Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Numërimi i votave ndalet natën e Vitit të Ri, rifillon më 1 janar

23 December 2025 at 16:19


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në mbledhjen e radhës orarin e numërimit të votave gjatë natës së ndërrimit të moteve, duke vendosur që më 31 dhjetor procesi të zhvillohet deri në ora 12:00 dhe më pas të ndërpritet, ndërsa të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00,.

Çështja ka nxitur diskutime mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e ekipeve gjatë festave të fundvitit dhe nevojën për vazhdimësi të procesit zgjedhor, në mënyrë që rezultatet të publikohen sa më shpejt dhe të ruhet integriteti i procesit.

Anëtari i KQZ-së nga AAK-ja, Muharrem Nitaj, tha se vendimi është marrë në Këshillin për Operacione Zgjedhore, por hapi dilemë lidhur me punën më 1 janar.

“Ne në mbledhjen e Këshillit të Operacioneve kemi vendosur që dita e punës në raport me procesin zgjedhor të vazhdojë edhe me datën 1 janar pas orës 16:00, ndërkaq me datën 31 dhjetor të vazhdojë deri në orën 12:00, nuk e di nëse është vendimi më i mirë i mundshëm, nëse ja vlen të angazhojmë ekipet e ndryshme me datën 1 janar në kohën kur 31 dhjetori është festë edhe eventualisht njerëzit mund të kenë telashe që të jenë plotësisht të angazhuar në ditën e nesërme. Po e hapi si dilemë nëse është mirë që me datën 1 janar të mos punohet, ndërkaq të vazhdojë numërimi me datën 2 janar prej orës 10:00”, ka thënë Nitaj.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, tha se procesi zgjedhor nuk duhet të ndalet për shkak të festave.

“Duhet ta kuptojmë që jemi në proces zgjedhor dhe pjesë e përgjegjësive tona është që puna jonë të mos ndalet në mënyrë që ne një kohë sa më të shkurtër t’i bëjmë publike rezultatet e procesit zgjedhor edhe për kandidatët gjithashtu por pastaj edhe faza tjera të ankimimimit e deri te certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon nga gjitha subjektet, nga gjithë akterët të përfshirë në proces zgjedhor që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim. Ne nuk guxojmë që të ndalim aktivitetin tonë që të ju nënshtrohemi festave, sepse është një proces i cili nuk guxon me pas ndërprerje për shkak edhe të aspektit sensitiv por edhe integritetit të vet procesit”, shtoi ai.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, tha se për këtë orar tashmë janë njoftuar të gjitha komisionet komunale zgjedhore.

“Çështja e orarit është diskutuar edhe në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe është në pajtim që orari me 31 dhjetor të jetë deri në orën 12 edhe me 1 janar 2026 të vazhdojë prej orës 16:00. Lidhur me këtë dakordim, këtë pajtim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, Sekretariati i KQZ-së i ka njoftuar të gjitha komisionet komunale zgjedhore, i kemi njoftuar përmes email-it, i kemi njoftuar edhe përmes platformës ëhatssup me datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Njoftimin vetëm e kanë pranuar”, ka njoftuar ai. /EkonomiaOnline/

Before yesterdayMain stream

Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

20 November 2025 at 17:17


Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e kthyer çështjen për rivendosje në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gashi ishte ankuar fillimisht në PZAP, duke kërkuar rinumërimin e votave dhe verifikimin e materialit zgjedhor në disa vendvotime të caktuara, mirëpo ankesa e tij ishte refuzuar si e pabazuar më 14 nëntor. Pas këtij vendimi, ai iu drejtua Gjykatës Supreme.

Supremja konstatoi se PZAP nuk ka vepruar në përputhje me vërejtjet e mëparshme të gjykatës dhe nuk ka respektuar nenin 117 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili i jep PZAP-së kompetencë për të urdhëruar rinumërimin e votave dhe shqyrtimin e materialit zgjedhor si pjesë e hetimeve.

Sipas Gjykatës Supreme, rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të garantuar saktësinë e rezultatit zgjedhor dhe integritetin e procesit, në pajtim me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës.

PZAP tani obligohet që, në rivendosje, të shqyrtojë përsëri të gjitha pretendimet e ankuesit, provat e dorëzuara dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme, duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe të mos devijohet vullneti i qytetarëve./Telegrafi/

Ende nuk dihet numri i votave të pavlefshme në Mitrovicë

11 November 2025 at 22:18


Derisa procesi i rinumërimit të votave po vazhdon në qendrën e numërimit në Mitrovicë, ende nuk dihet se sa vota janë të pavlefshme.

Bajram Hajdari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë, ka thënë se procesi i rinumërimit pritet të përfundojnë nesër.

“Në qendrën e Numërimit d.m.th numërimi ka filluar në ditën e hënë, me urdhër të prokurorit kemi filluar në ora 16:00, shpresojmë që nesër të përfundojmë. Gjysma tash janë numëruar, por besoj që nesër me ndërrimin me ndërrimin e parë e përfundojmë Sa janë të pavlefshme nuk e dimë. Bartja e materiali do të shkojë në QNR në Prishtinë”, tha ai.

Procesi i rinumërimit ishte ndërprerë mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim, por me vendim të prokurorisë, sërish sot pasdite ka nis rinumërimi. Aty deri tash janë gjet fletëvotime të pavlefshme, fletëvotime që janë ndërruar nga një kuti të një klase në kutinë tjetër të klasës tjetër, por kishte ndërrime edhe nga një shkollë në tjetrën.

Nis procesi i rinumërimit në Mitrovicë

11 November 2025 at 17:48


Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut ka nisë procesi i rinumërimit të votave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë fillimisht bëri të ditur se ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, pasi e ndërpreu atë nën dyshimet për manipulim.

Lajmi në përditësim...

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Mitrovica e Jugut të shkojë në rivotim, dy ditë pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë. Në PDK thanë të martën se në Mitrovicë të Jugut është përdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kësisoj është dëmtuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, tha të martën se në Mitrovicë të Jugut ka pasur bartje të fletëvotimeve nga një qendër votimi në një qendër tjetër. Sipas tij, kjo nuk ka guxuar të ndodhë, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet dhe me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Dje, komisionerët e PDK-së, gjatë procesit të numërimit kanë vërejtur parregullsi si fletëvotime me një numër serik të caktuar, që u takonin një klase votimi, janë gjetur në klasë tjetër, madje edhe në qendra të tjera votimi, prandaj ata kanë alarmuar menjëherë organet e rendit dhe drejtësisë dhe tashmë procesi i numërimit është ndalur.

Pas një urdhri nga Prokuroria, sot komisionerët kishin ndërprerë punën pasi janë vërejtur dallime në numrat serikë të disa fletëvotimeve. Fillimisht është dyshuar për gabime teknike, por janë ngritur edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm.

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave

By: V K
9 November 2025 at 09:16

Ditën e sotme, në Bashkinë Tepelenë, ka nisur procesi i numërimit të votave, pas disa vonesave fillestare që lidhen me mungesat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet e qendrave të votimit.

Raportohet se pavarësisht këtyre problematikave, procesi është hapur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm për funksionimin e komisioneve.

Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë, është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave.

Ky aplikim, do të ketë karakter eksperimental dhe rezultatet e dalë nga AI nuk do të kenë vlerë zyrtare, por do të shërbejnë për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë mënyrë, në Tepelenë po zhvillohen dy procese të paralela numërimi: njëri tradicional, nga komisionet, dhe tjetri i automatizuar, nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.

The post Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave appeared first on Albeu.com.

Vazhdon rinumërimi i votave në QNR, 10 nga 16 kuti tashmë të përfunduara

23 October 2025 at 10:46


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ në mbledhjen e së mërkurës mori vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit.

Nga pasdita e së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.

Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme.

Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”.

Ndryshe dje në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. /Telegrafi/

KQZ vendos për rinumërim të 16 kutive të votimit në 7 komuna

22 October 2025 at 15:43


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit që i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.

Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Këto kuti u takojnë komunave Deçan, Drenas, Gjilan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, gjatë mbledhjes ngriti shqetësime për numrin e lartë të votimeve me asistencë, veçanërisht në Hanin e Elezin.

Ai theksoi se mbi 500 persona, që përbëjnë rreth 10% të votuesve, kanë votuar me ndihmë të një personi tjetër.

Sipas Kurteshit, gjysma e tyre janë deklaruar se kanë probleme me shikim, por ai vuri në dyshim besueshmërinë e këtyre të dhënave.

“Propozoj ndalimin e votimit me asistencë në rastet kur kjo dukuri shfaqet në përmasa të mëdha dhe të dyshimta. Të gjitha vendvotimet me numër të lartë të votimeve me asistencë duhet të shkojnë në rivotim”, ka thënë Kurteshi. /Telegrafi/

Përmbyllet numërimi i votave në 21 komuna

16 October 2025 at 23:45


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 21:30 është përmbyllur verifikimi dhe numërimi i votave në 21 Qendra Komunale të Numërimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur listën e komunave ku ka përfunduar procesi:

“Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte),” tha Elezi.

Ai shtoi se në Qendrat Komunale të Numërimit po zhvillohen tre aktivitete kryesore:

Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave.

Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvendet komunale.

Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.

Rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi, po publikohen vazhdimisht në platformën online të KQZ-së.

Elezi: Deri në orën 12:00 janë verifikuar rezultatet nga 845 vendvotime për kryetarë dhe 792 për kuvende komunale

15 October 2025 at 12:51


Nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 792 vendvotime.

Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë:

-rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave,

-rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe

-votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale. /Telegrafi/

KQZ njofton se ka vonesa në numërim në tri komuna për shkak të rrjetit

14 October 2025 at 11:06


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrat Komunale të Numërimit të Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit.

Sipas njoftimit të KQZ-së ky problem po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

“Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

“Në QKN e Hanit të Elezit, numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje. Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve, janë: verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa probleme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Me dy orë vonesë ka nisur numërimi i votave për kandidatë të asamblesë komunale në Prishtinë, Elezi jep detaje

13 October 2025 at 18:51


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave për kryetarë komunash dhe votave të subjekteve politike në 2,571 vendvotime të rregullta.

Ndërkaq, me dy orë vonesë ka nisur numërimi i votave për kandidatë të asamblesë komunale në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, numërimi tashmë ka nisur dhe materialet zgjedhore nga 948 qendra votimi janë dërguar në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

“Numërimi i votave të kandidatëve për kryetar dhe votave të subjekteve politike për kuvende komunale është bërë në vendvotime pas përfundimit të votimit, ndërsa votat e kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit. Ky proces ka filluar në orën 12:00 në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera,” tha Elezi.

KQZ ka angazhuar mbi 520 ekipe me më shumë se 2,000 anëtarë, dhe numërimi po zhvillohet nën monitorimin e vëzhguesve dhe me transparencë të plotë.

Procesi përfshin edhe votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës:

Në 54 vendvotime me kusht janë regjistruar 2,119 zarfe me fletëvotime.

Përmes postës, nga jashtë Kosovës janë pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Votimi i personave me nevoja të veçanta është realizuar për 3,467 qytetarë.

Elezi theksoi se procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente, duke ruajtur integritetin e zgjedhjeve.

Numërimi i fletëvotimeve të veçanta dhe i atyre jashtë vendit do të përfundojë në Qendrat Komunale të Numërimit, dhe së shpejti do të publikohen të dhënat përfundimtare.

Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave

9 July 2025 at 14:58

Në një intervistë televizive, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.

Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti.

“Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.

Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.

“Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.

Kalaja thotë se do t’i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.

“Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t’i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.

KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s’e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh”, shtoi ai.

The post Rinumërimi i votave për qarkun Durrës/ Shpërthen deputeti: Do bëj dy kallëzime në SPAK, u ngushtua diferenca e votave appeared first on Sot News | Lajme.

Vota që vijnë e shkojnë/ Çfarë zbuloi rinumërimi në Durrës?

5 July 2025 at 15:19

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit përfundoi mbrëmjen e së premtes, por nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar të mandateve.

Nga rinumërimi, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” humbi 5 vota.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që në qarkun e Durrësit të hapte 300 kuti, përfshirë edhe 85 nga diaspora.

Ndryshime të lehta të votave u pasqyruan te kandidatët. Kështu, Arjan Ndoja, i cili i mori mandatin e deputetit Aulon Kalaja me rreth 110 vota diferencë, humbi 86 vota që i kishte marrë padrejtësisht në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Aulon Kalaja fitoi 12 vota.

Te socialistët, Arkend Balla ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Të hënën, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në 4 qarqe: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor, për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

 

 

The post Vota që vijnë e shkojnë/ Çfarë zbuloi rinumërimi në Durrës? appeared first on Sot News | Lajme.

“Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara…

5 July 2025 at 15:00

Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post “Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara… appeared first on Sot News | Lajme.

Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 5 nga 290 kuti, vihen re dhe gabimet e para

By: V K
4 July 2025 at 10:38

Pas verifikimit të materialeve zgjedhore në 126 kuti në qarkun Durrës, ka nisur tani të rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët.

Deri më tani, janë hapur 5 nga 290 kuti brenda vendit, ku janë vënë re dhe gabimet e para. Do të hapen gjithashtu edhe 85 kuti që i përkasin diasporës së këtij qarku.

Partisë Socialiste i shtohen dy vota, ndërsa 1 i hiqet Nismës Shqipëria Bëhet.

Në këtë qark, beteja bëhet në PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës.

Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë.

Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit, do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.

Rinumërimi i Durrësit vjen pas përfundimit të procesit të Fierit, i cili prodhoi ndryshime.

Zegjine Çaushi, humbi dhe rifitoi mandatin brenda një dite. Ajo u mund nga kolegia socialiste Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash nga rinumërimi, por kjo e fundit reagoi dhe tha se do t’ia linte mandatin Çaushit.

The post Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 5 nga 290 kuti, vihen re dhe gabimet e para appeared first on Albeu.com.

BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

By: user 6
2 July 2025 at 22:24

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, jep një shpjegim alternativ të tjetërsimit të votave gjatë procesit të numërimit, duke mohuar deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe duke e shpjeguar diferencën e madhe në rastin e zëvendësit të saj me numrin e lartë të votave.

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho.

Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”.

“Është e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojë, gabimi njerëzor”, i tha Balluku BIRN përmes një zëdhënësi, duke shtuar se numëruesit kishin punuar për 7 ditë me radhë. Ajo këmbënguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim të votës duke e vënë theksin te mosndryshimi i rezultatit të partive politike.

“Deformim i vullnetit të votuesve, në kuptimin tim do të thotë, ndikim në ndryshim të rezultatit… Fakti që subjektet politike edhe pas rinumërimit, ruajtën plotësisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numëruesit e të gjitha forcave, është bërë një punë e përgjegjshme dhe më e rëndësishmja”, tha Balluku.

Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.

Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.

“Ndryshimet në rinumërim nuk kanë afektuar renditjen e kandidatëve dhe marzhi i gabimit padyshim është relativ me numrin e votave,” tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thënë se vendimmarrja se si do të procedohej ishte në dorën e këtyre të fundit.

“Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej,” tha ajo, ndërsa shtoi se rinumërimi provoi fitoren e Partisë Socialiste.

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Pothuajse gjysma e votave të tepërta të Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetër, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrë afro 700 vota plus në mënyrë të padrejtë, ndërsa kandidatët e tjerë në listën e përbashkët të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” rikuperuan dhjetra vota që nuk u janë njohur gjatë procesit të numërimit.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.

“Rinumërimi i Fierit duhet të shoqërohet me një hetim penal për KZAZ-të problematike, për të vendosur përpara ligjit trafikuesit partiakë të votave, të cilët në thelb kanë shtrembëruar vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor, por me një urdhër politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Lapsi.al.

“Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

2 July 2025 at 16:39

Ndërkohë që ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.

Reagimi i plotë:

Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

The post “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

2 July 2025 at 14:53

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë […]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

“Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë

1 July 2025 at 17:37

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës.

I ftuar në  një emision televziziv, Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.

“Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.

Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja. Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti.

 

 

The post “Rinumërimi u bë si donte KQZ dhe jo si donim ne”, Alimehmeti i pakënaqur: Nuk u morën parasysh videot si provë appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

By: user 6
30 June 2025 at 21:06

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

❌
❌