22:57 “Aty, sapo kisha…”/ Më e bukur sot se në ’95-n, Monika Kryemadhi “sqaron” përmirësimin e pamjes ndër vite!
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer sërish komentet mbi ndryshimet e dukshme në paraqitjen e Monika Kryemadhit. Diskutimi u rindez pas një reagimi të fundit të saj, ku ajo sqaroi se një nga fotot e përdorura për krahasim i përket vitit 2000, periudhë kur sapo kishte sjellë në jetë djalin e saj.
“Kjo foto është nga viti 2000, kur sapo kam lindur djalin tim”, – u shpreh Monika, duke tentuar të vërë në kontekst krahasimet që po qarkullojnë online.
Megjithatë, për shumë ndjekës, ndryshimi në pamjen e saj mbetet i pamohueshëm. Pamjet e fundit të Monikës gjatë qëndrimit në Big Brother VIP tregojnë një transformim që, sipas komentuesve, nuk mund të justifikohet vetëm me kalimin e viteve apo me përdorimin e një fotografie të vjetër. Nga stili i veshjes, te tiparet e fytyrës dhe linjat trupore, diferenca është e dukshme.
![]()
Për kritikët, reagimi i saj perceptohet si një përpjekje për të mbrojtur imazhin personal, ndërsa të tjerë theksojnë se krahasimi me një foto të para më shumë se dy dekadash nuk e zbeh faktin se pamja e saj sot është dukshëm ndryshe nga ajo e viteve të hershme.
Kjo deklaratë, në vend që të mbyllë debatin, duket se ka nxitur edhe më shumë reagime në rrjetet sociale. Ndjekësit vazhdojnë të komentojnë se ndryshimet janë reale dhe të dukshme, duke e kthyer paraqitjen e Monika Kryemadhit në një nga temat më të diskutuara të momentit./mxh
