Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Sinjali

I gjendet armë në veturë gjatë kontrollit në Obiliq, dyshohet se e mbante në shkelje të kushteve të lejes

20 January 2026 at 08:55

Një person është ndalur nga Policia e Kosovës në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në veturë i është gjetur një armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Sipas informatave, njësia policore gjatë pikës së kontrollit të automjeteve ka ndaluar një veturë të tipit Ford, ngjyrë hiri, me ngasës Salih Cej rreth 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka hasur një armë zjarri të shkurtër, revole e tipit BERETA APX, ngjyrë e zezë, si dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9×19.

I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar, ku ka deklaruar se posedon leje për armë të shenjëtarisë, mirëpo burimet bëjnë me dije se arma dyshohet se ishte mbajtur në shkelje të kushteve të lejes.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit, arma është sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I gjendet armë në veturë gjatë kontrollit në Obiliq, dyshohet se e mbante në shkelje të kushteve të lejes appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Strell të Deçanit: Babai raporton djalin e mitur, Policia e arreston në magjistralen Deçan-Pejë

20 January 2026 at 08:52

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së hënës në Deçan, ku një prind ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pasi djali i tij i mitur dyshohet se po ushtronte presion dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19 janar 2026, rreth orës 16:00, në fshatin Strellc i Ulët në Deçan.

Sipas informatave, ankuesi L.K rreth 53 vjeç ka raportuar përmes telefonit në Stacionin Policor në Deçan se djali i tij, i mitur L.K rreth 17 vjeç, po shkaktonte dhunë ndaj familjarëve.

Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe, sipas të dhënave, të dyshuarin dhe ankuesin i kanë hasur me veturën e ankuesit në magjistralen Deçan-Pejë, ku i mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan.

Burimet bëjnë me dije se ankuesi, gjatë intervistimit, ka deklaruar se djali i tij në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj familjes, kryesisht psikologjike, duke përdorur fjalë kërcënuese, ndërsa sipas deklarimeve, ditën e sotme nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm presion dhe shqetësim psikologjik.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar në Pejë, është vendosur që i mituri të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar dhe mbetet në trajtim nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Strell të Deçanit: Babai raporton djalin e mitur, Policia e arreston në magjistralen Deçan-Pejë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grushta e shqelma në Fushë Kosovë, i dyshuari kapet me gërshërë në xhep dhe përfundon në ndalim

20 January 2026 at 08:48

Një incident i dhunshëm është raportuar pasditen e së hënës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të ri, teksa i janë gjetur edhe gërshërë gjatë kontrollit nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku njësitë policore janë njoftuar për një mosmarrëveshje mes disa personave.

Në vendin e ngjarjes janë takuar ankuesi V. G rreth 26 vjeç, dëshmitarja D. O. rreth 22 vjeç dhe i dyshuari Gazmend Ibrahimi rreth 48 vjeç.

Sipas deklarimeve të ankuesit dhe dëshmitares, ata janë sulmuar nga i dyshuari, i cili më pas është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit trupor, në xhepin e jakës së tij, janë gjetur një palë gërshërë.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore janë siguruar edhe video-incizime, ku i dyshuari shihet duke e sulmuar viktimën me grushte dhe shqelma, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përveç kësaj, pas verifikimeve, i dyshuari ka rezultuar edhe me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për paraqitje në seancë, me ç’rast është njoftuar edhe gjyqtari i lëndës.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar rasti “Sulm”, ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grushta e shqelma në Fushë Kosovë, i dyshuari kapet me gërshërë në xhep dhe përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej

20 January 2026 at 08:31

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit, janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Nga përditësimi i fundit i KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje del t’i ketë marrë 47.45% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 27.35%, Lidhja Demokratike e Kosovës 10.32% si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.51%

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej appeared first on Sinjali.

Pas sulmit në Bondi, Australi miraton reforma të rrepta për armët

20 January 2026 at 08:25

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Australisë ka miratuar një program kombëtar për blerjen e armëve, reforma lidhur me armët e zjarrit dhe ligjin për gjuhën e urrejtjes, një muaj pas tragjedisë së të shtënave vdekjeprurëse në plazhin Bondi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, theksoi se personat e armatosur nuk do të kishin pasur mundësi të siguronin armë zjarri nëse ky legjislacion do të ishte në fuqi para sulmit.

Individët që vranë 15 persona më 14 dhjetor kishin “urrejtje në zemrat e tyre dhe armë në duart e tyre”, i tha Burke parlamentit, transmeton Telegrafi.

Babë e bir që dyshohet se qëndron pas sulmit zotëronte ligjërisht gjashtë armë zjarri, ndërsa djali i tij kishte qenë në radarin e agjencive të inteligjencës.

Të dy projektligjet tani do të kalojnë në Senat dhe pritet të miratohen më vonë të martën.

Projektligji për reformën e armëve, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me 96 vota pro dhe 45 kundër, përfshin kontrolle më të rrepta të importit të armëve të zjarrit dhe dispozita për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit midis agjencive të inteligjencës mbi njerëzit që përpiqen të marrin licenca armësh.

Skema e blerjes do të synojë “armët e zjarrit të tepërta dhe të kufizuara rishtazi”, tha Burke, duke zvogëluar katër milionë armë të regjistruara në vend.

Burke shtoi se “është një tronditje për shumicën e australianëve” të dinë se vendi ka më shumë armë zjarri sesa kishte para sulmit në Port Arthur të vitit 1996, në të cilin një person i armatosur vrau 35 persona në Tasmani.

Ky sulm, më i rëndi i vrasjeve masive në vend, e kishte shtyrë qeverinë e atëhershme të prezantonte disa nga kontrollet më të rrepta të armëve në botë.

Dhoma e ulët e parlamentit gjithashtu miratoi të martën reforma për gjuhën e urrejtjes që synonin luftimin e antisemitizmit.

Reformat për gjuhën e urrejtjes fillimisht ishin përfshirë në një projektligj omnibus me reformat për armët, por qeveria e ndau legjislacionin javën e kaluar pasi si koalicioni opozitar Liberal-Nacional ashtu edhe të Gjelbrit thanë se do të votonin kundër tyre.

Ndërsa qeveria laburiste ka një shumicë të rehatshme në dhomën e ulët, ajo ka nevojë për mbështetjen e partive të tjera në Senat.

Deputetët e koalicionit përmendën shqetësime në lidhje me lirinë e fjalës dhe thanë se legjislacioni nuk ishte përcaktuar qartë ndër të tjera, ndërsa të Gjelbrit thanë se nuk mund ta mbështesnin atë nëse nuk bëheshin ndryshime për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe protestat legjitime.

Por të martën, udhëheqësja e liberalëve, Sussan Ley, e cila javën e kaluar tha se projektligji ishte “i pashërueshëm”, tha se partia e saj kishte arritur një marrëveshje me qeverinë për një version të zbutur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas sulmit në Bondi, Australi miraton reforma të rrepta për armët appeared first on Sinjali.

BE dhe Trump përballë një vendimi të madh në Davos

20 January 2026 at 08:09

Fjala që qarkullon sot në korridoret e Brukselit dhe pika ku pritet të nisë është Davosi është de-eskalimi.

Bashkimi Evropian po përpiqet të ulë tensionin me Donald Trump lidhur me tarifat doganore, përpara se të kalojë në masa kundërpërgjigjeje ndaj kërcënimeve amerikane.

Strategjia e BE-së është e qartë: Fillimisht dialog, pastaj vendime. Për këtë arsye, Davosi, ku zhvillohet forumi vjetor i liderëve më të fuqishëm të botës, shihet si terren neutral dhe ideal për t’i kërkuar presidentit amerikan të tërhiqet nga përshkallëzimi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve në Strasburg, do të kthehet sot në Zvicër.

Ajo tashmë ka zhvilluar takime me një delegacion dypartiak të Kongresit amerikan dhe do të presë mbërritjen e Trump, e parashikuar për nesër.

Takimi ballë për ballë ende nuk është zyrtar, pasi Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar ftesën e Brukselit, por kontaktet me Uashingtonin kanë qenë intensive, edhe përmes komisionerit për Tregtinë, Maroš Šefčovič.

Von der Leyen synon të luajë kartën e përballjes direkte, në një ambient neutral. Edhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të tentojë një ndërmjetësim të drejtpërdrejtë në Davos.

“Duam të përpiqemi ta zgjidhim këtë problem së bashku dhe qeveria amerikane e di se ne mund të reagojmë”, ka deklaruar Merz.

Koha, megjithatë, është e kufizuar. Të enjten do të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme Këshilli Evropian dhe liderët e BE-së duhet të marrin një vendim: si dhe nëse do të reagojnë ndaj tarifave të rritura me 10% për vendet që kanë dërguar trupa në Groenlandë. Përpara çdo kundërmase, Brukseli dëshiron të shfrytëzojë maksimalisht rrugën diplomatike.

Por mbi BE-në rëndon një rrezik serioz: Përçarja e brendshme. Çdo përgjigje ndaj SHBA-ve mund të jetë efektive vetëm nëse është e unifikuar.

Ky është edhe misioni i presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të ruajë kohezionin dhe të bëjë të qartë se kush qëndron me linjën e BE-së dhe kush anon nga Uashingtoni. Samiti i së enjtes do të shërbejë edhe për këtë test politik.

Nëse Trump nuk tërhiqet, BE-ja ka gati mjetet për kundërpërgjigje. Kundërtarifat me vlerë 93 miliardë euro nuk kërkojnë një vendim të ri: Ato ishin vetëm të pezulluara dhe, më 6 shkurt, në mungesë të një shtyrjeje, do të hyjnë automatikisht në fuqi. Ky do të ishte hapi i parë drejt një lufte të re tregtare, e cila do të rrezikonte edhe marrëveshjen e arritur verën e kaluar.

Sipas Komisionit Evropian, tarifat do të ishin “të dëmshme për të gjithë”, duke goditur drejtpërdrejt bizneset dhe qytetarët.

“Evropa duhet të jetë e fortë dhe të tregojë se është gati të përdorë të gjitha instrumentet që ka”, ka deklaruar ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure, duke iu referuar qartë “Instrumentit anti-koercizues”. Edhe komisioneri Valdis Dombrovskis ka paralajmëruar se “asgjë nuk është e përjashtuar”, shkruan TvKlan.

Davosi, pra, nuk është thjesht një forum. Është ndalesa e fundit për të shmangur një përplasje të hapur tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE dhe Trump përballë një vendimi të madh në Davos appeared first on Sinjali.

Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

20 January 2026 at 07:50

Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.

Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Vendimi i marrë më 19 janar pasoi rinumërimin e pjesshëm nga java e kaluar, gjatë të cilit u evidentuan shkelje dhe dallime të theksuara, si dhe thirrjet e vazhdueshme të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile për një rinumërim tërësor të votave.

Për vëzhguesit e proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve politike në Kosovë, ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të votës, por njëkohësisht hap rrezikun e vonesave të gjata procedurale dhe të një krize të mundshme institucionale.

Roli i KQZ-së dhe mundësitë për përshpejtim

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se zvarritja e rinumërimit përtej javës së parë të shkurtit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe, rrjedhimisht, në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ai thekson se rinumërimi i votave pasohet edhe me procedura të tjera ligjore, përfshirë afatin prej dhjetë ditësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) – çka e ngushton edhe më shumë hapësirën kohore për përmbylljen e procesit.

Megjithatë, sipas tij, gjithçka mund të përshpejtohet nëse KQZ-ja rrit kapacitetet teknike dhe njerëzore për rinumërim.

“Kësisoj, besoj se me një dinamikë të tillë, KQZ-ja mund të vijojë me rinumërim të plotë… sepse deri më tash janë rinumëruar gati 600 kuti të votimit, që nënkupton se mbeten edhe rreth 2 mijë të tjera. Në rast se dyfishohet numri i tavolinave për rinumërim, procesi mund të përmbyllet më shpejt”, shpjegon Cakolli.

Pasojat e mundshme

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson se zbardhja e çdo manipulimi eventual të votave duhet të jetë prioritet i institucioneve të rendit dhe ligjit.

Sipas tij, keqpërdorimet e votave ngrenë dyshime serioze se ato mund të kenë ndodhur pa udhëzime nga strukturat e partive politike.

Duke iu referuar përvojës së zgjedhjeve të 9 shkurtit – pas të cilave formimi i institucioneve u zvarrit për disa muaj, për të përfunduar me zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor Muhaxhiri paralajmëron se partitë politike mund t’i shfrytëzojnë afatet ligjore për bllokada të reja institucionale.

“… sepse edhe partitë duhet të sqarohen për çështjen e komisionerëve, për çështjen e manipulimit të votave. Do të krijohen pengesa të mëdha përbrenda partive – gjë që, pastaj, do të ndikojë edhe në dobësimin e tyre në raport me krijimin e koalicioneve të mundshme, ose të ndonjë strategjie në raport me Qeverinë [e ardhshme] dhe zgjedhjen e presidentit”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

“Politikanët kosovarë e kanë dëshmuar se kanë kapacitete të pafundme për bllokada dhe për krijimin e pengesave në funksionimin normal të institucioneve. Prandaj, rreziku që kjo situatë të përsëritet mbetet real”, shton ai.

Të dy analistët paralajmërojnë se nëse zinxhiri i vonesave vazhdon nga rinumërimi tek ankesat, certifikimi dhe konstituimi i Kuvendit vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale, duke përfshirë edhe rrezikun për zgjedhjen e presidentit të ri.

Afatet ligjore dhe rreziku për zgjedhjen e presidentit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Presidentes Vjosa Osmani, mandati i skadon më 4 prill, që do të thotë se afati për zgjedhjen e presidentit të ri ose të Osmanit edhe për një mandat të ri është 4 marsi.

Cakolli paralajmëron se në situatën aktuale, me vonesat që pritet të shkaktojë rinumërimi dhe procedurat pasuese, Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet deri në atë kohë, “e lëre më të zgjidhet Qeveria e re dhe të votohet presidenti i ardhshëm”.

Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Muhaxhiri.

“… do të hyjmë në një kaos ligjor, sepse as Kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh një skenar të tillë. Do të futemi në një tunel pa asnjë dritë, sepse askush nuk do të ketë mundësi institucionale ta zhbllokojë situatën”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se krijimi ose jo i një krize të tillë institucionale mbetet “në ndërgjegjen e partive politike”, të cilat mund të ndikojnë në përshpejtimin ose vonesën e të gjitha procedurave.

Si mund të shmanget kriza?

Ekspertët e proceseve zgjedhore paralajmërojnë se për të shmangur një krizë institucionale, partitë politike duhet t’i përshpejtojnë procedurat e rinumërimit dhe të shmangin përdorimin e afateve për bllokada.

Sipas tyre, edhe presidentja e vendit dhe partitë duhet të sigurojnë koncensus për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përndryshe, vonesat në këto procese, theksojnë ata, mund të kenë edhe pasoja ekonomike për Kosovën.

Në këtë aspekt, rreziku më i madh lidhet me mosmiratimin e buxhetit të shtetit deri më 28 shkurt.

Pas kësaj date, nuk mund të merren vendime për lëvizje të mjeteve financiare, përfshirë pagat, pensionet dhe pagesat për kategoritë sociale.

Në rrezik mund të vihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë dritën jeshile nga Kuvendi.

Për shembull, afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila parasheh financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër, është 13 shkurti.

“Barra e përgjegjësisë bie mbi vetë partitë politike, sepse, fundja, vetë KQZ-ja është trup politik i përbërë prej tyre. Vendimet për udhëheqjen dhe përmbylljen e procedurave sa më shpejt që është e mundur, janë në diskrecionin e tyre”, përfundon Cakolli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet appeared first on Sinjali.

Çfarë po përgatit Apple për iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max?

20 January 2026 at 07:43

Një raport i ri nga burimet e zinxhirit të furnizimit të ETNews sugjeron se Apple po planifikon të prezantojë panele të përmirësuara LTPO+ OLED në modelet e ardhshme të iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max.

Përveç faktit që këto ekrane pritet të jenë më efikase në përdorimin e energjisë, ato gjithashtu do të mundësojnë që Apple të vendosë skanerin IR, i cili përdoret për Face ID, pas ekranit.

Për më tepër, disa njerëz të njohur me çështjen dyshojnë se Apple do ta zhvendosë edhe kamerën selfie pas ekranit pa bërë kompromis me cilësinë.

Është interesante se kjo do ta nxirrte prodhuesin kinez të paneleve BOE nga zinxhiri i furnizimit të Apple për modelet Pro, pasi vetëm LG dhe Samsung mund të prodhojnë ekrane LTPO+ OLED.

Megjithatë, BOE mund të prodhojë ende panele për modelet jo-Pro.

Raporti gjithashtu sugjeron që Apple do të përfshijë panele LTPO+ në M6 MacBook Pro të ridizajnuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë po përgatit Apple për iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max? appeared first on Sinjali.

21 të vdekur dhe mbi 60 të zhdukur nga zjarri masiv në Pakistan

20 January 2026 at 07:35

Zjarrfikësit pakistanezë kanë nisur të hënën nxjerrjen e trupave nga rrënojat e një qendre tregtare në Karaçi, pas një zjarri masiv që i mori jetën të paktën 21 personave, ndërsa më shumë se 60 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Zjarri, më i madhi në qytet në më shumë se një dekadë, shpërtheu të shtunën vonë në Gul Plaza, një kompleks shumëkatësh në qendrën historike të Karaçit që strehon rreth 1.200 dyqane dhe shtrihet në një sipërfaqe më të madhe se një fushë futbolli. Flakët vazhduan për më shumë se 24 orë para se të viheshin kryesisht nën kontroll.

Pamjet video treguan flakë të mëdha që përfshinë të gjithë ndërtesën, ndërsa zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit. Të hënën, ekipet nisën ftohjen e strukturës dhe pastrimin e mbeturinave, përfshirë metalin e shtrembëruar, njësitë e rrëzuara të ajrit të kondicionuar dhe tabelat e dyqaneve të shpërndara nëpër rrugë.

Deri të hënën pasdite, pjesa më e madhe e ndërtesës ishte shembur. Autoritetet përdorën vinça për të shkatërruar strukturën e mbetur, nga frika se ajo mund të shembej plotësisht dhe të rrezikonte ekipet e shpëtimit.

Mes familjarëve që presin lajme është edhe Qasir Khan, i cili tha se gruaja e tij, nusja dhe nëna e saj kishin shkuar në qendrën tregtare të shtunën në mbrëmje dhe vazhdojnë të rezultojnë të zhdukura. Ai kritikoi përpjekjet e shpëtimit, duke thënë se ato nuk ishin mjaftueshëm të shpejta. “Ata mund të kishin shpëtuar shumë njerëz”, u shpreh Khan.

Qindra persona u mblodhën rreth ndërtesës ndërsa ekipet e shpëtimit kërkonin të mbijetuar. Mes tyre ishin edhe pronarë dyqanesh, të cilët panë se si puna e tyre e shumë viteve u shndërrua në hi. “Kemi mbetur në zero; 20 vjet punë e palodhur kanë marrë fund”, tha dyqanxhia Yasmeen Bano, shkruan Euronews.al.

Autoritetet vijojnë kërkimet mes rrënojave, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 21 të vdekur dhe mbi 60 të zhdukur nga zjarri masiv në Pakistan appeared first on Sinjali.

Belgjika ripërsërit angazhimin e saj për mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO

20 January 2026 at 07:29

Belgjika ka ripërsëritur angazhimin e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Këtë qëndrim e ka shprehur ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Për nder të mysafirit, Maqedonci organizoi një pritje me nderime ushtarake të larta në Prishtinë.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua mes ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak.

“Gjatë takimit u diskutua për akreditimin e afërt të atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, avancimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Francken riafirmoi mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar përkushtimin e këtij shteti mik ndaj së ardhmes euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje thuhet se Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta euroatlantike, partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Belgjika ripërsërit angazhimin e saj për mbështetje të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO appeared first on Sinjali.

Kush po shfaq interesim për mesfushorin e Barcelonës?

20 January 2026 at 06:58

Marc Casado mund të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji, me Atletico Madrid që po shfaq interes serioz për mesfushorin katalanas.

Sipas gazetarit Ferran Martínez të “Mundo Deportivo”, situata e Casado në skuadrën e Hansi Flick është bërë gjithnjë e më e vështirë.

Mesfushori spanjoll ka humbur totalisht vendin në formacion, duke mbetur pas Frenkie de Jong, Pedri dhe madje edhe Eric Garcia në hierarkinë e mesfushës.

Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje që prej muajit nëntor. Kjo mungesë hapësirash ka shtuar zërat për një largim të mundshëm para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Atletico Madrid shihet si një nga destinacionet më konkrete. Drejtori Mateu Alemany e konsideron Casadon si zëvendësues ideal të Conor Gallagher dhe lojtari tashmë është në dijeni të interesimit të klubit madrilen.

Raportohet se ai nuk e sheh këtë opsion në mënyrë negative, pavarësisht se gjithmonë ka pasur prioritet qëndrimin te Barça. 

Ndërkohë, edhe Manchester United dhe Wolverhampton janë duke monitoruar nga afër situatën e tij, në pritje të një mundësie për të ndërhyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush po shfaq interesim për mesfushorin e Barcelonës? appeared first on Sinjali.

Horoskopi për ju sot

20 January 2026 at 06:52

Dashi

Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë tej mase një person te cilin me pare as qe e konsideronin fare. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida te vështira, por ne fund do ja dilni ta stabilizoni situatën.

Demi

Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh, sot do kaloni një dite shume te veçante dhe te mbushur me surpriza te mëdha. Tregohuni ne çdo moment te disponueshem për partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi ideal do jete shume afër tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Nëse e kaloni me sukses këtë dite do ndiheni me te qete.

Binjaket

Mos kërkoni t’i zgjidhni menjëherë te gjitha problemet e jetës suaj ne çift sot sepse nuk do mund t’ia dilni dot. Mundohuni te paktën te sqaroni gjerat me kryesore. Beqaret nuk duhet te presin shume për te pranuar ftesën qe do iu beje dikush sepse te tjerë persona do jene gati ta bëjnë atë. Ne planin financiar do ketë vetëm disa probleme te vogla.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e keni pritur. Do ketë debate edhe për disa gjera elementare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë. Beqaret do realizojnë takime pa fund dhe me ne fund do e gjejnë një person te përshtatshëm për t’i qëndruar pranë. Me financat do jeni me te kujdesshëm se kurrë. Gjendja do jete e shkëlqyer.

Luani

Pasioni do ndizet flake gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo sekonde. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do guxojnë as te pranojnë ftesa. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse do i kryeni shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha

Do kaloni një dite mjaft interesante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te vërtetë mire. Disa mund te mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me serioz. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin e tyre. Ende nuk ka ardhur koha e duhur. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme.

Peshorja

Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate gjithë kësaj dite dhe ju nuk do keni aspak për çfarë te qaheni. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi, te cilat mund t’i zgjidhni vetëm fale ndihmës se specialisteve.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do marrin komplimente te shumta nga parteri dhe do ndiheni mjaft mire. Ne fakt kishin kohe qe ato kishin munguar. Beqaret do kalojnë një dite harmonike dhe plot takime. Se çfarë do ndodhe me pas do e kenë vete ne dore. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim.

Shigjetari

Venusi do jete planeti qe do krijoje një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Dielli do ju ndihmoje ta përmirësoni gjendjen financiare. Ne këtë mënyrë do mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

Bricjapi

Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit sepse pa dashje mund ta lëndoni. Beqaret do kenë surpriza pa fund dhe takime mbresëlënëse. Priten ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Me financat duhet te merreni me shume sot. Po i late gjerat te përmirësohen me kohen do dilni te humbur.

Ujori

Te dashuruarit duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur sa me shume partnerin he per ta mbajtur gjithë kohës pas vetes. Disa persona do kërkojnë t’ua rrëmbejnë. Ata qe sapo kane mbetur beqare për shkak te një ndarjeje me mire te qëndrojnë ashtu si janë dhe te reflektojnë për te ardhmen. Financat ne përgjithësi do jene te mira dhe pa probleme.

Peshqit

Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi e rëndësishme është qe nuk do kenë probleme. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite. Gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e mire për ta. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse ne një moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi për ju sot appeared first on Sinjali.

Moti sot me diell dhe acar të fortë

20 January 2026 at 06:49

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit. Në mbrëmje shtim gradual i vranësirave.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me diell dhe acar të fortë appeared first on Sinjali.

Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën

19 January 2026 at 23:54

NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën për sigurinë e Arktikut, thotë sekretari i përgjithshëm i saj Mark Rutte në një postim në rrjetet sociale, ka raportuar BBC.

Në postimin, i cili vjen pas takimit të tij me ministrin danez të mbrojtjes dhe ministrin e jashtëm të Groenlandës, Rutte thotë se ata diskutuan se sa “i rëndësishëm është Arktiku – përfshirë Groenlandën – për sigurinë tonë kolektive”.

Rutte shton se Danimarka po rrit gjithashtu investimet në “aftësi kyçe” dhe thotë se ata do të “vazhdojnë të punojnë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën appeared first on Sinjali.

BE-ja paralajmëron Trumpin se ‘Evropa ka mjete për të mbrojtur interesat e saj’

19 January 2026 at 23:42

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se blloku do të “mbajë qëndrimin” ndaj kërcënimeve tarifore të Donald Trump, dhe se ka një “grup mjetesh” për të mbrojtur interesat e tij.

Kaja Kallas u takua sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës, transmeton Telegrafi.

“Siguria e Arktikut është një interes i përbashkët transatlantik dhe një që mund ta diskutojmë me aleatët tanë amerikanë”, thotë ajo në X pas takimit.

“Por kërcënimet tarifore nuk janë mënyra për ta bërë këtë. Sovraniteti nuk është për tregti. Ne nuk kemi interes të fillojmë një luftë, por do të mbajmë qëndrimin tonë. Evropa ka një gamë mjetesh për të mbrojtur interesat e saj”, shtoi ajo.

Kallas ka të ngjarë t’i referohet instrumentit anti-shtrëngim të BE-së, i cili do t’i lejonte bllokut të vendoste tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, të kufizonte investimet dhe tregtinë amerikane me Evropën dhe të kufizonte qasje në tregun e vetëm.

Është arma më e fuqishme tregtare e bllokut dhe nuk është përdorur kurrë më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja paralajmëron Trumpin se ‘Evropa ka mjete për të mbrojtur interesat e saj’ appeared first on Sinjali.

Aksident masiv në Michigan: Mbi 100 automjete të përfshira nga bora intensive

19 January 2026 at 23:33

Më shumë se 100 automjete, përfshirë disa kamionë të mëdhenj, u përfshinë në një aksident zinxhir në autostradën Interstate 196 në perëndim të Michiganit, si pasojë e kushteve ekstreme të motit dhe shikueshmërisë pothuajse zero.

Sipas autoriteteve lokale, autostrada u mbyll në të dy drejtimet për disa milje dhe pastrimi i rrugës pritet të zgjasë me orë të tëra.

Ekipet e emergjencës dhe shërbimet rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar të përfshirët dhe për të rikthyer qarkullimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Zona po goditet nga stuhi të forta bore, të cilat kanë krijuar kushte shumë të rrezikshme për udhëtim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin paralajmërimet e motit deri në përmirësimin e kushteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident masiv në Michigan: Mbi 100 automjete të përfshira nga bora intensive appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi një vajzë në Prishtinë dhe ia mori telefonin, ndalohet në vendin e ngjarjes

19 January 2026 at 23:24

Një rast i grabitjes është raportuar pasditen e së hënës në Prishtinë, ku sipas informatave, një person dyshohet se ia ka marrë telefonin një vajze në restorantin “Mozzart” në lagjen Ulpiane.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 19.01.2026 rreth orës 16:00, në rrugën “Motrat Qiriazi”, ku viktima D. J. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari Leart Sejdiu, i cili më pas ia ka marrë telefonin.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari, pasi është larguar disa metra, e ka hedhur telefonin në tokë, në momentin kur ka vërejtur se disa dëshmitarë po vraponin në drejtim të tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat e kanë shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor Jug, ndërsa janë identifikuar edhe dy dëshmitarë që kanë qenë prezent në momentin e incidentit dhe të njëjtit janë intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi një vajzë në Prishtinë dhe ia mori telefonin, ndalohet në vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës

19 January 2026 at 23:22

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia ka përgatitur një sulm masiv kundër Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë të shtuar, pasi mbetet e paqartë koha kur forcat ruse do ta ndërmarrin ofensivën.

“Ditët e ardhshme duhet të qëndrojmë në gatishmëri të lartë, Rusia është përgatitur për një sulm masiv dhe po pret momentin e duhur për ta realizuar. Kushtoni vëmendje të veçantë paralajmërimeve për sulme ajrore. Çdo rajon duhet të jetë gati të reagojë shpejt dhe të mbështesë qytetarët tanë”, deklaroi Zelensky.

Autoritetet ukrainase kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në të gjithë vendin, mes frikës për një përshkallëzim të ri të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv ndaj Ukrainës appeared first on Sinjali.

Begaj i kërkon Moldavisë ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës

19 January 2026 at 23:11

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar nga Moldavia që ta rishqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këtë kërkesë, Begaj e ka bërë në takimin me Presidenten Maia Sandu, gjatë vizitës që po zhvillon atje.

Begaj ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen.

“Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë. Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, ka shkruar Begaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj i kërkon Moldavisë ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje te “Mozzart” në Ulpianë, qytetarët e ndalin të dyshuarin në vendngjarje

19 January 2026 at 23:01

Një rast i grabitjes është raportuar pasditen e së hënës në Prishtinë, ku sipas informatave, një person dyshohet se ia ka marrë telefonin një vajze në restorantin “Mozzart” në lagjen Ulpiane.

Ngjarja ka ndodhur më 19.01.2026 rreth orës 16:00, në rrugën “Motrat Qiriazi”, ku viktima D. J. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, i cili më pas ia ka marrë telefonin.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari, pasi është larguar disa metra, e ka hedhur telefonin në tokë, në momentin kur ka vërejtur se disa dëshmitarë po vraponin në drejtim të tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat e kanë shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor Jug, ndërsa janë identifikuar edhe dy dëshmitarë që kanë qenë prezent në momentin e incidentit dhe të njëjtit janë intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje te “Mozzart” në Ulpianë, qytetarët e ndalin të dyshuarin në vendngjarje appeared first on Sinjali.

❌
❌