Normal view

Received — 19 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Merz: Të gjendet një zgjidhje diplomatike në konfliktin Iran-Izrael

BERLIN, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Biseda, e cila u zhvillua të mërkurën vonë në mbrëmje, zgjati rreth 20 minuta”, sipas burimeve qeveritare.

Merz shprehu mirëkuptim për kërcënimin që paraqet për Izraelin dhe këmbënguli në nevojën për të ndaluar programin bërthamor të Iranit dhe për ta vënë konfliktin nën kontroll.

U diskutua gjithashtu edhe lufta në Gaza.

Merz iu referua deklaratës nga samiti i Grupit të Shtatë (G7) në Kanada të hënën, i cili bëri thirrje për një armëpushim.

Në samit, Merz shprehu gjithashtu “respektin e tij të thellë” për guximin e Izraelit në ndërmarrjen e veprimeve kundër programit bërthamor të Iranit.

Sulmet midis Izraelit dhe Iranit vazhduan për të shtatën ditë të enjten, ndërsa mbetet pasiguria nëse Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bashkohen në konflikt në anën e Izraelit./   /os/

The post FOKUS – Merz: Të gjendet një zgjidhje diplomatike në konfliktin Iran-Izrael appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu urdhëron ushtrinë të shtojë sulmet ndaj Iranit

TEL AVIV, 19 qershor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të shtojë sulmet ndaj Iranit pas hakmarrjes së Teheranit mëngjesin e sotëm.

Netanyahu bëri një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me sulmin hakmarrës të Iranit me raketa mëngjesin e sotëm që goditi disa pika në Tel Aviv dhe rrethinat e tij.

Duke kërcënuar qeverinë e Teheranit, Netanyahu tha se zyrtarët iranianë “do ta paguajnë çmimin”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, bëri gjithashtu kërcënime të ngjashme në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ai tha se sulmet e Iranit mëngjesin e sotëm “përbëjnë krim lufte”.

Katz pohoi se udhëheqësi iranian, Ali Khamenei “do ta paguajë çmimin”.

Katz tha se ai dhe Netanyahu e kanë urdhëruar ushtrinë izraelite të shtojë sulmet ndaj Iranit.

Irani u hakmor me raketa kundër Izraelit këtë mëngjes në përgjigje të sulmeve izraelite.

Pretendohet se në këtë sulm, raketat goditën drejtpërdrejt disa ndërtesa në Tel Aviv, Ramat Gan, Holon dhe në jug të qytetit Beersheba dhe se raketa që kishte në shënjestër Beersheban ra mbi spitalin “Soroka”.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran si dhe komandën e lartë ushtarake.

Ndërkohë që shefi i Shtabit të Iranit, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme, numri total i viktimave civile u njoftua se ishte 224.

Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.

Shumë vende, veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin./   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu urdhëron ushtrinë të shtojë sulmet ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 18 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump nxit Netanyahun të vazhdojë linjën kundër Iranit

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se kishte nxitur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të qëndronte në linjën e tij në lidhje me Iranin.

Kur u pyet se çfarë i kishte komunikuar Netanyahut, Trump u tha gazetarëve “unë i thashë vazhdo”.

Ai shtoi se flet me Netanyahun çdo ditë.

“Ai është një njeri i mirë”, theksoi Trump.

Kur u pyet nëse i kishte treguar Netanyahut se kishte ndërmend ta ndihmonte Izraelin më shumë se më parë, Trump u përgjigj “jo”.

Kryeministri i Izraelit po e bënte punën e tij mirë deri më tani, sipas Trumpit.

Ushtria amerikane e mbështet Izraelin në mbrojtjen e tij.

Megjithatë, qeveria amerikane deri më tani ka theksuar se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në luftimet midis Izraelit dhe Iranit.

Lidhur me qasjen e tij ndaj Iranit, Trump u pyet gjithashtu nëse i kishte dhënë vendit një ultimatum.

Pas një pauze të shkurtër, presidenti i SHBA-së u përgjigj se “ndoshta mund ta quani ultimatumin përfundimtar”./ /os/

The post SHBA – Trump nxit Netanyahun të vazhdojë linjën kundër Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 15 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për sulmet kundër civilëve

TEL AVIV, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për sulmet e tij të qëllimshme ndaj qytetarëve izraelitë, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa vizitoi vendin e një sulmi me raketa iraniane që shkaktoi të paktën gjashtë viktima.

“Ne do ta arrijmë qëllimin tonë dhe do t’u japim një goditje të rëndë. Ata do ta ndiejnë forcën e krahut tonë”, tha Netanyahu në Bat Yam në jug të Tel Avivit, sipas deklaratave të publikuara nga zyra e tij.

Dy fëmijë ishin midis gjashtë të vrarëve nga një raketë iraniane që goditi një bllok banimi në qytet në orët e para të së dielës.

Punonjësit e emergjencës po kërkonin në rrënoja për shtatë fëmijë që mbeten të zhdukur.

“Ne jemi këtu, sepse jemi në një luftë ekzistenciale që është e dukshme për çdo qytetar izraelit. Vetëm mendoni se çfarë do të ndodhte nëse Irani do të kishte armë bërthamore që mund t’i lëshonte ndaj qytetarëve izraelitë”, tha kryeministri.

Sipas raporteve zyrtare izraelite, të paktën 13 persona janë vrarë dhe 390 të tjerë janë plagosur nga veprimet iraniane në përgjigje të sulmeve izraelite që nga orët e para të së premtes.

”Irani që atëherë ka nisur një tjetër breshëri raketash ndaj objektivave në Izrael”, sipas raportimeve të agjencisë iraniane të lajmeve Fars./  a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu: Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për sulmet kundër civilëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 13 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Goditëm zemrën e programit bërthamor të Iranit

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli kishte goditur “zemrën e programit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe përpjekjet e tij për të zhvilluar një armë bërthamore”.

Ai shtoi se sulmi kishte në shënjestër objektin kryesor të pasurimit në Natanz, si dhe shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë të përfshirë në zhvillimin e bombës dhe thelbin e programit të raketave balistike të vendit.

IDF po përgatitet për mundësinë e bombardimeve të rënda nga Jemeni dhe Libani, si dhe operacione nga Siria nga milicitë pro-iraniane.

”Pjesa më e madhe e operacionit po kryhet nga Forcat Ajrore, por Komanda e Frontit të Brendshëm dhe Komanda Veriore janë në gatishmëri të lartë”, theksoi ai. /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Goditëm zemrën e programit bërthamor të Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 23 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu akuzon Starmer për nxitje të luftës së Hamasit

LONDER, 23 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar homologun e tij britanik, Keir Starmer për “nxitjen e Hamasit”, pasi Starmer iu bashkua udhëheqësve të Francës dhe Kanadasë në thirrjen për ndalimin e ofensivës ushtarake të Izraelit dhe dhënien fund të kufizimeve të ndihmës humanitare.

Këtë javë, Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney dënuan veprimet “e shëmtuara” të qeverisë izraelite në Gazë, duke paralajmëruar se Britania e Madhe dhe aleatët do të ndërmerrnin “veprime konkrete” nëse Netanyahu nuk ndryshonte kurs.

Në një postim në X dje në mbrëmje, kryeministri izraelit tha se Hamasi donte të “shkatërronte shtetin hebre” dhe “të zhdukte popullin hebre”.

“I them presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë”, tha Netanyahu.

“Me kërkesën e tyre – të mbushur me kërcënime për sanksione kundër Izraelit dhe jo Hamasit – këta tre udhëheqës në fakt po kërkojnë që Hamasi të mbetet në pushtet”, shtoi ai.

Netanyahu tha se veprimet e udhëheqësve nuk po avanconin paqen, por po e nxisnin Hamasin të vazhdonte luftën përgjithmonë.

Deklaratat e udhëheqësit izraelit vijnë pasi dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u vranë në Uashington. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu akuzon Starmer për nxitje të luftës së Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Gati për një armëpushim të përkohshëm

TEL AVIV, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një konferencë për shtyp në Jerusalem se qëllimet e luftës ishin të ndërlidhura dhe se Izraeli “është gati për një armëpushim të përkohshëm, nëse lind mundësia”.

Sipas tij, “patjetër që ka edhe 20 pengje të tjerë gjallë dhe deri në 38 pengje të vdekur dhe se nuk mund ta pranojmë një krizë humanitare në Gaza’’.

‘’Ne e dimë që Hamasi plaçkit një pjesë të konsiderueshme të ndihmës dhe e shet pjesën tjetër me çmime të fryra për të financuar ushtrinë e tij terroriste’’, theksoi ai.

“Ne i eliminojmë ata dhe ata rekrutojnë. Në fund të operacionit ‘Tanket e Gideonit’, të gjitha zonat e Rripit të Gazës do të jenë nën kontrollin e sigurisë izraelite dhe Hamasi do të mposhtet’’, theksoi Netanyahu në një konferencë për shtyp.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ishte gati t’i jepte fund luftës “nën kushte të qarta që do të siguronin sigurinë e Izraelit”.

Në konferencën e tij të parë për shtyp në 163 ditë, ai renditi kërkesat për t’i dhënë fund konfliktit: ‘’Të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi, Hamasi të dorëzojë armët, udhëheqja e tij të dëbohet nga Rripi, Gaza të çmilitarizohet plotësisht dhe ne zbatojmë planin e Trump”./   /os/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu: Gati për një armëpushim të përkohshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 20 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – BE & BM: Situata në Rripin e Gazës e papranueshme

LONDËR, 19 maj /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE-së dhe kryeministri britanik Keir Starmer kritikuan sot ashpër qeverinë izraelite për veprimet e saj në Rripin e Gazës, duke e përshkruar situatën si “të papranueshme”.

Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, kërkoi që Izraeli të ndalojë operacionet e tij ushtarake, ndërsa i bëri thirrje gjithashtu Hamasit të lirojë menjëherë të gjithë pengjet e mbetura.

Ai theksoi se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon.

Duke i bërë jehonë vërejtjeve të Costas, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, riafirmoi qëndrimin e bllokut kur tha se “jemi të bindur se e vetmja zgjidhje është zgjidhja me dy shtete”.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihma humanitare për civilët nuk duhet të politizohet kurrë.
Starmer tha se situata në Gaza ishte “vërtet serioze, e papranueshme, e patolerueshme”, duke shtuar se diskutimet ishin duke u zhvilluar në nivelin e krerëve të shteteve për të gjetur një zgjidhje.

Udhëheqësit po i përgjigjeshin një pyetjeje në një konferencë për shtyp në Londër nëse situata në Gaza mund të klasifikohej si gjenocid.

Komentet e tyre pasuan planet e konfirmuara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se qeveria e tij po ndiqte një pushtim të plotë të rripit bregdetar.

Disa ditë më parë, Izraeli nisi një ofensivë të madhe me sulme ajrore masive dhe vendosjen e trupave tokësore./ /os/

The post FOKUS – BE & BM: Situata në Rripin e Gazës e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 19 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Do të pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës

TEL AVIV, 19 maj /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës pas vendimit të marrë në një mbledhje të kabinetit mbrëmë për të lejuar kalimin e “sasive bazë të ushqimit për të parandaluar urinë” në Gaza.

Në një video të postuar nga llogaria e tij në median sociale, Netanyahu iu përgjigj ministrave që kritikuan rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza dhe pranoi se ndodheshin nën presion për të lejuar kalimin e ndihmës.

Ai për herë të parë tha se do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës. “Ne do ta pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës. Do të sjellim ndihma sepse po i afrohemi vijës së kuqe”, tha Netanyahu.

Duke pranuar se shkaktuan katastrofë të madhe me vendimin për të bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, Netanyahu tha se ata nuk do të merrnin asnjë mbështetje në këtë pikë. “Nuk duhet të arrijmë në pikën e vdekjes nga uria”, shtoi kryeministri izraelit.

Netanyahu mbron idenë e tij se ndihmat kanë mbërritur te Hamasi dhe se ata e kishin ndaluar rrjedhën e ndihmave për këtë arsye. Netanyahu theksoi se me SHBA-në kanë vendosur të krijojnë mekanizëm të ndryshëm, ku ushtria izraelite do të ofrojë sigurinë e ndihmave në pikat e shpërndarjes që do të krijohen dhe se kompanitë amerikane do të sigurojnë shpërndarjen e saj.

Netanyahu shtoi se po punojnë për të krijuar këto pika, por meqenëse do të duhet kohë për t’i vendosur ato, ndihmat do të shpërndahen në mënyrën e vjetër deri më 24 maj dhe se ushtria izraelite do të “marrë kontrollin” e pikave ku shpërndahet ndihma.

Ai deklaroi se ata janë përballur me presion ndërkombëtar për çështjen e dërgimit të ndihmës humanitare në Gaza.

“Po i afrohemi vijës së kuqe, humbjes së kontrollit dhe pastaj gjithçka do të shembet. Miqtë tanë, senatorë që janë mbështetës të zjarrtë të Izraelit, erdhën tek unë dhe thanë se do të na jepnin të gjithë ndihmën që mundnin për të arritur fitoren. ‘Armë, mbështetje për eliminimin e Hamasit, mbrojtje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ka një gjë që nuk mund ta durojmë dhe kjo është pamja e urisë masive. Nuk mund t’ju mbështesim kështu thanë ata'”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri izraelit potencoi se do të lejojnë që sasitë bazë të ushqimit dhe ilaçeve të hyjnë në Rripin e Gazës derisa mekanizmi i ri të vendoset në zbatim.  /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Do të pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 14 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Kritikat e Macron shpërblejnë terrorizmin

TEL AVIV/PARIS, 14 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është përgjigjur kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, Netanyahu tha se Macron po kërkonte sërish që Izraeli të dorëzohej dhe të shpërblente terrorizmin.

Më herët, Macron kritikoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, siç ka bërë shpesh në të kaluarën.

“Macron ka zgjedhur sërish të qëndrojë në krah të një organizate terroriste islamike vrasëse, duke akuzuar Izraelin për shpifje antisemite”, sipas deklaratës.

Shpifjet i referohen akuzave të rreme antisemite që janë bërë kundër hebrenjve që nga Mesjeta.

Netanyahu tha se Izraeli ka luftuar një luftë për ekzistencën e tij në disa fronte pas masakrës së Hamasit më 7 tetor 2023. Dhjetëra qytetarë francezë u vranë dhe u rrëmbyen gjithashtu në atë kohë.

“Ajo që po bën aktualisht qeveria e Benjamin Netanyahu është e papranueshme. Ndihma humanitare nga Franca dhe vende të tjera për popullin e Gazës po bllokohet nga Izraeli”, tha të martën Macron për kanalin francez “TF1”.

“Ky është një turp. Franca gjithmonë e ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por gjithashtu e ka bërë të qartë se zgjidhja nuk qëndron në sulme pa kriter ndaj Rripit të Gazës”, shtoi presidenti francez.

Izraeli nuk ka lejuar asnjë dërgesë të ndihmave në Rripin e Gazës që nga fillimi i marsit.

Vendi ka akuzuar Hamasin për rishitjen e furnizimeve të ndihmës për fitime – për të financuar luftëtarët dhe ushtrinë e tij.

Ushtria izraelite tha se civilët nuk kanë qenë në shënjestër në sulmet e saj.

Autoritetet shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi thanë se dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë në luftë.

Informacioni i dhënë nga të dyja palët aktualisht nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu: Kritikat e Macron shpërblejnë terrorizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 1 May 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Shkatërrimi i Hamasit është më i rëndësishëm sesa lirimi i pengjeve

TEL AVIV, 1 maj /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit, e ka përshkruar fitoren ndaj Hamasit si qëllimin më të rëndësishëm në luftën e Gazës sesa kthimin e pengjeve, sipas raporteve të mediave izraelite.

Lirimi i të rrëmbyerve është një qëllim shumë i rëndësishëm, por ka një qëllim superior, sipas “Times of Israel”.

“Objektivi suprem është fitorja ndaj armiqve tanë dhe këtë do ta arrijmë”, tha ai në një aktivitet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite, 24 pengje dhe 35 trupa të të rrëmbyerve ende mbahen në Rripin e Gazës.

Të afërmit e pengjeve e kanë akuzuar prej kohësh Netanyahun se po rrezikon jetën e të rrëmbyerve me operacionin ushtarak për të shkatërruar Hamasin, një grup islamist palestinez.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, motoja e të cilit është “Sillini në shtëpi tani”, reagoi i tronditur ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit.

“Kthimi i të rrëmbyerve nuk duhet të jetë më pak i rëndësishëm, dhe gjithashtu një përparësi kryesore për qeverinë izraelite”, tha ai në një deklaratë. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Shkatërrimi i Hamasit është më i rëndësishëm sesa lirimi i pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 5 April 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu do të takohet me Trump në Uashington në përpjekje për të ndryshuar tarifat

5 April 2025 at 17:41

TEL AVIV, 5 prill /ATSH/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të vizitojë të hënën Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar tarifat gjithëpërfshirëse të shpallura së fundmi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, thanë sot zyrtarët izraelitë dhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas “Reuters”

Ky do të jetë udhëtimi i katërt i Netanyahut në Uashington që nga fillimi i luftës në Gazë dhe i dyti që kur Trump mori detyrën në janar.

Vizita do ta bënte gjithashtu Netanyahun liderin e parë të huaj që negocioi personalisht me Trump mbi politikën e re gjithëpërfshirëse të tarifave të presidentit amerikan, e cila përfshinte një tarifë 17% për mallrat izraelite.

Zyra e Netanyahut nuk e ka konfirmuar vizitën, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe tre zyrtarë izraelitë konfirmuan udhëtimin për “Reuters”.

“Ftesa e papritur e Trump erdhi gjatë një telefonatë të enjten me Netanyahun, i cili aktualisht ndidhet në një vizitë në Hungari, ku lideri izraelit diskutoi çështjen e tarifave”, sipas zyrtarëve izraelitë që folën në kushte anonimiteti.

Faqja e lajmeve “Axios” raportoi fillimisht, udhëtimin e planifikuar, duke thënë se të dy udhëheqësit kishte të ngjarë të diskutonin edhe luftën në Gazë dhe krizën bërthamore të Iranit.

Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce tha dje se sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio kishte folur me Netanyahun për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

“Ata diskutuan situatën në Gazë dhe vendosmërinë e administratës për të liruar pengjet në Gazë dhe tarifat e shpallura së fundmi”, tha Bruce.

“Trump bisedoi gjithashtu me përfaqësues nga Izraeli, India dhe Vietnami për të negociuar marrëveshjen tregtare duke synuar lehtësimin e tarifave të propozuara për ato vende përpara se taksat të hynin në fuqi javën e ardhshme”, raportoi CNN. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu do të takohet me Trump në Uashington në përpjekje për të ndryshuar tarifat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 3 April 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Scholz: Nuk mund ta imagjinojë Netanyahun të arrestohet në Gjermani

3 April 2025 at 17:01

BERLIN, 3 prill /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai nuk mund ta imagjinonte ekzekutimin e një urdhërarresti kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një vizite të tij në Gjermani.

Deklarata e Scholz erdhi si përgjigje ndaj pyetjeve të një gazetari pas mbërritjes së Netanyahut në Budapest – udhëtimi i tij i parë në Evropë – që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​urdhërarrestin në nëntor lidhur me veprimet e qeverisë izraelite në Gazë.

Hungaria njoftoi sot planet për t’u tërhequr nga vendimi i ICC-së, me qendër në qytetin holandez të Hagës.

Në një konferencë për shtyp në Berlin së bashku me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, Scholz tha se qeveria gjermane e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me arrestimin e Netanyahut.

“Nuk mund ta imagjinoj se do të ketë një arrestim në Gjermani”, tha kancelari gjerman në largim.

Vendimi i Hungarisë, megjithatë u kritikua nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, Baerbock tha se ishte një ditë e keqe për të drejtën penale ndërkombëtare.

“Në Evropë, askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen për të gjitha fushat e ligjit”, shtoi ajo.

Pasardhësi i supozuar i Scholz – lideri konservator Friedrich Merz, ka thënë tashmë se po kërkon mënyra për të pritur Netanyahun në Berlin pa shkelur ligjin ndërkombëtar.

Traktati themelues i ICC-së, i njohur si Statuti i Romës, kërkon që shtetet anëtare të zbatojnë urdhrat e gjykatës.

Si shtete anëtare të gjykatës, Hungarisë dhe Gjermanisë u kërkohet zyrtarisht të arrestojnë Netanyahun nëse ai hyn në territorin e tyre. //a.i/

The post BERLIN – Scholz: Nuk mund ta imagjinojë Netanyahun të arrestohet në Gjermani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Hungaria planifikon të tërhiqet nga ICC-ja, ndërsa Netanyahu viziton vendin

BUDAPEST, 3 prill /ATSH-DPA/ – Ndërkohë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me një urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), mbërriti sot në Budapest, Hungaria tha se synon të tërhiqet nga gjykata e sipërcituar.

Ministri hungarez i Shtetit, Gergely Gulyás deklaroi se vendi synon të tërhiqet nga gjykata.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Netanyahu mbërriti në Budapest për udhëtimin e tij të parë në Evropë që nga lëshimi i urdhrit të arrestit të ICC në nëntor.

Gjykata akuzon liderin izraelit për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës së Gazës.

Gulyás tha se ”qeveria hungareze synon të fillojë procesin e tërheqjes nga gjykata”.

Ai shtoi se vendi po vepron në përputhje me kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán e kishte injoruar tashmë mandatin e gjykatës kur i bëri ftesën liderit izraelit.

Orbán e ka bërë të qartë se ai nuk ndihet i detyruar nga kërkesat e ICC për anëtarët e saj, veçanërisht pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut./   /os/

 

The post FOKUS – Hungaria planifikon të tërhiqet nga ICC-ja, ndërsa Netanyahu viziton vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 2 April 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli të krijojë korridor të ri sigurie në të gjithë Gazën

2 April 2025 at 20:53

TEL AVIV, 2 prill /ATSH/- Izraeli planifikon të krijojë një korridor tjetër sigurie që ndan Rripin e Gazës, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ne po pushtojmë korridorin Morag”, tha ai në një adresë video.

Morag dikur ishte një vendbanim izraelit në jug të territorit palestinez. Sipas medieve izraelite, itinerari do të ndante qytetin e Rafahut nga qyteti i Khan Younis.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz njoftoi më herët pushtimin e zonave të gjera që do të bëhen “zona sigurie” izraelite.

Netanyahu tha se ndarja e Rripit të Gazës rrit presionin mbi Hamasin derisa grupi islamik palestinez të lirojë pengjet e mbetura.

Ushtria izraelite tashmë kontrollon një pjesë të madhe të të ashtuquajturit Korridori Netzarim, një rrugë e rëndësishme strategjike që ndan brezin bregdetar në një gjysmë veriore dhe jugore.

“Sonte ne kemi ndërruar një ingranazh në Rripin e Gazës. Forcat e armatosura izraelite po kapin zona, po sulmojnë terroristët”, tha Netanyahu. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli të krijojë korridor të ri sigurie në të gjithë Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 31 March 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu, emëron kreun e ri të Shin Bet

TEL AVIV, 31 Mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka zgjedhur ish-komandantin e marinës Eli Sharvit si drejtorin e ardhshëm të shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit (Shin Bet), theksoi zyra e tij.

“Pas kryerjes së bisedimeve të gjera me shtatë kandidatë të kualifikuar, kryeministri Benjamin Netanyahu ka vendosur të emërojë ish-komandantin e Marinës Admiral (në rezervë) Eli Sharvit si drejtorin e ardhshëm të Shin Bet”, thuhet në deklaratë.

Në fillim të marsit, Gjykata e Lartë pezulloi shkarkimin e shefit aktual të Shin Bet, Ronen Bar, në pritje të dëgjimit të apelimeve kundër vendimit të qeverisë. /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu, emëron kreun e ri të Shin Bet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 21 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu urdhëron operacionin kundër qendrave të terrorizmit në Bregun Perëndimor

21 February 2025 at 11:11

TEL AVIV, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një operacion intensiv kundër qendrave të terrorit në Bregun Perëndimor, pasi të paktën tre autobusë bosh shpërthyen në Tel Aviv të enjten në mbrëmje në atë që policia e quajti një “sulm të dyshuar terrorist”.

Zyra e Netanyahut deklaroi kryeministri urdhëroi ushtrinë izraelite të kryente operacionin në Bregun Perëndimor dhe urdhëroi policinë dhe forcat e sigurisë “të rrisin aktivitetin parandalues ​​kundër sulmeve të mëtejshme në qytetet izraelite”.

”Pas tentativës për bombardim masiv të autobusit, kryeministri Benjamin Netanyahu sapo ka përfunduar një vlerësim sigurie me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të IDF, Drejtorin e ISA-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit”, shtoi zyra e Netanyahut.

Të enjten në mbrëmje, të paktën tre autobusë bosh shpërthyen në një periferi jugore të Tel Aviv.

Sipas raportimeve të para nuk ka pasur të plagosur./   /os/

 

The post TEL AVIV – Netanyahu urdhëron operacionin kundër qendrave të terrorizmit në Bregun Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 16 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Takim Rubio-Netanyahu për armëpushimin në Gaza

16 February 2025 at 15:35

TEL AVIV, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u takua sot në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për të diskutuar vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas.

Disa orë para mbërritjes së Rubios, tre pengje të tjerë izraelitë u liruan nga Rripi i Gazës.

Sipas burimeve, 14 pengje shtesë, tetë prej të cilëve janë të vdekur, pritet të lirohen gjatë dy javëve të ardhshme si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

Të tjerë të rrëmbyer të gjallë pritet të lirohen në një fazë të dytë, por nëse kjo fazë e dytë do të zbatohet në të vërtetë mbetet e pasigurt.

Para udhëtimit të tij, Rubio u kishte kërkuar shteteve arabe që të propozonin idetë e tyre për të ardhmen e Rripit të Gazës, pasi plani i presidentit të SHBA Donald Trump për rivendosjen e përhershme të rreth dy milionë banorëve në vendet arabe shkaktoi bujë.

Trump parashikon që Rripi i shkatërruar i Gazës të shndërrohet nën kontrollin e SHBA-së në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.

Pas vizitës në Izrael, Rubio planifikon të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./  a.jor.

The post TEL AVIV – Takim Rubio-Netanyahu për armëpushimin në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 11 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Nëse pengjet nuk lirohen deri të shtunën, atëherë do të rifillojmë sulmet në Gaza

11 February 2025 at 22:12

TEL AVIV, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar të rifillojë sulmet në Gaza nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën duke rritur frikën se një armëpushim i brishtë prej tre javësh është në prag të shpërbërjes.

“Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF-ja do t’i kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”, tha ai pas një takimi të kabinetit të sigurisë.

Netanyahu nuk tha se sa pengje do të duhej të liroheshin për të shmangur rifillimin e luftës.

Ai tha se urdhëroi ushtrinë të “grumbullojë forcat brenda dhe rreth Rripit të Gazës” për t’u përgatitur për luftime.

Izraeli dhe Hamasi janë aktualisht në mes të një faze fillestare gjashtëjavore të armëpushimit.

Së bashku me një pauzë në luftime, ai parashikon lirimin e 33 pengjeve izraelitë në këmbim të 1 900 të burgosurve palestinezë.

Grupi islamik palestinez të hënën akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe tha se lirimi i planifikuar i tre pengjeve të tjera izraelite, i planifikuar për këtë të shtunë, ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Hamasi akuzoi Izraelin për vonimin e kthimit të banorëve të zhvendosur të Gazës duke vrarë palestinezët në sulmet e vazhdueshme dhe duke penguar hyrjen e nevojave humanitare.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump i dha një ultimatum Hamasit.
Ai tha se nëse “të gjithë pengjet” nuk lirohen deri në mesditën e së shtunës, atëherë armëpushimi do të përfundojë dhe “i gjithë ferri do të shpërthejë”.

Netanyahu tha sot se ai “e mirëpriti” kërcënimin e Trump./ /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Nëse pengjet nuk lirohen deri të shtunën, atëherë do të rifillojmë sulmet në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 9 February 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Netanyahu: Të gatshëm ‘të bëjmë punën’ për të zbatuar planin e Trump për Gazën

9 February 2025 at 13:39

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-AFP/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur planin e kritikuar gjerësisht të presidentit amerikan Donald Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës i goditur nga lufta, duke thënë se Izraeli është i gatshëm të “bëjë punën”.

Në një intervistë për “Fox News” të transmetuar dje në mbrëmje, ndërsa kryeministri po përfundonte një vizitë në Uashington, Netanyahu mbrojti propozimin e Trump, i cili ka ngjallur shqetësim në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në botë.

“Unë mendoj se propozimi i presidentit Trump është ideja e parë e re ndër vite dhe ka potencialin të ndryshojë gjithçka në Gazë”, tha Netanyahu, duke shtuar se ai përfaqëson një “qasje korrekte” për të ardhmen e territorit palestinez.

“Ajo që Trump po thotë: ‘Unë dua të hap portën dhe t’u jap atyre një mundësi për t’u zhvendosur përkohësisht, ndërsa ne e rindërtojmë vendin fizikisht’”, tha Netanyahu.

Izraeli pushtoi Rripin e Gazës në vitin 1967 dhe dislokoi një prani ushtarake në territor deri në vitin 2005, kur kolonët dhe trupat e tij u tërhoqën.

Më pas, ai vendosi një bllokadë gjymtuese në territorin e sunduar nga Hamasi dhe e vendosi atë nën rrethim pas fillimit të luftës në tetor 2023.

Izraeli dhe grupet e armatosura në Gazë kanë luftuar disa luftëra në vitet e fundit, por kinflikti i fundit – i shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael në vitin 2023 – ka qenë më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.

Për palestinezët, çdo përpjekje për t’i detyruar ata të largohen nga Gaza do të ngjallte kujtime të errëta të asaj që bota arabe e quan “Nakba”, ose katastrofë – zhvendosjen masive të palestinezëve gjatë krijimit të Izraelit në 1948.

“Të gjithë e përshkruajnë Gazën si burgun më të madh të hapur në botë”, tha Netanyahu.

“Nxirreni popullatën jashtë, lejojini të largohen. Jo dëbim me forcë, jo spastrim etnik – nxjerrja e njerëzve nga ajo që të gjitha këto vende dhe të gjithë këta dashamirës thonë se është një burg i hapur. Pse po i mbani në burg?”, shtoi ai. //a.i/

The post SHBA – Netanyahu: Të gatshëm ‘të bëjmë punën’ për të zbatuar planin e Trump për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌