Normal view
Pas pak “Real Story”, na ndiqni në ABC News
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it
Autoritetet turke kanë ndaluar 115 të dyshuar të Shtetit Islamik, pasi dyshohet se do të kryenin sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit.
Bastisjet masive janë kryer në 124 vende të ndryshme të Stambollit, ku janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe dokumente të dyshimta.
Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.
Ndërkohë, policia turke bëri me dije se po vijon puna për kapjen e 22 personave të tjerë.
VIDEO/ Përfshihet nga flakët rafineria e madhe e karburanteve në Rusi
Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale.
Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, shkruan Ukrainska Pravda.
Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti.
“Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit,” deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.
The oil refinery in Novoshakhtinsk, southern Russia, has reportedly just been hit.
It has been targeted by Ukrainian drones multiple times before.
Exilenova+ pic.twitter.com/xAlvYcQBc9
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 25, 2025
Në 2025, dëshira e francezëve për emigrim në nivelin më të lartë
Në vitin 2025, dëshira e francezëve për t’u larguar nga vendi ka arritur nivel rekord. Sipas një studimi të Gallup-it të publikuar këtë javë, besimi në institucionet franceze ka rënë ndjeshëm këtë vit, ndërsa dëshira për t’u larguar nga Franca është rritur, raportoi “Euronews”.
Vlerësohet se më shumë se një e katërta e francezëve mendojnë të shpërngulen përgjithmonë jashtë vendit.
Kjo rritje e numrit të njerëzve që mendojnë të ikin, e paparë për gati 20 vjet, vjen pas një rënieje të ndjeshme të besimit në institucione dhe një klime politike që perceptohet si gjithnjë e më shqetësuese.
Sipas institutit, 27% e të rriturve në Francë thonë se do të donin të zhvendoseshin përgjithmonë jashtë vendit nëse do të kishin mundësi, nga 11% sa ishin vitin e kaluar. Besimi në sistemin gjyqësor (50%) dhe në institucionet financiare (42%) kanë rënë ndjeshëm.
Në frontin ekonomik, pesimizmi është i përhapur : 67% e francezëve besojnë se situata e tyre po përkeqësohet, krahasuar me vetëm 21% që e shohin atë duke u përmirësuar.
Që nga viti 2015, Franca ka qenë një nga vendet më pesimiste ekonomikisht të OECD-së, menjëherë pas Greqisë.
Sipas Gallup, lidhja midis mosbesimit institucional dhe dëshirës për t’u larguar është e qartë: gati gjysma e francezëve me pak ose aspak besim tek institucionet raportojnë se duan të largohen nga vendi, krahasuar me një përqindje shumë më të vogël midis atyre që ruajnë besim të lartë.
Los Angeles në gjendje emergjente nga përmbytjet masive
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të disa akseve kryesore rrugore.
Situata është përkeqësuar ndjeshëm në Los Angelos, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës lokale.
Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, njoftoi se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjes, pas paralajmërimeve për rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet.
Sipas autoriteteve, në disa zona janë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh.
Stuhitë e fuqishme dimërore kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 61 mijë banorë, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në dhjetëra operacione shpëtimi për largimin e civilëve nga zonat e rrezikuara.
-
- “Njerëzit duhet t’i afrohen besimit”/ Qosja: Askush s’duhet që të demoralizohet. Zoti nuk na braktis
“Njerëzit duhet t’i afrohen besimit”/ Qosja: Askush s’duhet që të demoralizohet. Zoti nuk na braktis
Krishtlindja, një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, përcjell çdo vit mesazhe shprese, besimi dhe bashkimi shpirtëror.
I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, kleriku ortodoks At Dhimitër Qosja theksoi se kjo festë historike kujton se edhe në kohë të vështira askush nuk duhet të demoralizohet, pasi Zoti nuk e braktis njerëzimin dhe shpresa mbetet gjithmonë e gjallë.
“Besimtarët lutje dhe falenderime në Kishë. Nga komunikimi ynë duket që këto festat përcjellin gjithmonë një shpresë. Edhe Krishti erdhi në rrethana të vështira, prandaj duhet të forcojmë besimin shpirtëror. Besimtarët mblidhen në tryeza familjare, festat sjellin shpresë për njerëzimin.
Do donim që të kishim sa më shumë njerëz që i afrohen besimit nga ana praktike, por shohim njerëz nga ana tjetër që vazhdimisht kërkojnë shpresë dhe shpëtimtarë. Kjo festë është një ngjarje historike. Mesazhi kryesor është që askush nuk duhet që të demoralizohet. Ka shpresë, Zoti nuk na braktis. Dua të përcjell urimet e mia të përzemërta në çdo familje dhe person. Askush nuk duhet të ndjehet i braktisur nga hyjnorja dhe nga shoqëria”, tha At Dhimitër Qosja./abcnews.al
Sherr për motive banale në Korçë, një person i dëmtuar
Një sherr për motive banale është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë disa persona, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ka nisur veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Ngjarje e rëndë në Kinë/ Biçikleta elektrike përfshihet nga zjarri, postieri gati digjet i gjallë
Në Kinë, një postier u përball me një ngjarje tragjike kur biçikleta e tij elektrike u përfshi nga zjarri ndërsa ai po ecte. Ngjarja ndodhi papritmas, duke lënë burrin të mbuluar nga flakët dhe duke shkaktuar djegie në rreth 90 për qind të trupit të tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij kritike dhe për të trajtuar djegiet e rënda.
Shkaku më i mundshëm i incidentit është një bateri me defekt e biçikletës elektrike. Sipas mediave lokale, objekti ishte blerë vetëm pesë ditë para ngjarjes, duke treguar se problemi mund të ketë qenë teknik dhe jo rezultat i përdorimit të gjatë.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në publik, veçanërisht tek përdoruesit e biçikletave elektrike, pasi tregon rreziqet që lidhen me pajisjet elektronike dhe rëndësinë e kontrollit të sigurisë para përdorimit.
Autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Ballkan Update me Habi Hoxha, (25/12/2025)
Rusia: Përparim i ngadaltë, por i qëndrueshëm në bisedimet për paqe në Ukrainë
Rusia sheh përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.
Kështu tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Në procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dua të them në procesin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ka përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm”, deklaroi ajo.
Zakharova shtoi se fuqitë e Evropës Perëndimore po përpiqeshin ta pengonin progresin dhe sugjeroi që Shtetet e Bashkuara t’i kundërviheshin lëvizjeve të tilla.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./abcnews.al
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar në mesnatë duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor.
Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër Ukrainë, duke goditur infrastrukturën e energjisë dhe zonat e banimit në disa rajone, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Sipas selisë për operacione rajonale të Krasnodarit, dy rezervuarë të naftës kanë marrë flakë pas sulmit në qytetin port në Detin Azov në jug të Rusisë.
Flakët janë përhapur në rreth 2.000 metra katrorë, ndërsa në raportimet preliminare nuk janë përmendur viktima. Në pamjet e publikuara nga disa media janë parë flakë duke dalë prej një rafinerie nafte në afërsi.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ia ka atribuuar zjarrin një sulmi ukrainas me dronë, ndonëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
-
- Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030
Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se raketat Javelin janë ndër armët më të suksesshme në kohët moderne.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Shala u shpreh se deri në 2023, Shqipëria do të prodhojë armët e saj anti-tank.
“Planifikohet që deri në 2030, Shqipëria të prodhojë armët e saj anti-tank. Kjo tregon për një vizion. Padyshim, deri më tani, nuk është lejuar të jetë pjesë e mekanizmave. Ushtria shqiptare është në kuadër të misionit të KFOR. Si mesazh, vizita e shtafit të shtabit, kishte atë politik dhe atë ushtarak. Rrugëtimi i Kosovës, pas vitit 2028 do jetë në bashkërendim me Shqipërinë. Mesazhi ushtarak është tepër i rëndësishëm”, theksoi ai.
Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Shala deklaroi: “Çështjet e përcaktimit të fatit të Kosovës do vendoset në 28 dhjetor. Mund të themi që sipas të gjitha gjasave, do të kemi sërish zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin prill. Mund të kemi cikël të ri zgjedhor sa i takon mandatimit të presidentit”./abcnews.al
NewsHour me Habi Hoxha, (25/12/2025)
Rrëzohet helikopteri në majën më të lartë të Afrikës, humbin jetën 5 persona
Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, në Tanzaninë veriore.
Aksidenti ndodhi përgjatë një prej rrugëve më të njohura të ngjitjes në mal, gjatë asaj që policia tha se ishte një mision evakuimi mjekësor për të marrë pacientët.
Midis të vdekurve ishin dy shtetas të huaj, ,si dhe një mjek vendas, një guidë turistike dhe piloti.
Helikopteri u rrëzua midis Kampit Barafu dhe Summit Kibo në një lartësi prej më shumë se 4,000 metrash.
Komandanti i policisë rajonale të Kilimanxharos, Simon Maigwa, tha se aeroplani operohej nga Kilimanjaro Aviation, një kompani që ofron evakuim mjekësor dhe shërbime të tjera të aviacionit.
Kompania ende nuk ka komentuar për incidentin.
Meloni paralajmëron: Viti 2026 do të jetë shumë më i keq se 2025
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke parashikuar se viti 2026 “do të jetë shumë më i keq” se viti 2025.
48-vjeçarja bëri parashikimin jo aq festiv gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve të Krishtlindjeve me stafin e Presidencës së Këshillit të Ministrave.
“Fundi i vitit 2025 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë shumë më keq”, tha Meloni.
“Pra, pushoni siç duhet gjatë këtyre festave, sepse ne duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo.
Duke folur nga Pallati Qeveritar në Romë, Meloni e përshkroi vitin 2025 si një vit të përcaktuar nga luftëra të vazhdueshme — duke e paraqitur administratën e saj si një “familje” që kishte luftuar në fronte të shumta.
Fjalimi është pjesë e një tradite vjetore në të cilën udhëheqësja e Italisë zakonisht i jep kombit një mesazh shprese.
Money Report me Genta Dobra, (25/12/2025)
Ambasadori i Francës në Kosovë: Na duhet një qeveri me kompetenca të plota
Tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai deklaron për KosovaPress se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë, për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. Diplomati francez mirëpret largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa është më i rezervuar në pyetjet se a do të hiqen të njëjtat në tërësi në fillim të vitit të ardhshëm.
“Mesazhi është se na duhet një partner. Ne së bashku jemi mbështetësit tuaj të huaj, miqtë tuaj të huaj. Na duhet një qeveri, një qeveri e plotë, me të cilën do të mund të punonim për Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe për shumë çështje të tjera, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për zhvillimin e Kosovës, legjislacionin e Kosovës”, thekson ai.
Kosova nuk arriti të formojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit.
Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, diplomati francez thotë se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.
“Ky vit pa një qeveri të plotë ka qenë pak i vështirë, duhet ta them. Jo se nuk kemi qenë në gjendje të punonim, siç thashë, në projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ne kemi mundur të punojmë në nivel teknik. Kishte edhe iniciativa të tjera që mund t’i bënim në nivel teknik, por Kosova është një demokraci. Si demokraci, është nevoja për një qeveri të përgjegjshme para parlamentit”, thekson ai.
Bashkimi Evropian ditë më parë vendosi të heqë 50 për qind të masave, derisa u zotua për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit janar 2026.
Ky zhvillim, sipas ambasadorit Guérot, është lajm i mirë për Kosovën, pasi do të ecin përpara shumë projekte të rëndësishme për vendin, të cilat ishin bllokuar vitet e fundit.
“Kemi një projekt shumë të rëndësishëm, që është ngadalësuar nga masat, për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza, i cili do të mbulonte Prishtinën, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën. Ky është një projekt i përbashkët me Gjermaninë, në fakt. Pra, po pres me padurim që të përshpejtojmë këtë projekt, për të cilin nuk jemi ndalur së punuari kurrë në nivelin teknik. Është vetëm një nga projektet që kemi. Kemi projekte të zhvillimit me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, sidomos për të ndihmuar Kosovën me Lojërat Mesdhetare 2030 dhe gjithashtu për ta ndihmuar atë në tranzicionin drejt një energjie më të pastër. Në Prishtinë këtu po shohim mjegullën, që është bërë si shkak i një energjie të papastër dhe agjencia po punon”, shton ai.
Sa i përket zotimit se deri në janar të vitit 2026 do të hiqen masat, ambasadori francez thotë për KosovaPress se vendimi politik tashmë është marrë nga Këshilli Evropian dhe se tani i takon Komisionit Evropian ta zbatojë.
“Detajet nuk i di. Nuk mund t’jua tregoj. Vendimi politik është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe nga Këshilli Evropian dhe tani Komisioni do ta zbatojë atë. Prandaj nuk mund të hyj në detaje”, thotë ai.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri./kosovapress
Aksident në Kamëz/ Përplasen dy makina, katër të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në zonën e Kamzës, në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në lagjen e Valiasit kur një automjet tip Audi është përplasur me një tjetër mjet, ‘Toyota’.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al
Shijak/ Arrestohet 27-vjeçari, vodhi gjatë natës një shumë parash në një lokal
Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes. 27 vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al