Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

19 September 2025 at 17:41


Inter Milano vendosi të tërhiqej nga gara për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman gjatë merkatos së verës, pasi i dha besim të plotë të riut Francesco Pio Esposito, kështu së paku raportoi gazeta e madhe italiane “La Gazzetta dello Sport”.

"Neurazzurët" tentuan me ngulm transferimin e Lookman verën që lamë pas, por kërkesa e Atalantas prej 50 milionë eurosh bllokoi çdo negociatë.

Lookman bëri çmos gjithashtu për të kaluar te gjiganti italian, duke mos dalë fare në stërvitje, megjithatë të gjitha përpjekjet në fund rezultuan të pasuksesshme.

“Gazzetta dello Sport” raporton se në fakt ka qenë Interi që u tërhoq nga gara për lojtarin, atë vetëm shkaku i talentit Esposito, të cilin e shohin si yll në ngritje.

Lautaro Martinez dhe Pio Esposito

Trajneri Cristian Chivu e pëlqen tejmase Espositon dhe e ka njoftuar Interin se lojtari do të jetë pjesë kyçe e projektit të tij. 20-vjeçari debutoi së fundmi edhe në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit, duke marrë vlerësime pozitive.

Një tjetër armë e rëndësishme për repartin ofensiv të Interit është edhe Ange-Yoan Bonny, i afruar nga Udinese këtë verë./Telegrafi/

Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman

2 September 2025 at 17:22

Fenerbahce po kalon një periudhë tejet të ngarkuar dhe ambicioze në afatin kalimtar, duke treguar qartë synimet e saj për ta rivalizuar fuqishëm Galatasarayn në garën për titullin e kampionit, trofe që mungon tash e dhjetë vite. Klubi nga Stambolli në dy ditët e fundit ka zyrtarizuar tri goditje të mëdha, duke sjellë në skuadër emra të njohur nga futbolli evropian.

Më herët Fenerbahce ka ofuar emra si Jhon Durant (Al Nassr), Edson Alvarez (West Ham), Nelson Semedo (Wolves), Archie Brown (KKA Gent) dhe Nene (RB Lepzig)

Fillimisht, u arrit marrëveshja me gjigantin francez Paris Saint-Germain për transferimin e përhershëm të mesfushorit spanjoll Marco Asensio.

29-vjeçari, i cili ka përvojë të madhe në futbollin elitar, nënshkroi një kontratë 3+1-vjeçare që e lidh atë me ngjyrat verdhë e blu.

Më pas, klubi konfirmoi edhe transferimin e anësorit të Kombëtares së Turqisë, Kerem Aktürkoğlu, i cili erdhi nga Benfica.

26-vjeçari ka firmosur për katër vite me klubin turk, duke shtuar forcë dhe kreativitet në krahët e sulmit.

Goditja e tretë e madhe ishte marrëveshja me kampionët e Anglisë, Manchester Cityn, për portierin brazilian Ederson Santana de Moraes.

Me përvojën e tij të madhe, gardiani i besueshëm ka nënshkruar një kontratë 3+1-vjeçare dhe pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Por Fenerbahce nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Raportet nga Italia dhe Turqia tregojnë se klubi ka shfaqur interes serioz për sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman.

Nigeriani mbetet ende pjesë e klubit italian, pavarësisht një kërkese për transferim dhe refuzimit të një oferte prej 45 milionë euro nga Interi më herët gjatë verës.

Fenerbahce i ka ofruar lojtarit një kontratë katërvjeçare me rreth 6 milionë euro në sezon, ndërsa bisedimet janë ende në proces dhe nuk ka marrëveshje përfundimtare me lojtarin apo Atalantan.

Përveç përforcimeve në fushë, klubi është në kërkim edhe të trajnerit të ri. Pas largimit të Jose Mourinhos, bordi po shqyrton disa emra të njohur nga futbolli turk.

Në listë janë trajnerë si Abdullah Avci, Volkan Demirel, Sergen Yalçın dhe Ismail Kartal, me prirje të qartë që Fenerbahce të drejtohet nga një trajner vendas në sezonin e ri.

Në këtë mënyrë, Fenerbahce po tregon qartë se po ndërton një skuadër të frikshme, ku përveç yjeve të sapoafruar, Ademola Lookman shihet si pjesa e fundit e një mozaiku që mund ta kthejë klubin në një pretendent serioz për lavdi brenda dhe jashtë Turqisë. /Telegrafi/ 

The post Pasi bëri tri transferime ‘bomb’ sot dhe dje, Fenerbahce po kërkon Ademola Lookman appeared first on Telegrafi.

Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman…

20 August 2025 at 23:54

Një grup lojtarësh me reputacion të lartë po e nis sezonin e ri duke qëndruar jashtë fushës, shkak afati kalimtar i hapur dhe mundësi të reja.

Midis tyre janë portieri gjigant Gianluigi Donnarumma, sulmuesi i shpejtë Antony, ylli i Newcastle Alexander Isak, raketa Ademola Lookman dhe sulmuesi Rasmus Hojlund.

Të gjithë kanë treguar vlerën e tyre në nivele të larta, por këtë verë përballen me sfida të reja.

Rasti Donnarumma

Donnarumma (26), kampion i Evropës me Italinë në 2021 dhe një nga figurat kyçe të PSG-së sezonin e kaluar, nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique.

Shkaku kryesor është refuzimi i portierit për të rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor 2026.

PSG tani e ka portierin e ri , ndërsa Manchester City e ka futur në radarin e tij si zëvendësues të Edersonit.

Situata Isak

Alexander Isak (25) ka njoftuar largimin nga Newcastle United pas disa mosmarrëveshjeve me klubin.

Sulmuesi suedez, i cili shënoi 23 gola sezonin e kaluar, ka tërhequr interesin e Liverpoolit.

Ai theksoi se vendimi i tij është për të mirën e të gjithëve: “Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”.

Antony dhe Hojlund

Antony, i huazuar te Real Betis nga Manchester United, ka lënë një përshtypje të fortë me krahun e tij të djathtë, duke ndihmuar ekipin të arrijë finalen e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Hojlund mbetet një opsion në radhët e Man United, por klubi po shqyrton situatën e tij për të menaxhuar labirintin ekonomik dhe sportiv pas transferimeve të fundit.

Lookman drejt një aventure të re

Ademola Lookman, ylli nigerian i Atalantës, ka konfirmuar dëshirën për të ndryshuar ambient. “Pres me padurim të punoj me klubin për të gjetur një zgjidhje miqësore për të gjitha palët sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Atletico Madrid është një nga klubet që e ndjek me interes këtë verë.

Një verë e ngjeshur dhe vendimtare

Këta lojtarë, të gjithë me kontrata të vlefshme dhe treg të konsiderueshëm, po përballen me një verë të ngjeshur transferimesh.

Sezoni i ri Serie A dhe Ligën Premier premton të sjellë ndryshime të mëdha, ndërsa ekipet dhe lojtarët përgatiten për sfidat e ardhshme. /Telegrafi/ 

The post Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman… appeared first on Telegrafi.

Interi njofton Atalantan me vendimin përfundimtar rreth Lookman

19 August 2025 at 08:17

Pasi dukej se ishte në prag të largimit nga Atalanta, Ademola Lookman tani është e vendosur të qëndrojë me klubin La Dea deri pas sezonit 2025/26.

Sipas Sky Sport, Lookman mund të jetë i disponueshëm për trajnerin e ri Ivan Juric që në ndeshjen hapëse të sezonit të Serie A të skuadrës nga Bergamo këtë fundjavë kundër Pisas.

Për më tepër, Interi, i cili ishte lidhur fort si favorit për të nënshkruar me Lookman, ia ka komunikuar zyrtarisht vendimin e tyre Atalantës për t’u tërhequr nga gara për sulmuesin nigerian.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano konfirmon gjithashtu se përfaqësuesit e lojtarit tani janë të informuar plotësisht mbi situatën.

Romano sugjeron që ndërsa Atletico Madrid ende ka interes për ish-sulmuesin e Fulham, aktualisht nuk ka bisedime midis klubeve ose përfaqësuesve.

Prandaj, Lookman do të kthehet te Atalanta dhe pavarësisht se deklaroi publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë, nuk duket më se do ta bëjë këtë.

Sigurisht, kanë mbetur edhe dy javë deri në afatin e transferimeve dhe dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta mbajë derën hapur për një klub të interesuar për ta rrëmbyer atë, nëse ata përmbushin çmimin e kërkuar nga Atalanta. /Telegrafi/

The post Interi njofton Atalantan me vendimin përfundimtar rreth Lookman appeared first on Telegrafi.

Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman

11 August 2025 at 23:30

Me Atalantën që ende nuk është dakord për transferimin e Ademola Lookman, raportohet nga L’Equipe se Interi ka shfaqur interes për sulmuesin e Monacos, Maghnes Akliouche. 

‘Nerazzurrët’ vazhdojnë ta shohin sulmuesin nigerian si zgjedhjen e tyre kryesore për këtë rol, por refuzimi i ofertës prej 45 milionë eurosh nga Atalanta i ka shtyrë ata të mendojnë edhe për alternativa të tjera. 

Sipas gazetës franceze, një nga objektivat e Interit është pikërisht Akliouche, 23-vjeçari që ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e Francës dhe ka qenë pjesë e ekipit olimpik të këtij vendi. 

Lidhjet mes Interit dhe Akliouches nuk janë të reja, pasi ai ishte përfolur për tu transferuar në Milano edhe vitin e kaluar. 

I formuar në akademinë e Monacos, ai u ngjit në skuadrën e parë dhe sezonin e kaluar regjistroi një paraqitje shumë të mirë me 7 gola dhe 12 asistime në 43 ndeshje zyrtare. 

Megjithatë, nëse oferta prej 50 milionë eurosh për Lookman konsiderohet e shtrenjtë, kjo nuk krahasohet me çmimin e kërkuar nga Monaco për Akliouche, i cili arrin në rreth 70 milionë euro. 

Kontrata e tij me Monacon është e vlefshme deri në qershor 2028, ndërsa për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Liverpool./Telegrafi/

The post Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman appeared first on Telegrafi.

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

By: armand
11 August 2025 at 18:24

Saga e transferimit të Ademola Lookman nga Atalanta te Inter ka hyrë në një ngërç total. Pavarësisht interesit të madh të zikaltërve për sulmuesin nigerian, klubi bergamask nuk ka treguar gatishmëri për ta shitur tek një rival direkt në Serie A. Atalanta nuk pranon as të vendosë një çmim zyrtar, për të shmangur sinjalin se […]

The post Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet appeared first on BoldNews.al.

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

By: armand
5 August 2025 at 20:49

Ademola Lookman vazhdon të bojkotojë stërvitjet e Atalantës, në shenjë proteste pasi klubi nuk pranon ofertat që i kanë mbërritur nga Interi. Sulmuesi nigerian kërkon me çdo kusht të transferohet te zikaltirt e për këtë arsye ka marrë vendimin ekstrem për të mos shkuar në stërvitje. Mosparaqitja e tij për dy ditë radhazi në stërvitje […]

The post Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën appeared first on BoldNews.al.

Nëse nuk ka marrëveshje me Atalantën për Lookman, Interi synon transferimin e sulmuesit anglez

5 August 2025 at 13:34

Interi vijon të monitorojë nga afër mundësitë në merkato, me objektivin për të përforcuar repartin ofensivë për sezonin e ri.

Nëse nuk arrihet marrëveshje me Atalantën për Ademola Lookman, drejtuesit zikaltër kanë identifikuar një alternativë të re: Mason Greenwood.

Afati kalimtar veror po hyn në fazën më vendimtare, dhe skuadrat e mëdha po shpejtojnë për të mbyllur operacionet e mbetura. Interi, pas një sezoni jo në lartësinë e pritshmërive, është i vendosur të përforcohet ndjeshëm.

Sipas Corriere dello Sport, Mason Greenwood është futur në orbitën e klubit nga Milano. Sulmuesi 23-vjeçar është aktualisht pjesë e Olympique de Marseille, ku ka shkëlqyer sezonin e fundit në Ligue 1.

Greenwood ka bërë diferencën me paraqitjet e tij, duke u dalluar për shpejtësinë, teknikën dhe kontributin në fazën sulmuese të skuadrës franceze.

Marseille, e cila zotëron kartonin e lojtarit, nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë. Klubi francez kërkon rreth 50 milionë euro për të pranuar shitjen e tij këtë verë.

Kjo shumë është konsideruar e lartë nga Interi për momentin, por drejtuesit janë duke e analizuar situatën, veçanërisht nëse negociatat me Atalantën për Lookman nuk japin rezultat.

Greenwood mbetet një profil që pëlqehet nga stafi teknik dhe do të ishte një përforcim me potencial të madh për vijën e sulmit zikaltër. /Telegrafi/ 

The post Nëse nuk ka marrëveshje me Atalantën për Lookman, Interi synon transferimin e sulmuesit anglez appeared first on Telegrafi.

Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve

By: armand
2 August 2025 at 08:37

Në epokën e internetit, reagimet e lojtarëve në rrjetet sociale shpesh tregojnë edhe gjendjen e tyre emocionale apo rebelimin ndaj një akti të caktuar. Reagimi i Ademola Lookman sot, duket qartësisht si një shpërthim nervash i sulmuesit nigerian. Ky i fundit dëshiron të shkojë te Interi që e ka piketuar si përforcim, por Atalanta refuzoi […]

The post Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen dy alternativat që po mendon Interi nëse dështon për Lookman

By: armand
1 August 2025 at 19:21

Ditë vendimtare për transferimin e mundshëm të Ademola Lookman nga Atalanta te Interi. Zikaltërit kanë paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh dhe janë në pritje të përgjigjes përfundimtare nga klubi bergamask. Nigeriani mbetet objektivi kryesor për drejtuesit Marotta dhe Ausilio, që duan t’i dhurojnë trajnerit Cristian Chivu një sulmues me shpejtësi dhe fantazi. Inter […]

The post Zbulohen dy alternativat që po mendon Interi nëse dështon për Lookman appeared first on BoldNews.al.

Drejtori ekzekutiv i Atalantës i ofron Interit një shtysë të madhe në transferimin e Lookman

30 July 2025 at 15:34

Drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, i ka thënë mediave se Ademola Lookman “ka shprehur dëshirën për t’u larguar prej kohësh” dhe se “Interi është një klub shumë miqësor” mes thashethemeve që lidhin Nerazzurrët me një transferim të sulmuesit nigerian.

Duke folur për shtypin në prezantimin e mbrojtësit të ri të majtë Honest Ahanor, Percassi e përshkroi Lookman si “një lojtar që pritet të largohet këtë verë, në përputhje me filozofinë e klubit për një shitje kyçe në vit”, por pranoi se “tregu i transferimeve sjell surpriza dhe të gjithë e dini se çfarë ndodhi me Reteguin”.

Mateo Retegui nënshkroi për klubin e Superligës Saudite, Al Qadsiah, në fillim të këtij muaji, në një marrëveshje me vlerë të raportuar prej 65 milionë eurosh. Kjo do të thotë se ka më pak presion mbi ‘La Dea’ për të ofruar zbritje për Lookman, pasi Interi vazhdon të ketë një interes të fortë.

Percassi diskutoi lëvizjen e Interit për Lookman, duke rrëfyer se “Për Lookman, pavarësisht interesit të madh, nuk kishte pasur kurrë asgjë konkrete, të paktën jo deri dje kur mbërriti oferta e parë zyrtare”.

“E pashë Marottën dje në zyrat e Legas. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, si personale ashtu edhe profesionale. Në ditët në vijim, do ta vlerësojmë me qetësi ofertën që kemi marrë dhe më pas do të japim një përgjigje. E tëra çfarë mund të them është se koha dhe vlera e largimit të lojtarëve të Atalantës janë vendime që merren vetëm nga klubi”, ka thënë Percassi.

Oferta e fundit e Interit për Lookman është ende nën çmimin prej 50 milionë eurosh që kërkon Atalanta për sulmuesin. Propozimi i parë i Interit raportohet se ishte 42 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse. /Telegrafi/

The post Drejtori ekzekutiv i Atalantës i ofron Interit një shtysë të madhe në transferimin e Lookman appeared first on Telegrafi.

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

By: armand
26 July 2025 at 09:25

Bisedimet për Ademola Lookman kanë mbetur në pikën e javës së kaluar. Interi ishte paraqitur me një propozim huazimi, me detyrim blerjeje, i ndarë në dy këste, që në total do të arrinte shifrën prej 40 milionë eurosh. Një ofertë që, sipas drejtuesve zikaltër, u konsiderua përfundimtare dhe jo e hapur për rritje të mëtejshme. […]

The post Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman appeared first on BoldNews.al.

Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis

By: armand
24 July 2025 at 17:03

Interi aktualisht po punon për të gjetur fondet e nevojshme për të qenë në gjendje të nisë një sulm vendimtar për Ademola Lukman. Sulmuesi i Atalantës është objektivi numër një i Marotës dhe Auzilios për të forcuar repartin sulmues në dispozicion të trajnerit Kristian Kivu pasi “Perëndesha” refuzoi ofertën e parë të bërë nga Interi, […]

The post Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis appeared first on BoldNews.al.

Interi përmirëson ofertën për Ademola Lookman, lojtari dëshiron transferimin në Meazza

24 July 2025 at 11:56

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi nigerian e ka bërë të qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin për një kontratë katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, negociatat me Atalantën mbeten të vështira për shkak të kërkesave të larta të klubit bergamask.

Oferta fillestare e Interit prej 40 milionë eurosh në formë huazimi me detyrim blerjeje u refuzua. Atalanta kërkon 50 milionë euro dhe ndjehet në pozicion force, sidomos pas shitjes së Mateo Reteguit për 65 milionë euro në Al-Qadsiah në Arabi.

Në këtë drejtim, Interi pritet të përmirësojë ofertën në 42-43 milionë euro plus bonuse, duke u afruar me kërkesën e Atalantës. Megjithatë, raportimet e mediave italiane thonë se edhe kjo  shumë mund të mos mjaftojë.

Atalanta synon të përsërisë një skenar të ngjashëm me atë të transferimit të Koopmeiners te Juventusi, ku bardhezinjtë përfundimisht pranuan të paguajnë mbi 57 milionë euro në total me bonuse.

Lookman, ndërkohë, vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për 2-3 javë. Ai ka refuzuar opsione të tjera si Atletico Madrid dhe po pret Interin.

Për të finalizuar gjithçka, Interi mund të ketë nevojë të realizojë disa shitje, për të pasur fleksibilitet financiar dhe për të bindur Atalantën të pranojë marrëveshjen. /Telegrafi/ 

The post Interi përmirëson ofertën për Ademola Lookman, lojtari dëshiron transferimin në Meazza appeared first on Telegrafi.

Plani B i Interit: Xavi Simons opsion konkret nëse dështon transferimi i Lookman

21 July 2025 at 21:33

Raportet nga Italia pohojnë se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Interit dhe klubit gjerman Leipzig në lidhje me një marrëveshje të mundshme për reprezentuesin holandez Xavi Simons, i cili po shihet si një alternativë potenciale e Ademola Lookman të Atalantas. 

Inter po synon të bëjë një investim të madh në repartin ofensiv për sezonin 2025/2026, dhe sipas disa mediave gjatë javës së fundit, Lookman është objektivi kryesor, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në vitet e fundit me klubin bergamask. 

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Xavi Simons është identifikuar si plani B për sulmin në rast se marrëveshja me Lookman nuk realizohet. 

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, raportohet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin e lojtarit, Ali Barat, dhe bisedimet po vazhdojnë. 

Simons ka edhe dy vite kontratë me RB Leipzig, çka e bën një shitje të mundshme këtë verë. 

Kjo pasi gjermanët nuk duan të përballen me rrezikun e shitjes së lojtarit për një shumë të reduktuar në verën e ardhshme, kur do t’i mbetet më pak se një vit kontratë./Telegrafi/

The post Plani B i Interit: Xavi Simons opsion konkret nëse dështon transferimi i Lookman appeared first on Telegrafi.

Interi përgatit një ofertë më të mirë për Lookman – Napoli nuk është më në garë

21 July 2025 at 15:30

Interi nuk ndalet në përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman, duke shtuar para në ofertën e re.

Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, klubi zikaltër po përgatit një ofertë më të fortë për Atalantën, që kërkon rreth 50 milionë euro për yllin e saj.

Negociatat mes Interit dhe Atalantës vazhdojnë, me klubet që po diskutojnë mundësinë e një huazimi me detyrim blerjeje. Interi shpreson të bindë Atalantën që ta lërë Lookmanin të transferohet në Milano.

Ndërkohë, Napoli, që kishte treguar interes për sulmuesin, ka tërhequr ofertën e tij. Sipas mediave italiane, oferta e fundit e Napolit ishte në qershor, dhe që atëherë nuk ka pasur kontakte të reja.

Lookman konsiderohet përforcimi ideal për sulmin e Interit, falë shpejtësisë dhe teknikës së tij. Drejtuesit zikaltër janë të vendosur ta mbyllin sa më parë këtë transferim dhe ta prezantojnë Lookmanin para nisjes së sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post Interi përgatit një ofertë më të mirë për Lookman – Napoli nuk është më në garë appeared first on Telegrafi.

Atletico Madridi po përgatitet të shpenzojë 132 milionë për të përfunduar tre nënshkrime

17 July 2025 at 08:23

Atltico Madridi po përgatit një lëvizje ambicioze në tregun e transferimeve me një investim total prej 132 milionë eurosh për të siguruar tre nënshkrime strategjike: Jesus Areso, Ademola Lookman dhe Cristian Romero.

Sipas mediumit Fichajes, bordi i Atletico Madridit është i vendosur t’i japë Diego Simeones një skuadër më të fortë dhe më të gjithanshme për një sezon në të cilin qëllimi është të luftojë përsëri për tituj si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.

Ofensiva për këto nënshkrime është tashmë në zhvillim e sipër dhe klubi nga Metropolitano po punon për të finalizuar çdo transaksion në një afat të shkurtër.

Jesus Areso

Hapi i parë do të jetë forcimi i pozicionit të mbrojtësit të djathtë, ku Jesus Areso është bërë opsioni i preferuar.

Klauzola e lirimit të mbrojtësit të Osasunës është vendosur në 12 milionë euro, një çmim që Atletico është i gatshëm të paguajë për të mbuluar largimin e mundshëm të Nahuel Molina, i cili mund të përfundojë te Villarreal në formë huazimi.

Areso, me përvojë në La Liga dhe një profil sulmues që i pëlqen Simeones, shihet si një bast i sigurt për një pozicion kyç në formacionin e Atletico Madridit.

Ademola Lookman

Në sulm, klubi madrilen i ka vënë syrin Ademola Lookman, yllit të Atalantës dhe një lojtar kyç në fitimin e trofeut të Ligës së Evropës edicionin e kaluar.

Bardhekuqtë janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për të nënshkruar me nigerianin, i cili do të sillte ekuilibër dhe fuqi golash në një sulm që tashmë krenohet me Antoine Griezmann, Julian Alvarez dhe Aleksander Sorloth.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për shkak të interesit nga klube të tjera, veçanërisht Interi, por dëshira e lojtarit për të provuar fatin e tij në La Liga favorizon Atleticon.

Cristian Romero

Së fundmi, marrëveshja më e shtrenjtë është ajo e qendërmbrojtësit argjentinas të Tottenham Hotspur, Cristian Romeros.

Romero është i zgjedhuri për të forcuar mbrojtjen me lidership, një shtesë për të cilën Atletico është i gatshëm të investojë 80 milionë euro.

Ardhja e tij do t’i lejonte ‘Cholos’ të ketë një mbrojtës të klasit botëror, thelbësor për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Me këta tre lojtarë, Atletico synon të krijojë një skuadër konkurruese në të gjitha aspektet, duke synuar një vit në të cilin nuk duan të kënaqen me një vend të tretë në garën për titull.

Afati kalimtar i këtij viti do t’i tregoj plotësisht ambiciet e klubit nga Metropolitano. /Telegrafi/

The post Atletico Madridi po përgatitet të shpenzojë 132 milionë për të përfunduar tre nënshkrime appeared first on Telegrafi.

Interi ka arritur marrëveshje personale me Ademola Lookman – kërkohet nga Atalanta që të ulet çmimi

16 July 2025 at 20:40

Ademola Lookman është kthyer në objektivin kryesor të Interit, ndërsa klubi zikaltër synon të përforcojë repartin ofensiv pas largimeve të Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic në fund të sezonit 2024/25.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit tashmë kanë arritur një marrëveshje personale me sulmuesin nigerian, i cili është shpallur së fundmi edhe Lojtari Afrikan i Vitit, por bisedimet me Atalantën për çmimin e kartonit të tij mbeten ende në zhvillim.

Atalanta ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për 27-vjeçarin, por Interi shpreson ta mbyllë marrëveshjen për rreth 40 milionë euro – një shumë që klubi është i gatshëm ta paguajë pa qenë nevoja të shesë ndonjë lojtar të ekipit të parë.

Sipas Sky Sport Italia, kjo shumë është në dispozicion menjëherë dhe nuk do të ndikohet nga lëvizjet e tjera të afatiti kalimtar. Megjithatë, pa një marrëveshje me Atalantën, pavarësisht akordit me lojtarin, transferimi nuk mund të zyrtarizohet.

Shpejtësia, driblimi dhe ndjesia për golin e bëjnë atë një nga sulmuesit më të kërkuar në Itali këtë verë.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Lookmanin, Interi ka në listë edhe disa alternativa. Sipas përditësimit të së mërkurës, emrat që po shqyrtohen janë: Christopher Nkunku (Chelsea), Nico Gonzalez (Juventus) dhe Jadon Sancho (Manchester United).

Interi mbetet optimist për të mbyllur me sukses operacionin për Ademola Lookman, një lojtar që do të shtonte eksplozivitet dhe cilësi në repartin sulmues të kampionëve të Italisë. Negociatat me Atalantën pritet të vazhdojnë intensivisht në ditët në vijim. /Telegrafi/ 

The post Interi ka arritur marrëveshje personale me Ademola Lookman – kërkohet nga Atalanta që të ulet çmimi appeared first on Telegrafi.

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

By: armand
16 July 2025 at 20:34

Ademola Lookman është objektivi i ri i merkatos së Interit. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë piketuar nigerianin si emrin e ri për repartin e avancuar, të bindur se ai do të ndihmojë ekipin në fazën ofensive. Interi kërkon përforcime në repartin e avancuar, për të shtuar alternativat në krah të Lautaro Martinez dhe Markus Turam, […]

The post Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa

16 July 2025 at 10:35

Sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman, është shfaqur si objektivi kryesor i Interit në sulm, por ylli nigerian ka një çmim prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, yll nigerian i Atalantës, Lookman, është objektivi kryesor i Interit për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.

Gazeta italiane konfirmon se çmimi i Lookman është 50 milionë euro. por Interi do të përpiqet të ulë kërkesat e Atalantës, duke pasur parasysh se limiti i shpenzimeve për një sulmues të ri është rreth 35 milionë euro.

Ky medium shton se Lois Openda i RB Leipzig është gjithashtu në agjendën e Interit, i ndjekur nga Eliesse Ben Seghir i Monacos dhe Christopher Nkunku i Chelseat.

Interi po planifikon të bëjë vend për një sulmues të ri duke shitur Mehdi Taremin, i cili ka tërhequr interes nga Fulhami dhe Besiktas.

Nerazzurrët do të riorganizojnë repartin e tyre sulmues në sezonin 2025/26, pasi kanë ndarë rrugët me Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic, kanë nënshkruar me Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe kanë mirëpritur rikthimin e Francesco Pio Esposito pas një periudhe huazimi dy-sezonesh te Spezia. /Telegrafi/

The post Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa appeared first on Telegrafi.

❌
❌