Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Telegrafi

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

22 December 2025 at 18:54


Për dikë familja e për dikë zgjedhjet e 28 dhjetorit, janë arsye për të ardhur në Kosovë këtë fundvit. Për dallim prej ditëve të kaluara kur pritjet në pika kufitare ishin të gjata, këtë të hënë, në disa pika kufitare pritjet shkuan deri në 1 orë.Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në pikat kufitare shkuan deri në 10 orë, këtë të hënë situata ishte më e qetë.

Në pikën kufitare e cila vazhdimisht është më e frekuentuar nga mërgimtarët që vijnë në Kosovë, atë të Merdares pritjet ishin deri në 15 minuta.

Sipas zyrtarëve policor në këtë pikë, fluksi më i madh ishte gjatë së premtes e të shtunën. Ata që erdhën në Kosovë, thanë se nuk kanë pritur gjatë as në pika kufitare të tjera.

“Mirë kemi kaluar shumë mire pa probleme pritje s’ka pas kërku, jashtëzakonisht mirë..Vendlindja thotë shumë neve edhe për atë arsye çdo herë vijmë, jo vetëm për festa por edhe tjera herë..”, ka thënë Besim Bahtiri, qytetar.

“Rruga, udhëtimi u kanë shumë mirë, nuk kemi pas pengesa asgjë as kolona, perfekt.. I kam pas do familjar që kanë prit shumë por tash puna është tyre, do janë nis më herët menxi kanë prit, për fat s’ka pas..”, ka thënë një qytetar, Kristjan Raja.

Ndërkohë që disa nga ata patën ankesa për mungesë të energjisë elektrike.

“Tash bisedova me vllaun për me nxe shpin nuk kemi rrymë, prej dje.. Nuk ka prej Prizreni një fshat afër kufirit me Shqipërinë, gjithmonë ka edhe verës ka por është më pak se njerëzit harxhojnë më pak rrymë, dimrit është katastrofë..”, ka thënë Hashim Vejza, qytetar.

Meqë javën tjetër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për disa nga mërgimtarët kjo ishte arsyeja e ardhjes në Kosovë.

“Rrugës kemi kaluar mirë kemi ardhur prej Gjermanisë, jo s’ka pasur kolonë është krejt hapur… Po do të votojmë për atë kemi ardhur”, ka thënë Lavdim Gashi.

Sipas qendrës për menaxhimin kufitar gjatë së hënës, më së shumti pritje deri në 1 orë ka pasur tek pika kufitare Dheu i Bardhë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be


Vokalisti i grupit "Minatori" merr vesh për vdekjen e Shemit teksa ishte live në një emision

22 December 2025 at 18:44


Vdekja e Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, duke lënë boshllëk në skenën e muzikës shqiptare.

Lajmin e hidhur e mori edhe një nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt, Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit rock “Minatori”, ndërsa ishte live në një emision televiziv.

Gjinovci ndau emocionet e tij të forta dhe kujtimet personale për Shemin gjatë transmetimit në “Studio A”.

Naser GjinovciFoto: Facebook

Ai tha me zë të tronditur: “Lajmi i keq gjithë del i vërtetë. Unë nuk e pata telefonin, e pyeta një bashkëpunëtor të juajin. Edhe kojshi, edhe shok, edhe mik… O Zot, sa kemi ndenjur në banesë timen dhe në shtëpi të tij. Shumë kemi kaluar kohë së bashku".

Theksoi po ashtu lidhjen e veçantë që kishte pasur me Shemin, duke e përshkruar si një miqësi të gjatë dhe të ngushtë, ku kanë ndarë shumë momente personale dhe artistike.

“E di që ka pasur probleme me stenta, pse si tek i ri është për me vdek", shtoi mes tjerash.

Vokalisti i “Minatorit” gjithashtu përmendi se Shemi nuk ishte vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në muzikë, me të cilin kanë ndarë momente të paharrueshme në karrierat e tyre artistike. /Telegrafi/

"Si ti ka plot shqiptaria", Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

22 December 2025 at 18:40


Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria".

Foto: Instagram

Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka 'tru peshku', një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza".

Foto: Instagram

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. /Telegrafi/

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

22 December 2025 at 18:39


Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

MPB: Gjatë fundjavës në "Tabanoc" kanë hyrë mbi 36 mijë shtetas të RMV-së

22 December 2025 at 18:36


Shtetasit e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë filluar të kthehen në vend për festat e fundvitit. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë gjithashtu se mbi 36 mijë shtetas kanë hyrë në pikën kufitare Tabanoc këtë fundjavë.

"Në pikën kufitare Tabanoc nga 20.12.2025 (e premte) ora 10:00 deri më 22.12.2025 (e hënë) deri në orën 10:00, kanë hyrë në vend 36,316 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 6,892 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë në vendin tonë 16,084 persona dhe kanë dalë 7,720 persona", njoftoi MPB.

Nga MPB thonë se po marrin të gjitha masat dhe po vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, duke kryer kontrolle të detyrueshme kufitare.

Xiaomi zbulon dizajnin dhe datën e lansimit të telefonit të ri

22 December 2025 at 18:30


Xiaomi ka zbuluar pamjen e Xiaomi 17 Ultra, së bashku me datën zyrtare të lansimit.

Që nga muaji i kaluar ka pasur shumë thashetheme dhe rrjedhje informacioni rreth Xiaomi 17 Ultra.

Raportet e hershme sugjeronin se pajisja mund të lansohej që në dhjetor, në vend të shkurtit.

Xiaomi më pas konfirmoi se telefoni inteligjent do të lansohet diku javën tjetër.

Kompania tani ka njoftuar datën e saktë kur telefoni inteligjent do të vijë: 25 dhjetor.

Përveç njoftimit të datës së lansimit, Xiaomi zbuloi gjithashtu dizajnin e pasmë të pajisjes së bashku me tre variantet e ngjyrave: e zezë, e bardhë dhe e gjelbër.

Një variant me ngjyrë vjollcë u përfol edhe më parë, por ende nuk është përmendur zyrtarisht ky opsion.

Ngjashëm me modelet e tjera në linjën Xiaomi 17, modeli Ultra pritet të fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Elite Gen 5 SoC.

Gjithashtu pritet të mbështesë karikimin e shpejtë me tel 100W, një përmirësim i vogël nga karikimi 90W i ofruar nga modeli i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Nissan i lejoi studentët e saj të ndërtonin çfarë të donin dhe ja çfarë ndodhi

22 December 2025 at 18:30


Nissan thuhet se ka vendosur të sfidojë studentët e saj në kolegjet automobilistike në Japoni.

“Ndërtoni çdo makinë që dëshironi”.

Dhe rezultatet?

Një përzierje mahnitëse mes kreativitetit, nostalgjisë dhe inovacionit teknik.

Një prej krijimeve më të veçanta është një Nissan March që tani duket si një Bluebird i viteve ’60.

Një ekip i dytë nga i njëjti kampus në Kioto ndoqi një rrugë tjetër. Ata filluan me një Datsun Sunny Coupe dhe e riimagjinuan atë duke përdorur komponentë të personalizuar.

Por transformimi nuk ndalet këtu.

Një R30 Skyline, i ndërtuar nga studentët e Nissan Aichi Automotive College, ka marrë një pamje plotësisht agresive.

Megjithëse projekti zgjati vetëm dy muaj e gjysmë, rezultati duket si nga një showroom profesionist.

Secila makinë është një demonstrim i talentit dhe imagjinatës së studentëve, duke treguar se e ardhmja e automobilizmit është e pasur me ide të guximshme, por gjithmonë e lidhur me trashëgiminë e Nissan. /Telegrafi/

Parashikimi i Baba Vangës për vitin 2026 po rikthehet në qendër të vëmendjes

22 December 2025 at 18:30


Ndërsa i afrohemi një viti tjetër të ri, një pjesë e njerëzve fillon të mendojë rreth asaj që parashikuesit pretendojnë se e pret njerëzimin në të ardhmen.

Me këtë interes, emri i Baba Vangës është shfaqur edhe një herë, me njerëzit që rishqyrtojnë një nga parashikimet e saj më të diskutueshme që disa besojnë se mund të lidhet me vitin 2026: paralajmërimin se qytetërimi ynë po i afrohet një momenti kur zbulon se "ka shkuar shumë larg".

Parashikimi thuhet se përqendrohet në teknologji dhe moral.

Sipas besimtarëve, mistikja parashikoi një vit kur specialistët dhe komunitetet në mbarë botën do të pranonin së bashku se kishin tejkaluar kufijtë etikë dhe teknologjikë.

Ata gjithashtu pretendojnë se në vend që të jetë një incident shkatërrues, ky zgjim do të shfaqet përmes përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare dhe përparimeve shkencore që do të transformojnë marrëdhëniet njerëzore.

Ndjekësit gjithashtu i referohen alarmeve të saj të supozuara në lidhje me përparimin e pakontrolluar në shkencë dhe kujdes shëndetësor, me Daily Mail që vë në qendër të vëmendjes një nga parashikimet e saj në lidhje me përparimin e shpejtë të biologjisë sintetike dhe transplantimit të organeve.

Në të njëjtën temë, Baba Vanga gjithashtu i atribuohet parashikimit të prodhimit të përhapur të organeve artificiale deri në vitin 2046. /Telegrafi/

BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Grenlandën

22 December 2025 at 18:27


BE-ja tha sot (të hënën) se blloku prej 27-vendesh qëndron në "solidaritet të plotë" me vendin anëtar Danimarkën, pasi Shtetet e Bashkuara emëruan një të dërguar për Grenlandën, që është territor danez.

"Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare", thanë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në X.

"Këto parime janë thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për kombet në mbarë botën. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës", thanë ata.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti

Trump tha në Truth Social se Landry "e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës".

Në anën tjetër, vetë Landry ka deklaruar se është një nder të shërben në një "pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së. /Telegrafi/

Kurti nga Istogu: Mbështesim rritjen e prodhimit vendor për bukën tonë, nga toka jonë, në sofrën tonë

22 December 2025 at 18:23


Kryeministri Kurti qëndroi dje në Istog, nga ku rikonfirmoi përkrahjen e qytetarëve e mërgimtarëve të Istogut.


Në një takim në një nga kafenetë e qytetit, Kryeministri tha se Istogu ka dëshmuar përherë përmes votës së tyre mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, e bashkërisht do të votojnë numrin 116, për t’i garantuar Kosovës siguri e begati.


Kurti theksoi se do të rritet mbështetja për gjyshërit, nënat e fëmijët, e do të vazhdojë ajo për bujqësi, duke mundësuar rritjen e prodhimit vendor e zvoglimin e importit për të siguruar bukën nga toka e Kosovës, në sofrën e secilit qytetar.





Policia jep detaje për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi

22 December 2025 at 18:22


Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Telegrafin se lajmi për rastin është pranuar sot rreth orës 15:00.

Ai tha se informacioni kishte të bënte me një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Shemi nga "Ilirët"

Sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Atje, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, duke konfirmuar se nuk kishte shenja jete.

Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës. /Telegrafi/

DnV: Dominojnë moshat e mesme në kandidaturat për Kuvendin e Kosovës

22 December 2025 at 18:18


Përbërja moshore e kandidatëve për deputetë përbën një tregues të rëndësishëm të përfaqësimit politik dhe të dinamikës së pjesëmarrjes në proceset demokratike.

Analiza e moshës së kandidatëve për Kuvendin e Kosovës ofron një pasqyrë mbi balancën ndërmjet brezave dhe nivelin e përfshirjes së grupeve të ndryshme moshore në garën zgjedhore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Demokracia në Veprim, struktura moshore e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës tregon një përfaqësim më të theksuar të moshave të mesme.

Grupi moshor 41–50 vjeç përbën përqindjen më të madhe me 27% ose 316 kandidatë, i ndjekur nga grupi 31–40 vjeç me 23% (277 kandidatë).

Kandidatët deri në 30 vjeç përfaqësojnë 20% (236 kandidatë), ndërsa ata të moshës 51–60 vjeç përbëjnë 19% (220 kandidatë).

Përqindje më të ulët kanë grupet 61–64 vjeç me 5% (61 kandidatë) dhe mbi 65 vjeç me 6% (70 kandidatë).

Të dhënat tregojnë një dominim të kandidatëve të moshës së mesme në garën zgjedhore, me pjesëmarrje më të kufizuar të moshave më të reja dhe më të vjetra.

Gili për Shemin: Pusho në parajsë legjendë

22 December 2025 at 18:15


Këngëtarja e njohur, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Lajmi për humbjen e papritur të artistit ka shkaktuar tronditje tek komuniteti muzikor dhe fansat e tij, të cilët e konsiderojnë Shemin një ikonë të muzikës rok dhe shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Gili shkroi: “Pusho në parajsë, legjendë”.

Shemi i grupit “Ilirët” do të mbahet mend për zërin e tij të veçantë, interpretimet ikonike dhe këngët që u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar, përfshirë hitin e tij të famshëm “Xhamadani vija vija”.

Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në skenën muzikore, por gjithashtu rikujton trashëgiminë e pasur artistike që ai la pas për të gjithë shqiptarët.

Sipas policisë, i njëjti u gjet pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. /Telegrafi/

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për deklarim të rremë nën betim

22 December 2025 at 18:08


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person mashkull kosovar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka nisur në qershor të vitit 2025, kur i dyshuari, në cilësinë e ankuesit, kishte informuar Policinë e Kosovës se disa persona zyrtarë po i kërkonin ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, të cilat ai pretendonte se i kishte blerë nga bashkëaksionarët.

Pas pranimit të informatës, Policia e Kosovës, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore. Gjatë këtyre veprimeve janë siguruar dëshmi, nga të cilat rezulton se i dyshuari dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me rastin.

Me këto veprime, sipas Policisë, i dyshuari ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”. Ai është intervistuar më 22.12.2025 në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.


Trump shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve

22 December 2025 at 18:07


Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe të tjera të larta në ambasada, ndërsa po përpiqet të riformësojë qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet "Amerika e Para" të presidentit Donald Trump.

Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, sipas dy zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar lëvizjet e brendshme të personelit.

Të gjithë ata kishin marrë postet e tyre në administratën Biden, por kishin mbijetuar një spastrim fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump që synonte kryesisht të emëruarit politikë.

Kjo ndryshoi të mërkurën kur ata filluan të merrnin njoftime nga zyrtarët në Uashington për largimet e tyre të afërta, transmeton Telegrafi.

Ambasadorët shërbejnë sipas dëshirës së presidentit, megjithëse zakonisht qëndrojnë në postet e tyre për tre deri në katër vjet. Ata që preken nga riorganizimi nuk po humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e jashtëm, por do të kthehen në Uashington për detyra të tjera nëse dëshirojnë t'i marrin ato, thanë zyrtarët.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi numrat specifikë ose ambasadorët e prekur, por mbrojti ndryshimet, duke i quajtur ato "një proces standard në çdo administratë".

Ai vuri në dukje se një ambasador është "një përfaqësues personal i presidentit dhe, është e drejta e presidentit të sigurojë që ai të ketë individë në këto vende që çojnë përpara agjendën Amerika e Para".

Afrika është kontinenti më i prekur nga largimet, me ambasadorë nga 13 vende që po largohen: Burundi, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Gaboni, Bregu i Fildishtë, Madagaskari, Mauritiusi, Nigeria, Ruanda, Senegali, Somalia dhe Uganda.

E dyta është Azia, me ndryshime ambasadorësh në gjashtë vende: Fixhi, Laosi, Ishujt Marshall, Papua Guinea e Re, Filipinet dhe Vietnami të prekura.

Katër vende në Evropë (Armenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovakia) janë të prekura; si dhe nga dy në Lindjen e Mesme (Algjeria dhe Egjipti); Azia Jugore dhe Qendrore (Nepali dhe Sri Lanka); dhe Hemisfera Perëndimore (Guatemala dhe Surinami). /Telegrafi/

Rama reagon për vdekjen e Shemit: Gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme

22 December 2025 at 18:03


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Shemit të grupit "Ilirët".

I njëjti ishte 64-vjeçar, teksa siç u tha ndërroi jetë nga sulmi në zemër.

Një reagim për të e ka bërë edhe Rama, i cili thekson se kjo është një humbje e madhe dhe se gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme.

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

"Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar Ilirët.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë.

Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme". /Telegrafi/

Kanë dy fëmijë së bashku, Tom Brady komenton martesën e Gisele Bundchen me Joaquim Valente

22 December 2025 at 18:00


Tom Brady e ka pranuar martesën e re të ish-bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen, me qëllim që të shmangë dramat dhe të ruajë mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Sipas një burimi për Daily Mail, Brady ishte në dijeni të martesës së saj që më herët dhe kjo nuk ishte sekret për të, pasi ata ende komunikojnë për çështje që lidhen me fëmijët.

Gisele u martua në fshehtësi më 3 dhjetor me instruktorin Joaquim Valente, vetëm pak kohë pasi çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Tom dhe Gisele

Brady dhe Gisele, të cilët u divorcuan në tetor të vitit 2022 pas 13 vitesh martesë, kanë dy fëmijë: Benjamin dhe Vivian. Brady ka edhe një djalë tjetër nga një lidhje e mëparshme.

Burimi thekson se Brady e ka pritur mirë lajmin dhe është i qetë, pasi lumturia e Giseles përkthehet edhe në lumturinë e fëmijëve të tyre.

Ai e sheh këtë fazë të jetës me pjekuri dhe nuk lejon që situata ta ndikojë negativisht.

Sa i përket jetës së tij sentimentale, Brady aktualisht është beqar dhe nuk kërkon një lidhje serioze.

Edhe pse është përfolur për romanca të shkurtra me disa figura të njohura, përfshirë Sofia Vergaran, Irina Shayk, Brooks Nader dhe Kim Kardashian, ai duket i fokusuar te puna e tij si analist sportiv për Fox dhe e shijon jetën si beqar. /Telegrafi/

Vdiq në moshën 64-vjeçare - jeta dhe veprimtaria e Shemit nga grupi "Ilirët"

22 December 2025 at 17:55


Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa u tha se u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ai ishte një nga zërat më të njohur dhe më ikonike të muzikës rok dhe shqiptare, i cili la gjurmë të thella në skenën muzikore.

I njëjti lindi në Prishtinë në vitin 1961 dhe pa i mbushur të njëzetat, nisi karrierën e tij muzikore duke performuar për herë të parë në festivalin “Rinia këndon” me grupin Mehida, ku bashkëpunoi me kitaristin Menan Kiseri.

ShemiFoto: YouTube

Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, Shemi u bë vokalisti i grupit të famshëm “Ilirët”, ku me zërin dhe interpretimin e tij solli këngë që u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar.

Hitet e tij, përfshirë këngën simbolike “Xhamadani vija vija”, i dhanë shpirt muzikës që pasqyronte ndjenjat dhe realitetin e shqiptarëve, duke e bërë Shemin një figurë të dashur për breza të tërë.

ShemiFoto: YouTube

Përveç interpretimit, Shemsi ishte edhe autor i shumicës së teksteve të këngëve të grupit, duke u frymëzuar shpesh nga gjendja e vështirë e shqiptarëve dhe historia e familjes së tij, përfshirë të atin që kishte mbijetuar Masakrën e Tivarit.

Punoi gjithashtu në duet me artistë të njohur si Ganimete Abazi dhe Mihrije Braha, duke sjellë krijime të reja dhe duke rivendosur këngët e vjetra për publikun pas rikthimit të tij në skenë pas një pauze 11-vjeçare.

Foto: YouTube

Krasniqi nuk u tërhoq kurrë nga muzika; edhe gjatë periudhave më të vështira, e konsideronte muzikën si ushqim për shpirtin dhe një mënyrë për të përballuar sfidat e jetës.

Ai ishte babai i dy djemve, Ponisit dhe Uliksit.

- YouTube www.youtube.com

Shemi la një trashëgimi të pasur muzikore që përfshin dekada angazhimi, dhjetëra këngë që u bënë pjesë e kulturës shqiptare dhe ndikoi në breza të rinj të muzikantëve.

Sipas raportimeve të deritanishme, artisti vdiq nga një sulm në zemër. /Telegrafi/

ShemiFoto: YouTube

Kurti viziton Kullën 250 vjeçare të sapo restauruar në Gurakoc

22 December 2025 at 17:48


Kryeminstri Albin Kurti ishte në Gurakoc të Istogut.


Ai u mirëprit në Kullën e sapo restauruar të familjes Gegaj.

Kulla e Bashorve u restaurua e nga Ministria e Kulturës, e përuruar muajin e kaluar, tha Kryeministri.

Kjo ndërtesë me mbi 250 vjet histori, kulturë e traditë, u cilësua nga Kurti si kryevepër e arkitekturës popullore.

Kjo kullë është 12 metra e gjatë, 10 metra e gjerë e 8 metra e lartë.


Ministria e Bujqësisë: Janë paguar 335.963.096 denarë për 1.211 blegtorë

22 December 2025 at 17:45


Ministria e Bujqësisë njofton se sot ka paguar 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024".

"Sot është realizuar pagesa e mjeteve në shumën e përgjithshme prej 335.963.096 denarë për 1.211 blegtorë, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024".

"Sa i përket përfituesve të cilëve nuk u janë paguar mjetet në bazë të subvencioneve për vitin 2023, informojmë se të njëjtit duhet t’i drejtohen Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim që të bëhet verifikim i detajuar dhe shqyrtim i secilit rast individual", thonë nga Ministria e Bujqësisë.

❌
❌