Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayReporter

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

17 June 2026 at 11:57
1773062624 img iran1
Foto nga sulmet në Iran. Foto: www.orfonline.org
Armëpushimi që thuhet se sapo është rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pasqyron dëshpërimin e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i shpëtuar ngërçit që ai vetë krijoi. Ka marrë fund gama e paqartë e objektivave që ai promovoi në ditët e para të luftës. Sipas raportimeve, e vetmja gjë që administrata Trump ka […]The post Paqja me Iranin tani varet nga Libani appeared first on Reporter.al.

Ndarja e Iranit në rajone më të vogla do të ishte katastrofike

11 March 2026 at 08:24

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më në fund e nisi luftën e tij me Iranin, të vetmen fuqi rajonale të cilës Izraeli i frikësohet vërtet. Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë nominalisht partneri kryesor në këtë luftë të paligjshme të zgjedhur, duket se është Netanyahu ai që po dikton taktikat dhe objektivat, duke filluar me vrasjet e […]

The post Ndarja e Iranit në rajone më të vogla do të ishte katastrofike appeared first on Reporter.al.

Kur mund të justifikohet moralisht një luftë e paligjshme?

8 March 2026 at 16:52

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, veprimet e qeverive që janë dukshëm të paligjshme ndonjëherë mund të jenë moralisht të mbrojtshme. Megjithëse shembujt historikë ku legjitimiteti e tejkalon ligjshmërinë janë të rrallë, ata ekzistojnë. Pyetja nëse lufta e përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit është një rast i tillë kërkon më shumë vëmendje sesa ka marrë deri tani. Duhet të […]

The post Kur mund të justifikohet moralisht një luftë e paligjshme? appeared first on Reporter.al.

Trump, mbreti rebel

16 February 2026 at 13:03

Në verën e vitit 1989, Francis Fukuyama prezantoi vizionin e tij për fundin e historisë. Ai argumentoi se, duke qenë se kapitalizmi liberal-demokratik është rendi shoqëror më i mirë i mundshëm, nuk ishte i mundur asnjë progres tjetër, përveç realizimit gradual të këtij rendi të preferuar në mbarë botën. Por “fundi” zgjati vetëm tre dekada […]

The post Trump, mbreti rebel appeared first on Reporter.al.

A mund të sjellë Trump paqen në Gazë?

18 November 2025 at 12:04

Presidenti amerikan Donald Trump ndoshta nuk është as i vetëdijshëm për librin e John Maynard Keynes të vitit 1919, Pasojat Ekonomike të Paqes (The Economic Consequences of the Peace), i cili paralajmëroi se kërkesat e ashpra të vendosura ndaj Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore – me “bazën e tyre ekonomike të padrejtë dhe të […]

The post A mund të sjellë Trump paqen në Gazë? appeared first on Reporter.al.

A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë?

27 October 2025 at 13:17

Luftërat e kaluara në Lindjen e Mesme jo vetëm që kanë sjellë vuajtje të mëdha njerëzore, por kanë krijuar edhe rrugë të reja drejt paqes. E njëjta gjë vlen për luftën në dhe rreth Gazës. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar ndjeshëm, ndoshta edhe në mënyrë vendimtare, të ashtuquajturin Bosht të Rezistencës – […]

The post A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë? appeared first on Reporter.al.

25 vjet pas rënies së Millosheviçit, Evropa duhet të mbrojë drejtësinë ndërkombëtare

3 October 2025 at 12:03

Si këtë muaj njëzetë e pesë vjet më parë, pata privilegjin të qëndroja mes turmave në qendër të Beogradit, ndërsa udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç më në fund u detyrua të tërhiqej nga vetë populli i tij. Për shumëkënd, sundimi i Millosheviçit dukej i paprekshëm. Por parulla e protestuesve ishte e saktë: Gotov je – “Mori […]

The post 25 vjet pas rënies së Millosheviçit, Evropa duhet të mbrojë drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Reporter.al.

❌
❌