Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Lajme Shqiperi

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

By: Os De
14 January 2026 at 23:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme, është sepse nuk krijon epërsi morale dhe  sepse bën akuza të pafaktuara.

Komentet Salianji i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku hodhi poshtë akuzat kryedemokratit Sali Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për lidhje me botën e krimit.

Salianji tha gjithashtu se ai ka qenë ndër denoncuesit kryesorë të krimit të organizuar në PD dhe shtoi se ka bërë burg për arsye se ka denoncuar një grup kriminal.

“Një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme është sepse nuk krijon epërsi morale, e dyta sepse nuk duhet të thotë akuza të pafaktuara dhe e treta për t’ju kthyer edhe këtyre meqë e thatë Elbasanin… Kur shkova unë në Elbasan si drejtues politik nga kryetari i partisë dhe Kryesia.

Kur shkova drejtues politik isha luftëtari më i madh i krimit të organizuar. Por si ndryshova unë për këtë periudhë? Më ka çuar partia dhe kryetari i partisë ka ditur që kam pasur ndonjë lidhje që më ka çuar atje? Se këtu pastaj është problem i madh. Prandaj kur thuhen akuzat, sepse aty po bashkëjetohej… Partitë politike nuk janë shoqëri dhe i zgjedh.

Unë kam denoncuar grupet kriminale nga Shkodra në Korçë, në çdo cep. Si mund të marr unë mesazhe. Ça mesazhet mund të marr unë. Unë kam hyrë mes parcelave me kanabis, unë për këtë punë bëra burg, për denoncimin e një grupi kriminal”, tha mes të tjerash Salianji.

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

By: Os De
14 January 2026 at 23:13

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar  vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha.

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

By: Os De
14 January 2026 at 23:08

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale që kishin gjetur në aparat.

Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Avokati Gentian Romano i ftuar në “Real Story” tha se ky vendim i gjykatës është i drejtë, sepse kufizon dhe i përcakton rregulla strikte prokurorisë për sigurimin e provave në mënyrë të ligjshme.

Ai theksoi se Prokuroria i është imponuar deri tani “forcërisht” Gjykatës lidhur me rrëmbimin e telefonave dhe sekuestrimin e komunikimeve brenda tij.

“Nga pikëpamja procedurale është vendim i rëndësishëm, Së pari, personalisht e kam konstatuar të padrejtë rrëmbimin e telefonave nga ana e prokurorisë, edhe pse mund të justifikohen me faktin se kanë vendim nga gjykata lidhur me sekuestrimin e sendeve, mbi të cilave dyshohet që mund të këtë prova për kryerjen veprave penale dhe një nga këto rrëmbime që bën prokuroria është telefoni celular.

Telefoni nuk është thjesht një send i konsideruar nga prokuroria për mjet për kryerjen e veprës penale, por me vendimin e Kushtetuese merr një dimension tjetër përdorimi i celularëve.  Në të gjitha çështjet që ka ngritur Prokuroria e Posaçme, në gjykatë, paraqet edhe komunikimet që janë mes subjekteve që dyshohet për kryerjen e veprave penale. Kjo teknikë e përdorur nga Prokuroria, e pranuar nga ana e gjykatës forcërisht.

Në mënyrë më absolute, kam kohë që e them personalisht.  Procedura për sekuestrimin e telefonave dhe më pas të dhënave treguese që ndodhen brenda telefonit, ka një procedurë të qartë që ligjbërësit e ka normalizuar në Kodin e Procedurës Penale. E bën me detyrim prokurorinë, që në momentin që sekuestron një telefon për të marrë të dhënat, duhet domosdoshmërisht t’i drejtohet gjykatës.

Në kërkesën që i paraqitet nga organi i akuzës gjykatës, duhet të përcaktohet linja e kontrollit që do realizohet nga prokuroria në telefonin e sekuestruar.  Jo domosdoshmërisht prokuroria duhet të hapi të gjitha komunikimet që janë në telefon. Gjykata duhet të vendosë nëse këto komunikimet do të sekuestrohen nga prokuroria dhe më pas të përftohen prova të tjera nëpërmjet të dhënave. Këtë thotë dhe Kushtetuesja. Të kushtëzon në dy forma.”, tha ai.

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

By: Os De
14 January 2026 at 23:05

Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit nga paraburgimi i Durrësit, Altin Ndoci i akuzuar për 4 vrasje ishte sonte në lidhje direkte me studion e “Top Storyt”.

Ai shprehu se nuk ka asnjë dijeni se pse djali i tij kishte vendosur të arratisej, megjithatë ai tha se dyshon se i biri e ka ndërmarrë këtë veprim sepse nuk ka besim te drejtësia për shkak se ka 6 vite në paraburgim, sipas tij pa fakte.

Babai i bëri gjithashtu thirrje të birit që të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar për të.

Kur u pyet nëse kishte pasur probleme shëndetësore, ai e pohoi dhe tha se kohët e fundit i kishte çuar disa herë.

“Ne si familje jemi të shokuar. Ka 6 vite që jemi të shokuar dhe të tronditur. Por këtë rast nuk e prisnim, siç erdhën rrethanat” u shpreh babai i tij.

Të ka thënë ndonjëherë që nëse drejtësia nuk vepron do të largohem?

Jo, kurrë nuk bëhet fjalë, por unë e dyshoj që për atë e ka bërë sepse mendon që nuk do vepron drejtësia sepse u bënë 6 vite në hetim tashmë, 6 vite paraburgim.  

Sa herë kam shkuar atje të gjitha policët kanë zbatuar rregullat e tyre dhe isha i kënaqur me ta

6 vite në paraburgim sepse u akuzua për 4 vrasje në Durrës. Këto janë rrethana të paperceptueshme. Por erdhi koha që nuk po e kuptonim më që

Në dijeninë time duhet të marrë pafajësinë. Nuk ka asnjë lloj faji. Kur u bënë vrasjet ishte në shtëpi djali me mua. Por nuk më pëlqenin gazetarët që e bënin fakt të kryer që i ka kryer djali im vrasjet. Po na bëjnë shumë keq këta gazetarë.

Para 3 ditësh ka folur me të i dërgova ushqime dhe më tha jam shumë mirë.

Nuk e di fare ku është. Nuk kam asnjë sinjal. Biles ta gjejë policia dhe ose ta çojë atje ku ishte ose të ma sjellë në shtëpi, sepse në shtëpi ma morën.

Unë mendoj që djali e ka marrë këtë veprim sepse nuk beson te drejtësia.

Jam shumë i shqetësuar për djalin. Nëse më dëgjon tani do i thoja që babi të do shumë, jemi të tronditur të rraskapitur dhe të lodhur pas 6 vitesh pa asnjë përgjigje. Ama kurrë nuk i them që të mos të dorëzohet. Megjithëse nuk i besoj drejtësisë, më mirë të dorëzohet që ta di se ku është sesa këtu i shqetësuar.

Kishte probleme kohët e fundit me veshkat, infeksione të brendshme, shpesh i kam dërguar edhe ilaçe”, u shpreh Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit.

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

By: Os De
14 January 2026 at 22:59

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, deklaroi se politika e Shteteve të Bashkuara për shpalljen e personave “non grata” nuk përdoret si mjet për goditje politike, por bazohet vetëm në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Bolton theksoi se vendimet për sanksionime dhe shpallje “non grata” merren mbi baza faktike dhe gjeopolitike, dhe jo si rezultat i lobimeve apo debateve të brendshme politike në vendet e prekura. Sipas tij, edhe pse këto vendime mund të kenë pasoja politike lokale, kjo nuk është arsyeja që i motivon Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë–Serbi, Bolton sqaroi se administrata e parë Trump mbështeste idenë që palët vetë të gjenin një zgjidhje të përhershme, pa imponim nga jashtë. Ai tha se SHBA nuk ishte kundër përshtatjes së territoreve, për sa kohë që kishte dakordësi mes dy vendeve dhe gjithçka bëhej brenda kuadrit ligjor. Sipas Bolton, zgjidhja përfundimtare është thelbësore për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm që synojnë destabilizimin e Ballkanit.

Bolton vlerësoi se rreziku i paqëndrueshmërisë në Ballkan mbetet real, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe ambicieve të Rusisë. Ai theksoi se stabiliteti i rajonit është në interes të SHBA-ve dhe se NATO mbetet shtylla kryesore e sigurisë, pavarësisht sfidave aktuale në marrëdhëniet transatlantike.

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

By: Java News
14 January 2026 at 22:52

Nga Bjorn Runa

Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Kjo vjen pak ditë pasi autoritetet amerikane publikuan javën e parë të janarit një grafik ku listoheshin sipas kombësisë, familjet që përfitonin më shumë ndihmë sociale. Të dy lajmet, por veçanërisht ky i sotmi u hodhën nga një pjesë e madhe e mediave shqiptare si një lloj “bombe” kundër popullit më “amerikan-dashës,” duke e paraqitur si provë të dështimit të emigrantëve shqiptarë.

Fillimisht vlen të sqarohet se është fjala vetëm për ata të cilët aplikojnë për vizë emigracioni, çka nënkupton ata që synojnë të bëhen shtetas permanentë në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me ndonjë formë ndëshkimi kombëtar. Për më tepër, diçka e tillë është aplikuar prej kohësh, jo vetëm në SHBA, por pothuajse në çdo shtet perëndimor që përballet me valë të mëdha emigracioni. Ata që mendohet se ka më shumë gjasa të përfundojnë në programet e ndihmës sociale, nuk iu jepet viza. Por, ajo që është më problematike qëndron tek paraqitja e gjithë kësaj historie si një “vulë turpi” për emigrantët shqiptarë në SHBA. Ajo që nënkuptohet qartësisht edhe pa u thënë me zë të lartë është se kjo përbën një provë abuzimi dhe teprimi nga ana e tyre.

Tani, nëse administrata aktuale amerikane do të shqetësohej me të vërtetë se të huajt po pasurohen duke shfrytëzuar sistemin dhe duke përfituar nga taksapaguesit amerikanë, atëherë ajo nuk do të kishte nisur prej kohësh reduktimin e fondeve të ndihmës sociale për një sërë programesh kyçe, që prekin edhe qytetarët amerikanë. Emigrantët në këtë rast janë thjesht një pikë hyrëse më e lehtë sepse është më e thjeshtë t’i diferencosh, ndërsa ata vetë e kanë më të vështirë të mbrohen .

Nga ana tjetër, grafika nuk na shpjegon se sa nga ato 43% familje shqiptare, por edhe të kombësive të tjera, e marrin me të drejtë ndihmën sociale dhe sa abuzojnë me të, gjithnjë nëse kemi të bëjmë me abuzime në shkallë të gjerë. Sistemet e ndihmës sociale ekzistojnë pikërisht për t’u përdorur kur gjendesh në vështirësi: në raste sëmundjesh të rënda, paaftësish fizike, punësimit të paqëndrueshëm; kur e ke të pamundur të punosh pasi duhet të kujdesesh për një të afërm të sëmurë ose edhe në raste tronditjesh të befta ekonomike. Ideja që njerëzit duhet ta durojnë varfërinë në heshtje e me shpirt ndër dhëmbë për ruajtur çfarëdo krenarie është thjesht argument mizor moral dhe jo ekonomik.

Por le të qartësohemi pak se çfarë ndihme japin programet e welfare në SHBA. Shumica e tyre ofrojnë mbështetje modeste për nevojat më elementare dhe janë tepër të rregulluara, gjë që e bën të vështirë për t’u pranuar. Thënë ndryshe, në zemër të sistemit është ideja e refuzimit, pikërisht për shkak të dyshimit se po të jepeshin para falas, të gjithë do të abuzonin. Për shembill, Ndihma Suplementare për Ushqim (SNAP) konsiston në disa qindra dollarë ($300-$900 në varësi të shtetit) në muaj për një familje. Asistenca për Familjet në Nevojë (TANF që varion afërsisht nga $200-$900 në muaj për familje dhe që ka rrezik të pritet si program), në shumë shtete mbulon me vështirësi edhe një fraksion të qirasë mujore. Pra, të thuash që njerëzit në SHBA po pasurohen përmes ndihmës sociale është çmenduri. Ndihma sociale është një dyshek sigurie ku ti mund të biesh butë në kohë vështirësish, jo shkallë drejt një jete luksi e rehatie.

Ajo që është edhe më e rëndësishme është se pranimi i kaq shumë familjeve të cilësdo kombësi në programet e ndihmës sociale, nuk përbën akuzë ndaj emigrantëve, por ndaj sistemit brenda të cilit ata luftojnë për të mbijetuar. Përgjithësisht, emigrantët në çdo shtet janë të përqendruar në punë me paga minimale dhe shpesh të pasigurta: pastrim, ndërtim, shërbime ushqimi, përkujdesje, apo delivery. Janë të gjitha punë me orë të paqëndrueshme, ku ti nuk paguhesh nëse nuk punon edhe nëse e ke të pamundur sepse je sëmurë, dhe mbi të gjitha janë punë ku paga nuk arrin të mbajë ritmin e qirasë, shpenzimeve shëndetësore dhe kostove ushqimore. Nëse dikush punon me kohë të plotë – ose pothuajse të plotë – dhe prapë nuk mbulon dot nevojat më bazike të jetës pa ndihmë sociale, atëherë problemi nuk qëndron tek etika e tij e punës, por te tregu që ka normalizuar varfërinë.

Nëse ka njerëz që edhe pse punojnë mbeten të varfër, ndihma sociale përbën një subvencion, pasi punëdhënësi nuk e paguan aq sa i nevojiten për kushtet bazë të jetesës. Shteti ndërhyn jo sepse emigrantët, apo edhe vendasit që përfitojnë asistencë, janë dembelë, por sepse ekonomia është strukturuar për të mbajtur sa më të ulët koston e punëtorit. Tek e fundit, shumica e shqiptarëve dhe emigrantëve nga çdo kombësi, nuk i hyjnë rrugës së emigracionit drejt perëndimit vetëm për mundësi punësimi, por mbi të gjitha sepse mendojnë që po shkojnë në një vend ku, në momentin që do të gjenden në vështirësi dhe do jenë të pamundur t’i dalin zot jetës, shteti dhe institucionet do ndërhyjnë për t’iu garantuar njëfarë dinjiteti bazik.

Megjithatë, kontradikta e ekonomisë së strukturuar për të ulur kostot e punës thellohet edhe më shumë në vende si SHBA, veçanërisht për faktin sepse konsiderohen si një nga shoqëritë më të pasura që kanë ekzistuar ndonjëherë. Pak kund tjetër sheh të qëndrojnë në majë të ekonomisë figura si Elon Musk, pasuria e të cilëve dikur do të kish qenë e paimagjinueshme. Dhe, kur një numër i madh punëtorësh që gjenerojnë kaq shumë vlerë ekonomike nuk përballojnë dot kushtet bazë të jetës, atëherë pikëpyetja morale nuk është se pse aplikojnë për ndihmë sociale, por përse pasuri kaq ekstreme shpërblehen me ulje taksash dhe mbrojtje politike?

Ndaj, paraqitja e marrjes së ndihmës sociale si një vulë turpi kombëtar, apo si turp në përgjithësi, nuk shërben për asgjë tjetër veçse për të zhbërë përgjegjësinë, duke e zhvendosur fajin nga pagat e ulëta, derregullimi i punësimit dhe pabarazia, tek ata më të pafuqishmit për të ndryshuar rrethanat e jetës së tyre. Ndihma sociale nuk është provë e dështimit të emigrantëve, por e një sistemi që kërkon me doemos krahë pune, pa pranuar t’iu sigurojë atyre dinjitet në këmbim.

Nëse kjo është e vështirë për t’u pranuar, atëherë “turpi” i takon sistemit dhe jo njerëzve që përpiqen të mbijetojnë brenda tij.

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

By: Os De
14 January 2026 at 22:49

Avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për arsyet që, sipas tij, e kanë shtyrë klientin e tij drejt arratisjes, duke hedhur akuza të forta ndaj mënyrës se si është trajtuar çështja nga organet e drejtësisë.

Shkëmbi deklaroi se Altin Ndoci është mbajtur qëllimisht në burg deri në përfundimin e hetimeve për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, pavarësisht se, sipas tij, prokuroria kishte dijeni që në gjashtëmujorin e parë pas arrestimit se Ndoci ishte i pafajshëm për katër vrasjet e ndodhura në Durrës.

Shkëmbi pohoi se Nuredin Dumani  ka sugjestionuar Klevis Allën për të implikuar Talo Çelën dhe Altin Ndocin në ngjarje kriminale dhe vrasje.

Ai shtoi se humbja e besimit tek drejtësia ka qenë arsyeja kryesore që e ka shtyrë Altin Ndocin të ndërmarrë veprimin ekstrem të arratisjes. Avokati bëri të ditur gjithashtu se përgjigjet e analizës së ADN-së për katër vrasjet e Durrësit kanë qenë në dispozicion të prokurorisë që në gjashtë muajt e parë, por nuk janë paraqitur në gjykim.

Ai e cilësoi dosjen “Plumbi i Artë” si një nga çështjet më të rëndësishme për SPAK, për shkak të numrit të madh të ngjarjeve kriminale të përfshira në të gjithë vendin, duke e quajtur një dosje shumë komplekse.

Megjithatë, sipas tij, ka paradokse të rënda, pasi Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka tentuar katër herë të vrasë Altin Ndocin, por për këto ngjarje nuk ka asnjë akuzë.

“Altin Ndoci është mbajtur në burg qëllimisht pikërisht deri sat ë përfundonte i gjithë hetimet sa i përket procesit të Plumbit të Artë. Përhapa se të përfundonte procesi, prokuroria ka qenë e vetëdijshme që 6 mujorshin e parë, kur është arrestuar Nodci që ishte i pafajshëm për katër vrasjet e Durrësit, ka dhënë deklarime. Dumani në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, marrëveshjen e ka bërë në 2022, dy vjet më vonë.

Edhe pse prokuroria ishte e vetëdijshme që Nuredin Dumani kishte ndikuar dhe kishte sugjestionuar Klevis Allën, që të fajësonte Talo Celës dhe Altin Ndocin, duke i përfshirë në ngjarje kriminale dhe në vrasje.

Altin Ndoci e ka humbur besimin tek drejtësia dhe ka marrë atë veprim ekstrem. ADN e Ndocit, përgjigjja e ADN, për katër vrasjet e Durrësit, prokuroria e ka pasur që 6 muajt e parë dhe nuk e ka sjellë në gjykim, vetëm kur e kemi ngritur ne si shqetësim, sepse e shfajësonte dhe e lironte.

Plumbi i artë është një nga çështjet shumë të rëndësishme për SPAK, sepse ka shumë ngjarje në të gjithë republikën e Shqipërisë. Ka qenë dosje shumë komplekse. Ka dhe ngjarja që Nuredin Dumani që ka rrëfyer dhe nuk ka akuza, Dumani ka dashur të vrasë katër herë Altin Ndocin, por nuk ka akuza. Për ne si avokat, “Plumbi i Artë” ka dështuar. Ne na mohohet e drejta e fjalës.”, tha ai.

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

By: Os De
14 January 2026 at 22:42

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka reaguar pas lajmeve se SPAK po heton financimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë proces si një veprim të turpshëm dhe të porositur politikisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi argumenton se, nëse llogaritet një kontribut simbolik prej 10 mijë lekësh për secilin nga 4 400 delegatët, shuma arrin në 44 milionë lekë, e mjaftueshme për organizimin e aktivitetit. Ai shton se, edhe në rastin e pjesëmarrjes së 44 mijë delegatëve në procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së, shuma do të shumëfishohej, duke arritur në rreth 440 milionë lekë.

Reagimi i deputetit shoqërohet edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj figurave brenda opozitës që, sipas tij, janë përfshirë në denoncime të pabaza, duke përmendur në mënyrë të tërthortë edhe Gazment Bardhi.
Në mbyllje të reagimit, deputeti i PD-së përdor një gjuhë të ashpër, duke deklaruar se “turpi i mbuloftë” të gjithë ata që u morën me kallëzime të tilla, ndërsa shton se, sipas bindjes së tij, këta persona “as turp nuk kanë”.

“Spak heton Kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë Demokratike, Kuvendin më të bukur dhe më të lavdishëm të saj!
Ku u gjetën paratë?
4,400 delegatë × 10 mijë lek = 44 milionë lekë!
Dalin dhe teprojnë, për një aktivitet të tillë të Partisë Demokratike!
Besoj se çdo delegat, kaq lekë i ka dhe nuk ka detyrim, për të deklaruar burimin e këtyre të ardhurave!
Po të llogarisim edhe 44,000 delegatët të konfirmuar me ID, që morën pjesë, në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike profesor doktor Sali Berishës, × 10,000 lekë, për çdo delegat, shuma dhjetëfishohet, në 440 milionë lekë!
Partia Demokratike është një fuqi e madhe dhe e papërballueshme jo vetëm në ide, në programe, por edhe në përfaqësim, në numra dhe për rrjedhojë edhe në financa.
Boll me këto karagjozllëqe dhe veprime të turpshme, duke goditur Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, me porosi të vazhdueshme, për çështje që nuk ekzistojnë!
Merruni me aferat korruptive, me miliona dhe miliarda euro abuzime, të qeverisë më të korruptuar të të gjitha kohëve!
TURPI i mbuloftë, megjithëse e di, që vetëm turp nuk kanë, të gjithë ata që u morën me denoncime dhe kallëzime të tilla, të paqena në periudhën më të lavdishme, por edhe më të vështirë të Partisë Demokratike!” – shkruan Baçi.

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

By: Os De
14 January 2026 at 22:32

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar 8 Janarin si një nga momentet më të turpshme në historinë e PD-së, duke theksuar se përgjegjësia për atë përplasje i takon si ish-kryetarit Lulzim Basha, ashtu edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Salianji tha se ajo ngjarje ishte pasojë e një konflikti të thellë lidershipi dhe jo e individëve të veçantë. Sipas tij, përplasja nuk e nderon Partinë Demokratike dhe pasojat e saj vijojnë të rëndojnë edhe sot mbi opozitën.

“8 janari ishte një përplasje mes ish-kryetarit dhe kryetarit të atëhershëm të PD-së. Është një histori që i bën përgjegjës të dyja palët, si zotin Basha, ashtu edhe zotin Berisha,” u shpreh Salianji, duke shtuar se pamjet e asaj dite ishin të dëmshme për imazhin e partisë.

Ai theksoi se vetë nuk ka qenë agresor në atë ngjarje dhe se prania e tij në selinë blu lidhej me një mbledhje të thirrur nga shumica e grupit parlamentar dhe kryetarët e degëve. Salianji deklaroi se situata e krijuar ishte një “kurth politik”, ndërsa fakti që selia e PD-së ishte blinduar nuk ishte bërë i ditur më parë.

Sipas tij, 8 janari mbetet një “Çernobil politik” për PD-në, një ngjarje që duhet analizuar thellë, pranuar si gabim dhe tejkaluar, në mënyrë që partia të rifitojë besimin dhe epërsinë morale përballë qeverisë.

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

By: Os De
14 January 2026 at 22:23

Një grua 32-vjeçare nga Irlanda e përshkruar si njerka “e keqe”, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit katërvjeçar të të dashurit të saj, Mason O’Connell Conway.

Babai i fëmijës, 36-vjeçari John Paul O’Connell, ishte dënuar më parë me shtatë vjet burg për rrezikim, neglizhencë dhe pengim të hetimeve, duke e ditur ose duke besuar se McGhee kishte vrarë fëmijën.

Sipas raportimeve, gjykatësi Paul McDermott vendosi që McGhee, pa vendbanim të caktuar, të vuajë edhe katër vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza të mizorisë ndaj fëmijëve gjatë javëve dhe muajve që çuan në vrasje. Dënimet do të zbatohen njëkohësisht me burgimin e përjetshëm.

Gjatë gjyqit u bë e qartë se Mason kishte pësuar abuzime fizike për javë të tëra dhe ishte izoluar në dhomën e tij për katër ditë para se njerka ta godiste në mënyrë fatale. Ai kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë një lëndim në bark që i shkaktoi shqyerjen e mëlçisë dhe lëndime në kokë, që secila mund të kishte shkaktuar vdekjen vetë. Babai dhe njerka e tij përpiqeshin të mashtronin profesionistët mjekësorë për shkakun e dëmtimeve.

Nëna e Mason, Elizabeth Conway, u shpreh jashtë gjykatës se asgjë nuk do ta kthejë djalin e saj dhe përjetoi pesë vite të tmerrshme duke dëgjuar për abuzimet që i kishte përcjellë fëmija i saj. Ajo e përshkroi djalin si një fëmijë të dashur, të zgjuar dhe plot kujdes, që solli shumë lumturi në jetën e familjes.

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

By: gi ada
14 January 2026 at 22:03
Kendall Jenner ka ngritur pikëpyetje dhe reagime të shumta pas një deklarate të fundit ku mohon ndërhyrjet estetike gjatë gjithë jetës së saj. Modelja e njohur ka folur hapur për pamjen e saj, duke theksuar se nuk ka kryer operacione plastike. Ajo ka sqaruar se i vetmi trajtim estetik që ka përdorur ka qenë minimal, […]

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

By: e xh
14 January 2026 at 23:32

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ajo tregon se për shkak të lidhjeve të saj romantike, ka marrë jo pak komente ofenduese në rrjetet sociale.

“Ish-at e mi janë bërë hit”, u shpreh, teksa pranoi se deri diku komentet i pëlqenin.

Rudina Dembacaj: Blendi t’i more shembull Eva Muratin, por ti nuk e ke idenë, ia kaloj nja 5 miliardë herë Evës për komentet që më kanë ardhur për jetën personale.

Blendi Fevziu: Çfarë të thonë me aman?!

Rudina Dembacaj: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjëja, ka njerëz ku të hanë nga një ‘copë tortë’, të gjithë në garë për vëmendje. Të ‘mjerët’ kërkojnë vëmendje nga asgjëja. Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit. Se unë i bëj edhe publike gjërat!

Blendi Fevziu: Po ty ç’të duhet?! Ti e kruan vetë!

Rudina Dembacaj: Pikërisht pra se mua deri diku edhe më pëlqejnë këto komente.

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

By: e xh
14 January 2026 at 23:29

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar  vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”,tregoi Shakohoxha.

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

By: e xh
14 January 2026 at 22:35

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë mundësisë së pushtimit të Groenlandës nga SHBA-të.

Në një koment shumë ironik dhe cinik, ish-presidenti rus theksoi se mosveprimi i europianëve “do të jetë një precedent i madh për Europën”.

Në postimin e tij, ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme.

“Gjeli gal”, shkruan Medvedev, duke iu referuar Macron, “tha se nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Oh, dhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? A do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? ​​Jo, sigurisht. Ata thjesht do të frikësohen… dhe do ta dorëzojnë Grenlandën. Dhe ky do të jetë një precedent i madh europian”, tha Medvedev.

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

By: e xh
14 January 2026 at 22:13

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me flamurin e Groenlandës në një udhëkryq, me pyetjen “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh”.

Njëra rrugë, ajo “paqësorja” me diell ka destinacion SHBA-në, ndërsa rruga tjetër me stuhi sipas Shtëpisë së Bardhë, ka destinacion Rusinë dhe Kinën.

Pyetja e shtruar mbi foto ishte: “Groenlandë, cilën rrugë do të ndjekësh? ”

Dilema tani bie mbi supet e 57 mijë banorëve të Groenlandës , të cilët duhet të vendosin se cilën rrugë të ndjekin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Qeveria e Groenlandës ka deklaruar ndërkohë se “nuk mund t’i pranojë në asnjë rrethanë” pretendimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik. Danimarka, e cila e ka bërë të qartë se një traktat i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të zgjerojë ndjeshëm praninë e saj ushtarake në territor, vazhdimisht ka deklaruar se ishulli nuk është në shitje dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

 

Which way, Greenland man? https://t.co/G0NnJdZRJK pic.twitter.com/TLmOwst6M6

— The White House (@WhiteHouse) January 14, 2026

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

By: e xh
14 January 2026 at 21:56

Pas qeverisë, Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS.  Punimet nisin me fjalën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi si dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Secili prej kryetarëve të komisioneve do të mbajnë fjalën e tyre, ndërsa mbledhja vjen 3 ditë para nisjes së sesionit plenar.

Agjenda:

10:00 Hapja e Mbledhjes

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)

Diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.

13:30 – Konkluzione

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

15:00 – Mbyllja e Mbledhjes

22:59 Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran/ Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

By: Monika
14 January 2026 at 22:59

Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar, sipas Sky News.

Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon – shih postimin tonë në orën 8.44.

SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e një pjese të stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmë mbi detajet e vendosjes së bazave dhe vendosjeve për shkak të sigurisë operacionale.”

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë vendos masa paraprake për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e personelit tonë, duke përfshirë, kur është e nevojshme, tërheqjen e personelit.”

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqej nga baza në Katar./mxh

22:51 Blerjet online lidhen me nivele më të larta stresi (Lifestyle)

By: Monika
14 January 2026 at 22:51

A po përpiqeni të ulni stresin duke blerë në Amazon dhe duke kërkuar për oferta të lira?

Mund të jeni duke zgjedhur rrugën e gabuar, thotë një studim i ri.

Blerjet online janë më të lidhura me stresin sesa leximi i lajmeve, kontrollimi i kutisë postare ose shikimi i pornografisë, raportuan studiuesit më 9 janar në Journal of Medical Internet Research.

“Rezultatet tona tregojnë se një rritje në përdorimin e mediave sociale ose blerjeve online është e lidhur me një rritje të stresit të vetë-raportuar në grupe të shumta përdoruesish dhe në të gjitha pajisjet”, tha në një njoftim për shtyp studiuesi kryesor Mohammad Belal, një student doktorature në Universitetin Aalto në Finlandë.

Për studimin e ri, studiuesit ndoqën zakonet e përdorimit të internetit të gati 1,500 gjermanëve gjatë shtatë muajve, duke përdorur një program ndjekjeje që tregonte se ku ata navigonin në internet dhe për sa kohë.

Në total, ekipi krahasoi të dhënat nga gati 47 milionë vizita në internet dhe 14 milionë përdorime të aplikacioneve, me stresin e vetë-raportuar nga pjesëmarrësit.

Rezultatet treguan se koha e kaluar duke përdorur internetin për blerje shoqërohej me rritje të stresit, pavarësisht nëse njerëzit kërkonin oferta të mira në pajisje mobile apo në kompjuterë desktop.

Ndërkohë, studiuesit zbuluan se njerëzit që lexonin email-e ose lajme raportuan nivele më të ulëta stresi.

E njëjta gjë vlente edhe për pornografinë në internet.

“Disi çuditërisht, njerëzit që kaluan shumë kohë në faqet e lajmeve raportuan më pak stres se të tjerët”, tha Belal. “Nga ana tjetër, ata që tashmë kishin përjetuar shumë stres nuk kaluan shumë kohë në faqet e lajmeve – dhe kjo është në përputhje me hulumtimet e mëparshme që tregojnë se stresi mund të zvogëlojë konsumin e lajmeve.”

Në përgjithësi, studiuesit gjetën një lidhje të fortë midis përdorimit të internetit në përgjithësi dhe stresit më të lartë, veçanërisht tek njerëzit që tashmë përjetojnë shumë stres në jetën e tyre të përditshme.

Megjithatë, është e vështirë të thuhet se në ç’mënyrë shkon kjo marrëdhënie, thanë studiuesit – a shkojnë njerëzit në internet ose në dyqanet online për të lehtësuar stresin, apo shfletimi i faqeve ose blerjet shkaktojnë më shumë stres?

“A janë njerëzit më të stresuar sepse kalojnë më shumë kohë duke bërë blerje online ose në mediat sociale, apo faqet e tilla u ofrojnë atyre një mbështetje të rëndësishme në kohë të vështira? Është me të vërtetë e rëndësishme që t’i studiojmë më tej këto çështje në mënyrë që të zgjidhim problemin e pulës dhe vezës”, tha në një njoftim për shtyp studiuesi i lartë Juhi Kulshrestha, një profesor asistent i shkencave kompjuterike në Universitetin Aalto.

“Vendosja e një ndalimi të përgjithshëm ose kufizimeve të sipërme për lloje të caktuara të përdorimit të internetit mund të mos i zgjidhë problemet dhe madje mund t’u heqë një mbështetje jetësore njerëzve që po përballen me vështirësi”, .

Studiuesit planifikojnë të thellohen më shumë në këtë çështje, për shembull duke parë nëse lloje të ndryshme lajmesh lidhen me stresin dhe mirëqenien.

“Ndërsa fitojmë informacion gjithnjë e më të saktë rreth përdorimit të internetit nga njerëzit, do të jetë e mundur të hartojmë lloje të reja mjetesh që njerëzit mund t’i përdorin për të rregulluar shfletimin e tyre dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre”, tha Kulshrestha./mxh

22:49 Raporti: Hezbollahu nuk ka në plan të ndërhyjë nëse Irani sulmohet nga SHBA ose Izraeli

By: Monika
14 January 2026 at 22:49

Diplomatët i kanë kërkuar Hezbollahut të japë garanci se nuk do të ndërmarrë veprime nëse Irani sulmohet nga SHBA-të ose Izraeli, sipas Reuters.

Mediat e huaja raportojnë se grupi paramilitar libanez, i cili është aleat me Iranin, nuk ofroi garanci të qarta, por nuk planifikon të ndërmarrë veprime nëse sulmi ndaj Iranit nuk është “ekzistencial”.

Raporti erdhi pasi Donald Trump u premtoi protestuesve iranianë se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria vazhdon me ekzekutimet.

Hezbollahu ka qenë prej kohësh një forcë e madhe në rajon, por u dobësua nga një fushatë ushtarake izraelite.

Kujtojmë se Irani prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive, pasi qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi./mxh

22:45 Gjendet një trup në një plazh në Qipro, dyshohet se mund t’i përkasë biznesmenit 56-vjeçar rus të zhdukur më 7 janar

By: Monika
14 January 2026 at 22:45

Gjendet kufoma e një burri me identitet të panjohur në një nga plazhet e Qipros. Sipas raportit, trupi mund të lidhet me zhdukjen misterioze të biznesmenit 56-vjeçar rus, Vladislav Baumgartner , i cili rezulton i zhdukur që nga 7 janari.

Anëtarët e Bazave Britanike menjëherë shkuan në vendngjarje, ndërsa Shefi i Policisë së Limasolit dhe oficeri i TAE-së së Limasolit nxituan në vendngjarje, me qëllim që të izolonin vendin e ngjarjes dhe të vazhdonin me ekzaminimet në vend dhe një autopsi.

Siç thuhet në raport, trupi është në një fazë të avancuar dekompozimi, gjë që aktualisht e bën të pamundur identifikimin e tij të menjëhershëm.

Informacione të reja tregojnë se trupi pritet të transferohet në morgun e Bazave Britanike, në mënyrë që nesër, të enjten, të kryhet autopsia nga një patolog mjeko-ligjor i Bazave Britanike dhe të merren mostra të ADN-së për të identifikuar burrin e panjohur.

Për momentin, Policia nuk ka konfirmuar nëse trupi i përket biznesmenit 56-vjeçar rus Vladislav Baumgartner, gjurmët e të cilit u humbën më 7 janar në Limasol. Kujtohet se hetimet u përqendruan në zonën më të gjerë të Pissourit dhe në veçanti në Kavo Aspro, ku telefoni celular i burrit të zhdukur transmetoi një sinjal për herë të fundit.

Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Limasolit, deri më tani nuk është përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me shkakun e vdekjes së burrit të panjohur.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Qipros, 56-vjeçari mungon nga vendbanimi i tij në Limasol që nga 7 janari. Ai përshkruhet si afërsisht 1.90 m i gjatë, me trup të hollë, me flokë gri, ndërsa në kohën e largimit të tij kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra. Policia u bëri thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Departamentin e Hetimit të Krimit në Limasol.

Në të njëjtën kohë, mediat ruse dhe të huaja, të cilat po ndjekin nga afër rastin, raportojnë se zhdukja u deklarua pas shqetësimit në rrethin e tij profesional, kur dyshohet se ai ndaloi së iu përgjigjur thirrjeve, ndërsa operacioni i kërkimit u organizua me pjesëmarrjen e forcave të policisë, Mbrojtjes Civile, vullnetarëve dhe personelit të Bazave Britanike, me përdorimin e një helikopteri dhe dronëve. Kërkimet u ndërprenë në momente të ndryshme kohore për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq./mxh

❌
❌