Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Sinjali

Juventusi gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin italian

12 January 2026 at 13:50

Juventusi po përgatitet të intensifikojë bisedimet me Liverpoolin për një transferim të mundshëm të Federico Chiesas, dhe pritet të bëhet një ofertë zyrtare në orët e ardhshme.

Sipas “Tuttosport”, skuadra e Torino-s është duke hartuar një propozim të qartë për klubin nga Premier Liga, ndërkohë që janë të vetëdijshëm se do t’u duhet të rrisin kushtet për të plotësuar kërkesat financiare të Liverpoolit.

Struktura e marrëveshjes pritet të mbetet në formën e huazimit, por Juventusi po punon që opsioni i blerjes të shndërrohet në detyrim, me kushte të qarta të përcaktuara paraprakisht.

Ideja e klubit italian është që transferimi i përhershëm të aktivizohet në bazë të numrit të paraqitjeve të Chiesas, si një mekanizëm sigurie për të vlerësuar gjendjen e tij fizike dhe përshtatjen taktike pas rikthimit në një ambient që e njeh mirë, por që ka ndryshuar ndjeshëm që nga largimi i tij.

Negociatat mbeten të ndërlikuara për dy arsye kryesore. Së pari, Liverpooli nuk është i prirur ta lëshojë sulmuesin në këtë fazë të sezonit. Trajneri Arne Slot thuhet se i konsideron opsionet sulmuese të kufizuara, ndërsa klubi ka bërë të qarta pritshmëritë e tij financiare.

Së dyti, Juventusi po pret rikthimin e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Egjipti ka arritur në gjysmëfinale, çka do të thotë se Salah nuk pritet të kthehet të paktën deri javën e ardhshme, një faktor që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Chiesas.

Paralelisht me bisedimet mes klubeve, Juventusi duhet të arrijë edhe një marrëveshje me vetë lojtarin për kushtet personale. Chiesa është i interesuar për një rikthim në Torino, gjë që mund ta lehtësojë procesin, por akordi për pagën ende nuk është arritur dhe mbetet një tjetër hap kyç në finalizimin e mundshëm të transferimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin italian appeared first on Sinjali.

Atentat në Greqi: Babë e bir shqiptarë të plagosur me armë zjarri në Athinë

12 January 2026 at 13:35

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shtetas shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjec dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70 vjecar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan TopChannel.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipevë të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atentat në Greqi: Babë e bir shqiptarë të plagosur me armë zjarri në Athinë appeared first on Sinjali.

Viti 2025 shënon histori: Rajoni i Pejës pa asnjë vrasje pas 26 vitesh

12 January 2026 at 13:15

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka paraqitur rezultatet e punës për vitin 2025, duke e vlerësuar këtë vit si një nga më të vështirët, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që drejton.

Gjatë një prezantimi publik në fillim të vitit, Vuçetaj theksoi se siguria e qytetarëve ka qenë prioritet kryesor dhe sfida më e madhe në punën e përditshme të Prokurorisë.

Ajo shtoi se ruajtja e rendit publik dhe lufta kundër veprave penale kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim të palodhur nga të gjitha institucionet e rendit, me theks të veçantë te një forcë policore aktive dhe profesionale.

Ajo ka veçuar si arritjen më domethënëse faktin se viti 2025 shënon një moment historik për rajonin e Pejës.

Sipas të dhënave të Prokurorisë Themelore, për herë të parë pas 26 vjetësh nga përfundimi i luftës, ky rajon nuk ka regjistruar asnjë rast vrasjeje.

“Mirë se po takohemi në vit. Sot kam kënaqësinë dhe nderin të shpalos rezultatet për vitin 2025 që na kanë sfiduar gjatë punës sonë të përditshme. Ka qenë vit sfidues por me të arritura te larta. Çka ka qenë e rëndësishme për mua dhe sfidë kryesore ka qenë siguria e qytetarëve… qetësinë e njerëzve, për t’i luftuar këto vepra penale duhet të kemi polici aktive… Sot në praninë e juaj kam nderin të prezantoj se pas 26 viteve pas luftës evidentohet viti 2025 pa vrasje në rajonin e Pejës”, ka thënë Vuçetaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Viti 2025 shënon histori: Rajoni i Pejës pa asnjë vrasje pas 26 vitesh appeared first on Sinjali.

Aksident fatal në Tiranë: Kalimtari humb jetën, shoferi nën hetim

12 January 2026 at 13:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, shkruan Euronews.al.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident fatal në Tiranë: Kalimtari humb jetën, shoferi nën hetim appeared first on Sinjali.

Osmani nderon me medalje presidenciale ish-basketbollistin Hasan Arat

12 January 2026 at 13:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar ish-basketbollistin Hasan Arat. 

Dekorimi i tij është bërë në vlerësim të kontributit të tij në sportin ndërkombëtar dhe të rolit të tij në kandidimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. 

Nga ana e tij, Arat u shpreh se ndihet i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale, duke shtuar se promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e bënë me shumë zell, derisa tha se populli i Kosovës duhet të ndihet krenar me të arriturat në sport si dhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të bëhet pas katër vitesh.

Arat është biznesmen dhe administrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakow 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), e për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.

Në ceremoninë e dekorimit kanë marrë pjesë edhe drejtues të komitetit Olimpik të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani nderon me medalje presidenciale ish-basketbollistin Hasan Arat appeared first on Sinjali.

Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda

12 January 2026 at 13:08

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin e tij në Paparaci, ka dhënë disa deklarata të forta mbi situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Kajtazit, kjo parti është e karakterizuar nga një dinamizëm i brendshëm i cili është larg një strukture të qartë dhe të konsoliduar.

Ai theksoi se në LDK “janë gjithmonë katër, pesë, kryetarë… në variante të tyre”, duke sugjeruar se ka shumë individë të fuqishëm që tentojnë të ushtrojnë ndikim, duke e bërë të vështirë për një kryetar të bëhet ai i përvetshëm dhe udhëheqës i vërtetë i partisë.

Kajtazi gjithashtu e komentoi rezultatet e dobëta zgjedhore të LDK-së dhe të vetë liderit aktual Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit ka “pasur orientim të votës kundër tij” dhe është “sabotuara nga brenda”.

Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda. Sepse orientimi i votës për të mos e votuar Abdixhikun, dhe pretendimet e shumta për ta marrë postin e udhëheqësin e partisë; nuk po them që është krejtësisht, por e ka sjellë edhe këtë rezultat. Gjithandej ti e dëgjon tu i thanë Lumirit, Lubomir. Kjo del përbrenda LDK-së. Ky inati i brendshëm, sjell pasoja. Por, kjo nuk ka ndodh veç me Abdixhikun, po edhe në të kaluarën. Ka ndodh edhe kur është rrëzu Sejdiu prej Mustafës. Pastaj mënyra se si u paketu dështimi i Hotit dhe Mustafës për t’i hap rrugë ardhjes së Abdixhikut. Pastaj si u paketu ndëshkimi dhe përjashtimi i Osmanit. Në LDK ndodhin këto gjëra, sepse aty gjithmonë ekziston një kryetar, dhe një katër kryetar të tjerë. Pra, nuk janë vartës të tij, por secili kryetar është në variantin e vet”, tha Kajtazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda appeared first on Sinjali.

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

12 January 2026 at 13:03

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar dëme nga reshjt atmosferike dhe vërshimet, se mund të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit, të gjithë ata që kanë pësuar dëme duhet t’i raportojnë ato pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Plotësimi i formularit përkatës bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 16 janar 2026, deri në ora 16:00.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve në kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet appeared first on Sinjali.

Meta bllokon mbi 540 mijë llogari në Australi të personave nën 16 vjeç

12 January 2026 at 12:13

Kompania amerikane Meta ka njoftuar se ka fshirë më shumë se 544,000 llogari në platformat e saj në Australi, në përpjekje për të zbatuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e mediave sociale nga të rinjtë nën moshën 16 vjeç.

Sipas Meta, llogaritë e hequra përfshijnë 330,639 në Instagram, 173,497 në Facebook dhe 39,916 në Threads, dhe këto veprime u realizuan mes datave 4 dhe 11 dhjetor 2025, ndërkohë që ligji hyri në fuqi më 10 dhjetor.

Ky është një nga ligjet më të rrepta të këtij lloji në botë, që kërkon nga platformat të ndalojnë fëmijët nën 16 vjeç nga mbajtja e llogarive, me kërcënim gjobash deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk respektohet.

Megjithëse Meta po përmbahet ndaj rregullit, kompania ka kritikuar ligjin, duke thënë se ai nuk ka arritur të rrisë sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve dhe se verifikimi i moshës online mbetet i pasigurt. Meta ka sugjeruar që verifikimi i moshës të bëhet në nivelin e dyqaneve të aplikacioneve dhe jo vetëm përmes platformave.

Qeveria australiane dhe mbështetësit e ligjit thonë se kjo masë është bërë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i algoritmeve dhe përmbajtjeve të dëmshme, ndërsa disa ekspertë argumentojnë se mund të krijojë kushte ku të rinjtë shpërngulen drejt aplikacioneve më pak të rregulluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Meta bllokon mbi 540 mijë llogari në Australi të personave nën 16 vjeç appeared first on Sinjali.

I ftohti ekstrem në Finlandë: Mijëra turistë të bllokuar në aeroportin e Kittilës

12 January 2026 at 11:43

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Finlandën veriore pasi fluturimet në aeroportin e Kittilës u anuluan për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Temperatura në aeroport kanë rënë në -37 gradë Celsius të dielën në mëngjes, pas disa ditësh me mot të ngjashëm arktik, gjë që e bëri të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve dhe operacione të tjera.

Thuhet se turistët britanikë të bllokuar kanë një shans të kthehen në shtëpi të hënën pasdite, kur janë planifikuar fluturimet për në Mançester dhe Londër, por parashikimet nga Zyra Meteorologjike e Britanisë tregojnë se temperaturat do të jenë ende rreth -28 gradë Celsius në atë kohë.

Kitila ndodhet në Laplandën finlandeze, në pjesën veriore me popullsi të rrallë të vendit.

Pavarësisht se janë mësuar me temperaturat e ftohta të dimrit, finlandezët janë prekur edhe nga i ftohti i këtij viti, i cili është më i rëndë se vitet e kaluara dhe ka prekur zona të mëdha të Evropës veriore, qendrore dhe lindore.

Reshjet e dendura të dëborës, erërat e forta dhe rrugët e akullta e bënë udhëtimin nëpër kontinent jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Në Gjermani, pasagjerët e trenave pësuan vonesa dhe anulime të mëdha të dielën, pasi reshjet e dendura të borës e detyruan operatorin hekurudhor Deutsche Bahn të pezullojë të gjitha shërbimet në veri të vendit, raporton Sky News.

Autoritetet thanë se të gjitha shkollat ​​në North Rhine-Westphalia, shteti perëndimor më i populluar i vendit, do të mbeten të mbyllura të hënën për shkak të temperaturave të ulëta, transmeton Sinjali.

Në shtetet baltike të Estonisë dhe Lituanisë, shoferëve iu kërkua të shtynin të gjitha udhëtimet jo thelbësore për shkak të stuhive të pritura të dëborës, ndërsa Letonia fqinje lëshoi ​​një paralajmërim për dëborë për pjesën perëndimore të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I ftohti ekstrem në Finlandë: Mijëra turistë të bllokuar në aeroportin e Kittilës appeared first on Sinjali.

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

12 January 2026 at 11:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po pret përfundimin e shqyrtimit të ankesave në lidhje me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si dhe të shqyrtimit të plotfuqishmërisë dhe zbatimit të vendimeve të mundshme që mund të kërkojnë ndërhyrje nga ana e KQZ-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se shpallja e rezultatit përfundimtar do të bëhet vetëm pasi të mbarohet ky proces.

Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.

Ai ka sqaruar se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave appeared first on Sinjali.

Policia e Pejës: Derdhja e ujërave krijon ngrica dhe rrezikon sigurinë në rrugë

12 January 2026 at 11:32

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë kushteve të acarta atmosferike dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë, trotuare dhe hapësira publike.

Policia ka apeluar gjithashtu te pronarët e autolarjeve që të jenë të kujdesshëm kur pastrojnë veturat, duke pasur parasysh se derdhja e ujërave në rrugë dhe trotuare mund të shkaktojë ngrica dhe të krijojë rrezik për aksidente.

Sipas policisë, ngricat paraqesin rrezik serioz për trafikun dhe këmbësorët, duke rritur mundësinë e aksidenteve.

Për këtë, në bashkëpunim me organet komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe të zbatojmë ligjin ndaj atyre që shkelin këto rregulla”, thuhet në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Pejës: Derdhja e ujërave krijon ngrica dhe rrezikon sigurinë në rrugë appeared first on Sinjali.

Policia godet bandën e drogës në Sarandë: 260 bimë dhe 26.6 kg kanabis sekuestruar

12 January 2026 at 11:32

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green flat”, dhe ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen. 

Lidhur me këtë veprimtari të paligjshme u vu në pranga 30-vjeçar Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.

Gjithashtu u proceduan penalisht për shpërdorim detyre 4 punonjësit e OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç.

Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia godet bandën e drogës në Sarandë: 260 bimë dhe 26.6 kg kanabis sekuestruar appeared first on Sinjali.

Performanca e ekipit, Flick: Kjo fitore është një hap i rëndësishëm për Barcelonën

12 January 2026 at 11:31

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Flick lavdëroi performancën e jashtëzakonshme të lojtarëve të tij dhe theksoi se ishte një fitore e jashtëzakonshme, sidomos përballë një rivali kaq të fortë si Real Madrid. Ai u shpreh krenar për angazhimin dhe paraqitjen e ekipit në fushë.

Sipas tij, Barcelona e luajti stilin e duhur duke e kontrolluar lojën dhe duke luftuar deri në fund, edhe pse ndeshja nuk ishte e lehtë.

Trajneri gjerman e përmendi gjithashtu rolin vendimtar të Raphinhas, i cili i shënoi dy gola dhe ndikoi shumë në ritmin e lojës.

Ai e vlerësoi mentalitetin e sulmuesit dhe punën e gjithë ekipit për të bërë presing efektiv dhe për ta mbajtur kontrollin e lojës.

Një tjetër moment i rëndësishëm për Flick ishte rikthimi në fushë i Ronald Araujos, i cili hyri në lojë si zëvendësues dhe qëndroi i lumtur duke e ngritur trofeun me bashkëlojtarët diçka që sipas trajnerit është shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës.

Në përgjithësi, Flick theksoi se ky trofe sjell ndjenja shumë pozitive dhe tregon se Barcelona është në një gjendje të mirë për ta vazhduar sezonin me besim të lartë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Performanca e ekipit, Flick: Kjo fitore është një hap i rëndësishëm për Barcelonën appeared first on Sinjali.

Irani i përgjigjet Trump: Gati për luftë dhe dialog, po nxisni terroristët

12 January 2026 at 10:41

Situata në Iran është “nën kontroll të plotë” pas përshkallëzimit të dhunës gjatë fundjavës, e cila thuhet se la qindra të vdekur, tha të hënën ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi.

Araghchi iu referua paralajmërimit të Presidentit të SHBA- së Donald Trump kundër Teheranit, duke folur për veprimin e “terroristëve” me motive të përgjakshme kundër protestuesve dhe forcave të sigurisë të synuara me qëllim provokimin e ndërhyrjes së huaj.

Ne jemi të gatshëm për luftë, por edhe për dialog”, theksoi gjithashtu ministri iranian.

Ai siguroi gjithashtu se shërbimi i internetit do të rikthehet në koordinim me autoritetet e sigurisë.

Trump: Ata duan të negociojnë

Donald Trump tha të dielën, se udhëheqësit iranianë kanë kontaktuar qeverinë e tij për të “negociuar” , pas kërcënimeve të tij për të urdhëruar veprime ushtarake ndërsa Republika Islamike përballet me protesta masive.

“Udhëheqësit iranianë telefonuan” pardje, të shtunën, u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin në aeroplanin presidencial, duke shtuar se “ai është në proces të përgatitjes së një takimi (…) Ata duan të negociojnë”.

Megjithatë, presidenti amerikan tha se “mund të na duhet të ndërmarrim veprime përpara” çdo takimi.

Po e shqyrtojmë çështjen shumë seriozisht. Ushtria po e shqyrton çështjen dhe po shqyrtojmë mundësi shumë të forta. Do të marrim një vendim”, u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin në aeroplanin e tij.

I pyetur në lidhje me kërcënimet e Iranit për hakmarrje, ai u përgjigj: “Nëse e bëjnë këtë, ne do t’i godasim në nivele që nuk janë goditur kurrë më parë”, shkruan Euronews.al.

Një zyrtar amerikan i tha më parë Reuters se Presidenti Trump pritet të takohet me këshilltarët e lartë të martën për të diskutuar zgjedhjen e qëndrimit ndaj Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani i përgjigjet Trump: Gati për luftë dhe dialog, po nxisni terroristët appeared first on Sinjali.

Zëvendësambasadori gjerman takon Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

12 January 2026 at 10:33

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher, ka takuar komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, ata diskutuan për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për perspektivën e saj të ardhshme.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zëvendësambasadori gjerman takon Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së appeared first on Sinjali.

Shqiptaro-amerikanët mirëpresin synimin e ShBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik: Kosova duhet të përgjigjet me hapa konkretë

12 January 2026 at 10:27

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka përshëndetur deklaratat e Shteteve të Bashkuara mbi rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, edhe pse ky proces nuk është rinisur ende zyrtarisht.

Në një letër, AARC thekson se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar përmes sfidave të rëndësishme, duke përfshirë pezullimin e projekteve të rëndësishme si Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe ndërprerjen e Dialogut Strategjik për shkak të veprimeve që SHBA i cilësoi si “të njëanshme”.

 “Rilidhja e dialogut formal do të sinjalizonte prandaj gatishmërinë e të dy palëve për të ecur përpara në mënyrë konstruktive dhe me koordinim më të madh”.

Organizata vlerëson po ashtu zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat, siç thuhet, tregojnë përkushtimin ndaj demokracisë, por edhe frustrimin publik ndaj presionit ndërkombëtar.

Zgjedhjet e fundit të Kosovës jo vetëm që riafirmojnë përkushtimin e vendit ndaj proceseve demokratike, por gjithashtu pasqyrojnë rritjen e pakënaqësisë publike ndaj presionit ndërkombëtar—herë-herë të padrejtë—me të cilin Kosova është përballur gjatë kësaj periudhe. Kjo ndjenjë duhet marrë seriozisht nga Shtetet e Bashkuara ndërsa shqyrtojnë angazhimin më të gjerë strategjik me Kosovën. Zgjedhjet ofrojnë si një mandat ashtu edhe një mundësi për të konsoliduar institucionet që janë të afta të përcaktojnë një rrugë të re dhe të rivendosin marrëdhëniet me Uashingtonin mbi një bazë më të qëndrueshme. Ka një interes të qartë dhe të qëndrueshëm të përbashkët për një Kosovë të fortë, të qëndrueshme dhe sovrane. Në një kohë sfidash të rritura globale të sigurisë dhe presionesh destabilizuese nga Lindja, roli i Kosovës si një partner i besueshëm në Ballkanin Perëndimor mbetet strategjikisht i rëndësishëm. Kjo është demonstruar nga mbështetja e vazhdueshme ushtarake dhe e sigurisë nga SHBA, madje edhe gjatë periudhave të tensioneve diplomatike—duke reflektuar një përkushtim afatgjatë që duhet të marrë një përgjigje serioze politike përkatëse“, thuhet nga AARC.

Njëherësh, AARC theksoi rëndësinë e një përgjigjeje serioze nga Kosova, duke përfshirë një vizitë të kryeministrit Albin Kurti në Uashington, për të treguar përkushtim ndaj rifillimit të marrëdhënieve strategjike.

Qëllimi i deklaruar nga Shtetet e Bashkuara për të rivendosur Dialogun Strategjik është një gjest i rëndësishëm. Kosova tani duhet të përgjigjet me një gjest të kuptimplotë të vetin—një që tregon pjekuri strategjike dhe një përkushtim të sinqertë për rivendosjen e marrëdhënies. Thelbi i këtij përpjekjeje duhet të jetë sigurimi i një vizite të vonuar prej kohësh nga Kryeministri Kurti në Uashington. Kosova duhet të ndërtojë mbi punën e rëndësishme dhe të qëndrueshme të kryer nga Presidentja Osmani në ruajtjen dhe thellimin e lidhjeve me Uashingtonin, madje edhe gjatë momenteve të vështira. Kjo përpjekje tani duhet të forcohet në të gjithë qeverinë. Mbajtja dhe zgjerimi i angazhimit në të gjitha nivelet do të jetë thelbësor për të siguruar që çdo Dialog Strategjik i ri të sjellë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. AARC është e gatshme të mbështesë këtë kapitull të ri dhe inkurajon fuqishëm Qeverinë e re të Kosovës që të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur dhe forcuar plotësisht partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara—të bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera demokratike dhe interesa strategjike të përbashkëta“, shkruhet në deklaratë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptaro-amerikanët mirëpresin synimin e ShBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik: Kosova duhet të përgjigjet me hapa konkretë appeared first on Sinjali.

Ndërprerje të ujit në disa lagje të Mitrovicës, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

12 January 2026 at 10:10

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe rrethinës, dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtarë”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, “Sitnica”, si dhe në lagjen “2 Korriku”.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.

Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovica.

Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërprerje të ujit në disa lagje të Mitrovicës, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit appeared first on Sinjali.

Chelsea ofron 120 milionë euro për yllin kyç të Real Madridit, Valverde

12 January 2026 at 09:54

Real Madrid po shqyrton me kujdes një ofertë prej 120 milionë eurosh nga Chelsea për Federico Valverden, duke e vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar.

Chelsea ka shprehur interes të drejtpërdrejtë dhe të qartë për mesfushorin, i cili është bërë një nga lojtaret më të rëndësishëm në projektin e Real Madridit.

Në klubin madrilen ekziston një pajtueshmëri e plotë për vlerën e Valverdes, i cili ka arritur statusin e një lojtari kyç falë paraqitjeve të qëndrueshme, shumëfunksionalitetit dhe mentalitetit fitues.

Klubi nuk ndjen asnjë urgjencë financiare apo sportive për të negociuar dhe qëndrimi fillestar është i qartë: vetëm një ofertë jashtë çdo standardi tregu do të merrej realisht në konsideratë.

Nga ana tjetër, Chelsea ndodhet në një fazë të re rindërtimi dhe synon të dërgojë një sinjal të fortë në treg.

Trajneri i ri e sheh Valverden si figurën ideale për të ndërtuar mesfushën, falë intensitetit, dinamikës dhe aftësisë së tij për të ndikuar në disa faza të lojës.

Oferta prej 120 milionë eurosh është dëshmi e bindjes së plotë të klubit anglez.

Megjithatë, Real Madridi vlerëson më shumë aspektin sportiv sesa përfitimin e menjëhershëm ekonomik.

Zëvendësimi i një lojtari me profilin e Valverdes nuk konsiderohet i lehtë, ndërsa lidhja e fortë e futbollistit me klubin dhe roli i tij në fushë e në dhomat e zhveshjes përforcojnë idenë e vazhdimësisë.

Në moshën 27-vjeçare, Valverde përfaqëson një kombinim ideal mes përvojës dhe perspektivës afatgjatë.

Oferta e Chelseat po analizohet pa presion dhe me qetësi, ndërsa në Madrid mbetet bindja se vetëm dëshira e qartë e lojtarit mund të hapte rrugën e negociatave për një nga operacionet më të mëdha të mundshme të verës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Chelsea ofron 120 milionë euro për yllin kyç të Real Madridit, Valverde appeared first on Sinjali.

Trump vë në siklet Rubion: Lexon shënimin privat gjatë konferencës për shtyp!

12 January 2026 at 09:09

Presidenti Donald Trump ka vënë në siklet Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference për shtyp, duke lexuar me zë të lartë një shënim privat që ai kishte marrë prej tij, drejtpërdrejt përpara kamerave.

Incidenti ndodhi gjatë një takimi të Trump me drejtues të industrisë së naftës dhe gazit në Shtëpinë e Bardhë më 9 janar. Presidenti ishte ulur mes Zëvendëspresidentit JD Vance dhe Rubio, kur pas dhënies së fjalës për Ryan Lance nga ConocoPhillips, Rubio iu dha një shënim të shkruar Trump-it. Ndërkohë, Vance dukej i hutuar, teksa vështronte të dy.

“Marco sapo më dha një shënim,” i tha Trump dhomës së mbushur me drejtues. Rubio mbylli stilolapsin dhe uli sytë, por sapo presidenti filloi ta lexonte shënimin me zë të lartë, ai e pa menjëherë.

“Shko përsëri te Chevron,” lexoi Trump nga shënimi i Rubio-s. “Ata duan të diskutojnë diçka. Shko përsëri te Chevron.”

Ndërsa fliste, Vance dukej qartë i argëtuar, duke qeshur në njërën anë të presidentit, ndërsa Rubio buzëqeshte me një ndjesi të dukshme parehatie në anën tjetër.

“Vazhdo, po kthehem te Chevron,” tha Trump ndërsa e vendosi shënimin përsëri mbi tavolinë.

Më pas e përkëdheli Rubio-n në shpinë dhe i tha: “Faleminderit, Marco.”

“A kishte ndonjë pyetje, zoti President?” u dëgjua një zë jashtë kamerës duke e pyetur Trump-in, i cili më pas e mori sërish letrën dhe tha: “Po, vazhdo,” përpara se të pyeste: “Marco, çfarë ishte, çfarë po thua këtu?”

Sekretari i Energjisë, Chris Wright, e mori më pas fjalën, duke i kërkuar Mark Nelson-it nga Chevron të ndante përditësime nga kompania. Ndërsa Nelson fliste, Rubio e mori shënimin mbrapsht, e palosi dhe e futi në xhep.

Rubio kishte qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në vjeshtë për një tjetër shënim të shkruar për Trump-in, të cilin ia dorëzoi presidentit gjatë një takimi më 8 tetor 2025 me influencues konservatorë dhe median.

Përmbajtja e shënimit, e kapur nga fotografët në sallë, i tregonte Trump-it se duhej të miratonte një deklaratë në rrjetet sociale për një marrëveshje të përkohshme paqeje midis Izraelit dhe Hamasit.

Rubio i bëri shenjë Trump-it për vëmendje gjatë takimit përpara se t’i jepte përditësimin privat presidentit lidhur me nevojën që ai të “miratonte” një postim në rrjetet sociale, duke sugjeruar se Trump nuk e kishte shkruar vetë postimin.

Një foto e kapur nga Associated Press zbuloi mesazhin, i cili thoshte:

“Duhet të miratosh së shpejti një postim në Truth Social që të mund ta shpallësh marrëveshjen i pari.”

Trump u tha shpejt pjesëmarrësve të takimit se kishte lajme të mira.

“Sapo më është dhënë një shënim nga sekretari i shtetit që thotë se jemi shumë pranë një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe se do të kenë nevojë për mua shumë shpejt,” tha ai. “Pra, do të marrim edhe disa pyetje të tjera”, raporton People.

AP raportoi në atë kohë se Trump e vazhdoi takimin edhe për 10 minuta të tjera përpara se t’i thoshte grupit se duhej të “përpiqej të zgjidhte disa probleme në Lindjen e Mesme”, transmeton Sinjali.

“Edhe pse jam shumë mirë i përfaqësuar nga sekretari ynë i shtetit. Ai ndoshta mund të bënte një punë edhe më të mirë se unë, por kush e di,” vazhdoi ai. “Nuk duam të rrezikojmë. Kështu që do të shkojmë dhe do ta bëjmë këtë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump vë në siklet Rubion: Lexon shënimin privat gjatë konferencës për shtyp! appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar

12 January 2026 at 09:07

Nje rast vjedhjeje e rëndë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku cak ka qenë Kisha Ortodokse në rrugën Qeta e Minatorëve, ndërsa pas një punë intensive hetimore, policia ka arritur t’i arrestoje të dyshuarit.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 10.01.2026, rreth orës 15:30, është raportuar se persona të dyshimtë kanë hyrë brenda objektit fetar, duke shfrytëzuar faktin se dera e kishës nuk ishte e mbyllur me qelës.

Të dyshuarit kanë arritur të marrin 15.000 dinarë serbe dhe 10 euro, shumë e cila kap vleren rreth 127 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet në terren, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Me datë 11.01.2026, pas një punë operative-hetimore, rreth orës 18:30, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar në rrugën Zoran Dindic.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Milan Stolic rreth 19 vjeç dhe D.R. rreth 18 vjeç, të cilët dyshohen se janë përfshirë direkt në vjedhjen e kryer në objektin fetar.

Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë t’ju informojë me detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar appeared first on Sinjali.

❌
❌