saj, të titulluar “Memories”.

Kjo këngë mbart një peshë të jashtëzakonshme emocionale për familjen, pasi është një dedikim i ndjerë për vëllain e tyre, Eldionin.

I riu u nda nga jeta tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar, duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme.

Reagimi i Blerinës dhe lotët e saj teksa këndon vargjet kushtuar vëllait që nuk jeton më, kanë prekur thellë zemrat e publikut, duke rikthyer në vëmendje tragjedinë që goditi familjen e artistit.

The post VIDEO/ Motra e Gjestit në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë appeared first on Albeu.com.

Skandali i lidhjeve të princit Andrew me Jeffrey Epstein, reagon Mbreti Charles: Thellësisht i shqetësuar! Gati të bashkëpunojmë me policinë

By: M C
9 February 2026 at 20:27

Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon, për të hetuar lidhjet e ish-princit Andrew me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Sipas një deklarate zyrtare, mbreti Charles është “thellësisht i shqetësuar” nga akuzat që vazhdojnë të dalin në lidhje me sjelljen e vëllait të tij më të vogël. Pallati thekson se i takon vetë Andrew Mountbatten-Windsor të përgjigjet për akuzat konkrete, por shton se familja mbretërore do të bashkëpunojë me policinë nëse kërkohet zyrtarisht.

Ndërkohë, policia britanike ka konfirmuar se po shqyrton informacione sipas të cilave, në vitin 2010, Andrew – në atë kohë i dërguar i posaçëm për tregtinë – dyshohet se i ka dhënë Epstein-it dokumente konfidenciale. Po ashtu, raportohet se Epstein kishte dërguar një grua në rezidencën e Andrew-t.

Andrew, vëllai i mbretit Charles, përdor tashmë mbiemrin Mountbatten-Windsor, pasi në fund të vitit të kaluar iu hoq titulli i princit, pas zbulimeve mbi marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

The post Skandali i lidhjeve të princit Andrew me Jeffrey Epstein, reagon Mbreti Charles: Thellësisht i shqetësuar! Gati të bashkëpunojmë me policinë appeared first on Albeu.com.

Prokurorja e Hagës kërkoi 45 vite burg per Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse!

By: M C
9 February 2026 at 20:17

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një në X, Rama tha se ende nuk arrin të kuptojë logjikën mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të dalë me një kërkesë të tillë, duke e cilësuar atë si jashtë çdo arsyeje dhe të papranueshme. Sipas tij, kjo është një goditje e rëndë që vjen nga zemra e Europës demokratike.

Kryeministri u shpreh se është ende i tronditur nga pretenca dhe se i duhet kohë për ta përpunuar emocionalisht atë që e cilësoi si një akt ekstrem ndaj katër burrave që, sipas tij, përfaqësojnë luftën çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Ramës:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

The post Prokurorja e Hagës kërkoi 45 vite burg per Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse! appeared first on Albeu.com.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

By: D Marku
9 February 2026 at 19:53

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Arrestimet dhe keqtrajtimet në kufi të qytetarëve të Kosovës, Serbia sfidon normat ndërkombëtare

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.

Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./Radio Evropa e Lirë/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Albeu.com.

Luizi i premton Stenaldos se do ta takojë bashkë me vajzën e tij, banori përlotet: Më ke prekur për Zotin

By: M C
9 February 2026 at 19:51

Stenaldo dhe Luizi kanë patur një bisedë shumë të ndjerë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t i tha banorit se tashmë ai ka një shok dhe një shoqe të vogël, duke iu referuar të bijës, Luna.

Teksa po fliste për të voglën e tij, Stenaldo u shpreh se ndoshta do vijë dita dhe e takon dhe ai. Luizi shprehet se kur të vijë që t’a marrë nga aty, do të vijë së bashku me të.

Këngëtari i dashur për publikun shton se Luna do të jetë ajo që do të japë verdiktin final, nëse Stenaldo është ai që njohu këto ditë brenda në shtëpi.

Me këto fjalë Stenaldo nuk i përmbajti dot lotët, ndërkohë Luizi duke bërë shaka i thotë se nuk qajnë burrat.

Stenaldo: Do vijë dita me e pa vajzën

Luizi: Ti mendon që atë ditë që do vij me të marrë, do jem pa Lunën unë? Budalla jam unë? Jo mor shok, sepse qershia mbi tortë ajo është. Ajo do ma japë verdiktin final për ty. Unë të kam njohur sa të kam njohur këtu, por ajo do të japë verdiktin final. Do i them ky është Stenaldo dhe do ta ul në prehër. Ajo do të rrijë me ty, do shoh reagimet e saj nëse je ai Stenaldo që unë mendoj që je.

Stenaldo: A më ke prekur për Zotin

Luizi: Jo mo pse, Stenaldo nuk qajnë burrat.

The post Luizi i premton Stenaldos se do ta takojë bashkë me vajzën e tij, banori përlotet: Më ke prekur për Zotin appeared first on Albeu.com.

❌
❌