Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Lajme Shqiperi

22:59 “Nuk e prisja kurrë nga ajo!” Mateo zemërthyer pas nominimit

By: Monika
18 January 2026 at 22:59

Nominimi i Mateos nga Brikena gjatë Prime-it të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë një valë reagimesh dhe emocionesh brenda shtëpisë. Reagimi më i fortë erdhi vetë nga Mateo, i cili u shfaq dukshëm i prekur dhe i zhgënjyer në dhomën e rrëfimit.

“Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” u shpreh ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten në këtë situatë, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena. Sipas tij, vendimi ishte i papritur dhe emocionalisht i rëndë.

Pas reagimit të Mateos, për herë të parë foli edhe Brikena në dhomën e rrëfimit gjatë pasdites së sotme, ku dha versionin e saj të ngjarjes. Ajo mohoi kategorikisht që nominimi të ketë qenë një akt hakmarrjeje. “Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq,” deklaroi ajo.

Brikena iu referua një situate të mëparshme që lidhej me Mateo dhe Kristin, ku sipas saj, Mateo kishte pohuar se mes tyre kishte ndodhur një puthje diçka që ajo e mohon. Ajo theksoi se nuk mban përgjegjësi për keqkuptimet dhe se për të, e vërteta është parimi kryesor.

“Nuk është çështja te puthja, sepse nuk ka asgjë të keqe të puthësh një person. Por kur diçka nuk ka ndodhur, unë dua që të thuhet e vërteta,” u shpreh Brikena.

Reagimi i saj lë të kuptohet se nominimi ishte më shumë rezultat i dinamikave të lojës dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë, sesa një vendim i nxitur nga mllefi apo hakmarrja. Ndërkohë, tensionet mes banorëve pritet të ndikojnë edhe më tej në rrjedhën e lojës dhe marrëdhëniet mes tyre./mxh

22:45 Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

By: Monika
18 January 2026 at 22:45

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve.

Institucionet publike kanë artikuluar vetëm masën e rritjes për kategoritë përkatëse, por vendimi i zbardhur i qeverisë parashikon kufizim dhe përjashtime.

“E-Zonë” ka mësuar se si pasojë e këtyre kufizimeve dhe tavanëve të vendosur, rreth 75 mijë pensionistë nuk përfitojë asnjë lekë nga kompensimi.

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, gjatë një interviste për “Vizion Plus” sqaroi se edhe ata që përfitojnë, nëse janë pranë tavanëve të përcaktuar, do të marrin një shumë minimaliste.

“Për pensionin e pleqërisë të plotë urban, tavani ka qenë 40 mijë lekë. Kjo do të thotë se nëse masa e pensionit kalon këtë kufi, pensionisti nuk përfiton. Por edhe nëse masa e pensionit të plotë urban është 39 mije lekë, masa e kompensimit është vetëm 1000 lekë, pra nuk përfitohet i plotë 1800 lekë sikundër parashikon vendimi. E njëjta metodologji është zbatuar edhe për pensionet urbane të pjesshme, ku tavani ishte 22 mijë lekë i përcaktuar, për pensionet rurale dhe familjare tavani ka qenë 18 mijë lekë, ndërsa për personat e invaliditetit tavani ka qenë 30 mijë lekë. Kush e ka pensionin në këto kufij masa e rritjes do të jetë minimale dhe s’duhet t’i kalojë këto tavane”, tha Nunaj.

Sipas ekspertes kjo skemë krijon një pabarazi, pasi krijon dy grupe, ata që përfitojnë dhe ata që përjashtohen.

“Me këtë skemë që po aplikohet, unë nuk do ta quaja rritje të pensionit, madje as një bonus të ndarë në 12 muaj. Kjo skemë quhet kompensim. Pra nuk rrit masën e pensionit, por rrit shtesat. Kjo do të thotë që këto shtesa nuk do të jenë pjesë e përllogaritjes së indeksimit”, tha Nunaj.

Nëse reforma e pensionit të vijojë me të njëjtën metodologji edhe në vitet pasuese, sërish mijëra prej pensionistëve do të mbeten të përjashtuar./mxh

22:38 Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Khameneit do të ishte shpallje lufte

By: Monika
18 January 2026 at 22:38

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi të dielën se çdo sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, do të ishte një deklaratë lufte.

Në një përgjigje të dukshme ndaj spekulimeve se Donald Trump po shqyrton një përpjekje për të vrarë ose rrëzuar Khamenein, Pezeshkian tha në një postim në X: “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të vendit tonë është i barabartë me një luftë në shkallë të plotë me kombin iranian”.

Presidenti iranian fajësoi gjithashtu SHBA-në për protestat që kanë tronditur Iranin gjatë dy javëve të fundit dhe kanë çuar në mijëra vdekje midis demonstruesve, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

“Nëse ka vështirësi dhe kufizime në jetën e popullit të dashur të Iranit, një nga shkaqet kryesore është armiqësia e gjatë dhe sanksionet çnjerëzore të vendosura nga qeveria amerikane dhe aleatët e saj”, ka thënë Pezeshkian.

Trump, në një intervistë me Politico të shtunën, bëri thirrje për t’i dhënë fund mbretërimit gati 40-vjeçar të Khameneit, duke e quajtur atë “një njeri të sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz”.

Vala e fundit e trazirave në Iran filloi më 28 dhjetor kur zemërimi i përhapur për inflacionin në rritje, rënien e monedhës dhe vështirësitë ekonomike u përhapën nga Teherani në qytete në të gjithë vendin, duke i transformuar me shpejtësi demonstratat për kostot e jetesës në protesta të gjera antiqeveritare që kërkonin ndryshimin e regjimit.

Ndërsa lëvizja u rrit, autoritetet iraniane iu përgjigjën më 8 janar me një mbyllje pothuajse totale të shërbimeve të internetit dhe telefonisë, duke prerë shumicën e lidhjeve globale në një përpjekje për të shtypur komunikimin, për të errësuar shkallën e trazirave dhe për të mbytur raportimin e pavarur, duke lënë shumë iranianë të izoluar nga bota e jashtme.

Të martën e kaluar, Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë të protestojnë dhe të “marrin kontrollin e institucioneve tuaja”, duke u thënë atyre se “ndihma është në rrugë”, ndërsa raportet rriteshin se një sulm ndaj Iranit ishte i afërt.

Të mërkurën, SHBA-të ishin afër nisjes së sulmeve ushtarake ndaj Iranit, por në fund u tërhoqën ndërsa Trump zgjodhi të ndalonte mes presionit në rritje rajonal dhe diplomatik.

Faqja e internetit amerikane e lajmeve Axios raportoi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kishte paralajmëruar Trump se Izraeli nuk ishte i përgatitur për hakmarrjen iraniane dhe vuri në dyshim efektivitetin e një sulmi të SHBA-së.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, gjithashtu kishte kërkuar përmbajtje, sipas Axios, duke përmendur rreziqet për stabilitetin rajonal./mxh

22:29 BE diskuton kundërmasa ndaj Trump për Groenlandën, Bloomberg: Në shqyrtim vendosja e tarifave ndaj mallrave amerikane dhe pezullimi i marrëveshjes tregtare

By: Monika
18 January 2026 at 22:29

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë disa opsione për t’iu përgjigjur kërcënimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave, përfshirë edhe mundësinë e pezullimit të marrëveshjes tregtare me SHBA, raporton Bloomberg.

Reagimi i BE-së ishte në fokus të një takimi të thirrur të dielën në Bruksel nga presidenca e Qipros, ku ambasadorët e vendeve anëtare përpiqeshin të formulojnë një qëndrim të përbashkët ndaj kërcënimit të Trump.

Më vonë të dielën, u bë e ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një Samit të Jashtëzakonshëm, me sfond zhvillimet rreth Groenlandës dhe kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj tetë vendeve, nga të cilat gjashtë janë anëtare të BE-së.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është vendosja e tarifave kundërvëniese ndaj produkteve amerikane në vlerë 93 miliardë euro.

Po ashtu është diskutuar edhe përdorimi i Mjetit të fuqishëm kundër praktikave të detyruara (Anti-Coercion Instrument), një mekanizëm që fillimisht u krijua për të kundërshtuar taktikat intimiduese të Kinës dhe që lejon BE-në të vendosë tarifa dhe kufizime investimesh ndaj vendeve që shkelin rregullat.

Ky instrument ofron një gamë të gjerë mundësish, përfshirë tarifat, kufizime në tregtinë e shërbimeve, kufizime në të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me tregtinë, si dhe kufizime në investimet e huaja direkte dhe kontratat publike.

Madje, Emmanuel Macron propozoi të dielën që BE-ja të konsiderojë përdorimin e këtij mjeti, megjithëse Franca nuk e ka përdorur më parë.

Vitin e kaluar, BE-ja kishte miratuar tarifa kundër SHBA-së në vlerë 93 miliardë euro, por pezulloi zbatimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin.

Eurodeputetët propozuan gjatë fundjavës që të pezullojnë miratimin e marrëveshjes tregtare, duke iu referuar veprimeve të fundit të Trump.

Më herët dje, Presidenti amerikan kërcënoi të vendosë tarifa 10% ndaj tetë vendeve evropiane (Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Holandë, Suedi dhe Finlandë) nga 1 shkurti, si përgjigje për veprimet e tyre lidhur me Groenlandën. Në rast se nuk realizohej plotësisht blerja ose marrëveshja e Trump, tarifat do të rriteshin në 25% nga 1 qershori./mxh

22:18 Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë, BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Pas 25 vitesh bisedime të gjata dhe shpeshherë të bllokuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e Mercosur-it kanë firmosur në Asunción të Paraguait marrëveshjen historike të tregtisë së lirë. Ky hap krijon zonën më të madhe të këmbimit tregtar në botë, duke bërë bashkë 750 milionë konsumatorë dhe duke hequr mbi 90% të tarifave doganore.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë firmë si një sinjal të fortë për botën dhe si një trashëgimi për gjeneratat e ardhshme, ndërsa udhëheqësit e tjerë evropianë theksuan se, në një kohë kur disa vende ngrenë mure dhe vendosin tarifa, Europa po ndërton ura bashkëpunimi.

Edhe liderët e Amerikës Latine e mirëpritën marrëveshjen me entuziazëm, duke e parë atë si një fitore të diplomacisë ndaj izolimit. Presidenti brazilian Lula da Silva e quajti këtë një përgjigje ndaj politikave izoluese, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei, gjeti rastin të vlerësonte publikisht rolin e kryeministres italiane Giorgia Meloni në arritjen e dakordësisë brenda Këshillit Europian.

Sipas parashikimeve të Brukselit, përfitimet do të jenë të menjëhershme, me një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare, veçanërisht në sektorin ushqimor, ku do të mbrohen qindra produkte tipike evropiane nga imitimet.

Megjithatë, rruga drejt zbatimit të plotë mbetet e përpjetë dhe e mbushur me pengesa politike. Fermerët europianë janë rreshtuar kundër kësaj marrëveshjeje, duke paralajmëruar protesta masive me mijëra traktorë në Strasburg, pasi i tremben konkurrencës nga produktet e Amerikës Jugore.

Paralelisht me tensionet në rrugë, beteja do të zhvendoset edhe në Parlamentin Europian. Javën e ardhshme pritet të votohet një kërkesë për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjë që mund ta shtyjë hyrjen e saj në fuqi edhe me dy vite të tjera, duke mbajtur pezull një proces që ka nisur që në fund të shekullit të kaluar./mxh

22:18 Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore

By: Monika
18 January 2026 at 22:18

Kriza klimatike ka nxjerrë në pah Grenlandën si një pikë kyçe gjeopolitike, pasi rritja e shpejtë e temperaturave në Arktik po hap perspektiva të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe krijimin e rrugëve të reja tregtare.

Shkrirja graduale e akullnajave intensifikon konkurrencën midis fuqive të mëdha botërore për kontrollin e rajonit, me administratën Trump që vendos Grenlandën në qendër të strategjive të SHBA-së.

Shkrirja e akullit në Arktik, një fenomen që po ndodh katër herë më shpejt se në pjesën tjetër të Tokës, sjell në pah një sërë mundësish gjeopolitike dhe ekonomike. Sipas një analize të Washington Post, roli strategjik i Grenlandës, i kombinuar me burimet e papërfunduara natyrore si diamante, litium dhe bakër, e bëjnë rajonin jashtëzakonisht tërheqës për fuqitë e mëdha, të cilat synojnë të kontrollojnë rrugët tregtare në zhvillim dhe burimet natyrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur herë pas here dëshirën për të marrë nën pronësi Grenlandën, dhe kohët e fundit kjo ambicie është shfaqur më e fortë se kurrë, duke u bazuar në pozicionin strategjik dhe burimet natyrore të pasura të ishullit.

Megjithëse Trump e mohon lidhjen e kësaj dëshire me ndryshimet klimatike, realiteti mbetet, rritja e temperaturave në rajon e bën Grenlandën kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas Sherry Goodman, eksperte në Atlantic Council, “Pozicioni strategjik dhe qasja në burime të pashfrytëzuara e bëjnë Grenlandën edhe më tërheqëse për interesat amerikane”.

Rritja e trafikut detar dhe zhvillimi i rrugëve të reja tregtare sjellin sfida shtesë gjeopolitike. Rrugët tradicionale, si Deti i Veriut dhe Kanalet Perëndimore Detare, po bëhen më të qasshme, duke lejuar anijet tregtare të udhëtojnë më shpejt nga Evropa Veriore drejt Amerikës së Veriut, duke reduktuar ndjeshëm kohën e transportit.

Kina, për shembull, tashmë ka përfituar nga këto rrugë të reja detare, duke shkurtuar kohën e transportit të mallrave.

Rëndësia strategjike e Grenlandës lidhet gjithashtu me burimet e saj natyrore. Rajoni është i pasur me minerale si litiumi dhe bakri, të domosdoshme për teknologjinë moderne, nga telefonat celularë deri tek bateritë e automjeteve elektrike.

Rëndësia e ishullit po rritet ndërsa SHBA-ja synon të forcojë praninë strategjike në Arktik, dhe shkrirja e akullnajave e bën rajonin më të qasshëm për aktivitetet nxjerrëse dhe tregtare.

Ekspertët vënë në dukje se Arktiku po shndërrohet në një zonë të re të konflikteve gjeopolitike, ku ndryshimet klimatike ndikojnë në konkurrencën strategjike.

Siç thekson Joseph Maiert, drejtor i Qendrës për Sigurinë Energjitike dhe Ndryshimet Klimatike në CSIS, “Shkrirja e akullit në Arktik krijon një arenë krejt të re për konkurrencë ekonomike dhe strategjike”.

Edhe pse zhvillimet në Arktik mund të duken të ngadalta, dinamika e rajonit po ndryshon me ritme të shpejta./mxh

22:08 Vinicius, e ardhmja te Reali është në dyshim

By: Monika
18 January 2026 at 22:08

Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit ka rritur shpresat e klubit për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior.

Drejtuesit, me Florentino Perez në krye, e konsiderojnë brazilianin një element kyç për të ardhmen. Marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe ish-trajnerit ka ndikuar në bisedimet e mëparshme.

Sipas “MARCA”, situata mbetet ende e paqartë, pavarësisht një klime më të favorshme. Vinicius gëzon mbështetjen e klubit dhe të trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa.

Pengesa kryesore mbetet diferenca mes kërkesave të lojtarit për pagë dhe ofertës së klubit. Tensionet me tifozët dhe forma jo e mirë e fundit e mbajnë të ardhmen e tij në pikëpyetje./mxh

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

By: e xh
18 January 2026 at 22:32

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant.

Ai gjithashtu në deklaratën e tij nënvizon se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj.

Në një intervistë në NBC News, Bessant duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si “levë” për të arritur qëllimet e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces –

By: 27
18 January 2026 at 22:49

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte një fraksion loje me shumë pak emocione. Milani e kishte kontrollin e lojës por rrezikoi vetëm me Saelemaekers dhe Pulisic, ndërkohë që theksojmë se në minutën e 9 Leaos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje

Edhe në pjesën e dytë Milani ishte dominues në fushën e lojës teksa krijoi disa shanse shënimi dhe në minutën e 76 kuqezinjtë arritën më në fund të zhbllokojnë rezultatin pikërisht me Fullkrug, vetëm 4 minuta pas hyrjes në fushën e lojës me gjermanin që i harruar nga mbrojtja e Lecces në zonë dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

Pas këtij goli Milani pati mundësi të tjera shënimi por pa e gjetur dot edhe një gol tjetër edhe për meritë të Falcones dhe ndeshja u mbyll 1-0 me Milanin që vazhdon të ruajë diferencën prej 3 pikësh me rivalët zikaltër që janë në krye të renditjes.

gijotina.com/

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti –

By: 27
18 January 2026 at 22:37

Një vendim i diskutueshëm për penallti bëri që finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës të shndërrohej në kaos.

Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, u urdhëroi lojtarëve të tij të largoheshin nga fusha pasi kundërshtarit Marok iu dha një penallti në fund të kohës shtesë. Mbrojtësi i West Ham United, El Hadji Malick Diouf, ishte penalizuar për rrëzimin e Brahim Diaz brenda zonës së penalltisë. Incidenti ndodhi pak pasi Senegalit ju anulua një gol në kohën shtesë.

Goditja me kokë e Ismaila Sarr u anulua për shkak të një faulli të dyshuar nga Idrissa Gueye ndaj Achraf Hakimi në një goditje nga këndi. Asnjëra palë nuk kishte arritur të gjente një gol përpara se tabela e gjyqtarit të katërt të ngjitej lart pas 90 minutash lojë.

gijotina.com/

E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias –

By: 27
18 January 2026 at 22:11

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk ishin pak, ndoshta meritonim më shumë. Golat e Egnatias erdhën nga penallti shumë të diskutueshme, unë nuk komentoj vendosjet e arbitrave, por sot ishte pak e çuditshme.

Pas golit të parë për Egnatian, neve ndërruam dhe formacionin. Ishim 3-5-2. Egnatia futi 3 lojtarë të gjatë dhe ishim pastaj ekuilibër në ajër, ishim në rregull. E dini si erdhën golat nga Egnatia, çfarë mund të them unë.

Unë fola me Ibraimin, Diallo ishte afër portës, unë kërkova më shumë. Kjo ishte pak, nuk ishte shumë mirë. Jam shumë i kënaqur për lojën, krenar për çunat. Lufta do vazhdojë. Edhe 1 pikë nuk është keq, kampionati është i gjatë dhe çdo pikë ka vlerë.

Ndoshta mund të rrinim pak më sipër, por prapë Egnatia nuk rrezikoi me lojë, por me topin e gjatë. Ne ishim përgatitur mirë. Goli erdhi si erdhi, nga një fat, për mua nuk ishte penallti as e para dhe as e dyta. Ne do vazhdojmë. Ne shënuam dy gola nga tranzicioni. Mund të bëjmë pak më mirë në pjesën e parë.

Ishim kundër Egnatias, nuk mund të fitojmë çdo ndeshje. Kampionati është maratonë, jo garë për 100 metër. Çdo pikë ka vlerë. Ne do luftojmë deri në fund, faza e tretë shumë e vështirë. Ne nga nesër do mendojmë për javën tjetër”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

Probleme ne stadium

Tifozët e Elbasanit, diku rreth 1000 në numër, kishin kërkuar që të ishin të gjithë prezent në stadium, por diku te 400 prej tyre kishin mbetur jashtë për shkak se biletaria kishte përfunduar shitjet dhe ishte mbyllur me aq duke mos lejuar më pas hyrjen e tifozëve të tjerë.

Pastaj këto tensione në shkallët e stadiumit u kaluan më pas edhe në fushën e lojës, ku të paktën dy penalltitë që mori Egnatia ishin shumë të kontestueshme.

gijotina.com/

Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro

By: armand
18 January 2026 at 23:08

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana duke mashtruar shtetas nga vende të ndryshme, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash. Grupi kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, ashtu siç edhe është bërë publik, ushtronte aktivitetin ne një nga kullat […]

The post Mashtrimi me Call Center-t në Tiranë, “‘Le Iene’ zbulon skemën: Kërkonin investime deri në 200 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026

By: armand
18 January 2026 at 23:00

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se […]

The post Horoskopi ditor, e Hënë 19 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova

By: armand
18 January 2026 at 22:39

Ernest Muçi u shndërrua sërish në heron e Trabzonsporit, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës në transfertën ndaj Kocaelisporit. Sulmuesi shqiptar realizoi golin vendimtar në minutën e parë shtesë, me një goditje të fortë dhe të saktë, që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar, duke vulosur suksesin 2–1. Pas përfundimit të ndeshjes, Muçi […]

The post Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Terbaçit në Himarë denoncojnë degradimin e rrugës së re: Turp dhe vjedhje e fondeve publike!

By: armand
18 January 2026 at 22:28

Një situatë tejet shqetësuese po denoncohet nga banorët e fshatit Terbaç, të cilët ngrenë alarmin për gjendjen e rrugës që lidh komunitetin e tyre me aksin kryesor Vlorë–Kuç. Rruga, e ndërtuar së fundmi nga shteti dhe e përfunduar nga Bashkia e Himarës, ka nisur të degradojë në mënyrë alarmante vetëm pak muaj pas përfundimit të […]

The post Banorët e Terbaçit në Himarë denoncojnë degradimin e rrugës së re: Turp dhe vjedhje e fondeve publike! appeared first on BoldNews.al.

Europa e shqetësuar për kursin e SHBA-së: JD Vance na urren, Rubio figurë solide!

By: armand
18 January 2026 at 22:19

Europa po përballet me një rritje të ndjeshme shqetësimi për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, teksa dallimet mes figurave kyçe të administratës amerikane po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Sipas një raportimi të Politico-s, diplomatët evropianë e shohin Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si një figurë “solide” dhe relativisht të besueshme, ndërsa zëvendës […]

The post Europa e shqetësuar për kursin e SHBA-së: JD Vance na urren, Rubio figurë solide! appeared first on BoldNews.al.

Spanjë/ Dy trena me rreth 300 pasagjerë dalin nga shinat, raportohet për disa viktima

By: armand
18 January 2026 at 22:07

Dy trena me shpejtësi të lartë dëmtuan shinat të dielën pasdite në Kordobë, Spanjë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Shërbimet e emergjencës janë dërguar menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar. Një nga trenat ishte në udhëtimin nga Malaga drejt stacionit kryesor Atocha në […]

The post Spanjë/ Dy trena me rreth 300 pasagjerë dalin nga shinat, raportohet për disa viktima appeared first on BoldNews.al.

Nëse ke lindur në muajin janar, je me fat!

By: gaze tare
18 January 2026 at 23:14

Studimet tregojnë se personat e lindur në janar shpesh kanë një përparësi natyrore krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Në veçanti, në sport, ata mund të kenë një avantazh zhvillimi, sepse lindin më herët gjatë vitit dhe përfitojnë pothuajse një vit më shumë rritje dhe përgatitje sesa ata që lindin më vonë. Ky faktor mund të ndikojë në performancën e tyre fizike dhe mund t’i ndihmojë të arrijnë nivele më të larta që në moshë të re.

Por avantazhet e bebit të janarit nuk ndalen vetëm te sporti. Një tjetër studim zbuloi se një pjesë e madhe e të famshmëve janë të shenjës Ujor, që përfshin lindjet nga 20 janari deri më 18 shkurt. Shumë prej tyre kanë arritur të jenë të njohur në art, sport e fusha të tjera, duke sugjeruar se muaji i lindjes mund të ketë ndikim edhe në karakter ose mundësi jetësore.

Përveç kësaj, gurët e lindjes për janarin, Garnet, lidhen me shëndet të mirë, paqe dhe prosperitet. Historikisht, ky gur është konsideruar një simbol i fatit dhe begatisë, dhe shumë besojnë se mund të sjellë lumturi dhe stabilitet në jetë.

Pra, nëse ke lindur në janar, duket se ke një “fat natyror” që mund të të ndihmojë në rrugën drejt suksesit, qofshin sporti, karriera apo zhvillimi personal. Një muaj me fat dhe me avantazhe të veçanta për të nisur vitin!

The post Nëse ke lindur në muajin janar, je me fat! appeared first on iconstyle.al.

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

By: gaze tare
18 January 2026 at 22:24

Bia Khalifa ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4, duke u larguar nga shtëpia të premten, por dalja e saj ka sjellë menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Vetëm pak orë pas largimit, ajo zhvilloi një transmetim live, ku vendosi të flasë hapur për një çështje që prej kohësh ishte përfolur në publik.

Gjatë këtij komunikimi me ndjekësit, Bia konfirmoi se brenda shtëpisë ishte gjetur një telefon që i përkiste Albe Pollozhanit, një lajm që më herët kishte qarkulluar vetëm si thashethem në rrjete sociale dhe platforma si TikTok. Sipas saj, edhe pse telefoni u zbulua, situata nuk u trajtua më tej si temë diskutimi brenda formatit dhe nuk pati sqarime publike për banorët apo audiencën.

Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si menaxhohen shkeljet e rregullave në një format ku izolimi dhe mungesa e kontaktit me botën e jashtme janë elementë kyç. Deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar apo koment lidhur me pretendimet e bëra nga Bia Khalifa.

Mungesa e një qëndrimi publik ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe ka nxitur debat mes ndjekësve të emisionit, të cilët kërkojnë transparencë. Ndërkohë, Bia la të kuptohet se ka edhe ngjarje të tjera brenda shtëpisë që nuk janë bërë publike dhe që vazhdojnë të qarkullojnë si zëra në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse produksioni do të reagojë dhe do të ofrojë sqarime, apo nëse kjo çështje do të mbetet thjesht një tjetër polemikë e pazbardhur e këtij sezoni.

The post Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4 appeared first on iconstyle.al.

Pamje ekskluzive nga grabitja në Luvër: hetimet vijojnë, sendet e vjedhura pa gjurmë

By: gaze tare
18 January 2026 at 22:04

Një dokumentar i ri që pritet të transmetohet së shpejti ka rikthyer në vëmendje grabitjen e bujshme të ndodhur në Muzeun e Luvrit më 19 tetor 2025, një nga ngjarjet më të rralla kriminale në historinë e institucionit. Pamjet filmike, të cilat do të shfaqen në emisionin televiziv francez Sept à Huit, ofrojnë detaje të reja mbi mënyrën se si autorët vepruan brenda muzeut.

Sipas mediave franceze, në video shihet një nga grabitësit duke tentuar të thyejë vitrinën e ekspozimit fillimisht me një mjet të fortë dhe më pas me grushte, në përpjekje për të marrë bizhuteritë e çmuara. I veshur me një jelek me ngjyra të verdha dhe të zeza, ai bashkohet më pas me bashkëpunëtorin e tij për të çmontuar një vitrinë tjetër dhe për të marrë objekte të tjera me vlerë të lartë.

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga grabitja, dhe katër persona të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, sendet e vjedhura ende nuk janë gjetur. Autoritetet franceze nuk kanë asnjë informacion të saktë mbi vendndodhjen e tyre, duke mos përjashtuar asnjë pistë: nga fshehja brenda territorit francez, deri te mundësia që ato të jenë hedhur në lumin Senë apo transferuar jashtë vendit.

Prokurorja e përgjithshme e Parisit, Laure Bekou, ka deklaruar se rikuperimi i bizhuterive mbetet prioritet absolut. Ajo theksoi se hetimet janë ende në zhvillim dhe se nuk ka prova që grabitja të jetë porositur, megjithëse kjo hipotezë po shqyrtohet. “Hetimi do të vazhdojë pa afate të përcaktuara, derisa e vërteta të zbardhet plotësisht,” u shpreh ajo.

View this post on Instagram

The post Pamje ekskluzive nga grabitja në Luvër: hetimet vijojnë, sendet e vjedhura pa gjurmë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌