Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Sinjali

Operacioni “Ora e fundit”, Policia kapë 20 mijë tableta ekstazi në vlerë 200 mijë euro afër fshatit  Trudë, një i arrestuar

31 December 2025 at 23:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar 20 mijë Tableta Ekstazi me vlerë rreth 200 mijë Euro.

Në njoftim thuhet se pas një pune intensive hetimore që ka zgjatur rreth një muaj, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ora e Fundit”, duke goditur një rast të rëndë të trafikimit të narkotikëve.

Komunikata e plotë:

“Ora e Fundit” për Trafikantët – Policia e Kosovës sekuestron 20 mijë Tableta Ekstazi me vlerë rreth 200 mijë Euro

Prishtinë, 31 dhjetor 2025

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një pune intensive hetimore që ka zgjatur rreth një muaj, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ora e Fundit”, duke goditur një rast të rëndë të trafikimit të narkotikëve.

Me datë 31.12.2025, rreth orës 19:00, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Trudë, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policor, bazuar në dyshime të arsyeshme, në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej rreth 20 mijë tabletash narkotike të llojit Ekstazi (MDMA). Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kjo sasi e substancës narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.

Si rezultat i veprimeve policore janë realizuar këto masa:

Është arrestuar një (1) person i dyshuar;

Janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë:

Shtatë (7) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi (MDMA);

Një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) qese najloni të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Vlera e përafërt e substancës narkotike të sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 200,000 (dyqind mijë) euro.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës përmes njësiteve të antidrogës, në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera relevante, mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacioni “Ora e fundit”, Policia kapë 20 mijë tableta ekstazi në vlerë 200 mijë euro afër fshatit  Trudë, një i arrestuar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dëm mbi 20 mijë euro në Spitalin e Gjilanit – dështim në ruajtjen e ampulave Avastin, nis hetimi për keqpërdorim detyre

31 December 2025 at 23:33

Një dëm i konsiderueshëm financiar është shkaktuar në repartin e oftalmologjisë në Gjilan, ku 185 doza të barnës Avastin kanë rezultuar të papërdorshme për shkak të mosrespektimit të kushteve të ruajtjes.

Ngjarja është raportuar më 31 dhjetor 2025, rreth orës 09:00, kur është konstatuar se ampulat, të ruajtura në një frigorifer të repartit, janë ekspozuar në temperaturë rreth 20 gradë Celsius, shumë mbi normën e lejuar prej 2 deri në 8 gradë. Si pasojë, e gjithë sasia është dëmtuar, duke shkaktuar një humbje që llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e forenzikës për dokumentimin e provave, ndërsa janë marrë edhe deklarata zyrtare nga drejtoria e spitalit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për krime të rënda, e cila ka kualifikuar veprën si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Me urdhër të saj, rasti është referuar për hetim të mëtejmë tek njësiti për hetime ekonomike, ku pritet të sqarohet përgjegjësia individuale dhe institucionale për këtë dështim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dëm mbi 20 mijë euro në Spitalin e Gjilanit – dështim në ruajtjen e ampulave Avastin, nis hetimi për keqpërdorim detyre appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dëmtohet me forcë objekti i Iber Lepencit në Gllogoc, shkatërrohet trafoja – dëmi rreth 15 mijë euro

31 December 2025 at 23:27

Një rast i rëndë dëmtimi të pasurisë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt të kompanisë Iber Lepenc dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 09:30, ankuesi R. Sh. ka njoftuar Policinë se dera e objektit ishte hapur me forcë, ndërsa ishte dëmtuar rëndë trafoja elektrike që vë në funksion pompat e ujit.

Sipas deklarimit të ankuesit, dëmi i shkaktuar arrin vlerën rreth 15 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetimet, forenzika si dhe njësia e hetimeve rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e lokacionit dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për të dyshuar konkretë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dëmtohet me forcë objekti i Iber Lepencit në Gllogoc, shkatërrohet trafoja – dëmi rreth 15 mijë euro appeared first on Sinjali.

Yesterday — 31 December 2025Sinjali

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës

31 December 2025 at 22:50

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrëmjen e sotme ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Đedović Handanović.

“Kompanisë NIS i është dhënë leje nga OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së) që i lejon të vazhdojë aktivitetin deri më 23 janar. Kjo do të thotë se rafineria e Pançevos do të mund të rifillojë funksionimin pas 36 ditësh,” shkroi ministrja në Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës appeared first on Sinjali.

Vjosa Osmani thotë se nëse partitë nuk e bëjnë Presidente në Kuvend, u del përballë në zgjedhje

31 December 2025 at 22:48

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të cilës i përfundon mandati në pranverë të vitit 2026, ka shprehur hapur synimet edhe për një mandat tjetër.

Në një intervistë për Kiks Kosova, ka deklaruar se nëse partitë nuk e bëjnë sërish presidente atëherë do t’u dalë përballë në zgjedhje.

“Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve, që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve, në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdojë të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara“, tha Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vjosa Osmani thotë se nëse partitë nuk e bëjnë Presidente në Kuvend, u del përballë në zgjedhje appeared first on Sinjali.

Babagjyshi me ‘pasaportë europiane’, mesazhi festiv i Parlamentit Europian

31 December 2025 at 22:26

Parlamenti Europian ka zgjedhur t’i qaset fundvitit me një mesazh simbolik, duke përdorur figurën e Babagjyshit të Vitit të Ri për të vënë në pah përfitimet e integrimit europian dhe lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni europian ironizon mbi shpejtësinë me të cilën Babagjyshi arrin të shpërndajë dhurata në të gjithë kontinentin, duke e lidhur këtë “sekret” me funksionimin e bashkimit doganor dhe zonës Shengen.

Sipas mesazhit, mungesa e kontrolleve doganore mes vendeve anëtare i mundëson sajës së Babagjyshit të lëvizë pa pengesa nga një shtet në tjetrin, pa vonesa dhe pa procedura burokratike.

Postimi synon të përcjellë në mënyrë të thjeshtë rëndësinë e bashkëpunimit dhe lëvizjes së lirë brenda BE-së, duke e përshtatur mesazhin me atmosferën festive të fundvitit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Babagjyshi me ‘pasaportë europiane’, mesazhi festiv i Parlamentit Europian appeared first on Sinjali.

Aktakuza ndaj zyrtarëve të MAShT, prokuroria jep detaje

31 December 2025 at 21:44

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar të martën, më 31 dhjetor 2025, se ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për keqpërdorime me tenderë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Sipas njoftimit, aktakuza përfshin tre persona juridikë dhe 12 persona fizikë, të cilët dyshohen për “dallavere me tenderë”, me ç’rast, sipas Prokurorisë, buxheti i shtetit është dëmtuar në vlera milionëshe. Prokurori special Dren Paca ka bërë të ditur se kompania “A&F Projekt” Sh.P.K. kishte furnizuar MASHT-in me shporta të vogla për klasa me çmim prej 220 euro për copë, ndonëse “çmimi real i tregut për një shportë të tillë ishte vetëm 12 euro”.

Sipas aktakuzës, “diferenca në mes çmimeve të tregut dhe çmimeve furnizuese ka qenë 241,072.00 euro”. Prokuroria ka theksuar se vetëm ky pozicion i kontratës i ka kushtuar Ministrisë 254,980.00 euro, ndërsa sipas çmimeve reale do të kushtonte 13,908.00 euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuza ndaj zyrtarëve të MAShT, prokuroria jep detaje appeared first on Sinjali.

Kaja Kallas hedh poshtë pretendimet ruse për sulmin ukrainas ndaj rezidencave qeveritare

31 December 2025 at 21:36

Diplomatja e lartë e BE-së i ka quajtur pretendimet e Moskës se Ukraina ka shënjestruar bazat e qeverisë ruse një “shpërqendrim të qëllimshëm” dhe një përpjekje për të prishur procesin e paqes.

Komentet e Kaja Kallas në mediat sociale duket se janë një referencë për pretendimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të kryente një sulm me dron në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit.

“Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka synuar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës”, shkroi Kallas në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, Moska akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj shtëpisë private të Putinit në liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë.

Si rezultat, Rusia do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e vazhdueshme të paqes, tha Kremlini.

Që kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ndau për herë të parë pretendimet, media shtetërore ruse dhe politikanët e kanë diskutuar sulmin e dyshuar me tone gjithnjë e më nxitëse.

“Sulmi është një goditje në zemër të Rusisë”, tha Andrei Kartapolov, kreu i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus. “Pas asaj që ka bërë [Ukraina], nuk mund të ketë falje.”

Edhe pse Kremlini fillimisht tha se nuk shihte asnjë kuptim në ndarjen e provave të sulmit të supozuar, të mërkurën ushtria ruse publikoi atë që e quajti prova të sulmit të tentuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaja Kallas hedh poshtë pretendimet ruse për sulmin ukrainas ndaj rezidencave qeveritare appeared first on Sinjali.

OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar

31 December 2025 at 21:31

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2026-të, në veçanti, luftëtarëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Qoftë viti që vjen, vit shprese, uniteti dhe përparimi, më i mire se ai që po lëmë pas, për ju, për familjet tuaja dhe për mbarë kombin shqiptar”, thuhet në urim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kombin shqiptar appeared first on Sinjali.

Qeveria në detyrë miraton nismën për marrëveshje për shkëmbim të informacionit të mbrojtur me Mbretërinë e Bashkuar

31 December 2025 at 21:07

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhje elektronike në të cilin ka miratuar disa pika.

Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se qeveria ka miratuar:

“Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;

Miratuar Rregulloren për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë;

Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së  Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria në detyrë miraton nismën për marrëveshje për shkëmbim të informacionit të mbrojtur me Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Sinjali.

Vjosa Osmani uron Vitin e Ri: Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja

31 December 2025 at 20:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo u shfaq në atmosferë festive, duke përcjellë mesazhe dashurie, gëzimi dhe harmonie për të gjitha familjet.

“Gati për festë. Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja”, shkroi Osmani, duke shoqëruar urimin me simbole festive për Vitin e Ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vjosa Osmani uron Vitin e Ri: Dashuri e gëzime paçi në familjet tuaja appeared first on Sinjali.

Kurti uron Vitin e Ri: Sapo ta bëjmë Qeverinë, do t’i përmbushim pesë premtime

31 December 2025 at 20:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Vitin e Ri 2026 duke premtuar një vit të sigurt dhe të begatë. Në një video të publikuar në Facebook pak orë para ndërrimit të moteve, Kurti, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me rreth 50 për qind të votave, ka thënë se sapo ta formojë qeverinë, do t’i miratojë pesë vendimet e premtuara.

Këtu hyjnë buxheti prej 4 miliardë eurosh, ligji për çmimet tavan, paga e 13-të me fillim të vitit për shërbyesit civilë të administratës publike, heqja e kufizimit për punësim për veteranët e UÇK-së që të mos kenë nevojë të zgjedhin mes punës dhe pensionit, si dhe një pako prej 200 milionë eurosh për kursimtarët e energjisë.

Vitin 2025, Kurti e ka quajtur vit të njohjeve të reja. Kosova ka siguruar katër njohje gjatë këtij viti.

Për organizimin e katër palë zgjedhjeve, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka më nevojë ta kalojë testin e demokracisë. “Është shembull i demokracisë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur si ngjarje që shënuan vitin edhe rritjen e shtesave për lehonat, pensionistët dhe studentët, armatimin e ushtrisë, si dhe heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron Vitin e Ri: Sapo ta bëjmë Qeverinë, do t’i përmbushim pesë premtime appeared first on Sinjali.

Përfshihet nga flakët një depo me naftë ruse pas sulmit me dronë nga Ukraina

31 December 2025 at 20:17

Një depo e madhe nafte është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron ukrainas, njoftojnë autoritetet lokale.

Zjarri po digjet me intensitet të lartë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të vendosin kontrollin mbi situatën dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve në zonat përreth.

Shkak i këtij incidenti është një sulm i kryer me dron nga ukrainasit, që ka goditur infrastrukturën e depozitës, duke shkaktuar shpërthime të vogla dhe zjarr të përhapur. Autoritetet kanë evakuuar pjesën e zonës pranë depotës dhe kanë vendosur një perimetër sigurie për të mbrojtur banorët dhe punonjësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfshihet nga flakët një depo me naftë ruse pas sulmit me dronë nga Ukraina appeared first on Sinjali.

Rama uron Vitin e Ri 2026: Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me kohën kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës

31 December 2025 at 20:13

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e dekadës së fundit, integrimi europian, transformimi i infrastrukturës dhe zhvillimi ekonomik e digjital i vendit.

Në fjalën drejtuar qytetarëve, Rama u shpreh se viti që po mbyllet e gjen Shqipërinë “më lart se në ditën kur hyri”, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen elektorale dhe 83 mandatet e dhëna qeverisë.

“Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush i dha qeverisë sonë fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve,” -u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kjo mbështetje do të shërbejë për realizimin e objektivit madhor të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.”-vijoi Rama.

Rama renditi një sërë arritjesh që, sipas tij, kanë ndryshuar imazhin dhe realitetin e vendit, nga organizimi i takimeve të nivelit të lartë ndërkombëtar, te turizmi dhe infrastruktura.

“Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike.”-tha Rama.

Ai u ndal edhe te zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe turistike, duke përmendur rrugën e Arbrit, Vermoshin, Thethin, Valbonën, si edhe rilindjen e qyteteve historike.

“Numrat e turistëve kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë.”-theksoi Rama.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua qeverisjes digjitale dhe platformës e-Albania.

“Shqipëria ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale.”-vijoi Rama.

Sipas Ramës, e-Albania u ka kursyer qytetarëve “620 milionë euro dhe 7 500 vjet radhë nëpër sportele”.

Kryeministri përmendi gjithashtu sigurinë kibernetike, energjinë dhe sovranitetin energjetik, duke theksuar se vendi synon të mos importojë më energji brenda këtij mandati.

“Do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.”-tha Rama.

Në planin europian, Rama deklaroi se Shqipëria e mbyll vitin si pararendëse e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ky vit mbyllet për Shqipërinë me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e front-runner të integrimit.”-vijoi Rama.

Në përmbyllje, Kryeministri u shpreh optimist për të ardhmen dhe uroi qytetarët për Vitin e Ri.

“Kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush… Gëzuar, kudo ku jeni, me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.”-tha Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama uron Vitin e Ri 2026: Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me kohën kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës appeared first on Sinjali.

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31 December 2025 at 19:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se përbërja e qeverisë së re nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Ai ka shtuar se është e nevojshme të priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes për të konfirmuar emrat.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes… Do të jetë përbërja identike, nuk mund ta them dot tani. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha,” tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Kurti ka njoftuar se do të takohet me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë. Ai theksoi se për të zgjedhur presidentin, kërkohen 80 deputetë të pranishëm në Kuvend.

“Do të kemi një takim me presidenten Osmani dhe do diskutojmë mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë,” tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje ka fituar 49.41% të votave dhe pritet të ketë 56 deputetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale appeared first on Sinjali.

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën

31 December 2025 at 19:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po mbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi vitin 2025 si një periudhë sfidash, por edhe përparimesh të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo theksoi se vendi ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u dëshmuar faktor stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja përmendi edhe kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave dhe mërgatës shqiptare në sfidat e vitit që po lëmë pas.

Për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik.

Në përfundim, ajo uroi shëndet, paqe dhe begati për qytetarët, duke theksuar: “Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë. Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë

31 December 2025 at 19:26

Ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i motive, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Ai ka uruar për një vit të ri me harmoni, lidhje më të forta mes komuniteteve e angazhim të përbashkët për drejtësi dhe për prosperitet për të gjithë.

“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë appeared first on Sinjali.

Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali

31 December 2025 at 19:25

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi i arrestuar është 35-vjeçari, Martin Zheri, i cili u kap në qytetin e Rrëshenit teksa lëvizte si pasagjer në një automjet. Ai u ndalua dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Zheri është i akuzuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal që ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh me armë gjatë vitit 2023 në banesa në katër rajone të Italisë.

Gjykata e Milanos në vitin 2024 i caktoi Martin Zherit masën e sigurisë “Arrest në burg” për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht shtetasin G.N., 37 vjeç, i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte Zheri, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Martin Zherit drejt Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali appeared first on Sinjali.

Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij

31 December 2025 at 19:23

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është nën presion në nisje të vitit 2026, pasi “Los Blancos” mbyllën vitin 2025 me tri fitore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit e shohin këtë periudhë si një seri “tre finale” për të vendosur të ardhmen e tij.

E para është ndeshja kundër Real Betis në Santiago Bernabeu, ku çdo dështim mund të rrisë distancën me Barcelonën. E dyta është gjysmëfinalja e Superkupës ndaj Atletico Madridit, ndeshje që mund të përcaktojë qëndrimin e tij në stol. Nëse kalon Atleticon, finalja kundër fituesit të Barcelona-Athletic Club do të jetë vendimtare.

Çdo humbje mund të kërcënojë qëndrimin e tij në Madrid, sidomos pas dëmtimit të Mbappé.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

31 December 2025 at 18:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është realizuar nga njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara nga ligjet gjermane. Pas arrestimit, me aktvendim nga prokurori kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për t’u ndjekur më pas me procedurat ligjore përkatëse.

Ky arrestim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

❌
❌