Normal view

Received — 14 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu paralajmëron udhëheqësit iranianë: Izraeli do të hakmerret në rast sulmi

JERUSALEM, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot udhëheqësit iranianë se Izraeli do të hakmerret në rast sulmi, ndërsa sulmet ajrore amerikane dhe iraniane rifilluan në një shkallë të paparë që nga armëpushimi i prillit.

“I them udhëheqjes iraniane që të mos jetë e qetë nëse na sulmoni (…)”, tha Netanyahu.

”Epoka kur mund të goditeshim pa një përgjigje vendimtare ka mbaruar”, theksoi Netanyahu në një konferencë, sipas një videoje të publikuar nga zyra e tij./ a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu paralajmëron udhëheqësit iranianë: Izraeli do të hakmerret në rast sulmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 12 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Zelensky dhe Netanyahu nderojnë senatorin amerikan Lindsey Graham

12 July 2026 at 17:12

UASHINGTON, 12 korrik /ATSH-DPA/ Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu, i bënë homazhe senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 71-vjeçare.

Zelensky e cilësoi Grahamin si “një mbrojtës të vërtetë të lirisë”, duke theksuar se ai ishte ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës në Uashington që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Sipas tij, senatori kishte vizituar Ukrainën dhjetë herë gjatë luftës dhe kishte qenë pranë popullit ukrainas në momentet më të vështira.  bëri të ditur se ishte takuar me Grahamin dy herë vetëm gjatë javës së fundit.

Zelenskyvlerësoi gjithashtu rolin e senatorit në nismat për afrimin e paqes, përfshirë përpjekjet për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë dhe sigurimin e mbështetjes dypartiake për Ukrainën në Kongresin amerikan. “Amerika dhe bota kanë humbur një lider të vendosur”, shkroi Zelensky, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Edhe Netanyahu shprehu dhimbjen për humbjen e Grahamit, duke e cilësuar atë si një nga miqtë më të afërt të Izraelit në Senatin amerikan.

“Senatori e kuptonte se siguria e Izraelit dhe e Shteteve të Bashkuara ishte e pandashme dhe se ia kishte kushtuar jetën mbrojtjes së Amerikës, forcimit të aleancës mes dy vendeve dhe mbështetjes së botës së lirë”, shkroi Netanyahu në mesazhin ngushëllues.

“Izraeli ka humbur një nga miqtë e tij më të mëdhenj. Amerika ka humbur një patriot të madh. Unë kam humbur një mik të dashur”, përfundoi Netanyahu. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zelensky dhe Netanyahu nderojnë senatorin amerikan Lindsey Graham appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 11 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Fidan: Politikat e Netanyahut, “barrë” për Izraelin dhe rajonin

ANKARA, 10 korrik /ATSH – AA/ Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të premten se politikat dhe qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu përbëjnë barrë për Izraelin, rajonin dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Nuk janë problem vetëm për ne. Politikat e qeverisë së Netanyahut janë barrë për Izraelin, barrë për rajonin dhe barrë e kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, tha Fidan në një intervistë për gazetën The National, me seli në Abu Dhabi.

Fidan përjashtoi mundësinë që retorika mes Ankarasë dhe Tel Avivit të përshkallëzohet në konflikt të hapur.

“Nuk ka asnjë arsye për një konflikt të hapur”, tha ai, duke shtuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan “është një lider i paqes dhe i urtësisë” dhe “nuk do të provokohet për t’u përfshirë në diçka të tillë”.

Ai tha se liderët evropianë kanë filluar ta kuptojnë rrezikun që paraqet Izraeli, por ende nuk kanë gjetur mënyrën për t’u përballur me këtë problem, duke paralajmëruar se përpjekjet për të destabilizuar përparimin në Siri mund ta përkeqësojnë situatën.

Fidan theksoi se vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur nga Rripi i Gazës për shkak të luftës në Gjirin Persik dhe shtoi se nevojitet presion më i madh ndërkombëtar ndaj Izraelit “që palestinezët të marrin më shumë ndihmë humanitare”.

Ai nënvizoi gjithashtu se Turqia ka një pozitë unike për të ndërmjetësuar konfliktet rajonale.  /os/

The post FOKUS – Fidan: Politikat e Netanyahut, “barrë” për Izraelin dhe rajonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – “Times of Israel”: Gjashtë në dhjetë izraelitë e shohin Netanyahun si të pabesueshëm

TEL AVIV, 10 korrik /ATSH -ANSA/ – Sipas një sondazhi të Channel 12, gjashtë nga dhjetë izraelitë nuk e konsiderojnë të besueshëm kryeministrin Benjamin Netanyahu, shkruan The Times of Israel.

Sondazhi tregon se 60% e izraelitëve nuk e shohin Netanyahun si një figurë të besueshme, ndërsa 38% thonë se kanë besim tek ai.

Në të kundërt, shumica e të anketuarve (54%) e konsiderojnë të besueshëm rivalin e tij kryesor, Gadi Eisenkot, ndërsa 29% nuk e shohin si të tillë.

Ish-kryeministri Naftali Bennett, i cili gjithashtu synon ta sfidojë Netanyahun dhe ta largojë nga pushteti, konsiderohet i pabesueshëm nga 53% e të anketuarve, ndërsa 41% shprehen se kanë besim tek ai.

Sondazhi tregon gjithashtu se pothuajse dy të tretat e izraelitëve thonë se ofensiva e fundit legjislative e koalicionit të Netanyahut, përfshirë projektligjet që synojnë t’u lejojnë burrave Haredi të vazhdojnë të shmangin shërbimin ushtarak, do të ndikojë në mënyrën se si ata do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme /os/

The post FOKUS – “Times of Israel”: Gjashtë në dhjetë izraelitë e shohin Netanyahun si të pabesueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 3 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu dhe Trump takohen së shpejti në SHBA

TEL AVIV, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, ranë dakord gjatë një bisede telefonike sot që të zhvillojnë një takim në SHBA në një të ardhme të afërt, njoftoi zyra e Netanyahut.

Sipas deklaratës, Netanyahu e uroi presidentin Trump për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, duke ritheksuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Kryeministri izraelit e përshkroi SHBA-në si një garant të lirisë globale, thuhet më tej në njoftim.

Marrëdhëniet mes Netanyahut dhe Trumpit kishin shfaqur tensione gjatë luftës me Iranin, pasi dy liderët dukeshin se kishin qëndrime të ndryshme mbi mënyrën se si duhej vepruar në rajon.

Zyra e Netanyahut nuk bëri të ditur një datë për takimin mes tyre./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu dhe Trump takohen së shpejti në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do ta sulmojë përsëri Iranin “nëse është e nevojshme”

TEL AVIV, 1 korrik /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se Izraeli do të godasë përsëri Iranin “nëse nevojitet”, duke u zotuar se Teherani “nuk do të ketë armë bërthamore”.

“Në Iran, ne shpëtuam veten nga bombat atomike,” pohoi Netanyahu në një intervistë me Channel 14 të Izraelit.

Vërejtjet e tij erdhën si një memorandum mirëkuptimi midis Washingtonit dhe Teheranit, i ndërmjetësuar nën ndërmjetësimin pakistanez, i hyrë në fuqi më 18 qershor pasi u nënshkrua në mënyrë elektronike nga presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai siguron një kornizë për përfundimin e konfliktit dhe adresimin e çështjeve të pazgjidhura midis Washingtonit dhe Teheranit përmes negociatave, duke përfshirë një ndërprerje të armiqësive, lehtësimin e sanksioneve, çështjen mbi programin bërthamor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe marrëveshjet më të gjera të sigurisë rajonale.

Izraeli ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin ndaj çdo marrëveshjeje me Teheranin dhe ka paralajmëruar rinisjen e sulmeve ndaj Iranit.   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do ta sulmojë përsëri Iranin “nëse është e nevojshme” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 18 June 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Trump i paqartë në mbështetjen për Netanyahun në zgjedhjet e ardhshme në Izrael

18 June 2026 at 20:20

TEL AVIV, 18 qershor /ATSH-DPA/ –  Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka konfirmuar ende nëse do ta mbështesë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Izrael.

Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, presidenti Trump deklaroi në një intervistë se ka gjasa ta mbështesë Netanyahun, por fillimisht dëshiron të shohë se cilët do të jenë kandidatët në garë.

Trump theksoi se ruan një marrëdhënie të mirë me Netanyahun, por shtoi se lideri izraelit duhet të veprojë “më me mençuri”.

Zgjedhjet për parlamentin izraelit, Knesset, nuk kanë ende një datë të caktuar, megjithëse sipas ligjit ato duhet të mbahen deri më 27 tetor të këtij viti.

Sondazhet aktuale tregojnë se koalicioni i djathtë fetar i Netanyahut rrezikon të humbasë shumicën parlamentare.

Muajt e fundit Trump ka shtuar kritikat publike ndaj kryeministrit izraelit.

Ai e ka cilësuar Netanyahun si një person “shumë të vështirë” dhe e ka akuzuar për mungesë gjykimi, ndërsa ka kritikuar edhe veprimet e ushtrisë izraelite në Liban.

Sipas raportimeve të gazetës “The Wall Street Journal”, mosmarrëveshjet mes dy liderëve po tensionojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet e tyre.

Burime qeveritare amerikane pretendojnë se Trump është irrituar nga insistimi i Netanyahut për zgjerimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht gjatë përpjekjeve të presidentit amerikan për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Trump i paqartë në mbështetjen për Netanyahun në zgjedhjet e ardhshme në Izrael appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 16 June 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu shpall kandidaturën për një mandat të ri kryeministror

15 June 2026 at 22:34

TEL AVIV, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme legjislative që pritet të mbahen në tetor, duke deklaruar se synon t’i fitojë ato.

Njoftimi vjen në një moment kur Izraeli po përballet me debate të forta politike dhe sfida të mëdha të sigurisë.

Netanyahu po kërkon një mandat të ri si kryeministër, por përballet me kundërshtime në rritje nga partitë opozitare dhe me kritika edhe brenda kampit të tij politik.

Kundërshtarët e akuzojnë për mënyrën se si ka menaxhuar konfliktet e fundit rajonale, përfshirë tensionet me Iranin dhe përplasjet me Hezbollahun në Liban.

Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni i udhëhequr nga Netanyahu mund ta ketë të vështirë të sigurojë shumicën parlamentare.

Megjithatë, opozita mbetet e fragmentuar dhe mund të përballet gjithashtu me vështirësi në formimin e një qeverie alternative.

Zgjedhjet e ardhshme konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të Izraelit, pasi do të zhvillohen pas luftërave dhe krizave të shumta që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit.

Fushata pritet të përqendrohet te siguria kombëtare, ekonomia dhe përgjegjësitë politike për ngjarjet që pasuan sulmin e 7 tetorit 2023./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu shpall kandidaturën për një mandat të ri kryeministror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 8 June 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Irani nuk do të ketë armë bërthamore, Hezbollahut i dhamë goditje të rënda

TEL AVIV, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Zjarri tani ka pushuar, sepse pasi goditëm regjimin terrorist në Teheran, ai ka ndaluar së na sulmuari. Izraeli ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe do ta ushtrojë atë sa herë që është e nevojshme, theksoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Një vit më parë, ne nisëm një sulm historik parandalues ​​kundër qëllimit të Iranit për të na shkatërruar me bomba atomike. Ne penguam këtë kërcënim të menjëhershëm dhe gjithashtu eliminuam diktatorin Khamenei. Nëse nuk do të kishim vepruar në kohë dhe me forcë, nuk do të ishim këtu sot. Dhe unë premtoj edhe një herë: Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, tha Netanyahu në një deklaratë për median.

“Ne gjithashtu vepruam me të njëjtën vendosmëri kundër Hezbollahut. Hezbollahu po planifikonte të pushtonte Galilenë me mijëra terroristë dhe, në të njëjtën kohë, të shkatërronte qytetet izraelite me 150,000 raketa dhe raketa. Edhe ky kërcënim u pengua dhe ne eliminuam Nasrallahun. Dua t’ju them se luftëtarët tanë të guximshëm po i japin goditje të rënda Hezbollahut”, shtoi ai.

“Ne vazhdojmë të shkatërrojmë të gjithë infrastrukturën e tyre terroriste në zonën e sigurt, duke përfshirë objektet e mëdha nëntokësore në vargmalin Beaufort. Ato janë aq të mëdha sa nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme”, përfundoi ai.    /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Irani nuk do të ketë armë bërthamore, Hezbollahut i dhamë goditje të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 4 June 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump: Luftimet Izrael-Hezbollah po pengojnë bisedimet e paqes me Iranin

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur atë “të çmendur” në një bisedë të tensionuar, ku janë përdorur edhe fjalë të rënda, raportoi AP.

Gjithashtu, presidenti Trump tha se ishte “pak i shqetësuar” që luftimet e Izraelit me militantët e Hezbollahut, në Liban po pengonin bisedimet e paqes me Iranin.

Megjithatë, Trump theksoi se pavarësisht tensioneve, marrëdhënia e tij me Netanyahun mbetet e fortë.

Ai tha se të dy e kuptojnë njëri-tjetrin si liderë “në kohë lufte” dhe se bashkëpunojnë mirë për çështje të sigurisë dhe rajonit.

“Ne kemi punuar shumë mirë së bashku. Më pëlqen Bibi dhe bashkëpunoj shumë mirë me të”, u shpreh Trump në një intervistë për CNBC.

Nga ana e tij, Netanyahu reagoi duke thënë se ai dhe Trump kanë ndonjëherë “mosmarrëveshje taktike”, por ndajnë të njëjtat objektiva kryesore.

Sipas tij, të dy liderët respektojnë njëri-tjetrin dhe gjithmonë gjejnë mënyra për të zgjidhur dallimet dhe për të vazhduar bashkëpunimin.

Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndërmjetësojnë bisedime, për një armëpushim më të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ndërsa konflikti është ndërlidhur edhe me përplasje më të gjera me Iranin.

Sipas raportimeve, këto luftëra dhe tensione rajonale po e komplikojnë procesin e paqes dhe po ndikojnë edhe në ekonominë globale, për shkak të rritjes së pasigurisë dhe çmimeve të energjisë.

Në Liban, pavarësisht një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, luftimet kanë vazhduar.

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një kuadër të ri sigurie, që përfshin krijimin e zonave pilot, ku Hezbollahu do të ndalohet, si dhe rritjen e rolit të ushtrisë libaneze në kontrollin e këtyre zonave.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes mbetet i paqartë dhe i brishtë.

Sulmet ajrore dhe përplasjet kanë vazhduar në disa zona të Libanit jugor dhe pranë qyteteve kryesore, duke shkaktuar viktima dhe zhvendosje të mëdha të popullsisë.

Konflikti ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe mbi një milion të zhvendosur, ndërsa situata humanitare përkeqësohet.

Ndërkohë, tensionet politike po rriten edhe në SHBA, ku Kongresi ka miratuar, për herë të parë, një rezolutë që synon të kufizojë veprimet ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, duke sfiduar kompetencat e presidentit.

Trump ka sinjalizuar se mund të mos e pranojë një kufizim të tillë, në rolin e tij si komandant i përgjithshëm.

Në përgjithësi, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, situata mbetet e paqëndrueshme, me negociata të vazhdueshme dhe luftime që vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në rajon. //a.i/

The post SHBA – Trump: Luftimet Izrael-Hezbollah po pengojnë bisedimet e paqes me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 June 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump: Netanyahu pranon të mos dërgojë trupa në Bejrut, pas bisedës mes tyre

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ –  Presidenti i amerikan, Donald Trump, deklaroi  sot se kishte ndërhyrë për të ulur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke bërë të ditur se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord të mos dërgonte trupa në Bejrutin jugor.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump tha se pas një bisede që e cilësoi “shumë produktive” me Netanyahun, trupat izraelite që ishin nisur drejt kryeqytetit libanez janë kthyer mbrapsht. Ai shtoi se ka zhvilluar kontakte edhe me përfaqësues të Hezbollahut dhe se grupi libanez është zotuar të ndalojë sulmet ndaj Izraelit, ndërsa Izraeli nuk do të ndërmarrë veprime të reja ushtarake kundër tij.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm. Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se mund të hapë “fronte të reja” në rajon në përgjigje të ofensivës izraelite në Liban dhe Gaza.

Sipas medieve shtetërore iraniane, Teherani e konsideron tejkalimin e “vijave të kuqe” në këto territore si një hap drejt një lufte të drejtpërdrejtë. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të ruajnë presionin mbi rrugët strategjike të transportit të energjisë, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

Ndërkohë, presidenti Trump u shpreh se nuk është i shqetësuar nga njoftimet se Irani ka pezulluar bisedimet indirekte me SHBA-në. Në intervista për mediet amerikane, ai tha se palët kanë folur mjaftueshëm dhe se një periudhë heshtjeje mund të jetë më e dobishme sesa vazhdimi i negociatave pa rezultate konkrete.

Sipas tij, Uashingtoni nuk ka ndërmend të përshkallëzojë menjëherë situatën ushtarakisht, por do të vazhdojë të mbajë presionin ndaj Teheranit.

Mediet izraelite raportuan gjithashtu se Trump dhe Netanyahu zhvilluan sot një bisedë telefonike, ndërsa përpjekjet diplomatike për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë rajonal vazhdojnë. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump: Netanyahu pranon të mos dërgojë trupa në Bejrut, pas bisedës mes tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 13 May 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu kreu vizitë sekrete në EBA gjatë luftës me Iranin

TEL AVIV, 13 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar në fshehtësi Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe është takuar me presidentin Mohammed bin Zayed pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit, njoftoi sot zyra e liderit izraelit.

“Kjo vizitë ka çuar në një përparim historik në marrëdhëniet mes Izraelit dhe EBA-së”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Tashmë ka pasur raporte për vizita të mëparshme sekrete të Netanyahut në shtetin e Gjirit dhe telefonata zyrtare mes të dy palëve.

Sistemi “Kupola e Hekurt” i Izraelit u përdor në Emirate

Ambasadori amerikan në Izrael konfirmoi dje se sistemi izraelit i mbrojtjes raketore “Kupola e Hekurt” u përdor në EBA gjatë luftës me Iranin, gjatë së cilës Teherani sulmoi shtetet e Gjirit, aleate të SHBA-së.

“Izraeli dërgoi bateri të sistemit “Kupola e Hekurt” si dhe ushtarë që ndihmuan në përdorimin e tyre”, tha ambasadori Mike Huckabee në një konferencë në Universitetin e Tel Avivit.

Pas Izraelit, EBA u godit më rëndë nga sulmet iraniane me raketa dhe dronë, sipas “think tank-ut” izraelit INSS.

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi të ashtuquajturat Marrëveshje të Abrahamit në vitin 2020 gjatë mandatit të tij të parë, duke bërë që EBA, Bahreini, Maroku dhe Sudani të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Naftali Bennett, i cili ishte atëherë kryeministër, vizitoi zyrtarisht Emiratet në vitin 2021, duke u bërë kryeministri i parë izraelit që e ndërmerrte këtë hap. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu kreu vizitë sekrete në EBA gjatë luftës me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 3 May 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për të diskutuar armëpushimin në Iran dhe Gaza

TEL AVIV, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbledhur kabinetin e tij të sigurisë, duke vendosur në axhendë ndërprerjen e mundshme të armëpushimit në Iran dhe Gaza.

Sipas Times of Israel, takimi do të mbahet sot dhe vjen pas deklaratave të fundit të Donald Trump, i cili përsëriti kërcënimin e një sulmi ndaj Iranit nëse procesi i vështirë i negociatave dështon.

Por, sipas Kan, takimi do të diskutojë gjithashtu një përfundim të mundshëm të armëpushimit me Hamasin në Rripin e Gazës.

“Hamasi nuk po respekton marrëveshjen e çarmatimit” siç është rënë dakord në armëpushimin e tetorit të kaluar, i tha Kan një burim izraelit.  /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për të diskutuar armëpushimin në Iran dhe Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 26 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu reagon ndaj të shtënave në darkën e korrespondentëve: I tronditur nga atentati ndaj Trump

26 April 2026 at 12:00

TEL AVIV, 26 prill /ATSH/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Sara ishin “të tronditur” nga atentati ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump, gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, në hotelin “Washington Hilton”, raportoi BBC.

“Unë dhe Sara u tronditëm nga atentati ndaj presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington. Jemi të lehtësuar që presidenti dhe Zonja e Parë, Melania Trump janë shëndoshë e mirë. I dërgojmë urimet tona më të mira dhe shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të policisë dhe përgëzojmë Shërbimin Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shkroi Netanyahu në një mesazh në rrjetin social X.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe drejtues të tjerë të lartë amerikanë u evakuuan nga darka vjetore e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, pas një kërcënimi të paqartë që rezultoi me të shtëna arme.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi jashtë sallës së banketit në hotelin “Washington Hilton”, ku presidenti dhe të ftuarit po prisnin të fillonin aktivitetin.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit konfirmoi se një person kishte hapur zjarr.

Nuk u raportuan viktima, ndërsa një efektiv policie u godit në jelekun antiplumb dhe pritet të jetë jashtë rrezikut.

Pas të shtënave, forcat e Shërbimit Sekret dhe agjenci të tjera të sigurisë rrethuan menjëherë zonën.

Qindra të pranishëm, përfshirë gazetarë, figura publike dhe zyrtarë të lartë, u futën poshtë tavolinave përpara se të evakuoheshin.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan pesë deri në tetë të shtëna.

Presidenti Trump u shoqërua jashtë sallës nga agjentët e sigurisë.

Gjatë largimit ai u pengua për një moment, por u ndihmua menjëherë.

Garda Kombëtare mori pozicione brenda ndërtesës, ndërsa hyrje-daljet u kufizuan përkohësisht.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe sekretari amerikani Shtetit, Marco Rubio, mes shumë drejtuesve të tjerë të administratës.

Ngjarja çoi në anulimin e menjëhershëm të darkës, e cila pritet të riplanifikohet.

Presidentja e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Weijia Jiang, deklaroi se eventi do të zhvillohet sërish në një datë tjetër.

Prokurorja federale, Jeanine Pirro publikoi një video nga vendngjarja, duke konfirmuar se Shërbimi Sekret kishte marrë kontrollin e plotë të ndërtesës dhe se autoritetet lokale, përfshirë kryetaren e bashkisë Muriel Bowser, ishin nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pak kohë para se të niste darka tradicionale, një event i rëndësishëm i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku zakonisht marrin pjesë presidenti amerikan, gazetarë dhe personalitete të njohura, duke reflektuar marrëdhënien shpesh të tensionuar mes politikës dhe medias. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu reagon ndaj të shtënave në darkën e korrespondentëve: I tronditur nga atentati ndaj Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 24 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanjahu: U diagnostikova nga kanceri i prostatës dhe jam shumë mirë

TEL AVIV, 24 prill /ATSH/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se u diagnostikua nga kanceri i prostatës, shruan foxnews.com.

Sipas kryeministrit sëmundja u zbulua në një fazë shumë të hershme dhe u trajtua plotësisht.

Ai shton se tumori nuk tregoi përhapje dhe, pas trajtimit të synuar, tani e përshkruan shëndetin e tij si “të shkëlqyer”.

Netanyahu kërkoi një shtyrje të raportit të tij mjekësor që të mos publikohet gjatë kulmit të luftës.   /os/

The post TEL AVIV – Netanjahu: U diagnostikova nga kanceri i prostatës dhe jam shumë mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

HUNGARI- Magyar: Kush kërkohet nga ICC do arrestohet, përfshirë edhe Netanyahun

BUDAPEST, 21 prill /ATSH/ – Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka deklaruar se do të pengojë tërheqjen e Budapestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), shkruan corriere.it.

“Kjo do të thotë se personat e kërkuar nga ky institucion do të arrestoheshin nëse do të hynin në vend. Mes tyre do të ishte edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu”, theksoi ai.

“Besoj se nëse një vend është anëtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një person i kërkuar nga kjo gjykatë hyn në territorin tonë, atëherë ai person duhet të arrestohet”, është shprehur Magyar.  /os/

The post HUNGARI- Magyar: Kush kërkohet nga ICC do arrestohet, përfshirë edhe Netanyahun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 16 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Sulme pa pushim ndaj Hezbollahut dhe në gatishmëri për çdo skenar me Iranin

TEL AVIV, 15 prill /ATSH-ANSA/ – Forcat tona vazhdojnë të godasin Hezbollahun dhe jemi në prag të kapjes së kreut të tyre Bint Jbeil, deklaroi .kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë video.

”Dje, unë udhëzova IDF-në që të vazhdojë të forcojë zonën e sigurisë”, shtoi ai.

”Miqtë tanë amerikanë na mbajnë vazhdimisht të informuar mbi bisedimet me Iranin. Objektivat tona janë të njëjta. Në rast të rifillimit të luftimeve, ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, shtoi ai.  /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Sulme pa pushim ndaj Hezbollahut dhe në gatishmëri për çdo skenar me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 10 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu përjashton Spanjën nga qendra e koordinimit për armëpushimin në Gaza

10 April 2026 at 16:56

TEL AVIV, 10 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Spanjën për armiqësi ndaj vendit të tij dhe njoftoi përjashtimin e Madridit nga mekanizmi ndërkombëtar i mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

“Spanja ka zgjedhur të jetë vazhdimisht kundër Izraelit (…) Ata që sulmojnë shtetin e Izraelit në vend që të përballen me regjimet terroriste nuk do të jenë partnerët tanë për të formësuar të ardhmen e rajonit”, deklaroi Netanyahu në një video-mesazh.

Ai akuzoi Madridin për “hipokrizi” dhe “armiqësi”, duke pretenduar se po “shpif ndaj ushtarëve të ushtrisë izraelite”.

Netanyahu bëri të ditur se ka urdhëruar përjashtimin e përfaqësuesve spanjollë nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat, e ngritur nën mbikëqyrjen amerikane për të monitoruar armëpushimin që hyri në fuqi më 10 tetor mes Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Gaza.

Qendra e Koordinimit Ushtarako-Civil (CCMC) është një strukturë mbikëqyrëse nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që monitoron armëpushimin e brishtë dhe koordinon shpërndarjen e ndihmave humanitare në territorin e shkatërruar nga dy vite luftë.

Përveç rreth 200 ushtarakëve amerikanë, në këtë mekanizëm marrin pjesë edhe përfaqësues nga disa vende, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Spanjës janë përkeqësuar ndjeshëm që prej njohjes nga Madridi të një shteti palestinez në vitin 2024, ndërsa të dy vendet kanë tërhequr ambasadorët përkatës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, një ndër kritikët më të ashpër të ofensivës izraelite në Gaza, është shprehur gjithashtu kundër fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, të nisur më 28 shkurt.

Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në këtë konflikt dhe ka cilësuar “të papranueshme” vazhdimin e operacioneve izraelite në Liban pas armëpushimit të arritur mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Spanja vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin vetëm në vitin 1986, pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, i cili nuk e kishte njohur kurrë shtetin izraelit dhe mbante lidhje më të afërta me vendet arabe./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post IZRAEL – Netanyahu përjashton Spanjën nga qendra e koordinimit për armëpushimin në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 9 April 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Irani të heqë uraniumin e pasuruar ose të përballet me rifillimin e luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se çdo uranium i pasuruar që mbetet në Iran duhet të largohet nga vendi përmes një marrëveshjeje, ose përmes rifillimit të veprimeve ushtarake, transmeton Anadolu.

“Materiali i pasuruar që ende mbetet do të largohet nga Irani. Do të largohet ose me marrëveshje ose përmes rifillimit të luftimeve”, tha Netanyahu në deklarata të transmetuara në televizion dhe të publikuara nga gazeta Yedioth Ahronoth.

Ai pretendoi se një armëpushim i përkohshëm me Iranin “nuk është fundi i luftës, por një ndalesë në rrugën drejt” arritjes së objektivave të Izraelit, duke theksuar se Izraeli është i gatshëm të rifillojë luftimet “në çdo moment të nevojshëm”.

Netanyahu gjithashtu pretendoi se Irani po hyn në negociata nga një pozicion i dobësuar, duke këmbëngulur se Izraeli ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kapacitetet ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Sa i përket Libanit, Netanyahu tha se Izraeli këmbëngul që çdo armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun.

Dje, SHBA dhe Irani njoftuan armëpushim dyjavor që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Washingtoni dhe Tel Avivi kundër Teheranit më 28 shkurt, e cila ka lënë mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Ndërmjetësuesit pakistanezë thanë se armëpushimi përfshin Libanin, ndërsa Netanyahu tha se nuk përfshihet. Hezbollah deri tani i është përmbajtur armëpushimit, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Sot, ushtria izraelite nisi një valë sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Libanin, sipas Mbrojtjes Civile libaneze duke vrarë të paktën 254 persona dhe duke plagosur 1.165 të tjerë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollah më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024.   /os/

The post IZRAEL – Netanyahu: Irani të heqë uraniumin e pasuruar ose të përballet me rifillimin e luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 26 March 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Eliminuam fizikisht personin që mbylli Ngushticën e Hormuzit

TEL AVIV, 26 mars /ATSH-ANSA/ –  Ne do të vazhdojmë të godasim me forcë objektivat e regjimit terrorist iranian. Mbrëmë, ne eliminuam komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

‘’Ky njeri ka shumë gjak në duar dhe, për më tepër, ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Netanyahu në një video.

“Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit midis nesh dhe aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara, me qëllimin e përbashkët për të arritur objektivat e luftës”, shtoi ai.  /os/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu: Eliminuam fizikisht personin që mbylli Ngushticën e Hormuzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌