Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 January 2026Koha Jone

Ndahet nga jeta Catherine O’Hara, ylli i “Home Alone”, në moshën 71-vjeçare

By: nik
30 January 2026 at 22:59

Aktorja kanadeze Catherine O’Hara ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, njoftoi të premten agjencia e saj e menaxhimit. O’Hara, fituese e çmimit Emmy, ishte e njohur për rolet e saj në serialin “Schitt’s Creek” dhe filmin “Home Alone”. Ajo gjithashtu luajti në filmin “Beetlejuice” dhe shfaqjen satirike “The Studio”. Sipas mediave amerikane të argëtimit, Page Six, O’Hara u dërgua me urgjencë në…

Source

Pse ari u ngjit në qiell dhe më pas ra: Një analizë e tregut të metaleve të çmuara

By: nik
30 January 2026 at 22:25

Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord kohët e fundit, me investitorët që derdhën para në këtë aset të sigurt mes pasigurisë politike globale në rritje. Metali i çmuar kaloi për herë të parë shifrën 5,000 dollarë për ons dhe shkurtimisht arriti 5,500 dollarë. Megjithatë, çmimet ranë ndjeshëm pas shenjave të stabilitetit politik në SHBA, por mbeten shumë më të larta se një vit më parë.

Source

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikon mbi 3 milionë faqe të reja të dosjeve Epstein

By: nik
30 January 2026 at 22:23

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar mbi 3 milionë faqe dokumentesh të reja lidhur me hetimin e tij ndaj financierit të diskredituar dhe abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Njoftimi i shumëpritur, i bërë nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, të premten, duket se përbën pjesën më të madhe të të ashtuquajturave “dosje Epstein” që kanë ndjekur politikisht Donald…

Source

Bino: Kemi kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes

By: redi
30 January 2026 at 22:09

Drejtoresha ekzekutive e SCiDEV, Blerjana Bino thotë se mos-heqja e plotë e shpifjes nga Kodi Penal e mban këtë nen si një instrument frikësues dhe intimidues ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të interesit publik. Për të dekriminalizimi i shpifjes nuk do të thotë imunitet për ata që shpifin, por heqje e një mekanizmi penal që pengon lirinë e shprehjes dhe krijon presion ndaj medias kritike.

Source

Edi Paloka: Nuk jam më në grupin organizator të protestave!

By: njeshi
30 January 2026 at 21:52

Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh sonte në media se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar. Edi Paloka nënvizoi se “vërtet ka diskutime, ka debate, por në fund fare merren vendime dhe sigurisht shumica vendos dhe ne jemi të…

Source

Elijona mungon në Prime, ja çfarë ka ndodhur

By: redi
30 January 2026 at 21:29

Sonte në Prime, Alaudin Hamiti tha se Elijona nuk është e pranishme për shkak të një problemi shëndetësor. Ky njoftim ngjalli menjëherë shqetësim dhe interes të madh tek shikuesit, të cilët vunë re mungesën e saj në studio. Hamiti bëri të ditur se gjendja shëndetësore e konkurrentes ka kërkuar kujdes mjekësor të menjëhershëm, ndaj ajo është nisur drejt Spitalit Amerikan për të marrë asistimin e…

Source

Presidenti i Amerikës, Trump: Irani dëshiron marrëveshje

By: redi
30 January 2026 at 21:22

Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane. “Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po…

Source

“Dyshimi i arsyeshëm”, kjo formulë që ka marrë në qafë shumë njerëz!

By: njeshi
30 January 2026 at 21:19

“Dyshimi i arsyeshëm”, kjo formulë që ka marrë në qafë shumë njerëz që në fund kanë dalë të pafajshëm, po edhe të dërrmuar psikologjikisht, apo që mban sot nëpër burgje pa gjyq njerëz që nesër mund të dalin të pafajshëm, është një ndër disa pikat mbi të cilat duhet reflektuar seriozisht, për ta bërë Shqipërinë një vend ku prezumimi i pafajësisë të mos dhunohet nga prezumimi i fajësisë.

Source

SERIE A – LIVE: Barazim pa gola Lazio-Genoa 0-0, Provstgaard protagonist në mbrojtje

By: nik
30 January 2026 at 21:12

Ndeshja mes Lazios dhe Genoas në Serie A ka nisur me një barazim 0-0, ku të dyja skuadrat kanë shfaqur momente sulmuese dhe mbrojtëse. Genoa ishte e para që rrezikoi me një kundërsulm të shpejtë të Vitinha-s, i cili shërbeu Colombo-n, por gjuajtja e këtij të fundit u bllokua në mënyrë providenciale nga Provstgaard. Më pas, Colombo mbrojti një top në zonë dhe pasoi për Frendrup, gjuajtja e të cilit…

Source

Flamur Noka: Mediat janë peng i tenderave të qeverisë, sulmojnë opozitën për para

By: redi
30 January 2026 at 21:03

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar ashpër mediat dhe analistët politikë në Shqipëri, duke i cilësuar si të lidhur financiarisht me qeverinë dhe të përdorur për të sulmuar opozitën. Ai tha se nuk ka shqiptar që të mos e kuptojë se analistët që zbërthejnë opozitën me analizat e tyre, paguhen dhe majmen me tendera. Ai theksoi se mediat në Shqipëri janë kthyer në…

Source

Rinas, TIA mbyll vitin 2025 me 11,6 milionë pasagjerë

By: redi
30 January 2026 at 20:53

Tirana International Airport (TIA) bën me dije se gjatë vitit 2025 u ka shërbyer 11,6 milionë pasagjerëve, duke regjistruar rritje, krahasuar me 10,7 milionë pasagjerë në vitin 2024. Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për transportin ajror dhe është një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend. Rrjeti ajror i TIA-së përfshin 68…

Source

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paundë ndihmë

By: redi
30 January 2026 at 20:37

Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri. Ambasada Gjermane në Tiranë thekson se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike. Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mmasat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke…

Source

Substanca toksike, AKU tërheq nga tregu 648 njësi të importuara “Aptamil 1 Pronutra”

By: redi
30 January 2026 at 20:11

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se pas një sinjalizimi të marrë nga autoritetet europiane, lidhur me gjetjen e një lënde toksike gjatë kontrolleve të kryera në Gjermani, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit “Aptamil 1 Pronutra”, me paketim 800 gramë dhe datë skadence 10 nëntor 2026. Sipas të dhënave paraprake, në total janë importuar 648 njësi të…

Source

OKB rrezikon falimentin, Guterres: Shtetet nuk paguajnë tarifat

By: redi
30 January 2026 at 20:04

Kombet e Bashkuara janë përballë rrezikut të “kolapsit të afërt financiar” për shkak të mospagimit të tarifave të shteteve anëtare. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i këtij organizmi Antonio Guterres. António Guterres tha se OKB-ja përballet me një krizë financiare e cila po “thellohej, duke kërcënuar zbatimin e programit”, dhe se paratë mund të mbarojnë deri në korrik. Ai shkroi në një letër…

Source

Drejt përfundimit investimi në shkollën dhe kopshtin e Ishmit, Rama poston pamjet: Hapësira moderne për fëmijët

By: redi
30 January 2026 at 19:54

Një shkollë e re dhe një kopsht po bëhen gati për fëmijët e komunitetit të njësisë administrative të Ishmit në Durrës, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale arsimore, në shërbim të nxënësve dhe fëmijëve të shkollës së mesme të bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky investim, të cilin e cilësoi bashkëkohor dhe të ndërtuar sipas standardeve…

Source

Ekipi shqiptar në lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Begaj dorëzon flamurin kuqezi: Do të garoni me më të mirët

By: redi
30 January 2026 at 19:28

Ceremonia e Dorëzimit të Flamurit u mbajt këtë të premte pasdite për ekipin shqiptar që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin në 6 shkurt në Cortina të Italisë. Shqipëria do të përfaqësohet me 4 skiator në lojërat olimpike, të cilët janë Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, premtoi dhe u zotua që këtë vit…

Source

SPAK i mbylli derën komisionit ”Xhafaj 2”, PD: Intimidimet ndaj prokurorisë nuk e shpëtojnë dot qeverinë

By: redi
30 January 2026 at 19:13

SPAK i mbylli derën komisionit ”Xhafaj 2”, dhe Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi thotë se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë ka marrë përgjigje të prerë. SPAK e cilësoi takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme. “Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut…

Source

Ministrja Spiropali me ambasadorin e Italisë: Më 18 shkurt Tirana mirëpret Forumin e Korridorit VIII

By: redi
30 January 2026 at 19:05

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII. Ajo e cilëson këtë projekt një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e…

Source

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, pezull gara për departamentet

By: redi
30 January 2026 at 18:49

Ndryshimet në Policinë e Shtetit po vijojnë. Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda, në detyrë është emëruar përkohësisht Armir Gjikolaj. Zyrtarisht dorëheqja është justifikuar për arsye familjare, por thuhet se lidhet me procesin e vlerësimit të performancës së drejtorëve të policisë në të gjithë vendin…

Source

❌
❌