Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 January 2026Gazeta Si

Bislimi: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur

22 January 2026 at 20:48

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas rundit të ri të dialogut në Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët”.

Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç.

Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.

Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.

Ky komisioni i përbashkët për personat e pagjetur është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën u pajtuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2023.

Palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve në dhjetor 2024 në Bruksel.

Për çështjen e themelimit të komisionit për personat e zhdukur, palët kishin diskutuar edhe gjatë një rundi bisedimesh më 11 shtator të vitit 2025. Megjithatë, ai rund bisedimesh kishte përfunduar pa asnjë rezultat.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Takimi i 22 janarit ishte i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 14 janar, Sorensen tha lidhur me dialogun se “kam shpresa se viti 2026 do të na japë atë që viti 2025 nuk na e dha”.

“Çfarë do të bëjmë ne është të sigurohemi që palët të ulen dhe të bisedojnë. Duhet ta gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë”, theksoi Sorensen në Prishtinë.

Ai tha se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023, pas rritjes së tensioneve mes tyre për shkak të një sulmi nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në shtator të atij viti.

Kurti – i cili pritet të jenë në krye të qeverisë së vendit edhe për një mandat të tretë katërvjeçar – e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me dorëzimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit që la një rreshter të vrarë, Millan Radoiçiç.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kur ndodhi sulmi dhe e mori përgjegjësinë për të. Beogradi nuk ka pranuar t’ia dorëzojë Kosovës atë, dhe thuhet se ai endet i lirë në Serbi.

Edhe Serbia ka kushtet e veta në dialog, siç e ritheksoi edhe Petkoviq pas takimit me Sorensenin më 16 janar në Beograd.

Kryenegociatori serb tha se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku varet nga gatishmëria e Kosovës për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Ndër pikat e marrëveshjes është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për ta përmbushur këtë kërkesë./REL

The post Bislimi: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur appeared first on Gazeta Si.

Oscar 2026 – Lista e plotë e nominimeve

22 January 2026 at 20:46

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscar 2026 është këtu!

Këtë vit, gjithsej 201 filma ishin në garë për çmimin “Filmi më i Mirë”, por vetëm 10 u kualifikuan. Gjithashtu, nominimet përfshijnë për herë të parë dhe një kategori të re: Kasti më i Mirë.

Conan O’Brien do të rikthehet për të prezantuar drejtpërdrejt ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila do të zhvillohet më 15 mars.

Lista e plotë e nominimeve:

Filmi më i Mirë:

Bugonia

F1

Frankenstein

Hamnet

Marty Supreme

One Battle After Another

The Secret Agent

Sentimental Value

Sinners

Train Dreams

Aktori më i Mirë:

Timothée Chalamet – Marty Supreme

Leonardo DiCaprio – One Battle After Another

Ethan Hawke – Blue Moon

Michael B. Jordan – Sinners

Wagner Moura – The Secret Agent

Aktorja më e Mirë:

Jessie Buckley – Hamnet

Rose Byrne – If I Had Legs I’d Kick You

Kate Hudson – Song Sung Blue

Renate Reinsve – Sentimental Value

Emma Stone – Bugonia

Aktori më i Mirë në rol dytësor:

Benicio del Toro – One Battle After Another

Jacob Elordi – Frankenstein

Delroy Lindo – Sinners

Sean Penn – One Battle After Another

Stellan Skarsgård – Sentimental Value

Aktorja më e Mirë në rol dytësor:

Elle Fanning – Sentimental Value

Inga Ibsdotter Lilleaas – Sentimental Value

Amy Madigan – Weapons

Wunmi Mosaku – Sinners

Teyana Taylor – One Battle After Another

Regjisori më i Mirë:

Chloé Zhao – Hamnet

Josh Safdie – Marty Supreme

Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

Joachim Trier – Sentimental Value

Ryan Coogler – Sinners

Skenari origjinal:

Blue Moon

It Was Just an Accident

Marty Supreme

Sentimental Value

Sinners

Skenari i përshtatur: 

Bugonia

Frankenstein

Hamnet

One Battle After Another

Train Dreams

Filmi i animuar:

Arco

Elio

KPop Demon Hunters

Little Amélie or the Character of Rain

Zootopia 2

Filmi i shkurtër i animuar:

Butterfly

Forevergreen

The Girl Who Cried Pearls

Retirement Plan

The Three Sisters

Filmi ndërkombëtar:

The Secret Agent – Brazil

It Was Just an Accident – France

Sentimental Value – Norway

Sirat – Spain

The Voice of Hind Rajab – Tunisia

Filmi me metrazh të shkurtër:

Butcher’s Stain

A Friend of Dorothy

Jane Austen’s Period Drama

The Singers

Two People Exchanging Saliva

Kasti më i Mirë:

Hamnet

Marty Supreme

One Battle After Another

The Secret Agent

Sinners

Kinematografia:

Frankenstein

Marty Supreme

One Battle After Another

Sinners

Train Dreams

Produksioni:

Frankenstein

Hamnet

Marty Supreme

One Battle After Another

Sinners

Montazhi:

F1

Marty Supreme

One Battle After Another

Sentimental Value

Sinners

Muzika:

Bugonia

Frankenstein

Hamnet

One Battle After Another

Sinners

Kënga origjinale:

“Dear Me” – Diane Warren: Relentless

“Golden” – KPop Demon Hunters

“I Lied to You” – Sinners

“Sweet Dreams of Joy” – Viva Verdi!

“Train Dreams” – Train Dreams

Sound:

F1

Frankenstein

One Battle After Another

Sinners

Sirat

Efektet vizuale:

Avatar: Fire and Ash

F1

Jurassic World: Rebirth

The Lost Bus

Sinners

Grimi dhe flokët:

Frankenstein

Kokuho

Sinners

The Smashing Machine

The Ugly Stepsister

Kostumografia:

Avatar: Fire and Ash

Frankenstein

Hamnet

Marty Supreme

Sinners

Dokumentari:

The Alabama Solution

Come See Me in the Good Light

Cutting Through Rocks

Mr. Nobody Against Putin

The Perfect Neighbor

Dokumentari me metrazh të shkurtër:

All the Empty Rooms

Armed Only with a Camera: The Life and Death of Brent Renaud

Children No More: “Were and Are Gone”

The Devil Is Busy

The post Oscar 2026 – Lista e plotë e nominimeve appeared first on Gazeta Si.

Trump padit gjigandin JP Morgan për 5 mld dollarë: Më mbyllën llogaritë për motive politike!

22 January 2026 at 20:25

Donald Trump ka paditur JP Morgan dhe shefin e saj ekzekutiv, Jamie Dimon, për të paktën 5 miliardë dollarë (3.7 miliardë paund), pasi pretendon se banka i ka mbyllur llogaritë për arsye politike.

Sipas raportimeve në SHBA, padia akuzon gjigantin bankar se ka mbyllur në mënyrë të padrejtë llogarinë bankare të presidentit për motive politike.

Padia u depozitua të enjten nga avokati i presidentit amerikan në një gjykatë në Miami, Florida.

Gjatë fundjavës, Trump shkroi në një postim në Truth Social: “Do ta padis JP Morgan Chase brenda dy javëve të ardhshme për DEBANKIMIN e gabuar dhe të papërshtatshëm që më bëri pas protestës së 6 janarit, një protestë që doli e drejtë për ata që protestonin – Zgjedhjet ishin TË MANIPULUARA!”

Depozitimi i padisë vjen një ditë pasi Dimon i quajti planet e Trump për vendosjen e një tavani mbi tarifat e kartave të kreditit një “katastrofë”.

Trump ka propozuar një plan për të kufizuar përkohësisht normat e interesit të kartave të kreditit në SHBA në 10%, duke filluar nga 20 janari dhe për një periudhë njëvjeçare.

I pyetur për këtë plan në Forumin Ekonomik Botëror, Dimon u shpreh: “Do të ishte një katastrofë ekonomike, dhe nuk po e them këtë për shkak të biznesit tonë, ne do ta përballonim gjithsesi.”

Një zëdhënës i JP Morgan deklaroi: “Ndërsa na vjen keq që Presidenti Trump na ka paditur, ne besojmë se kjo padi nuk ka bazë. Ne respektojmë të drejtën e Presidentit për të na paditur dhe të drejtën tonë për t’u mbrojtur,  për këtë shërbejnë gjykatat. JPMC nuk mbyll llogari për arsye politike apo fetare.

“Ne mbyllim llogari vetëm kur ato paraqesin rrezik ligjor ose rregullator për kompaninë. Na vjen keq kur detyrohemi ta bëjmë këtë, por shpesh rregullat dhe kërkesat rregullatore na çojnë drejt këtyre vendimeve.

“Kemi kërkuar si nga kjo administratë ashtu edhe nga administratat e mëparshme të ndryshojnë rregullat dhe rregulloret që na vendosin në këtë situatë dhe mbështesim përpjekjet e administratës për të parandaluar politizimin e sektorit bankar.”

JP Morgan rritet në bursë pavarësisht padisë së Trump

Aksionet e JP Morgan janë rritur pavarësisht lajmit. Aksioni i JP Morgan ishte rreth 1.2% më i lartë në orët e para të pasdites në Nju Jork, pasi padia u depozitua sot në emër të presidentit.

Një zëdhënës i bankës tha se ajo beson se “padia nuk ka asnjë bazë” dhe se “nuk mbyll llogari për arsye politike apo fetare”.

The post Trump padit gjigandin JP Morgan për 5 mld dollarë: Më mbyllën llogaritë për motive politike! appeared first on Gazeta Si.

Hapet aplikimi për deklarimin DIVA: Mund të përfitoni dhe kompensim për fëmijët

22 January 2026 at 20:17

Nga Gazeta ‘SI’- Sot është vënë në funksion sistemi e-Tax, përmes të cilit mund të plotësohet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DIVA). Ky shërbim u shërben jo vetëm individëve që janë të detyruar ligjërisht ta dorëzojnë deklaratën, por edhe atyre që synojnë të përfitojnë nga kompensimi për shpenzimet e arsimit të fëmijëve.

Detyrimi për plotësimin e DIVA-s përfshin individët që realizojnë të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, personat me më shumë se një punësim, si edhe ata që kanë siguruar të ardhura të padeklaruara mbi 50 mijë lekë në vit nga burime si qiraja, honorarët apo aktivitete të tjera.

Një risi e këtij viti është mundësia që DIVA të plotësohet edhe nga individët që aplikojnë për përfitimin e kompensimit për arsimin e fëmijëve.

Individët që e deklarojnë për herë të parë të ardhurat vjetore mund të aplikojnë lehtësisht duke hyrë në faqen zyrtare të tatimeve, në seksionin e-Shërbime për individët, përmes identifikimit në platformën e-Albania.

The post Hapet aplikimi për deklarimin DIVA: Mund të përfitoni dhe kompensim për fëmijët appeared first on Gazeta Si.

‘Gaza e Re’ e Trumpit, me rrokaqiej buzë detit dhe vende pune për të gjithë

22 January 2026 at 16:01

Gazeta Si – Pas dy vitesh bombardimi të Gazës dhe miratimit të “Planit 20-Pikësh”, Jared Kushner tani e quan atë “faza e tretë”: paqe, siguri, deradikalizim, tregje të lira dhe – mbi të gjitha – rindërtim.

Ky është i ashtuquajturi “Projekti Sunrise”, të cilin dhëndri i Donald Trump e përshkroi nga skena e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Bordit të Paqes në Gaza.

Mundësia e pasurive të patundshme në Mesdhe – Resorte buzë detit, trena me shpejtësi të lartë, rrjete inteligjente për energji elektrike të mundësuar nga inteligjenca artificiale: nga një rrip toke i shkatërruar, Gaza e Trump dhe Kushner do të transformohej në një enklavë luksoze në Mesdhe.

Një “pronë e pasurive të paluajtshme”, siç e quajti vetë presidenti amerikan, që do të lakmohej nga njerëzit më të pasur në tokë.

Projektet e Rafah dhe Khan Younis – Plani gjithëpërfshirës i rindërtimit do të kryhej në katër faza kryesore. Fillimisht, pjesë të mëdha të Rafah dhe Khan Younis do të rindërtoheshin me ndërtimin e zonave të mëdha banimi dhe industriale (duke përfshirë qendrat e të dhënave), parqeve dhe objekteve sportive, autostradave dhe rrjeteve hekurudhore.

Ndërtimi i dy qyteteve do të përfundonte në dy fazat e ardhshme, përpara se rindërtimi i Qytetit të Gazës të fillonte në fazën e katërt.

Rrokaqiej për turizëm dhe qendra tregtare – Kushner gjithashtu dha një sërë shifrash për Gazën e së ardhmes.

Në Rafah, për shembull, do të ndërtohen mbi 100,000 shtëpi, 200 shkolla, 180 qendra kulturore dhe fetare dhe më shumë se 75 objekte mjekësore dhe spitale.

I gjithë brezi bregdetar – i theksuar me rozë në hartën e treguar nga Kushner – do të shohë ndërtimin e afërsisht 180 kullave për “turizmin bregdetar”.

Shkurt, rrokaqiejt dhe objektet më të fundit që do të strehojnë restorante, hotele dhe qendra argëtimi do ta transformojnë Gazën në një Las Vegas të Lindjes së Mesme.

Në jug, pranë kufirit me Egjiptin, Kalimi i Rafah-ut do të jetë i rrethuar nga një aeroport, një port dhe dy qendra gjigante logjistike për ruajtjen dhe transportin e mallrave.

Qëllimi është që Rripi i Detit të bëhet gjithashtu një qendër kyçe për tregtinë, energjinë dhe infrastrukturën digjitale.

Parashikimet e ardhshme – “Në Lindjen e Mesme, po ndërtojnë qytete si ky – dy, tre milionë njerëz – brenda tre vjetësh, kështu që gjëra të tilla janë shumë të realizueshme nëse angazhohemi t’i bëjmë realitet”, tha Kushner nga skena në Davosit.

E ardhmja, të paktën siç është parashikuar nga Shtëpia e Bardhë, është rozë: një PBB prej 10 miliardë dollarësh deri në vitin 2035, 500,000 vende të reja pune të krijuara nga 25 miliardë dollarë investime në shërbime, 3 miliardë dollarë në lagje tregtare dhe gati 2 miliardë dollarë në shkolla dhe trajnime të fuqisë punëtore.

Hapat e parë, megjithatë, duhet të jenë të kujdesshëm, me krijimin e një zone të veçantë ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të strehimit me banesa të reja të përkohshëme. Ndërsa presim që ndërtimi i Gazës së Re të fillojë vërtet.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post ‘Gaza e Re’ e Trumpit, me rrokaqiej buzë detit dhe vende pune për të gjithë appeared first on Gazeta Si.

Shiste kokainë dhe ekstazi në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari (video)

22 January 2026 at 15:42

Gazeta Si – Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë, i dyshuar si furnizues i drogës për lokalet në zonën e njohur si “VIP” në kryeqytet.

Burime policore bëjnë me dije se në flagrancë, në automjetin e tij, u arrestua shtetasi Elvis Alliu. Gjatë kontrollit, policia zbuloi se ai kishte përshtatur një vend të fshehtë në derën e shoferit, brenda tapicerisë, ku fshihte lëndë narkotike.

Siç duket edhe nga pamjet filmike, në këtë hapësirë të improvizuar mbaheshin kokainë dhe kanabis, të cilat më pas dyshohet se shpërndaheshin në lokalet e rrugës “Mustafa Matohiti”, e njohur si zona e VIP-ave.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç, të cilët dyshohet se, megjithëse kishin dijeni për aktivitetin kriminal, nuk e kanë kallëzuar atë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Shiste kokainë dhe ekstazi në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari (video) appeared first on Gazeta Si.

Trump pas takimit me Zelenskyn: Të gjithë duan që lufta të mbarojë!

22 January 2026 at 15:19

Nga Gazeta ‘Si’- Ka përfunduar në Davos takimi mes Presidentin amerikan Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një proncim për mediat, në përfundim të takimit Presidenti Trump nuk preferoi të japë shumë detaje.

I pyetur se çfarë u diskutua në takim, ai u tha gazetarëve se do të duhet të “shohin se çfarë do të ndodhë”, duke shtuar se SHBA-të do të takohen me Rusinë nesër.

“Të gjithë duan që lufta të mbarojë”, thotë ai. Shtëpia e Bardhë tha se takimi i Trump me presidentin e Ukrainës zgjati “rreth një orë”.

Presidenti Donald Trump është shprehur se mendonte se paqja në Ukrainë ishte shumë afër.

The post Trump pas takimit me Zelenskyn: Të gjithë duan që lufta të mbarojë! appeared first on Gazeta Si.

Trump dhe Macron, miqtë-armiq!

22 January 2026 at 15:14

Gazeta Si – Që kur Donald Trump rifilloi kërcënimet e tij kundër Groenlandës, presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë një nga udhëheqësit më kritikë europianë.

Për shembull, ai bëri thirrje që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hakmarrje të jashtëzakonshme ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara dhe e akuzoi Trumpin si bullizues.

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, megjithëse Macron rrallë ka qenë kaq i drejtpërdrejtë: marrëdhënia e tyre shpesh ka alternuar midis momenteve të harmonisë së madhe dhe momenteve më të ndërlikuara.

Është e nevojshme të bëhet një parantezë: Trump dhe Macron janë politikanë që në letër kanë ide dhe vizione të ndryshme politike, por që megjithatë shpesh kanë treguar se e kuptojnë njëri-tjetrin mjaft mirë.

Trump është një politikan i ekstremit të djathtë, armiqësor ndaj Bashkimit Evropian dhe që i interpreton marrëdhëniet ndërkombëtare si një ekuilibër pushteti midis fuqive të mëdha.

Macron, nga ana tjetër, është i moderuar, i qendrës dhe liberal dhe ka qenë një nga politikanët më pro-evropianë të dhjetë viteve të fundit, megjithëse me disa kufizime.

Të dy filluan mandatet e tyre të para në detyrë në vitin 2017: në atë kohë, e djathta ekstreme po fillonte të ngrihej në shumë vende perëndimore, duke sulmuar partitë e qendrës me argumente populiste që vetë Trump i përdori (dhe ende i përdor) kundër kundërshtarëve të tij. Shkurt, në letër, marrëdhënia e tyre duhet të kishte qenë shumë e diskutueshme.

Një shtrëngim duarsh midis Emmanuel Macron dhe Donald Trump në Paris, 7 dhjetor 2024

Që në muajt e parë të mandateve të tyre, ishte e qartë se gjërat ishin më komplekse se kaq. Macron dhe Trump demonstruan një lidhje të caktuar personale.

Për shembull, në vitin 2017, Macron e ftoi Trumpin në paradën ushtarake më 14 korrik (përvjetori i Ditës së Bastijës) dhe Trump u impresionua aq shumë sa filloi të planifikonte një gjë të ngjashme në Uashington.

Më pas, Trump e ftoi Macronin dhe gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018. Ishte një vizitë shumë e përfolur, pasi, si deklaratat, ashtu edhe sjellja e udhëheqësve, përcollën një ndjenjë respekti dhe admirimi të ndërsjellë, me shtrëngime të gjata duarsh, përqafime të shumta dhe madje edhe disa puthje në faqe – diçka disi e pazakontë midis krerëve të shteteve në takimet zyrtare.

Me atë rast, Macron i dha Trumpit një pemë që të dy e mbollën në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, që synonte të simbolizonte miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Në atë kohë, gazetat amerikane shpesh e përshkruanin marrëdhënien midis Macron dhe Trump si një “bromance”, një neologjizëm anglez i formuar nga fjalët “brother” dhe romancë (dashuri vëllazërore).

Në atë kohë ishte e qartë se Trump ishte një njeri i paqëndrueshëm, i cili vlerësonte politikanët karizmatikë që projektonin një imazh fitues, siç ishte Macron atëherë, dhe siç ndodhi kohët e fundit me një politikan tjetër shumë larg ideve të Trump, kryetarin e ri të Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani (socialist dhe demokrat).

Megjithatë, pavarësisht një mirëkuptimi të caktuar midis të dyve, gjërat u bënë më të ndërlikuara kur bëhej fjalë për çështje konkrete. Që gjatë mandatit të tyre të parë, Trump dhe Macron debatuan shpesh.

Një shembull ishte vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Macron nuk e miratoi vendimin e Trump dhe i nxiti në mënyrë kontroverse qytetarët amerikanë të shqetësuar për ngrohjen globale të zhvendoseshin në Francë.

Më vonë ai kritikoi qëndrimin armiqësor të Trump ndaj aleatëve të NATO-s në disa raste. Në vitin 2019, në një deklaratë gjerësisht të respektuar, Macron e quajti NATO-n një aleancë “të vdekur në tru” dhe argumentoi se Evropa duhet të bëjë pa Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj.

Trump gjithashtu filloi të kritikonte publikisht Macron, shpesh duke iu drejtuar sulmeve personale bazuar në rënien e popullaritetit të tij.

Në shumë mënyra, kjo dinamikë ishte e dukshme edhe në mandatin e dytë të Trump, i cili filloi në janar 2025.

Macron vazhdoi të mbante një marrëdhënie personale në dukje pozitive me të. Ndër të tjera, të dy flasin shpesh në telefon dhe mbajnë një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë.

Macron u përpoq ta përdorte këtë bashkëpunim për të zbutur armiqësinë e Trumpit ndaj Bashkimit Evropian, duke mbajtur një qëndrim miqësor ndërsa njëkohësisht i qëndronte fort pozicioneve të tij pro-evropiane.

Çështja është se në përgjithësi, ai nuk arriti shumë, duke demonstruar se të kesh një marrëdhënie të mirë dhe të lajkatosh Trumpin, diçka që shumë udhëheqës kanë filluar ta bëjnë për të shmangur mërzitjen e tij, nuk garanton automatikisht trajtim preferencial.

Një shembull i mirë është qëndrimi i Trump ndaj Ukrainës. Që kur u bë president, Shtetet e Bashkuara kanë ulur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe kanë marrë një qëndrim shumë më të favorshëm ndaj Rusisë.

Në shkurt të vitit 2025, në një moment shumë delikat diplomatik, Macron shkoi në Uashington për t’i shpjeguar Trumpit pikëpamjen e vendeve evropiane dhe për ta bindur atë që të paktën të mbështeste të ashtuquajturat “garanci sigurie” për Ukrainën. Takimi ishte përgjithësisht miqësor, por nuk arriti të ndryshonte mendjen e Trumpit.

Një shembull tjetër ishte mbështetja e tij për palestinezët në Rripin e Gazës. Në korrik të vitit të kaluar, Macron u përpoq të ndërmerrte një iniciativë diplomatike për të bindur më shumë vende perëndimore të njihnin shtetin e Palestinës.

Donald Trump dhe Emmanuel Macron para një takimi të G7 në Biarritz, Francë, më 24 gusht 2019

Trump, i afërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netannahu, ishte shumë kritik ndaj idesë dhe, ndër të tjera, minimizoi rëndësinë e Macron, duke thënë se mendimi i tij “nuk ka rëndësi”.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej ditët e fundit. Macron përsëriti mbështetjen e tij për Groenlandën, dhe Franca hodhi poshtë propozimin për t’u bashkuar me “Këshillin e Paqes” të sponsorizuar nga SHBA-të për Gazën.

Trump e sulmoi përsëri Macronin, duke kërcënuar të vendoste tarifa “200 përqind” për verërat franceze të importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu postoi një mesazh privat, në të cilin Macron e ftoi atë në mënyrë informale për të diskutuar për Groenlandën.

Kjo është shumë e pazakontë në marrëdhëniet midis krerëve të shteteve, të cilat zakonisht janë konfidenciale, por Trump e kishte bërë këtë në të kaluarën, me sa duket për t’u dukur më mbizotërues se bashkëbiseduesit e tij.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Trump dhe Macron, miqtë-armiq! appeared first on Gazeta Si.

Nuk kanë marrë ende rrogën e dhjetorit, Shoqata e Infermierëve: Punonjësit heshtin nga frika e presionit

22 January 2026 at 14:54

Nga Gazeta Si- Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim, Infermierët thonë se nuk kanë marrë ende pagën e dhjetorit, një vonesë që sipas tyre është ekstreme.

Në një njoftim për mediat, Shoqata e Infermierëve thotë se edhe pse është data 22 Janar, paga e muajit Dhjetor ende nuk ju është dhënë punonjësve të Shëndetësisë.

“Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo individ, punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa personale apo politike për marrje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.

Më tej, shoqata shton se e rëndë është edhe heshtja e vetë punonjësve që dhe kur s’ju japin hakun e merituar, heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. “Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për t’ju mbyllur gojën”, thotë Shoqata e Infermierëve.

The post Nuk kanë marrë ende rrogën e dhjetorit, Shoqata e Infermierëve: Punonjësit heshtin nga frika e presionit appeared first on Gazeta Si.

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen ‘McGonigal’

22 January 2026 at 14:39

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë ankimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal, që u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Në kërkesën e tyre, deputetët kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Paralelisht, deputetet kërkojnë edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, i cili do të ketë për objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.

The post Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen ‘McGonigal’ appeared first on Gazeta Si.

“Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri)

22 January 2026 at 14:31

Nga Gazeta “Si” – Mercedes prezantoi imazhet e para të makinës për e ri, që paraqesin një dizajn të përditësuar me ngjyrat argjend në të zezë.

“Silver Arrows”, që sezonin e kaluar u renditën në vendin e dytë në Kampionatin e Konstruktorëve, do të vazhdojnë këtë vit me të njëjtin binom pilotësh: George Russell dhe Kimi Antonelli.

Modeli “W17”, ashtu si të gjithë rivalët e tij, do të jetë më i vogël, më i ngushtë dhe më i lehtë se paraardhësi, pasi është projektuar dhe ndërtuar sipas rregullave të reja aerodinamike.

“Formula 1 do të pësojë ndryshime të mëdha këtë vit dhe ne jemi të përgatitur për këtë tranzicion,” tha “Team Principal” dhe “CEO”, Toto Wolff.

“Rregulloret e reja kërkojnë inovacion dhe fokus absolut në çdo aspekt të performancës. Puna jonë për makinën e re, si dhe zhvillimi afatgjatë i motorrit dhe karburanteve të qëndrueshme së bashku me Petronas, pasqyron këtë qasje. Publikimi i imazheve të para të W17 është thjesht hapi i rradhës në këtë proces. Ai përfaqëson përpjekjen kolektive dhe të vazhdueshme të ekipeve tona në Brixworth dhe Brackley. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort në muajt në vijim” e mbylli deklaratën e tij, drejtuesi austriak.

Mercedes do t’u bashkohet skuadrave të tjera në Spanjë javën e ardhshme për “Barcelona Shakedown”, që zgjat 5 ditë.

Më pas, 8 herë kampionët e Botës do të organizojnë një event zyrtar prezantimi të sezonit më 2 Shkurt, me pilotët, drejtuesit kryesorë dhe makinën “W17”.

Pas kësaj, skuadra do të udhëtojë drejt Bahreinit për testet zyrtare pragsezonale, ku janë planifikuar 2 sesione testimi nga 3 ditë secili, për t’u dhënë ekipeve mundësinë të kolaudojnë makinat dhe performancën maksimale.

The post “Mercedes F1′ prezanton imazhet e makinës ‘W17’ (Galeri) appeared first on Gazeta Si.

Nga Vargjet e Ovidit deri te skicat me gladiatorë/ Çfarë u zbulua në muret e Pompeit?

22 January 2026 at 14:24

Gazeta “SI”- Pompei, qyteti i lashtë i mbuluar nga llava e Vezuvit në vitin 79 p.e.s., ka zbuluar një pasuri të re të historisë së tij të shkruar. Përveç grafiteve të mëdha që reklamonin kandidatë politikë, lojëra me gladiatorë ose dhoma me qira, studiuesit po dokumentojnë një mori shkrimesh më të fshehura, por po aq domethënëse, që kapin komunikimet midis banorëve të qytetit.

“Kushdo që ec përgjatë rrugëve të zëna të Pompeit nuk mund të mos vërejë shkronjat tërheqëse të pikturuara mbi shumë shtëpi, dyqane dhe hapësira publike,” thotë epigrafistja Rebecca Benefiel nga Universiteti Washington and Lee, drejtuese e Projektit të Grafiteve Antike.

“Nga shumica e grafiteve moderne, grafitet në Pompei-n e lashtë ishin një formë pozitive e shkëmbimit shoqëror.”

Një nga fjalët më të zakonshme që gjendet në këtë stil më informal të grafiteve është feliciter (me gëzim), e cila, kur shoqërohet me emra personalë, tregon urime të mira për miqtë, kolegët dhe madje për perandorin. Benefiel ka identifikuar gjithashtu shkrime që shërbenin për gjurmimin e inventarit në dyqane, dhe fjalët e klientëve të kënaqur që lavdëronin aftësitë seksuale të prostitutave në bordellon kryesore të qytetit. Në të gjitha këto mbishkrime, njerëzit shkëmbenin edhe citate poetike nga Ovidi dhe Properti, shpesh duke i adaptuar ato me efekt humoristik.

“Të shikosh grafitet në kontekst jep një ndjesi kaq të fortë për njerëzit që kanë banuar këto hapësira dhe kanë lënë gjurmët e tyre,” thotë Benefiel.

Së fundmi, studiuesit Louis Autin dhe Eloïse Letellier-Taillefer nga Universiteti Sorbonne, së bashku me Marie-Adeline Le Guennec nga Universiteti i Quebec, kanë përdorur një metodë fotografike kompjuterike të quajtur Reflectance Transformation Imaging (RTI) për të ekzaminuar muret e një korridori që lidhte teatrot e Pompeit me Via Stabiana. Këndet e shumta të ndriçimit zbuluan 79 mbishkrime të reja, të padukshme më parë për syrin e lirë.

Mbishkrimet e sapo zbuluara përfshijnë pendesa, fyerje, lamtumira, një imazh të dy gladiatorëve që luftojnë, dhe një deklaratë dashurie. Këto gjetje hedhën dritë mbi jetën e përditshme, marrëdhëniet shoqërore dhe humorin e banorëve të Pompeit, duke i dhënë studiuesve një pamje të jashtëzakonshme të qytetit para katastrofës së famshme.

Benefiel dhe ekipi i saj po dokumentojnë dhe analizojnë të gjitha grafitet ekzistuese në qytet, duke u përpjekur t’i ruajnë nga zbehja për shkak të kalimit të kohës dhe ekspozimit ndaj elementeve natyrore. “Këto shkrime janë një dritare drejt mendimeve, ndjenjave dhe jetës sociale të njerëzve që jetuan këtu para më shumë se dy mijë vjetësh,” përfundon Benefiel.

Burimi: Archaeology Magazine

The post Nga Vargjet e Ovidit deri te skicat me gladiatorë/ Çfarë u zbulua në muret e Pompeit? appeared first on Gazeta Si.

Rama: Veliaj në burg pa prova! SPAK, sporteli ku lihen letrat e popullit

22 January 2026 at 13:50

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i doli në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se sipas tij po mbahet në burg pa prova.

Duke iu drejtuar me ironi opozitës, të cilës i sugjeroi të dërgojë në SPAK dhe Bordin e Paqes, Rama tha sipas tij, ky institucion është kthyer në një sportel ku lihen letrat e popullit.

“SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK.

 Dhe Tony Blairin keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blarin se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume për akuza për korrupsion por pa asnjë provë, s’nuk prova”, tha ai.

The post Rama: Veliaj në burg pa prova! SPAK, sporteli ku lihen letrat e popullit appeared first on Gazeta Si.

Pezullimi i Ballukut, SPAK kundër qeverisë: Masa të mbetet në fuqi, nuk preket kryeministri

22 January 2026 at 13:48

Gazeta Si – Gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, SPAK ka kërkuar që të lihet në fuqi masa për pezullimin e nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur si e dyshuar për abuzimin me tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Prokurori Dritan Prençi, parashtroi argumentet e SPAK, duke theksuar që në fillim se ndryshe nga çfarë pretendon Këshilli i Ministrave, nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO dhe Qeverisë.

Prençi theksoi se kryeministri, si palë paditëse, nuk ka legjitimitet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në këtë rast, pasi nuk është subjekt i procedimit penal dhe nuk i janë cenuar kompetencat kushtetuese.

Sipas SPAK, “nuk ekziston asnjë konflikt kompetencash që të justifikojë aktivizimin e Kushtetueses” për këtë rast.

SPAK argumentoi se GJKKO ushtron kompetencat e saj në kuadër të procedimit penal, ndërsa Kryeministri “vepron mbi bazën e Kushtetutës në një sferë krejtësisht tjetër”.

Sipas Prençit, “masat e sigurisë janë masa personale, kompetencë ekskluzive e gjykatës, dhe se ato janë të ankimueshme vetëm përmes rrugëve dhe shkallëve të tjera të gjyqësorit”.

Kërkesa e Kryeministrit, sipas SPAK, nuk lidhet me mbrojtjen e kompetencave institucionale, por synon të ndërhyjë në një proces penal në zhvillim, gjë që bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve.

Pra, sipas SPAK, në “Kushtetuese mund të shkonte vetë Balluku, vetëm pasi të kishte ezauruar ankimin në Apelin e GJKKO-së dhe rekursin në Gjykatën e Lartë”.

Sa i përket pretendimit se pezullimi i Ballukut ka penguar ushtrimin e kompetencave të kryeministrit, SPAK e cilësoi këtë argument të pabazë.

“Masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo funksionimin e institucionit, ka natyrë të përkohshme dhe është e domosdoshme për garantimin e vijimit normal të hetimit penal”, – argumentoi Dritan Prençi.

Sa i takon pretendimeve të qeverisë se Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra pa autorizim nga Kuvendi, pasi gëzon imunitetin e deputetit, SPAK theksoi se qeveria tenton të barazojë funksionin legjislativ të deputetit me funksionin ekzekutiv të ministrit. Mandati i deputetit dhe detyra e ministrit, sipas SPAK, nuk krijojnë një status të vetëm juridik.

Prençi nënvizoi se Balluku ka ndikuar në procesin e marrjes së provave, duke qenë se është rikthyer në detyrë.

“Duke patur parasysh edhe rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, dhe kemi argumentuar në parimin e proporcionalitetit, nevojat për marrjen e provave, hetimet, me dëshmitarë dhe siç kemi argumentuar edhe në kërkesën tjetër në Kuvend, që realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave”, tha prokurori i SPAK.

Më tej, Prençi përmbylli se masa duhet të mbetet në fuqi dhe kërkesa e kryeministrit të rrëzohet.

“Vendimet e GJKKO janë marrë nga organi kompetent dhe nuk cenojnë pushtetet. Masa duhet të mbetet në fuqi si masë e domosdoshme dhe propocionale për garantimin e vijimit të procesit penal. Kërkesa e kryeministrit në tërësinë e saj nuk duhet të pranohet”, tha Prençi.

The post Pezullimi i Ballukut, SPAK kundër qeverisë: Masa të mbetet në fuqi, nuk preket kryeministri appeared first on Gazeta Si.

Rama: Prisnit të më merrte SHBA me helikopter por do ngrini kartonat që unë të ulem si anëtar

22 January 2026 at 13:33

Nga Gazeta ‘Si’– Përpos aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, kryeministri Edi Rama nuk la pa shënjestruar opozitën në fjalën e tij në Kuvend, duke e ironizuar për “parashikime” të dështuara, skenarë amerikanë dhe narrativa që, sipas tij, janë rrëzuar nga vetë realiteti politik.

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë të cilin Shqipërisë në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore e Shqipërisë për tre mandate të plota e kemi bërë zëdhënësin dhe punëtorin e paqes në këtë rajon të trazuar edhe kur kjo është dukur dhe madje është komentuar si tradhti.

Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar për paqen deri dhe në krye të OSBE-së, apo në tryezën e KS të OKB ku kemi nderuar flamurin dhe kombin shqiptar”, tha Rama ndërsa shtoi se sot Shqipëria sipas tij qëndron me kokën lart.

Ai nuk i kurseu sulmet dhe ironitë kundër opozitës duke iu referuar pretendimeve për ndërhyrje amerikane dhe skenarëve të paralajmëruar prej saj.

Me sarkazëm, Rama i cilësoi këto narrativa si të dështuara dhe theksoi se ato janë rrëzuar nga vetë zhvillimet politike, ndërsa komentoi edhe deklaratat e opozitës lidhur me protestat dhe rolin e SHBA-së.

Ai hodhi poshtë aludimet e opozitës, për krisje të marrëdhënieve mes SHBA dhe qeverisë shqiptare dhe u shpreh se me votat edhe të opozitës, ai do përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën.

“Për muaj me radhë thatë që Amerika do të më bënte mua gjyqin e nderuar prej jush për t’ju kthyer ju në ato karrige ku nuk do të ktheheni kurrë, po s’dolët nga poshtë karriges ku qëndrojnë hijet e rënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Ju fituat, sepse e paralajmëruat popullin që mua do të më thërrisnit në Amerikë në datën 20 janar. Po ky ishte lapsus për t’u paraqitur në Prokurorinë Federale. Madje, ju e vulosët fitoren kur festuat kërrimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas dhe u thatë shqiptarëve se ajo ishte vetëm një provë gjenerale e ushtrisë amerikane për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyrë në Kryeministri, që e keni fiksim prej 12 vitesh dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetmuar.

Tani, ju mund të mendoni se unë po tallem. Mund të tallen këta me ju. Unë me ju nuk tallem. Unë s’tallem kurrë me fitoret tuaja. Dhe sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj ushtrinë amerikane t’i bashkohet protestës suaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do të dorëzohem vetë, paqësisht, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane që do të vijnë në aeroport në Uashington, do të më marrin me eskortë, do të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u ulur si anëtar i Bordit të Paqes”.

Mandej ai ironizoi deputetët e PD duke thënë se non grata për Sali Berishën do të hiqet në mars 2025.

Sipas tij, parlamenti i Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është zënë për meritë nga Berisha.

“Juve do t’ju dalë fjalë që non grata do të hiqet në mars 2025. Pavarësisht që jemi në 2026, do hiqet në mars 2025. Ai që e ka marrë atë kuotën është i paarritshëm në të gjitha pabesitë që i ka bërë popullit shqiptarë dhe kështu që zor shumë që lëviz ajo kuotë”.

Më tej, ai tha se të hënën e ardhshme do të flasë në parlamentin e Izraelit. “Të hënën e ardhshme do ti drejtohem parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë në të njëjtin format që ju rezervua para pak kohësh presidentit të SHBA-ve. Duke qenë se lista aty është e shkurtër dhe kundërshtarët e bordit sapo e përfunduan numërimin e të gjitha vendeve, a thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni, duke i thënë shqiptarëve se prania e Shqipërisë ishte pa vlera, duke të nënvizoj se për Shqipërinë, për mua dhe për ne, është një ftesë dhe nder që nuk ju bëhet të gjitha shteteve të botës”, tha Rama. 

Në fund ai njoftoi se javën e ardhshme do të mbajë një fjalim në parlamentin e Izraelit, ose siç njihet, Knesset.

Ai tha se ky është një nder që i rezervohet dhe do të realizohet në të njëjtin format si ai që kishte presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak kohë më parë.

Më pas ironizoi me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat lart para se të largohej nga salla.

The post Rama: Prisnit të më merrte SHBA me helikopter por do ngrini kartonat që unë të ulem si anëtar appeared first on Gazeta Si.

Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën

22 January 2026 at 13:31

Tregjet globale u ngritën lehtë të enjten, dollari qëndroi në vend dhe çmimi i arit u ul pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili hodhi poshtë idenë e marrjes me forcë të Groenlandës dhe hoqi kërcënimet e tarifave ndaj tetë vendeve europiane.

Reagimi pozitiv ndaj ndryshimit të qëndrimit të Trumpit çoi në rritje mbi 1% të indeksit pan-europian STOXX,  gjatë hapjes së tregjeve, pas një dite të mërkurë që kishte shënuar performancën më të mirë të Wall Street-it, në dy muaj.

“Unë nuk kam nevojë të përdor forcën, nuk dua ta përdor dhe nuk do ta përdor,” tha Trump në Davos, duke iu referuar një sulmi për të siguruar Groenlandën. Më pas, në platformën e tij Truth Social, ai shtoi se SHBA dhe NATO kishin një kuadër për një marrëveshje për Groenlandën dhe se nuk do të vendosë nga 1 shkurt tarifat 10% mbi importet nga tetë aleatët europianë.

Dollari pati një rritje fillestare pas këtyre deklaratave, por po binte sërish në Europë. Euroja u afrua sërish pranë 1.17 dollarëve, krona daneze qëndroi e qëndrueshme ndaj dollarit dhe euros, ndërsa ari u largua nga rekordi i tij prej 4.829 dollarë për onz.

Michael Metcalfe i State Street komentoi: “Mësimi i vitit të kaluar ishte se tregjet janë të afta të kapërcejnë këtë lloj paqëndrueshmërie të nxitur nga lajmet gjeopolitike,” duke shtuar se normat e interesit dhe fundamentet ekonomike amerikane duhet të kthehen në qendër të vëmendjes. Indeksi i frikës VIX ra ndjeshëm, ndërsa Bonot amerikane 10-vjeçare, të cilat ishin shitur duke rritur rendimentin në nivelin më të lartë që nga gushti, panë një kthim në kërkesë.

Rendimentet 10-vjeçare të Gjermanisë filluan pa ndryshime në 2.87%, ndërsa rendimentet 30-vjeçare të Japonisë, që kishin rritur shqetësime për financat e vendit dhe zgjedhjet e shpejta muajin tjetër, u ulën në 3.67%. Bonot ukrainase gjithashtu u rikuperuan fuqishëm pas deklaratave të dërguarit amerikan Steve Witkoff se kishte “shumë përparim” në bisedimet për paqen përpara takimit midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Davos.

The post Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën appeared first on Gazeta Si.

Këshilltari i presidentit për rastin ‘Balluku’: Shqyrtoni ndërhyrjen mes pushteteve

22 January 2026 at 13:14

Gazeta Si – Këshilltari i presidentit, Ilir Rusmali, i cili përfaqëson Presidencën si palë këshilluese, u shpreh para Gjykatës së Posaçme për çështjen “Balluku”, se gjykata duhet të shqyrtojë ndarjen dhe ndërhyrjen midis pushteteve.

Ai thotë se “rasti shkon më parë te kryeministri, sesa te presidenca”. Sipas tij, nëse vendimi i gjykatës detyron kryeministrin të shkarkojë ministrin, Presidenti i Republikës duhet të formalizojë vullnetin.

“Mund të krijohen skenarë si një bashkëpunim i disa anëtarëve të qeverisë që mund të dyshohet një vepër penale. Dhe një prokuror kërkon pezullim se ka rrezik ta përsëritin. Prandaj ne e përfshijmë Këshillin e Ministrave si të plotë. Nuk mund ta vlerësojmë rastin nëse nuk e çojmë në rastin ekstrem. Prandaj, ne ju ftojmë ta pleqëroni në këtë këndvështrim, si një instrument që mund të ushtrojë kontroll ndaj një pushteti tjetër”, tha Rusmali.

The post Këshilltari i presidentit për rastin ‘Balluku’: Shqyrtoni ndërhyrjen mes pushteteve appeared first on Gazeta Si.

Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026

22 January 2026 at 13:13

Epoka e dizajnit të brendshëm me atë bezhën e trishë, ka mbaruar zyrtarisht. Në vitin 2026, do të përqafojmë një kaleidoskop ngjyrash tërheqëse, në shtëpi dhe jo vetëm. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po zgjedhin kombinime shumëngjyrëshedhe shijojnë ngjyrat neon sa herë që mundet.

Nëse dëshironi të shtoni ngjyra në shtëpinë tuaj këtë vit, qoftë duke shtuar një qilim ose llambë të re, apo duke pikturuar guximshëm një mur të tërë, lexoni më poshtë për një përmbledhje të ngjyrave që dizajnerët e hapësirave të brendshme parashikojnë se do të jenë kudo muajt e ardhshëm.

David Flack i Flack Studio në Melbourne, pret të shohë më shumë ngjyra të bazuara në të kuqe të thellë dhe kafe toke këtë vit. “Ngjyrat e ngrohta dhe të baltosura ndihen si një përqafim i ngrohtë, mund të zënë një hapësirë më të madhe dhe krijojnë lidhje me ngjyrat përreth shtëpisë,” thotë ai. Mund të jetë një ton i thellë i tokës së kuqe, ose një kafe e errët e pasur. Flack ndjen se këto ngjyra më të errëta “thellojnë hapësirat” dhe “shtojnë peshë vizuale.”

Më natyrale dhe më tërheqëse se jeshilja trazovaçe e pistakios nuk gjen. Pistachio-chartreuse është një nga ngjyrat që Marie Trohman dhe Ashley Drost nga Proem Studio në Los Angeles, janë të entuziazmuara këtë vit. Kjo nuancë është e gjallë dhe argëtuese, dhe “tërheq syrin shumë shpejt,” thotë Trohman. Përdorimi i ngjyrave mund të duket frikësues, por mund ta integroni hapësirën tuaj me detaje të vogla që tërheqin vëmendjen, si një qilim ose jastëkë.

Bluja e zbutur e qiellit është një opsion qetësues që Trohman po përdor në renovimin e shtëpisë së saj. “Kjo ngjyrë është interesante sepse është e butë. Shkon me çdo neutral që njerëzit kanë përdorur gjatë katër viteve të fundit, ku bezha ishte mbizotëruese, dhe është shumë fleksibël. Për më tepër, shkon shumë mirë me tonet e drurit.”

Dizajnerja e brendshme nga Austin, Annie Downing, pajtohet se ngjyrat e tokës janë në trend. Një nuancë e veçantë që ajo pëlqen? Okra e verdhë-portokalli. “Shton një ndjesi të ngrohtë, të jetuar në një dhomë dhe shkon bukur me antikuarët dhe elementë modernë,” thotë Downing.

Dizajnerë të shumtë thanë se e kuqja dhe burgundia janë ngjyrat e tyre të preferuara, të cilat pritet të shfaqen në shumë brendësi këtë vit. Downing është adhurues i të kuqes të vërtetë dhe të ndezur: “Mendoj se këtë vit do të shohim më shumë guxim me ngjyrat: më pak zgjedhje të sigurta, më shumë personalitet.”

Ngjyra limoni-vanilje është një mënyrë për të përdorur të bardhën më butë dhe për të nxjerrë në pah ngjyrat më të forta dhe të errëta në kombinim. Flack thotë se i pëlqen një nuancë e verdhë e lehtë, e frymëzuar nga vitet 1950, për një efekt të befasishëm: “Më pëlqen një neutral me një nuancë të çuditshme të ngjyrës përmes tij, si rozë, e bardhë, limoni i bardhë, ose madje një e bardhë e baltosur.”

The post Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026 appeared first on Gazeta Si.

Narko-trafikanti shqiptar i shpëton arrestimit në Kavajë, dyshohet se operacioni u dekonspirua

22 January 2026 at 12:47

Gazeta Si – Ervin Dakoli, një 47-vjeçar shqiptar i konsideruar nga autoritetet policore të Bolonjës si një trafikant i fuqishëm droge, aktiv në trafikun e narkotikëve në Itali, Francë dhe Spanjë, i ka shpëtuar operacionit të para tre ditëve, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal në Itali

Ai besohet të jetë kreu i organizatës kriminale me bazë në Reggio Emilia, e cila u godit të martën me nëntë masa sigurie paraprake të lëshuara nga prokurorët italianë në Bolonja.

Shtatë masa janë ekzekutuar, por Dakoli, i cili ishte në Shqipëri dhe një tjetër person i arratisur me bazë në Francë, janë shpallur në kërkim.

Oficerët e njësisë antidrogë të Reggio Emilias, në bashkëpunim me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, e kishin ndjekur Dakolin për muaj të tërë në qytetin e Kavajës.

Makina e tij ishte lokalizuar, por kur filloi operacioni për ta arrestuar mëngjesin e të martës, 20 janar, 47-vjeçari shqiptar ishte zhdukur.

Sipas mediave italiane, janë të forta dyshimet se dikush në Shqipëri e paralajmëroi Dakolin për një urdhër-arresti që mund ta vendoset në pranga.

15 persona nën hetim

Operacioni “Sturl One” goditi një bandë ndërkombëtare shqiptarësh trafikantë droge: gjithsej 15 persona janë nën hetim, nëntë prej të cilëve (tetë shqiptarë dhe një italian) kanë marrë urdhër-arreste.

Arrestimet dhe kontrollet u kryen jo vetëm në provincat e Reggio Emilias, Bergamo, Brescia dhe Savona, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë koordinimit me autoritetet policore ndërkombëtare, veçanërisht Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë.

Platforma e koduar “Sky ECC”

Për të komunikuar në mënyrë konfidenciale, të dyshuarit përdornin platformën e koduar “Sky ECC”, të instaluar në telefona të specializuar me vlerë mijëra euro secili.

Dy nga këto pajisje, të sekuestruara në operacionet e fundit, i dhanë një shtysë të re hetimit, duke çuar në hapjen e një piste të re hetimi në vitin 2022.

Duke monitoruar bisedat e të dyshuarve, hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin se si organizata, vetëm në gjashtë muaj, lëvizte, menaxhonte dhe shpërndante mbi 200 kilogramë kokainë dhe 1,000 kilogramë hashash e marijuanë, duke gjeneruar të ardhura të paligjshme prej mbi një milion eurosh.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Narko-trafikanti shqiptar i shpëton arrestimit në Kavajë, dyshohet se operacioni u dekonspirua appeared first on Gazeta Si.

Tërhiqet nga tregu qumështi formulë ‘NAN OPTIPRO’, Shqipëria njofton dy javë më vonë se Europa

22 January 2026 at 12:35

Nga Gazeta Si- 2 javë pasi vendet europiane kanë njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë “NAN OPTIPRO 1”, ka ardhur edhe njoftimi i AKU në vendin tonë.

Në 5 janar 2026, autoritetet ushqimore në disa vende europiane nisën paralajmërimet publike për tërheqjen nga tregu të loteve të caktuara të formulës për foshnje NAN 1 OPTIPRO, si masë parandaluese pas dyshimeve për praninë e toksinës cereulide, e lidhur me bakterin Bacillus cereus. Ndërkohë, në Shqipëri njoftimi publik erdhi me vonesë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën dhe ritmin e informimit të konsumatorëve.

Të dhënat publike tregojnë se reagimi në Europë ishte pothuajse i njëkohshëm në disa shtete.

Nestle Malta publikoi  njoftimin zyrtar për tërheqjen vullnetare të disa loteve të formulave për foshnje, përfshirë NAN OPTIPRO 1, duke i kërkuar konsumatorëve të mos e përdorin produktin dhe ta kthejnë atë në pikat e shitjes me datë 5 janar.

Njoftime nga vende të tjera si Italia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Suedia erdhën në datat 6 dhe 7 janar.

Në këto vende, paralajmërimi publik u bë menjëherë pas vendimit të Nestle për tërheqje, edhe pse rreziku ishte potencial dhe jo i konfirmuar me raste konkrete sëmundjesh.

Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e mësipërme, njoftimi publik për tërheqjen nga tregu të NAN 1 OPTIPRO u bë në datë 20 janar.

Thënë kjo, ndërkohë që vendet e Europës e kishin tërhequr produktin nga tregu, në Shqipëri vijoi të shitej edhe për dy javë të tjera.

Një nga arsyet kryesore të vonesës është se në praktikë, autoritetet europiane reagojnë dhe informojnë konsumatorët më herët, ndërsa Shqipëria nis procesin e vet të verifikimit pasi alarmi është tashmë i njohur në disa tregje të tjera.

Gjithashtu, ndërkohë që vendet e tjera njoftojnë tërheqjen vullnetare të produktit, edhe pse nuk ka indicie për sëmundshmërinë e personave që e konsumojnë si dhe njoftimi mund të vijë nga vetë kompania që operon në atë vend (si në Maltë që njoftimin për tërheqjen e produktit e ka dhënë Nestle Malta) në Shqipëri masat kufizuese për nxjerrjen në treg të ushqimeve si dhe heqjen e tyre nga tregu, nëse ka dyshime të argumentuara shkencërisht se ushqimi është i pasigurt, përcaktohen, pёr çdo rast, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë. Kjo masë merret pas rezultateve të vlerësimit të riskut.

Disa ditë më parë, po një produkt i Nestle është tërhequr nga tregu sepse është konstatuar prania e substancës Cereulide në qumështin formulë BEBA për fëmijë.

The post Tërhiqet nga tregu qumështi formulë ‘NAN OPTIPRO’, Shqipëria njofton dy javë më vonë se Europa appeared first on Gazeta Si.

❌
❌