Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kontrata e dorëzimit për aeroportin e Vlorës, mesin e vitit të ardhshëm

30 December 2025 at 12:59

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se puna në aeroportin e Vlorës po vijon, pavarësisht arsyeve dhe dinamikave të shoqëruara me procesin e ndërtimit, duke theksuar se qeveria pret respektimin e plotë të kontratës së nënshkruar.

Në konferencën e fundvitit për mediet, Rama u shpreh se angazhimi fillestar për hapjen e aeroportit brenda këtij viti nuk u përmbush, por afati kontraktual mbetet i detyrueshëm.

“Për fat të keq ka pasur një konflikt brenda kompanisë, mes aksionerëve që kanë arsye dhe dinamikat e tyre. Ne e donim shumë që fjala të respektohej dhe aeroporti të hapej këtë vit. Kjo nuk ndodhi. Tani duhet të respektohet kontrata, e cila është deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Kryeministri.

Institucionet e linjës po ndjekin nga afër ecurinë e punimeve, me synimin që aeroporti i Vlorës të përfundojë brenda afateve të parashikuara dhe të vihet në funksion si një nyje e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së jugut të vendit.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se për aeroportin e Gjirokastrës janë përfunduar procedurat përgatitore dhe se shumë shpejt pritet të hapet gara për realizimin e këtij projekti.

Ndërtimi i infrastrukturës ajrore është pjesë e strategjisë për përmirësimin e lidhjeve të Shqipërisë me rajonin dhe Evropën, si dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe turistik në zona me potencial të lartë. e.xh/j.p/

The post Kontrata e dorëzimit për aeroportin e Vlorës, mesin e vitit të ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – SHBA mbron Izraelin nga kritikat për njohjen e Somalilandit si shtet të pavarur

30 December 2025 at 12:56

NJU JORK, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtën dje Izraelin nga kritikat që lidhen me njohjen e Somalilandit si shtet të pavarur.

Të premten, Izraeli u bë vendi i parë në botë që njohu rajonin e shkëputur të Somalilandit si shtet sovran.

Somalilandi, një rajon mysliman në Somalinë veriore me disa milionë banorë, ka qenë praktikisht i pavarur për më shumë se tre dekada.

Gjatë një seance emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (UNSC) dje në Nju Jork, ambasadorja amerikane, Tammy Bruce tha se Izraeli kishte “të njëjtën të drejtë për të zhvilluar marrëdhënie diplomatike” si çdo shtet tjetër sovran.

“Këtë vit, disa vende, përfshirë anëtarët e këtij Këshilli, morën vendimin e njëanshëm për të njohur shtetin palestinez joekzistent. E megjithatë, nuk u thirr asnjë takim emergjent për të shprehur zemërimin e këtij Këshilli”, tha Bruce.

“Takime të tilla si ky i sotmi shpërqendrojnë vëmendjen nga puna serioze për të adresuar çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Bririn e Afrikës”, shtoi ajo.

Bruce tha se nuk kishte asnjë njoftim për të bërë në lidhje me njohjen e Somalilandit nga SHBA-ja.

Vendimi i Izraelit erdhi disa ditë përpara se Somalia të merrte presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fillim të janarit.

Përfaqësuesi i Somalisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Abu Bakr Dahir Osman, e hodhi poshtë vendimin e Izraelit duke e quajtur atë “të pavlefshëm”.

“Ky akt agresioni synon të inkurajojë fragmentimin e Somalisë”, tha ai, duke u bërë thirrje shteteve anëtare ta dënonin atë “pa mëdyshje”. //a.i/

The post NJU JORK – SHBA mbron Izraelin nga kritikat për njohjen e Somalilandit si shtet të pavarur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Jo të gjitha rastet e hetuara nga SPAK janë korrupsion

30 December 2025 at 12:50

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale ka bërë korrupsion, ndërsa solli në vëmendje rastin e ish-kryetarit të bashkisë së Fushë-Arrëzit që ka kryer dënimin për prerje pemësh.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama theksoi se duhet të ndahet qartësisht graviteti i veprës penale, ndërsa e konsideroi këtë një dënim skandaloz.

Sipas tij, kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë dhe ka bërë burg për prerje pemësh.

“Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi procese shumë të zvarritura dhe kemi ndërkohë edhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra shumë të rënda kur dikush ka vajtur atje, pasi ka kaluar këtë kalvar”, tha Rama.

Ndaj kryeministri kujtoi se jo çdo gjë që mendohet edhe nga dëshira e mirë për të luftuar me këto fenomene korrupsionin, shkon në atë drejtim.

“Nuk mundet dot të bëhet Shqipëria si në kohën e pleniumit të katërt, kap edhe përplas njerëz nga një mur në tjetrin, çorodit dynjanë me llafe”, shtoi Rama.

Rama kujtoi se ka edhe vepra të tjera si shpërdorimi i detyrës, të cilës i është kthyer edhe vetë BE së fundi sepse është një term ku futen njerëzit kollaj fare.

“Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion dhe për ta specifikuar sepse Kushtetuta thotë janë 3 pushtete të pavarura nga njeri-tjetri. Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi por edhe anasjelltas. Cila është pavarësia ime apo e një ministri apo funksionari të lartë? Është pavarësia për të marrë vendime. Tek marrja e vendimeve nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu. Kjo është katastrofë dhe ka ndodhur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se vetëm nëse vendimi ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme këtu është pavarësia e drejtësisë që vendos.

“Që kur mesazhet janë prova dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediet? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave. Patjetër që mesazhesh dhe çdo gjë tjetër që lidhen me ‘çfarë tha, kush tha’ janë pjesë e një procesi. Por për çfarë i duhet pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja. Kush ja kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufi dhe në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë nga ato gjëra që ndodhin këtu”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Jo të gjitha rastet e hetuara nga SPAK janë korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilat janë terapitë më efektive për trajtimin e depresionit pas lindjes?

30 December 2025 at 12:47

UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në javët dhe muajt pas lindjes, një në dy gra mund të përjetojnë simptoma të lehta depresive, të cilat në 10% të rasteve mund të arrijnë ashpërsi të moderuar dhe në një në një mijë mund të kërkojnë shtrim në spital psikiatrik, shkruan salute.eu.

Elyse Couch, profesoreshë e politikave shëndetësore në Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore në Providence, Rhode Island, SHBA, koordinoi një studim që krahasoi rezultatet e gati 4 500 pacienteve me depresion pas lindjes të trajtuara me metoda të ndryshme psikoterapeutike.

Terapia konjitive, e cila përfshin promovimin e ndërgjegjësimit për lidhjen midis emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve, është treguar të jetë efektive në zvogëlimin e simptomave depresive.

Një ndërhyrje tjetër efektive është terapia e aktivizimit, e inkurajon njerëzit të praktikojnë ato pozitive në vend që të përdorin strategji shmangieje dhe tërheqjeje të shoqëruara me depresionin.

Së fundmi, terapia ndërpersonale, e cila përqendrohet në dinamikën e natyrshme në marrëdhëniet familjare, emocionale, sociale dhe të punës, i ndihmon pacientët të menaxhojnë ndjenjat e humbjes, mangësive dhe konflikteve të roleve. /os/

The post Cilat janë terapitë më efektive për trajtimin e depresionit pas lindjes? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit

30 December 2025 at 12:33

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do të mbajë qëndrimin e saj në Këshillin e Mandateve për kërkesën e ardhur nga SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres, Belinda Balluku, por shtoi se parlamenti nuk noterizon kërkesat e SPAK.

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Kryeministri lidhur me qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zv/kryeministres, Belinda Balluku, Rama ngriti pyetjen.

“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Pyetje e kam këtë. Nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit””, tha Kryeministri.

“Por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur tek ne, pra nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, të cilin si shumë raste të tjera pushteti gjyqësor në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë”, tha Rama.

Dhe, theksoi Kryeministri, “kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë”.

“Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr, i sheh”, nënvizoi Rama.

Duke folur për 16 mijë faqet e paraqitura nga SPAK në Këshillin e Mandateve, Rama u shpreh se nuk janë produkt i hetimit.

“Nuk do të doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova, se ajo më provokon. Më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të thoja atyre që erdhën çohuni ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë, për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova”, tha Rama.

“E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë absolutisht produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i Ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtarë dhe kjo është afërmendsh, s’ka nevojë fare ta shohësh”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “USB-në e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS-së dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta ato”.

Rama theksoi se, “nuk kemi të bëjmë këtu me ndryshim qëndrimi, këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur, shumë korrekt nga ana jonë, sepse rasti vjen në parlament”.

“Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdhi, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës”, tha Rama.

“Tani mund ta them me plot gojën sepse e kemi kërkuar gjithandej. Nëse ka një të dytë, nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë jo e jo, por nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që të mblidhen bashkë një prokuror dhe një gjykatës dhe të thonë pezullohet ky ministri se kështu kemi vendosur ne”, theksoi kreu i qeverisë.

“Kështu që erdhi aty rasti dhe duhej mbajtur një qëndrim patjetër. Mbajtëm një qëndrim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë në parlament do të mbajmë patjetër qëndrim, nuk diskutohet”, shtoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – “Boeing” kontratë prej 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

30 December 2025 at 12:33

UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Kompania amerikane e prodhimit të avionëve “Boeing” ka siguruar një kontratë prej 8,58 miliardë dollarësh për “Programin Izraelit F-15”, njoftoi dje në mbrëmje Pentagoni.

“Kjo kontratë parashikon projektimin, integrimin, instrumentimin, testimin, prodhimin dhe dorëzimin e 25 avionëve të rinj F-15IA për Forcat Ajrore Izraelite – me një opsion që përfshin 25 avionë të tjerë F-15IA”, tha Pentagoni.

Puna do të kryhet në Saint Louis, Mizuri, dhe pritet të përfundojë deri më 31 dhjetor 2035.

“Kontrata përfshin shitje ushtarake të huaja për Shtetin e Izraelit – e cila u dha si një blerje me burim të vetëm”, shtoi Pentagoni.

SHBA-ja është aleati kryesor dhe furnizuesi i armëve i Izraelit.

Ky njoftim erdhi pas një takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu dje në Florida. //a.i/

The post SHBA – “Boeing” kontratë prej 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

30 December 2025 at 12:32

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit, çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA përgëzoi hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

“Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thekson ambasada amerikane.

Sipas ambasadës së SHBA, arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/gj.m/j.p/

The post Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj

30 December 2025 at 12:27

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se ka vijuar rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë dhe është marrë një vendim i ri për të filluar edhe njohjen e vjetërsisë në punë të mjekëve dhe infermierëve gjë që do të rrisë edhe shpërblimet e tyre sipas vjetërsisë në punë.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri u shpreh se paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj”, ndërsa u ndal edhe te kantieret e ndërtimit në shëndetësi në të gjithë vendin.

“Kantieri i shëndetësisë është aktiv në katër anët e territorit. Ka përfunduar dhe po kolaudohet ndërtimi i godinës së re të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, është rindërtuar spitali i Kavajës, është rindërtuar spitali rajonal i Lezhës, i kardiologjisë në QSUT, është rindërtuar spitali i Psikiatrisë së fëmijëve në QSUT,  është rindërtuar spitali ditor i Peqinit, është rindërtuar shtëpia e të moshuarve në Libohovë”, vijoi Rama.

“Ndërkohë që janë në proces godina multifunksionale e parkimit dhe struktura akomoduese në QSUT që mbyllet në shtatorin e ardhshëm dhe do të  transformojë të gjithë jetën e brendshme të QSUT-së, duke hequr të tëra makinat nga territori i QSUT-së, territoriI cili do të bëhet një park i madh dhe i bukur që do të jetë një rritje e cilësisë së shërbimit për pacientët, ndërkohë që të gjithë automjetet përveç autoambulancave do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional”, pohoi Rama.

Rama tha se ka filluar rindërtimi i spitalit të djegie plastikës në Tiranë, ndërtimi i godinës së laboratorëve të ISHP-së, ndërtimi i qendrës back up në Vlorë, ndërtimi i disa godinave të reja në Elbasan, ndërtimi i disa pavionëve në spitalin rajonal të Beratit, ndërtimi i shërbimit të patologjisë në spitalin e Vlorës, rindërtimi i dy materniteteve në Shkodër dhe në Fier, rindërtimi i godinave qendrore të spitaleve të Lushnjes, Pogradecit, Gjirokastrës etj.

Kreu i Ekzekutivit u ndal edhe te lista e pajisjeve të reja në shëndetësisë, ndërsa nënvizoi se gjithë këto investime mbështesin përmirësimin domethënës të kushteve të punës së mjekëve dhe infermierëve.

“Më vjen shumë mirë që më në fund po lexojmë një rënie kuptimplotë të tendencës së ikjes së mjekëve dhe të zgjedhjes së parë vajtjen jashtë shtetit. Tendenca ka filluar të kthejë dhe kjo është shumë pozitive”, pohoi Rama.

/e.i/j.p/

The post Paga mesatare për mjekët do të rritet me 135 euro të tjera në muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë

30 December 2025 at 12:24

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ambicien që Shqipëria të jetë vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e brendshme por edhe t’i eksportojë ato.

Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, Rama u ndal te masat që janë marrë për zhvillimin e industrisë ushtarake në vend dhe pritshmëritë nga ky sektor.

Kryeministri theksoi se ky është vit historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”.

“Kompania shtetërore ka nënshkruar 6 marrëveshje dhe më në fund do të prodhojmë uniformat në vendin tonë do ta bëjmë përmes këtij sistemi vendin tonë pikë referimi për prodhimin e uniformave. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri në një marrëveshje kontraktuale private. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe të emergjencës”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se tani që flasim në Shqipëri po prodhohen një sërë mjetesh autoambulancash dhe mjete patrullimi policor.

“Do të prodhojmë dronet luftarakë dhe sistemet antidronë. Porositë e para janë kryer 6- mujorin e parë të 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi Rama.

Rritja e buxhetit të mbrojtjes, sipas tij, është historike, pasi jemi pjesë e NATO-s.

“Sot është shumë e qartë që të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati”, tha Rama, ndërsa shtoi se 721 rekrutë të rinj i janë bashkuar FA-së vetëm këtë vit.

Kryeministri theksoi se kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë, ndërsa siguroi se “do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë”.

Ambicia, sipas Kryeministrit Rama, është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s.

Rama theksoi se ky vit që hyn na gjen me sistem raketor Javelin falë bashkëpunimit me SHBA-në.

“Jemi me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia. Kemi radarë të vëzhgimit ajror nga Franca”, shtoi Rama. /j.p/

The post Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fond i posaçëm prej 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

30 December 2025 at 12:13

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se sektori i shëndetësisë është futur në një fazë të re të thellimit të reformës, si edhe në një përmirësim të mëtejshëm të menaxhimit të spitaleve publike.

Duke u ndalur në sektorin e shëndetësisë në vend, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se prej marsit ka filluar në spitalin “Memorial” të Fierit zbatimiiI autonomisë financiare, të cilin Rama e konsideroi një hap të madh.

Kryeministri Rama shtoi se autonomia menaxheriale po zbatohet edhe në 12 spitale rajonale dhe terciare në vend.

“Janë në proces për të filluar këtë transformim dhe katër spitale të reja, kjo do të thotë një ndryshim epokal për shërbimin tonë publik shëndetësor. Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes së kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale që janë bërë gjithmonë e më prezente në jetën e vendit dhe faktikisht është një tendencë botërore që ka një rritje shumë agresive të kancerit në përgjithësi. Kemi vendosur një fond të posaçëm plus prej 15 milionë euro, ndërkohë kemi filluar punën për krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve në Shqipëri dhe rrjetëzimin e shërbimit të kimioterapisë edhe në një sërë spitalesh të tjera për të ulur fluksin shumë të madh që ka spitali këtu në Tiranë dhe për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit”, tha Rama.

Rama u shpreh se janë një sërë programesh të reja falas që futen në proces që nga shërbimi i trombektomisë te rikonstruksioni i gjirit për 350 paciente, te transplanti i kornesë së syrit, paketat e reja të kirurgjisë dhe kardiokirurgjisë, transplanti i veshkës etj.

/e.i/j.p/

The post Fond i posaçëm prej 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump i kërkon Netanyahut të ndryshojë politikën e tij ndaj Bregut Perëndimor

30 December 2025 at 10:54

UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë i kërkuan Benjamin Netanyahut të ndryshonte politikat e Bregut Perëndimor gjatë takimit të tyre.

Axios raporton këtë, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër, të dy me njohuri të drejtpërdrejtë të situatës.

Presidenti amerikan dhe ekipi i tij thuhet se shprehën shqetësim për situatën dhe i kërkuan kryeministrit izraelit të shmangte veprimet provokuese dhe të “qetësonte ujërat”.

Takimi i së hënës thuhet se ishte hera e parë në mandatin e tij të dytë që Trump dhe ekipi i tij patën diskutime të gjera me Netanyahun rreth politikës së Bregut Perëndimor.

Shtëpia e Bardhë beson se një përshkallëzim i dhunës në ato territore do të minonte përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Gaza dhe për të parandaluar zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit para përfundimit të mandatit të Trump.

Burimet thanë se tema u ngrit si gjatë takimit përgatitor të Netanyahut të hënën në mëngjes me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ashtu edhe gjatë takimit të Trump me Netanyahun në pasdite. /os/

The post SHBA – Trump i kërkon Netanyahut të ndryshojë politikën e tij ndaj Bregut Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Rusia intesifikon sulmet nda Ukrainës

30 December 2025 at 10:09

KIEV, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gjatë natës, Rusia ka kryer një sulm ndaj Ukrainës me dy raketa balistike Iskander-M dhe rreth 60 dronë sulmues të tipit Shahed, Gerbera dhe modele të tjera.

Lajmi u bë i ditur Forca Ajrore e Ukrainës, e cituar nga Ukrainska Pravda.

Sipas njoftimit, mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar ose neutralizuar një raketë balistike dhe 52 dronë në veri, jug dhe lindje të vendit.

Ndërkohë, një raketë balistike dhe tetë dronë kanë goditur pesë lokalitete të ndryshme.

The post KIEV – Rusia intesifikon sulmet nda Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia masa për ndërrimin e viteve, rritje e efektivëve dhe kontrolle në hyrje e dalje të kryeqytetit

30 December 2025 at 09:32

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

Në njoftimin për mediet, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën me dije se do të ketë shtim të prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia do të ketë pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Gjithashtu do të intensifikohen masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Punonjësit e policisë do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale.

Në kuadër të masave të marra, policia do të rrisë prezencën e shërbimeve në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve.

Punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje, ndaj apelojnë qytetarëve për ndihmë dhe denoncim të paligjshmërive që hasin, pranë çdo patrulle fizike, njësie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112.

The post Policia masa për ndërrimin e viteve, rritje e efektivëve dhe kontrolle në hyrje e dalje të kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës

30 December 2025 at 09:31

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/-  Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate.

Bashkia Vlorë njofton se pas mbi 72 orëve pune intensive dhe pa ndërprerje u bë e mundur për riparimi i defektit në linjën kryesore 1000 mm të furnizimit me ujë të qytetit.

Prova e tretë e furnizimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht po furnizohen me ujë të pijshëm Zona e Çentrales, një pjesë e Lungomares dhe një pjesë e lagjes “Pavarësia”.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersni ka falenderuar ekipet teknike për sakrificën dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.

The post Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në mesazhe të dyshimta “WhatsApp”

30 December 2025 at 09:30

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që ë mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura si dhe të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale.

Gjithashtu, policia apelon që qytetarët të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp” si dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

The post Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në mesazhe të dyshimta “WhatsApp” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu Arkeologjik në Durrës në prag të përfundimit të restaurimit

30 December 2025 at 09:25

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Muzeu Kombëtar Arkeologjik në Durrës është në prag të përfundimit të ndërhyrjeve restauruese dhe ekspozuese.

Gonxhka thekson se mbi 2,400 objekte shumë shpejt do të ekspozohen në pavijone tërësisht të reja, me ndriçim dhe kushte bashkëkohore.

Në kuadër të këtij imvestimi është rikoncrptuar edhe oborri i Muzeut për t’u shndërruar në një mjedis tërheqës për vizitorët, aktivitete kulturore dhe edukim.

Ministri nënvozon se muzeu do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet kryesore kulturore të Durrësit.

The post Muzeu Arkeologjik në Durrës në prag të përfundimit të restaurimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/12/2025

30 December 2025 at 07:33

FRANKFURT (Gjermani) – Prezantimi i ndriçimit të ndërtesës kryesore të BQE-së për të festuar hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë.

UASHINGTON (SHBA) – Takim për politikën monetare të Rezervës Federale.

UASHINGTON (SHBA) – Seancë dëgjimore mbi vazhdimin e paraburgimit të Brian Cole, autorit të dyshuar të bombardimit një ditë para sulmit në Capitol.

TUNIS (Tunizi) – Seancë dëgjimore në gjyqin e apelit të një prej liderëve së burgosur të opozitës, Abir Moussi./  a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/12/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë

30 December 2025 at 07:30

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore në verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Parashikimi i motit, e martë, 30 dhjetor
1 nga 2

The post E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 29 December 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun

29 December 2025 at 22:59

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë me ”Action 24”, iu referua protestave të fermerëve, duke theksuar se “sa më shumë që qytetarët vuajnë, aq më shumë fermerët humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të angazhohen në dialog”.

Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.

Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.

Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.

“Nuk duam të flasim vetëm me ata që janë në bllokada, por edhe me shumicën dërrmuese të fermerëve dhe blegtorëve që nuk janë aty dhe që përballen me probleme reale”, tha ai duke vlerësuar se shumë nga ata që marrin pjesë në bllokada janë në favor të dialogut.

“Dhe ka disa që në thelb po i ngacmojnë ata, bazuar në logjikën e mosthyerjes së radhëve dhe kundërshtimit sistematik të qeverisë. Por, nëse duam të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, ajo mund të vijë vetëm përmes dialogut të ndershëm, jo ​​përmes veprimeve që supozohet se synojnë të dëmtojnë qeverinë, por në fund të fundit shkaktojnë vështirësi për shoqërinë në tërësi”, theksoi ai./  a.jor.

The post GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mbështet sulme të tjera izraelite, nëse Irani zgjeron programin e raketave

29 December 2025 at 22:39

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se do të mbështeste sulme të tjera izraelite ndaj Iranit, nëse Teherani refuzonte një marrëveshje të re bërthamore dhe vijon avancimin e programeve të raketave dhe armëve bërthamore.

“Tani dëgjoj se Irani po përpiqet të avancojë programet raketore, dhe nëse po, do të na duhet t’i godasim sërish”, tha Trump gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.

Trump sugjeroi se ndërhyrja do të ishte edhe më urgjente nëse përpjekjet diplomatike për të ndalur programin bërthamor të Iranit dështojnë.

“Do ta bëjmë menjëherë”, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve të mundshme.

Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi në një postim në platformën X, duke thënë se aftësitë raketore dhe mbrojtëse të Iranit “nuk janë të kufizueshme dhe nuk varen nga lejet”.

“Çdo agresion do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër, përtej imagjinatës së planifikuesve të tij”,  shtoi ai.

Izraeli zhvilloi një lufte 12 ditore kundër Iranit në qershor, duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në vend, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht  armëpushimit, një zgjidhje diplomatike e konfliktit mes dy armiqve të betuar nuk duket në horizont, ndërsa në të dy vendet kanë qarkulluar raportime për një rifillim të mundshëm të luftës.

Sipas burimeve izraelite, Irani po punon intensivisht për të rindërtuar arsenalin e tij të raketave, i cili, së bashku me programin bërthamor, shihet nga Izraeli si një kërcënim madhor./   /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump mbështet sulme të tjera izraelite, nëse Irani zgjeron programin e raketave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌