TIRANË, 2 janar /ATSH/ Fshati Zogaj, i ndodhur 3-4 km përtej Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës, ofron një biodiversiteti të larmishëm dhe peizazhe piktoreske, duke e bërë këtë fshat një nga më të bukurit për t’u vizituar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tufa zogjsh të cilët fluturojnë mbi liqenin e Shkodrës në fshatin Zogaj.
Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionale, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.
Zogaj është i njohur jo vetëm për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe klimën alpine, por dhe për gatimet tradicionale. Këtu mund të gjeni tavën e famshme të krapit, gatimin tradicional të këtij peshku, të cilin banorët e ruajnë me pasion.
Kjo zonë të jep shumë mundësi argëtimi, sepse ka ujëra të pastër dhe një natyrë të paprekur.
Mëngjesin e kësaj të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga fshati Zogaj në Shkodër, ku shihet natyra e qetë dhe e acartë nga ulja e temperaturave. Zogaj gjendet 3-4 km përtej Shirokës dhe është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore e klimën alpine. Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me…
Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.
Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.
Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.
Duke folur për sportin, Alban Zogaj ka theksuar se Kosova duhet të përgatitet seriozisht për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Ai ka deklaruar se vitet e fundit kanë munguar investimet në infrastrukturën sportive.
Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e stadiumeve të futbollit dhe objekteve sportive për sportet me dorë, në mënyrë që vendi të jetë i gatshëm për pritjen e mijëra sportistëve nga vende të ndryshme.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/
Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.
Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.
Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/
Alban Zogaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik për qytetarin e zakonshëm nënkupton më shumë se rritje statistikore.
Sipas tij, zhvillimi duhet të reflektohet në punësim më të madh, të ardhura më të larta dhe shërbime publike më cilësore.
Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore, shëndetësia, sporti dhe kultura janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se Kosova duhet të afrohet më shumë me standardet evropiane të jetesës.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.
Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se sjellja e opozitës këtë të enjte në Parlament ishte një përpjekje për të “galvanizuar” protestën e paralajmëruar të 22 janarit. “Këto skena i kemi parë shpesh, me bllokime seancash. Nga sa u kuptua, ishte një inskenim për të ndaluar votimin e Avokatit të Popullitë. Sipas tij, ajo që ndodhi në Kuvend ishte një lloj mini…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i shtetasve Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj të cilët akuzohen se morën peng shtetasin kosovar Fisnik Xhaka. Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur Xhakën për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlorë duke i kërkuar 70 mije […]
Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij. “Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur…
Preç Zogaj Në Partinë Demokratike, historia ka lënë hije të thella. Humbjet, një pasqyrë e vazhdueshme e brendshme e dobësive, rrallë janë analizuar. Një përpjekje e vetme, verën e vitit 1992, përfundoi me përjashtime dhe frikë. Mocionistët që kërkuan të kuptonin pse humbte partia, u dëbuan, dhe shpresa për reflektim u shua. Dhjetëra vite më vonë, situata nuk ka ndryshuar shumë. Partia…
Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se mirëpresin ngritjen e aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj së bashku me anëtarin e kësaj partie, Berat Rukiqi kanë deklaruar se dëmi që iu shkaktua shtetit është rreth 3 milionë euro.
Duke iu referuar dokumenteve të aktakuzës, Zogaj tha se bëhet fjalë për një rast të rëndë që shkon përtej shkeljeve administrative, pasi “prek sigurinë kombëtare, financat publike dhe integritetin institucional të shtetit”.
“Po flasim për një rast të rëndë, të dokumentuar tashmë edhe nga Prokuroria Speciale, që ndërlidhet me rezervat strategjike të shtetit të Republikës së Kosovës. Ky nuk është një rast thjesht administrativ, por prek sigurinë kombëtare, financat publike dhe integritetin institucional të shtetit tonë,” tha Zogaj.
Zogaj ka thënë se janë në pyetje rreth 60 tonë grurë që i mungojnë rezervave të shtetit.
“672 mijë euro transport i paguar në kundërshtim me kontratën. Përfshirja e personave privat më ndërmarrje shtetërore që është skandal i paparë”, ka thënë Zogaj.
Deputeti ka shtuar se ky është një nivel i pastër i kapjes së këtij rasti për personat që janë jasht institucioneve e që përbjënë edhe kërcënim për sigurinë shtetërore.
Zogaj përmendi edhe detaje nga kontratat, duke thënë se në njërën prej tyre çmimi i grurit ishte fryrë dukshëm.
“Në këtë kontratë të negociuar, që ne e quajmë edhe kontratë sekrete, çmimi i kontraktuar i grurit ishte 483 euro për ton, ndërsa çmimi real i tregut ishte 290 euro për ton. Diferenca është 193 euro për ton, dhe dëmi total i shkaktuar buxhetit arrin rreth 2 milionë euro vetëm nga ky element i kontratës,” sqaroi ai.
Një tjetër aspekt që Zogaj e cilësoi “skandal institucional”, është përfshirja e personave privatë në proceset shtetërore të vendimmarrjes.
“Prokuroria thekson se një person privat, me emrin Ridvan Muharremi , pa asnjë rol zyrtar në shtetin tonë, ka negociuar kontratat, ka zgjedhur operatorët ekonomikë dhe ka marrë dokumente të brendshme institucionale. Ai i ka ndarë këto dokumente në grupin WhatsApp të krijuar nga vetë ministrja. Ky është një nivel i pastër i kapjes së proceseve shtetërore nga persona jashtë institucioneve,” tha Zogaj.
Sipas tij, në këtë rast janë shkelur edhe rregullat e fshehtësisë zyrtare, pasi janë ndarë të dhëna konfidenciale për rezervat shtetërore.
“Prokuroria thekson se Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare shtetërore. Janë dorëzuar dokumente për vendndodhjen e depove, planin vjetor të furnizimeve dhe sasinë e mallrave strategjike. Të gjitha këto janë shpërndarë përmes WhatsApp-it dhe email-it zyrtar,” deklaroi ai, duke shtuar me ironi:
LDK ka kërkuar përgjegjësi politike për këtë rast. /Telegrafi/
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se grupi parlamentar i LDK-së nuk do të votojë për asnjë lloj qeverie dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Zogaj theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt nga ana e mandatari të dytë për formimin e Qeverisë.
“Nuk kemi informacion që është kontaktuar dikush prej anëtarëve të grupit tonë për formimin e Qeverisë. Po shohim qasje të njëjtë me mandatarin e parë , ai nuk ka pasur interes me i kriju institucionet, njëjtë po sillet edhe mandatari i dytë”, tha ai.
Sipas tij, procesi politik po zvarritet pa arsye dhe do të përfundojë me një “shou politik”.
“Do të shkojmë deri në ditën e fundit, do të ketë shou politik, s’do të ketë vota dhe pastaj do ta caktojmë datën e zgjedhjeve”, u shpreh Zogaj.
Deputeti i LDK-së tha se afatet zgjedhore janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë dhe se zgjedhjet pritet të mbahen në fund të dhjetorit.
“Afatet zgjedhore janë afate kushtetuese. Ato e përcaktojnë edhe datën e zgjedhjeve që me gjasë del të jetë fundi i dhjetorit”, tha ai.
Megjithatë, Zogaj theksoi se data e 28 dhjetorit nuk është e përshtatshme për shkak të festave të fundvitit.
“Data e 28 dhjetorit s’është datë e mirë për zgjedhje, sepse janë festat e fundvitit. E kemi të vështirë me i organizua zgjedhjet. Nuk është datë ideale, por nëse afatet kushtetuese e kërkojnë, LDK është e gatshme për zgjedhje”, deklaroi ai.
Zogaj theksoi se LDK është e kënaqur me rezultatin zgjedhor të arritur në zgjedhjet lokale.
“Ne jemi të lumtur me rezultatin zgjedhor, na qet parti fituese në shumë aspekte. Kemi fituar Prishtinën”, tha ai.
Në fund, Zogaj shtoi se zgjidhja e vetme për ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi janë zgjedhjet.
“Zgjidhja e vetme e këtij ngërçi politik që na ka futur LVV janë zgjedhjet, dhe ajo sa më parë të jetë e mundur”, përfundoi Zogaj. /Telegrafi/
Analisti Preç Zogaj thotë se prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia që të rikandidojnë, pasi mandati i tyre mbaron në vitin 2028. ”Eksperienca është mirë të ruhet. Ligjvënësi shqiptar mund ta peshojë. Pra është një gjë që mund të shikohet, nuk mund të pritet me thikë. Me historinë që po shkruan SPAK, mendoj se u duhet dhënë e drejta të rikandidojnë dhe atyre që kalojnë Vetting-un e ri.
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Si një gjyqtar shqiptar i cili ka pasur fatin të referojë në Kampionatin Evropian si dhe në Ligën e Kampionëve, Zogaj rrëfen eksperiencën e tij si dhe zbulon cila ishte arritja më e madhe për të.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Evropiani është diçka, por kur të referosh rregullisht në Ligën e Kampionëve dhe me potencialin që ka pasur është ditur që do të merr shikueshmëri të madhe”.
“A referove Slloveninë, Danimarkën apo kur ta referosh Portugalinë qysh e kemi pas. Ronaldon e shikon tërë bota, por ne nuk jemi aty për Ronaldon por jemi për ta ushtruar profesionin tonë”.
“Edhe në ato dy ndeshje, por është edhe normal se presioni është më ndryshe, por shikueshmëria shihet: Liga e Kampionëve dhe Kampionati Evropian janë diçka tjetër”, përfundon ai.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në vazhdën e podcastit Zogaj gjithashtu u ndal për të folur rreth pensionimit të tij si gjyqtar aktiv.
Ai dha edhe arsyet pse e mori këtë vendim të dhimbshëm në kulmin e karrierës.
“Ne e kemi moshën e kufizuar domethënë në Federatën e Zvicrës, 45-vjeçar ndoshta do të kisha mundur që ta shtyej edhe një vit”.
“Por ma ofruan një pozicion atëherë në Federatë nga vera e vitit 2024, të bëhem përgjegjës i të gjithë asistentëve në futbollin profesional”.
“Edhe ndonjëherë duhet të jesh në vendin e duhur dhe unë isha dhe më instaluan si përgjegjës i të gjithë asistentëve”.
“Vendimi për tërheqjen erdhi pas Kampionatit Evropian. Më mirë është të japësh tërheqjen kur je në kulm dhe jo të të thotë dikush ja ku është dera”, ka thënë Zogaj mes tjerash.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Zogaj rrëfen se si ai asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është shqiptar në bashkëbisedim me lojtarët e tjerë.
“Unë gjithmonë kam komunikuar me futbollistët shqiptarë në gjuhën shqipe, nuk ka qenë diçka që e kam fshehur apo diçka e tillë, sepse e kanë ditur, kur shkoja në çdo stadium vinin lojtarët shqiptarë, përshëndeteshim, më respektonin e më thonin zviceranët pse të gjithë ty po të njohin”.
Ai në vazhdim tregon se si gjyqtar nuk ka qenë aq i rreptë, pasi siç shton ai, i ka kuptuar emocionet e lojës.
“Po normalisht që ka pakënaqësi pasi edhe ata janë profesionistë duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre, domethënë kur ta shohin edhe ata të padrejtën, por unë i kuptoj emocionet, nuk kam qenë një gjyqtar apo asistent që nuk i ka kuptuar emocionet”.
“Për shembull kur vinte Taulanti dhe ma bënte Bekim hapi sytë ose diçka, ajo është pjesë e lojës”, rrëfen Zogaj.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Fillimisht Zogaj rrëfen për procesin nëpër të cilin ai kaloi në karrierën e tij deri në momentin kur u afirmua si gjyqtar në Superligën e Zvicrës.
“Deri në Superligë kanë shkuar diku prej 99’ deri në 2013, gati 14 vite domethënë kam marr pjesë edhe jam angazhuar nëpër krejt Zvicrën, nëpër liga rajonale, kam shkuar prej Winterthurit në Gjenevë, shkallë-shkallë”.
Tutje, ai shpjegon testet nëpër të cilat gjyqtarët duhet të kalojnë si dhe shpjegon pasojat në rast se dështojnë në ato teste.
“E kemi pasur atëherë, kur kemi qenë në grupin e talentave, i kemi pasur katër testime në vit domethënë normat fizike, mandej rregullat dhe video-testet dhe të gjitha duhet me i dhënë”.
“Nëse nuk i jep dy norma radhazi, atëherë përjashtohesh. Është ashtu edhe në Superligë apo në akademi në Zvicër e kemi, nëse një gjyqtar i ri apo në futbollin profesional nuk i jep normat fizike, atëherë atë e largojmë nga Liga Superiore”, ka thënë Zogaj.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në episodin e 60-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gjyqtari ndërkombëtar Bekim Zogaj rrëfeu fillimet e tij në futboll dhe mënyrën e pazakontë se si përfundoi me bilbil në dorë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
I lindur në Deçan dhe i rritur në Zvicër, Zogaj tregon se fillimisht ka qenë futbollist në ligat kantonale, por që shpesh reagonte ndaj padrejtësive brenda fushës. Pikërisht kjo ndjeshmëri ndaj drejtësisë, siç thotë ai vetë, e shtyu drejt rrugës që do t’i ndryshonte jetën.
“E kujtoj si sot sepse në Zvicër së pari kam qenë edhe futbollist nëpër ligat kantonale, por si lojtar kam qenë tepër i dobët sepse nuk e doja edhe sot nuk e dua të padrejtën kështu që kur merrte gjyqtari vendime e hapja gojën tepër shpesh, reagoja në mënyrë josportive”.
Ai kujton me humor se si shpesh i debatonte gjyqtarëve në fushë, duke besuar se i njihte më mirë rregullat.
“Mendja ime atëherë më thoshte se i interpretoj rregullat më mirë se gjyqtarët. Si fëmijë kam qenë tepër i interesuar për futbollin, dija statistika për shembull për futbollin botëror domethënë Kampionatet Botërore të viteve 86’ 90’ 94’ e po ashtu isha i interesuar edhe për rregullat e futbollit”.
“Por nuk e doja të padrejtën. Në Zvicër është kështu. Çdo klub aktiv, nëpër ligat rajonale që është i lajmëruar në Federatë duhet të paraqesë një gjyqtar. Domethënë, nëse një klub aktiv nuk ka gjyqtar atëherë paguan një dënim prej 2000 mijë frangash”.
“Nëse edhe në të dytin vit po ashtu nuk lajmëron gjyqtar, atëherë duhet me tërheq një ekip nga liga, aty ku merr pjesë”.
“Atëherë ishte edhe klubi im dhe kishte pak gjyqtarë prandaj kryetari i klubit më tha pasi po i di dhe po i njeh rregullat e futbollit, pse nuk po starton si gjyqtar fillestar. Më pëlqeu, i referoja 10-11 vjeçarët fillimisht dhe merrja komplimente pas ndeshjes”, përfundoi ai.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/