Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Sinjali

Kush është ftuar nga Trump të jetë në “Bordet e Paqes për Gazën”?

18 January 2026 at 23:52

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës.

Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të kryesuar nga vetë Trump, një komitet palestinez teknokratësh, të cilët synojnë të qeverisin territorin e shkatërruar nga lufta, dhe një “bord ekzekutiv” të dytë që duket se është projektuar të ketë një rol më këshillues.

Ndërkohë, mediat e huaja, kanë publikuar atë që po vlerësohet si lista e personave të përfshirë deri më tani në entitete të ndryshme.

Konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si “ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder financier amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të “mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka për qëllim të “mbështesë qeverisjen efektive” dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin

Kryeministri shqiptar Edi Rama

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguajan Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është ftuar nga Trump të jetë në “Bordet e Paqes për Gazën”? appeared first on Sinjali.

Treni doli nga shinat, shkon në 10 numri i të vdekurve në Spanjë

18 January 2026 at 23:31

Dhjetë persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e daljes nga shinat e një treni në Spanjë, sipas mediave spanjolle. 

Më shumë se 25 persona janë plagosur rëndë, sipas shërbimeve të emergjencës në Andaluzi, shkruan SkyNews.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:40 sipas kohës lokale. 

Një tren që udhëtonte nga Malaga në Madrid, me 317 persona në bord, doli nga shinat dhe kaloi në shinat ngjitur, ku edhe një tren tjetër doli nga shinat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Treni doli nga shinat, shkon në 10 numri i të vdekurve në Spanjë appeared first on Sinjali.

Festa Ortodokse, mbi 270 persona nesër do të zhyten në Ujman për ta kërkuar Kryqin e Shenjtë

18 January 2026 at 23:21

Mediumi lokal në gjuhën serbe “Zubin Potok INFO”, ka raportuar se nesër mbi 270 notarë do të zhyten në Liqenin e Ujmanit, në ritualin e festës ortodokse për të kërkuar “kryqin e shenjtë”.

Ky medium tutje raporton se numri i atyre që po aplikojnë mund të shkojë deri në 300.

Po ashtu, njoftohet se Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit as këtë vit nuk mund të marrë përsipër organizimin dhe pjesëmarrjen në zhytje për Epifaninë dhe Kryqin e Shenjtë. “Si arsye për këtë kohë, ata deklarojnë mospërmbushjen e kërkesave teknike dhe të sigurisë.

Ky do të jetë viti i tretë që zhytja zhvillohet pa bekimin e ministrisë. Organizatori i zhutjea është Qendra Kulturore Stari Kolašin”, shkruan Zubin Potok Info.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Festa Ortodokse, mbi 270 persona nesër do të zhyten në Ujman për ta kërkuar Kryqin e Shenjtë appeared first on Sinjali.

Publikohen pamjet kur hajdutët thyen xhamat e vitrinave dhe morën bizhuteritë mbretërore në Muzeun e Luvrit

18 January 2026 at 23:01

Një dokumentar i ri me video nga grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, e cila ndodhi më 19 tetor 2025, pritet të publikohet, ndërsa misteri që rrethon fatin e bizhuterive të vjedhura mbetet ende i pazgjidhur.

Sipas Le Parisien, në fragmente nga videoja, e cila do të shfaqet në emisionin Sept à Huit, njëri nga autorët e krimit mund të shihet duke u përpjekur të thyejë vitrinën duke përdorur një send, por edhe duke goditur xhamin me grushte për të kapur bizhuteritë.

I veshur me një jelek të verdhë dhe me të zeza, ai më pas shkon drejt bashkëpunëtorit të tij për ta ndihmuar të çmontojë një vitrinë të dytë në mënyrë që të heqë marrë sende të tjera të vlefshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Publikohen pamjet kur hajdutët thyen xhamat e vitrinave dhe morën bizhuteritë mbretërore në Muzeun e Luvrit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Refuzoi të identifikohej dhe u vërsul ndaj Policisë në Rogaçicë, përfundon në pranga një person

18 January 2026 at 22:40

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rogaçicë të Kamenicës, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë një ndërhyrjeje në terren, si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar njoftim se në këtë fshat po zhvillohej një konflikt familjar dhe patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Në lokacion, zyrtarët policorë kanë kontaktuar ankuesin A. K, i cili ka deklaruar se Rilind Kryeziu kishte shkuar te shtëpia e tij dhe kishte tentuar ta sulmonte.

Situata është përkeqësuar kur Policia ka kërkuar dokument identifikimi nga i dyshuari, por ai ka refuzuar të identifikohet, ka filluar t’i fyejë zyrtarët policorë me fjalë banale, e më pas është vërsulur në drejtim të njërit prej zyrtarëve.

Në momentin e sulmit, ka ndërhyrë zyrtari tjetër policor për ta vënë situatën nën kontroll, por i dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive me duar bosh, duke bërë që dy zyrtarët policorë të pësojnë lëndime trupore, të cilat janë trajtuar në QMF – Kamenicë.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion, i dyshuari është testuar dhe ka rezultuar nën ndikim të alkoolit, me nivel 0.55, ndërsa i njëjti ka marrë trajtim mjekësor edhe në emergjencën e Gjilanit.

Lidhur me rastin, Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Refuzoi të identifikohej dhe u vërsul ndaj Policisë në Rogaçicë, përfundon në pranga një person appeared first on Sinjali.

Përfundon rinumërimi i vendvotimeve në Prizren, prin Fetah ‘Rekordmeni’ me 6 mijë e 22 vota më pak

18 January 2026 at 22:39

Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ky proces tashmë ka përfunduar.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.

Në Prizren deri tash janë numëruar 235 vendvotime sa ishin gjithsej dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime.

Kush po humb më së shumti vota nga rinumërimi?

Rinumërimi i pjesshëm votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit tashmë ka shpërfaqur mospërputhje të shumta, me disa kandidatë.

Pas rinumërimit, sipas të dhënave aktuale të KQZ-së, kësaj liste i prin kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi rezulton me 6 mijë vota më pak pas rinumërimit, ose saktësisht minus 6 mijë e 22 vota.

Ku i fundit ka reaguar për gjithë procesin.

Në një deklaratë për media, Paçarizi tha se ajo që po ndodh gjatë rinumërimit ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe cenon besimin e qytetarëve në numërimin dhe rinumërimin e votave.

Sipas tij, për të garantuar transparencë, barazi dhe respektim të vullnetit real të qytetarëve, është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës.

Paçarizi theksoi se është i përfshirë rishtas në politikë dhe se nuk ka mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor. Ai u distancua nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin e tij ose në dëm të votës së lirë.

“Kërkoj që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale”, tha Paçarizi, duke shtuar se edhe KQZ-ja, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj.

Ai theksoi se pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie, ndërsa kërkoi transparencë, hetim dhe përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se gabimet apo manipulimet e këtij niveli përbëjnë përgjegjësi shtetërore.

Ndërsa, për gjithë situatën ka reaguar edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, i cili tha për Gazetën Sinjali se sot ka lëshuar autorizim për Policinë për identifikimin e personave përgjegjës, sigurimin e provave, përfshirë këtu procesverbalet dhe nënshkrimet, krejt kjo pasi siç tha ai janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciative kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.

Kryeprokurori theksoi se çdo person që ka falsifikuar rezultatet përmes vendosjes së nënshkrimit të tij do të mbajë përgjegjësi, pasi manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon rinumërimi i vendvotimeve në Prizren, prin Fetah ‘Rekordmeni’ me 6 mijë e 22 vota më pak appeared first on Sinjali.

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

18 January 2026 at 22:07

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkestin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper”.

“Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill appeared first on Sinjali.

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

18 January 2026 at 22:04

Zyra e Rrregullatorit për Energji është duke shqyrtuar ndryshimin e tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike, por që thonë se ende nuk është marrë vendim për ngritje të çmimit apo jo.

Ndryshimi i tarifave të reja të çmimit të energjisë elektrike është duke u shqyrtuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Nga ky institucion thonë se aktualisht nuk kanë marrë asnjë vendim, por aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen javën tjetër.

“Pas dorëzimit, ZRRE do të kryej shqyrtimin dhe vlerësimin rregullativ, përfshirë analizën e kostove të justifikuara dhe efikasitetin operacional. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet të merret gjatë muajit mars 2026, pas përfundimit të procesit rregullativ dhe konsultimit publik. Zbatimi i tarifave të aprovuara do të fillojë nga muaji prill 2026″, thuhet nga ZRRE në një përgjigje për TËVË1.

“Në këtë fazë të procesit, ZRRE nuk mund të paragjykojë nëse tarifat do të rriten, do të ulen apo do të mbesin të pandryshuara, as nivelin e tyre të mundshëm, pasi kjo varet ekskluzivisht nga rezultatet e shqyrtimit rregullativ dhe nga kostot e arsyetuara të paraqitura nga palët e licencuara”, .

Më 16 prill 2025, ZRRE vendosi që të rrisë tarifat e energjisë elektrike për 16.1%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli? appeared first on Sinjali.

Yesterday — 18 January 2026Sinjali

Dy të vdekur në Spanjë pasi dy trena dalin nga shinat

18 January 2026 at 21:56

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë bllokuar pasi dy trena me shpejtësi të madhe kanë dalë nga shinat të dielën në jug të Spanjës, raportoi Reuters.

Sipas njoftimit të policisë spanjolle, aksidenti ka ndodhur në Adamuz, pranë Kordobës. 

Autoritetet kanë njoftuar se ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve të përfshirë në këtë aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të vdekur në Spanjë pasi dy trena dalin nga shinat appeared first on Sinjali.

Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet

18 January 2026 at 21:35

Qeveria siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në të gjitha frontet të dielën, pas disa ditësh luftimesh, ndërsa ushtria përparoi në territoret e mbajtura nga kurdët në verilindje.

Armëpushimi do të jetë paralel me tërheqjen e të gjitha forcave të lidhura me SDF në lindje të lumit Eufrat, sipas një dokumenti të publikuar nga Presidenca Siriane të dielën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja përfshin bashkimin e të gjitha forcave të SDF në ministritë e mbrojtjes dhe të brendshme, pas kryerjes së kontrolleve të kërkuara të sigurisë, thuhet në deklaratë.

Qeveria gjithashtu do të marrë menjëherë dhe plotësisht kontrollin ushtarakisht dhe administrativisht provincat e Deir al-Zor dhe Raka të mbajtura nga kurdët.

Të gjitha kalimet kufitare, si dhe fushat e gazit dhe naftës në zonë, do t’i dorëzohen gjithashtu qeverisë siriane.

SDF do të jetë e angazhuar për evakuimin e të gjithë udhëheqësve dhe forcave jo-siriane të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) jashtë vendit.

Dokumenti, i ndarë nga presidenca siriane, tregonte nënshkrimet e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe kreut të SDF, Mazloum Abdi.

“Të gjitha dosjet e mbetura me SDF-në do të zgjidhen”, citohet të ketë thënë Sharaa nga media shtetërore.

Ai tha se do të takohej me Abdi-n të hënën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet appeared first on Sinjali.

Alba në gjendje të rënduar emocionale, paralajmëron largimin nga shtëpia

18 January 2026 at 21:13

Një përplasje e madhe ka ndodhur sot (e diel) mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit.

Banori hodhi akuza të shumta kundrejt saj, madje e quajti të pamoralshme e mashtruese.

Alba nga ana tjetër vazhdoi duke bërtitur e duke paralajmëruar ikjen nga ky format.

“Do të iki Alba sot nga këtu, kam 24 orë që po e kërkoj ikjen. Mos ma vështirëso më shumë, kaq po të them. Mos u merr me gënjeshtra për mua. Mbaj pak respektin”, u shpreh ajo.

Tutje mes tjerash shtoi: “është duke më parë familja, babai, mami, vëllai”.

Limi ia bëri të qartë Albës se nuk do të ketë komunikim me të dhe se nuk do t’ia nxjerr gjërat.

Konkurrentja u pa në gjendje të rënduar emocionale pas gjithë kësaj që ndodhi në BBVK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alba në gjendje të rënduar emocionale, paralajmëron largimin nga shtëpia appeared first on Sinjali.

Starmer telefonon Trump: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar

18 January 2026 at 20:53

Kryeministri britanik, Keir Starmer pati sot një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump ku i shprehu kreut të Shtëpisë së Bardhë se vendosja e tarifave për shkak të çështjes së Groenlandës ishte e gabuar, sipas një zëdhënësi të kryeministrit.

“Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Groenlandën. Ai tha se siguria në Veriun e Epërm është një përparësi për të gjithë aleatët e NATO-s me qëllim mbrojtjen e interesave euroatlantike”, tha zëdhënësi i kryeministrit.

“Ai tha gjithashtu se zbatimi i tarifave ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është i gabuar”, shtoi ai.

Zëdhënësi shtoi se Starmer foli gjithashtu sot me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer telefonon Trump: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar appeared first on Sinjali.

Pas reagimit të Abdixhikut për vjedhjen e votave, shpërthejnë kundër-reagimet: I kujtohen mesazhet e shkurtit për diasporën

18 January 2026 at 20:33

Pas reagimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me dyshimet për tjetërsim të votës dhe manipulime në rinumërim, kanë nisur menjëherë reagimet në rrjetet sociale, ku disa zëra po e kundërshtojnë qasjen e tij dhe po ia rikujtojnë deklarimet e mëhershme të strukturave të LDK-së për të njëjtin fenomen.

Në rrjete sociale po qarkullojnë mesazhe të brendshme të LDK-së, të datuara nga shkurti, ku ngriten shqetësime për një “anomali” të votave të diasporës, veçanërisht në raport me degën e Rahovecit.

Në njërin nga mesazhet, pretendohet se nga disa kuti të diasporës del se votues nga Rahoveci po votojnë kandidatë të degëve të tjera, si Peja, Prishtina dhe komuna të tjera, në masa të pazakonshme dhe jashtë shpërndarjes normale të votës.

Po ashtu, në një komunikim tjetër, përmendet pakënaqësi me performancën e degëve në realizimin e votave të raportuara, duke u aluduar se ishin premtuar rreth 40 mijë vota, por sipas tij po realizohej vetëm një pjesë e tyre.

Këto mesazhe janë rikthyer në fokus pas deklarimeve të Abdixhikut, i cili e cilësoi tjetërsimin e votës si goditje ndaj kandidatëve të rinj dhe ndaj reformës brenda LDK-së, duke paralajmëruar pasoja politike pas Kuvendit të partisë.

Rikujtimi i këtyre komunikimeve ka nxitur debat të brendshëm, me pretendime se shqetësimet për manipulime dhe shpërndarje të pazakonshme të votave nuk janë të reja, por kanë qenë të pranishme edhe më herët, sidomos në procesin e votimit të diasporës.

Ndërkohë, kërkesat për rinumërim të plotë dhe veprim të institucioneve të drejtësisë po vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimit, teksa brenda LDK-së po rritet presioni për transparencë dhe përgjegjësi për çdo parregullsi të mundshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas reagimit të Abdixhikut për vjedhjen e votave, shpërthejnë kundër-reagimet: I kujtohen mesazhet e shkurtit për diasporën appeared first on Sinjali.

BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Grenlandën

18 January 2026 at 20:25

Bashkimi Europian po përgatit një paketë masash ndëshkuese me vlerë rreth 93 miliardë euro, që përfshin tarifa tregtare dhe kufizime të mundshme për aksesin e kompanive amerikane në tregun europian.

Lëvizja vjen si përgjigje ndaj kërcënimeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Grenlandën.

Sipas burimeve europiane, këto masa synojnë të shërbejnë si mjet presioni përpara takimeve të planifikuara me Trump në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Grenlandën appeared first on Sinjali.

Avokati Berisha, Abdixhikut: LDK nuk reformohet me përçarje, ndarja në “të vjetër” dhe “të rinj” dëmton partinë

18 January 2026 at 20:10

Avokati Besnik Berisha ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar ashpër qasjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se ndarja e LDK-së në “të vjetër” dhe “të rinj” po dëmton partinë, duke vlerësuar se reformat nuk mund të ndërtohen përmes përçarjes dhe luftës së brendshme. Ai përmend deklaratat e fundit të Abdixhikut lidhur me dorëheqjen dhe paralajmërimet për “fshesë” ndaj strukturave të vjetra të partisë.

Sipas Berishës, këto zhvillime ose tregojnë një ndryshim qëndrimi nga ana e kryetarit të LDK-së, ose një përpjekje për të konsoliduar mbështetje brenda Kuvendit të partisë. Megjithatë, ai thekson se LDK nuk mund të shërohet duke u përçarë dhe se udhëheqja me kërcënime, lista apo “spastrime” është e gabuar.

“LDK s’është pronë e askujt. As e të vjetërve. As e të rinjve. As e Lumirit”, shkruan Berisha, duke shtuar se partia është më e madhe se ambicia individuale e kujtdo.

Në fund, ai i bën thirrje Abdixhikut për vetëpërmbajtje në deklarata dhe veprime, duke paralajmëruar se trajtimi i anëtarëve si pengesë çon në humbje të përgjithshme për partinë.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Berisha, Abdixhikut: LDK nuk reformohet me përçarje, ndarja në “të vjetër” dhe “të rinj” dëmton partinë appeared first on Sinjali.

“Asnjë anëtar s’mund të numërojë dhe plotësojë votat e subjektit të vet”: Kush numëron në QKN dhe a i zbatoi KQZ rregullat?

18 January 2026 at 20:00

“Asnjë anëtar i ekipit të numërimit nuk mund të numërojë dhe plotësojë votat e subjektit të vet”.

Kështu thuhet në nenin 21, paragrafin 3, të Rregullores Zgjedhore Nr. 16/2024 Qendrat Komunale të Numërimit, e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por a është zbatuar në këto qendra ky nen thelbësor në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë – nuk dihet.

Ky rregull synon të parandalojë ndikimin politik dhe manipulimin e mundshëm gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Por, mbetet e paqartë nëse ky nen është zbatuar realisht në praktikë nga KQZ apo nëse është ushtruar mbikëqyrje për zbatimin e kësaj ndalese.

Dyshimet janë shtuar pas procesit të rinumërimit të votave në QNR, i cili ka nxjerrë në pah parregullsi serioze dhe manipulime në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Këto gjetje kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si është menaxhuar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe nëse ekipet përkatëse kanë respektuar ndarjen e paanshme të detyrave.

Nëse rezulton se anëtarë të ekipeve të numërimit kanë marrë pjesë në numërimin e votave të subjekteve që përfaqësojnë, atëherë bëhet fjalë për shkelje të drejtpërdrejtë të rregullores së KQZ-së dhe dështimin e KQZ-së për të mbikëqyrur zbatimin e rregullores së vet. Një skenar i tillë do të nënkuptonte jo vetëm dështim në zbatimin e ligjit, por edhe cenim të besimit publik në procesin zgjedhor.

Numërimi nga komisionerë të partive politike

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit është caktuar të bëhet nga anëtarë të nominuar nga partitë politike dhe duke ju dhënë përparësi anëatarëve të këshillave të votimit që kanë shërbyer në ditën e zgjedhjeve.

Por, është në dorën e KQZ-së që me aktet nënligjore të përcaktojë kriteret për numrin e grupeve të numërimit, mënyrën e organizimit të punëdhe ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupit të numërimit.

Ashtu si kërkohet në ligj, rregullorja zgjedhore e KQZ-së e legjitimon përfshirjen e përfaqësuesve politikë në vetë procesin e numërimit. Sipas Nenit 20 të Rregullores Zgjedhore Nr.16/2024, ekipet e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit përbëhen në mënyrë që të reflektojnë përfaqësimin politik në Këshillat Komunale të Zgjedhjeve për aq sa është e mundur.

Më tej, rregullorja përcakton se kryesuesit e ekipeve të numërimit zgjidhen nga katër subjektet politike që kanë fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit, ndërsa përzgjedhja bëhet përmes një formule rotacioni të zbatuar nga KKZ-të. Kjo do të thotë se procesi i numërimit të votave u besohet drejtpërdrejt komisionerëve të propozuar nga partitë politike, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në rezultat.

Në parim, kjo përbërje synon të krijojë një ekuilibër politik dhe mbikëqyrje reciproke mes subjekteve zgjedhore. Por në praktikë, ky model mbart rrezik serioz të konfliktit të interesit, sidomos nëse nuk zbatohet me rigorozitet ndalesa ligjore e vendosur nga KQZ që u pamundëson anëtarëve të ekipeve të numërimit të numërojnë votat e subjektit që përfaqësojnë.

Zbulimet e fundit nga rinumërimi i votave në QNR, ku janë evidentuar manipulime në votat e kandidatëve për deputetë, e bëjnë edhe më problematike këtë skemë. Ato shtrojnë pyetjen nëse rotacioni dhe ndarja e detyrave janë zbatuar realisht, apo nëse komisionerë partiakë kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në numërimin e votave të subjekteve të tyre dhe nëse KQZ ka ushtruar mbikëqyrje efektive për zbatimin e aktit të vet nënligjor që e ndalon një praktikë të tillë.

The post “Asnjë anëtar s’mund të numërojë dhe plotësojë votat e subjektit të vet”: Kush numëron në QKN dhe a i zbatoi KQZ rregullat? appeared first on Sinjali.

Rexhbeçaj shënon gol të bukur në barazimin e Augsburgut

18 January 2026 at 19:55

Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në shtëpi ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të. 

Rexhbeçaj në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse golin për 2:0 e realizoi në minutën e 49-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia. 

Golin e parë për vendësit e shënoi Alexis Claude-Maurice. 

Ndërkohë golat për Freiburgun i shënuan Yuito Suzuki dhe Igor Matanoviq.  Kroatit Matanoviq iu anulua edhe një gol. 

Për Rexhbeçajn ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat. 

Augsburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Freiburgu renditet në pozitën e tetë me 24 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rexhbeçaj shënon gol të bukur në barazimin e Augsburgut appeared first on Sinjali.

Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen 

18 January 2026 at 19:53

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati në Klan Kosova.

Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen  appeared first on Sinjali.

A do të ketë rinumërim të plotë në nivel vendi? Flasin nga KQZ  

18 January 2026 at 19:50

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm.

Më herët në media u raportua se e gjithë Kosova pritet të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë ka folur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi tha se rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.

“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, u shpreh ai.

Ndryshe devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës.

Derisa Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria ka nisur veprime konkrete pas evidentimit të parregullsive serioze gjatë rinumërimit të votave në këtë rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do të ketë rinumërim të plotë në nivel vendi? Flasin nga KQZ   appeared first on Sinjali.

Abdixhiku “godet” të vjetrit në LDK: Votat e të rinjve u tjetërsuan, “na prisni pas Kuvendit”…

18 January 2026 at 19:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas rinumërimit të votave në disa qytete, duke ngritur dyshime serioze për tjetërsim vote dhe manipulime që, sipas tij, kanë prekur drejtpërdrejt kandidatët e rinj brenda partisë.

Abdixhiku ka theksuar se jo vetëm kandidatit Parisit, por edhe politikanëve të tjerë të rinj “ua tjetërsuan votën”, jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi.

Sipas tij, kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër, por goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja.

“Mbi të gjitha, goditet reforma”, ka theksuar ai.

Ai ka vlerësuar se ajo që po ndodh në disa qytete nuk është rastësi, por “rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda” dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot.

Abdixhiku ka paralajmëruar se kjo situatë do të ketë pasoja, jo vetëm në aspektin publik dhe ligjor, por edhe politik brenda LDK-së.

“Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe burg për këdo që ka cenuar votën e lirë.

Sipas tij, komisionerët manipulues kanë emra dhe njihen, prandaj ka kërkuar përgjigje të qartë edhe ndaj tyre, por edhe ndaj porositësve të mundshëm.

Po ashtu, Abdixhiku ka kërkuar nga KQZ që të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, me qëllim që të hiqet çdo dyshim dhe të zbardhet situata.

“Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërs ohet. Vota mbrohet”, ka përfunduar ai.

Në fund, Abdixhiku ka theksuar se LDK, krahasuar me subjektet e tjera, ka më së paku shpërputhje dhe parregullsi, por pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia është edhe më e madhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku “godet” të vjetrit në LDK: Votat e të rinjve u tjetërsuan, “na prisni pas Kuvendit”… appeared first on Sinjali.

❌
❌