Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayFaxWeb

“Furnizonte” me kanabis Vlorën, arrestohet 35-vjeçari

By: Fax Web
21 January 2026 at 12:48

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. C.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Shiste lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar. Sekuestrohet një sasi kanabisi, e gjetur gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe trageteve drejt Barit

By: Fax Web
4 January 2026 at 14:32

Qyteti i Vlorës është prekur nga moti i përkeqësuar. Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të dielë me shpejtësi rreth 15 metër për sekondë. Era bregdetare ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.

Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar. Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin edhe ai nuk do të lundrojë pasi forca e detit është në rritje çka ka bërë që të pezullohet edhe lundrimi i tij.

Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.

Prej pesë ditësh mungesë e ujit të pijshëm/ Ujësjellësi Vlorë paralajmëron qytetarët: Mos e pini nga autobotet

By: Fax Web
29 December 2025 at 12:26

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej 5 ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Sipas AKUK problematika ka ndodhur mesnatën e datës 25 dhjetor dhe pritet që këtë të hënë në orën 17:00 pritet të mbërrije nga Stambolli pjesa e dëmtuar që shkaktoi mungesën e ujit.

Deri në fund të ditës sipas AKUK parashikohet përfundimi i riparimit të avarisë dhe pritet të nise furnizimi i qytetit me ujë.

Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.

Faleminderit!/BW

E rëndë në Vlorë, 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

By: Fax Web
9 December 2025 at 10:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin B. F., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi në fshatin Kuç ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet rulot, në pronësi të shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në fshatin Kuç. Vijon puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

By: E.K
5 July 2025 at 13:13

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte paradite në zonën e frekuentuar turistike “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një automjet tip “Renault” ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është një pushuese e cila ndodhej në rrugë për të shkuar në plazh, kur u godit […]

The post Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë appeared first on FaxWeb.

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

By: E.K
8 June 2025 at 11:10

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute, organizon më 9-10 qershor në Vlorë Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore. Konferenca do të përshëndetet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pjesëmarrës do të jenë mbi 20 kryetarë dhe gjyqtarë të lartë […]

The post Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë appeared first on FaxWeb.

Moti i keq/ Anulohen tragetet nga Brindisi, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

By: E.K
23 March 2025 at 10:54

Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të hënën në mbrëmje. Për shkak të motit të keq, ndalohet edhe lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në datën 25 mars, në mëngjes, kur pritet përmirësimi i situatës […]

The post Moti i keq/ Anulohen tragetet nga Brindisi, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë appeared first on FaxWeb.

Rama me kandidatët e Vlorës: Skuadër e re për Shqipërinë në BE, në PS ka vend për të gjithë

By: E.K
23 March 2025 at 10:37

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot gjatë takimit me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë se skuadra e përzgjedhur në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit ka një harmonizim të shkëlqyer mes ambicies, qëllimeve dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta. Kryeministri […]

The post Rama me kandidatët e Vlorës: Skuadër e re për Shqipërinë në BE, në PS ka vend për të gjithë appeared first on FaxWeb.

EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha false në Vlorë, arrestohen dy të rinj

By: E.K
11 March 2025 at 12:04

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fake Cash”, duke goditur një aktivitet të shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara. Gjatë operacionit, janë arrestuar dy shtetas dhe një tjetër është proceduar penalisht për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Në pranga u vunë Jurgen Tërpo, 25 vjeç, dhe Bledar Sulko, 35 vjeç, të dy banues […]

The post EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha false në Vlorë, arrestohen dy të rinj appeared first on FaxWeb.

Shtëpia e barit në Vlorë, në ndjekje penale një faturist dhe dy elektricistë

By: E.K
20 February 2025 at 14:33

Për shtëpinë e barit të zbuluar një ditë më parë në qytetin e Vlorës, policia ka shoqëruar dhe po heton në gjendje të lirë një faturist dhe dy elektricistë në qytetin bregdetar. Ata akuzohen se kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike përgjatë një viti. Gjatë operacionit brenda shtëpisë së barit u arrestua një 24 vjeçar […]

The post Shtëpia e barit në Vlorë, në ndjekje penale një faturist dhe dy elektricistë appeared first on FaxWeb.

Dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, humb jetën i riu në Vlorë

By: E.K
12 February 2025 at 23:13

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë një 27 vjeçar, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së […]

The post Dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, humb jetën i riu në Vlorë appeared first on FaxWeb.

I pandehur edhe ish-kryeprokurori i Vlorës/ Irena Gjoka jep dorëheqjen nga dosja e “Toyota Auris”, zbardhet arsyeja

By: E.K
30 January 2025 at 12:15

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”, ku të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Gjyqtarja ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës kreu i një organizate kriminale me bazë të gjerë […]

The post I pandehur edhe ish-kryeprokurori i Vlorës/ Irena Gjoka jep dorëheqjen nga dosja e “Toyota Auris”, zbardhet arsyeja appeared first on FaxWeb.

Ndërron jetë 53-vjeçari në një karburant në Vlorë, ja dyshimet e para

By: E.K
23 January 2025 at 12:39

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një karburanti në Novoselë të Vlorës. Dyshimet e para lidhen me shkaqet natyrale. NJOFTIMI Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për […]

The post Ndërron jetë 53-vjeçari në një karburant në Vlorë, ja dyshimet e para appeared first on FaxWeb.

Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes

By: E.K
10 January 2025 at 12:38

Opozita zhvilloi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës vetëm pak ditë pasi Erjon Veliaj i njoh me 4 akuza shumë të rënda nga ana e SPAK. Klevis Balliu: Shpesh here në ato studiot televizive shikojmë disa pseudoanalistë të pavarur. Ka qenë një Nesturi që punonte në bashki këtu, merrte rrogë dhe ishte i pavarur […]

The post Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes appeared first on FaxWeb.

Tritol me dron apartamentit në katin e 9-të në Tiranë/ Banesa u mor me qira nga një grua, zbulohet lidhja me Gëzim Sinomatin i vrarë me snajper në Vlorë

By: E.K
25 December 2024 at 12:30

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në katin e 9 të një pallati ditën e dielë. Mësohet se personi që kishte marrë apartamentin me qera, shtetasja E.A, kishte lidhje me Berndard Sinamatin, i cili është xhaxhai i Gëzim Sinamatit, që u vra me snajper në Vlorë në janar të 2024. […]

The post Tritol me dron apartamentit në katin e 9-të në Tiranë/ Banesa u mor me qira nga një grua, zbulohet lidhja me Gëzim Sinomatin i vrarë me snajper në Vlorë appeared first on FaxWeb.

U kap me arme ndryshon masen e sigurese, 14 vjeçari reklamonte armet ne rrjetet sociale

By: E.K
14 December 2024 at 13:31

Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza 14-vjecari V.T i cilit një ditë më parë u kap me një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake. Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur per 14-vjecarin të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, […]

The post U kap me arme ndryshon masen e sigurese, 14 vjeçari reklamonte armet ne rrjetet sociale appeared first on FaxWeb.

Sherr mes vëllezërve në Vlorë, ja çfarë ka ndodhur

By: E.K
6 December 2024 at 10:29

Një konflikt mes vëllezërve u regjistrua në qytetin e Vlorës. Policia njofton se ka referuar materialet për katër vëllezërit, që janë përfshirë në sherr me njëri-tjetrin. “Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. […]

The post Sherr mes vëllezërve në Vlorë, ja çfarë ka ndodhur appeared first on FaxWeb.

Transportonte 5 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, arrestohet 24-vjeçari. Në pranga dhe dy vëllezër që e shoqëronin për ta sinjalizuar

By: E.K
20 November 2024 at 14:03

VLORË Transportonte 5 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, arrestohet 24-vjeçari. Në pranga dhe 2 vëllezër, të cilët lëviznin me automjet tjetër, përpara automjetit ku ishin emigrantët, për të shmangur Policinë. Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme i DVP […]

The post Transportonte 5 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, arrestohet 24-vjeçari. Në pranga dhe dy vëllezër që e shoqëronin për ta sinjalizuar appeared first on FaxWeb.

Nusja godet vjehrrën me shpullë në Vlorë, procedohet nga policia

By: E.K
20 November 2024 at 12:26

Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 37-vjeçare, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shpullë vjehrrën e saj 64-vjeçare. “U referuan materialet për L. C., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë vjehrrën e saj 64 vjeçe”, njofton policia. Ndërsa, u arrestua një hungareze, pasi dyshohet se ka […]

The post Nusja godet vjehrrën me shpullë në Vlorë, procedohet nga policia appeared first on FaxWeb.

❌
❌