Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
Pas pak “Real Story”, na ndiqni live në ABC News
BBC do të paraqesë një kërkesë në gjykatë për rrëzimin e padisë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit amerikan Donald Trump, e ngritur për shkak të montazhit të një fjalimi që krijonte përshtypjen se ai kishte nxitur mbështetësit të sulmonin Kapitolin e SHBA-së.
Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara, transmetuesi britanik do të argumentojë se gjykata në Florida nuk ka juridiksion personal mbi çështjen, pasi programi nuk është transmetuar në Florida. Po ashtu, BBC do të pretendojë se Trump nuk mund të provojë dëme, pasi ai u rizgjodh president pas transmetimit të dokumentarit.
Trump ka deklaruar se BBC e ka shpifur duke montuar pjesë nga fjalimi i 6 janarit 2021, duke bashkuar një pjesë ku ai u thoshte mbështetësve të marshonin drejt Kapitolit me shprehjen “luftoni si të çmendur”, ndërsa ishte hequr pjesa ku ai bënte thirrje për protesta paqësore.
Padia pretendon se BBC ka shkelur një ligj të Floridës që ndalon praktikat mashtruese dhe të padrejta tregtare, ndërsa Trump kërkon të paktën 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për secilën nga dy pikat e padisë.
BBC ka kërkuar gjithashtu pezullimin e fazës së mbledhjes së provave (discovery), duke argumentuar se vazhdimi i saj do të sillte kosto dhe barrë të panevojshme nëse padia rrëzohet. Transmetuesi publik britanik ka kërkuar falje për montazhin, por ka theksuar se do ta mbrojë çështjen në gjykatë. / abcnews.al /
Ish-presidenti Amerikan Bill Clinton dhe bashkeshortja e tij ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kanë refuzuar zyrtarisht të paraqiten për të dëshmuar para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin Amerikan, ne hetimin qe po kryhet per trafikantin seksual Jeffry Epstain. Ky injorim mund te rrezikoje qe cifti te shpallen fajtor dhe te denohen per perbuzje te Kongresit Amerikan.Cifti Clinton ishin caktuar të paraqiteshin për deshmi me dyer të mbyllura të martën dhe të mërkurën në Kapitol Hill. Por, sipas një letre të avokatëve të ciftit Clinton drejtuar kryetarit të komitetit te Senatit Amerikan, dyshja nuk do te paraqiten per te deshmuar.
Letra, e siguruar nga POLITICO, thekson se Bill dhe Hillary Clinton kanë dhënë tashmë të gjithë informacionin që kanë lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vjetësh për pjesëmarrjen në skemën e trafikimit seksual.
Avokatët e ciftit Clinton e kanë cilësuar hetimin si “asgjë më shumë se një taktike për të turpëruar rivalët politikë, sipas udhëzimeve të Presidentit Trump”. Ata gjithashtu mohuan kërcënimet ligjore, duke argumentuar se thirrjet për paraqitje “nuk lidhen me një qëllim të vlefshëm legjislativ” dhe për këtë arsye janë “jo të vlefshme dhe të pamundura për t’u zbatuar ligjërisht”.
Kryetari i Komitetit, James Comer, i cili është republikan nga Kentucky, njoftoi të martën se një votim për të shpallur Bill Clintonin në përbuzje të Kongresit do të zhvillohet gjatë sesionit të komitetit javën e ardhshme. Një votim i ngjashëm mund të zhvillohet edhe për Hillary Clinton, nëse ajo nuk paraqitet të mërkurën.
Ndërsa fuqia për të shpallur dikë përbuzes të Kongresit përdoret rrallë, pasojat mund të jenë nga simbolike deri te detyrimi për vuajtje burgu. Historia tregon se administrata Trump nuk ka hezituar të veprojë ndaj kundërshtarëve tëtyre , duke përfshirë përpjekjet për të përfshirë Bill Clintonin në hetimet për Dosje Epstein, pas publikimit te qindra mijera faqeve prova mbi kete ceshtje.
Në të kaluarën, dy bashkëpunëtorë të Trump, Steve Bannon dhe Peter Navarro, u dënuan me burg për mosbashkëpunim me thirrjet e një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol. / abcnews.al /
TIRANË- Analisti i njohur, Frrok Çupi, tha se qytetarët e kanë braktisur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën dhe ky fakt duket qartë tek foltoret që organizon në bulevard, çdo të hënë në mbrëmje.
Ai u shpreh në “Tirana Live” se populli shqiptar e ka kuptuar “fytyrën” e vërtetë të Sali Berishës dhe tashmë po i japin përgjigjen e merituar, duke e lënë të vetmuar në shesh.
Sipas tij, PD ka shkëputur çdo lidhje me qytetarët pasi mbron interesat e një individ, ato të Sali Berishës.
“Ky është një popull dinamik, europian, i cili e kupton ku ndodhet rreziku. Ka shumë vite, që ky popull kërkon me kandil për të gjetur qeverisësin e vet dhe tani që e ka gjetur e shikon që i lë bosh sheshet dhe u thotë: ikni se nuk kemi punë me ju. Partinë që doli nga komunizmi, e lanë me tre qyqarë. Pra, do të thotë se kjo lloj partie e ka shkëputur çdo lidhje me popullin që përfaqëson”, tha ai.
Ai komentoi të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, i cili pasqyroi opinionin e qytetarëve, të cilët konfirmuan se kanë humbur besimin edhe tek partitë e reja.
Sipas Çupit, të dhënat e sondazhit janë realiste dhe tregon se qytetarët e kuptuan se partitë e reja janë pjesë të shkëputura nga Sali Berisha.
“ Pasi u provuan në votimi të shikojmë këto parti të reja, doli që nuk ishin të reja. Këto nuk janë parti të reja, por këta janë parti të shkëputura pjesë pjesë nga Sali Berisha”, tha ai./abcnews.al
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha.
Pandeli Bozha, 70-vjec, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në Zgjedhje” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit, togat e zeza në fund vendosën që ai të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.
Edhe Vladimir Lushkaj, u gjet fajtor, po në fund gjykata e posaçme vendosi përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Lushkaj.
Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, u dërgua për gjykim nga SPAK, në qershor të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Organi i akuzës arriti të dokumentojë me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025, 3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt.
Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një shumë parash Vladimir Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën. Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK.
TIRANË- Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të 2021 në Prokurorinë e Posaçme.
Në këtë kallëzim, ish-sekretari i përgjithshëm i PD paditi Këlliçin, Vokshin dhe Spahon si organizatore të Kuvendit. Një ditë më parë Belind Këlliçi u pyet në SPAK për origjinën e parave dhe faturat, ndërsa sot u thirr anëtari i kryesisë Indrit Hoxha.
Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke adresuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se PD ka qenë një bezdi e vazhdueshme për shoqërinë shqiptare.
Sipas tij, Partia Demokratike përfaqëson një grupim njerëzish dhe interesash që, në historinë e Shqipërisë, ka shkaktuar dëme të mëdha. Çupi deklaroi se PD, gjatë gjithë ekzistencës së saj, i ka borxhe vendit, duke e poshtëruar, duke shkaktuar viktima dhe duke grabitur pasuri.
Analisti krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me regjimin e Ajatollahut në Iran, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tij janë vrarë protestues, pavarësisht numrit. Ai e cilësoi PD-në si “partinë më kriminale që ka parë historia e Shqipërisë” dhe shtoi se raportet e saj me vendin kanë qenë të shtrembëra.
“PD i rri në hundë njerëzve gjithë kohës. Është një bezdi shumë e madhe. Kjo është një parti, grupim njerëzish dhe interesash, ky është grupimi më i dëmshme që ka parë Shqipëria në historinë e saj. PD, jo sot, por gjatë gjithë jetës së saj i ka borxhe Shqipërisë, e ka poshtëruar këtë vend, i ka vrarë njerëzit dhe u ka grabitur pasuritë. Berisha si Ajatollahu, të dy kanë vrarë protestues. Nuk ka rëndësi numri, por kanë vrarë. PD është partia më kriminale që ka parë historia e Shqipërisë. Raportet që ka PD me Shqipërinë, janë raporte të zhdrejta. Këta e shëmtojnë vendin”, u shpreh ai/abcnews.al
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar qartë se territori arktik nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur pas kryeministres daneze Mette Frederiksen, Nielsen theksoi se nëse Groenlanda do të duhej të zgjidhte, “do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-të.”
“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Groenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-të, nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-të, nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-ve. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.”, tha Nielsen këtë të martë, citon The Guardian.
Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë daneze ka konfirmuar se Danimarka i ka ofruar mbështetje SHBA-ve në kapjen e një cisterne nafte që shkelte sanksionet amerikane. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje mbi natyrën e mbështetjes.
Ky informacion vjen në një kohë kur tensionet mes aleatëve të NATO-s janë rritur, pasi presidenti Donald Trump ka rinovuar thirrjet për marrjen e Groenlandës nën kontrollin amerikan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet disa herë nga eurodeputetë danezë mbi retorikën e SHBA-ve për Groenlandën. Ai refuzoi të komentonte drejtpërdrejt, duke theksuar se roli i tij është të zgjidhë çështjet brenda aleancës dhe jo të ndërhyjë publikisht në debatet mes aleatëve.
Rutte kujtoi se Trump kishte ngritur çështjen e sigurisë në arktik që gjatë mandatit të tij të parë, duke paralajmëruar për rritjen e aktivitetit rus dhe kinez në rajon. Ai nënvizoi se NATO është e bashkuar për mbrojtjen e Arktikut dhe se diskutimet për hapat e ardhshëm do të vazhdojnë në javët e ardhshme.
Po ashtu, Rutte pranoi se Danimarka ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, duke i konsideruar ato të domosdoshme jo vetëm për sigurinë e saj kombëtare, por edhe për sigurinë e NATO-s në tërësi. Ai theksoi se Groenlanda mbetet një prioritet i veçantë për aleancën, duke e cilësuar si pjesë kritike të rajonit të Arktikut.
Shërbimi i sterilizimit pajisjet kirurgjikale në vend do të kaloj tashmë nën menaxhimin e shtetit. Sipas vendimit të qeverisë për të menaxhuar këtë shërbim do të ngrihet një shoqëri aksionere me kapital 100% shtetëror e quajtur “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”.
Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare është 200 milionë lekë të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Shoqëria aksionare OSHIS do të ofroj shërbimet kundrejt të gjitha spitaleve publike universitare, rajonale dhe bashkiake në Republikën e Shqipërisë kundrejt pagesës . Po ashtu operatori shtetëror mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë edhe për subjekte private.
Të ardhurat e arkëtuara më pas do ët përdoren nga vetë shoqëria. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.
Operatori Kombëtar i sterilizmit do të ofroj, kundrejt pagesës sete të personalizuara të instrumenteve kirurgjikale sterile; furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale; menaxhimin dhe administrimin e Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT; ofrimin e instrumenteve kirurgjikale sipas tipologjisë së ndërhyrjes, të paketuara në set individual për çdo pacient si dhe menaxhimin e cikleve për ripërpunimin dhe sterilizimin e instrumenteve si dhe furnizimin me veshje sterile salle
Koncesioni për sterilizimin u firmos Në dhjetor 2015 dhe ishte një kontratë PPP 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale në spitalet publike me vlere prej 100 milionë eurosh.
Kush do ti blej aksionet ruse të rafinerisë së naftës në Serbi?
Kjo është tani pyetja më e rëndësishme për sektorin ekonomik të vendit, që e ka vënë qeverinë e presidentit Vuçiç jo pak në vështirësi.
Vuçiç iu përgjigj kësaj pyetje nga Abu Dhabi ku po merr pjesë në Javën e Qendrueshme.
“Besoj që brenda dy ose tre ditësh do të dihet përfundimisht se kush do të jetë blerësi i aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë. Për NIS-in do të diskutojë edhe me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, dhe vlerësoi se ky takim do të jetë me rëndësi të madhe, gjithësesi një shansë e kanë edhe hungarezët.”
Gjithësesi Vuçiç theksoj se nuk pret që marrëveshja përfundimtare për shitjen e NIS të përfundojë brenda dy ose tre ditësh.
“Kur të paraqiten kushtet detyruese të kontratës, atëherë do të jetë e qartë se në cilin drejtim po shkon kjo çështje dhe nuk ka gjasa që të ketë ndonjë prishje të marrëveshjes pas kësaj. Pres që kjo të ndodhë dhe shpresoj se do të ndodhë, në 48 orët e ardhshme, pra brenda afatit kohor që kemi deklaruar, domethënë, deri më 15 janar.”
Vuçiç ndodhet në Abu Dhabi në të njejtën kohë kur vendin po e viziton një delegacion i Parlamentit Evropian. Për këtë opozita e akuzon se ai dhe Ana Bernabiç po largohen nga vendi pikërisht për të mos I takuar të dërguarit nga Brukseli, por presidenti serb deklaroj se delegacioni europian ka mbërritur në Beograd pa ftesë.
Rafineria serbe e naftës është nën sanksionet e SHBA-ve për shkak të aksioneve të saj me shumicë ruse, ç’ka ka detyruar Beogradin të kërkoj për një tjetër blerës, ndërsa për Uashingtonin Vucic pati një mesazh: kutia e pandorës është hapur nga të gjitha anët dhe askush nuk mund ta kontrollojë më atë. / abcnews.al /
Ministria e Brendshme e Sirisë tha se forcat e sigurisë kanë arrestuar një celulë të ISIS (DEASH) në periferi të Damaskut.
“Një celulë terroriste e ISIS u arrestua në qytetin Jadidat al-Shibani në Luginën Barada, në periferi të Damaskut”, tha një burim i ministrisë për Agjencinë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA).
Më 13 dhjetor, tre amerikanë, përfshirë dy ushtarakë dhe një civil, u vranë dhe tre trupa amerikane u plagosën në një pritë të ISIS-it në qytetin qendror të Palmirës, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).
Siria u bashkua zyrtarisht me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it më 12 nëntor. Koalicioni u formua në vitin 2014 dhe ka kryer operacione ushtarake kundër grupit terrorist në Siri dhe Irak, megjithëse Damasku zyrtar nuk ishte më parë anëtar.
Administrata e re siriane ka punuar për të forcuar kushtet e sigurisë në të gjithë vendin që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024.
Rezultati i dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit e ka lënë Lidhjen Demokratike të Kosovës pa shumë komente për rezultatin.
Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një nga skenarët e përfolur së fundmi në vend, atë të një koalicioni mes LDK dhe Lëvizjes Vetevendosje të Albin Kurtit.
Ai tha se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.
“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura.”
Ai tha se brenda LDK-së ka mjaftueshëm njerëz që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.
“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”
Lidhja Demokratike e Kosoves siguroj vetëm 15 vende ne parlamentin e ri nga 20 që mori në 9 shkurt. Analistët në vend e kanë quajtur LDK humbesen me te madhe ne keto zgjedhje.
Sekretarja e Jashtme Britanike, Yvette Cooper, dënoi Iranin për vrasjen e protestuesve, duke thënë se Britania kishte thirrur ambasadorin e Iranit për të nënvizuar seriozitetin e situatës.
“Mbretëria e Bashkuar dënon me fjalët më të ashpra vrasjen e tmerrshme dhe brutale të protestuesve iranianë dhe ne kërkojmë që autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të tyre”, tha Cooper në Dhomën e Komunave.
Cooper tha se Britania do të paraqiste një projektligj për të zbatuar sanksione të tjera dhe masa sektoriale kundër Iranit. Nga ana e saj, Portugalia thirri të hënën ambasadorin e Iranit në Lisbonë për të përcjellë “dënimin e saj të fortë” të “shtypjes së dhunshme të protestave” kundër regjimit të Teheranit në ditët e fundit.
“Për më tepër, brenda kornizës së koordinimit evropian, Portugalia është e gatshme të forcojë sanksionet kundër Iranit”, tha Ministria e Jashtme në një reagim në platformën X.
Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.
“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?
Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?
Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.
Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.” / abcnews.al /
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.
Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.
Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.
Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.
Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./REL/
Ministrja e Albin Kurtit zyrtarisht në duart e drejtësisë.
Seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj zyrtareve te ministrise Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së gjyqtarit Avni Syla me argumentin se në seancë shtrohen edhe cështje që kanë të bëjnë me sekrete shtetërore. Sipas tij kështu ruhen edhe kushtet ligjore si ruajtja e konfidencialitetit apo mbrojtja e dëshmitarëve të ceshtjes.
Përpara fillimit te seancës me dyer të mbyllura, avokati i ministres së Kurtit, Florent Latifja, u shpreh se gjithësesi nuk pajtohet as me hetimin, as me aktakuzën e prokurorisë.
Seancë fillestare për Rozeta Hajadrin ishte caktuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por dështoj pasi ministrja nuk mori pjesë në seancë dhe as avokati i saj.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas akuzës së Prokurorisë, dyshohen se në bashkëpunim i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim duke i shkaktuar dëmë buxhetit të shtetit prej 3 milionë euro me veprimet e kryera gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2022.
Ata dyshohet se gjatë kësaj kohe blerë vaji dhe grur jashtë vendit, por që nuk arritën kurrë në Kosovë.
Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzën e ngritur ndaj saj, ndërsa bastisjen e policisë në ministri e cilësoj si “futje e duarve” në dokumenta të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri. / abcnews.al /
Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor për përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur gjendjen ushtarake.
Një gjykatë në Seul dëgjoi argumentet përmbyllëse në gjyqin e Yoon, në të cilin ai u akuzua si udhëheqës i një kryengritjeje.
Në dhjetor të vitit 2024, Yoon tentoi të vendoste sundimin ushtarak në Korenë e Jugut, një akt që zgjati vetëm disa orë, por e çoi vendin në trazira politike.
Yoon i ka mohuar akuzat kundër tij, duke argumentuar se gjendja ushtarake ishte një gjest simbolik për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj shkeljeve të partisë opozitare.
Udhëheqja e një kryengritjeje, akuza më e rëndë kundër Yoon, mbart dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm dhe sipas ligjit të Koresë së Jugut.
Koreja e Jugut nuk ka ekzekutuar askënd për gati 30 vjet. Në vitin 1996, ish-diktatori ushtarak Chun Doo-hëan u dënua me vdekje për marrjen e pushtetit në një grusht shteti ushtarak në vitin 1979, megjithëse dënimi i tij u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.
Prokurorët në rastin e Yoon argumentojnë se megjithëse askush nuk u vra në përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak, qëllimi i Yoon nuk ishte më pak i dhunshëm.
Gjyqi i Yoon për kryengritje është bashkuar me atë të dy figurave të tjera të larta në administratën e tij, ish-ministrit të mbrojtjes dhe ish-shefit të policisë.
Një vendim dhe dënim për Yoon dhe të pandehurit e tjerë, nëse dënohen, pritet në një datë të mëvonshme që mund të jetë në shkurt.
Yoon është mbajtur në paraburgim për muaj të tërë ndërsa përballet me disa gjyqe penale për pengim të drejtësisë dhe akuza të tjera që lidhen me përpjekjen e tij për vendosjen e ligjit ushtarak.
Aeroportet në disa qytete evropiane janë detyruar të mbyllen ndërsa fluturimet janë ndërprerë, pasi moti i akullt krijoi kushte të rrezikshme në pista. Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u mbyllën përkohësisht sot në mëngjes për shkak të akullit, sipas raportimeve të mediave lokale.
“Në Vjenë, një shtresë e trashë akulli u formua në pista dhe pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta pastruar atë, vazhdoi të ngrinte përsëri”, tha një zëdhënës i aeroportit. Si rezultat, fluturimet devijoheshin në aeroporte të tjera.
Aeroporti i Pragës tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se po operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”. Aeroporti i Bratislavës u detyrua të mbyllej përkohësisht për shkak të kushteve të akullta, megjithëse fluturimet pritej të rifillonin më vonë gjatë ditës.
Aeroporti i Budapestit tha se pezulloi fluturimet për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me motin. Ai paralajmëroi se pritej vonesa gjatë gjithë ditës, me mbërritje të kufizuara ndërsa stafi punonte për të shkrirë akullin në pistën kryesore.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kushtet dimërore shkaktuan paralajmërime për motin. Zyra Meteorologjike ka lëshuar paralajmërim të verdhë për akull që mbulon pjesën më të madhe të Skocisë perëndimore dhe veriore nga e marta deri të mërkurën.
Një numër alarmesh dhe paralajmërimesh për përmbytje mbeten në fuqi pas stuhisë “Goretti”.
Këtë të martë në Paris ka nisur gjyqi i apelit ndaj Marine Le Pen, e partisë së ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar.
Çështja në Gjykatën e Apelit të Parisit do të zgjasë deri më 12 shkurt, por një vendim nuk pritet para verës, shumë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Le Pen, 57 vjeç, u shpall fajtore vitin e kaluar për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian dhe nëse apeli lë në fuqi vendimin, ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Le pen ka mohuar çdo akuzë, ndërsa para se gjyqi të fillonte u shpreh shpresëplotë për rezultatin.
Presidenti i partisë së saj, Jordan Bardella, tha se ndalimi i saj nga kandidimi do të ishte thellësisht shqetësues për demokracinë.
Çështja e vitit të kaluar u përqendrua në akuzat se Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta të partisë, punësuan asistentë që punonin për punët e partisë së saj në vend që të punonin për Parlamentin Europian, i cili i paguante ata.
Le Pen u dënua me katër vjet burg, me dy vjet të pezulluara dhe dy të tjera gjatë të cilave do të mbajë një byzylyk elektronik në vend që të mbahen në paraburgim. Asaj iu dha një gjobë prej 100,000 eurosh dhe iu ndalua të kërkonte poste publike me efekt të menjëhershëm.
Nëse humbet apelin, Le Pen mund të përballet me një dënim edhe më të gjatë me burg.
Më shumë se 20 figura të Bashkimit Kombëtar u shpallën gjithashtu fajtorë në gjyqin e vitit të kaluar dhe partia u urdhërua të paguante një gjobë prej 2 milionë eurosh./abcnews.al