Normal view

Samiti i NATO-s në Ankara / Brahaj: SHBA gati t’i heqë sanksionet Turqisë, pritet dërgimi i avionëve F-35

By: Rovena
7 July 2026 at 21:21

Gjatë një interviste për emisionin “War Report” në ABC News, gazetari Sokol Brahaj deklaroi se samiti i NATO-s që po mbahet në Ankara dëshmon fuqizimin e pozitave ndërkombëtare të Turqisë dhe të Presidentit Erdogan.

Sipas tij, ky aktivitet vlerësohet si pritja më madhështore e realizuar nga kryeqyteti turk, ku vëmendja kryesore është përqendruar te lehtësimi i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA duket se ka kuptuar rolin kyç të Ankarasë si anëtari i dytë më i fuqishëm i aleancës dhe si negociatore në konfliktet më të nxehta globale. Në këtë kuadër, Brahaj kujtoi se Turqia është bashkëthemeluese e projektit F-35 dhe theksoi deklaratën e presidentit Trump se disa nga këta avionë pritet të mbërrijnë së shpejti në vend.

“Turqia dhe Erdogan duket se ka fuqizuar pozitat e tij ndërkombëtare. Presim që të jetë gjeja më kryesore për Turqinë ky samit. Kjo është pritja më madhështore e Ankarasë. Turqia është bashkëthemeluese e F35. Gjatë viteve të fundit kanë filluar që të lehtësuar sanksionet.

Ndërkohë që vetë Trump tha se disa avionë F35 do të arrijnë në Turqi. Turqia ka qenë vendi i vetëm që ka folur dhe ka pasur negociatat me vendet më të nxehta të lufta. Edhe Amerika mesa duket e ka kuptuar rolin e Turqisë, edhe si anëtari i dytë më i fuqishëm i NATO-s”, tha gazetari.

Edmond Spaho zbardh prapaskenat e përjashtimit nga PD: Gati kam pasur përplasje fizike me Flamur Nokën

By: Rovena
7 July 2026 at 20:55

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka zbardhur prapaskenat e përjashtimit të tij nga strukturat drejtuese të qarkut të Korçës dhe radhët e PD, duke deklaruar se vendimi ndaj tij u mor pa asnjë arsye zyrtare.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, ai shpjegoi se fillimisht e mbështeti rikthimin e Sali Berishës dhe ‘Rithemelimin’ pas zhgënjimit nga Lulzim Basha, por premtimet për parime demokratike dhe primare nuk u mbajtën.

Spaho zbuloi se kishte plotësuar edhe kushtin e vendosur për listat duke siguruar 400 emra emigrantësh për votim, por kjo nuk u mor parasysh nga drejtuesit e partisë.

Ai pranoi gjithashtu se ka pasur përplasje të ashpra, pothuajse fizike, me Flamur Nokën, për shkak të pakënaqësive që kishte shprehur hapur ndaj linjës së ndjekur nga partia.

“U prishën koalicionet parazgjedhore. Kështu që filloi një moment shumë i favorshëm për Berishën dhe ‘Rithemelimin’, njerëzit ishin shumë të zhgënjyer nga PD dhe humbjet e Bashës. Të gjithë ne u treguam të gatshëm për ta mbështetur Berishën në rikthim.

U premtua që do të mbështetej te anëtarësia, u premtua që ‘Primaret’ do të jenë ato që do të zgjedhin kandidatët. Nuk pati asnjë arsye që u përjashtova. U kërkua që nuk do të ketë deputet që nuk do hyjë në listë të mbyllur nëse nuk sjell 300 emra emigrantësh që do të votojnë PD, 400 solla unë, por premtimi nuk u mbajt. Me Flamur Nokën jemi përplasur, vetëm fizikisht nuk jemi përplasur.

Nëse qëndrimet e mia janë parë si rrezik, kjo është punë e tyre. Unë iu kam thënë që jam i pakënaqur. Kur u përjashtova nga qarku i Korçës, nuk më jepnin asnjë arsye”, tha Spaho.

“PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec”/ Spaho: Protestat janë si Foltoret e Berishës. PD në luftë ekzistenciale

By: Rovena
7 July 2026 at 20:50

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj PD, duke deklaruar ndodhet në një krizë ekzistenciale.

Ai theksoi se PD është e dyzuar dhe u detyrua t’i bashkohej protestës vetëm për të mos mbetur në periferi të zhvillimeve, duke i krahasuar këto tubime me foltoret e Berishës.

Sipas Spahos, opozita ka humbur besueshmërinë dhe nuk e prek dot më nervin e qytetarit, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim që nga koha e ‘Rithemelimit’. Ai deklaroi se vetë PD është kontributori kryesor që mban Edi Ramën në pushtet, duke shtuar se zgjidhja kërkon largimin e tyre ose të kryetarit të partisë.

“PD është e dyzuar fillimisht e mbështeti investimin, më pas kur e pa që do të ngelej në periferinë e zhvillimeve politike të vendit u detyruar që të dalë në krah të protestë. Sot ja ku e keni rezultatin, protestat janë si foltoret e Berishës.

Opozita është në një krizë ekzistenciale. PD ka një problem shumë të madh nuk e prek dot më nervin e qytetarit, është bërë e pabesueshme për qytetarin. Nga ‘Rithemelimi’ e deri më sot nuk ka mbajtur asgjë nga ato që ka thënë. Njerëzit nuk janë më naivë. Nëse ka kontributor që mban sot Ramën në pushtet, është PD, sepse është e pazonja. O duhet të ikim ne ose kryetari i PD”, tha Spaho.

 

“Shqipëria o do hyjë tani në BE, o s’do të hyjë më”, Spaho: Dy arsyet pse po përdoret protesta

By: Rovena
7 July 2026 at 20:33

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka bërë thirrje që forcat politike të bashkohen për mbështetjen e investimeve strategjike dhe përmbushjen e standardeve integruese.

Ai theksoi se Shqipëria ka një shans historik për të përmbyllur të gjithë kapitujt me Bashkimin Europian deri në fund të vitit të ardhshëm. Sipas Spahos, kërkesat aktuale nga ana e protestuesve për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme janë të dëmshme, pasi djegin kohën e çmuar në prag të anëtarësimit.

Në mesazhin e tij prerës, ai paralajmëroi se vendi ndodhet në momentin vendimtar ku “o do të hyjë tani në BE, o nuk do të hyjë më”.

“Nisja e menjëhershme, si me sustë, për një investim aq të madh, dukej se në prapaskenë kishte aktorë të interesuar, për dy arsye të mëdha: një, për të anuluar investimin; së dyti, është zgjedhur një moment ku Shqipëria është në periudhën më të avantazhuar për të mbyllur negociatat për integrimin në BE.

Në Europë është origjina e protestës në Tiranë, duke shfrytëzuar ambientalistët, nga Kosova. Duke shfrytëzuar këto komente filluan një protestë që të prishë një investim me argumentet nga më qesharakët, ndërkohë që ende nuk ka një projekt, por një koncept investimi. Transparenca do të bëhet më vonë.

Këtë investim duhet ta mbështesim të gjithë dhe duhet të krijojmë kushtet që të realizohet. Integrimi europian, ne kemi shanset që deri në fund të vitit tjetër kemi mundësi të përmbyllim të gjithë kapitujt. Të kërkosh tani një qeveri teknike që do të merret me qiqrat në hell, që nuk janë punë e protestës, dhe më pas të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, i bie që muajt afër integrimit në BE t’i çosh kot. Në këtë kuptim, e udhës është që të gjitha forcat politike të bashkohen për përmbushjen e standardeve. Shqipëria o do hyjë tani, o s’do të hyjë më”, tha Spaho.

“Kakomeja, investimi më i gabuar”/ Spaho: Origjina e protestave, në Europë. Synojnë të prishin investimin me argumente qesharake

By: Rovena
7 July 2026 at 20:28

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, e ka cilësuar projektin e Kakomesë si investimin më të gabuar turistik, duke kritikuar ndërtimin e vilave private që sipas tij nuk i shërbejnë ekonomisë.

Gjatë një interviste në “Real Story”, ai deklaroi se protestat e fundit ndaj investimeve strategjike janë të sajuara dhe të programuara nga aktorë të jashtëm me prapaskenë politike.

Sipas Spahos, origjina e këtyre reagimeve vjen nga Europa dhe Kosova, duke shfrytëzuar ambientalistët për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në një moment kyç të negociatave me BE-në. Ai theksoi se sulmet po bëhen me argumente qesharake ndaj një koncepti fillestar, ndërkohë që transparenca e plotë e projektit do të bëhet në një fazë të dytë.

“Rasti i Kakomesë është zhvilluar në formën më të papranueshme. Të ndërtosh vila private në një zonë me aq shumë potencial është gjëja më e gabuar, nën presionin e ndërtuesve që pretendojnë të fitojnë sa më shumë. Do të ishte ndryshe nëse do të ishte një fshat turistik. Në pjesën më të madhe të kohës ato vila janë të pashfrytëzuara dhe nuk i japin asnjë gjë ekonomisë. Këto protesta janë të sajuara, nuk janë rezultat i një fryme të brendshme.

Nisja e menjëhershme, si me sustë, për një investim aq të madh, dukej se në prapaskenë kishte aktorë të interesuar, për dy arsye të mëdha: një, për të anuluar investimin; së dyti, është zgjedhur një moment ku Shqipëria është në periudhën më të avantazhuar për të mbyllur negociatat për integrimin në BE. Në Europë është origjina e protestës në Tiranë, duke shfrytëzuar ambientalistët, nga Kosova. Duke shfrytëzuar këto komente filluan një protestë që të prishë një investim me argumentet nga më qesharakët, ndërkohë që ende nuk ka një projekt, por një koncept investimi. Transparenca do të bëhet më vonë”, tha Spaho.

Lufta në Ukrainë/ Shala: Ukraina po bën goditje të mëdha. Krisafi: Dobësimi i Rusisë është një fitore për SHBA

By: Rovena
6 July 2026 at 21:57

Në emisionin “War Report”, ekspertët Xhavit Shala dhe Ledion Krisafi kanë analizuar zhvillimet e fundit në luftën e Ukrainës dhe pritshmëritë nga samiti i NATO-s. Shala theksoi se Ukraina po kryen goditje të mëdha strategjike që po e vënë në pozitë shumë të vështirë Presidentin Putin, duke sjellë luftën në pragun e derës së popullit rus.

Ai shtoi se rikthimi i Presidentit Trump në misionin për vendosjen e paqes përbën një shans të mirë për procesin. Nga ana tjetër, Krisafi nënvizoi se që rusët të ulen seriozisht në bisedime duhet të pësojnë goditje që t’i detyrojnë të lëshojnë territor.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Putin mund të ndërmarrë së shpejti një lëvizje të madhe ushtarake për të mbrojtur imazhin e tij.

Xhavit Shala: Një nga pikat kryesore që do të merret samiti i NATO-s është lufta në Ukrainë. Në një farë mënyrë do të ketë një mbështetje të madhe nga vendet e BE. Nuk është më Ukraina e viteve të mëparshme, po bëjnë goditje të mëdha, strategjike. Mund të flasim për një Krime të errët. Po e vë në pozitë shumë të vështirë Presidentin Putin. Goditjet nga ana e Ukrainës kanë qenë të jashtëzakonshme. Edhe populli rus nuk është më sinergji në këtë konflikt, por e ka luftën në pragun e derës. Është një shans i mirë që presidenti Trump iu rikthye misionit për të vendosur paqen në Ukrainë.

Ledion Krisafi: Që rustë të ulen seriozisht në tavolinë duhet që të vuajnë, në mënyrë që të lëshojnë pak më shumë territori dhe të arrihej një marrëveshje. Nëse Ukraina vazhdon që të dobësojë Rusinë kjo është një fitore për SHBA. Ka një problem, mund të ndodhë e kundërta dhe po shoh që në Rusi po ndodh e kundërta. Vladimir Putin duhet të bëjë diçka të madhe në këto momente sepse ia kërkon imazhi. Diçka e madhe do të ndodhë, por se çfarë do të jetë kjo mbetet për t’u parë.

 

“Te ‘këmbët e Kryeministrisë’ dështuan të gjithë”/ Minxhozi: Kjo protestë nuk rrëzon dot as këshillin bashkiak

By: Rovena
6 July 2026 at 20:45

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi ka komentuar linjën e politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Lindjen e Mesme dhe Iranin, duke theksuar se vendi ynë mbetet një shtet laik.

Në lidhje me situatën e brendshme, ai deklaroi se pas 37 ditësh protesta ka arritur në një “grykë shisheje”, ku sipas tij kanë dështuar liderë si Basha, Kryemadhi dhe Berisha dhe në fund edhe protesta qytetare. Minxhozi nënvizoi se kjo masë e grumbulluar nuk ka fuqi të rrëzojë as Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe jo më qeverinë.

“Ju e kujtoni javën kulturore e Izraelit, që u vendos vetëm një flamur në bulevard. Nëse e vendosim në një kontekst më të gjerë të marrëdhënies Shqipëri-Iran, ne u bashkuam me një grup shumë të vogël shtetesh kundër Iranit.

Në bashkësinë fetare myslimane, kjo lloj linje e politikës sonë të jashtme ka prodhuar një qëndrim jo pozitiv të qeverisë. Politikën tonë të jashtme në raport me Lindjen e Mesme, ne politikë islame nuk kemi. Jemi qytetarë laikë dhe shtet laik.

Pas 37 ditësh protesta ka arritur në një grykë shishes, te këmbë e Kryeministrisë, nga Basha, Monika Kryemadhi e Berisha të gjithë dështuan te kjo grykë shishesh. Kjo masë nuk rrëzon dot Këshillim Bashkiak të Tiranës jo më qeverinë”, tha Minxhozi.

“Mblodhën brenda vetes injorantë të tjerë”/ Çupi: Protesta nisi pa objekt, u zhvillua pa mendim dhe u bë Foltore e Berishës

By: Rovena
6 July 2026 at 20:33

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Frrok Çupi i ka cilësuar si një “marrëzi” protestat e zhvilluara në Tiranë, duke kundërshtuar ata që i quajnë të bukura. Sipas tij, në krye të kësaj lëvizjeje dolën njerëz pa kuptim që mblodhën pas vetes individë të paditur, çka bën që ajo të mos konsiderohet qytetare.

Çupi theksoi se protesta nisi pa objekt dhe u zhvillua pa mendim, duke u kthyer përsëri në një foltore të Sali Berishës.

Ai shtoi se kauza nuk ka asgjë reale dhe se lëvizjet që nuk bazohen në realitet nuk mund të rezistojnë. Në mbyllje, analisti vuri në dukje se pas këtij organizimi fshihen pesë parti politike dhe dy shtete fqinje.

“Është një marrëzi, edhe kjo e shortit. Kjo protestë ishte një gjë më vjen shumë keq, dhe jam kundër disave që thonë ishte e bukur, ajo vetëm, e bukur nuk ishte dolën në krye të saj njerëz pa kuptim. Mblodhën brenda vetes injorantë të tjerë, njerëz të paditur që nuk dinë se në ç’stad është shoqëria, si mund ta quash qytetare.

Qysh në fillim protesta nisi pa objekt, u zhvillua pa mendim. Pati një ngjyrim qytetar dhe pastaj u bë përsëri foltore e Sali Berishës. Për të pasur një objektiv politik duhet me patjetër të kesh një realitet. Protesta nuk ka asnjë gjë reale.

Nisi me një Zvërnec që nuk ishte ashtu siç dukej, dhe gjërat që nuk janë reale nuk rezistojnë. Në fund ke pesë parti politike, dy shtete fqinje”, tha Çupi.

“Protesta u Berishizua dhe u Albinizua”/ Minxhozi: Partitë e madhe opozitare brenda dhe jashtë Shqipërisë futën duart

By: Rovena
6 July 2026 at 20:26

Për emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi ka komentuar ecurinë e protestave qytetare që zgjasin prej 37 ditësh.

Sipas tij, fillimisht ky reagim u idealizua, por më pas u “Berishizua” dhe “Albinizua” nga ndërhyrjet e partive të mëdha opozitare. Minxhozi e cilësoi lëvizjen si një trup pa kokë me të cilin është e pamundur të komunikosh, pasi i mungon përfaqësimi i qartë.

Ai paralajmëroi se identifikimi i mundshëm i liderëve mund ta çojë këtë protestë direkt drejt përçarjes. Në mbyllje, analisti ngriti pyetjen se si do të menaxhohet energjia e krijuar dhe cila do të jetë lëvizja e radhës nga ana e qeverisë.

“Ajo që nuk po ndodh më duket më e rëndësishme se sa ajo që ka ndodhur. Në fillim kjo protestë u idealizua më vonë u Berishizua dhe Albinizua dhe shpresojmë që në fund fare të mos banalizohet. Me një protestë e cila refuzon të rritet, është një trup që nuk ka një kokë, me të së pari nuk mund të komunikosh.

Edhe po të duash të komunikosh me ta, ata nuk dinë të thonë se kush i përfaqëson. Në momentin që ata do të fillojnë të identifikohen se kush janë, ata mund të kalojnë direkt në përçarje. Partitë e madhe opozitare kanë futur duart, Berisha dhe Albin Kurti.

Këtë pjesë që nuk e ka fituar askush deri më sot, po e mësyjnë të gjithë. Problemi është se çfarë do të bëjnë me këtë energji që kanë krijuar në këto 37 ditë. Duhet të fillojmë të mësojmë se çfarë do të bëjë qeveria”, tha Minxhozi.

“Alternativa mund të jetë më e keqe se lufta tani”/ Krisafi: Imazhi i Putinit si njeri i fortë, po shkërmoqet

By: Rovena
25 June 2026 at 22:50

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se ekonomia ruse vazhdon të mbetet e qëndrueshme dhe nuk shfaq shenja të një kolapsi të afërt, pavarësisht luftës në Ukrainë.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ai u shpreh se sfida kryesore e presidentit rus Vladimir Putin lidhet më shumë me imazhin e tij si garant i sigurisë dhe stabilitetit ekonomik për qytetarët rusë. Sipas Krisafit, dobësimi i këtij perceptimi mund të jetë problemi më i madh për Kremlinin, ndërsa paralajmëroi se çdo alternativë ndaj Putinit mund të sjellë një përshkallëzim edhe më të rrezikshëm të konfliktit me Ukrainën.

“Ekonomia ruse qëndron në këmbë dhe nuk ka ndonjë shenjë që mund të rrëzohet. Madje ka teori që teoria ruse është më e fortë se në fillim. Problemi i Putin është një çështje imazhi më tepër. Imazhi i Putin si njeriu i fortë dhe që krijon siguri për rusët, që nuk pranonte rrëzimin e Rusisë në sytë e perëndimore ka filluar që të shkërmoqet.

Ky mund të jetë problemi i Putinit, sepse duket që nuk po i jep më siguri rusëve dhe më rritje ekonomike, gjë që nuk ishte para 1 viti e gjysmë. Pjesën e tij të imazhit po përpiqet që ta ruajë. Alternativa që mund t’i ofrohet Putin mund të jetë shumë më e keqe, se lufta që po ndodh tani. Alternativa ndaj tij mund të jetë një luftë totale e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mund të kalojë kufijtë. Nuk duket sikur ka ndryshuar gjë”, tha Krisafi.

Botërori ‘ndizet’ me Holandë-Suedi/ Ekspertët analizojnë sfidën: “Tulipanët” favoritë, por ja ku çalon ekipi

By: Rovena
20 June 2026 at 21:01

Ethet e Kampionatit Botëror zbresin sot në fushë me një përballje mjaft interesante të Grupit F, ku Holanda dhe Suedia do të masin forcat mes tyre. Kjo sfidë ka rrëmbyer vëmendjen e specialistëve të futbollit në vend, të cilët kanë analizuar formën e skuadrave dhe pritshmëritë për këtë turne.

Për specialistin e futbollit, Ermal Tahiri, Holanda po vjen në rritje dhe po dhuron spektakël, duke kaluar vështirësitë e ndeshjeve të para. Një ecuri pozitive të “tulipanëve” parashikon edhe futbollistja e kombëtares, Megi Doçi, e cila megjithëse veçon Francën si favoriten e saj kryesore, beson se Holanda ka cilësinë për të shkuar të paktën deri në gjysmëfinale, pasi skuadrat tashmë po studiojnë pikat e dobëta të njëra-tjetrës.

Nga ana tjetër, trajneri Gentian Mezani është i prerë në gjykimin e tij, duke deklaruar se Holanda mbetet një ekip i fortë dhe e meriton fitoren bazuar në lojën që prodhon. Ndërkohë, gazetari Bledar Kuka vë theksin te disiplina e jashtëzakonshme e publikut holandez dhe te filozofia e tyre e lojës:

“Kjo Holandë sot nuk ka emrat që ka pasur dikur, por nuk e ka ndryshuar kurrë traditën. Futbolli fitohet me ekip dhe sot shohim shumë pak gola individual”, u shpreh Kuka.

Ermal Tahiri: Holanda është ekip shumë i vështirë dhe po jep spektakël. Ndeshjet e para janë shumë të vështira, tani janë më mirë.

Megi Doçi: Çdo ekip ka pikat e dobëta të tij, skuadrat përpara se të përballen i shikojnë këto. Por Holanda gjithmonë ka dhënë ndeshje të mira. Gjermania, Spanja, Franca, e cila për mua prevalon. Unë them që Holanda do shkojë deri në gjysmë finale.

Bledar Kuka: Publiku holandez është një nga më të disiplinuarit. Kjo Holandë sot nuk ka pasur emrat që ka pasur dikur. Nuk e ka ndryshuar kurrë traditën e saj. Futbolli fitohet me ekip. Gola individual ti shikon shumë pak sot.

Gentian Mezani: Holanda është e fortë dhe e meriton fitoren dhe në bazë të lojës që bën.

Lufta në Ukrainë drejt paqes? Gjenerali: Shumë shpejt mund të kemi një tavolinë negociatash

16 June 2026 at 22:13

Gjenerali, Dedë Prenga në një intervistë në emisionin “War Report” foli për zhvillimet fundit në konfliktet në botë. Gjatë intervistës, gjenerali Prenga, u ndal te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kërkesave të Perëndimit lidhur me këtë situatë, drejtuar SHBA për t’i kushtuar më shumë vëmendje tashmë këtij konflikti.

Sipas tij, edhe diskutimet në samitin e G7 janë përqendruar në zhvillimet e fundit të luftës dhe në nevojën që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më aktiv në procesin e zgjidhjes së konfliktit.

Ai vlerësoi se si presidenti rus ashtu edhe ai ukrainas ndodhen në pozita të vështira politike dhe ushtarake, gjë që e bën procesin e negociatave më kompleks.

Megjithatë, sipas gjeneralit, shtimi i përpjekjeve diplomatike dhe presioni ndërkombëtar mund të krijojnë kushtet për një dialog më të strukturuar mes palëve në muajt në vijim.

“Pas uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ceremonisë që po vjen zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, kjo tashmë dhe në takimin në ditën e dytë të G7, iu përkushtua tërësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe mundësisë të kthimit të opinionit jo vetëm të europianëve por edhe të Shteteve të Bashkuara. A do të jetë e lehtë nënshkrimi i marrëveshjeje paqeje, kjo nuk është se duket, por liderët si ajo rus dhe ai Ukrainës janë në pozita të vështira. Intensifikimi i veprimeve ushtarake, dhe faktori ndërkombëtar që do përqendrohet totalisht te ky konflikt jam i bindur se do të cojë shumë shpejt në një tavolinë negociatash, pse jo edhe në arritjen e nënshkrimit të paqes. Por a do të jetë kjo e lehtë, unë them se jo”, tha ai.

/abcnews.al/

❌