Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Lajme Shqiperi

Raporte shqetësuese: Koreja e Veriut ndëshkon të rinjtë për konsum kulturor jugkorean

By: gaze tare
7 February 2026 at 13:38

Koreja e Veriut vijon të ashpërsojë kontrollin mbi qytetarët e saj, veçanërisht mbi të rinjtë, duke vendosur ndëshkime të rënda ndaj atyre që akuzohen se konsumojnë përmbajtje kulturore nga Koreja e Jugut. Sipas raportimeve dhe dëshmive të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, regjimi i Phenianit e konsideron muzikën K-pop, serialet dhe materialet mediatike jugkoreane si një kërcënim ideologjik.

Burime të ndryshme flasin për një sistem ndëshkimesh që përfshin poshtërime publike, punë të detyruar dhe masa të tjera shumë të rënda ndaj të rinjve që kapen duke parë apo dëgjuar materiale të ndaluara. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se këto masa prekin kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, ndërsa familjet më të pasura shpesh gjejnë mënyra për t’i shmangur pasojat.

Sipas analizave të publikuara nga Amnesty International, sistemi i kontrollit kulturor në Korenë e Veriut është forcuar ndjeshëm pas miratimit të një ligji në vitin 2020 që synon ndalimin e asaj që regjimi e quan “kulturë reaksionare”. Ky ligj i jep autoriteteve kompetenca të zgjeruara për të ndëshkuar qytetarët që konsumojnë përmbajtje të huaj, duke e klasifikuar atë si ndikim të dëmshëm ideologjik.

Dëshmitë e personave që kanë arritur të largohen nga vendi përshkruajnë kontrolle të shpeshta dhe të papritura në banesa dhe në rrugë, ku autoritetet verifikojnë telefonat dhe pajisjet elektronike për materiale të ndaluara. Sipas tyre, të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj këtyre kontrolleve, pasi konsiderohen më të prirur të ndikohen nga kultura e huaj.

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se këto masa krijojnë një klimë frike dhe izolimi kulturor, duke kufizuar rëndë aksesin në informacion dhe lirinë personale. Ato bëjnë thirrje për vëmendje ndërkombëtare dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës së të drejtave të njeriut në vend.

The post Raporte shqetësuese: Koreja e Veriut ndëshkon të rinjtë për konsum kulturor jugkorean appeared first on iconstyle.al.

E trishtë në Vlorë! Ndërron jetë 4-vjeçari pasi kishte një javë që ishte shtruar në spital

By: D Marku
7 February 2026 at 13:47

Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.

Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum.

Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete.

Ekzaminimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Bëhet me dije se, 4-vjeçari ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.

The post E trishtë në Vlorë! Ndërron jetë 4-vjeçari pasi kishte një javë që ishte shtruar në spital appeared first on Albeu.com.

E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

By: D Marku
7 February 2026 at 13:19

Janë mbyllur sot kërkimet me gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas një aksidenti të ndodhur disa javë më parë.

Në kërkime janë angazhuar forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.

Ndërkohë, operacionit të kërkimit u janë bashkuar edhe një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore me urdhër të presidentes Vjosa Osmani.

Lëndë narkotike,vjedhje dhe mashtrim/ Shpallen 6 persona në kërkim nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale
Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit.

Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. 24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Jurgen Karaj vijoi të rezultonte i zhdukur deri diten e sotme, qe fatkeqesisht u gjet dhe trupi i pajete i 30-vjecarit.

The post E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj appeared first on Albeu.com.

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

By: D Marku
7 February 2026 at 12:43

Partia Demokratike mban pasditen e të martës një protestë në kryeqytet por se ende nuk janë bërë të ditura skenarët e përzgjedhura nga strukturat.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha i pyetur nga qytetarët në një komunikim online, në lidhje me mundësinë e një reagimi që çon në mbylljen e akseve kombëtare rrugore, tha se edhe kjo është një nga formate kryengritjes paqësore.

Më parë Berisha kishte paralajmëruar se PD nuk do të vinte në pushtet me dhunë, por vetëm nga votat e shqiptarëve.

The post PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore appeared first on Albeu.com.

“Nuk e duam në gjirin tonë”/ Berisha për emërimin e Dashnor Sulës si kryeinspektor: Të tradhtosh ata që kanë 12 vite që nuk të…

By: D Marku
7 February 2026 at 12:30

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Dashnor Sulës në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

“Shpreh mirëkuptimin tim për indinjatën tuaj. Nëse tradhtia ndaj Atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta nuk ka pse të mos konsiderohet e tij.
Të tradhtosh ata që kanë 12 vite që nuk të kthejnë shpinën por të mbështesin me gjithë gabimet që mund të kesh bërë, e të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës e të kapësh flamurin e Ramës ke kryer aktin më të artë të tradhtisë. ne do të ndahemi me këta, nuk i duam në gjirin tonë”, tha ai.

The post “Nuk e duam në gjirin tonë”/ Berisha për emërimin e Dashnor Sulës si kryeinspektor: Të tradhtosh ata që kanë 12 vite që nuk të… appeared first on Albeu.com.

Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

By: El Be
7 February 2026 at 13:57

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të shtunë se pyjeve të vendit tonë i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj.

Sipas kreut të qeverisë mbjellja e këtyre fidanëve shërben për rikuperimin e ekosistemeve dhe pasurisë sonë pyjore.

 “360,000 fidanë të rinj i janë shtuar pyjeve tona, një rezultat konkret i shpalljes së Vitit të Pyjeve dhe angazhimit që ka vijuar për ripyllëzim të qëndrueshëm, rikuperim të ekosistemeve dhe forcim afatgjatë të pasurisë sonë pyjore”, shkruan Rama.

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

By: El Be
7 February 2026 at 13:38

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara synojnë që konflikti me Rusinë të përfundojë deri në qershor. Ai shtoi se të dyja palët janë ftuar për bisedime në SHBA javën e ardhshme.

“Amerika propozoi për herë të parë që ekipet negociuese të Ukrainës dhe Rusisë të takohen në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami, javën tjetër. Ne konfirmuam pjesëmarrjen”, tha Zelensky.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë gjatë temperaturave të ulëta. Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, raportoi për një sulm masiv që përfshinte mbi 400 dronë dhe 40 raketa, duke goditur substacionet dhe linjat kryesore të energjisë, si dhe centralet elektrike.

Operatori shtetëror Ukrenergo konfirmoi se deficiti energjetik në sistemin elektrik u rrit ndjeshëm pas sulmeve, ndërsa Polonia është kontaktuar për furnizim emergjent me energji. Në rajonin perëndimor të Lvivit, centrali Dobrotvir mbeti pa energji, duke lënë mijëra banorë pa drita. Po ashtu, centrali Burshtyn në rajonin Ivano-Frankivsk u godit për herë të 10-të që nga tetori 2025.

Sulmet shkaktuan edhe viktima: një person humbi jetën në rajonin Rivne dhe disa të tjerë u plagosën në Zaporizhzhia. Në Kiev, banorët u detyruan të strehoheshin përsëri në stacionet e metrosë për shkak të mungesës së ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Ukraina ka kryer gjithashtu sulme ndaj Rusisë, duke goditur një fabrikë që prodhon komponentë për karburantin e raketave në rajonin Tver. Rusia nuk ka komentuar sulmet e fundit, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Ukrainën për vrasjen e një gjenerali të lartë, duke pretenduar se synonte pengimin e procesit të negociatave.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, rreth 55 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën, ndërsa raportime të pavarura konfirmojnë rreth 160 mijë të vdekur nga ana ruse.

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

By: El Be
7 February 2026 at 13:35

Policia e Shtetit ka bërë publik bilancin e punës për muajin janar 2026, ku thekson intensifikimin e operacioneve kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të paligjshme. Gjatë këtij muaji janë finalizuar 107 operacione policore dhe janë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, janë zhvilluar 17 operacione për goditjen e rrjeteve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat, policia ka sekuestruar rreth 186 kg kanabis, 3 kg kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë dhe fara kanabisi, si dhe pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu janë konfiskuar 41 armë zjarri, granata, municion luftarak dhe pasuri me vlerë rreth 20 milionë lekë, përfshirë automjete, prona dhe llogari bankare të përfituara nga aktivitetet kriminale. Policia ka zbuluar ambiente për kultivim droge, lojëra fati të paligjshme, kontrabandë mallrash dhe trafik armësh e narkotikësh.

Janë parandaluar disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë konflikte me armë zjarri dhe tentativa për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Në fushën e krimit rrugor, Policia Rrugore arrestoi 197 drejtues mjetesh, pezulloi 216 leje drejtimi dhe vendosi mbi 93 mijë masa administrative.

Në pikat kufitare u evidentuan dhjetëra raste të kalimeve të paligjshme, përdorimit të dokumenteve false dhe trafikimit, ndërsa Policia e Shtetit konfirmon se kontrollet dhe hetimet intensive do të vijojnë për rritjen e sigurisë në vend.

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

By: El Be
7 February 2026 at 13:23

“Dikush që është arrestuar nuk do të thotë që është i dënuar”. Kështu shprehet ish-prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj, në një intervistë për “Ilva Tare Talks”, ku analizon sfidat më të ndjeshme të reformës në drejtësi dhe pritshmëritë ndaj institucioneve të reja antikorrupsion.

Sipas tij, vendimi për të arrestuar dikë është ndër më të rëndët që merr sistemi i drejtësisë dhe nuk duhet të ndodhë pa prova të forta që jo vetëm mbështesin dyshimet, por që mund të çojnë edhe në dënim.

“Dikush që është arrestuar nuk do të thotë që është i dënuar”, thekson Juncaj, duke rikujtuar parimin themelor të prezumimit të pafajësisë. Vetëm një proces i barabartë për të dyja palët, me përfaqësim të plotë, transparencë dhe një gjykatës të paanshëm, mund të prodhojë një vendim të drejtë. Nëse do të kishte një seri arrestimesh të nivelit të lartë dhe të gjithë do të shpalleshin të pafajshëm, kjo sipas tij do të ishte problem serioz për prokurorët dhe për perceptimin publik mbi funksionimin e drejtësisë së re.

“Thelbi është mbarëvajtja e të gjithë procesit”, nënvizon ai.

I pyetur për afatet nga arrestimi deri në nisjen e gjyqit, Juncaj shpjegon se nuk ka domosdoshmërisht kufij të prerë kohorë, por prezumohet qe ne momentin kur ngrihet akuzat nenkuptohet se ekzistojne dhe provat per te nisur gjykimin. Sidoqoftë, ai paralajmëron se shpejtësia nuk duhet të zëvendësojë një proces të plotë drejtësie, ndërsa vonesat e tepërta e kthejnë situatën në atë që njihet si “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”.

I pyetur nëse këshilltarët ligjorë të huaj ndikojnë në hetime apo në përzgjedhjen e çështjeve, Juncaj thekson se roli i tyre është sugjerues dhe këshillimor, jo vendimmarrës.

“Në fund të ditës, vendimmarrja është e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, jo e këshilltarëve të huaj”, pohon ai, duke hedhur poshtë idenë e një drejtësie të drejtuar nga jashtë.

Duke reflektuar 10 vite pas miratimit unanim të reformës në drejtësi, Juncaj e cilëson krijimin e SPAK si një element unik, pasi është një strukturë hetimore e përfshirë në Kushtetutë dhe e ndërtuar për të qenë sa më e pavarur. Ai shpreson se pikërisht kjo bazë kushtetuese do ta ndihmojë institucionin të ruajë pavarësinë edhe në të ardhmen.

Megjithëse Tare e quan si një nga arkitektët e reformës, Juncaj thotë se e sheh veten thjesht si “një murator” që ka hedhur disa nga tullat e para të sistemit të ri. Ai kujton qytetarët që dikur i thoshin se drejtësia nuk bëhej në Shqipëri dhe lë të hapur pyetjen që sot ka më shumë peshë se kurrë: a po funksionon realisht drejtësia e re?

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

By: El Be
7 February 2026 at 13:13

Pas 29 ditësh që rezultonte i zhdukur, është gjetur trupi i jetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Në një deklaratë për gazetarin Enver Doçi, vëllai i të riut, Endri Karaj falenderoi të gjithë trupat e përfshirë në gjendjet e trupit të pajetë të 30-vjeçarit.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e vëllait tim. Falenderoj Forcat e Kosovës dhe ata të Shqipërisë që na ndihmuan”, tha ai.

Më parë, kur vëllai ishte ende i zhdukur, Endri bënte apel për gjetjen e tij.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi, ngjarjen e zbardh policia, dua nga shteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehej ai.

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

By: El Be
7 February 2026 at 12:51

Partia Demokratike mban pasditen e të martës (10 Shkurt) një protestë në kryeqytet, por se ende nuk janë bërë të ditura skenarët e përzgjedhura nga strukturat.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha i pyetur nga qytetarët në një komunikim online, në lidhje me mundësinë e një reagimi që çon në mbylljen e akseve kombëtare rrugore, tha se edhe kjo është një nga formate kryengritjes paqësore.

Më parë Berisha kishte paralajmëruar se PD nuk do të vinte në pushtet me dhunë, por vetëm nga votat e shqiptarëve.

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

By: El Be
7 February 2026 at 12:50

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë. Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga prokuroria.

Sipas asaj që shkruan Corriere, kontakti i parë mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur në dhjetor përmes mesazheve në WhatsApp, ku iu dhanë informacionet për ndërhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Çmimi i operacionit ishte 4.400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë euro që kërkoheshin në Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit së bashku me djalin e tij të madh, kirurgu shpjegoi ndërhyrjen dhe e siguroi pacientin për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë. Pavarësisht se Massimo Ferro vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u programua për datën 18 dhjetor në Tiranë. Analizat, të cilat Ferro nuk kishte arritur t’i kryente në Itali, u shtynë për t’u bërë një ditë para ndërhyrjes, në Tiranë.

Sipas kallëzimit të familjes, përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Nuk ka pasur një program paraprak dietetik, asnjë vlerësim multidisiplinar dhe asnjë përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë e dhënë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ethet dhe përkeqësimi i gjendjes

Të nesërmen ai u operua dhe pas ndërhyrjes telefonoi familjarët për t’i qetësuar: “Shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasuese, gjendja e tij nisi të përkeqësohej. Ai u shfaq gjithnjë e më i përgjumur, pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbetej i lartë. Më 20 dhjetor u shfaq ethet, deri në 38 gradë.

Më 21 dhjetor, me temperaturën që kishte arritur 39 gradë dhe me vështirësi të rënda në frymëmarrje, Ferro u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua disa ekzaminimeve, por sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej sërish në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Massimo Ferro pësoi një arrest brenda klinikës. U reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik. Pasdite mjekët thanë se gjendja ishte e stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë: kur mbërriti, Massimo Ferro kishte ndërruar jetë prej orësh.

Sipas familjarëve, deri më sot askush nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi”, shkruajnë bashkëshortja Romina dhe fëmijët e tij.

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

By: El Be
7 February 2026 at 12:40

Tradhti të lartë nga ana e Dashnor Sulës e konsideron Sali Berisha, emërimin e tij si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Komentin ai e bëri ditën e sotme, 7 shkurt, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

“E kam menduar shpeshherë këto kohë. Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të tradhtosh ti burra dhe gra fisnikë që kanë 12 vjet që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet që ke bërë dhe të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës dhe të kapësh flamurin e Edi Ramës ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Partia Demokratike duhet të ndahet nga këta njerëz, teksa hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama se ka korruptuar eksponentë të opozitës. Ndërsa Sulës iu referua si “mollë e kalbur”, nuk la pas komentet edhe për Ervin Salianjin, i cili po ashtu ka nisur foltoret e tij.

“Çfarë e shtyu atë në një moment kaq kritik t’i gjenet Edi Ramës në krah? E kuptoni vetë ju se ç’mollë e kalbur ka qenë ai. Çfarë e shtyn, e thashë edhe para ca ditësh doktorin 32 vjet mjek thotë jam anëtar PD-je, të dalë në krahë të Salianjit të krimit, të bandave dhe të përcjellë mesazhet e Subashit, i cili në pallatin e tij ka vendosur KESH-in. Nuk humbasim ne nga këta. Përkundrazi, do ndahemi nga këta. Ne nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës. Këta gëlltisin tradhtinë jo ndaj meje, por ndaj teje si qytetar që ke besuar, që i ke ndjekur. Shkon tani në ditën më të zezë dhe i bëhesh patericë. Kjo është histori turpi”, tha Berisha.

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

By: El Be
7 February 2026 at 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ministres Belinda Balluku.

Berisha vlerësoi qëndrimin e gjykatësve kundër padisë së Ramës. Sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese ka mëkate sepse i ka dhënë kohë Ballukut të fabrikojë dhe falsifikojë dokumentet. Megjithatë ai thekson se kërkesa e Ramës në Gjykatën Kushtetuese nuk kishte të bënte me Ballukun, por me atë vetë.

“Pas nëntë orësh të ndryrë në një sallë gjykata kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse I dha Lubi Ballukut mbi dy muaj kohë të fabrikojë dhe falsifikojë çdo dokument. Siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë, me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave, në fakt bashkë me Edi Ramën. Ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, por me pezullimin e Edi Ramës nga detyra dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata”, tha Berisha.

“Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë që të shkelmohet e ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja europiane e jona”, shtoi Berisha.

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

By: El Be
7 February 2026 at 12:28

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në rrethana misterioze në Vlorë. Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për këtë arsye prokuroria ka nisur hetimet.

Aktualisht po zhvillohen ekzaminime mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Bianca Censori e thotë hapur: Kanye West më shkroi kur ishte ende i martuar me Kim Kardashian!

By: ro land
7 February 2026 at 13:20
Bianca Censori po flet më hapur se kurrë për marrëdhënien me Kanye West dhe rrëfimi i saj vjen me disa pranime që i japin kësaj historie një tjetër peshë publike.   Sipas Page Six, Bianca ka pranuar se West e kontaktoi për herë të parë ndërkohë që ishte ende i martuar me Kim Kardashian, dhe […]

Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të Big Brother VIP!

By: man jola
7 February 2026 at 12:00
Të premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi ku përballë tij ishin edhe Ludo Lee dhe këngëtari tjetër, Labinot Rexha. Ndërkohë, reperi Stresi ka bërë të ditur se ka dërguar 15 mijë vota në mbështetje të Labinotit, i cili ndodhej në një nominim […]

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

By: dan iela
7 February 2026 at 13:53

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në Burksel. Mendohet që në qendër të takimit do të jetë ecuria e procesit për anëtarësimin, ndërkohë që vendi ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24,  që në fakt janë hapur të parët. Kujtojmë se pa miratimin e këtij raporti nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve, ndërkohë që me metodologjinë e re të negociatave mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare.

 

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

By: dan iela
7 February 2026 at 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka folur lidhur me ngjarjet më të fundit të aktualitetit dhe u është përgjigjur pzetjeve të tyre.

Vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, kreu i PD është ndalur pikërisht mbi këtë argument, ndërsa tha se kryeministri Rama i ka përdorur disa anëtarë të kësaj gjykate për ta mbajtur në detzrë Zvendës Kryeministren.

“Rama u vërtetoi shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politike, integrimin në BE, për interesat e veta.
Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë, tërë ekzistencën e BE, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit.
Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më anti Kushtetuese dhe anti ligjore vendosi të përdorë Gjyktën Kushtetuese si mburojë të vjedhjeve të tij dhe vijimin në detyrë të Lubi Ballukut.
Qendrimet e tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve dhe Komisionit Europian.

Shkelmon interesat e qytetarëve për të mbrojtur lëkurën e tij. Vlerësoj qëndrimin e gjykatësve të cilët me guxim rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti. Me ndarjen 4:4 të paktën kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në koshin e plehrave bashkë me Ramën”, tha Berisha.

 

 

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

By: dan iela
7 February 2026 at 12:22

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I riu ishte aksidentuar më 10 Janar, ndërsa udhëtonte me shokun tij Andi Losha dhe makina përfundoi në përroin e fshatit Darsë. Trupi u gjet  lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.

Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera. Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Kosova me mjete dhe pajisje speciale.

 

❌
❌