Normal view

Received — 4 June 2025 Sot News | Lajme

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

4 June 2025 at 18:17

Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.

Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal.   Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.

Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.

“Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.

Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.

 

The post “Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 June 2025 Sot News | Lajme

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët

3 June 2025 at 14:19

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Prokuroria akuzon Bledar Jambelli alias Rikardo Muho, si edhe shtetasin me iniciale B. J., për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe G.K. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

The post Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 June 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri)

2 June 2025 at 14:52

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Nertil Aliraj, 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor.

Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

The post Bie në prangat e policisë 39-vjeçari në Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë detyrës (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë

2 June 2025 at 09:26

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë. Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara. Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë. 19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 1 June 2025 Sot News | Lajme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

1 June 2025 at 19:51

I mituri 16-vjeçar që mbeti i plagosur në aksidentin e mesditës në aksin Vlorë- Fier, ka ndërruar jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 June 2025 at 14:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 13:35 në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë karburantit ELDA, ku një motomjet tip ‘Piagio’ me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Policia vendore njoftoi se mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në motomjet, të cilët ende nuk janë identifikuar, u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Vlorës.

Fatkeqësisht, një prej tyre humbi jetën nga pasojat e përplasjes. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.

The post Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor

1 June 2025 at 10:36

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një personi që kishte mbetur në det të hapur, pasi gomonia me të cilën po lundronte pësoi defekt në motor. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në afërsi të Plazhit të Vjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i mjetit lundrues kishte humbur kontrollin dhe nuk mund të rikthehej në breg, duke kërkuar ndihmë emergjente. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt vendngjarjes me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport.

Pasi u lokalizua gomonia, u krye rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt bregut dhe stacionit të Policisë Kufitare në Triport. Drejtuesi i mjetit falënderoi efektivët për profesionalizmin dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Policia Kufitare thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë në ujërat detare dhe për të ndërhyrë në çdo rast emergjent për shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

The post Vlorë/ Policia Kufitare shpëton një person të mbetur në det me gomone pas defektit në motor appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 May 2025 Sot News | Lajme

“5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë

29 May 2025 at 20:17

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.

“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta

Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.

Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.

 

 

The post “5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 27 May 2025 Sot News | Lajme

Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane

27 May 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një shtetase braziliane, 29 vjeçe.

Ajo akuzohet për “Trafikim personash të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas hetimeve, e dyshuara shfrytëzonte dy bashkëkombëse të saj, 34 dhe 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Këto dy shtetase janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e hetimit të trafikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë punën për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal.

The post Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 23 May 2025 Sot News | Lajme

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja

23 May 2025 at 13:45

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.

Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

The post Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 20 May 2025 Sot News | Lajme

Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen

20 May 2025 at 21:25

Kristian Marku, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi, ishte vetëm 30 vjeç kur u vra më 13 janar 2025 në fshatin Novoselë, në Vlorë.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet: dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Ky konflikt i gjatë dhe i ndërlikuar ka rrënjët në një prishje pazari droge në Itali, në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit.

Pas vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më datë 7 Janar 2020, pa u mbyllur viti 2020, një tjetër ngjarje kriminale tronditi këtë herë fisin Gjini, ajo e vrasjes së 51 vjeçarit, Anton Keli, kushëri me Preng dhe Armando Gjinin.

Keli u qëllua teksa po zbriste shkallët e pallatit ku banonte.

Ngjarje kriminale e cila në fakt pasonte atë të atentatit me eksploziv në urën e Selitës në Tiranë ndaj Preng Gjinit, makina e të cilit shpërtheu ndërsa po kalonte mbi urë, duke tronditur të gjithë të pranishmit me brutalitetin e saj.

“Preng Gjini deklaron se një vit më parë i kanë vrarë vëllain. Ai thotë po kështu se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt apo hasmëri.

Të njëjtën gjë mohuan në dëshmitë e tyre edhe familjarë të Kastriot dhe Gaspër Reçit, dy vëllezërve të vrarë në konflikt me familjen Gjini”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Markut.

Por edhe pse u duk se për disa kohë, dy fiset Reçi dhe Gjini, ulën gjakrat midis tyre, ky hamendësim rezultoi të ishte jo i vërtetë. Pasi në këtë përplasje u futën edhe pjesëtarë të familjes Bardhi, që ishin në anën e fisit Gjini.

Siç ishte e tillë edhe ngjarja e datës 26 Qershor 2023, ku thuhet se Kristian Marku alias Kristi Bardhi, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj datë, qëlloi në qytetin e Rrëshenit në drejtim të shtetasit Saimir Reçi.

Ku të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Erind Bardhi dhe babai i tij, 58 vjeçari, Martin Bardhi. Ky i fundit që u la në liri nga Gjykata e Lezhës për atentatin  ndaj Saimir Reçit, pasi solli prova filmike se në muajin mars kur ndodhi përplasja me armë ai ndodhej në një vend tjetër, të ndryshëm nga ai i krimit.

Por edhe pse kishte dy muaj që kishte fituar lirinë, Martin Bardhi thuhet se nuk dilte shpesh në qytet.  Ai shihej rrallë në qarkullim. Ndërsa vetëm ditët e fundit, para se të binte pre e atentatit, kishte filluar t’i shpeshtonte vizitat në lokalin e tij.

Gjë që mesa duket e kishin vënë re edhe armiqtë e tij, të cilët kishin kohë që prisnin çastin e duhur për t’u hakmarrë ndaj tij. Mundësi që u erdhi në shteg mëngjesin e datës 27 shtator, kur Martin Bardhi la sërish banesën, për të vizituar lokalin e tij në qendër të Rrëshenit.  Aty ku edhe u ekzekutua ndërsa po pinte kafenë.

Ndërsa viktima e 10-të e kësaj sage hakmarrje të përgjakshme, midis fiseve Reçi-Gjini dhe Bardhi, u bë Kristian Marku i cili u ekzekutua më 13 Janar 2025, pranë fshatit Novoselë në Vlorë duke lënë pas edhe një fëmijë vetëm disa muajsh dhe që nuk pati mundësi ta shijojë babanë e tij./ Në Shënjestër

The post Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 12 May 2025 Sot News | Lajme

PS fiton me 2511 vota, PD 1166 vota/ Përfundon numërimi i votave të bashkisë Finiq, Vlorë

12 May 2025 at 17:43

Mbyllet numërimi i votave në bashkinë Finiq të qarkut të Vlorës, ku nga rezultati final udhëheq PS me 2511 vota, më pas renditet PD 1166 vota.

Bashkia Finiq kishte 50 kuti të cilat kanë përfunduar të gjitha së numëruari duke nxjerrë fituese PS.

Nga partitë e vogla, “Shqipëria Bëhet” ka fituar 171 vota.

The post PS fiton me 2511 vota, PD 1166 vota/ Përfundon numërimi i votave të bashkisë Finiq, Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Rezultatet e deritanishme për zgjedhjet/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe Vlorë

12 May 2025 at 17:31

Në Durrës janë numëruar mbi gjysma e kutive të votimit. Konkretisht deri më tani janë numëruar nga 218 QV nga 493. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ PS ka marrë 53% të votave, ndërsa PD-ASHM ka marrë 39%.

Rzultatet e deritanishme: 

PS: 53% 8 MANDATE

PD-ASHM: 39% 6 MANDATE

MUNDESIA: 3% 0 MANDATE

NISMA-SHB: 2% 0 MANDATE

BASHKE: 1% 0 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 1% 0 MANDATE

PSD: 0% 0 MANDATE

QV: 218/493 (44.22%)

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe

Në Vlorë janë votuar 305 QV nga 449. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 58% të votave. Ndërsa PD-ASHM ka marrë 28%.

PS: 58% 8 MANDATE

PD-ASHM: 28% 4 MANDATE

NISMA-SHB: 6% 0 MANDATE

MUNDESIA: 4% 0 MANDATE

PSD: 2% 0 MANDATE

BASHKE: 1% 0 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 0% 0 MANDATE

The post Rezultatet e deritanishme për zgjedhjet/ Ja si paraqiten rezultatet në Durrës dhe Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 May 2025 Sot News | Lajme

“Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe..

11 May 2025 at 18:09

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste për një emision televiziv, është shprehur se banditë të shumtë kishin pushtuar sheshin para qendrës më të madhe të votimit.

Gjatë bisedës me moderatorët Flavio Qarri dhe Eneida Ndoci, Vasili tregoi se po këta bandidë që kërcënuan deputetë, shoqëronin Elisa Spiropalin nëpër votë.

Ishim sot në Vorë, ishte haptas një rast ku shteti, qeveria e organizuar dhe fshehur pas rrugaçëve, e kishte lënë tërësisht qendrën e Vorës në dorë të tyre.

Nuk kishte asnjë përfaqësues policie, as nga SPAK as nga BKH, as nga prokurori, nga task forcat e famshme.

Gjithçka ishte lënë në duar të këtyre rrugaçëve që u bënin presion votuesve që të votonin PS-në.

Tentuan të bënim dhe presion ndaj meje si deputet, Blushit, sekretarit organizativ.

Na thonin ikni, se këtu ka fituar PS-ja kaq përqind.

Ishin sigurisht të paguar, orientuar me regji dhe qëllimisht policia e shtetit, ishte zhdukur ndonëse ishte një qendër e madhe votimi  në shkollë.

Ishin grupe rrugaçësh në mes të sheshit dhe nuk kishte asnjë këmbë polici.

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, e shoqëruar nga po të njëjtët rrugaçë dilte e shëtiste nëpër Vorë’, tha Petrit Vasili

The post “Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe.. appeared first on Sot News | Lajme.

Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari

11 May 2025 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”

Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.

 

Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit  zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

 

Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.

The post Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 May 2025 Sot News | Lajme

“Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara…

10 May 2025 at 18:15

Do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025 etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”. Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit. Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

The post “Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara… appeared first on Sot News | Lajme.

“Giro D’Italia” në Vlorë prek ditën e zgjedhjeve, PS kërkesë KQZ: Të votohet deri në orën 22:00

10 May 2025 at 11:25

Për herë të parë, gara prestigjioze e çiklizmit “Giro D’Italia” do të zhvillohet edhe në Shqipëri, duke përfshirë qytetin e Vlorës në një nga etapat e saj. Për këtë arsye, Policia e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor.

Etapa që përkon me të dielën e 11 majit, ditën e zgjedhjeve, ka sjellë edhe një kërkesë zyrtare nga Partia Socialiste në Vlorë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e orarit të votimit. PS kërkon që procesi i votimit në qytetin bregdetar të zgjasë deri në orën 22:00, përtej kufirit të zakonshëm të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, që është ora 19:00. Sipas kërkesës, shtyrja synon të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve, pa u ndikuar nga kufizimet e vendosura për zhvillimin e garës ndërkombëtare.

The post “Giro D’Italia” në Vlorë prek ditën e zgjedhjeve, PS kërkesë KQZ: Të votohet deri në orën 22:00 appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 May 2025 Sot News | Lajme

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

9 May 2025 at 13:55

Në kuadër të zhvillimit të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025” që do të mbahet në qytetin e Vlorës më 11 maj, Policia Vendore ka publikuar masat e veçanta të trafikut për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Këto masa përfshijnë kufizime në qarkullim dhe ndalim të parkimit në disa akse kryesore rrugore dhe sheshe publike, duke nisur nga data 10 maj deri në përfundim të aktivitetit. Policia apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke ofruar gjithashtu rrugë alternative për lëvizje dhe akses të garantuar për rastet emergjente.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

📌 Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025” 🚴

Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:

⛔ Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).
⛔ Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.

⛔ Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

⛔ Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

⛔ Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
🕔 Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
✅ Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Akses i garantuar për raste emergjente 🚑

* Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.

* Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:

Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
🚧 Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:

* Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30

* Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45

* Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30

* Qeparo – Himarë – Vlorë

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00

⚠ Kujdes!

Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.

📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.

🙏 Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.

Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.

☎ Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:

* Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242

* Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802

🚓 Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.

The post Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

Nis Giro D’Italia/ Nis nga Durrësi, dy etapa të tjera në Tiranë dhe Vlorë

9 May 2025 at 13:36

Për herë të parë në histori “Giro d’Italia” nis garën nga Shqipëria. Evenimenti prestigjioz i çiklizmit do ta hapë edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka ka nisur sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.

Nisja erdhi në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.

Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje të madhe sportive.

The post Nis Giro D’Italia/ Nis nga Durrësi, dy etapa të tjera në Tiranë dhe Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 May 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale

8 May 2025 at 13:15

Një shtetas 40 vjeçar, është arrestuar nga policia e Vlorës pasi përndiqte dhe shpërndante të dhënat personale të një 48 vjeçare në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.”

The post Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale appeared first on Sot News | Lajme.

❌