Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Albeu

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

By: D Marku
16 January 2026 at 16:56

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.

The post Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

By: D Marku
16 January 2026 at 16:36

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Besart Logun për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

Gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, dhe trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, vendosi të dënojë Logun me 2 vjet burgim, që më pas u ul me 1/3 sipas nenit 406 të Kodit Penal, duke e çuar dënimin në 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të burgimit dhe vendosi që ai të jetë në provë për një periudhë 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Për më tepër, Logut i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 9 muajsh, ndërsa të gjitha shpenzimet procedurale gjatë hetimit dhe gjykimit i ngarkohen atij.

Provat materiale që u përdorën për vendimin përfshijnë DVD dhe CD me përgjime ambientale dhe komunikime audio e video midis të pandehurit dhe agjentëve të koduar, datuar 09 dhe 13 dhjetor 2024.

The post I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu appeared first on Albeu.com.

Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës

By: D Marku
16 January 2026 at 16:13

Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në rrugët e Malësisë, duke përcjellë kujtesë, identitet dhe art brez pas brezi. Dikur rapsodët e këtyre trevave ishin të shumtë. Ata këndonin këngë trimash, histori njerëzore dhe rrëfime të jetës malësore, duke e mbajtur gjallë traditën e lahutës si një amanet të shenjtë.

Nga trungu i kësaj trashëgimie vjen edhe Lumturije Nonaj, e konsideruar sot e vetmja rapsode grua në botë që interpreton me lahutë. Ajo është pinjolle e një familjeje të njohur lahutarësh, e cila e ka promovuar këtë instrument në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Lumturija është mbesa e rapsodit legjendar Gjok Nonaj, i cili interpretoi në moshën 105 vjeçare në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës dhe mbetet një nga figurat më emblematike të këtij arti.

E lindur në Lezhë dhe me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj thotë se lahuta ka qenë pjesë e jetës së saj që në fëmijëri.

“Unë pothuajse kam lindur lahutare. Brez pas brezi familja ime njihej si familje lahutarësh. Çiftelisë i kam rënë që pesë vjeçe, ndërsa lahutës kam filluar t’i bie në moshën dymbëdhjetë vjeçare”, shprehet ajo.
Sipas saj, sot kanë mbetur shumë pak lahutarë, aq sa mund të numërohen me gishta.

Tradita vazhdon ende brenda familjes Nonaj. Katër vëllezërit e saj, Nikolla, Luigji, Gjeta dhe Gjovalini, janë gjithashtu lahutarë, ndërsa Lumturija po ia mëson këtë instrument edhe bashkëshortit të saj. Ajo thekson se lahuta nuk është e vështirë për t’u mësuar, për sa kohë ka dëshirë dhe respekt për traditën.

Pas njohjes së lahutës nga UNESCO, interesimi për këtë instrument është rritur ndjeshëm. Lumturija tregon se shpesh ndalet nga njerëz në rrugë, sidomos kur shfaqet e veshur me xhubletë dhe me lahutën në dorë.

“Kanë kureshtje. Duan të dinë për identitetin e instrumentit, për pasaportën e lahutës. Dëshira ime është jo vetëm ta luaj, por edhe t’ua mësoj të rinjve”, thotë ajo, duke shprehur shpresën se Shqipëria do të vazhdojë të ketë lahutarë dhe lahutare.
Repertori i saj përfshin këngë trimërie, këngë të Eposit të Kreshnikëve, si dhe vargje nga “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishta. Por Lumturije Nonaj ka zgjedhur që lahuta e saj të mos këndojë vetëm për luftë dhe vaj.

“Lahutës sime i kam dhënë për detyrë të këndojë edhe këngë dashurie”, shprehet ajo.
Ajo krijon gjithashtu këngë për Malësinë e Madhe, bjeshkët dhe shtegtimin e bagëtive, një tjetër traditë e njohur sot si pasuri shpirtërore.

Për lahutaren, xhubleta dhe lahuta janë si dy motra të pandara. Ajo thotë se nuk do t’i ndajë kurrë, sepse përfaqësojnë identitetin, rrënjët dhe historinë e saj. Siç shprehet vetë Lumturije Nonaj, njohja e lahutës nga UNESCO është një fitore për gjithë kulturën shqiptare.

“Bota e vlerëson këtë art dhe kjo na jep forcë e emocion që ta ruajmë dhe ta çojmë përpara këtë trashëgimi të shenjtë të të parëve tanë”, thotë ajo, duke e parë lahutën si një urë që lidh të shkuarën me brezat që vijnë.

The post Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës appeared first on Albeu.com.

Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra të Inës së “Big Brother Vip”

By: V K
16 January 2026 at 15:54

Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit rrënjësor.

Në imazhin që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur. Tiparet e saj në foton e vjetër ndryshojnë dukshëm nga imazhi i kuruar që ajo prezanton sot në ekran, duke nxitur menjëherë aludimet për ndërhyrje të shumta estetike.

Komentuesit në rrjet kanë vënë në dukje ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e fytyrës, duke e akuzuar banoren se ka transformuar plotësisht pamjen e saj origjinale.

The post Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike/ Zbulohen FOTOT e vjetra të Inës së “Big Brother Vip” appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

By: V K
16 January 2026 at 15:51

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

By: V K
16 January 2026 at 15:40

Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra në vitin 2022 për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Procedimi ndaj të moshuarit ka ardhur pas deklaratës së tij një ditë më parë të publikuar në media ku ai shfaqet duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi babai i të ndjerit.

The post Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços appeared first on Albeu.com.

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

By: V K
16 January 2026 at 15:18

Ditën e sotme, u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, me dy skuadrat shqiptare që bënë një rrugëtim mjaft të mirë gjatë fazes së ligës.

Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sllovenët e Celjes, ndërsa Shkëndija mat forcat me Samsunspor.

Drita evitoi përballjen me holandezët e AZ Alkmar, megjithatë Celje mbetet një kockë e forte, pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë duke dominuar kampionatin slloven.

Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan. Italianët e Fiorentinës ndërkohë do të përballen me skuadrën që eleminoi Dinamon nga ky kompeticion, polakët e Jagiellonas.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.

Jagiellonia – Fiorentina

Omonoia – Rijeka

Noah – AZ Alkmar

Drita – Celje

KuPS Kuopio – Lek Poznan

Shkëndija – Samsunspor

Zrinjski – Kristal Palas

Sigma Olomuc – Luzan-Sport

The post Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, ja kush e zëvendëson

By: V K
16 January 2026 at 14:52

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur disa dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura.

Me Dekretin nr. 25, datë 16 janar 2026, Kreu i Shtetit ka dekretuar lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Ndërkohë, me Dekretin nr. 26, po të së njëjtës datë, Presidenti Begaj ka emëruar Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka firmosur edhe dhënien e gradave madhore për disa drejtues të Forcave të Armatosura. Me Dekretin nr. 27, datë 16 janar 2026, Kolonel Razije Kadri Mehmeti, Drejtore në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të FA, është graduar me gradën “Gjeneral Brigade”.

Me Dekretin nr. 28, Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është graduar gjithashtu me gradën madhore “Gjeneral Brigade”.

Po ashtu, me Dekretin nr. 29, Presidenti Begaj ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.

Vendimet e Presidentit synojnë forcimin e strukturave drejtuese dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

The post Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Wolt prezanton përditësimin më të madh të aplikacionit në Maltë, duke sjellë një “qendër tregtare në xhepin tuaj”

By: V K
16 January 2026 at 14:39

Nga restorantet te dyqanet – gjithçka që ju pëlqen, në një aplikacion tërësisht të rikonceptuar.

Tiranë, 16 janar 2025 – Wolt, kompania teknologjike, e cila qëndron pas platformës së tregtisë lokale, prezanton sot përditësimin më të madh të aplikacionit për konsumatorët në historinë e saj, duke riformësuar mënyrën se si njerëzit në Shqipëri zbulojnë, blejnë dhe shijojnë gjithçka që ofron qyteti i tyre.

Aplikacioni i rikonceptuar i Wolt bashkon restorantet, dyqanet, farmacitë, bukurinë, elektronikën dhe shumë kategori të tjera në një përvojë më të shpejtë dhe më inteligjente, duke e bërë më të lehtë se kurrë për konsumatorët shqiptarë të plotësojnë nevojat e përditshme krahas vakteve të preferuara – të gjitha në një vend të vetëm.

Në dhjetë vitet e fundit, Wolt është njohur kryesisht si një platformë për shpërndarjen e ushqimit. Sot, ajo është shumë më tepër se kaq.

Me mbi 700 milionë porosi të realizuara globalisht dhe më shumë se 15 miliardë euro shitje të gjeneruara për bizneset lokale, Wolt po përshpejton kalimin drejt një platforme të plotë të tregtisë lokale.

Globalisht, një në pesë porosi tashmë vjen nga kategori jo-restorantesh, duke reflektuar ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve dhe kërkesën në rritje për rehati në përditshmëri.

Me këtë riformësim, Wolt po hedh një hap vendimtar drejt shndërrimit në një qendër tregtare digjitale në xhepin e klientëve – një vend i vetëm ku konsumatorët shqiptarë mund të zbulojnë, krahasojnë dhe porosisin gjithçka që u nevojitet, pikërisht kur u nevojitet.

“Ne e rikonceptuam Wolt për t’iu përshtatur më mirë mënyrës se si njerëzit jetojnë sot – duke kaluar pa ndërprerje nga ushqimi te pazaret,” u shpreh Julia Niemann, Drejtoreshë e Menaxhimit të Produkteve në Wolt. “Ky përditësim ka të bëjë me lehtësimin maksimal të gjetjes së asaj që ju nevojitet, mbështetjen e bizneseve lokale dhe eksplorimin e qytetit tuaj – të gjitha në një aplikacion të vetëm”.

Çfarë ka të re në aplikacionin Wolt:

Paraqitja e re pamore e bën më të lehtë se kurrë zbulimin dhe blerjen e asaj që ofron qyteti juaj.

Ja çfarë ka të re:

Butoni lundrues për kërkim & shfletim: Një pikë e vetme hyrëse në fund të ekranit tuaj që ju çon drejt pothuajse çdo shërbimi përreth: restorante, ushqime, bukuri, elektronikë apo shpërndarje pakosh**.

Kërkim universal: Rezultatet e kërkimit grupohen sipas produktit. Shkruani “proteinë” dhe Wolt e kupton menjëherë – do të shihni pluhur proteinash nga dyqanet e kategorisë Shëndet & Bukuri, biskota proteinike nga Ushqimet dhe vakte me përmbajtje të lartë proteine nga Restorantet.

Shfletim i orientuar nga produkti: Pa kaluar nga një dyqan në tjetrin: filloni me produktet, jo me dyqanet. Gjeni kufje nga shitës të ndryshëm ose krahasoni kremra hidratues duke lëvizur mes kategorive nga Farmaci, në Supermarkete dhe marka Bukurie.

 

 

Rifreskim pamor dhe qasje e strukturuar: Forma të rrumbullakosura, ngjyra të gjalla dhe lëvizje adaptive krijojnë një ndërfaqe moderne dhe të strukturuar, e cila i mundëson Wolt të shafqë më shumë produkte dhe të mbështesë përvoja blerjeje në zhvillim, ndërsa platforma zgjerohet.

 

 

Më shumë dukshmëri për tregtarët shqiptarë

Për tregtarët, përditësimi sjell mënyra të reja për t’u zbuluar dhe për të arritur më shumë klientë:

Produktet shfaqen sipas kontekstit: Produktet tani shfaqen nëpër kategori të ndryshme, jo vetëm brenda një dyqani. Kjo u jep tregtarëve më shumë dukshmëri në të gjithë aplikacionin – duke arritur më shumë klientë dhe duke nxitur më shumë shitje.

 

 

Udhëtime më të zgjuara të përdoruesit: Duke riorganizuar zbulimin rreth produkteve, Wolt i ndihmon tregtarët të lidhen me klientët më herët në procesin e vendimmarrjes, duke rritur ekspozimin dhe angazhimin.

 

 

Paraqitje pamore që shkallëzohet: Rifreskimi pamor nuk ka të bëjë vetëm me një pamje të re, por është një themel për rritje. Paraqitja pamore e përditësuar i jep Wolt ‘hapësirën’ për të prezantuar kategori të reja, për të theksuar më shumë produkte dhe për të mbështetur përvoja blerjeje në zhvillim. Ai është ndërtuar për t’u përshtatur teksa oferta jonë vazhdon të zgjerohet.

Fuqizimi i tregtisë lokale në Shqipëri

Me mjete më të zgjuara zbulimi dhe lundrim të përmirësuar, aplikacioni i ri ndihmon të afrojë akoma më shumë tregtarët shqiptarë me klientë të rinj. Produktet tani mund të zbulohen edhe para se blerësit të vendosin se cilin dyqan të zgjedhin, duke krijuar më shumë mundësi për bizneset lokale me çdo klikim.

Ndërtimi i të ardhmes së tregtisë lokale

Aplikacioni i përditësuar i Wolt shënon një hap të madh përpara – nga shpërndarja e ushqimit drejt tregtisë së plotë lokale. Qoftë për porositjen e darkës, plotësimin e nevojave shtëpiake apo blerjen e produkteve të përditshme, konsumatorët shqiptarë tani mund të arrijnë lehtësisht qytetin e tyre më lehtë se kurrë – përmes një përvoje të vetme, të pandërprerë në aplikacion.

The post Wolt prezanton përditësimin më të madh të aplikacionit në Maltë, duke sjellë një “qendër tregtare në xhepin tuaj” appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë…

By: V K
16 January 2026 at 14:24

Ditën e sotme, një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit.

Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit, ‘o skuth, o morr, ule kokën kur të kaloj unë, mos më shiko në sy, ti dhe ‘grupi’ yt‘.

Ndërkohë, Miri i është përgjigjur duke e ironizuar me shprehjen ‘mbretëresha Keijsi‘.

Kujtojmë se të dy kanë pasur një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, por kjo gjë ndryshoi pas “Prime”-it të martesës, pasi Keijsi e ka akuzuar Mirin se ka blerë lule te dyqani i ish-të dashurës, Stelinës, për t’ua dhuruar vajzave të tjera.

Pjesë nga debati:

Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi. Edhe kur të kaloj unë, kthe kokën andej; kur kaloj unë, mos më shiko në sy, morr i zi, pusho aty!

Miri: Ti pusho, ik uturak!

Keijsi: Qepe gojën se plehra nxjerr nga goja.

Miri: Uturak qelbës

Keijsi: O morr, të thashë do të nxjerr nga krevati se je morr.

Miri: Uturaku, mbretëresha Keijsi

Keijsi: O morr, do shtypesh kështu si kërcet morri.

Miri: Mbretëresha Keijsi

Keijsi: Kur të kaloj unë, si gocat që ke nga mbrapa dhe çunat, do ulni kokën, do thoni “më fal”.

Miri: Kush po e ul kokën tani? Ashtu ule kokën, mbretëresha Keijsi.

Keijsi: Hajde, morra skutha të gjithë.

Miri: Hajde, mbretëresha Keijsi, o uturak, o plehër.

The post “Big Brother Vip”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë… appeared first on Albeu.com.

Plani i arratisjes së Altin Ndocit, publikohen emrat e personave të skeduar nga drejtësia

By: V K
16 January 2026 at 13:53

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit, kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit, janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë, kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.

Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që t`i lokalizojnë për t`i marrë në pyejte apo jo.

The post Plani i arratisjes së Altin Ndocit, publikohen emrat e personave të skeduar nga drejtësia appeared first on Albeu.com.

VanHorn: Krimi shqiptar bashkëpunon me kartelet e Amerikës Latine, po forcojmë SPAK dhe BKH

By: V K
16 January 2026 at 13:31

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve mbetet një prioritet kyç për SHBA-në.

Deklarata e saj u bë gjatë fjalimit të saj në përfundim të trajnimit të FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, ku të pranishëm ishin edhe kreu i SPAK dhe ai i BKH.
Në fjalën e saj diplomatja e lartë amerikane nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara, duke kujtuar thirrjen e Presidentit Donald Trump për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”, u shpreh VanHorn.

VanHorn theksoi se këto grupe përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara dhe teknologji moderne, duke krijuar kërcënime serioze për sigurinë kombëtare.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, tha VanHorn.

The post VanHorn: Krimi shqiptar bashkëpunon me kartelet e Amerikës Latine, po forcojmë SPAK dhe BKH appeared first on Albeu.com.

Hakerimi i sistemit të SPAK/ Berisha publikon bisedën mes Rrokajt dhe Gjonit: Ah mos e hapsha dot, do t’i shkruaj Ramës, hajde t’u… ropt

By: V K
16 January 2026 at 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme.

Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin.

Pjesa nga dosja:

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen:A mos e hapsha dot”.

Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit:Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të hetuarit, kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri”.

The post Hakerimi i sistemit të SPAK/ Berisha publikon bisedën mes Rrokajt dhe Gjonit: Ah mos e hapsha dot, do t’i shkruaj Ramës, hajde t’u… ropt appeared first on Albeu.com.

Kush je ti, dil përjashta/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më…

By: V K
16 January 2026 at 13:00

Banori i “Big Brother Vip Albania 5”, Miri, i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti për t’i rënë atij e për ta dobësuar në lojë.

Miri: Ti u bëre pjesë e një komploti që e shfrytëzuat kur unë ika nga krevati. Prandaj doje ti që të ikja unë nga krevati që t’i binit Mirit?

Selin: Po, prandaj doja.

Miri: Epo unë me atë që dua e dua deri në fund, nuk jam si puna jote që shkon njëherë këtej njëherë andej. Kush je ti? Ti çfarë do nga mua? Ke ndonjë interes te unë? Përjashtë, pozicionim. Jashtë edhe mos më fol më me gojë. Shtëpia sot është e pozicionuar dhe këtu ti tregon që unë atë djalin e kam në krah. Krevati iku por unë e kam në krah atë sepse më ka mbrojtur atëherë kur duhet.

The post Kush je ti, dil përjashta/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më… appeared first on Albeu.com.

Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë

By: V K
16 January 2026 at 12:32

Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një kriter thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama paralajmëroi se ashtu si në BE, dhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Ai theksoi se duhet punë edhe vendosmëri nga e tyre si vendimmarrës, për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

“Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune”, theksoi Rama.

Rama: Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta që do të thotë që edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Pastaj, në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që haet të importohet, po shkoj në ekstrem, për ketë arsye duhet një super punë, por edhe një super vendosmëri nga ana jone si vendimmarrës për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune, sepse në rastin më të mire janë vetëm 10 vite përpara, nëse do llogarisim 2030 që vitin që jemi ulur në tryezën e BE, dhe 5 vite që urojmë të negociojmë. Puna për tu bërë është shumë e madhe.

The post Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

By: V K
16 January 2026 at 12:26

Paraditen e sotme, lëkundje tërmeti të magnitudës 3,7, janë ndjerë në Pogradec.

Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.

Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.

 

The post Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE/ Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shqipëria në Union, një pikë ujë në oqean

By: V K
16 January 2026 at 12:16

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”.

Gjithashtu, Rama tha se është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave.

“Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar, lerë më brenda partisë e pastaj opinionit, nuk ka një kuptim të qartë se çfarë do të thotë në kuptimin e sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja me kusht për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe më pas përfshirje në një realitet të ri siç është tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean.Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që ti japim mundësinë vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret e të qenit bashkë në një familje evropiane”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, që sipas Ramës në kushtet e sotme Shqipëria është e paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

“Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen që prodhon prodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE”, tha Rama.

The post Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE/ Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shqipëria në Union, një pikë ujë në oqean appeared first on Albeu.com.

Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

By: V K
16 January 2026 at 12:12

Ditën e djeshme, AEK i Athinës u trondit nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës.

Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut, ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë.

Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.

Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave. Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.

Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet. Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat.

The post Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

By: V K
16 January 2026 at 11:57

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu

By: V K
16 January 2026 at 11:33

Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të vitit 2025.

Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur në gjykatën penale të Tiranës. Raportohet se Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim.

Si ndodhi vrasja?

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit.

Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi teksa po shpallte një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Kalaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetojë.

Policia arrestoi autorin në ambientet e gjykatës. Para hetuesve ai pranoi krimin duke deklaruar se shkak për të ishte bërë çështja e një prone në Shkodër.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu appeared first on Albeu.com.

❌
❌