Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Lajme Shqiperi

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

By: man jola
31 December 2025 at 12:26
Fero, ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora Shtatë”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e tij artistik, jetën personale dhe planet për të ardhmen. Ai ka bërë të ditur se viti 2026 do të jetë i mbushur me projekte të reja muzikore dhe energji pozitive. Gjatë bisedës, Fero ka ndarë […]

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

By: e xh
31 December 2025 at 11:56

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.
ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;
d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;
ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.
Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:
a) masën e pensionit;
b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;
dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:
a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;
b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

By: e xh
31 December 2025 at 11:31

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit.

Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116 mijë banorësh. Edhe pse ndodhet shumë pranë Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri thuajse një ditë më përpara se shteti amerikan.

12:50 “Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:50

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, duke shënuar momentin me një spektakël madhështor dritash dhe fishekzjarrësh. Qytetarët dhe turistët u mblodhën në qendrat kryesore të qyteteve për të ndjekur këtë traditë të veçantë, e cila simbolizon fillimin e një viti të ri me shpresë dhe gëzim. 

Spektakli i fishekzjarrëve ndriçoi qiellin e qyteteve kryesore të vendit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione. 

Familjet, por dhe vizitorët u bashkuan për të festuar, ndërsa muzika dhe ngjyrat e ndritshme “stolisën” natën e ndërrimit të viteve.
Zelanda e Re ka krijuar një traditë tashmë, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ajo njihet si një prej destinacioneve më të bukura për të pritur Vitin e Ri/kb

12:40 Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:40

ktori i njohur amerikan Mickey Rourke po përballet me një tjetër problem serioz personal dhe financiar, pasi rrezikon të dëbohet nga banesa e tij në Los Angeles për shkak të një shume të konsiderueshme qiraje të papaguar. Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it dhe të siguruara nga Daily Mail, Rourke, 73 vjeç, i detyrohet pronarit të shtëpisë afro 59 mijë dollarë.

Aktori kishte nënshkruar kontratën e qirasë më 30 mars, për një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe 2.5 banjo, me qira fillestare 5200 dollarë në muaj. Më pas, qiraja është rritur në 7000 dollarë. Më 18 dhjetor, atij iu dorëzua një njoftim tre-ditor për të shlyer detyrimin ose për të liruar banesën, por sipas padisë, pagesa nuk është kryer.

Pronari i banesës, Eric T. Goldie, kërkon gjithashtu përfundimin e kontratës dhe pagesën e shpenzimeve ligjore. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1926, ndodhet në zonën Beverly Grove dhe ka vlerë historike, pasi në vitet ’40 ka qenë e banuar nga shkrimtari i famshëm Raymond Chandler.

Më herët këtë vit, Rourke, u përjashtua nga Celebrity Big Brother më herët këtë vit për sjellje dhe gjuhë të papranueshme ndaj një konkurrenteje. Dikur yll i Hollivudit, karriera dhe jeta personale e aktorit vazhdojnë të shoqërohen nga polemika dhe vështirësi./kb

12:30 “Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:30

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein: këto janë pesë figura që definuan vitin 2025.

Ahmed al-Sharaa

Nga një ish-xhihadist i njohur si Abu Mohammed al-Jolani në president të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka përjetuar një ndryshim të jashtëzakonshëm qëkurse sundimtari i kamotshëm, Bashar al-Assad, u rrëzua nga pushteti.

Më 8 dhjetor 2024, Sharaa hyri në Damask pasi udhëhoqi ofensivën e rrufeshme të aleancës së tij islamiste nga bastioni i tyre në veriperëndim të Sirisë, duke i dhënë fund luftës civile që zgjati gati 14 vjet.

Duke e shkurtuar mjekrën dhe duke ndërruar uniformat ushtarake me kostume, Sharaa u vendos në pallatin presidencial ku Assadi – i cili u arratis në Rusi – dhe dinastia e familjes së tij sunduan për dekada.

Sharaa e mbërtheu shpejt pushtetin: ai u emërua president për një periudhë kalimtare pesëvjeçare dhe formoi një qeveri në të cilën aleatët e tij mbajnë poste kyç, megjithëse disa pjesë të vendit mbeten ende jashtë kontrollit të tyre.

Komuniteti ndërkombëtar e ka pritur kryesisht me krahë hapur, pavarësisht episodeve të dhunës sektare kundër pakicave alavite dhe druze gjatë këtij viti.

Shtetet e Gjirit, aleati kryesor Turqia dhe Franca janë ndër vendet që e kanë pritur Sharaan, i cili iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

Vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë në nëntor ishte njohja kulmore për një njeri, për të cilin dikur jepej shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ta kapur.

MrBeast

Në vitin 2025, krijuesi më me ndikim i përmbajtjes online në botë ndërmori projekte të reja ekstravagante, nga një park argëtimi, një serial i animuar, deri te një markë lodrash.

Në vendin e parë në YouTube me mbi 450 milionë ndjekës, Jimmy Donaldson – ose MrBeast – drejton një perandori të ndërtuar rreth personalitetit të tij, e cila përfshin një markë çokollate, një zinxhir restorantesh dhe madje edhe një serial në Amazon Prime.

Krijuesi amerikan 27-vjeçar u pozicionua madje si një pretendent për blerjen e rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Duke filluar me video udhëtimesh ose shakash, marka e tij dalluese tani është bërë gara popullore me çmime që shpesh arrijnë shifra shtatëshifrore. Në një rast, ai riprodhoi konceptin e serialit televiziv të suksesshëm “Squid Game”.

Në shtator, videoja e tij “A do ta rrezikoje jetën për 500.000 dollarë?”, që përfshinte një kaskader në një ndërtesë që digjej, u dënua nga disa, pasi kritikët e akuzuan e vuri në rrezik jetën e njerëzve për argëtim.

I shpallur në vitin 2023 nga revista Time si një nga njerëzit më me ndikim në botë, MrBeast ka një pasuri prej rreth gjysmë miliardi dollarësh, sipas Forbes.

Maria Corina Machado

Udhëheqësja e opozitës venezuelase e fshehur, Maria Corina Machado, është sfiduese e guximshme e një qeverie me dorë të hekurt. Ky rol ia siguroi asaj Çmimin Nobel për Paqen 2025.

Pra, 58-vjeçarja nuk ka hequr dorë kurrë nga kritikat ndaj presidentit Nicolas Maduro – i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme për të qëndruar në pushtet dhe për burgosjen e kundërshtarëve – apo ndaj paraardhësit të tij socialist, Hugo Chavez.

Megjithatë, ajo është kritikuar për për lidhjet e saj me të djathtën ekstreme në Evropë./kb

12:20 Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:20

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit./kb

12:10 Urgjenca kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:10

Qytetarët po bëhen gati për natën e ndërrimit të viteve, ndërsa spitalet dhe shërbimi i urgjencës ka gati planin për çdo situatë dhe emergjencë në ditët e festave. Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon për masat e shtuara të ekipeve të urgjencës ku grupe të posaçme do të ketë edhe pranë shesheve festive natën e vitit të ri.

“Janë forcuar ekipet, janë shtuar, janë shtuar materialet, janë shtuar medikamentet dhe sigurisht ne si urgjencë kemi dhe detyrë për gjithë sheshet e qyteteve që kanë festën, që shtojmë nga një ekip shtesë vetëm për sheshet ku do të bëhen këto koncerte dhe sidomos ai ndërrimi i viteve në orën 12:00 që është pak kritik edhe për ne veç faktit që njerëzit fatmirësisht dalin në shesh dhe festojnë edhe me nga një shishe shampanjë, por dalin dhe me fishekzjarrë dhe me kapsolla, gjë që mund të shkaktojë dhe aksidente”, thotë Brataj për A2 CNN. “Kështu që janë marrë të gjitha këto masa. Është vënë dhe një listë gatishmërie për personel shtesë në rast se do të ketë nevojë”.

Nëse vendosni të konsumoni alkool me miqtë apo me familjarët, mos merrni më pas drejtimin e makinës.  Brataj këshillon veçanërisht të rinjtë të bëjnë kujdes që ditët e festave mos kthehen në tragjedi. “Duhet të mendojmë përballë ke një prind, ke një fëmijë apo ke një të ri që po udhëton dhe gjendet në aksident duke humbur jetën për fajin tonë. Kështu që në qoftë se pi mos përdor makinën ose një nga kolegët apo nga shokët të mos pijë, të përdorë pije freskuese ose qëndro aty ku e ke organizuar ose përdor mjete të tjera, taksi apo në çfarëdolloj qoftë ajo”, thotë Brataj.

Referuar urgjencave dhe situatave vitet e kaluara, kreu i urgjencës kombëtare një mesazh të veçantë e ka edhe për prindërit. Bëni kujdes nga fishekzjarrët dhe mos i lini në duart e fëmijëve. “Mos e lër fëmijën vetëm me asnjë mjet piroteknik. Gjatë ndezjes duhet të jenë të rriturit që t’i shoqërojnë dhe drejtimi duhet të jetë drejt qiellit, sepse mund të shkojë te dritarja ose ballkoni përballë te komshiu. Mos u bëj kureshtar në qoftë se u ndez apo s’u ndez mos e drejto asnjëherë nga fytyra sepse aksidentet më të zakonshme janë këto: djegiet, qorrimi, deri në humbjen e komplet të shikimit, djegiet e gjymtyrëve në duart që ato i mbajnë, plagë të ndryshme nga shpërthimi i tyre”.

Djegiet nga fishekzjarrët dhe traumat nga aksidentet në rrugë janë urgjencat që ndodhin më shpesh në natën e ndërrimit të viteve ndërsa në shërbimin e toksikologjisë fluksi i urgjencave nga përdorimi i pijeve alkoolike të përziera shpesh me substanca narkotike ndihet në ditët e para të Vitit të Ri./kb

12:00 Në prag të ndërrimit të viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

By: Kesjana
31 December 2025 at 12:00

Në prag të Vitit të Ri 2026, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, uroi qytetarët dhe punonjësit e policisë, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e treguar gjatë vitit që po lëmë pas.

Në mesazhin e tij, Proda theksoi sfidat dhe përgjegjësitë e mëdha të vitit 2025, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, qytetarët, mediat dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë për bashkëpunimin dhe besimin.

Ai përfundoi urimin me dëshirën për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë, duke theksuar se vetëm me përgjegjësi dhe besim mund të ndërtohet një vend më i sigurt në vitin 2026.

Mesazhi  i Ilir Prodës:

Në prag të ndërrimit të viteve, shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e treguar çdo ditë, duke vënë shpesh në plan të dytë familjen dhe sigurinë e tyre.

Viti që po lëmë pas nuk ka qenë i thjeshtë, ka qenë sfidues, një vit përgjegjësish të mëdha dhe sakrificash, të cilat na kanë lidhur më fort me njëri-tjetrin, me qytetarët dhe me partnerët, na kanë forcuar dhe na kanë bërë më të qartë se si duhet të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, për të qenë të denjë për misionin tonë.

Me përzemërsi të thellë uroj familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të cilët kanë në tryezë një pjesëtar më pak, por në historinë e kombit, një hero më shumë.

Një falënderim dhe urim të sinqertë për qytetarët, për rolin e tyre të rëndësishëm, të cilët, nëpërmjet besimit dhe bashkëpunimit, kanë përforcuar pozitën e tyre si aleati ynë kryesor; për gazetarët dhe mediat, për rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe forcimin e transparencës; si dhe për partnerët tanë kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkëpunimi me të cilët ka qenë sinergji kapacitetesh, investimesh, angazhimi dhe profesionalizmi, në funksion të garantimit të sigurisë.

Policia e Shtetit është në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit, për të garantuar një ndërrim vitesh të sigurt dhe të qetë.

Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet, paqe dhe mbarësi! Bashkë, me përgjegjësi dhe besim, për të ndërtuar përgjatë vitit 2026, një vend edhe më të sigurt!/kb

12:00 Duke pritur Vitin e Ri te dyqani i lagjes

By: Leonard
31 December 2025 at 12:00

Nga Leonard Veizi

Në supermarkatën e lagjes njerëzit po “vriteshin” për të siguruar asortimentet e fundit që i duheshin tavolinës së Vitit të Ri. Në korridoret e ngushtë që ndanin raftet, gra e burra pa përjashtim ulnin kokën poshtë e nxirrnin b…thët lart, me qëllim që të njiheshin më nga afër me çmimet: a ishin të vërteta ofertat apo tregtarët ua futnin, si gjithmonë. Pak më tutje kasiereve po u merreshin mend nga radhët e gjata dhe ushqimet që kalonin me shpejtësi në sistemin dixhital të pagesave.

-Po ia japim shpirtin shejtanit…

-E drejtë moj motër…

Jashtë, vargu i makinave nuk kishte të mbaruar. Ndërsa unë sapo isha futur me duar në xhepa tek supermarkata që e kam vetëm 100 metra larg shtëpisë. Një nga menaxherët po bënte ç’ishte e mundur që të shpejtonte punët tek blloku i “prodhimeve të mishit”, ky çdonjëri prej atyre që ishin vënë në radhë bënin vazhdimisht porosi për: mish viçi, derri, kotoleta, mish lepuri…

Mbreti i tavolinës së Vitit të Ri është gjeli i detit, i pjekur me kujdes aq sa mund të ngopesh vetëm duke e parë me sy e të mos hash asnjë kafshatë për tre ditë me radhë. Ai mund të kushtojë sa të dojë, çmimi nuk negociohet. Më poshtë piramida e menusë përmban gjithfarë gatimesh të tjera, ca me receta orienti e ca të tjera janë implementuar nga perëndimi.

-Epo një bark kemi, ç’i duam gjithë këto gjellë.

-E…e… ashtu thua ti… Po edhe Viti i Ri një herë vjen. Se viti tjetër mbase s’na gjen.

-U t’u thaftë goja.

Udhëtova në kohë. Vetëm për pak sekonda. Në vitin 1985 njerëzia zinte radhën tek ushqimorja. Ç’është e vërteta pa u grindur aspak, në respekt të njëri-tjetrit. Burrat në të djathtë, gratë në të mëngjër. Të gjithë me nga një letër bakalli me vete ku kërkesat ishin uniformë:

-2 vaj kikiriku, 1 pako makarona, 1 oriz, 1 sheqer, sapun rrobash, 3 kallëpe…

Iku ajo kohë.

Sot jemi 40 vite më pas, dhe e rëndësishme është që duke kujtuar të kaluarën e varfër ta mbushim tavolinën sa të mos mbajë më.

Kasierja kalon me shpejtësi mallrat e paketuara.

-4 djathëra të tymosur, lëngje frutash, një koli pije të gazuara, 4 kuti birra, 2 bikerina me vezë…

Hedh sytë vërdallë i habitur, edhe pse të njëjtën pamje kam vite që e përjetoj.

-Ore mos ka plasur gjë lufta? Me të dëgjuar e kam, baxhanaku me tha: ata rusët rrezik t’a  shpërthejnë kufirin…

-Jo or jo, ç’thua! Kemi festë ore festë.

-Po ca si shumë, apo keni ftuar në tryezë ndonjë togë ushtarësh. Se ata kur bien në të ngrënë janë si puna e karkalecit në bujqësi…

-Në datën dy janë mbaruar të gjitha.

Ke të drejtë: ha e dh…

-Ju bëftë mirë.

I shoh me zili njerëzit që dalin nga supermarkata me nga 3-4 qese 20-lekëshe të mbushura aq sa mund t’u çahen e t’u bien të gjitha të blerat në rrugë. Mua më duhet të humbas nja 15 kile nga pesha reale. Ç’t’i bëj forcës së zakonit se edhe natën e ndërrimit të viteve do ta shtyja me përshesh kosi.

Nuk besoja se isha bërë ziliqar i pandreqshëm. Isha thjesht një vëzhgues i tamaqarllëkut.

Dal nga supermarkata me duart bosh. As që mendohej se mund të mbaroja punë aty. Mendova të drejtohesha te dyqani poshtë shtëpisë. Një paketë cigare dhe dy brisqe roje ishte gjithë-gjithë shpenzimi im i rastit.

Sa dal nga dera, ndeshem me një pamje “madhështore”. Mali me mbeturina nëpër kazanë dukej si një vepër abstrakte e ndonjë artisti të ri të arteve vizuale. Nxjerr celularin dhe e shkrep për një foto. Punëtorët e pastrimit nuk i shkarkojnë dot. Makina e plehrave është mbushur ding. Duhet bërë një rrugë e dytë.

“Po, po”, – thashë me vete, – “para se të fillosh nga shpenzimet duhet të dish sa mbeturina do të bësh”.

Tek e fundit nuk duhet vrarë shume mendja. Është Bashkia që merret me atë punë.

Një ditë më parë kishim bërë një xhiro familjare nga një qendër tregëtare në të dalë të qytetit. Atje situata ishte edhe më e rëndë. Por gjithsesi, mendova se njerëzit u furnizuan me ç’deshën, dhe data 31 me mëngjes i takon gatimit. Por jo. Paska familje që nuk janë ngopur ende. Shpenzime të tjera.

Thonë qën ë raste festash, në tregun shqiptar nuk ulen bën vaki të ulen çmimet. Ato rriten… kacafiu. Por çudi, blerës ka sa të duash.

-Ah, paratë, gjenden ato, gjenden.

Epo, parja e zeze për ditë të bardhë… dometh%në e kthyem së prapthi

Futem te dyqani poshtë shtëpisë. Fillova të përshëndetesha me gjitonët. Dialogu mes tyre vazhdonte:

-…se ja duhen fruta nga të stinës, por dhe ca brokoli për një supë, ca rukola për sallatë, ndonjë shegë t’ua hedhësh ca kokrra sipër… nuk duhet harruar dhe avokado.

Hë t’u harroftë emri, jarebi.

-Po kishim lënë pa marrë dhe majonezën për sallatën ruse. Edhe ca açeto për sallatën shef…

-Domethënë.

-Domethënë duhen bërë të gjitha. Të na gjejë Viti i Ri me pjatat plot.

-Mirë e ke.

-Po ti…?

-Ja do marr cigare.

-Çfarë thua ore. O Bike, po jepi cigare “shefit” se do iki.

Futem të marr cigaret jashtë radhe falë bujarisë së gjitonëve.

Petë sfoliate ka? – thirri një grua në moshë që nga pragu i derës. – I kam rënë lagjes vërdallë e s’po gjej. Tani m’u tek për një byrek

-U mbaruan, – ngriti supet dyqanxhiu.

“Ç’bëhet kështu, – thashë me vete. – Kështu siç e kanë zënë në datë 3 njerëzit do shkojnë në punë, jo të çlodhur nga ditët e pushimit, por të lodhur nga të ngrënët dhe ende pa u dalë dehja nga alkooli”.

Të paktën shyqyr që na u hoqën fishekzjarrët nga këmbët, se na merruan kalamajtë.

Mora cigaret dhe u ula të pija një kafe. Nuk isha i lodhur. Më merreshin mend… e më vinte për të vjellë.

11:50 Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin-it?

By: Kesjana
31 December 2025 at 11:50

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Ukrainën të hënën (29.12.) se sulmoi një rezidencë presidenciale në rajonin e Novgorodit gjatë natës me 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se askush nuk u plagos dhe njëkohësisht njoftoi kundërpërgjigjen ruse.

Moska nuk do të ndërpresë bisedimet për t’i dhënë fund luftës, tha Lavrov, por shtoi, se pozicioni i saj negociues do të “rishikohet” pas sulmit, të cilin e përshkroi si terrorizëm shtetëror. Lavrov nuk paraqiti prova për akuzën, por kërcënoi se Rusia tashmë kishte “identifikuar objektiva në Ukrainë”.

Si reagoi Kievi?

Presidenti Zelensky i hodhi poshtë akuzat ruse si “një raund i gënjeshtrash”. Ai tha se qëllimi i Rusisë ishte të justifikojë sulme të mëtejshme ndaj Ukrainës dhe të zgjasnin luftën që ka vazhduar që nga pushtimi në shkurt 2022. “Kjo histori për ‘sulmin ndaj rezidencës’ të supozuar është një trillim i plotë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Sybiha u bëri thirrje liderëve botërorë të dënojnë Rusinë për pretendimet e saj: “Ka kaluar një ditë dhe Rusia ende nuk ka paraqitur asnjë provë të besueshme për akuzat e saj. Dhe nuk do ta bëjë. Sepse nuk ka asnjë. Asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur.”

Ku ndodhet rezidenca?

Rezidenca Valdai, e njohur edhe si “Ushin” ose “Dolgiye Borody”, është një kompleks i ruajtur me masa të rrepta në brigjet e liqenit Valdai.

Ndodhet afërsisht 360 kilometra në veri të kryeqytetit, Moskës. Nuk është e qartë se ku ndodhej Vladimir Putin-i për kohën në fjalë. Putin-i ende nuk ka komentuar publikisht situatën.

Si reagoi Trump?

Putin e informoi presidentin amerikan për incidentin të hënën. “Nuk më pëlqen kjo. Kjo nuk është mirë”, u tha Donald Trump gazetarëve.

“Është një gjë të ofendosh. Është diçka tjetër të sulmosh shtëpinë tënde. Nuk është koha e duhur për diçka të tillë. Dhe sot dëgjova për këtë nga Presidenti Putin. Isha shumë i zemëruar për këtë.”

Ku duhet të kenë qenë dronët?

Pas deklaratës së Lavrov-it, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 91 dronë ishin rrëzuar gjatë udhës për në rezidencën presidenciale. Këto përfshinin 49 mbi rajonin e Bryansk, 450 kilometra nga Valdai, një mbi rajonin e Smolensk dhe 41 mbi rajonin e pyllëzuar të Novgorodit.

Në raportet e saj të mëparshme mbi operacionet ushtarake, ministria nuk kishte përmendur ndonjë sulm ndaj rezidencës. Në vitin 2023, Rusia akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj Kremlinit me dronë në një përpjekje për të vrarë Putin-in, por Ukraina mohoi çdo përfshirje.

Çfarë pritet?

Fillimisht nuk u shtrua për diskutim ndërprerja e bisedimeve për një paqe të mundshme. “Pasoja diplomatike do të jetë një forcim i pozicionit negociues të Federatës Ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov. Ai nuk specifikoi se cilët objektiva mund të sulmonte Rusia, por tha se ushtria e dinte se kur dhe si të reagonte. /DW/kb

11:40 Sekuestrohen sasi të mëdha lëndësh piroteknike në Tiranë/ Tre të arrestuar dhe 9 të proceduar

By: Kesjana
31 December 2025 at 11:40

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit “Fireworks” për ndalimin e tregtimit të jashtëligjshëm të lëndëve piroteknike.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar sasi të madhe lëndësh piroteknike që mbahej/shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon intensivisht zbatimi i planit të posaçëm operacional të koduar “Fireworks”.

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që mbahej/shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugë, duke cenuar kriteret.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera që po kryhen gjatë këtyre ditëve, në kuadër të planit operacional “Fireëorks”, në subjekte/ndaj shtetasve që shesin pa autorizim, lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe qetësinë publike, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 7 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Konkretisht:

-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finanaciare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan shtetasin I. Xh., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, u gjetën lëndë piroteknike që posedoheshin nga 28-vjeçari, me qëllim shitjen, si dhe një sasi e vogël Cannabisi që posedohej nga shtetasi i proceduar;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të tij, u gjet sasi të konsiderueshme fishekzjarresh;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. B., 18 vjeç dhe L. P., 20 vjeç, pasi nga kontrolli në bagazhin e automjetit të tyre, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u gjet një sasi lëndësh piroteknike;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. J., 55 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. J., L. T. dhe E. V., pasi nga kontrollet u konstatua se shtetasi F. J. dhe djali i tij, shtetasi B. J. shitnin fishekzjarre në marketin e tyre në rrugën “Myslym Keta”, ndërsa 2 të proceduarit e tjerë u kapën duke blerë lëndë piroteknike;

-specialistët për Hetimin të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 25 vjeç, A. H., 30 vjeç dhe R. Ll., 25 vjeç, pasi iu gjetën sasi fishekzjarresh.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit. /kb

11:30 Tension në Karaibe, cisterna e sanksionuar përpiqet t’i shpëtojë SHBA-ve

By: Kesjana
31 December 2025 at 11:30

E ndjekur nga Roja Bregdetare amerikane në Karaibe, cisterna e naftës Bella 1, e sanksionuar nga Washingtoni, ka ndërmarrë një veprim të pazakontë në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit: ka pikturuar në anijen e saj flamurin rus, duke pretenduar mbrojtjen e Moskës, më pas ka ndryshuar kurs dhe ka fikur sistemet e radarit.

Lajmi është bërë i ditur nga New York Times, sipas të cilit autoritetet amerikane kishin rreth një javë që përpiqeshin të interceptonin anijen, e nisur nga Irani dhe me destinacion Venezuelën për furnizim me naftë.

Ky episod i shtohet përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, të cilat në orët e fundit janë shoqëruar me zhvillime të tjera domethënëse.

Sipas mediave amerikane, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka kryer sulmin e parë tokësor ndaj objektivave në Venezuelë, me shumë gjasa më 24 dhjetor, duke goditur mjete lundruese të ankoruara në një mol. Nga sulmi nuk janë raportuar viktima. Konfirmimi vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte refuzuar të tregonte se kush qëndronte pas operacionit, për të cilin kishte folur më 26 dhjetor në një intervistë radiofonike.

Dy ditë më vonë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida, Trump përmendi një “shpërthim të madh në zonën e molit” dhe përmendi bandën kriminale Tren de Aragua, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, ka dalë ajo që konsiderohet prova e parë e pavarur e sulmeve ajrore të kryera nga Pentagoni kundër trafikut të drogës në Karaibe. Këtë herë nuk bëhet fjalë për pamje nga dronët ushtarakë, por për një video të regjistruar me telefon celular. Më 6 nëntor, në gadishullin e Guajiras në Kolumbi, një banore e zonës filmoi tym të dendur që ngrihej në horizont pas një shpërthimi të dëgjuar në distancë. Dy ditë më vonë, në të njëjtën zonë u gjet një mjet lundrues i dëmtuar rëndë, brenda të cilit ndodheshin trupa të pajetë dhe gjurmë që lidhen me trafik droge.

Sipas New York Times, ky zbulim përbën provën e parë fizike të fushatës amerikane kundër narkotrafikut, e cila gjatë më shumë se tre muajve ka çuar në shkatërrimin e rreth 30 mjeteve lundruese në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor, si dhe në vdekjen e mbi 100 personave.

Presidenti Trump ka akuzuar presidentin venezuelian Nicolás Maduro se qëndron pas rrjeteve të trafikut të drogës. Nga ana e tij, Maduro ka deklaruar në Telegram se forcat venezueliane kanë shkatërruar nëntë avionë të trafikut të drogës në shtetin Amazonas, pranë kufirit me Brazilin, si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Uashingtonit. Edhe pse për këtë operacion nuk ka pamje të pavarura, për të paktën një sulm amerikan tashmë ekziston dokumentim vizual.

Pamjet e regjistruara në Guajira përkojnë me deklaratën e bërë po atë ditë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili në rrjetin X njoftoi për një operacion kundër trafikantëve të drogës në ujëra ndërkombëtare, duke thënë se tre persona kishin humbur jetën. Sipas Times, sulmi ka ndodhur në Gjirin e Venezuelës, një zonë ku Kolumbia dhe Venezuela kanë prej kohësh mosmarrëveshje për kufirin detar. Mjeti lundrues mund të ketë qenë kolumbian dhe jo domosdoshmërisht i lidhur me Tren de Aragua.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shkroi në X se SHBA-të kishin bombarduar një strukturë në Marakaibo, e cila dyshohet se përdorej për përpunimin e lëndëve narkotike. Ai sugjeroi se objekti mund të ketë qenë i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN), një grup gueril kolumbian që ka ndikim në rajonin e Katatumbo-s, pranë kufirit me Venezuelën./kb

Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri –

By: 27
31 December 2025 at 12:58

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e familjes si themeli i shoqërisë dhe nënvizoi se investimi te fëmijët dhe të rinjtë është një zgjedhje e mençur për ndërtimin e Shqipërisë evropiane. Ai vlerësoi punën e ndershme, përkushtimin dhe sakrificat e qytetarëve shqiptarë, si bazë e çdo arritjeje të vendit.

Presidenti Begaj u ndal edhe te sfidat e vitit që u mbyll, duke theksuar se Shqipëria ka bërë përparime në forcimin e rolit ndërkombëtar, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, shprehet Begaj.

Mesazhi i urimit,

ME RASTIN E VITIT TË RI 2026

Të dashur qytetarë,

Të dashur bashkëkombës,

Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri!

Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë.

Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë.

Shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe. Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka

punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm.

Të dashur shqiptarë,

Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Motra dhe vëllezër,

Viti që po mbyllet ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara. Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.

Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!

Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për  shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.

Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre!

Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë.

Çdo familje shqiptare, nga fëmijët, te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi!

Mbi të gjitha, uroj për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim, sepse Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht!

Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të  ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Gëzuar!

Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare –

By: 27
31 December 2025 at 12:48

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga periudhat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Nga futbolli te sportet individuale, Shqipëria dhe Kosova përjetuan momente që më parë dukeshin të paarritshme, duke u ngjitur për herë të parë në nivele të reja konkurrimi ndërkombëtar.

Moment simbol i vitit ishte goli i Rey Manajt ndaj Serbisë, një goditje që i hapi Shqipërisë derën e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026. Një arritje historike, e shoqëruar me festime masive në Tiranë, Prishtinë dhe qytete të tjera shqiptare. “Goli më i rëndësishëm i jetës sime”, do ta quante vetë sulmuesi kuqezi.

Në fazën “play-off” u kualifikua edhe Kosova, duke konfirmuar rritjen e saj të shpejtë në arenën ndërkombëtare. Fitoret ndaj Suedisë dhe Sllovenisë i dhanë federatës më të re të Europës një tjetër moment krenarie, ndërsa skuadrat Ballkani dhe Drita vazhduan të shkruajnë histori në garat europiane të klubeve.

Sa i përket futbollit vendas, Egnatia u shpall kampione e Superiores, ndërsa Dinamo fituese e Kupës dhe Superkupës, ku arriti dhe play off-in e Conference League. Në këtë kompeticion, dy ekipe të tjera e arritën fazën e ligës, Drita dhe Shkëndija, të cilat do të vazhdojnë të luajnë pas kualifikimit në fazën tjetër.

Femrat dhe sportet individuale, në qendër të vëmendjes

Një vit pozitiv ishte edhe për futbollin e femrave. Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në “play-off” të Europianit dhe fitoi grupin e saj në Nations League, duke u ngjitur në Ligën B. Në nivel klubi, Vllaznia vijoi dominimin, me Megi Doçin që thyen rekorde sezon pas sezoni.

Por suksesi më i madh erdhi nga sportet individuale. Mundja shqiptare u ngjit për herë të parë në podiume të mëdha ndërkombëtare, me Chermen Valiev kampion Europe dhe nënkampion bote, ndërsa Abakarov dhe Dudaev konfirmuan Shqipërinë si një emër serioz në mundjen e lirë.

Në sportet dimërore, Lara Colturi shkroi histori. Skiatorja 19-vjeçare, që garon për Shqipërinë, u ngjit disa herë në podium në Kupën e Botës dhe u rendit mes 10 më të mirave në Botëror, një sukses i paprecedentë për flamurin kuqezi. Medalje historike erdhën edhe nga Lojërat Olimpike Speciale Dimërore “Torino 2025”, ku Shqipëria fitoi tetë medalje, përfshirë dy të arta në ski.

Tradita që vazhdon dhe emra të rinj që ngjiten

Peshëngritja ruajti statusin e saj si sport medaljesh. Krahas emrave të njohur, Enkilejda Carja dhe Ertjan Kofsha u shfaqën si talente të reja, duke fituar medalje të arta dhe argjendi në kampionate europiane dhe botërore për të rinj.

Edhe xhudoja dhe boksi sollën krenari, me Distria Krasniqin, Laura Fazliun, Donjeta Sadikun dhe emra të tjerë që dominuan turne prestigjioze ndërkombëtare. Në atletikë, Luiza Gega dhe brezi i ri konfirmuan se Shqipëria po rrit konkurrencën edhe në pistë.

Organizim, por edhe lamtumirë

Viti 2025 ishte i rëndësishëm edhe për organizimin sportiv, me etapa të Giro d’Italia në Shqipëri dhe zhvillimin e Kampionatit Europian U17 në futboll. Megjithatë, ky vit solli edhe një humbje të madhe: ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, zërit legjendar të sportit shqiptar, i cili për dekada i dha emocion brezave të tërë.

Mes fitoreve, medaljeve dhe emocioneve, 2025 u mbyll si një vit që ngriti sportin shqiptar në një nivel të ri dhe la pas shpresë për një të ardhme edhe më të madhe.

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë –

By: 27
31 December 2025 at 12:16

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor të ujërave të ndotura sipas ligjit “Për trajtimin e ujërave të ndotura”  synon, ndër të tjera, trajtimin e ujërave të ndotura në një fazë të mëparshme, që të mos pengojë përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të ujërave të ndotura, pakësimin sa më shumë të lëvizjes së lirë të ujërave të ndotura dhe trajtimin sa më pranë burimit dhe në impiantin më të afërt, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit prej ujërave të ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse në ligj kjo është e qartë, në praktikë në Tiranë kjo nuk aplikohet kështu.

“Ujërat urbane të kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnë rreth 800 mijë banorë, vazhdojnë të derdhën në lumenj pa asnjë trajtim duke shndërruar Lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit” vlerëson auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“Ndërprerja e kontratës së zbatimit të punimeve për ndërtimin e ITUN Kashar dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Tiranës, u vlerësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) në Londër si e njëanshme dhe e kundërligjshme, duke arsyetuar se është shkelur marrëveshja e financimit dhe kushtet e kontratës, duke caktuar në ngarkim të palës së paditur MIE dhe AKUK një vlerë prej afërsisht 13.5 milionë Euro. Kostot financiare deri në maturimin dhe shlyerjen e plotë të detyrimeve, do të rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, të përllogaritura në nivelin 3% të normës së skontimit të Bankës përkatëse mbi shumën e principalit të detyrimit të pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri në datën 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenë në proces njohje/ nuk është njohur nga Gjykata e Apelit, për të marrë fuqi juridike” thuhet në auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ Monitor/

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –

By: 27
31 December 2025 at 11:50

Një 28-vjeçar është arrestuar në Laç pasi dyshohet se qarkullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, duke kërcënuar qytetarë dhe duke dëmtuar automjete dhe një lokal.

Sipas policisë, i riu lëvizte nëpër zonë me armë zjarri në dorë, ku ka thyer xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali, duke shkaktuar panik te banorët.

“Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari.

Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte i armatosur, kërcënoi disa qytetarë, theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali me qytën e kallashnikovit.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak”, njofton policia.

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

By: 27
31 December 2025 at 11:44

Deri më tani, disa ishuj në Paqësorin Jugor kanë filluar të festojnë Vitin e Ri 2026. Për rreth 30 minuta, edhe Zelanda e Re, Tonga dhe Samoa do t’u bashkohen.

Ishulli i Kiritimati, i njohur si Ishulli i Krishtlindjes, është vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin 2026. Ky vend bën pjesë në Kiribati, një komb i Oqeanit Paqësor, i vendosur në jug të Havait dhe verilindje të Australisë. Kiribati, i përbërë nga disa atole, u bë i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Shumica e atoleve janë shumë të ulëta dhe rrezikohen nga rritja e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale.

Pjesë të tjera të Kiribatit do ta presin Vitin e Ri gjatë orëve në vijim, duke shënuar fillimin e festimeve në rajon.

Fishekzjarrët janë një mënyrë universale për të festuar vitin e ri, nga Porti i Sidneit në Australi deri në Plazhin e Kopakabanës në Rio de Janeiro, Brazil.

Në Danimarkë, një traditë e veçantë është të thyesh pjata në pragun e shtëpive të miqve për fat të mirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Në Nju Jork, SHBA, njerëzit numërojnë mbrapsht deri në rënien e topit në Times Square, ndërsa në Indiana janë të njohur për hedhjen e shalqinjve.

Në Spanjë, traditionale është të hash 12 rrush në mesnatë për të tërhequr fat në vitin e ri, ndërsa në Japoni dhe Korenë e Jugut kambanat bien 108 herë për të shënuar fillimin e vitit.

Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

By: 27
31 December 2025 at 11:02

Një apartament i përshatur për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar në Tiranë, ndërsa janë arrestuar 3 shtetase të huaja dhe janë proceduar 6 të tjerë.

Sipas Policisë, janë arrestuar shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S, ndërsa janë referuar materialet në Prokurori për 6 shtetas, të cilët dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Jiang Lin, gruaja e parë që fiton garën me jahte në Australi

31 December 2025 at 12:54

SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/-  Jiang Lin është bërë gruaja e parë që fiton garën me jahte “Sydney Hobart”, pasi jahti i saj “Min River” u shpall fitues i edicionit të 80-të.

Lin dhe bashkë-kapitenia, Alexis Loison fituan kur zyrtarët e garës penalizuan anijen franceze BNC për shkelje të rregullave të velave, duke i hequr vendin e parë dhe duke ia dhënë  fitoren “Min River” në edicionin e 80-të të garës.

BNC me flamurin e Kaledonisë së Re, e drejtuar nga kapitenët Michel Quintin dhe Yann Rigal, dukej se ishte gati për fitoren e përgjithshme përpara se komiteti i garës të vendoste një penalitet – prej një ore e pesë minutash – pas një proteste të suksesshme.

Triumfi shënoi një moment historik – jahtin e parë fitues të drejtuar nga një kapitene femër.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mendoja se kjo do të bëhej realitet”, tha 60-vjeçarja Lin.

Gara e Jahteve Sydney Hobart është një ngjarje vjetore dhe konsiderohet gjerësisht si një nga garat më të vështira të jahteve në det të hapur, në botë. //a.i/

 

 

 

The post Jiang Lin, gruaja e parë që fiton garën me jahte në Australi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌