❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndryshime në Kodin Penal në Shqipëri: Dënime deri në 30 vjet burg për zjarrvënësit

9 September 2025 at 23:53


Në Kodin Penal të Shqipërisë janë propozuar ndryshime të rëndësishme në nenin 206/a, që ka të bëjë me shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

Me amendamentet e reja parashihen dënime më të ashpra për zjarrvënësit, sidomos në rastet kur zjarri shkakton pasoja të mëdha materiale, mjedisore apo rrezikon jetën e njerëzve.

Aktualisht, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 5 deri në 20 vjet burgim, në varësi të shkallës së dëmit.

Por sipas ndryshimeve të reja, dënimi maksimal mund të arrijë deri në 30 vjet burg, në rastet kur zjarri i shkaktuar cenon rëndë trashëgiminë kulturore, zonat e mbrojtura, ose kur rrezikon jetën e njerëzve dhe pronën publike apo private.

NĂ« veçanti, ndryshimi i nenit 206/a pĂ«rcakton se zjarrvĂ«nĂ«sit qĂ« shkaktojnĂ« dĂ«me nĂ« terrene tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u shuar ose pranĂ« vendbanimeve do tĂ« dĂ«nohen me burgim nga 5 deri nĂ« 8 vjet.

Nëse vepra kryhet në zonat e mbrojtura ose prek trashëgiminë kulturore, dënimi shkon nga 5 deri në 10 vjet.

Rastet më të rënda, ku zjarri sjell pasoja të rënda për jetën e njerëzve apo shkakton dëme të mëdha e të qëllimshme, do të ndëshkohen me minimum 10 vjet dhe deri në 30 vjet burgim.

Me këto ndryshime, autoritetet synojnë të frenojnë fenomenin e zjarreve të qëllimshme, të cilat shpesh kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në pyje, mjedis dhe pronë publike e private, raporton tch.

Kodi i ri Penal n\u00eb Shqip\u00ebri

Nga 1 deri në 3 paga, qeveria shpërblen efektivët e angazhuar në shuarjen e zjarreve

2 September 2025 at 21:16

Qeveria ka miratuar këtë të martë vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, për angazhimin e tyre gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në verën e vitit 2025.

Shpërblimi do të jepet në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit në terren:

1 pagë mujore për angazhim nga 1 deri në 7 ditë; 2 paga mujore për angazhim nga 8 deri në 15 ditë dhe 3 paga mujore për angazhim 16 ditë e më shumë.

Kategoritë e përfituese përfshijnë:

Punonjës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; punonjës të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; punonjës të Policisë së Shtetit; punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi si dhe punonjës të strukturave zjarrfikëse në bashki.

Shpërblimi do të llogaritet mbi pagën mujore bruto të çdo punonjësi të përfshirë në operacionet kundër zjarreve.

Financimi i këtij vendimi do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit për vitin 2025 dhe nga buxhetet përkatëse të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes janë parashikuar rreth 193 milionë lekë, ndërsa në atë të Ministrisë së Brendshme rreth 69.6 milionë lekë për mbulimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

The post Nga 1 deri në 3 paga, qeveria shpërblen efektivët e angazhuar në shuarjen e zjarreve appeared first on Telegrafi.

Reshjet e shiut ulin rrezikun nga zjarret në Shqipëri, nën monitorim vatra në Parkun Natyror të Kolonjës

23 August 2025 at 23:46

Ndërhyrjet e shpejta në vatrat e evidentuara në 24 orët e fundit nëpër Shqipëri kanë bërë që situata me zjarret të përmirësohet ndjeshëm, ndikuar nga freskimi i motit dhe reshjet në disa qarqe të vendit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi mbrëmjen e së shtunës se vetëm një vatër zjarri mbetet nën monitorim, nga 10 të tilla të njoftuara prej mëngjesit. Vatra në Parkun Natyror Gërmenj të bashkisë Kolonjë u riaktivizua disa herë gjatë ditës, por u arrit të mbahej nën kontroll me mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta.

Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve ka bërë të mundur shuarjen dhe izolimin e 9 vatrave të tjera, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksionet u udhëhoqën nga forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara.

Ndërhyrjet e zjarrfikësve kanë mundësuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve:

Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec;
Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës;
Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe;
Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier;
Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë;
Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë;
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë;
Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence./RTSH

The post Reshjet e shiut ulin rrezikun nga zjarret në Shqipëri, nën monitorim vatra në Parkun Natyror të Kolonjës appeared first on Telegrafi.

​34 vatra zjarri nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« ShqipĂ«ri, i vjen ndihmĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe

17 August 2025 at 13:00

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive dhe dy po mbahen në monitorim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive

NĂ« fshatin TĂ«rnovĂ«, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbĂ«shtetja me ndĂ«rhyrje nga ajri, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll disa vatra. Problematike ngelet njĂ« vatĂ«r nĂ« vendin e quajtur “Maja e ShkĂ«mbit” dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit ValikardhĂ« dhe Peladhi. NĂ« operacion gjatĂ« ditĂ«s u angazhuan 8 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, 8 forca bashkiake dhe 8 forca tĂ« ShĂ«rbimi Pyjor. NĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i ForcĂ«s Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe mĂ« sĂ« shumti brenda perimetrit tĂ« pĂ«rshkuar ditĂ« mĂ« parĂ«, shkruan TCh.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

NĂ« vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njĂ«sia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« zonĂ« u angazhuan 2 automjete zjarrfikĂ«se me 10 efektivĂ« nga MZSH Gramsh, 2 fadroma tĂ« bashkisĂ« me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarĂ«. Ka patur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shuarjen e zjarrit pĂ«r shkak tĂ« shtresave tĂ« humusit. DitĂ«n e sotme raportohet se vatra e zjarrit Ă«shtĂ« drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara

* Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)

* Xeth (Blerim, Fushë Arrëz)

* DurishtĂ« (PetrelĂ«), Ferraj–Zall Herr–Brarë–PriskĂ« e VogĂ«l (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), VilĂ«-Ballaj (RrogozhinĂ«)

* Kalanjas (Skrapar)

Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve. /tch/

The post ​34 vatra zjarri nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« ShqipĂ«ri, i vjen ndihmĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Telegrafi.

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

17 August 2025 at 10:50

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e qarkut të Korçës sipas të cilave, në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë.

Ato janë mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.

“BesojmĂ« qĂ« falĂ« kĂ«saj pĂ«rpjekjeje sot situata tĂ« normalizohet, duke shpresuar qĂ« do tĂ« favorizohemi sot apo nesĂ«r edhe nga reshje shiu, sepse parashikimi i motit Ă«shtĂ« i vranĂ«t”, njofton prefektura./a2cnn/

The post Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca appeared first on Telegrafi.

Zjarri ktheu nĂ« hi pyjet e Gramshit, tĂ« gjitha vatrat janĂ« fikur – banorĂ«t kthehen nĂ« banesat e tyre

15 August 2025 at 08:43

ËshtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« kontroll situata nĂ« Gramsh, tĂ« gjitha vatrat e zjarrit tashmĂ« janĂ« fikur dhe banorĂ«t po kthehen nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre.

Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes, raporton Tch.

Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.

Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.

 

The post Zjarri ktheu nĂ« hi pyjet e Gramshit, tĂ« gjitha vatrat janĂ« fikur – banorĂ«t kthehen nĂ« banesat e tyre appeared first on Telegrafi.

Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre

14 August 2025 at 10:57

Shqipëria po vazhdon të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve.

Policia e Shtetit në një njoftim për media bën të ditur se nga qershori deri më sot janë deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

“Prej qershorit deri mĂ« datĂ« 14 gusht, strukturat e PolicisĂ« kanĂ« identifikuar 137 autorĂ« tĂ« zjarrvĂ«nieve, nga tĂ« cilĂ«t 46 janĂ« arrestuar, ndĂ«rsa 91 janĂ« proceduar penalisht.

NdĂ«rkohĂ«, Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Patrullat e PĂ«rgjithshme dhe Forcat Operacionale, nĂ« drejtimin e drejtuesve tĂ« qarqeve dhe tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« terren, duke ndihmuar nĂ« evakuimin e banorĂ«ve dhe duke mbĂ«shtetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikĂ«sit, pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve”, thuhet nĂ« reagim.

Tutje thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, gjersa theksojnë se blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

“Mos ndizni zjarr pĂ«r djegien e mbetjeve tĂ« prodhimeve bujqĂ«sore apo pĂ«r pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrĂ« masa me instancat pĂ«rgjegjĂ«se.

Shkaktimi i zjarrit, me qĂ«llim apo nga pakujdesia, Ă«shtĂ« vepĂ«r penale dhe Policia e Shtetit po punon, nĂ« bashkĂ«punim me banorĂ«t, pĂ«r identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« shkaktojnĂ« zjarre”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Skënderbegas të Gramshit, shtohen forcat në terren për të vënë nën kontroll situatën

14 August 2025 at 08:53

Skënderbegas i Gramshit po përballet me një situatë të vështirë zjarri, ku çdo minutë është me rëndësi.

PĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« emergjencave lokale dhe Forcave tĂ« Armatosura tĂ« dislokuara nĂ« zonĂ«, janĂ« angazhuar edhe zjarrfikĂ«s nga Korça dhe Pusteci.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në Facebook.

Vengu tha se zjarrfikësit po punojnë për të mbyllur përfundimisht një front të rrezikshëm të zjarrit dhe për të eliminuar çdo mundësi të riaktivizimit të flakëve.

“NĂ« SkĂ«nderbegas tĂ« Gramshit, çdo minutĂ« ka rĂ«ndĂ«si. NĂ« ndihmĂ« tĂ« emergjencave lokale dhe Forcave tĂ« Armatosura nĂ« zonĂ«, janĂ« dislokuar edhe zjarrfikĂ«s nga Korça dhe Pusteci , pĂ«r tĂ« mbyllur pĂ«rfundimisht njĂ« front tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe pĂ«r tĂ« eliminuar çdo mundĂ«si riaktivizimi tĂ« zjarrit”, ka shkruar Vengu. /Telegrafi/

 

The post Zjarri në Skënderbegas të Gramshit, shtohen forcat në terren për të vënë nën kontroll situatën appeared first on Telegrafi.

ShqipĂ«ria nĂ« luftĂ« me flakĂ«t, Rama: Mbi 600 forca nĂ« terren – kemi ndihmĂ« edhe nga Italia

13 August 2025 at 20:30

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, ku përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë pandërprerë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« “sakrifice dhe krenarie” pĂ«r tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore qĂ« janĂ« angazhuar nĂ« operacionet e emergjencĂ«s.

Sipas të dhënave të përditësuara nga qeveria, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra aktive, ndërsa 13 prej tyre janë izoluar dhe shuar.

“NjĂ« ditĂ« sakrifice dhe krenarie pĂ«r tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore, qĂ« vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«rpjekjet nĂ« terren pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Në terren janë angazhuar mbi 600 forca të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.

Rama gjithashtu ka njoftuar se dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe automjete transporti janë në terren përfshirë: 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair, i ofruar nga Italia

Qindra autoambulanca dhe mjete për evakuimin e banorëve.

Ndër zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë janë: Delvina, Poliçani, Gramshi, Dropulli, Finiqi, Berati, Tepelena dhe Bulqiza, ku operacionet ajrore dhe tokësore janë në vijim.

Kryeministri nënvizoi gatishmërinë maksimale të strukturave shtetërore, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe Emiratet, që po mbështesin përballimin e kësaj situate të vështirë. /Telegrafi/

The post ShqipĂ«ria nĂ« luftĂ« me flakĂ«t, Rama: Mbi 600 forca nĂ« terren – kemi ndihmĂ« edhe nga Italia appeared first on Telegrafi.

Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r betejĂ«n kundĂ«r flakĂ«ve

13 August 2025 at 18:33

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit.

Ata dërguan helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret, shkruan A2 CNN.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki ÒȘako e falĂ«nderoi pĂ«r ndihmĂ«n konkrete, qĂ« po jep rezultat nĂ« terren.

The post Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r betejĂ«n kundĂ«r flakĂ«ve appeared first on Telegrafi.

“Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinĂ« pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj zjarreve nĂ« ShqipĂ«ri

13 August 2025 at 18:31

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesë reagimi dhe mbështetje ndaj Shqipërisë, e cila po përballet prej ditësh me zjarre të mëdha në disa rajone.

“Flamuri s’fik zjarrin! ShqipĂ«ria po digjet qe disa ditĂ«, e qeveria jonĂ« veç hesht, njĂ« fjalĂ« e as njĂ« veprim tĂ« vetĂ«m mbĂ«shtetĂ«s”, ka shkruar Tahiri nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai akuzoi ekzekutivin pĂ«r qasje selektive ndaj çështjeve kombĂ«tare, duke shtuar se: “Kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombĂ«tar nĂ« çdo cep. E kur shteti amĂ« ka nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ«, asnjĂ« lĂ«vizje.”

Tahiri bëri thirrje për veprim konkret.

“Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e pĂ«rralla”, ka shkruar ai.

Deri tani, nga institucionet zyrtare të Kosovës nuk ka pasur ndonjë njoftim publik për mbështetje ndaj Shqipërisë lidhur me situatën e emergjencës nga zjarret. /Telegrafi/

The post “Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinĂ« pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj zjarreve nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Telegrafi.

Shqipëria mes flakëve

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolĂ«n nga kontrolli nĂ« Gramsh pasditen e sĂ« martĂ«s dhe po kĂ«shtu ditĂ«n e sotme duke nxitur autoritetet tĂ« largonin banorĂ«t e tetĂ« fshatrave: NartĂ«, SkĂ«nderbegas, Kullolas, BletĂ«z, MenkollarĂ«, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

“NdĂ«rkaq, kur vĂ«nia e zjarrit tĂ« qĂ«llimshĂ«m ka shkaktuar pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r pronĂ«n, shĂ«ndetin ose jetĂ«n e njerĂ«zve apo dĂ«me tĂ« rĂ«nda dhe tĂ« zgjatura nĂ« kohĂ« ndaj mjedisit, dĂ«nohet nga 10 deri nĂ« 20 vjet burg”, thuhet nĂ« Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“JanĂ« rreth 10 mijĂ« forca tĂ« angazhuara nĂ« terren”, u shpreh Ministri i BrendshĂ«m Hoxha tĂ« martĂ«n nga Gramshi, ndĂ«rsa ishte nĂ« ndjekje tĂ« situatĂ«s sĂ« renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe kĂ«tĂ« vit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nĂ« Mekanizmin Evropian, duke marrĂ« ndihmĂ« pĂ«rmes avionĂ«ve “Canadair”, tĂ« posaçëm pĂ«r fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar tĂ« gjithĂ« se kemi kĂ«to ditĂ« mjete nga ajri mĂ« shumĂ« se çdo vit mĂ« parĂ«, [
] i ftoj tĂ« gjithĂ« tĂ« ngrenĂ« njĂ« pyetje: Po fqinjĂ«t tanĂ«, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, qĂ« po pĂ«rcĂ«llohen mĂ« keq se çdo vit tjetĂ«r kanĂ« vallĂ« mungesĂ« avionĂ«sh?”, u shpreh Kryeministri nĂ« Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve appeared first on Citizens.al.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë

13 August 2025 at 14:37

Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.

Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë pic.twitter.com/vgF4LZj8fB

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 13, 2025

The post Pamje me dron nga pasojat e zjarrit shkatërrues në Delvinë appeared first on Telegrafi.

Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve

12 August 2025 at 23:36

Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.

Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve.

Konkretisht në qarkun e Elbasanit:

Kullollas – Gramsh – SituatĂ« e rĂ«nduar, Ă«shtĂ« raportuar njĂ« humbje jete. BanorĂ«t janĂ« evakuuar. PĂ«r shkak tĂ« flakĂ«ve janĂ« bllokuar edhe disa rrugĂ« qĂ« lidhin fshatrat. NĂ« bashkinĂ« Gramsh janĂ« marrĂ« masa pĂ«r strehimin e banorĂ«ve tĂ« evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – SituatĂ« problematike. Mbi 150 forca po punojnĂ« pĂ«r izolimin e zjarrit nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe ferra. ËshtĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rhyrja me 50 forca operacionale FA.

Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës./TCH/

The post Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona

By: admin
12 August 2025 at 23:38

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave e stallave të bagëtive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orët e mbrëmjes së 12 gushtit janë raportuar 34 vatra, prej të cilave 27 mbeten aktive dhe 7 nën monitorim. Situata më e rëndë është në jug të vendit, ku flakët rrezikojnë zona të mbrojtura, infrastrukturë dhe qendra të banuara.

Qarku VlorĂ« – Vatra tĂ« mĂ«dha nĂ« BashkinĂ« DelvinĂ«, Sevaster, Mesaplik, Dropull, Parkun e “RĂ«zom”, zonĂ«n e Orikumit dhe qytetin e VlorĂ«s. NĂ« disa fshatra ka nisur evakuimi i banorĂ«ve. Operacionet po kryhen nga forcat zjarrfikĂ«se vendase dhe ndĂ«rhyrja nga ajri me helikopterĂ« dhe avionĂ« tĂ« huaj.

Bashkia DelvinĂ« – Zjarri i nisur nĂ« Finiq ka kaluar nĂ« territorin e DelvinĂ«s, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave  PecĂ«, KranĂ«, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorĂ«ve nĂ« zonat e rrezikuara. NĂ« terren kanĂ« operuar helikopteri i FA-sĂ«, 2 avionĂ« grekĂ« PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia DelvinĂ« po hap breza mbrojtĂ«s me skrepa, ndĂ«rsa kĂ«rkohet mbĂ«shtetje shtesĂ« nga ajri pĂ«r shkak tĂ« riskut tĂ« lartĂ«.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – NĂ« terren ndodhet mjeti zjarrfikĂ«s i SelenicĂ«s me efektivĂ«t e tij. FlakĂ«t, tĂ« favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnĂ« disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorĂ«ve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrĂ« pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikĂ«se tĂ« VlorĂ«s po ndĂ«rhyjnĂ« me mjete dhe efektivĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po vijon evakuimi i banorĂ«ve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi Ă«shtĂ« shtrirĂ« nga lartĂ«sitĂ« mbi fshatin Goric deri nĂ« fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i LeftokaresĂ«). 20 forca tĂ« bashkisĂ« Dropull po e mbajnĂ« nĂ«n monitorim. Nuk ka rrezik pĂ«r banesat.

Parku i “RĂ«zom” – Maja e “LucĂ«s” – Vatra nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndĂ«rhyrje me mjete, por AdZM do tĂ« kryejĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlora – VatĂ«r aktive nĂ« kodrĂ«n pas bashkisĂ«. NĂ« terren ndodhet 1 mjet zjarrfikĂ«s me 3 efektivĂ«.

Rrethrrotullimi i Orikumit – VatĂ«r aktive, ku po ndĂ«rhyhet me 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 3 efektivĂ«.

Qarku Berat – SituatĂ« kritike nĂ« Poliçan, ku zjarret kanĂ« pĂ«rfshirĂ« fshatra dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. NĂ« disa zona Ă«shtĂ« kryer evakuimi i banorĂ«ve.

Fshati RehovĂ« – Poliçan – Riaktivizim me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha, qĂ« po prek fshatrat RehovĂ«, VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. KĂ«rkohet ndĂ«rhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranĂ« ujĂ«sjellĂ«sit dhe qytetit. Po punojnĂ« 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikĂ«se tĂ« zonĂ«s.

Fshati Velçan – SinjĂ« – VatĂ«r nĂ«n monitorim.

Fshati Orizaj – QendĂ«r Skrapar – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre, po monitorohet.

Qarku DibĂ«r– Vatra tĂ« mĂ«dha nĂ« TernovĂ« dhe Biz, si dhe nĂ« fshatra tĂ« BulqizĂ«s, Klosit e LuznisĂ«.

TernovĂ«, Zerqan – BulqizĂ« – Zjarri ka marrĂ« pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha. Po punojnĂ« forcat e MZSH-sĂ«, pyjores, bashkisĂ« dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – VatĂ«r nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur, larg zonave tĂ« banuara. Monitorim nga AdZM dhe njĂ«sia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritĂ«n ta vendosin nĂ«n kontroll.

XibĂ«r Murriz – Klos – VatĂ«r nĂ«n monitorim, pa rrezik.

Qarku Tiranë – Zjarre pranĂ« banesave nĂ« Spanesh, Ferraj, Zall-Herr, Vaqarr dhe PezĂ« HelmĂ«s, ku janĂ« kryer evakuime.

Spanesh – RrogozhinĂ« – Zjarri pranĂ« banesave, Ă«shtĂ« kryer evakuim i banorĂ«ve.

Ferraj dhe Zall-Herr – TiranĂ« – Forcat zjarrfikĂ«se dhe APR po punojnĂ« pĂ«r izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po pĂ«rparon drejt PezĂ« HelmĂ«s. Po ndĂ«rhyhet me 20 forca zjarrfikĂ«se dhe mjete.

Mali i BĂ«rzhitĂ«s – IbĂ« – Vatra aktive, pa rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

Qarku GjirokastĂ«r – NĂ« HormovĂ«, Koshtan dhe Turan, flakĂ«t kanĂ« dĂ«mtuar banesa dhe stalla bagĂ«tish, duke detyruar zhvendosjen e banorĂ«ve.

HormovĂ« – TepelenĂ« – Zjarri rrezikon banesat, Ă«shtĂ« kryer evakuimi i banorĂ«ve. NdĂ«rsa tĂ« gjitha strukturat janĂ« nĂ« terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka pĂ«rhapje tĂ« madhe. BanorĂ«t janĂ« evakuuar, por 3 banesa janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri. Forcat zjarrfikĂ«se me mjetin zjarrfikĂ«s si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janĂ« pozicionuar nĂ« sheshin e TeqesĂ« dhe po punojnĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur banesat e tjera.

Turan – TepelenĂ« – JanĂ« djegur dy stalla bagĂ«tish. Po punojnĂ« forcat tokĂ«sore dhe ajrore.

Qarku Elbasan– SituatĂ« e rĂ«nduar nĂ« Gramsh, me rrugĂ« tĂ« bllokuara dhe banorĂ« tĂ« evakuuar.

Kullollas – Gramsh – SituatĂ« e rĂ«nduar, banorĂ«t janĂ« evakuuar. PĂ«r shkak tĂ« flakĂ«ve janĂ« bllokuar edhe disa rrugĂ« qĂ« lidhin fshatrat. NĂ« bashkinĂ« Gramsh janĂ« marrĂ« masa pĂ«r strehimin e banorĂ«ve tĂ« evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – SituatĂ« problematike. Mbi 150 forca po punojnĂ« pĂ«r izolimin e zjarrit nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe ferra. ËshtĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rhyrja me 50 forca operacionale FA. NĂ« terren janĂ« edhe forcat zjarrfikĂ«se tĂ« Elbasanit dhe Gramshit afĂ«r fshatit SnosĂ«m e Sojnik, tĂ« shoqĂ«ruara edhe nga punonjĂ«s bashkiak e banorĂ« tĂ« zonĂ«s.

Qarku ShkodĂ«r– NĂ« FushĂ« ArrĂ«z e VelipojĂ« po punohet me mbi 170 forca pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve.

Xath – FushĂ« ArrĂ«z – Po ndĂ«rhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« koordinuar, deri tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur shpĂ«timi i banesave qĂ« ishin nĂ« rrezik nĂ« fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet tĂ« lartĂ« pĂ«r izolimin dhe shuarjen e vatrave nĂ« disa drejtime, megjithĂ« terrenin e vĂ«shtirĂ«.

Baks–Rrjoll – VelipojĂ« – VatĂ«r nĂ« kallamishte, po punohet pĂ«r shuarjen.

Qyteti i PukĂ«s – Vatra nĂ« kontroll.

Ura e ShtrejtĂ« – PostribĂ« – Monitorim i vazhdueshĂ«m.

Qarku Kukës

Gegaj – TropojĂ« – VatĂ«r e izoluar, pa rrezik pĂ«r banesat.

Parku i MonellĂ«s – KukĂ«s – VatĂ«r nĂ«n monitorim.

Qarku Korçë

GĂ«rmenj – Leskovik – Zjarri nĂ« Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Qarku Fier

Gjonc-Selisht – Cakran – VatĂ«r e vendosur nĂ«n kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnje – VatĂ«r e re, po ndĂ«rhyhet me forcat zjarrfikĂ«se tĂ« DivjakĂ«s.

/rtsh.al/

The post 27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona appeared first on Albeu.com.

Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët

11 August 2025 at 23:47

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Dhe kjo nuk është vatra e vetme në kryeqytet.

Në fakt, rreth 10 vatra aktive ka patur të raportuara gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku momentalisht situata më e vështirë duket tek vatrat në faqe të malit në Fortuzaj.

Në Fortuzaj, në malin që ndodhet pas nesh janë vatrat e zjarrit që janë aktive. Kemi disa minivatra të shpërndara në faqen e malit, që janë sipër banesave që dallohen edhe me sy të lirë. Mund të jenë rreth 20 banesa që mund të rrezikohen në afërsi të zonës së Sharrës, jo shumë larg nga Kodra e Selitës, ku është një tjetër vatër që rrezikon banesat.  Ka disa orë që është ndezur kjo vatër zjarri, ku siç duket po digjet bimësi dhe shkurre dhe rrezikon të afrohet tek banesat, raporton Tv Klan.

Disa vatra të tjera janë raportuar edhe në zonën e Petrelës, në Malin e Bërzhitës, në afërsi të zonës së Arbanës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes ka patur ndërhyrje të forcave zjarrfikësve. Në Arbanë po ashtu ka patur edhe ndërhyrjen e një helikopteri Canadair kroat.

NdĂ«rkohĂ« gazetari Bajraktaraj gjatĂ« raportimit shtoi se “NĂ« Zall-Herr Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur dhe shuarja e flakĂ«ve, ku flakĂ«t kanĂ« rrezikuar disa banesa

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situata me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

NĂ« ndihmĂ« tĂ« operacioneve tĂ« shuarjes sĂ« zjarreve janĂ« angazhuar avionĂ« dhe helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

The post Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët appeared first on Telegrafi.

“30 vatra aktive nĂ« 24 orĂ«t e fundit”/ NdĂ«rhyhet nga toka e ajri pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t, priten dhe 2 helikopterĂ« nga Emiratet Arabe

By: M C
11 August 2025 at 20:52

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sĂ«rish lidhur me situatĂ«n e zjarreve nĂ« vendin tonĂ«. GjatĂ« orĂ« tĂ« fundit janĂ« regjistruar 30 vatra zjarri, ku mĂ« problematike paraqitet situata nĂ« zonat e Poliçanit, Finiqit, FushĂ« ArrĂ«zit, te “Syri i KaltĂ«r” nĂ« SarandĂ«, HimarĂ«, por edhe nĂ« KrujĂ«, MirditĂ«, Gramsh, TepelenĂ«.

NĂ« operacion janĂ« aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionĂ« PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black HaĂ«k nga Forcat e Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Pritet tĂ« operojnĂ« 2 Black HaĂ«k nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Informacion mbi situatën e zjarreve në vend

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar nĂ« fshatin Krane, njĂ«sia administrative Mesopotam. Kjo vatĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« janĂ« problematikĂ« fshatrat Krane, Krongj dhe LeshnicĂ« e poshtme. NĂ« terren po operojnĂ« 3 mjete zjarrfikĂ«se me 12 efektivĂ« tĂ« MZSH Finiq, tĂ« ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikĂ«se dhe 30 fefektivĂ« tĂ« FA, 1 grup FNSH. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« ka operuar edhe Helikopteri i ForcĂ«s Ajrore tĂ« FA si dhe 2 avionĂ« grekĂ« PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Parku “RĂ«zom” – maja e “LucĂ«s”, njĂ«sia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndĂ«rhyrja me mjete tokĂ«sore. NĂ« vendngjarje punonjĂ«s tĂ« AdZM.

Bashkia HimarĂ« – fshatrat BolenĂ« dhe TĂ«rbaç – Zjarri nĂ« pyll me pisha. NĂ« terren: 3 mjete zjarrfikĂ«se, 10 efektivĂ« MZSH HimarĂ« e VlorĂ«, forca vullnetare dhe 20 efektivĂ« tĂ« FA.

Fshati LukovĂ« – TĂ« angazhuar nĂ« operacion 3 mjete zjarrfikĂ«se me 11 efektivĂ« MZSH HimarĂ« e SarandĂ«, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikĂ«s me 3 efektivĂ« MZSH Fier.

Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati BistricĂ«. NĂ« terren 2 mjete dhe 19 punonjĂ«s.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i EpĂ«rm, Bashkia MirditĂ« – Zjarri izoluar, nĂ« monitorim nga 6 efektivĂ« MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarĂ«.

Fshati Kolsh, Bashkia LezhĂ« – Zjarr nĂ« sipĂ«rfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikĂ«se LezhĂ« dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri Ă«shtĂ« sĂ«n kontroll, digjen trungje brenda vatrĂ«s. Po punohet nga 6 efektivĂ« MZSH dhe 1 mjet zjarrfikĂ«s.

Mali i KovashicĂ«s, Bashkia BulqizĂ« – Vatra nĂ« monitorim nga 2 mjete zjarrfikĂ«se me 7 efektivĂ« MZSH.

Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.

Qarku Berat

Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.
Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshati RehovĂ«, Bashkia Poliçan – Zjarr pranĂ« banesave, njĂ« banesĂ« 2-katĂ«she ka marrĂ« flakĂ«. Po kryhet evakuim.

Fshati BackĂ«, Bashkia Skrapar –Po punohet pĂ«r shmangiene rrezikut pĂ«r banesat.

Qarku Tiranë

Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.

Fshati StĂ«rbeg, Bashkia RrogozhinĂ« –Forcave zjarrfikĂ«se vendore u janĂ« bashkuar edhe pĂ«rforcime nga Peqini.

Fshati Okshtun, Bashkia RrogozhinĂ« –Zjarri nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre e ferra Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll. Po punohet pĂ«r shuarjen e plotĂ« tĂ« vatrĂ«s.

Fshati Peqinaj, Bashkia KavajĂ« – Avioni Canadair kroat nĂ« operim.

Fshati Hajdaraj, Bashkia KavajĂ« – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.

Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.

Qarku Durrës

Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.

Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.

Qarku Gjirokastër

Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.

Qyteti CĂ«rrik – ËshtĂ« arritur tĂ« izolohet zjarri nĂ« shkurre. Po mbahet nĂ« monitorim nga 20 efektivĂ« e 2 mjete zjarrfikĂ«se.

Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur rrezikun për banesat.

Qarku Shkodër

Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.

Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.

Qyteti PukĂ« – Situata nĂ« kontroll. NĂ« terren janĂ« 2 mjete zjarrfikĂ«se dhe forca policore.

Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.

Qarku Kukës

Fshati Gegaj, Bashkia TropojĂ« – Pa rrezik pĂ«r banesat. TĂ« angazhuara janĂ« 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policĂ« dhe 20 vullnetarĂ«.

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

1 Canadair (Kroacia)

2 avionë PZL (Greqi)

1 Black Hawk (Republika Çeke)

1 Black Hawk (Sllovakia)

2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)

Pritet të operojnë:

2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

The post “30 vatra aktive nĂ« 24 orĂ«t e fundit”/ NdĂ«rhyhet nga toka e ajri pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t, priten dhe 2 helikopterĂ« nga Emiratet Arabe appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ« – evakuime nĂ« LivinĂ« dhe ArdhasovĂ«, rrezikohet hidrocentrali i BistricĂ«s

10 August 2025 at 08:43

Ekipet zjarrfikëse dhe forcat operacionale në zonën e Finiqit patën një natë sfiduese, ku disa vatra zjarri të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar banorët.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi përmes një postimi në Facebook se ekipet e zjarrfikësve janë përballur me një situatë të rënduar në disa fshatra të jugut.

“NjĂ« natĂ« tepĂ«r sfiduese nĂ« Finiq, ku ekipet zjarrfikĂ«se tĂ« bashkive Finiq, DelvinĂ«, Konispol dhe SarandĂ«, tĂ« mbĂ«shtetura nga 5 zjarrfikĂ«se dhe 70 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, si dhe 20 efektivĂ« tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, u pĂ«rballĂ«n pareshtur me vatrat”, shkroi ai.

Zjarret kanë përfshirë zonat: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj

Për shkak të rrezikut të menjëhershëm, është bërë evakuimi i përkohshëm i banorëve në fshatrat Livinë dhe Ardhasovë.

Ministri Vengu shtoi se janĂ« marrĂ« masa pĂ«r asistencĂ« mjekĂ«sore, sidomos pĂ«r personat e moshuar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« “forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi tĂ« rrezikuar”.

Situata është bërë më kritike në orët e para të mëngjesit, kur flakët kanë rrezikuar Hidrocentralin e Bistricës.

“U realizua njĂ« operacion i suksesshĂ«m pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve qĂ« rrezikonin hidrocentralin e BistricĂ«s, ku nĂ« kĂ«to momente pritet tĂ« ndĂ«rhyet gjithashtu nga ajri,” bĂ«ri tĂ« ditur ministri.

PĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s, qarkullimi i mjeteve nĂ« aksin Muzinë–BistricĂ« mbetet i kufizuar deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« operacioneve.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat mbështetëse vijojnë të jenë në gatishmëri, për të monitoruar çdo hapësirë të rrezikuar nga riaktivizimi i vatrave, për shkak të erës dhe temperaturave të larta. /Telegrafi/

The post Zjarr masiv nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ« – evakuime nĂ« LivinĂ« dhe ArdhasovĂ«, rrezikohet hidrocentrali i BistricĂ«s appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh pranë uzinës së Poliçanit, flakët afër magazinave me lëndë plasëse

By: kemajlbr
6 August 2025 at 21:48

Një zjarr i madh është raportuar të jetë ndezur në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha pranë zonës C, siç njihet, nga ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.

Po ashtu edhe kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje i cili ka bërë thirrje për ndihmë.

Autoritetet ndodhen gjithashtu në vendngjarje dhe bëjnë apel për ndihmë pasi shpërthimi i magazinave për pasojë do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 metër më tutje.

 

The post Zjarr i madh pranë uzinës së Poliçanit, flakët afër magazinave me lëndë plasëse appeared first on Telegrafi.

Shqipëri: Rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre të djegura, kapin shifrën mbi 160 milionë euro dëme

30 July 2025 at 19:25

Zjarret kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre.

Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit.

Në krahasim me vitin 2023, zjarret e rënë këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëvë në pjesën e dytë të muajit korrik, kanë djegur një sipërfaqe 5 herë më të madhe.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 160 milionë euro.

Vlerësimi për kostot bëhet nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili ka gjurmuar deri më tani 58 vatra të cilat janë përhapur në pyje e kullota.

Reshjet e ditëve të fundit i kanë shuar pothuajse të gjitha vatrat, por nuk përjashtohet mundësia që edhe muaji gusht të krijojë situata të ngjashme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Vlora, Shkodra, Dibra, Bulqiza, Librazhdi dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

The post Shqipëri: Rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre të djegura, kapin shifrën mbi 160 milionë euro dëme appeared first on Telegrafi.

❌
❌