Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Sinjali

Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet

1 February 2026 at 10:57

Barcelona dhe Real Madridi janë në një betejë të ashpër për transferimin e talentit 18-vjeçar, Sergio Martinez, nga Racing de Santander.

Të dy klubet janë të interesuara për ta huazuar mesfushorin me opsion blerjeje, dhe nëse është e nevojshme, mund të sigurojnë transferimin e tij të përhershëm.

Afati kalimtar po mbyllet dhe vendimi përfundimtar mund të merret brenda 48 orëve të ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet appeared first on Sinjali.

Goditet grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

1 February 2026 at 10:39

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikonin armë nga Kosova në Tiranë.

Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 persona: G.N., R.R., K.C., dhe A.C. Gjatë operacionit u sekuestruan 8 armë zjarri, municion, radio policie, jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Goditet grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona appeared first on Sinjali.

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të reshjeve të shiut

1 February 2026 at 10:35

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të ndryshueshme atmosferike.

Ajo kërkon nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e duhur dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e lagështa për të shmangur rrëshqitjet.

Policia theksoi se kushtet aktuale rrisin rrezikun e aksidenteve dhe kërkoi kujdesin maksimal për sigurinë e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të reshjeve të shiut appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dy të dyshuarit në arrati për tentim-vrasje në Prishtinë (EMRAT)

1 February 2026 at 09:44

Një incident i rëndë me armë zjarri dhe rrezikim serioz të jetës ka ndodhur dje, në Prishtinë, kur dy grupe personash janë përfshirë në një përplasje të armatosur.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e sigurta se dy persona ndodhen në arrati lidhur me rastin e rëndë të vrasjes në tentativë dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ndodhi më 31 janar 2026 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Burime të sigurta nga strukturat e hetimit bëjnë të ditur se në kërkim policor janë shpallur:

                •             Ardit Rushiti

                •             Eron Asani

Të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë drejtpërdrejt në përplasjen e armatosur mes dy grupeve, ku u përdorën armë zjarri dhe më pas u krye edhe goditje me veturë, duke rrezikuar seriozisht jetën e disa personave.

Policia e Kosovës po zhvillon operacione intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dy të dyshuarit në arrati për tentim-vrasje në Prishtinë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë (EMRAT)

1 February 2026 at 09:40

Një incident tejet i rëndë me armë zjarri dhe rrezikim serioz të jetës së qytetarëve ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku dy grupe personash janë përfshirë në një konflikt që ka eskaluar në të shtëna me armë dhe goditje me veturë, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 31 janar 2026, rreth orës 15:20, në rrugën “Fahri Fazliu”, ku Policia është njoftuar për gjuajtje me armë zjarri. Njësitë relevante të SP “Veriu” kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy grupeve të të rinjve.

Sipas të dhënave nga burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, në njërin grup kanë qenë Arjan Tashevci (19-vjeçar) dhe Ardit Rushiti ndërsa në grupin tjetër Lirim Rrahmani (21 vjeçar) dhe Eron Asani.

Burimet policore bëjnë të ditur se Lirim Rrahmani dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të grupit të parë, duke u larguar më pas në drejtim të rrugës “Kuvendi i Arbërit”. Në anën tjetër, Ardit Rushiti dyshohet se ka kthyer zjarrin me armë ndaj Lirim Rrahmanit dhe më pas është larguar me veturë BMW X6, të cilën e drejtonte Arjan Tashevci.

Situata ka marrë përmasa edhe më dramatike kur, në rrugën “Kuvendi i Arbërit”, vetura BMW X6 ka goditur me qëllim Lirim Rrahmanin, si dhe dy dëshmitarë të rastit – E.A (19-vjeçar) dhe E. Sh. (18-vjeçar), duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes, njësia e hetimeve rajonale ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krimet ekonomike godasin në Mitrovicë – priten arrestime për komisionerët që dyshohet se falsifikuan votat

1 February 2026 at 09:34

Një aksion i ri i Krimeve Ekonomike është zhvilluar sot në rajonin e Mitrovicës, ku janë identifikuar dhe proceduar komisionerë zgjedhorë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikimin e rezultateve të votimit gjatë zgjedhjeve të fundit.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni është rezultat i punës disa javore hetimore, gjatë së cilës janë analizuar procesverbale, materiale zgjedhore, si dhe mospërputhje serioze mes rezultateve të deklaruara dhe të dhënave faktike nga vendvotimet.

Sipas këtyre burimeve, komisionerët tashmë janë të identifikuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një pjesë e tyre janë ftuar për intervistim, me mundësi që ndaj disa prej tyre të caktohet edhe masa e ndalimit për 48 orë, në varësi të peshës së dyshimeve dhe provave të siguruara.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente, ndërsa fokusi kryesor është manipulimi i fletëvotimeve, ndërhyrja në numërim dhe ndryshimi i rezultateve përfundimtare, veprime këto që përbëjnë vepër të rëndë penale.

Burimet theksojnë se ky aksion në Mitrovicë nuk është i izoluar, por është pjesë e një operacioni më të gjerë në nivel vendi, i cili ka nisur ditë më parë dhe pritet të zgjerohet edhe në komuna të tjera.

Në kuadër të hetimeve, pritet gjithashtu sekuestrimi i pajisjeve elektronike, përfshirë telefona mobilë, dokumentacion zgjedhor dhe materiale tjera që mund të shërbejnë si prova.

Gazeta Sinjali do të raportojë ekskluzivisht për emrat e të dyshuarve dhe masat konkrete që do të ndërmerren nga organet e drejtësisë, sapo të konfirmohen zyrtarisht.

Hetimet janë në zhvillim.

këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krimet ekonomike godasin në Mitrovicë – priten arrestime për komisionerët që dyshohet se falsifikuan votat appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dënuari që i dha fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc (EMRI)

1 February 2026 at 09:32

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku një i dënuar është gjetur pa shenja jete.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Egzon Gashin, i lindur më 37 vjeçar, nga fshati Shirokë i Suharekës, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda ambienteve të burgut.

Rasti është raportuar më 31 janar 2026, rreth orës 22:30, nga zyrtarë të Shërbimit Korrektues. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë intervenuese, hetuesit nga Stacioni Policor Podujevë, si dhe ekipet emergjente.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor i Burgut të Sigurisë së Lartë, si dhe nga ekipi i Emergjencës së Podujevës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, e cila ka udhëzuar që rasti të kualifikohet si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia rajonale e Forenzikës dhe Mjekësia Ligjore, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimeve, trupi i pajetë është tërhequr dhe dërguar për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente hetimore, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dënuari që i dha fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë dhe përplasje me veturë në Prishtinë – Vrasje në tentativë mes dy grupeve, një i arrestuar, dy në arrati

1 February 2026 at 09:24

Një incident i rëndë me armë zjarri dhe rrezikim serioz të jetës ka ndodhur më 31 janar 2026, në Prishtinë, kur dy grupe personash janë përfshirë në një përplasje të armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, në rrugën “Fahri Fazliu”, dhe përfundoi me të shtëna dhe goditje me veturë.

Në grupin e parë, janë të përfshirë A.T. dhe A.R, ndërsa në grupin tjetër, L.R. dhe E.A.

L.R. dyshohet se ka shtënë me armë ndaj grupit të parë dhe është larguar në drejtim të rrugës “Kuvendi i Arbërit”. Më pas, A.R. ka kthyer zjarrin dhe është larguar me veturë BMW X6, që drejtohej nga A.T.

Situata është përshkallëzuar kur BMW X6 ka goditur L.R. dhe dy dëshmitarë, E.A. dhe E. Sh., duke i rrezikuar jetët e tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, që do të shqyrtohen nga ekspertët balistikë.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka cilësuar veprat penale si “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. A.T. është ndaluar për 48 orë, ndërsa L.R. është në QKUK dhe do të intervistohet sapo gjendja e tij shëndetësore të lejojë.

Hetimet për këtë rast të rëndë po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë dhe përplasje me veturë në Prishtinë – Vrasje në tentativë mes dy grupeve, një i arrestuar, dy në arrati appeared first on Sinjali.

Limi flet pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Tregon përvojën dhe planet me Albën

1 February 2026 at 09:08

Limi ka folur pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si të paharrueshme.

Ai theksoi se ka përjetuar të dyja anët e lojës, duke u ndier i vlerësuar dhe i respektuar nga banorët.

Limi u shpreh se sheh veten si një person energjik dhe e krahasoi veten me personazhin Stitch, duke theksuar se gjithmonë zgjedh veten, por ndonjëherë duhet të “zmbrapset”.

Ai gjithashtu shtoi se do të mbështesë të gjithë banorët dhe është i hapur për të ardhmen me Albën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi flet pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Tregon përvojën dhe planet me Albën appeared first on Sinjali.

Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës: Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara

1 February 2026 at 08:50

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, me Brezovicën, Prevallën dhe Pejën si destinacionet më të preferuara.

Autoritetet kufitare po punojnë me të gjitha sportelet në funksion për të menaxhuar fluksin e shtuar dhe për të shmangur vonesat

. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar mbi 9 mijë kalime në pikat kufitare, kryesisht nga Tirana për të vizituar zonat malore dhe qendrat e skive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën gjatë fundjavës: Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara appeared first on Sinjali.

Trump: ShBA-ja do të arrijnë një marrëveshje me Kubën

1 February 2026 at 08:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Kubën, pas kërcënimeve për tarifa ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë.

Trump theksoi se Kuba po përjeton një krizë ekonomike dhe kërkoi që të negociohet me SHBA-në, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndihmë pasi nuk ka më mbështetje nga Venezuela.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: ShBA-ja do të arrijnë një marrëveshje me Kubën appeared first on Sinjali.

Conte ankohet për mungesën e lojtarëve te Napoli: Na duhet një skuadër më e madhe

1 February 2026 at 08:19

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka shprehur shqetësimin për numrin e vogël të lojtarëve në skuadër pas dëmtimit të kapitenit Di Lorenzo.

Ai kritikoi kalendarin e ngarkuar të ndeshjeve, duke thënë se këto shtesa nuk bëjnë gjë tjetër përveç se “vrasin” lojtarët.

Conte gjithashtu shënjestroi Sindikatën e Futbollistëve dhe merkatoën e bllokuar të Napolit, duke theksuar se klubet e tjera po përforcohen ndjeshëm, ndërsa Napoli mbetet i bllokuar dhe pa mundësi për të transferuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Conte ankohet për mungesën e lojtarëve te Napoli: Na duhet një skuadër më e madhe appeared first on Sinjali.

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

1 February 2026 at 08:13

Nëse në vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro.

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit.

”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje” tha një qytetar për Alsat.mk.

(”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por shumë shtrenjtë. Çmimet janë shumë të larta. ”Keni dasmë? Po, bëhemi gati për dasmë, martojmë vajzën”, u shpreh një qytetar.

Shitësit ankohen se për shkak të çmimeve të larta të arit është ulur ndjeshëm shitja.

”Momentalisht ari në bursë është 145 dhe për tre a katër orë ka lëvizur dhe kjo ka ndikuar edhe tek shitja por edhe tek blerja. Pra nuk ka blerje si më herët? Po nuk ka shitje”, tha shitësi.

”Blejnë por çmimi momentalisht është shumë i lartë, më herët me 100 euro blinin tre apo katër gram”, u shpreh shitësi, shkruan Alsat.mk transmeton KosovaPress.

Pasi çmimi u rrit vazhdimisht për rreth dhjetë javë, në dy ditët e fundit shënoi rënie. Çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë nga mbi 5000 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore. Ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit. Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup appeared first on Sinjali.

1 Shkurti: Dita Kombëtare e Lirisë, shpallja e fundit të skllavërisë në SHBA

1 February 2026 at 07:58

Më 1 shkurt 1865, Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi Amendamentin e 13-të të Kushtetutës, duke hequr zyrtarisht skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ditë, e njohur si Dita Kombëtare e Lirisë, u shpall zyrtarisht në vitin 1948 nga Presidenti Harry Truman dhe është një moment reflektimi mbi lirinë, barazinë dhe të drejtat civile.

Ajo simbolizon angazhimin për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 1 Shkurti: Dita Kombëtare e Lirisë, shpallja e fundit të skllavërisë në SHBA appeared first on Sinjali.

Nga dorëheqja deri te mbijetesa e Abdixhikut: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së

1 February 2026 at 07:40

Në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dje është konfirmuar si kryetar pas një fitoreje me diferencë prej rreth 30 votash.

Abidixhiku deklaroi se nuk ka arsye për triumf, por për vetëdije dhe maturi, duke theksuar nevojën për bashkim dhe punë të përbashkët.

“Sot nuk kemi arsye për triumf, por për vetëdije. Krenarë për standardin që ruajtëm dhe për vlerën që përfaqësojmë. Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj.”

Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së, përfshirë ata që nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e tij, që të bashkohen për qëllimet e përbashkëta të partisë.

“Rruga përpara e LDK-së ka emër rimëkëmbje. Rimëkëmbja nuk bëhet me natyrën e fituesit apo humbësit, por me përafrimin e të gjithëve. Të gjithëve ju bëj thirrje, edhe të kënaqurve me mua por edhe ata sidomos që nuk ishin të kënaqur me mua të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë. Mbështetja e sotme është privilegj dhe përgjegjësi, por mbi të gjitha barrë për rrugën që ka përpara LDK-ja. Një element bazik i këtij kuvendi dhe deklarate, është formimi i kryesisë së re të LDK’së, pra unë e pata procesin e  votimit, edhe kryesia e re do të ketë procesin e votimit të njëjtë. Demokracia maksimale kështu do të bëhet. Mbi këtë proces na duhet kohezion i plotë, edhe anëtarësisë, kryesisë së LDK, edhe i grupit parlamentar’”, theksoi Abdixhiku.

Pavarësisht fitores, Abdixhiku është kritikuar nga figura të rëndësishme të partisë, përfshirë Hykmete Bajramin, e cila dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares.

LDK, që doli e treta në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka siguruar vetëm 15 ulëse në Kuvendin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga dorëheqja deri te mbijetesa e Abdixhikut: Krejt çka ndodhi në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së appeared first on Sinjali.

Perimet që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

1 February 2026 at 07:25

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se perimet e familjes ‘Cruciferous’, si brokoli, lakra, lulelakra dhe lakra e vogël, ndihmojnë në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme dhe parandalojnë arteriosklerozën, një shkaktar kryesor i atakut në zemër.

Konsumi i këtyre perimeve nga rinia e deri në pleqëri mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Perimet e pasura me fibra, vitamina dhe minerale mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe mbajnë qarkullimin e gjakut të shëndetshëm.

Regjimi ushqimor mesdhetar, që përfshin shumë perime, është veçanërisht efektiv në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Perimet që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut appeared first on Sinjali.

Barça mund lehtë Elchen, fiton në La Liga

1 February 2026 at 07:20

Barcelona ka mundur Elchen 1-3 në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligës.

Lamine Yamal (6’), Ferran Torres (40’) dhe Marcus Rashford (72’) shënuan për Blaugranët, ndërsa Alvaro Rodriguez (29’) realizoi golin e vetëm për Elchen.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në 55 pikë, pesë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barça mund lehtë Elchen, fiton në La Liga appeared first on Sinjali.

Burri fiton 100 mijë dollarë nga lotaria, falë një bilete dhuratë nga babai

1 February 2026 at 07:12

Një burrë nga Ohio ka fituar 100,000 dollarë nga një biletë lotarie që ia dhuroi babai i tij si pjesë e një tradite Krishtlindjesh.

Ai fillimisht fitoi 10,000 dollarë, por më pas zbuloi se kishte fituar disa çmime të tjera po nga e njëjta biletë.

Fituesi nuk ka zbuluar ende planet për paratë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Burri fiton 100 mijë dollarë nga lotaria, falë një bilete dhuratë nga babai appeared first on Sinjali.

Moti për sot: Vranët dhe shi

1 February 2026 at 07:06

Sipas parashikimeve të motit, dita e parë e shkurtit do të karakterizohet nga periudha me shi dhe temperatura më të larta se zakonisht për këtë periudhë.

Maksimalet do të arrijnë deri në 10°C, ndërsa minimalet pritet të jenë rreth 5°C.

Vremërat do të mbeten të ngrohta, por pas datës 9 shkurt, temperaturat do të fillojnë të bien, me mundësi për reshura shiu dhe borë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për sot: Vranët dhe shi appeared first on Sinjali.

Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë

31 January 2026 at 23:56

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. u gjet i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë. E.G. ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit dhe do të lirohej më 1 mars 2048.

Policia dhe prokurori kompetent janë njoftuar dhe janë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike: I burgosuri i jep fund jetës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë appeared first on Sinjali.

❌
❌