Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Lajme Kosove

Privilegj dhe nder: Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026 at 12:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar përgjigjen e tij ndaj Presidentit Donald Trump, pas ftesës që ai mori për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama theksoi se ky angazhim do t’i dërgohet së shpejti Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

“Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Rama, “paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë“.

Në këtë përgjigje më tej kryeministri Edi Rama thekson se “Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Edi Rama thotë se populli shqiptarë do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët.

“Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj“, thotë kryeministri Rama ‘se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Privilegj dhe nder: Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

Hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit të Prishtinës, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes

20 January 2026 at 12:21

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se faqja zyrtare e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar në ditët e fundit, duke shkaktuar pasiguri dhe publikim të postimeve që nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.

Në një njoftim të shpërndarë për publikun, Komuna e Prishtinës theksoi se ekipet teknike janë duke punuar për të rikthyer kontrollin dhe për të rimarrë funksionimin e normal të faqes.

Ata gjithashtu apeluan që qytetarët të mos besojnë postimet që janë publikuar deri në njoftimin e ardhshëm, pasi ato nuk pasqyrojnë informacion të saktë nga Inspektorati.

Komuna kërkoi mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë këtij procesi, duke siguruar se do të japin informacion të saktë dhe të azhurnuar sapo situata të normalizohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit të Prishtinës, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes appeared first on Sinjali.

Kosova udhëhoqi për herë të parë takimin e ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore

20 January 2026 at 12:14

Me rreth 60 shtete pjesëmarrëse, të përfaqësuara nga ministra, zv.ministra, sekretarë shtetërorë dhe liderë të rëndësishëm globalë të sektorit të bujqësisë, Republika e Kosovës mori pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, që u mbajt në Berlin, Gjermani.

Kështu ka njoftuar ministri në detyrë, Imri Delemezi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai theksoi gjithashtu se, gjatë këtij forumi, në kuadër të Grupit Teknik për Zhvillim Regjional dhe Rural të Evropës Juglindore, për herë të parë, Republika e Kosovës udhëhoqi takimin e ministrave të bujqësisë të këtij rajoni, duke vërtetuar rolin e saj gjithnjë e më aktiv dhe të çmuar në bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese evropiane.

“Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë adresimeve të mija theksova se Republika e Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian, përmes reformave të vazhdueshme, përafrimit të politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së, si dhe ndërtimit të një sektori bujqësor modern dhe të qëndrueshëm e në përputhje me nevojat e shoqërisë sonë”, u shpreh Delemezi.

Tutje ai the se për tri ditë intensive, bashkë me delegacionin nga MBPZhR zhvilluam dhjetëra takime bilaterale dhe në margjinat e konferencës me partnerë strategjikë, përfshirë ministrat homologë të Kroacisë, Bullgarisë, Hungarisë, si dhe Bankën Botërore, Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). Në fokus ishin investimet në siguri ushqimore, ujitje dhe infrastrukturë, rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, standardet veterinare, mbrojtjen nga reshjet atmosferike, digjitalizimi i bujqësisë, resurset njerëzore dhe përafrimi me politikat e Bashkimit Evropian.

“Edhe njëherë Republika e Kosovës konfirmoi përkushtimin për reforma dhe bashkëpunim ndërkombëtar, duke u dëshmuar si partner i besueshëm rajonal dhe evropian për zhvillim, investime dhe siguri ushqimore.Republika e Kosovës falënderon shtetet mike, përfshirë Gjermaninë, që përmes GFFA-së mundëson vlerësimin pozitiv dhe promovimin e Kosovës përmes dhe gjatë konferencave të tilla”, u shpreh tutje.

Edhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës thuhet se Kosova u përfaqësua nga Ministri në largim Imri Delemezi dhe u takua me Ministrin Federal Gjerman të Bujqësisë, Ushqimit dhe Komunitetit, Alois Rainer.

Sipas njoftimit thuhet se takimi u përqendrua në: Përputhjen me BE-në Acquis, plane konkrete veprimi për bujqësi dhe pylltari të qëndrueshme, zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova udhëhoqi për herë të parë takimin e ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore appeared first on Sinjali.

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

20 January 2026 at 12:00

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat KQZ ka vendosur të rinumërohen në gjithë Kosovën.

Pas rinumërimit të 11 nga 110 vendvotimeve në Podujevë, janë vërejtur ndryshime në votat e kandidatëve të Vetëvendosjes, duke ngritur dyshime për abuzime me vota.

Në këto 11 kuti të rinumëruara, kandidati Ejup Maqedonci ka humbur 288 vota, ndërsa Vendenis Lahu ka një rënie prej 246 votash. Po ashtu, Adelina Stublla ka humbur 174 vota, dhe Drita Pajaziti ka humbur 65 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota appeared first on Sinjali.

Gjendet i vdekur 39-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur ditë më parë

20 January 2026 at 11:47

Është gjendur i vdekur 39-vjeçari Avdyl Begaj nga Banja e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga data 18 janar i këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një qytetar ka lajmëruar policinë pasi ka parë viktimën të shtrirë në tokë.

“Rreth orës 10:00 të ditës së sotme policia është njoftuar nga një qytetar, se në fshatin Siqev, komuna e Klinës, një person është i shtrirë në fushë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Menjëherë policia, ka dalë në vendin e ngjarjes pastaj edhe mjeku kujdestar dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendngjarje janë njësitë kompetente policore”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Gjendet i vdekur 39-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur ditë më parë appeared first on Sinjali.

KQZ njofton se deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna

20 January 2026 at 11:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për ato vendvotime për të cilat KQZ ka vendosur të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skënderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ njofton se deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna appeared first on Sinjali.

Prokuroria e Gjilanit konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Arianit Sllamnikut

20 January 2026 at 11:11

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për veprimtarinë e Arianit Sllamnikut.

Në një përgjigje për media, Prokuroria njoftoi se ka dhënë autorizimin për Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me rastin.

Po ashtu, Prokuroria theksoi se do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.

Pak më herët, u raportua se Arianit Sllamniku po intervistohej nga autoritetet policore të Kosovës.

Ju  njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 20 janar 2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin për të cilin jeni interesuar dje.Prokuroria Themelore në Gjilan, do të iu mbajë të informuar për veprimet e mëtutjeshme. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”,thuhet nga Prokuroria në Gjilan.

Në media u raportua se si Arianit Sllamniku deklaronte se “shëron autizmin” dhe se në raportet që u shfaqte prindërve të fëmijëve të spektrit autik u shkruante të përdornin barëra të kafshëve.

Kësisoj shumë prindër janë ankuar në lidhje me këtë çështje duke shfaqur dyshime për veprimtarinë e tij.

Sllamniku emër i njohur për publikun nga konspiracione të ndryshme të cilat ka shfaqur ndër vite, prej mbi 1 vit po zhvillonte veprimtarinë e raportuar në këtë rast.

Mbi këtë çështje mbrëmë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë shprehur shqetësim mbi këtë rast. Kurse nga Ministria e Shëndetësisë u tha se ka ndjekur me shqetësim raportimet lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore”, theksohet tutje.

MSh deklaroi se “shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria e Gjilanit konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Arianit Sllamnikut appeared first on Sinjali.

Pas skandalit me peshqirin në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, ylli maroken vizitoi Mendyn në hotel

20 January 2026 at 12:53


Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit mund të mos ketë ofruar lëvizje të bukura futbolli, por ofroi shumë emocione, dhe një prej tyre ishte drama e vërtetë që u zhvillua pas portës së portierit senegalez, Edouard Mendy.

Konkretisht, në mes të ndeshjes, kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, mori peshqirin e Mendyt dhe e hodhi pas reklamave. Mbrojtësi i Senegalit, El Hadji Malick Diouf, reagoi menjëherë, duke kërcyer mbi gardh dhe duke ia kthyer peshqirin Mendyt, por ajo copë e vlefshme pëlhure u zhduk përsëri.

Në atë moment, portieri rezervë i Senegalit, Yehvan Diouf, hyri në skenë dhe solli peshqirin e tij pas portës së Mendyt dhe ia dha shokut të tij të skuadrës që t’i fshinte dorezat, duke pasur parasysh se po binte shi gjatë ndeshjes.

Por trajneri i Marokut më pas e zëvendësoi mesfushorin e tij, Ismael Saibari, dhe e dërgoi atë pas portës së Senegalit për të penguar Dioufin t’ia kalonte peshqirin Mendyt.

Portieri rezervë i Senegalit arriti të anashkalonte Saibarin dhe t’ia kalonte peshqirin Mendyt, por më pas marokenët vendosën të punësonin fëmijët që sjellin topat.

Në një moment, gjatë aksionit të Marokut në gjysmëfushën e Senegalit, katër djem sulmuan Dioufin dhe u përpoqën t’i vidhnin peshqirin disa herë.

Tani Saibari vendosi të vizitojë hotelin e ekipit kombëtar të Senegalit për t'i kërkuar falje personalisht portierit Edouard Mendy për sjelljen e papërshtatshme në lidhje me peshqirin e portierit senegalez.

Ky gjest tregon frymën e vërtetë të lojës së ndershme dhe respektit sportiv, vlera që janë shumë të nevojshme në futbollin modern sot.

Lëvizja e Saibarit u prit me reagime pozitive nga publiku dhe na kujtoi edhe një herë se rivaliteti në fushë nuk duhet të kalojë kufijtë e sportivitetit. /Telegrafi/

Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transferimeve

20 January 2026 at 12:46


Atletico Madridi po shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të verës, duke qenë i vetëdijshëm për interesin e madh që sulmuesi argjentinas vazhdon të ketë në tregun evropian.

Klubi madrilen synon të përfitojë financiarisht nga një lojtar që, pavarësisht emrit të madh, nuk po kalon momentin më të mirë sportiv në “Metropolitano”.

Julian Alvarez po përjeton sezonin më të vështirë që nga transferimi i tij te Atletico.

Forma e dobët, mungesa e golave dhe ndikimi i kufizuar në ndeshjet vendimtare kanë ndikuar negativisht në lojën e skuadrës.

Diego Simeone ka nisur ta zëvendësojë shpesh para kohe, një sinjal i qartë se besimi ndaj tij ka pësuar lëkundje.

Rënia e sulmuesit argjentinas ka pasur efekt të drejtpërdrejtë në performancën kolektive të ekipit.

Atletico ka humbur forcë në sulm, thellësi dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshje të vështira.

Kur lojtari kryesor nuk arrin të bëjë diferencën, ekipi e ndien mungesën, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

Pavarësisht vështirësive aktuale, vlera e Julian Alvarez në treg mbetet shumë e lartë, klube të mëdha nga Liga Premier dhe Barcelona po ndjekin nga afër situatën, duke e konsideruar si një mundësi të favorshme.

Ofertat potenciale mund të arrijnë shifra mbi 100 milionë euro, çka e bën largimin një opsion serioz për klubin.

Në zyrat e Atletico Madridit po pranohet gjithnjë e më shumë se një shitje në verë mund të jetë zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

Të ardhurat nga një transferim i madh do t’i mundësonin klubit të rifreskojë skuadrën dhe të hapë një cikël të ri sportiv, ndërsa Julian Alvarez do të kishte mundësinë të ringjallë karrierën në një ambient tjetër. /Telegrafi/

Anel Fidoski u zgjodh kryetar i PTHP-së të Shkupit

20 January 2026 at 12:37


Me 7 vota “pro”, dy “kundër” dhe dy “të përmbajtur”, Këshilli i Prokurorëve Publikë e zgjodhi Anel Fidoskin për shef të ri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.

Fidoski ishte një nga pesë kandidatët për këtë pozitë të rëndësishme në strukturën e Prokurorisë Publike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për PTP-në më të madhe dhe më të ekspozuar.

Kryetari aktual i PTHP-s Shkup, Gavril Bubevski, mori 5 vota “pro”, të pamjaftueshme për rizgjedhje.

Edhe tre kandidatët e tjerë, Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova, nuk morën mbështetje të mjaftueshme.

Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistët bie mbi institucionet ekzekutive

20 January 2026 at 12:34


Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për aktgjykimin P.A.nr.16/2025, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e saj në lidhje me shfuqizimin e disa dispozitave të udhëzimit administrativ nr. 05/2015 (MPMS), që lidhen me pensionistët.

“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar: nenin 4 paragraf 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS), si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi, që kanë të bëjnë me procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve", thuhet në njoftimin e Supremes.

Gjykata thekson se aktgjykimi është dorëzuar palëve në procedurë dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke marrë efekt të plotë juridik.

“Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë, ndërsa përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera", theksohet në njoftim.

Sipas Supremes, vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për zbatim, dhe çdo mosrespektim i tyre përbën shkelje të parimit të sundimit të ligjit.

Aktgjykimi dhe njoftimi përkatës janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme.

Hummusi, aleat natyral për forcimin dhe mbrojtjen e eshtrave - sidomos tek të moshuarit

20 January 2026 at 12:29


Në ushqyerjen e përditshme, zgjedhjet e vogla bëjnëdiferencë të madhe për shëndetin afatgjatë.

Një ngaproduktet që po vlerësohet gjithnjë e më shumë për ndikimin e tij pozitiv në organizëm është hummusi, një ushqim i thjeshtë në përbërje, por i pasur në vlera ushqyese.

I përgatitur nga qiqra dhe përbërës natyralë, hummus-i është kthyer në një alternativë ideale për ata që kërkojnë ushqim të balancuar, të lehtë për tretje dhe me përfitime reale për trupin.

Përbërje e pastër, vlera reale ushqyese

Hummusi përmban vetëm elemente natyrale: qiqra, vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, kripë deti dhe tahini. Kjo formulë e bën atë pa gluten, pa produkte shtazore, si dhe pa modifikime gjenetike, duke e renditur ndër ushqimet më të pastra për konsum të përditshëm. Hummusi nga NOA është prodhim origjinal, i kontrolluar dhe i përgatitur me përbërës origjinal, duke ruajtur vlerat ushqyese dhe shijen natyrale. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon tretjen dhe ndikon pozitivisht në metabolizëm.

Pse hummusi është i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave?

Shëndeti i kockave varet drejtpërdrejt nga marrja e mineraleve të duhura. Me kalimin e viteve, organizmi humb gradualisht dendësinë e eshtrave, gjë që e bën më të domosdoshëm konsumimin e ushqimeve që e mbështesin strukturën skeletore.

Tahini, një nga përbërësit kryesorë të hummusit, është i pasur me minerale esenciale si kalciumi, magnezi, fosfori,zinku dhe bakri, të cilat janë të domosdoshme për forcimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave.

Mbështetje e veçantë për të moshuarit

Në moshë më të shtyrë, veçanërisht gjatë ndryshimeve hormonale te gratë, rreziku për dobësim të eshtrave rritet. Ushqimet që furnizojnë trupin me minerale natyrale ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit kockor dhe zvogëlojnë rrezikun e problemeve si osteoporoza.

Bakri ndihmon në elasticitetin e indeve lidhëse, kalciumi kontribuon në ruajtjen e densitetit kockor, ndërsa zinku luan rol të rëndësishëm në rigjenerimin e strukturës së eshtrave. Kombinimi i këtyre elementeve e bën hummusin një ushqim funksional për mbështetje afatgjatë të skeletit.

Zgjedhje e shëndetshme, çdo ditë

Hummusi nga NOA nuk është thjesht një shtesë e shijshme në tryezë.Konsumimi i rregullt i tij ndihmon në ndërtimin e një rutine ushqimore që mbështet trupin, veçanërisht eshtrat, në mënyrë natyrale dhe të vazhdueshme.

“Barna për shërimin e fëmijëve me autizëm”, reagon PRAK për rastin në Gjilan: Mos të trajtohet si incident i izoluar, por si një fenomen alarmant

20 January 2026 at 12:29


Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj raportimeve në media se një individ në Gjilan dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.

PRAK thekson se ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale.

Lexoni të plotë reagimin:

Lidhur me rastin e pretendimeve për “shërimin e autizmit” dhe rrezikimin e shëndetit të fëmijëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësim të thellë lidhur me raportimet e publikuara nga media për rastin në Gjilan, ku një individ dyshohet se ka ofruar “trajtime” për autizëm, përfshirë përdorimin e substancave të destinuara për kafshë, duke i paraqitur ato si terapi shëruese për fëmijë.

Ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale.

Së pari, ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shërbimeve të mjaftueshme, të qasshme dhe të integruara për fëmijët me çrregullime të zhvillimit, përfshirë autizmin. Kur sistemi publik nuk ofron mbështetje të strukturuar, terapi të vazhdueshme, orientim profesional dhe informim të saktë, qytetarët mbesin të vetmuar dhe të dëshpëruar duke u bërë lehtësisht pre e pretendimeve të rreme dhe mashtruese.

Së dyti, kemi të bëjmë me mungesë të kontrollit efektiv institucional dhe mbikëqyrjes së praktikave pseudo-mjekësore, veçanërisht në hapësirat informale dhe online, ku individë pa licencë dhe pa përgjegjësi profesionale promovojnë “trajtime” të rrezikshme, pa u ndëshkuar në kohë.

Së treti, niveli i ulët i edukimit shëndetësor dhe informimit publik mbi çrregullimet e spektrit të autizmit krijon terren për dezinformim. Autizmi nuk është sëmundje që “shërohet”, por një gjendje që kërkon ndërhyrje multidisiplinare, mbështetje afatgjate dhe respektim të dinjitetit të fëmijës dhe familjes.

PRAK e mirëpret reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe konfirmimin e Policisë së Kosovës se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Këto hapa janë të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm nëse mbesin vetëm reagim pas faktit.

Shëndeti i fëmijëve nuk mbrohet vetëm me hetime pasi dëmi ka ndodhur, por me parandalim, rregullim dhe mbikëqyrje aktive.

PRAK kërkon që ky rast të shërbejë si pikë kthese dhe bën thirrje për:

- Veprim të shpejtë dhe transparent institucional, me informim publik për epilogun e rastit dhe masat e marra.

- Forcim të mekanizmave të inspektimit shëndetësor dhe ndërsektorial, për të identifikuar dhe ndaluar praktikat e rrezikshme pseudo-mjekësore.

- Zgjerim dhe strukturim të shërbimeve publike për fëmijët me autizëm, përfshirë diagnostikimin e hershëm, terapitë dhe mbështetjen për familjet.

- Fushata të vazhdueshme të edukimit shëndetësor, në bashkëpunim me organizatat e pacientëve dhe shoqërinë civile, për të luftuar dezinformimin.

- Vendosje të qartë të përgjegjësisë ligjore për çdo individ që mashtron dhe rrezikon shëndetin e fëmijëve nën petkun e “trajtimeve alternative”.

PRAK rithekson se e drejta për shëndet, siguri dhe trajtim të bazuar në shkencë është e panegociueshme, dhe se mbrojtja e pacientëve, veçanërisht e fëmijëve duhet të jetë prioritet real, jo vetëm deklarativ.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë mbetet e gatshme të kontribuojë për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/

Labinoti shfaqet i përlotur pasi e dashura i dërgoi mesazh se u ndje e tradhtuar pas puthjes me Bian

20 January 2026 at 12:20


Labinot Haxhiu në spektaklin e së hënës mori një letër nga ish-e dashura e tij gjermane, Matilda.

Ajo i dërgoi një mesazh të gjatë, ku në një anë edhe i kumtoi ndarjen, edhe pse banori tha se i kanë ndarë rrugët përpara se të hynte në këtë format.

Kjo erdhi pas puthjes që Labi shkëmbeu me Bia Khalifën, gjë që e zhgënjeu pa masë atë.

Pas gjithë kësaj situate, i njëjti u pa në oborr duke qëndruar vetëm e në lot.

Duket se ai ndihet fajtor për gjithë këtë që u krijua, ndonëse i kërkoi falje ish-partneres.

Labinoti theksoi se ata ishin ndarë pasi nuk përputheshin idetë mes tyre e mentalitetet.

Një ndër arsyet e tjera ishte pasi influencuesi vendosi të kthehej për të jetuar në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

UNRWA thotë se përballet me 'sulm të paparë' ndërsa Izraeli shemb ndërtesën në selinë qendrore në Jerusalemin lindor

20 January 2026 at 12:19


Buldozerët izraelitë filluan demolimin në selinë e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin lindor të martën, në atë që organizata e quajti një "sulm të paparë".

Zëdhënësi i UNRWA-së, Jonathan Fowler, tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP se forcat izraelite "sulmuan" në kompleks pak pas orës 7 të mëngjesit dhe nxorën rojet e sigurisë nga vendi, përpara se buldozerët të hynin dhe të fillonin prishjen e ndërtesave.

"Ky është një sulm i paparë kundër UNRWA-së dhe ambienteve të saj. Dhe gjithashtu përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar dhe privilegjeve dhe imuniteteve të Kombeve të Bashkuara", tha Fowler.

"Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi. Ajo që i ndodh sot UNRWA-së mund t'i ndodhë nesër çdo organizate tjetër ndërkombëtare ose misioni diplomatik në të gjithë botën", shtoi ai.

Fotografitë dhe video nga vendi i ngjarjes treguan makineri të rënda që shkatërronin strukturat në kompleks, ku një flamur izraelit valëvitej sipër.

Një fotograf i AFP-së raportoi se Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, kishte bërë një vizitë të shkurtër në vend.

"Kjo është një ditë historike, një ditë feste dhe një ditë shumë e rëndësishme për qeverisjen në Jerusalem", citohet të ketë thënë Ben Gvir në një deklaratë.

"Për vite me radhë, këta mbështetës të terrorizmit ishin këtu dhe sot po largohen që këtej së bashku me gjithçka që ndërtuan në këtë vend. Kjo është ajo që do t'i ndodhë çdo mbështetësi të terrorizmit", shtoi ai.

Izraeli e ka akuzuar vazhdimisht UNRWA-n se ofron mbulim për militantët e Hamasit, duke pretenduar se disa nga punonjësit e saj morën pjesë në sulmin e grupit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.

Një sërë hetimesh, përfshirë një të udhëhequr nga ish-ministrja e jashtme e Francës, Catherine Colonna, gjetën disa "çështje që lidhen me neutralitetin" në UNRWA, por theksuan se Izraeli nuk kishte ofruar prova bindëse për akuzën e tij kryesore. /Telegrafi/

Edhe Kina konfirmon ftesën për t'u bashkuar me "Bordin e Paqes" për Gazën të Trump

20 January 2026 at 12:16


Pekini konfirmoi të martën se Kina ishte ftuar të bashkohej me "Bordin e Paqes" për Gazën të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

"Kina ka marrë ftesën e Shteteve të Bashkuara", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp, pa specifikuar nëse Pekini do ta pranonte ftesën.

Bordi fillimisht ishte krijuar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta, por statuti nuk duket se e kufizon rolin e tij në territorin e pushtuar palestinez.

Uashingtoni u ka kërkuar udhëheqësve të ndryshëm të jenë në bord, të kryesuar nga Trump, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe kryeministrin kanadez Mark Carney.

Guo tha se marrëdhëniet Kinë-SHBA kishin arritur stabilitet të përgjithshëm gjatë vitit të kaluar, pavarësisht një lufte tregtare që pa të dy vendet të vendosnin tarifa për produktet e njëri-tjetrit.

"Gjatë vitit të kaluar, marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë përjetuar ulje-ngritje, por kanë ruajtur stabilitetin e përgjithshëm dinamik", u tha Guo gazetarëve.

“Bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA-së u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja”, shtoi ai. /Telegrafi/

Hakohet faqja e Inspektoratit, Komuna e Prishtinës kërkon që qytetarët të mos ju besojnë postimeve të fundit

20 January 2026 at 12:12


Faqja e Inspektoratit të kryeqytetit është hakuar dhe kërkohet që qytetarët të mos i besojnë postimeve të publikuara në këtë periudhë.

Kjo u bë e ditur përmes faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës në rrjetin social në Facebook.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.

Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj’, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Trençevska: Kemi frikë nga abuzimet me "Safe City", nuk e dimë kush e kontrollon atë

20 January 2026 at 12:12


Nënkryetarja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, është skeptike në lidhje me Ligjin për Kundërvajtjet, i cili është i rëndësishëm për funksionimin e projektit "Safe City".

"Mbikëqyrja mbi të gjithë sistemin nuk është në ligj dhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet. Kemi frikë nga abuzimi.

Prandaj, duhet të ketë një mekanizëm për mbikëqyrje dhe kontroll. Mënyra se si është ngritur sistemi, nuk e dimë kush e kontrollon dhe nuk e dimë nëse do të ketë abuzime, dhe duke mësuar nga sundimi dhe praktika e pushtetit të OBRM-PDUKM-së, me të vërtetë kemi dyshime. Kush e ushqen softuerin dhe kompjuterin? Faktori njerëzor, në fund të fundit. Kemi frikë nga çdo lloj abuzimi", tha Trençevska në emisionin "360 gradë".

Trençevska pohon se si projekt, LSDM e mbështet atë, duke theksuar se është koha për të ndaluar numrin e viktimave të aksidenteve rrugore. Megjithatë, sipas saj, ata do të diskutojnë brenda partisë një qëndrim përfundimtar në lidhje me një votim të mundshëm për Ligjin për Kundërvajtjet.

Sistemi "Safe City", sipas njoftimeve nga autoritetet, duhet të fillojë zyrtarisht funksionimin më 1 shkurt./Telegrafi/

Mane arriti një marrëveshje me marokenët: Publikohen prova të dyshuara se Diaz humbi qëllimisht penalltinë

20 January 2026 at 12:06


Futbollisti maroken, Brahim Diaz humbi një penallti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës që do t'i kishte sjellë kombëtares së tij titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës, të parin në 50 vjet.

Në minutën e shtatë shtesë, gjyqtari Jean-Jacques Ndala akordoi një penallti për Marokun pas një rishikimi të VAR-it.

Ai përcaktoi se kishte një tërheqje në zonën e penalltisë pas goditjes nga këndi, Brahim Diaz u rrëzua dhe gjyqtari nga Republika Demokratike e Kongos tregoi nga pika e bardhë pas rishikimit të rastit.

Interesante është se trajneri Thiaë dhe shumë lojtarë të ekipit kombëtar të Senegalit u larguan nga fusha, dhe Sadio Mane qëndroi dhe u kërkoi lojtarëve të ktheheshin dhe ta përfundonin ndeshjen.

Senegalezët u rikthye pas disa minutave për të pritur gjuajtjen e penalltisë, por lojtari i kombëtares marokene, Brahim Diaz, tentoi një “panenka”.

Ai e bëri aq keq sa dukej sikur e humbi penalltinë me qëllim, dhe tani janë shfaqur pamje që sugjerojnë se ylli i Real Madridit me të vërtetë e humbi penalltinë me qëllim.

Konkretisht, Sadio Mane fillimisht foli me yjet më të mëdhenj marokenë Achraf Hakimi dhe Brahim Diaz. Kjo u pasua nga një bisedë me Edouard Mendyn, pas së cilës Diaz humbi penalltinë.

Shumë i interpretuan këto bisedime si një marrëveshje të qartë midis dy palëve, të gjitha me qëllim vazhdimin e ndeshjes finale dhe shpëtimin e futbollit afrikan nga një turp i paparë. /Telegrafi/

Prishet teleferiku, qindra turistë mbetën te ‘varur’ në acar në Lanzhou të Kinës

20 January 2026 at 12:04


Mbi 100 turistë mbetën të varur në temperatura të ulëta për orë të tëra pasi një teleferik u prish.

Skiatorët, kryesisht turistë, mbetën të bllokuar në teleferikun e dëmtuar për gati tre orë. Një person tha se ishte "i ngrirë".

Teleferiku u prish në resortin ndërkombëtar të skive Longshan në Lanzhou, Kinë, rreth orës 16:00 të shtunën.

Një zëdhënës i resortit tha se problemi u shkaktua fillimisht nga një ndërprerje e energjisë elektrike, transmeton Telegrafi.

Energjia elektrike u rikthye pas rreth 20 minutash, por kutia e shpejtësisë së teleferikut u bllokua, duke bllokuar 104 skiatorë në ajër.

Pamjet filmike treguan turistët e bllokuar në ajër ndërsa një punëtor u tha atyre përmes altoparlantit: "Ju lutem mos i hapni kangjellat mbrojtëse dhe qëndroni të qetë".

Deri në orën 18:47, turistët e bllokuar ishin shpëtuar dhe operacionet normale rifilluan. Ata konfirmuan se askush nuk ishte lënduar rëndë. /Telegrafi/

❌
❌