Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Gazeta Fjala

09:00 “Sjellje prej dive”, JLo kritikohet për veprimin e saj në tapetin e kuq të Golden Globes

By: Klara
17 January 2026 at 09:00

Një video e publikuar nga tapeti i kuq i Golden Globes ka ndezur diskutime në rrjet, pasi disa përdorues pretendojnë se Jennifer Lopez ka shfaqur një qëndrim “prej dive” gjatë regjistrimit të Glambot-it.

Momenti që po qarkullon online tregon këngëtaren dhe aktoren gjatë xhirimit të klipit të famshëm slow-motion, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është sjellja e saj pas përfundimit të videos. Sipas komentuesve, Lopez duket e ftohtë dhe pothuajse nuk e përshëndet fare regjisorin e Glambot-it, Cole Walliser, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në tapetet e kuq të Hollivudit.

Fakti që videoja u publikua nga vetë Walliser ka shtuar edhe më shumë spekulimet, me disa që besojnë se klipi është një mesazh i nënkuptuar për një ndërveprim jo fort të këndshëm.

 

Të tjerë, nga ana tjetër, e mbrojnë Lopez-in, duke thënë se momenti mund të jetë keqinterpretuar dhe se presioni dhe nxitimi i tapetit të kuq shpesh ndikojnë në sjelljen e yjeve./K.M

08:50 Alarmi u vu nga autoritetet italiane/ Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”

By: Klara
17 January 2026 at 08:50

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij./K.M

08:40 Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

By: Klara
17 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim./K.M

08:30 Histori/ 1945 – Zhdukja misterioze e Raoul Wallenbergut, njeriut që sfidoi Holokaustin

By: Leonard
17 January 2026 at 08:30

Në janar të vitit 1945, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit dhe Ushtria e Kuqe hynte në Budapest, një nga figurat më të ndritura të humanizmit europian u zhduk pa lënë gjurmë. Raoul Wallenberg, diplomat suedez 32-vjeçar, u arrestua nga autoritetet sovjetike në Hungari dhe nuk u pa më kurrë publikisht.

Wallenberg kishte mbërritur në Budapest në korrik të vitit 1944 si sekretar i legatës suedeze, me një mision që në fillim dukej i pamundur: shpëtimin e hebrenjve hungarezë nga deportimi drejt kampeve të shfarosjes naziste. Hungaria, aleate e Gjermanisë naziste deri në vitin 1944, ishte kthyer në një nga skenat më të përgjakshme të Holokaustit, sidomos pas pushtimit të drejtpërdrejtë gjerman dhe ardhjes në pushtet të regjimit fashist të Kryqit të Shigjetës.

Me guxim, imagjinatë dhe një vendosmëri të jashtëzakonshme, Wallenberg shpiku dhe shpërndau “pasaporta mbrojtëse” suedeze – dokumente gjysmëzyrtare që deklaronin se mbajtësi i tyre ishte nën mbrojtjen e Mbretërisë së Suedisë. Edhe pse juridikisht të brishta, këto pasaporta u kthyen në një armë shpëtimi masiv. Ai ngriti gjithashtu shtëpi të sigurta, duke i shpallur ato si prona diplomatike, dhe nuk hezitoi të përballej drejtpërdrejt me oficerë nazistë apo milici fashiste hungareze për të nxjerrë njerëz nga trenat e deportimit.

Falë këtyre veprimeve, dhjetëra mijëra hebrenj – vlerësimet variojnë nga 20 mijë deri në mbi 100 mijë – i shpëtuan vdekjes së sigurt. Në Budapest, emri i tij u bë sinonim i shpresës në një qytet të mbytur nga frika dhe terrori.

Por me çlirimin e Hungarisë nga Ushtria e Kuqe, fati i Wallenbergut mori një kthesë tragjike. Më 17 janar 1945, ai u thirr nga autoritetet sovjetike për “bisedime” dhe u arrestua, i dyshuar si spiun perëndimor për shkak të lidhjeve të tij me Shtetet e Bashkuara dhe rrjete të tjera diplomatike. Ai u dërgua fillimisht në Moskë, në burgun famëkeq të Lubjankës.

Prej asaj dite, Raoul Wallenberg u zhduk në errësirën e sistemit sovjetik. Për dekada me radhë, Bashkimi Sovjetik mohoi çdo përgjegjësi ose dha versione kontradiktore. Vetëm në vitin 1957 autoritetet sovjetike deklaruan se Wallenberg kishte vdekur në burg në vitin 1947, nga një “atak në zemër” – një shpjegim që u vu gjerësisht në dyshim dhe që nuk u mbështet kurrë me prova bindëse.

Zhdukja e tij mbetet një nga enigmat më të errëta të pasluftës europiane. Raoul Wallenberg u shpall qytetar nderi i disa vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Izraelin, dhe emri i tij është gdhendur në Yad Vashem si “I Drejtë mes Kombeve”.

Historia e tij është një kujtesë e fuqishme se edhe në kohët më të errëta, një njeri i vetëm mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes – dhe se ndonjëherë, ata që shpëtojnë mijëra jetë, paguajnë me humbjen e së tyrës.

Përgatiti: L.Veizi

08:30 Gaza/ Trump njofton takimin e ‘Bordit të Paqes’, me pjesëmarrjen e Blair dhe Rubio! Meloni: Italia gati të bashkohet

By: Klara
17 January 2026 at 08:30

Donald Trump njoftoi formimin e bordit ekzekutiv për të “operacionalizuar vizionin e Bordit të Paqes” për Gazën. Anëtarët përfshijnë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Tony Blair, Marc Rowan, Ajay Banga dhe Robert Gabriel. Komiteti, sipas një deklarate, “përbëhet nga udhëheqës me përvojë në diplomaci, zhvillim, infrastrukturë dhe strategji ekonomike. Emrat e roleve politike të këtij organi do të publikohen gjithashtu së shpejti”.

“Çdo anëtar i Këshillit Ekzekutiv do të mbikëqyrë një portofol të përcaktuar kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, forcimin e kapacitetit qeverisës, marrëdhëniet rajonale, rindërtimin, tërheqjen e investimeve, financimin në shkallë të gjerë dhe mobilizimin e kapitalit”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo gjithashtu specifikon se Shkëlqesia e Tij Nickolay Mladenov, ish-i Dërguari i Paqes i OKB-së në Lindjen e Mesme (2015-2020) dhe ish-Ministri i Jashtëm bullgar, do të shërbejë si Përfaqësues i Lartë për Gazën dhe do të shërbejë si ndërlidhës në terren midis Bordit të Paqes dhe komitetit teknik palestinez prej 15 anëtarësh.

“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për të mbështetur këtë kuadër tranzicioni, duke punuar ngushtë me Izraelin, vendet kryesore arabe dhe komunitetin ndërkombëtar për të arritur qëllimet e Planit Global. Presidenti u bën thirrje të gjitha palëve të bashkëpunojnë plotësisht me NCAG, Bordin e Paqes dhe Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për të siguruar zbatimin e shpejtë dhe të suksesshëm të Planit Global”, thekson deklarata, duke shtuar se emërime të mëtejshme do të shpallen në javët në vijim.

Ndërkohë, nga Japonia, Giorgia Meloni, në një vizitë zyrtare, njoftoi në një takim me gazetarët në Ambasadën Italiane në Tokio se “Italia është e gatshme t’i bashkohet Bordit”, duke iu referuar roleve politike që ende nuk janë caktuar./K.M

08:20 Shuhet në moshën 76-vjeçare, presidenti i klubit të Fiorentinës

By: Klara
17 January 2026 at 08:20

Presidenti i Fiorentinës, Rocco B. Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale.

“Fiorentina njofton ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Me pikëllim dhe trishtim të madh, familja Commisso, përfshirë gruan e tij Catherine, fëmijët Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat e tij Italia dhe Raffaelina, njoftojnë ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso. Pas një periudhe të gjatë trajtimi, Presidenti ynë i dashur na ka lënë dhe sot të gjithë ne vajtojmë ndarjen e tij nga jeta”, thuhet në njoftim.

Ai lindi më 25 nëntor 1949 në Marina di Gioiosa Ionica, në provincën e Reggio Calabria. Ai emigroi në Amerikë, fillimisht në Pensilvani, me nënën dhe dy motrat e tij në vitin 1961 për t’u bashkuar me të atin zdrukthëtar. Menjëherë pas kësaj, ai u transferua në New York. Ai u diplomua në inxhinieri nga Universiteti i Kolumbias , pjesërisht falë një burse që fitoi si futbollist.

Pas sipërmarrjeve të ndryshme, në vitin 2017 ai bleu shumicën e aksioneve në ekipin e futbollit Neë York Cosmos dhe në vitin 2019 bleu Fiorentinën./K.M

08:10 Parashikimi i motit 17 janar 2026

By: Klara
17 January 2026 at 08:10

Gjatë datës 17 janar, moti në Shqipëri parashikohet të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të dukshme në zonat malore. Nuk priten reshje të rëndësishme, ndërsa kushtet atmosferike do të jenë të favorshme në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat do të jenë tipike për stinën e dimrit, me vlera më të ulëta në orët e mëngjesit dhe rritje të lehtë gjatë mesditës. Në disa zona luginore mund të ketë mjegull të lehtë në orët e para të ditës dhe në mbrëmje. Era do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa deti pritet të jetë relativisht i qetë./KM

08:00 Horoskopi ditor 17 janar 2026

By: Klara
17 January 2026 at 08:00

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme./KM

07:15 Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

By: Leonard
17 January 2026 at 07:15

558 vjetori i vdekjes së Heroit

Nga Leonard Veizi

A ka një paralelizëm të heroit tonë kombëtar me gjeneralë të tjerë të mëdhenj në kohë si Aleksandri i Madh apo Cezari?

Aleksandri dhe Cezari ishin pushtues. Dhe lavdia e tyre u ngrit mbi skllavërimin e popujve të tjerë. Gjergj Kastrioti e braktisi detyrën e ushtarakut që zaptonte toka për interes të sulltanit osman dhe u kthye në një oficer mbrojtës të vendit të tij.

Në 25 vite të luftës e qëndresës, në krye të arbërorëve ai i bëri ballë ushtrisë më të madhe të kohës, si në rrethimin e kalasë ashtu dhe tek betejat në fushë të hapur.

Asnjë humbje.

Bilanci i Gjergj Kastriotit, të paktën moralisht e bën luftën e tij shumë më të lavdishme se fushatat pushtuese të Cezarit dhe Pompeit. Sepse ata ishin në krye të ushtrisë më të madhe të kohës, asaj të Romës. Gjergj Kastrioti, – apo Skënderbeu, – 1500 vite më pas, kishte një ushtri gati-gati modeste. Dhe ushtria më e madhe e kohës ishte matanë, përtej Bosforit, që terrorizonte Evropën e lodhur e të përçarë.

Por Gjergji ishte aq strateg, sa dhe sulltan Mehmeti, i biri i Muratit, i cili në 54 ditë luftime mori Kostandinopojën si kryeqendër të Bizantit, kalasë së Krujës, dhe vetë beut Skënder, – siç e kishte titulluar babai i tij, – i mori veç opingat.

Por Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një strateg ushtarak, ai ishte po aq i madh dhe në politikën e diplomacinë e tij. I mbiquajtur Iskënder sipas osmanëve, për nder të Aleksandrit të Madh, me një diplomaci fine, – dhe pse në dorë mbante një shpatë të rëndë, – u tregoi shqiptarëve se porta që na lidhte me botën e madhe nuk kalonte aspak nga Dardanelet, por pikërisht mespërmes Adriatikut.

Ai njihet si Skënderi, por në fakt ishte veç Gjergji. Edhe pse emri i Aleksandrit i jepte kurorën e më të mirit ndër gjeneralët botërorë.

Sot e gjithë ditën ne mburrmi se dje ka qenë “Epoka e Skënderbeut”. Me portretin dhe stemat e tij kemi zbukuruar pasaportat dhe disa kartëmonedha me vlerë të madhe lekësh. Ndërsa çdo 28 nëntor, gjithkush që e quan veten shqiptar, ngre në dritaren e shtëpisë së tij gjithashtu një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë, që ishte flamuri i principatës së Kastriotëve.

Ne i kemi përvetësuar gjithçka Gjergjit, shpatën dhe përkrenaren, madje dhe sentencën e famshme: Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush.

Në 25 vitet e tij në krye të arbërorëve, Gjergj Kastrioti dhe ushtria e tij zhvilloi 24 beteja, ndër të cilat tre kishin të bënin me rrethimin e kalasë së Krujës ndërsa një ekspeditë u zhvillua kundër francezëve në Itali, për shkak të aleancave. Në të gjitha rastet numri i ushtarëve të Gjergj Kastriotit ka qenë më i vogël se i armiqve të tij. Në të gjitha rastet ai ka arritur t’ia dalë me sukses. Kjo padyshim e rrit lavdinë e fitores dhe vetë prestigjin e tij si strateg.

Ai e fitoi edhe betejën për marrjen e Beratit, pavarësisht se ushtria shqiptare më pas u thye nga trupat osmane, por jo në drejtimin e tij të drejtpërdrejtë.

Në bilancin e tij Gjergj Kastrioti njeh vetëm fitore.

Kjo bëri që Evropa skeptike, që merresh me thashetheme e kulisa t’futmesh nëpër korridoret e pallateve mbretërore, se s’kish më bythë të ngrinte shpatën, e po e shihte si shpresë shpëtimi princin arban, nisi t’i hapte dyert dhe të mblidhte për të ndonjë qindarkë ndihme.

Padyshim është një gjeneral i rrallë. Dhe jo më kot disa anketa e rendisin atë të katërtin për nga rëndësia botërore, pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit e Napolon Bonapartit.

Dhe këtu nuk flasim për Atilën që luftonte “kaçakshe” me një lukuni hunësh që kërkonin veç të grabisnin e të përdhunonin. Këtu flitet për një strateg. Skënderbeu, me një trupë të vogël kalorësish shpartalloi ushtrinë e dinastisë Anzhuine që ishin armiqtë e Ferdinandit të Napolit, i cili ishte një nga mbështetësit e tij kryesor.

Askush nuk e dinte se si do të shkonte fati i Kryqëzatës ku ai ishte emëruar kryekomandant nga Papa Piu II. Por me siguri, në kulmin e lavdisë së tij, me një ushtri të armatosur nga e gjithë Evropa, Gjergj Kastrioti do t’i kishte çuar selxhukët andej nga kishin ardhur, në kufi me mongolët e Xhingis Khanit dhe sot nuk do kishim Stambollin, por Kostandinopojën.

Në përpjekjen e tij madhore për t’u bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin të qeverisur nga një mbret. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte furinë më të madhe të kohës, atë të jeniçerëve dhe azapëve aziatikë. Dhe kjo në fakt ishte sfida e tij.

Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me krerët evropianë të kohës, sepse ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre që bazohej mbi trupat mercenare, ai u mbështet mbi një ushtri të formuar kryesisht nga vullnetarë që mbi të gjitha kishin një shpirt vetëmohimi.

Bëmat e Skënderbeut janë të përshkruara në mbi 1000 vepra historike dhe letrare në 21 gjuhë të ndryshme. Ai u kthye për shumë artistë në një hero vizual. Portreti i tij është kthyer në gjithfarë pikturash e gravurash. Një kompozitor si Vivaldi kompozoi një opera nën titullin “Skënderbeu”. Dhjetëra shkrimtarë ngritën letërsinë e tyre me fabulën e heroit arbëror që mundi sulltanin. E kështu me radhë.

Emri “Skënderbeg” sot gjendet nëpër sheshe e rrugë të Evropës si dhe në Amerikë. Fama e tij shkon përtej Evropës, për të cilën ai nxori gjoksin që ta mbronte. Jo më kot sllavët duan ta nxjerrin me origjinë serbe e grekët me origjinë helene. Ndërsa ai vetë thoshte se ishte pasardhës i Piros së Epirit dhe në kokë mbante simbolin e dhisë së mbretit epiriot.

Eh ç’na ka gjetur me këta fqinjët që kërkojnë të na e përvetësojnë çdo gjë të mirë që kemi nxjerrë dhe të na faturojnë vetëm të këqijat.

Sepse ata nuk e prodhuan dot kurrë një hero kundër hordhive osmane. Ndërsa shqiptarët nxorën një duzinë të tillë që nis me Gjergj Arianitin për të arritur të Pashai i Tepelenës, e ndoshta për ta mbyllur në fund me një luftëtar si Çerçiz Topulli. Dhe ishim mjaftueshëm për të bërë historinë aq sa u dhamë dhe grekëve një tufë burrash që të bënin shtetin e tyre.

Gjergj Kastrioti nuk ka qenë vetëm një hero i shqiptarëve, por një princ i niveleve evropiane, burrë shteti, luftëtar, diplomat, e largpamës. Rrënjët e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u shpall vetëm 500 vite më pas, si akt juridik ndërkombëtar qëndrojnë tek trashëgimia e Gjergj Kastriotit.

Skënderbeu, vdiq në shtatin e tij. Nuk i hyri në trup asnjë shigjetë armike dhe as nuk e preu dot shpata e tyre edhe pse udhëhoqi i pari në çdo betejë. Ai ndoshta s’donte të krenohej dot me një fakt të tillë, por ne kemi të drejtë të krenohemi për të.

Tanimë pasi 558 vitesh ne përkujtojmë 17 janarin e vitit 1468, ditë kur një prej gjeneralëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, do të mbyllte sytë.

Yesterday — 16 January 2026Gazeta Fjala

22:59 9 metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

By: Monika
16 January 2026 at 22:59

Dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat dhe bllokimi i hundëve mund t’ju bëjnë të ndiheni keq.

Ndërsa ilaçet shtëpiake nuk mund ta kurojnë ftohjen ose gripin, ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, të tilla si dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat, bllokimi i hundëve.

Zbuloni disa metoda për ftohjen dhe gripin që mund të provoni në shtëpi:

1. Supë pule

Ndihmon hidrimin dhe është e lehtë për stomakun. Nutrientët ndihmojnë sistemin imunitar edhe pse nuk shërojnë sëmundjen menjëherë.

2. Xhenxhefil (Ginger)

Ka veti anti-inflamatore dhe mund të lehtësojë fytin e irrituar apo të reduktojë të përzierat. Pija e xhenxhefilit është e ngrohtë dhe qetëson simptomat.

3. Mjaltë

Është anti-mikrobik dhe mund të ndihmojë me kollën apo dhimbjen e fytit. Shtohet mirë te çaji me limon.

4. Hudhër

Përmban alicinë, një substancë me veti anti-bakteriale/anti-virale. Mund të ndihmojë simptomat e ftohjes në disa raste.

5. Echinacea

Disa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave të ftohjes. Efekti mund të jetë i kufizuar.

6. Vitaminë C dhe Probiotikë

Vitaminë C mund të ndihmojë pak në simptomat dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes. Probiotikët mbështesin sistemin imunitar, por kërkojnë më shumë hulumtime.

7. Gargara me ujë e kripur

Zbut dhimbjen e fytit dhe ndihmon të pastrosh mukusin. Përzihni ½ lugë çaji kripë në një gotë ujë të ngrohtë.

8. Avulli i ngrohtë

Avulli i ngrohtë ndihmon për të liruar sinuset e bllokuara dhe qetëson hundën/fytin. Përdorimi i tij e mban ajrin më të lagësht, e cila ndihmon frymëmarrjen.

9. Pomadat me mentol/eukalipt
Pomadat me mentol ose eukalipt mund të ndihmojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes natën. Përdorni siç është e rekomanduar për moshën e duhur.

Nuk ekziston shërim i menjëhershëm nga ftohja ose gripi në shtëpi. Këto metoda ndihmojnë vetëm me simptomat dhe mirëqenien e trupit gjatë shërimit./MXH

22:46 Trump: Vendimi për Iranin ishte i imi, NATO dhe Groenlanda janë çështje të sigurisë kombëtare

By: Monika
16 January 2026 at 22:46

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se vendimi për të ulur tensionet me Iranin ishte marrë ekskluzivisht prej tij, duke mohuar se ishte ndikuar nga ndërmjetësimet e vendeve arabe apo Izraelit.

“Askush nuk më bindi, u binda vetë,” tha Trump, duke shtuar se ai vlerëson vendimin e Teheranit për të anuluar, sipas tij, “800 ekzekutime”. Ai nuk sqaroi më tej lidhur me deklaratat e tij të mëparshme për mbështetjen ndaj protestuesve iranianë, të cilën kishte thënë se “është rrugës”.

Duke u pyetur për Groenlandën, Trump theksoi rëndësinë strategjike të ishullit arktik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ai paralajmëroi se mungesa e bashkëpunimit të NATO-s do të krijonte një boshllëk strategjik, por siguroi se ushtria amerikane, “më e fuqishmja në botë”, po bëhet edhe më e fortë.

Presidenti u ndal gjithashtu te çështjet ndërkombëtare në Amerikën Latine. Ai komentoi gjestin e opozitares venezueliane Maria Corina Machado, e cila i ofroi Çmimin Nobel, duke e konsideruar si shumë të sjellshëm dhe duke vlerësuar rolin e saj në shmangien e konflikteve.

Sa i përket bashkëpunimit me Delcy Rodríguez dhe situatës në Venezuelë, Trump dha një përgjigje të paqartë, duke përmendur Irakun si shembull dhe duke paralajmëruar pasojat e shpërbërjes së strukturave shtetërore. Megjithatë, ai përsëriti vlerësimin për Machado, duke e cilësuar një figurë mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshme, me të cilën pritet të ketë kontakte edhe në të ardhmen./MXH

22:36 Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

By: Monika
16 January 2026 at 22:36

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur rëndë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.

Disa nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend, ndërsa disa të tjerë u dërguan menjëherë në spital. Shoferi i autobusit “ishte i fundit që u lirua, sepse ishte i bllokuar”, sipas të njëjtit burim.

Aksidenti ndodhi në qendër të zonës së madhe portuale të Hamburgut, në një kalim të pambrojtur, “për arsye që ende nuk janë sqaruar”, njoftoi policia, duke shtuar se burri që u vra “vdiq nga plagët e marra në vendngjarje”.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore i policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetim.

Sakaq, një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusëve./MXH

22:28 Komisioni Evropian i kërkon industrisë së rëndë të favorizojë prodhimet ‘Made in Europe’

By: Monika
16 January 2026 at 22:28

Komisioni Evropian po u kërkon udhëheqësve të biznesit të “mbështesin dhe nënshkruajnë” një iniciativë të udhëhequr nga Franca për të rritur pjesën e prodhimit industrial evropian, sipas një letre të parë nga Euronews. Thirrja e ekzekutivit të BE-së vjen disa ditë para se të paraqitet Akti i Përshpejtuesit Industrial.

Komisioni Evropian po kërkon mbështetje nga përfaqësuesit e industrisë së rëndë, si sektorët e çelikut ose aluminit, për të mbështetur një komponent ‘Made in Europe’ në legjislacionin e ardhshëm, tregon një letër e parë nga Euronews.

Qëllimi është të ringjallet një industri në vështirësi përballë konkurrencës nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Thirrja vjen në prag të njoftimit nga ekzekutivi i BE-së të Aktit të Përshpejtuesit Industrial (IAA). Qëllimi i tij është të nxisë dekarbonizimin e industrive që kërkojnë shumë energji, duke e mbajtur prodhimin evropian konkurrues.

Një projektligj i ngjashëm u miratua nga Bashkimi Evropian në vitin 2024 për t’i dhënë përparësi prodhimit të teknologjive të pastra vendase, ndërsa blloku nxiton të arrijë neutralitetin e rrjetit deri në vitin 2050.

“Kthimi i marrëdhënieve ekonomike të bazuara në pushtet nëpërmjet detyrimeve doganore, subvencioneve masive, kufizimeve të eksportit dhe konkurrencës së padrejtë e lë Evropën me një zgjedhje të qartë: ose të pajisemi me një politikë industriale ambicioze dhe pragmatike, ose të pranojmë një erozion gradual të bazës sonë industriale, njohurive dhe sovranitetit ekonomik”, thuhet në letrën e dërguar nga Zëvendëspresidenti Ekzekutiv Francez Stéphane Séjourné. Analistët thonë se IAA mund të forcojë ndjeshëm konkurrueshmërinë industriale të BE-së , pasi si sektorët historikisht me intensitet të lartë energjie, siç është prodhimi i çimentos dhe çelikut, ashtu edhe teknologjitë inovative neto-zero përballen me kërkesë të ulët dhe konkurrencë ndërkombëtare dëmtuese.

Megjithatë, kritikët argumentojnë se ligji i ardhshëm mund të ketë efektin negativ të minimit të konkurrueshmërisë brenda tregut të vetëm të BE-së, veçanërisht duke pasur parasysh kornizat më të përparuara industriale në vende si Franca dhe Gjermania.

“Sa herë që përdoren paratë publike evropiane, ato duhet të kontribuojnë në prodhimin evropian”, thuhet në letër, e cila synon të sigurojë që “Evropa të mbetet një fuqi industriale” dhe jo një “treg pasiv”.

Një grup prej nëntë vendesh — përfshirë Çekinë, Estoninë, Finlandën, Irlandën, Letoninë, Maltën, Portugalinë, Suedinë dhe Sllovakinë — paralajmëruan në dhjetor se ligji i ardhshëm i Komisionit mund të ketë “pasoja për konkurrencën efektive, nivelet e çmimeve dhe cilësisë, si dhe efekte mbi bizneset”.

Ndërkohë, Polonia dhe Holanda po mbështesin thirrjet për një vlerësim të ndikimit.

Kuotat, oferta dhe kërkesa, ndihma shtetërore

Diskutimet politike mbi kriteret, stimujt dhe lejet për produktet vendase janë ende duke u zhvilluar, tha për Euronews një diplomat i BE-së që foli në kushte anonimiteti.

E njëjta gjë vlen edhe për financimin, pasi ekzekutivi i BE-së po eksploron mënyra për të lidhur financimin e BE-së me iniciativën e fundit. Buxheti shumëvjeçar (MFF) i bllokut dhe Fondi i Konkurrueshmërisë i BE-së janë planifikuar të ndihmojnë industritë evropiane.

Komisioni ende nuk ka rënë dakord për një përqindje për pjesën e produkteve evropiane që do të prodhohen sipas ligjit të ardhshëm, por shifrat që variojnë nga 60% në 80% janë përmendur si mundësi, tha diplomati i BE-së.

“Kur të vendoset, kjo shifër do të vijë me dallime specifike për të adresuar importet dhe eksportet”, tha diplomati i BE-së, duke vënë në dukje se prodhimi nga kompanitë jo-evropiane që prodhojnë në BE mund të konsiderohet “Prodhuar në Evropë”.

Evropa është tashmë një lider kur bëhet fjalë për vendosjen e standardeve më të rrepta mjedisore për bizneset, gjë që ka rezultuar në çmime më të larta prodhimi, dhe ligji i ri mund të shohë që këto të rriten më tej.

Komisioni po shqyrton “krijimin e kushteve për të përafruar ofertën dhe kërkesën”, tha diplomati i BE-së. Për këtë qëllim, ekzekutivi i BE-së planifikon të krijojë të ashtuquajturat “tregje kryesore” për të nxitur kërkesën për produkte industriale të qëndrueshme dhe me karbon të ulët brenda Evropës.

Kjo qasje synon të krijojë një treg të parashikueshëm për teknologjitë e pastra dhe produktet e tyre, të tilla si çeliku i gjelbër dhe hidrogjeni, përmes masave të politikave nga ana e kërkesës.

Mbështetja financiare nëpërmjet ndihmës shtetërore — që i referohet një qeverie që përdor para publike për të dhënë kredi, grante ose lehtësime tatimore për kompani ose industri specifike — ka të ngjarë të pësojë disa modifikime sipas IAA-së.

“Shtetet anëtare ka të ngjarë të përjashtohen nga njoftimi i Komisionit Evropian kur bëhet fjalë për financimin e projekteve të dekarbonizimit”, tha diplomati i BE-së.

Reagimet e liderëve të biznesit

Udhëheqësit e industrisë evropiane duken të hapur ndaj thirrjes së Komisionit për të intensifikuar prodhimin vendas, duke përmendur “deficitin rekord tregtar prej 350 miliardë eurosh” me Kinën në vitin 2025, sipas një letre të dytë të parë nga Euronews.

Udhëheqësit e industrisë thonë se IAA përfaqëson “një akt pavarësie ekonomike” në përgjigje të raportit Draghi . Në këtë raport, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i kërkoi BE27 të ngushtonte hendekun me Kinën dhe konkurrentët e tjerë ose rrezikonte “agoni të ngadaltë”.

“Kinezët kanë ‘Prodhuar në Kinë’, amerikanët kanë ‘Blej produkte amerikane’ dhe shumica e fuqive të tjera ekonomike kanë skema të ngjashme që u japin përparësi aseteve të tyre strategjike. Pse jo edhe ne?” thuhet në letër, e cila do të nënshkruhet nga bizneset e BE-së.

Për shkak të rritjes së prodhimit që pritet nga prodhuesit evropianë, udhëheqësit e industrisë po kërkojnë mbështetje financiare përmes “ankandit publik, ndihmës së drejtpërdrejtë shtetërore ose një forme tjetër të mbështetjes financiare”.

“Tani është koha që Evropa të prodhojë më shumë, dhe mbi të gjitha, në mënyrë më strategjike. Për të siguruar sigurinë tonë ekonomike, ne duhet të mbështesim dhe të heqim qafe rrezikun e zinxhirëve tanë kryesorë të vlerave”, thuhet në letër.

Pasi u shty në dhjetor, IAA është planifikuar të paraqitet më 29 janar, por mund të pësojë vonesa të mëtejshme, thonë burime pranë dosjes./MXH

22:17 Ligjvënës amerikanë vizitojnë Danimarkën për të ulur tensionet mbi Groenlandën

By: Monika
16 January 2026 at 22:17

Një delegacion dypartiak i Kongresit të SHBA-së vizitoi sot Danimarkën për të shprehur mbështetje ndaj Kopenhagenës dhe Groenlandës, në një moment kur presidenti Donald Trump po rrit presionin për aneksimin e ishullit arktik.

Vizita synoi të dëgjojë shqetësimet lokale dhe t’i përcjellë ato në Uashington, me qëllim uljen e tensioneve, sipas BBC.

Delegacioni prej 11 anëtarësh u takua me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen. Senatori Chris Coons tha se qëllimi ishte “të ulet temperatura” përmes dialogut dhe të kuptohet pozicioni i vendeve të përfshira.

Presidenti Trump ka deklaruar se Groenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe se ajo mund të merret “lehtë” ose “vështirë”, duke përmendur ide për blerje ose përdorim force. Danimarka dhe Groenlanda e kanë refuzuar kategorikisht çdo ide të tillë, duke theksuar sovranitetin e tyre.

Megjithëse Groenlanda ka popullsi të vogël, ajo është e pasur me burime natyrore dhe ka rëndësi strategjike për mbrojtjen, veçanërisht për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe kontrollin e lëvizjeve në Arktik. SHB-ja tashmë operon bazën ushtarake “Pituffik” dhe ka të drejtë të rrisë praninë ushtarake sipas marrëveshjeve ekzistuese.

Trump, megjithatë, ka këmbëngulur se SHBA-ja duhet ta zotërojë Groenlandën për ta mbrojtur nga kërcënime të mundshme ruse apo kineze. Danimarka ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të minonte NATO-n, pasi aleanca nuk ka parashikuar kurrë përdorimin e forcës nga një anëtar kundër një tjetri.

Vendet evropiane janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar se siguria e Arktikut është përgjegjësi e përbashkët e NATO-s. Disa prej tyre kanë dërguar trupa në Groenlandë për një mision të kufizuar zbulimi, ndërsa Franca ka njoftuar dërgimin e mjeteve tokësore, ajrore dhe detare.

Në SHBA, disa ligjvënës po përpiqen të bllokojnë aneksimin përmes projektligjeve, duke përmendur rolin e Kongresit në miratimin e fondeve ushtarake./MXH

22:07 “Republika Islamike do të bjerë”, djali i shahut të fundit të Iranit: Ndihmoni protestuesit të rrëzojnë qeverinë

By: Monika
16 January 2026 at 22:07

Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, u ka bërë thirrje fuqive botërore të mbështesin protestuesit iranianë për rrëzimin e qeverisë, duke deklaruar se është i bindur se “Republika Islamike do të bjerë, jo nëse, por kur”.

Udhëheqësi i opozitës me bazë në SHBA kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të shënjestrojë udhëheqjen e Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se kjo do të “lehtësonte detyrën tonë dhe do të parandalonte humbje të mëtejshme të jetëve”. Ai bëri thirrje për një “sulm kirurgjikal” ndaj infrastrukturës së komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), që nga fillimi i protestave më 28 dhjetor, të paktën 2,595 protestues janë vrarë, përfshirë 17 fëmijë. Gjithashtu janë raportuar 164 viktima nga forcat e sigurisë ose të lidhura me qeverinë, si dhe 21 civilë të papërfshirë. Mbi 22,000 protestues të tjerë janë arrestuar.

Sipas ‘BBC’, protestat filluan si reagim ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe rënies së monedhës, por u shndërruan shpejt në thirrje kundër regjimit klerikal dhe udhëheqësit suprem, Ali Hosseini Khamenei. Demonstruesit kanë brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Khamenei do të rrëzohet këtë vit”.

Qeveria iraniane i ka cilësuar protestat si “trazira” të nxitura nga armiqtë e vendit. Autoritetet kanë reaguar me forcë vdekjeprurëse dhe kanë vendosur një ndërprerje pothuajse totale të internetit dhe komunikimeve që nga 8 janari, duke e bërë të vështirë verifikimin e informacionit nga brenda Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Teheranin kundër vrasjes së protestuesve, duke deklaruar se SHBA-të do të ndërmarrin “masa shumë të forta” nëse ekzekutimet vazhdojnë. Ai tha më vonë se i ishte raportuar se “vrasjet kanë ndaluar”, por nuk përjashtoi veprimet ushtarake. Në përgjigje, kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se çdo sulm amerikan do t’i bënte objektiva legjitime Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane në rajon.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë reduktuar personelin në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, duke e cilësuar këtë si një masë paraprake.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington, Pahlavi pretendoi se pjesë të aparatit të sigurisë iraniane kanë refuzuar të shtypin protestat dhe se regjimi ka sjellë luftëtarë nga milici të huaja për të shuar demonstratat. Ai u bëri thirrje gjithashtu fuqive globale të rrisin presionin ekonomik, të dëbojnë diplomatët iranianë, të kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të mundësojnë internet satelitor, përfshirë Starlink, për popullin iranian.

“Me ose pa ndihmën e botës, regjimi do të bjerë,” tha Pahlavi. “Por do të bjerë më shpejt dhe më shumë jetë do të shpëtohen nëse fjalët kthehen në vepra.”

Ai u zotua se do të kthehej në Iran dhe paraqiti një plan për hartimin e një kushtetute të re. I pyetur për udhëheqjen e ardhshme të vendit, Pahlavi tha se vendimi i takon popullit iranian dhe se ai mbështet një sistem demokratik të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, liritë individuale dhe integritetin territorial të Iranit.

Babai i tij, shahu i fundit i Iranit, u rrëzua nga pushteti gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke i hapur rrugë vendosjes së regjimit aktual shiit./MXH

21:58 NATO njofton: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

By: Monika
16 January 2026 at 21:58

NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale.

Siç thekson NATO në njoftim, aeroplanët Rafale kroatë do të integrohen në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, duke forcuar kështu aftësitë e vetë Kroacisë, por edhe duke kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Njoftimi i NATO-s thekson se kalimi nga MiG-21 në Dassault Rafale përfaqëson një hap të madh teknologjik dhe operacional.

Aleanca thotë se aeroplanët e rinj sjellin sensorë modernë, ndërveprim të plotë me aleatët dhe integrim të drejtpërdrejtë në sistemet e komandës dhe kontrollit të NATO-s.

NATO kujton se gjatë periudhës kalimtare, Italia dhe Hungaria siguruan mbrojtje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kroate, të cilën njoftimi e përshkroi si një shembull të qartë të solidaritetit aleat.

Sipas njoftimit të alenacës, ekuipazhet kroate janë tashmë të trajnuara plotësisht dhe Rafalet janë në detyrë të vazhdueshme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke forcuar më tej sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s./mxh

21:47 Aktoret e famshme që zbuluan se burrat e tyre ishin homoseksualë!

By: Monika
16 January 2026 at 21:47

Në botën e shkëlqimit dhe perfeksionit, edhe jeta private e yjeve mund të fshehë surpriza të mëdha. Disa aktore të njohura kanë përjetuar histori të komplikuara dashurie, duke zbuluar pas martesave se burrat e tyre kishin një orientim seksual të ndryshëm nga ai që ato mendonin. Nga Teri Hatcher te Kristin Davis dhe Susan Sarandon, këto histori tregojnë se edhe pas buzëqeshjeve në tapetin e kuq mund të fshihen momente të komplikuara dhe emocionuese.

1. Teri Hatcher
E njohur për rolin e saj në Desperate Housewives dhe The New Adventures of Superman, Teri Hatcher u martua me aktorin John Tenney në vitin 1994. Ata mbetën bashkë deri në divorcin e tyre në 2003. Megjithëse nuk ka prova të forta, për vite u përhapën thashetheme që ai kishte marrëdhënie me burra gjatë martesës. Teri më vonë pranoi publikisht se kjo marrëdhënie i shkaktoi vite konfuzioni dhe vështirësish emocionale.

2. Kristin Davis
E njohur si Charlotte në Sex and the City, Kristin Davis u martua me të dashurin e saj të gjatë, Sam McPherson. Pas martesës, u zbuluan detaje që treguan se ai kishte pasur marrëdhënie me burra, diçka që Kristin nuk e dinte më parë.

3. Susan Sarandon
Fituesja e Çmimit Akademik, Susan Sarandon, ishte e martuar me aktorin Chris Sarandon për 12 vjet, nga 1967 deri në 1979. Pas divorcit, Chris konfirmoi publikisht se ishte biseksual, duke zbuluar një pjesë të jetës së tij që Susan nuk e kishte ditur gjatë martesës.

4. Fran Drescher
Fran Drescher, e njohur nga seriali The Nanny, ishte e martuar me Peter Marc Jacobson nga 1978 deri në 1999. Pas divorcit, Jacobson publikisht u shpreh se ishte gej, duke zbuluar orientimin e tij seksual të vërtetë. Megjithatë, ata mbetën miq të ngushtë dhe bashkëpunuan në krijimin e serialeve si The Nanny dhe Happily Divorced, e cila ishte bazuar pjesërisht në përvojën e tyre personale

Këto histori tregojnë se edhe jeta e personazheve të famshme nuk është pa surpriza, dhe shpesh pas martesave fshihen të vërteta që nuk janë të dukshme menjëherë./mxh

21:37 Pesë shenja në duart tuaja që tregojnë se keni probleme me tiroiden!

By: Monika
16 January 2026 at 21:37

Tiroidja është një gjëndër me formë fluture, e pozicionuar në pjesën e përparme të qafës, në qendër, midis mjekrës dhe kraharorit. Ajo ka një rol thelbësor në funksionimin e trupit, pasi prodhon hormonet tiroide – tiroksinën (T4) dhe triiodotironinën (T3) – të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rregullimin e metabolizmit të shumë organeve. Çrregullimet e tiroides shfaqen kur kjo gjëndër funksionon më shumë se normalja (hipertiroidizëm) ose më pak se sa duhet (hipotiroidizëm). Hipotiroidizmi shoqërohet me simptoma si lëkurë e zbehtë, shtim në peshë, kapsllëk, ndjenjë lodhjeje, përgjumje dhe gjendje depresive. Nga ana tjetër, hipertiroidizmi manifestohet me nervozizëm, ankth, djersitje të shtuar, rritje të oreksit, urinim të shpeshtë dhe humbje në peshë.

Duke qenë një nga gjëndrat më të rëndësishme të sistemit endokrin, çdo problem me tiroiden ndikon ndjeshëm në shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, për të kuptuar nëse tiroidja po funksionon siç duhet – veçanërisht në rastin e hipotiroidizmit – ndonjëherë mjafton të vëzhgoni duart tuaja. Por si mund të reflektojnë duart shenjat e hipotiroidizmit?

Duart e ftohta: Kur duart tuaja janë vazhdimisht të ftohta, kjo mund të nënkuptojë mungesë të rrjedhjes së gjakut. Gjatë hipotiroidizmit, aktiviteti i gjëndrës tiroide është i ulët. Kjo shoqërohet me homocisteinë të tepërt. Homocisteina është një aminoacid që është lidhur me rrjedhjen e dobët të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Rrudha në duar: Njerëzit me hipotiroidizëm zakonisht kanë vija të holla dhe rrudha në lëkurë dhe ndoshta janë të dukshme edhe në duar. Lëkura e thatë është gjithashtu një nga arsyet pse rrudhat priren të bëhen shumë të dukshme kur gjëndra tiroide nuk funksionon.

Lëkura e verdhë: Hipotiroidizmi i jep lëkurës një ngjyrë të verdhë. Ndryshimi i ngjyrës është për shkak të reduktimit të hormoneve tiroide dhe zakonisht shihet në pëllëmbët e dorës.

Thonjtë fleksibël: Thonjtë e brishtë thyhen lehtësisht dhe kur një person ka hipotiroidizëm, thonjtë jo vetëm që humbasin ngjyrën, por edhe bëhen shumë të brishtë. Mungesa e rrjedhjes së gjakut në gjymtyrë është kryesisht përgjegjëse për këtë gjendje.

Onikomikoza: Mungesa e rrjedhjes së gjakut në duar dhe këmbë çon në përkeqësimin e mykut të thonjve. Ky çrregullim quhet onikomikozë dhe karakterizohet nga hiperkeratoza e thonjve./mxh

21:26 Spaleti “fiton” Juventusin, torinezët tani synojnë kreun e renditjes

By: Monika
16 January 2026 at 21:26

Juventus në drejtimin e Luçiano Spaletit duket tashmë një skuadër e rilindur. Në dy muaj e gjysëm në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesëve dhe mbi të gjitha të tifozëve bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon të kaluarës së tij si ish trajneri i Napolit, rivalit të urryer në Torino Spaleti në shumë pak kohë ka arritur të marrë rezultate e mni të gjitha ti jap identitet një skuadre që vitet e fundit ka vuajtur shumë në këtë aspekt.

Koha e Tiago Motës dhe Igor Tudor duken të largëta në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luçiano Spaletit.2.18 pikë për ndeshje mesatarja e pikëve nën drejtimin e Spaletit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Motën. Juventusi tani ndodhet në zonën Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë.

Të mendosh për titullin që në sezonin e parë të Spaletit me Juventusin ndoshta duket e vështirë, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar. Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kërkojnë të ndërhyjnë në këtë sesion merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i sulmuesit të Kristal Palas Jean-Filip Mateta.

Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performance të mira këtë sezon në Premier league, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që të çon tek ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për ta lënë të lirë. Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin marrëveshjen me Minguezan. Anësori i Selta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë session merkatoje./mxh

20:59 Bëjeni ta humbasë mendjen pas jush që në takimin e parë (Lifestyle)

By: EL
16 January 2026 at 20:59

Nga qetësia dhe vetëbesimi, te dialogu i duhur, shikimi në sy dhe mbyllja perfekte e takimit – këshillat që rrisin shanset për një fillim të paharrueshëm

Si të lini përshtypjen e duhur dhe ta “detyroni” që të bjerë në dashuri me ju? Tingëllon e vështirë, ndoshta edhe e pamundur, por ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ta fitoni.

Qetësohuni, pa nxitim

Me shumë gjasë jeni të emocionuara para takimit të parë. Por mos lejoni që emocionet ta prishin gjithçka: mos u grindni dhe mos nxitoni me gjërat. Nuk duhet të dukeni sikur kjo është mundësia juaj e fundit, kjo mund ta frikësojë zotërinë. Në fund të fundit, ai është ai që kërkon vëmendjen tuaj, jo anasjelltas. Prandaj, taktikat më të sigurta janë sharmi i ftohtë, mirësjellja e përsosur dhe qëndrimi pozitiv.

Respektojeni veten dhe atë

Jini të përpikta. Dikur vonesa e vajzës konsiderohej pjesë e “ritualit”, por sot koha është shumë e çmuar dhe nuk ka vend për këto gabime. Britanikët thonë: “Telefoni i vendosur mbi tavolinë është si pështymë në fytyrën e bashkëbiseduesit”. Vendoseni telefonin në çantë.

Duhet ta dini vlerën tuaj

Nuk ju hapi derën e restorantit, nuk ju ndihmoi me pallton dhe nuk ju dha dorën kur zbritët shkallët? Duket se ky takim nuk është vetëm i pari, por edhe i fundit! – transmeton Telegrafi.

Vishuni pak më elegante sesa pret ai

Nuk bëhet fjalë për dekolte apo minifund. Imagjinoni veten duke lëvizur lehtë nëpër restorant me një fustan elegant, ndërsa të gjithë të pranishmit ju shikojnë. Ai patjetër do të impresionohet nga një pamje kaq mbresëlënëse.

Ndërtoni dialogun siç duhet

Takimi shërben për ta njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të menduar për planet e ardhshme, jo për të folur pa dëgjuar. Prandaj, mos e ngarkoni burrin me problemet dhe hidhërimet tuaja (dhe sidomos mos ia kushtoni mbrëmjen përshkrimit se sa “i keq” ka qenë ish-i juaj) ky nuk është momenti për tema të tilla. Jini të vëmendshme dhe bashkëbiseduese të mira: mos e ndërprisni, por mos hezitoni të shprehni mendimin tuaj. Shakatë dhe humori janë të mirëpritura, të gjithë i pëlqejnë njerëzit pozitivë me sens humori.

Komplimenti

Çfarë mund të themi për burrat që u pëlqen lëvdata? Edhe ata, në fakt, duan të admirohen. Mos e keni të vështirë t’ia vini në dukje se ka një pulovër të bukur.

Kini kujdes nga pauzat e sikletshme

Pauza e sikletshme është një sinjal alarmi. Zakonisht, kur njerëzit pëlqehen dhe janë interesantë për njëri-tjetrin, biseda rrjedh natyrshëm dhe nuk ndalet. Por ekziston edhe një mundësi tjetër: zotëria është shumë i mahnitur nga ju, por njëkohësisht i shqetësuar, i turpshëm dhe i hutuar. Në këtë rast, mund ta ndihmoni duke e thyer heshtjen me një shaka apo një tregim të lehtë. Ai do t’ju jetë mirënjohës.

Shikojeni në sy

Në takimin e parë njerëzit shpesh turpërohen dhe shmangin shikimin, ndaj mos i gjykoni menjëherë. Megjithatë, psikologët këmbëngulin: dhjetë sekonda “sy më sy” janë të mjaftueshme për t’u dashuruar.

Përfundojeni takimin siç duhet

Është shumë e rëndësishme mënyra se si përfundon takimi: a do t’ju telefonojë të nesërmen dhe me çfarë ndjenje do ta prisni takimin tjetër. Prandaj, jini jashtëzakonisht të sjellshme dhe simpatike. Buzëqeshni, falënderojeni për darkën dhe thoni se ishte kënaqësi, edhe nëse pati momente të dyshimta.

Përfundimi i takimit me diçka më shumë sesa një përqafim të lehtë dhe një puthje të pafajshme në faqe nuk rekomandohet edhe nëse vërtet dëshironi t’i dorëzoheni. Përndryshe, rrezikoni ta prishni gjithë interesin e sapozgjuar. Për më tepër, gjinia më e fortë është tradicionale, shumica beson se një vajzë që pranon seks në takimin e parë konsiderohet domosdoshmërisht “e lehtë”. /et

❌
❌