Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që drejton nuk do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në mungesë të një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse.
Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se zgjedhja e presidentit në Kosovë gjithmonë ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike, duke theksuar se i njëjti parim duhet të vlejë edhe në situatën aktuale.
S’kemi votë (për presidentin) për shkak se duhet marrëveshje politike. Kur është zgjedh presidenti pa marrëveshje politike. Pse duhet ta mundësoj të qeverisjen pa marrëveshje politike. I ke edhe 98 deputetë të tjerë brenda Kuvendit, me të cilët mund të krijosh institucionet, ne jemi 22″, ka thënë Hamza.
Hamza, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka paraqitur asnjë ofertë konkrete gjatë takimit që ka zhvilluar për mundësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se PDK nuk kërkon pozita të veçanta, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike që do të përfshinte konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai tha se në takimin me Kurtin nuk është bërë asnjë ofertë konkrete për PDK-në.
“Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK ka nevojë garanci, e garancia është pjesëmarrja në vendimmarrje. Unë kam folur për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, jo për një pozitë. Dhe në bisedë e sipër vërehet që nuk ka ofertë serioze për PDK-në…
Faktikisht asgjë (nuk dha Kurti). Si të merremi vesh na, s’ka ofertë…. i qëndroj asaj, jo vija të kuqe, marrëveshje politike gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet. Nëse kjo s’ka, PDK nuk bëhet pjesë e takimeve që i ngjasojnë serive latino-amerikane me shumë epizoda. E kam deklaruar, që PDK-ja në mungesë të ofertës serioze, të pamundësisë për të gjetur në këtë fazë, nuk e di për të ardhmen, mundësi të bashkëpunimit e deklaron që ne do të jemi parti në opozitë”, ka thënë Hamza.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka akuzuar Dhomat e Specializuara se një pjesë të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e kanë ndërtuar mbi materiale dhe narrativa që, sipas tij, burojnë nga aparati shtetëror i Serbisë.
Në një reagim publik, Behrami tha se Serbia, të cilën e akuzon se synon "ringjalljen e politikave të Millosheviqit" dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, ka qenë burim i dezinformatave në gjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Ai iu referua edhe deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila, sipas tij, ditë më parë kërkoi spastrimin e Kosovës nga shqiptarët, duke e cilësuar këtë si dëshmi të vazhdimësisë së narrativës së shtetit serb.
Sipas Behramit, ekziston një paradoks, pasi nga njëra anë përfaqësues të shtetit serb vazhdojnë të mohojnë krimet e kryera në Kosovë, përfshirë masakrën e Reçakut dhe masakra të tjera, ndërsa nga ana tjetër, po ai aparat shtetëror trajtohet si burim i besueshëm në proceset e Gjykatës Speciale.
“Përveç kriminalizimit të UÇK-së, Gjykata po synon të zbehë përgjegjësinë e Serbisë për krimet e saj dhe t’ia transferojë barrën morale viktimës”, ka deklaruar Behrami.
Ai shtoi se nuk mund të ketë drejtësi mbi standarde të dyfishta dhe as pajtim duke relativizuar, sipas tij, krimet e Serbisë.
“Nuk mund të ketë besim në një proces gjyqësor që mbështetet në narrativën e një shteti, përfaqësuesit e të cilit edhe sot shprehin keqardhje që spastrimi etnik i shqiptarëve nuk u përfundua”, ka shkruar Behrami.
Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
“E dini, nëse Vuçiqi do të kishte qoftë edhe një qelizë të vetme në trupin e tij që nuk pajtohet me këtë, ai do ta largonte menjëherë atë. Është një deklaratë aq e dënueshme, saqë është vështirë të përshkruhet. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë’’, tha Serwer për Televizionin N1 të Beogradit.
Ndërsa, eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e ministres serbe si të papranueshme. Ndër të tjera ai shtoi se duhet kërkuar nxjerrja e Serbisë nga negociatat për integrimin evropian.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dorëzoi ditë më parë kallëzim penal ndaj ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka deklaruar se pret që bisedimet ndërmjet partive politike të rezultojnë me një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, duke i bërë thirrje partive të ish opozitës të heqë dorë nga, siç e quajti ai, “qasja bllokuese e 18 muajve të fundit”.
Rrustemi për KosovaPress tha se LVV-ja, së bashku me partnerët e koalicionit të deritanishëm Guxo dhe Alternativa si dhe deputetët e komuniteteve joserbe, i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa shtoi se zgjerimi i shumicës do të varet nga gatishmëria e partive të tjera.
“Ne jemi optimistë se do të kemi një zgjidhje dhe do të ecim përpara. Megjithatë, vetë takimet do ta japin rezultatin, por duhet të kujtojmë se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishim takime, por jo konkretizim të bashkëpunimit, pasi kishim një pozicionim të qartë të opozitës për ta dërguar vendin në zgjedhje. Uroj që opozita të heqë dorë nga qasja 18-muajshe e destruktivitetit dhe bllokimit të institucioneve. Nëse kanë hequr dorë, natyrisht se jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje. Duhet të ketë një minimum vullneti te opozita që maksimumi i gatishmërisë sonë, që është i pranishëm, do të mundësojë një marrëveshje”, theksoi ai.
Sipas tij, ditët deri në seancën konstituive duhet të shfrytëzohen maksimalisht për të arritur një dakordim politik, duke kujtuar se ekziston edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.
“Është mirë që t’i jepet kohë e mjaftueshme diskutimeve të drejtuesve të partive politike, me shpresë se do të ketë vullnet dhe qasje konstruktive për t’i krijuar institucionet. Megjithatë, siç e thashë, është edhe afati tjetër prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Sido që të jetë, këto ditë në dispozicion deri te seanca konstituive është mirë që të shfrytëzohen maksimalisht për të pasuar konstituimin e të gjitha institucioneve”, shton ai.
Ai shtoi se modalitetet e bashkëpunimit për krijimin e institucioneve të reja do të përcaktohen në takimet ndërmjet partive politike, ndërsa theksoi se zgjerimi i mazhorancës varet nga gatishmëria e të gjitha palëve.
“LVV-ja, bashkë me partnerët që kanë qenë në koalicion edhe herën e kaluar dhe deputetët e komuniteteve joserbe, i kemi votat e mjaftueshme për ta konstituar Kuvendin dhe zgjedhur Qeverinë. Nga këto takime do të përcaktohen modalitetet eventuale të bashkëpunimit, por kjo varet edhe nga gatishmëria e palëve të tjera dhe gatishmëria e LVV-së për ta zgjeruar mazhorancën. Mbi të gjitha, këto janë dy çështje dhe nuk është procesi i njëjtë. Mund të ndërlidhen nëse ka vullnet, por nuk duhet të shihet si proces i njëjtë çështja e presidentit me Qeverinë. Mund të mos jesh pjesë e Qeverisë, por duhet të jesh konstruktiv për çështjen e presidentit”, tha ai.
Duke folur për vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar negociatat për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti, ai tha se iniciativat për shkarkimin e Abdixhikut janë çështje të brendshme të partisë, ndërsa shtoi se LVV-ja vazhdon komunikimin me lidershipin aktual.
“Këto janë procese që nuk janë të ndërlidhura, por paralele. Proceset e brendshme të LDK-së janë punë e tyre dhe afatet për krijimin e institucioneve janë strikte. Aktualisht LDK-ja ka këtë lidership dhe për ne komunikimi do të bëhet me drejtuesit legalë dhe legjitimë. Nëse ndryshon diçka ndërkohë, ajo është çështje tjetër. Aktualisht komunikimi bëhet me zotërinë Abdixhiku. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga ky plan”, përfundoi ai.
Përndryshe, tanimë dihet se LDK ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje në një periudhë të tensionuar për LDK-në, e cila po përballet me debate të brendshme rreth qëndrimit politik të partisë dhe mënyrës së veprimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Më 15 korrik u dorëzuan rreth 150 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për thirrjen e Kuvendit të kësaj partie për votëbesimin ndaj Abdixhikut. Në arsyetimin e shkresës së LDK-së ishin edhe, siç thuhet, rezultatet e dobëta në tri palë zgjedhjet e fundit të kësaj partie.
Krahas këtij procesi në LDK, lideri i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, më 10 korrik është takuar ndaras me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja. Ani pse nuk pati ndonjë marrëveshje, sipas Kurtit, takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Këto takime erdhën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse. /KosovaPress/
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar politikat e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se vendi po përballet me izolim dhe përkeqësim të marrëdhënieve me aleatët strategjikë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka reaguar pas marrëveshjes së re për Dialogun Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, duke e krahasuar atë me situatën e Kosovës.
“Përderisa tash e gjashtë vjet Kosova vazhdon të jetë e izoluar, nën masa ndëshkuese dhe me marrëdhënie të lënduara me aleatët tanë strategjikë, Serbia po e thellon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se marrëveshja SHBA–Serbi përfshin fusha të rëndësishme si inteligjenca artificiale, energjia, gazi i lëngshëm amerikan (LNG) dhe hulumtimet hapësinore.
Sipas saj, refuzimi i gazit të lëngshëm amerikan nga kryeministri Albin Kurti ka qenë një veprim i gabuar.
“Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm pak ditë pas vizitës në Kosovë të këshilltarit të posaçëm të Presidentit Trump, u publikua një raport tejet kritik, që dëmton imazhin e vendit tonë”, ka deklaruar ajo.
Çitaku ka akuzuar qeverisjen aktuale se ka zëvendësuar diplomacinë me propagandën dhe partneritetin me aleatët me konfrontim.
“Këto nuk janë rastësi. Janë pasojë e një politike që e ka zëvendësuar diplomacinë me propagandën, partneritetin me arrogancën dhe interesin shtetëror me kultin e liderit”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se Kosova duhet të fokusohet në forcimin e aleancave dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.
“E ardhmja e Kosovës ndërtohet me aleanca të forta, me besueshmëri dhe me koordinim me partnerët tanë strategjikë, jo me vetëkënaqësi e konfrontim”, ka përfunduar Çitaku. /Telegrafi/
As the constitutional deadline approaches, Kosovo remains in a phase of political uncertainty regarding the formation of new institutions.
The discussions so far have not brought any epilogue, while the session for the constitution of the Assembly is expected to be convened in two weeks.
The suspension of discussions by the LDK and internal clashes on this subject, according to experts in the field, have increased uncertainty about securing the majority necessary to elect the president.
Analysts estimate that the role of PDK could be decisive at this stage. According to Sadik Zeqiri, after the divisions in LDK, there is a dilemma as to whether all 18 MPs of this entity will be willing to vote for the new president.
"If there are no talks with PDK, then the country will go to elections. LDK does not have the 18 votes, the guaranteed 18 votes for the presidential candidate," Zeqiri told RTK.
Even according to analyst Fatime Hajdari, recent developments in the LDK have deepened the political crisis in the country.
"LDK has not had internal security in controlling the vote, how many votes it has in a political collaboration. They need to have clarity. These political parties need to have responsibility and obligation to cooperate with each other," Hajdari.
Acting President Albulena Haxhiu said on Friday that the constitutive session of the Assembly will be called in early August.
The Kosovo Government has told RTK that they hope that the opposition will not barricade itself against it and that the country will go to new elections.
After the last meeting, the Democratic Party of Kosovo said they would remain in opposition, while the LDK has suspended talks, creating uncertainty about how the formation of new institutions will proceed.
Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja.
Diskutimet e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë epilog, ndërkaq seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të thirret pas dy javësh.
Pezullimi i diskutimeve nga LDK dhe përplasjet e brendshme në këtë subjekt, sipas njohësve të fushës kanë shtuar pasigurinë rreth sigurimit të shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Analistët vlerësojnë se roli i PDK-së mund të jetë vendimtar në këtë fazë. Sipas Sadik Zeqirit, pas përçarjeve në LDK ka dilema nëse të gjithë 18 deputetët e këtij subjekti do të jenë të gatshëm të votojnë për presidentin e ri.
“Nëse nuk ka bisedime me PDK-në, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. LDK nuk i ka votat 18 votat e garantuara 18 për kandidatin për president”, tha Zeqiri për RTK.
Edhe sipas analistes, Fatime Hajdari, zhvillimet e fundit në LDK e kanë thelluar krizën politike në vend.
“LDK nuk ka pasur siguri të brendshme në kontrollimin e votës, se sa vota i ka në një bashkëpunim politik. Ata duhet të kenë qartësi. Këto parti politike duhet të kenë përgjegjësi dhe obligim për të bashkëpunuar me njëra - tjetrën”, Hajdari.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha të premten se në fillim të gushtit do të thirret seanca konstituive e Kuvendit.
Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë RTK-së se shpresojnë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Pas takimit të fundit, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do të qëndrojnë në opozitë, ndërsa LDK ka ndërprerë bisedimet, duke krijuar pasiguri se si do të vazhdohet tutje në formimin e institucioneve të reja.
Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë duhet të ndërtohet mbi një marrëveshje për qeverinë dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.
Në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, Haliti deklaron se çdo marrëveshje ndërmjet dy partive duhet të garantojë një program të përbashkët qeverisës për një mandat të plotë katërvjeçar.
Megjithatë, ai shton se brenda PDK-së ka zëra që e kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë dhe çështja duhet të trajtohet në mënyrë demokratike.
“Unë po them që ne mund të merremi vesh për presidentin, por paraprakisht duhet të merremi vesh për qeverinë, për bashkëqeverisje. Në qoftë se Partia Demokratike pranon bashkëqeverisjen, edhe VV-ja pranon bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike, atëherë zgjidhet presidenti dhe fillojnë negociatat për zbatimin e një projekti të përbashkët, një programi të përbashkët i cili duhet të zgjasë 4 vjet qeverisje...Unë po them numrat janë. Nuk jemi të gjithë një mendje. Domethënë që ka edhe kundër koalicionit në PDK ka zëra edhe kundër një koalicioni me VV-në. Kjo çështje duhet të diskutohet në organet e partisë, duhet të diskutohet në këshill drejtues. Në qoftë se s'ka pajtueshmëri, po them të duhur, atëherë normalisht është demokratike dy mendimet futen në vota dhe ajo del një vendim i cili është i obliguar për të gjithë... Unë kam mendimin tim. Që nuk është keq me bë marrëveshje. Sepse ne nuk jemi armiq në mes veti. Jemi kundërshtarë politikë. Nuk e besoj që bëhet, të drejtën me ju thënë. Por, gjithçka mund të ndodhë”, thekson ai.
Ai përmendi Sami Lushtakun si një nga figurat që publikisht ka shprehur rezervat ndaj një koalicioni me LVV-në, duke shtuar se ai nuk është i vetmi me këtë qëndrim.
“E kam dëgjuar Samiun. Është e drejtë e tij, është me pas mendimin e tij. Samiu nuk është një zë i vetmuar. Samiu është një, po them është një person që përfaqëson një zonë dhe një numër të madh të elektoratit që ka një ndikim të madh në parti dhe ajo që e thotë Samiu duhet me u shqyrtuar... Nuk kam rastisur ndonjëherë që Samiu të më thotë mua që jemi edhe për të kaluarën edhe për të sotmen bashkë. Nuk ka ndodhur me më thënë që unë s'pajtohem me këtë dhe s'duhet ta bëni kështu si po them unë. Ai çfarë ka thënë e ka thënë publikisht, ndoshta ka raporte më intime me të tjerët. Por në raport me mua unë s'kam pasur asnjë rast që...Ai ka qëndrimet e veta në këtë aspekt. Ka pasur përplasje politike me njerëz të Vetëvendosjes, me Vetëvendosjen, ka mendimin e tij politik. Është krejtësisht normale me qenë dikush kundër bashkëpunimit me VV-në”, thekson ai.
Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Haliti tha se në mungesë të një marrëveshjeje për qeverisje, PDK-ja nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin për president. Megjithatë, sipas tij, partia mund të marrë vendime që shmangin bllokimin e institucioneve.
“Në qoftë, unë mendoj që në qoftë se nuk ka koalicion të me VV-në, atëherë PDK-ja s'ka ndonjë obligim për presidentin. Por në qoftë se arsyeshmëria mbizotëron mbi interesat, arsyeshmëria po them për t'i krijuar institucionet dhe për ta nisur trenin ku ka mbetur i Kosovës, atëherë unë besoj që do të duhej që Partia Demokratike të përgatitet për një betejë të madhe brenda për brenda partisë, në kuptimin pozitiv, për me konsoliduar partinë dhe të përgatitet që 4 vjet me qenë në opozitë... S'ka kandidat konsensual, kjo është politikë. Në politikë ka interesa të dyanshme. Tani unë nuk e di kush mundet me qenë ai presidenti konsensual mes PDK-së edhe Vetëvendosjes”, potencon ai.
Haliti tregon edhe kushtet që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ia ka paraqitur liderit të LVV-së, Albin Kurti, në takimin e tyre të fundit më 10 korrik.
“Në qoftë se është ndërprerë gjithçka, pas propozimeve ose pas kushteve që i ka qit zoti Hamza, është, e ka ndërprerë dhe e ka pamundësuar më tutje bisedimin. Unë nuk e di. S'kam qenë unë aty, dhe s'jam, s'jam zëdhënës i zotit Hamza. Nuk e di, nuk e di tamam, por unë po besoj që i ka qit kushtet të cilat i ka PDK-ja. Po s'është problemi a mund t'i paraqesim, por unë po besoj që ky projekti për zbatimin e atij projektit ekonomik që e ka pasur Bedriu si kandidat për kryeministër, edhe për koalicionin. Po them, nuk mundet me pas koalicion sepse po e zgjedhim një president të propozuar nga PDK-ja, edhe që s'është i PDK-së. Absolutisht s'mundet me pas koalicion. Mundet me pas, mundet me pas përgjegjshmëri politike të kryetarit të partisë, të partisë, për të mos e bllokuar procesin. Vendimi i pa i palëvizshëm, i pandryshueshëm, që ne të mbesim në opozitë dhe ta zgjedhim presidentin për t'i hapur mundësi zgjedhjes”, shton ai.
Në intervistë, Haliti komenton edhe zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mohuar se PDK-ja ka ndonjë preferencë për garën e brendshme për udhëheqjen e kësaj partie, teksa foli edhe për raportet e tij me kryetarin e Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri.
“Jo s'e, jo se tani thonë, e ka zgjedhur PDK-ja atë që vjen mbrapa, mbas tij. Jo. Jo s'ekziston. Nuk e besoj, nuk e besoj që ka. Nuk e besoj. Ka njëherë që kanë miqësi e raporte miqësore me njëri-tjetrin, por mendoj që nuk ka aq afinitet, aq afërsi mes dy partive sa me diskutuar a po ju pëlqen ju kryetari jonë apo jo. Shiko, partitë kanë preferenca gjithmonë ose pretendojnë me e pas mik kryetarin. Pse? Sepse mundin me u marrë vesh më mirë, më lehtë me të. Për vendimet e më të mëtutjeshme. Por unë mendoj që secila parti, edhe PDK-ja, duhet t'i urojë që LDK-ja me qenë parti serioze, parti e bashkuar, parti e idealeve të tyre dhe me vazhduar jetën politike në Kosovë...(Raportet me Gazmend Muhaxherin) Po sigurisht që kam raporte të mira. Pse jemi në koalicion në komunë nuk domethënë që unë kam ndikim te kërkesat e tij për shkarkimin ose zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike. Të drejtën me të thënë akoma nuk kam folur me të, a ka preferencë dhe si i kanë punët”, përfundon Haliti.
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas nisjes së Dialogut Strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Kosova po mbetet gjithnjë e më e izoluar për shkak të qasjes së Qeverisë Kurti në politikën e jashtme.
Sipas Hoxhajt, zhvillimet e fundit tregojnë se "dështimet që po sjellin pasoja serioze për Kosovën nuk janë më lajme të reja", por janë shndërruar në "një model qeverisjeje".
"Ndërsa vendi mbahet peng nga politika konfrontuese e Qeverisë Kurti, aleatët tanë strategjikë po thellojnë bashkëpunimin me Serbinë. Kosova ka humbur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Serbia po e nis të vetin. Ky është një hap prapa me pasoja serioze për interesin tonë shtetëror", ka deklaruar ai.
Hoxhaj, pjesë e PDK-së, ka paralajmëruar se pasojat nuk do të kufizohen vetëm në fushën e diplomacisë, por do të prekin edhe sektorë të tjerë me rëndësi për vendin.
"Pasojat e këtyre dështimeve nuk do të mbeten vetëm në diplomaci. Ato do të reflektohen në sigurinë tonë, në zhvillimin ekonomik, në investimet e huaja, në sektorin e energjisë dhe në aftësinë e Kosovës për të avancuar drejt integrimit euroatlantik. Në politikën ndërkombëtare, çdo hap prapa krijon avantazh për dikë tjetër", ka theksuar ai.
Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si prioritet kombëtar.
"Kosova nuk mund ta lejojë luksin e izolimit. Ne jemi shtet që kemi ndërtuar lirinë dhe pavarësinë në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët tanë perëndimorë. Prandaj, rikthimi i besimit me SHBA-në dhe rivendosja e Dialogut Strategjik duhet të jetë prioritet kombëtar", ka përfunduar Hoxhaj.
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ka folur për stacionin e ri kulturor i cili është duke u bërë në Prishtinë.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra "Artpolis" po e formëson njërin nga objektet pranë hekurudhës në Prishtinë në një stacion permanent kulturor.
“Një stacion i ri kulturor po bëhet në Prishtinë. Qendra ‘Artpolis’ po e formëson njërin nga objektet pranë hekurudhës në Prishtinë në një stacion permanent kulturor ku teatri, arti vizual, performanca, puna dhe gastronomia vijnë në një koncept të vetëm për ta përkrahur e ndihmuar njëra tjetrën. Pata rastin të shoh nga afër se si po zhvillohen punimet aty”, ka shkruar ajo.
Tutje Hoxha tha se de-centrimi i artit qoftë brenda kryeqytetit e qoftë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë krijon më shumë punkte për dialog e ndërveprim dhe mundëson oaza të reja të mendimit dhe shprehjes artistike me komunitetin në qendër.
“Ato më pas të lidhura në një rrjet gjeografik mundësojnë dhe fuqizojnë turizmin kulturor si një sektor vital i ekonomisë”, ka shkruar ndër të tjera Hoxha. /Telegrafi/
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi prioritetet e Irlandës si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Irlanda mbetet një model frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Hamza theksoi se PDK e mbështet përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kërkon që edhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Në përfundim, Hamza ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas mosfutjes në rend dite të diskutimit për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka pretenduar se shqyrtimi i këtij raporti ishte paraparë në planin vjetor të punës së Kuvendit të Kryeqytetit, por sipas tij, pika nuk është përfshirë në agjendën e mbledhjes.
“Pse po i frikësohen raportit të auditimit? Sipas planit vjetor të punës, sot Kuvendi i Kryeqytetit është dashur ta shqyrtojë Raportin e Auditorit të Përgjithshëm. Por kjo pikë nuk u fut fare në rend dite”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka bërë të ditur se grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që raporti të diskutohet me urgjencë, por pretendon se kjo kërkesë nuk është mbështetur nga shumica e anëtarëve të kuvendit.
“Grupi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozoi që raporti të diskutohej me urgjencë. Përparim Rama, PDK dhe grupi i asamblistëve të tij, grupi PLDK-së, votuan kundër”, ka deklaruar ai.
Sipas Sveçlës, mosdiskutimi i raportit të auditimit cenon transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve lokale.
“Kur refuzohet diskutimi për raportin e auditimit, refuzohet edhe transparenca dhe llogaridhënia”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke komentuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Millosheviqit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, tha se kjo dëshmon që ideologjia gjenocidale në Serbi nuk është mposhtur.
Ajo tha se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të jenë në institucionet serbe.
“Kur e dëgjon një ministre të Qeverisë së Serbisë të thotë se Serbia është dashur ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998, e kupton se problemi nuk është vetëm e kaluara. Problemi është se ideologjia që prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive ende nuk është mposhtur. Pra, sipas tyre, nuk paskan vrarë mjaftueshëm. Nuk paskan djegur mjaftueshëm. Nuk paskan dëbuar mjaftueshëm. Kjo nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës. Është dëshmi se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj kriminale dhe se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të kenë vend në institucionet e saj”, tha Çitaku.
Por, zyrtarja e lartë e PDK-së tha Kosova nuk u gjunjëzua atëherë, as sot, as nesër.
“Në vitin 1998 e 1999, Serbia ishte shumëfish më e madhe, më e armatosur dhe më e fuqishme ushtarakisht. Ne ishim pala më e dobët në armë, por jo në shpirt. Humbëse nuk ishte Kosova. Sepse nuk ka forcë më të madhe se zemra e një njeriu që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për lirinë. Nuk ka ushtri që e mposht vullnetin e një populli që ka vendosur të jetojë i lirë. Kosova nuk u gjunjëzua atëherë. Nuk do të gjunjëzohet as sot. As nesër. As kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës”, u shpreh
Deklarata e Paunoviqit nxiti reagime të ashpra në Kosovë, ndërsa nga BE-ja thanë se deklarata të tilla s’kanë vend në Evropë dhe iu bëri thirrje liderëve në Serbi të përmbahen nga deklarata nxitëse.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, ku është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit u vlerësua se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme.
Në këtë drejtim, PDK ka akuzuar partinë në pushtet për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke vlerësuar se zvarritja e procesit, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën politike, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit.
Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe të afta për t'u përballur me sfidat aktuale, me fokus në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve.
Sipas PDK-së, Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, duke theksuar se zvarritja e proceseve dëmton interesin publik dhe të ardhmen e vendit.
Takimet e fundit mes liderëve politikë kanë krijuar një dinamikë të re në përpjekjet për formimin e institucioneve, me sinjale se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtuar interesimin për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion.
Pas kontakteve të zhvilluara ditëve të fundit, palët kanë lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e bisedimeve në ditët në vijim, ndërsa ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Telegrafi mëson nga burime brenda partive se gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë takime të reja mes liderëve politikë, megjithatë kjo nuk nënkupton që bisedimet nuk pritet të të vazhdojnë në një moment tjetër.
Të premten kryeministri në detyrë Albin Kurti priti në takime të ndara Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së bashkë me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, në periudhën kur ka filluar rrjedhja e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti e përshkroi procesin e bisedimeve si “një ndërmarrje të madhe e të gjerë”. Abdixhiku, ndërkaq, tha se koha kur bisedimet kanë nisur, i “jep shpresë” për rezultate.
Deri më 7 gusht deputetët kanë kohë për të konstituuar kuvendin – që nënkupton zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
E nga konstituimi fillon të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025. /Telegrafi/
Vëmendja e skenës politike në vend, është zhvendosur drejtë formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Rrethi i parë i takimeve të Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, me partitë opozitare përfundoi pa marrëveshje konkrete, megjithëkëtë kryeministri në detyrë Albin Kurti, paralajmëroi se javën që vjen priten takime të tjera.
Ndërkohë që konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë pritet të ecë pa pengesa, analistët paralajmërojnë rrezik krize politike për zgjedhjen e kreut të shtetit, përpara se t'i përfundojë mandati ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Takimet e para konsultative të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, me krerët e partive opozitare përfunduan pa rezultat konkret. Përderisa opozita mbajti pozicionet se nuk ofron koalicion të menjëhershëm qeverisës, pas përfundimit të rrethit të parë të takimeve, Kurti u shpreh se është ende herët për të folur për marrëveshje konkrete.
"Do të kemi edhe takime të tjera", tha Kurti.
Me ceritfikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, kanë nisur të rrjedhin edhe afatet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të vendit, duke i hapur rrugë kështu konstituimit të Kuvendit, formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit.
"Ajo çfarë ka rëndësi është që seanca për zgjedhjen e presidentit duhet të zhvillohet brenda një afati 60 ditorë nga momenti i konstituimit të kuvendit derisa për formimin e qeverisë afati është më i ngushtë vetëm 40 ditë nga mandatimi prej presidentes për shkak se kandidati të parë i ka 15 ditë në rast të dështimit të kandidati të parë janë 10 ditë për ta caktuar kandidatin e dyte dhe serish 15 ditë për kandidatin tjetër , dhe në fakt tregon se rendi logjikë i gjërave mund të jetë fillimisht të zgjidhet Qeveria", thotë Eugen Cakolli nga KDI.
"Seanca mund të thirret deri në fund të këtij afati, edhe nëse nuk e thërret zonja Haxhiu, Kuvendi mblidhet vet por duhet me e pa vullnetin edhe iniciativën e partive politike se a do të ketë një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse ku zgjidhet edhe çështja e presidentit tek më pastaj thirret seanca konstituive sepse paramendoni një situatë kur zgjidhet kryetari i kuvendit, konstituohet kuvendi, formohet qeveria në ndërkohë jemi pa president pa marrëveshje politike për ta zgjedhur një president të Kosovës", theksoi Naim Jakaj, hulumtues në IKD.
Meqë Vetëvendosje duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nga këndvështrimi i ekspertëve të fushës nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa. Megjithëkëtë, zgjedhja e presidentit të ri mbetet një çështje tjetër që mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike. Mandati i Albulena Haxhiut si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës përfundon më 4 tetor të këtij viti./RTK
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, zhvilloi të premten takime konsultative me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.
Pas takimit me Hamzën, Kurti e cilësoi bisedën si konstruktive, por bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.
“Aktualisht nuk mund të them që kemi ndonjë rezultat konkret apo ndonjë të arritur, por uroj që kjo frymë konstruktiviteti të mbizotërojë dhe, në përputhje me afatet kushtetuese, të arrijmë t’i konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin e ri”, u shpreh ai.
Kurti bëri të ditur se konsultimet do të vazhdojnë edhe me subjektet e tjera politike, duke njoftuar se gjatë pasdites do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
“Duhet të jemi optimistë në rrugën përpara. Sot pasdite do ta takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe shpresoj që tri partitë t’i mbledhim deputetët dhe t’i konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha ai.
Sipas Kurtit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011 kërkon mbështetjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai vlerësoi se LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja së bashku kanë numra të mjaftueshëm për ta realizuar këtë proces.
Ai shprehu keqardhje që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini nuk pranoi të zhvillojë një takim konsultativ.
“Kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thashë plus shtatë, pasi kryetari i Aleancës nuk e ka parë të domosdoshme dhe të rëndësishme të takohet me mua. Mendoj që do të duhej të takohej. Nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK të mos takohet me mua. Andaj më duhet të them 93 në vend që të them 100 deputetë”, deklaroi Kurti.
Lideri i LVV-së theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë është e partisë fituese, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojitet konsensus më i gjerë politik.
“Nëse unë, si fitues i zgjedhjeve, kam përgjegjësi për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese, por është menduar të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët. Prandaj, si pikënisje do të kishim një figurë konsensuale, dikë që nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe që ka vlera të dëshmuara kombëtare dhe institucionale. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin përgjegjësia bie mbi të gjithë ne”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka deklaruar se partia që drejton do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.
Duke folur para mediave, Hamza tha se takimi u zhvillua në një atmosferë korrekte, ndërsa ritheksoi se PDK gjatë fushatës zgjedhore ka garuar me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, energjinë dhe infrastrukturën.
“Posa e përfunduam takimin me Kurtin. PDK në këto zgjedhje ka garuar me program dhe me prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, si dhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike”, tha Hamza.
Megjithatë, ai bëri të ditur se, bazuar në diskutimet e zhvilluara, qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.
“Bazuar në bisedat që i kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK në këtë mandat është e gatshme të jetë në opozitë dhe i dëshirojmë sukses Kurtit”, u shpreh ai.
Hamza theksoi gjithashtu se procesi i konstituimit të institucioneve kërkon bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Të gjitha partitë tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV-në. LVV-ja duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre për t’i dhënë vendit institucione”, deklaroi ai.
Po ashtu në orët e pasdites së të premtes u zhvillua edhe takimi i dytë mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se në takimin me Kurtin, është diskutuar për stabilitetin institucional dhe nevojën për të shmangur zgjedhjet e reja.
Pas takimit, Abdixhiku tha se palët janë pajtuar që dialogu të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Folëm për stabilitetin institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve. Në këtë fazë u dakorduam që t’i vazhdojmë bisedimet”, deklaroi ai.
Sipas kreut të LDK-së, diskutimet janë përqendruar te parimet dhe jo te emrat konkretë.
“Ne biseduam për parime dhe, për LDK-në, këto parime kërkojnë balancën demokratike në vend. Në këtë balancë duhet të kontribuojnë të gjitha palët. Nuk kemi arritur të flasim për emra të përveçëm”, tha Abdixhiku.
Ai e cilësoi takimin si një hap pozitiv, duke theksuar se nuk ishte e mundur të trajtoheshin të gjitha temat në një takim të vetëm.
“Në këtë takim ishte e pamundur të flasim për të gjitha temat, por ishte hap i mirë për të vazhduar tutje në bisedime. I kemi 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit dhe 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. E rëndësishme është që po flasim para se të merren hapa të njëanshëm. Kjo jep shpresë”, u shpreh ai.
Abdixhiku shtoi se, megjithëse ende nuk është arritur një konsensus për parimet, bisedimet mes palëve do të vazhdojnë.
“Ende nuk kemi arritur konsensus rreth parimeve, por po bisedojmë”, deklaroi kryetari i LDK-së.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është ende herët për të vlerësuar nëse takimi i zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani ishte i suksesshëm apo jo.
Pas takimit, Kurti tha se bisedimet kanë përfshirë të gjitha temat kryesore politike, por se ende nuk është arritur ndonjë përfundim konkret.
“I kemi edhe katër javë përpara deri në fillimin e seancës konstituive. Nuk ka temë që s’e kemi diskutuar, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion për ta ndarë me ju,” u shpreh ai.
Kurti tha se mbetet optimist për ecurinë e dialogut ndërmjet subjekteve politike.
“Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Është një ndërmarrje që kërkon besim dhe kohë për rezultate. E kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave. Kemi diskutuar për qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për presidentin, ndërsa fokusi ka qenë te zhvillimet aktuale politike”, deklaroi ai.
Kreu i LVV-së theksoi se synimi i partisë së tij është arritja e një marrëveshjeje politike që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje. Synimi i përbashkët është që të shmangen zgjedhjet. Ne synojmë marrëveshje politike, pasi jemi subjekte politike”, tha Kurti. /Telegrafi/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit.
“Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit, kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai.
Kurti theksoi se qëllimi mbetet funksionalizimi i institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
“Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës”, u shpreh kryetari i LVV-së.
Takimet me PDK-në dhe LDK-në janë pjesë e konsultimeve politike për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka deklaruar se përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ndërsa zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Pas takimit konsultativ me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, Kurti tha se biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe me vullnet për t'i dhënë vendit institucionet e reja.
“Me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve, meqenëse është subjekti i dytë nga partitë fituese në këto zgjedhje. E falënderoj kryetarin Hamza. Ishte një takim konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë vendit institucione të reja në përputhje me vullnetin e popullit”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.
Ai tha se takimi nuk ka prodhuar ende ndonjë marrëveshje konkrete, por e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në procesin e konsultimeve.
“Aktualisht nuk mund të them që kemi ndonjë rezultat konkret apo ndonjë të arritur, por uroj që kjo frymë konstruktiviteti të mbizotërojë dhe, në përputhje me afatet kushtetuese, të arrijmë t’i konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin e ri”, u shpreh ai.
Kurti bëri të ditur se konsultimet do të vazhdojnë edhe me subjektet e tjera politike, duke njoftuar se gjatë pasdites do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
“Duhet të jemi optimistë në rrugën përpara. Sot pasdite do ta takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe shpresoj që tri partitë t’i mbledhim deputetët dhe t’i konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha ai.
Sipas Kurtit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011 kërkon mbështetjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai vlerësoi se LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja së bashku kanë numra të mjaftueshëm për ta realizuar këtë proces.
Ai shprehu keqardhje që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini nuk pranoi të zhvillojë një takim konsultativ.
“Kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thashë plus shtatë, pasi kryetari i Aleancës nuk e ka parë të domosdoshme dhe të rëndësishme të takohet me mua. Mendoj që do të duhej të takohej. Nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK të mos takohet me mua. Andaj më duhet të them 93 në vend që të them 100 deputetë”, deklaroi Kurti.
Lideri i LVV-së theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë është e partisë fituese, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojitet konsensus më i gjerë politik.
“Nëse unë, si fitues i zgjedhjeve, kam përgjegjësi për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese, por është menduar të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët. Prandaj, si pikënisje do të kishim një figurë konsensuale, dikë që nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe që ka vlera të dëshmuara kombëtare dhe institucionale. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin përgjegjësia bie mbi të gjithë ne”, theksoi ai.
Në fund, Kurti tha se aktualisht procesi ndodhet në fazën e konsultimeve me partitë parlamentare dhe se synimi i LVV-së është që krahas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, të arrihet marrëveshje edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. /Telegrafi/
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka deklaruar se partia që drejton do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.
Duke folur para mediave, Hamza tha se takimi u zhvillua në një atmosferë korrekte, ndërsa ritheksoi se PDK gjatë fushatës zgjedhore ka garuar me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, energjinë dhe infrastrukturën, përcjell Telegrafi.
“Posa e përfunduam takimin me Kurtin. PDK në këto zgjedhje ka garuar me program dhe me prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, si dhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike”, tha Hamza.
Megjithatë, ai bëri të ditur se, bazuar në diskutimet e zhvilluara, qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.
“Bazuar në bisedat që i kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK në këtë mandat është e gatshme të jetë në opozitë dhe i dëshirojmë sukses Kurtit”, u shpreh ai.
Hamza theksoi gjithashtu se procesi i konstituimit të institucioneve kërkon bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Të gjitha partitë tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV-në. LVV-ja duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre për t’i dhënë vendit institucione”, deklaroi ai.
Në fund, kreu i PDK-së tha se, pavarësisht pozicionit në opozitë, partia e tij do të mbështesë çdo nismë që është në interes të qytetarëve.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike në Kuvend, në interes të qytetarëve të Kosovës”, përfundoi Hamza. /Telegrafi/
Analisti politik Ylli Hoxha ka vlerësuar se negociatat për formimin e institucioneve të reja mund të mos kufizohen vetëm te çështja e zgjedhjes së presidentit, por mund të shtrihen edhe në arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë politike për krijimin e shumicës parlamentare.
Në Debat Plus, Hoxha tha se skenari më i lehtë politik për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por sipas tij, ky opsion është vështirësuar për shkak të zhvillimeve dhe përçarjeve brenda LDK-së.
“Ndoshta negociatat do të shkojnë drejt një kompromisi më të gjerë. Që nënkupton jo vetëm dakordimin për presidentin, por ndoshta edhe dakorimin edhe për shumicën. Dhe këtu rruga e lehtë do të ishte me LDK-në logjikisht, por u bë rrugë e vështirë nga përçarjet e lindura në LDK”.
Në anën tjetër, Hoxha ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të ishte më e vështirë për t’u arritur, por mund të kishte efekte më të mëdha në aspektin e stabilitetit institucional.
“E rruga e vështirë është me PDK-në, por që ndoshta do të jetë më e dobishme strategjikisht, jo për zotin Kurti, por për Kosovën. Sepse mund të sjellë stabilitet, mund të bjerë një shumicë që mund të përballet me sfidën e Gjykatës Speciale. Dhe një shumicë që mund të përballet me sfidën gjeopolitike, të çfarëdo relacioni me Serbinë, ka theksuar Hoxha.