Kenan Yildiz, talenti turk i Juventusit, po shkëlqen këtë sezon dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Në moshën 20-vjeçare, sulmuesi ka lënë pas fazën e premtimit, duke u bërë një lojtar vendimtar për ekipin e tij.
Me performancë të qëndrueshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë në lojën sulmuese, Yildiz po konsolidon reputacionin si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij.
Këtë sezon, ai ka regjistruar tetë gola dhe tetë asistime në të gjitha kompeticionet, duke treguar jo vetëm statistikë, por edhe maturi dhe siguri në ndeshje me presion të lartë.
Lëvizjet e tij mes linjave, aftësia në një kundër një dhe mençuria taktike e bëjnë një lojtar të veçantë në Torino.
Stafi dhe shokët e skuadrës e shohin Yildiz si një pjesë thelbësore të projektit të Juventusit për të ardhmen.
Performanca e tij ka aktivizuar tregun e transferimeve, dhe shumë klube të mëdha evropiane po monitorojnë situatën.
Çmimi i tij pritet të jetë mbi 100 milionë euro, një shifër që reflekton talentin, ndikimin dhe potencialin e madh që ka, Juventusi nuk është e detyruar të shesë, por një ofertë e tillë mund ta shtyjë drejt negociatave serioze.
Barcelona është ndër klubet që e ndjek me kujdes Yildiz, duke e parë si një lojtar ideal për stilin e tyre të lojës.
Përtej sfidës financiare, katalanasit shpresojnë të përdorin projektin sportiv si argument për ta bindur sulmuesin.
Sezoni i ardhshëm pritet të jetë vendimtar për Kenan Yildiz, ndërsa tregu i transferimeve është në lëvizje rreth tij.
Juventusi synon ta mbajë, ndërsa klubet e mëdha evropiane po përgatiten për një ofertë të mundshme.
Projekti i Barcelonës mund të jetë elementi që do ta tërheqë turkun drejt ‘Camp Nou’, duke e bërë një nga protagonistët kryesorë të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/
Afati kalimtar i transferimeve të janarit po afron me shpejtësi, dhe klubet do të jenë sërish në garë për të forcuar skuadrat për gjysmën e dytë të sezonit.
Në tregun dimëror të vitit 2025 janë shpenzuar 1.2 miliard euro në ligat kryesore evropiane dhe në Championship, shifra më e lartë në shtatë vitet e fundit, ku vetëm Manchester City ka shpenzuar 191 milion euro.
Mohamed Salah (Liverpool)
Në prill, Mohamed Salah u shpërblye me një kontratë të re dyvjeçare pas udhëheqjes së Liverpool drejt titullit të dytë në Ligën Premier. Por, rreth nëntë muaj më vonë, i ashtuquajturi “Mbreti Egjiptian” është përballë një largimi të tensionuar që mund të dëmtojë trashëgiminë e tij në ‘Anfield’.
Salah aktualisht është në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin dhe është rikthyer te golat, por klubet e pasura të Arabisë Saudite e kanë identifikuar ende si objektiv.
Për herë të parë këtë sezon, Salah ka treguar shenja dobësimi, që do të thotë se kjo mund të jetë mundësia e fundit për Liverpool për të kërkuar një tarifë të madhe, pasi fuqia negociuese e fituar nga kontrata e re mund të mos zgjasë pas dimrit.
Conor Gallagher (Atletico Madrid)
Në fund të nëntorit, Sky Sports zbuloi se 16 klube të Ligës Premier kanë shfaqur interes për Conor Gallagher që nga transferimi prej 33 milionë eurosh nga Chelsea te Atletico Madrid në gusht 2024, duke treguar vlerësimin e tij të lartë në Angli.
The Guardian raporton se Manchester United po e monitoron gjithashtu Gallagher me synim një huazim në janar, por Atletico preferon një shitje të përhershme dhe dëshiron të rikuperojë investimin fillestar, gjë që mund të hapë mundësi për Tottenham dhe Leeds.
Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona)
Marc-Andre ter Stegen u rikthye në fushë për Barcelonën pas tre muajsh mungesë në fitore ndaj Guadalajara në Kupën e Mbretit, pasi u rikuperua plotësisht nga operacioni në shpinë.
Megjithatë, trajneri Hansi Flick bëri të qartë se kjo ishte vetëm një rast i veçantë. Joan Garcia dhe Ëojciech Szczesny janë tani portierët kryesorë në ‘Camp Nou’, ndërsa Ter Stegen iu hoq përkohësisht shiriti i kapitenit në gusht pas refuzimit për të ndarë të dhënat mjekësore me La Liga, çka do të kishte liruar 50% të pagës së tij për regjistrim.
Sipas Mundo Deportivo, nuk duket të ketë rrugë kthimi, me klube nga Turqia dhe Arabia Saudite që mund të ofrojnë një rrugëdalje për Ter Stegen..
Kenan Yildiz (Juventus)
Juventus rrezikon të humbasë asetet e saj më të çmuara. Kenan Yildiz ka kontratë deri në 2029, por ndihet se paga aktuale nuk reflekton rëndësinë e tij në skuadër dhe ka kërkuar një zgjatje që do ta vendoste ndër pagat më të larta të klubit, sipas Tuttosport.
Derisa negociatat për rinovimin nuk kanë pasur përparim, Arsenal raportohet se ka kontaktuar agjentin e Yildiz, Jorge Mendes, për të diskutuar disponueshmërinë e tij.
Ruben Neves (Al-Hilal)
The Times raporton se Ruben Neves po kërkon një rikthim në Ligën Premier pas dy e gjysmë vitesh në Arabinë Saudite me Al-Hilal, të cilët nuk kanë arritur ta bindin ish-yllin e Ëolves të nënshkruajë një zgjatje kontrate.
‘Old Trafford’ është përmendur si “destinacioni i dukshëm” për Neves, për shkak të vështirësive të vazhdueshme të Manchester United në mesfushë, ku skuadra e Amorim ende nuk ka një specialist që mund të kontrollojë ritmin e ndeshjeve.
Antoine Semenyo (Bournemouth)
A ka ndonjë sulmues krahu më të mirë në Ligën Premier aktualisht se Antoine Semenyo? Sipas statistikave dhe vlerësimit vizual, përgjigjja është jo.
Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë shfaqur nivele të ndryshme interesi për Semenyo para afatit të janarit, kur do të hyjë në fuqi klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë eurosh.
Megjithatë, edhe pse Semenyo duket si zëvendësues i përsosur për Salah te Liverpool, konsensusi i zakonshëm tani është se Manchester City po udhëheq garën për nënshkrimin e sulmuesit nga Gana, i cili raportohet se dëshiron të vendosë të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund)
Nico Schlotterbeck është një futbollist shumë i kërkuar. Raportohet se Barcelona dhe Real Madrid e kanë ndjekur yllin e Borussia Dortmund për muaj me radhë, ndërsa BILD ka shkruar se Bayern Munich po planifikon të përpiqet ta transferojë mbrojtësin nga rivalët e tyre në Bundesliga, duke e parë atë si një alternativë strategjike për Dayot Upamecano, i cili së shpejti do të jetë lojtar i lirë.
Liverpool gjithashtu raportohet se ka shfaqur interes për 26-vjeçarin gjerman, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
Marc Guehi (Crystal Palace)
Marc Guehi ishte shumë pranë një transferimi prej 35 milionë eurosh te Liverpool verën e kaluar, aq sa kishte xhiruar edhe një video zyrtare për njoftimin, por Crystal Palace e bllokoi marrëveshjen pak para afatit.
‘Të Kuqtë’ mbeten admirues të mëdhenj të tij, por konkurrenca për Guehi është rritur ndjeshëm muajt e fundit, me Daily Mail që raporton se Man City, Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë të gjithë të etur për të siguruar nënshkrimin e tij në vitin 2026.
Elliot Anderson (Nottingham Forest)
Mesfushorët defensivë nuk janë më të lirë, të paktën jo në Ligën Premier. Enzo Fernandez, Declan Rice dhe Moises Caicedo kanë kushtuar të gjitha më shumë se 100 milionë euro dhe ylli i Nottingham Forest, Elliot Anderson, mund të jetë i radhës.
Sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Pletterberg, ky është çmimi minimal i kërkuar nga Forest për mesfushorin anglez, ndërsa klubi është bërë i vetëdijshëm për interes “konkret” nga Manchester United.
Karim Adeyemi (Borussia Dortmund)
Sipas BILD, Karim Adeyemi i ka bërë me dije drejtuesve të Borussia Dortmund se dëshiron të largohet, me të dashurën e tij që thuhet se po nxit një jetë të re në një qytet të madh evropian.
Sulmuesi gjerman ka ndryshuar agjent dhe ka nisur përpjekjet për një transferim në janar, dhe nuk do të ketë mungesë ofertash kur hapet afati i transferimeve.
Interi është lidhur me një transferim të mundshëm të Adeyemit, ndërsa The Mirror raporton se Manchester United dhe Arsenal janë gati të nisin garën për shërbimet e tij./Telegrafi/
Juventus po përgatitet të rrisë ofertën për rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz, duke propozuar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon plus bonuse, nga 4.5 milionë euro sa ishte oferta e paraqitur disa javë më parë.
Bisedimet janë planifikuar të zhvillohen në janar, në prani të babait të lojtarit, Engin Yildiz.
Talenti 20-vjeçar ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, por gjatë këtij sezoni është konsoliduar si lider teknik i Juventusit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
Interesimi për Yildiz është i madh: Real Madridi, Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli po e monitorojnë nga afër futbollistin turk, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, drejtuesit e Juventusit mbeten optimistë se do të arrijnë ta sigurojnë të ardhmen e tij afatgjatë në Torino.
Në këtë sezon të Serie A, Yildiz ka regjistruar 3 gola dhe 1 asistim në 7 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar kontribuoi me 7 gola dhe 5 asistime në 35 paraqitje në kampionat me fanellën bardhezi. /Telegrafi/
Juventusi e ka bërë zgjatjen e kontratës së Kenan Yildiz një nga prioritetet kryesore, ndërsa klubi synon të sigurojë të ardhmen afatgjatë të një prej talentëve më të shquar të skuadrës.
Bisedimet aktualisht vazhdojnë midis Bianconerëve dhe përfaqësuesve të lojtarit, me fokus te një marrëveshje që pritet të zgjasë deri në vitin 2030 ose 2031.
Rinovimi i propozuar do të përfshijë gjithashtu një rritje të ndjeshme të pagës, me Yildizin që pritet të fitojë rreth 6 milionë euro në vit, duke reflektuar rëndësinë e tij në rritje brenda skuadrës dhe statusin e tij si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.
Juventusi e sheh sulmuesin turk si një gur themeli për projektin e tyre sportiv afatgjatë.
Pavarësisht interesit të fortë nga disa klube të mëdha evropiane gjatë muajve të fundit, Bianconerët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: Yildiz konsiderohet i patransferueshëm, dhe klubi është i vendosur të kundërshtojë çdo përpjekje për ta larguar, duke synuar nënshkrimin e një kontrate të re afatgjatë sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/
Juventusi ka mposhtur Pizën me rezultatin 0-2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 17 të Seria A.
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë ku u aktivizua edhe Edon Zhegrova. Fillimisht ishte Kalabrezi që shkaktoi autogol, ndërsa më pas në minutat shtesë Jilldiz vulosi fatin e takimit.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në zonën Champions dhe pse Roma me Napolin duhet të luajnë ndeshjet e tyre. Në anën tjetër Piza rrezikon seriozisht rënien, pasi ndodhet në vendin e parafundit.
Kenan Yildiz thuhet se dëshiron të bëhet lojtari më i paguar te Juventusi dhe të marrë garanci për ambiciet e mëdha të klubit në vitet e ardhshme.
Juventusi pritet të rifillojë bisedimet për të zgjatur kontratën e Yildiz në javët në vijim, veçanërisht tani që Bianconerët janë gati të punësojnë një drejtor të ri sportiv, Marco Ottolini.
Kontrata e Yildiz skadon në qershor të vitit 2029, por ylli turk është bërë një lojtar kyç në Torino, kështu që të dyja palët mendojnë se një marrëveshje e re është e nevojshme.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi dhe Yildiz u takuan për herë të fundit në fund të tetorit, pak para shkarkimit të Igor Tudor.
Yildiz aktualisht fiton 1.7 milionë euro në sezon, por objektivi i tij është të bëhet lojtari më i paguar në ekip me një pagë prej të paktën 6 milionë eurosh, njësoj si Jonathan David.
Oferta e Juventusit është midis 4 dhe 5 milionë euro për sezon, plus bonuse të lidhura me objektivat personale dhe të lidhura me ekipin.
Ekziston një diferencë prej rreth 1 milion eurosh midis ofertës së klubit dhe kërkesave të lojtarit, por Yildiz gjithashtu dëshiron garanci në lidhje me projektin dhe ambiciet afatgjata të klubit.
20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/
Manchester United po përgatitet për një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, me synimin për ta rindërtuar skuadrën për të ardhmen dhe jo vetëm për zgjidhje afatshkurtra.
Trajneri Ruben Amorim dëshiron të formojë një ekip konkurrues për vitet e ardhshme, me theks të veçantë te futbollistët ofensivë që mund të rriten dhe të marrin role udhëheqëse në dekadën e ardhshme.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë aktivë këtë verë, duke përforcuar repartin ofensivë me emra si Bryan Mbeumo, Matheus Cunha dhe Benjamin Sesko. Megjithatë, ambiciet e klubit nuk ndalen me kaq.
Tani, Manchester United ka vënë në shënjestër një futbollist që po monitorohet prej kohësh edhe nga Arsenali, i cili e sheh atë si një zgjidhje afatgjatë për sulmin. Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të veprojë me vendosmëri dhe ta lërë pas rivalin e brendshëm me një ofertë që pritet të tronditë Evropën.
Sipas raportimeve nga Fichajes dhe gazetari Ben Jacobs, Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për ta siguruar shërbimin e Kenan Yildiz nga Juventusi.
🚨 Manchester United are showing strong interest in Juventus forward Kenan Yıldız, with any potential deal expected to cost in the region of €90M–€100M.
Sulmuesi 20-vjeçar i “Zonjës së Vjetër” ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Serie A këtë sezon, duke udhëhequr skuadrën si për gola ashtu edhe për asistime. Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë bërë që shumëkush ta krahasojë ngritjen e Yildiz me atë të një legjende të Juventusit dhe futbollit botëror, Cristiano Ronaldos.
Yildiz po tregon vazhdimësi të lartë në Itali, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, Juventusi nuk ka asnjë detyrim ta shesë talentin turk. Megjithatë, një ofertë prej 100 milionë eurosh mund të hapë debate serioze brenda klubit torinez./Telegrafi
‘Teatri i Ëndrrave’ po përgatitet për një nga transferimet më ambicioze të dekadës së fundit nën drejtimin e Ruben Amorim. Manchester United i ka vënë syrin sulmuesit anësor të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili dëshiron një transferim në Ligën Premier.
Drejtuesit e klubit britanik e kuptojnë se rindërtimi i linjës sulmuese kërkon talent të jashtëzakonshëm për të sjellë freski dhe aftësinë për të krijuar menjëherë mundësi shënimi. Prandaj, United është i përgatitur të shpenzojë shumën astronomike prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e sulmuesit turk.
Klubi anglez synon të përshpejtojë negociatat për të parandaluar gjigantë të tjerë evropianë që të konkurrojnë për nënshkrimin e sulmuesit të talentuar anësor. Ruben Amorim është në kërkim të një lojtari që mund të plotësojë figura si Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, duke optimizuar rezultatin e golave të ekipit.
20-vjeçari ka mahnitur vëzhguesit e klubit nga Old Trafford falë pjekurisë së tij taktike dhe performancave të shkëlqyera në Serie A. Aktualisht, Kenan Yildiz është bartësi i flamurit të rinovimit të Juventusit, ku ka shifra të lakmueshme me gjashtë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon.
Sulmuesi turk ka një kontratë afatgjatë me Juventusin deri në vitin 2029, duke i dhënë klubit italian një avantazh të konsiderueshëm. Megjithatë, oferta treshifrore nga United mund të jetë e mjaftueshme për të bindur bordin e Torinos të ndahet nga lojtarin e tyre.
United e sheh këtë futbollist të ri si zgjidhjen përfundimtare për krahun e majtë të sulmit të tyre, një zonë që ka qenë e paqëndrueshme në muajt e fundit. Shkathtësia e yllit turk i përshtatet në mënyrë të përkryer sistemit dinamik që stafi i trajnerëve portugezë po përpiqet të zbatojë në këtë fazë të re. /Telegrafi/
Rritja e Kenan Yildiz në futbollin elitar europian ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregun e transferimeve.
Paraqitjet e tij te Juventusi e ka kthyer atë në një nga talentet më të kërkuar në kontinent, duke nxitur një garë të hapur mes gjigantëve si Arsenali dhe Real Madridi, ndërsa klubi italian po përpiqet me vështirësi të mbajë “xhevahirin” e vet.
Sipas Sport, ofensiva e Arsenalit nuk është rastësore. Klubi londinez ka qenë prej javësh në kontakt me përfaqësuesit e Yildiz për të kuptuar nga afër kërkesat e tij për pagën dhe për të vlerësuar situatën para një oferte të mundshme zyrtare.
Lojtari, duke ndier se është gati për një hap të madh në karrierë, ka kërkuar një pagë vjetore rreth 6–7 milionë euro, një shifër që ai e konsideron të drejtë për paraqitjet e tij dhe në harmoni me talentet e tjerë të afirmuar në Europë.
Negociatat për rinovimin me Juventusin po lëvizin ngadalë. Klubi dëshiron ta mbajë, por oferta fillestare nuk përputhet me kërkesat e lojtarit, duke krijuar një bllokim që Arsenali po e shfrytëzon në mënyrë inteligjente.
Ndërkohë, Real Madridi po e ndjek zhvillimin e tij nga afër, por qasja e tyre është më e rezervuar. Në Valdebebas e vlerësojnë shumë talentin e turkut të ri, por nuk e kanë prioritet për këtë afat kalimtar.
Ai shihet si një lojtar për të ardhmen, pjesë e rinovimit të gradualshëm të sulmit të “Los Blancos”, pa ndonjë presion për ta transferuar menjëherë.
Në këtë moment, situata është e qartë: Arsenali është klubi më i pozicionuar për të siguruar shërbimet e Kenan Yildiz, falë vendosmërisë së tyre dhe interesit për t’i ofruar një rol që përputhet me ambiciet e lojtarit.
Ndërkaq, Real Madridi mbetet në vëzhgim, i gatshëm të ndërhyjë nëse operacioni zgjatet dhe krijohet një mundësi më e favorshme./Telegrafi/
U publikuan zyrtarisht renditjet e Golden Boy 2025, me yllin e PSG-së Desire Doue që u shpall fitues absolut i çmimit, falë një epërsie mbresëlënëse në votim.
Një element interesant i renditjes ishte diferenca minimale prej vetëm 3 pikësh mes Arda Guler i cili u rendit i dyti, dhe Dean Huijsen, që u pozicionua i katërti.
Ndërkohë, Pio Esposito u nderua me çmimin Italian Golden Boy dhe u klasifikua në vendin e nëntë në renditjen globale.
Kenan Yildiz ka bërë bujë te Juventus, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Serie A për klubin dhe duke arritur 20 gola më shpejt se Alessandro Del Piero.
Me Dusan Vlahovic të lënduar, 19-vjeçari numër 10 po mban mbi supe përgjegjësi më të mëdha dhe ndihet thellësisht i lidhur me Bianconerët.
Bisedimet për rinovimin e kontratës po përparojnë, megjithëse mbeten boshllëqe. Yildiz kërkon 6-7 milionë euro në vit për t'iu përshtatur statusit të tij në rritje, ngjashëm me pagën e Jonathan David, ndërsa Juventusi ka ofruar pak më pak se 5 milionë euro, një rritje e konsiderueshme nga 1.7 milionë eurot e tij aktuale.
Të dyja palët i japin përparësi një marrëveshjeje për të shmangur tentativat e klubeve të tjera.
Arsenali ka intensifikuar interesin e tij, i tërhequr nga lojtari turk, ndërsa trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, i cili më parë e donte atë te Leverkusen, ua ka rekomanduar gjigantëve spanjollë.
Derisa të nënshkruhet një marrëveshje e re, gjigantët evropianë do të vazhdojë të jetë në kërkim të tij. /Telegrafi/
Intriga dhe ofertat rreth sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, po shtohen vazhdimisht.
Nuk është më surprise që shumë gjigantë të Ligës Premier po ndjekin talentin e Juventusit, sipas Tuttosport.
Arsenali duket se kryeson garën dhe kuptohet se është destinacioni i preferuar i lojtarit.
Chelsea mbetet gjithashtu një pretendente serioze, e gatshme të ofrojë një paketë kontrate shumë të pasur, me vlerë mbi dhjetë milionë në vit.
Edhe Liverpool është futur në garë, pavarësisht investimit të tyre të madh së fundmi për të siguruar Wirtz.
Kur një talent si Yildiz bëhet i disponueshëm, pothuajse çdo klub elitar interesohet menjëherë.
Duke parë rrethanat, duket se fuqia qëndron në duart e vetë lojtarit, megjithëse ende ka hapësirë për negociata dhe gjetjen e një zgjidhjeje që kënaq të gjitha palët e përfshira./Telegrafi/
Kenan Yildiz po konfirmohet si një nga talentet më të spikatur të Serie A, duke u kthyer në simbolin e skuadrës së re të Juventusit. Vetëm 20-vjeçar, sulmuesi turk mban tashmë fanellën ikonike me numrin 10 dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje.
Por ngritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re në Evropë. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, Real Madrid është ndër klubet që po ndjek me kujdes situatën e Yildiz, në një kohë kur bisedimet për rinovimin e kontratës me Juventusin kanë ngecur.
Yildiz ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2029, por drejtuesit e klubit po synojnë ta zgjatin deri në 2030, duke i ofruar edhe një rritje page. Aktualisht, ai është një nga lojtarët me pagën më të ulët në skuadër, pavarësisht rëndësisë që ka marrë në ekipin e parë.
Megjithatë, palët nuk kanë arritur marrëveshje, mosmarrëveshjet lidhen me aspektin financiar dhe disa klauzola të kontratës. Si pasojë, bisedimet janë pezulluar, dhe si Juventus ashtu edhe kampi i lojtarit po rishikojnë pozicionet e tyre.
Kenan Yildiz
Kjo situatë ka ringjallur interesimin e klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Arsenal dhe Chelsea, ky i fundit raportohet se kishte bërë një ofertë prej 67 milionë eurosh gjatë verës së kaluar.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, thuhet të jetë një admirues i madh i Yildizit dhe e sheh atë si një shtesë të vlefshme për të ardhmen e skuadrës “mbretërore”.
Sipas të njëjtit raport, vlera e tregut e Yildizit mund të arrijë deri në 100 milionë euro në verën e ardhshme, çka do të thotë se çdo klub që dëshiron ta sigurojë shërbimet e tij do të duhet të bëjë një investim të madh financiar./Telegrafi/
Liverpooli ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Kenan Yildiz, duke iu bashkuar rivalëve të Ligës Premier, Arsenal dhe Chelsea, që po ndjekin 20-vjeçarin turk.
Yildiz është shfaqur si një nga talentët më premtues të Serie A-së pas shpërthimit të tij sezonin e kaluar.
Pavarësisht se Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Chelsea këtë verë, negociatat për rinovimin e kontratës vazhdojnë, pasi Yildiz kërkon një rritje të konsiderueshme pagese, afërsisht në nivelin e lojtarëve si Jonathan David.
Klubi italian mbetet i sigurt se do të arrijë një marrëveshje deri në vitin 2030, duke synuar ta mbajë atë si një figurë kyçe në projektin afatgjatë të skuadrës.
Megjithatë, nëse kushtet e reja nuk do të pranohen, Liverpooli dhe klubet e tjera kryesore angleze janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre.
Me tre gola dhe katër asistime në 13 paraqitje këtë sezon, numri 10 i Juventusit vazhdon të tërheqë interes të madh nga klubet më elitare evropiane. /Telegrafi/
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka bërë një krahasim të veçantë për talentin e ri të skuadrës, Kenan Yildiz, duke e vënë pranë ish-lojtarëve të shquar si Khvicha Kvaratskhelia dhe Antonio Di Natale, të cilin trajneri italian e konsideron një prej talenteve më të nënvlerësuara me të cilët ka punuar.
Yildiz, i cili mungoi në ndeshjen e parë të Spallettit në krye të Juventusit gjatë fundjavës, pritet të rikthehet në formacionin titullar kur “Zonja e Vjetër” përballet me Sporting në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Spalletti konfirmoi se mesfushori “është i gatshëm”, duke shtuar krahasimin me disa nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar.
“Kvara kishte ato karakteristika. Një tjetër lojtar me talent të jashtëzakonshëm, por pa shumë vëmendje, ishte Toto Di Natale. Yildiz është një prej atyre lojtarëve që do të jenë në të gjitha rrjetet sociale në fund të sezonit”, deklaroi Spalletti.
Yildiz, 20 vjeç, ka regjistruar shtatë kontribuime (gola dhe asiste) në 12 paraqitje deri tani në të gjitha garat këtë sezon.
Yildiz duket se po konfirmohet si një nga lojtarët më të ndjekur dhe më premtues të Juventusit për sezonin aktual, duke kombinuar talentin, kreativitetin dhe një prezencë të spikatur në fushë. /Telegrafi/
Chelsea po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit turk, Kenan Yildiz, i cili aktualisht luan te Juventusi , në afatin e ardhshëm kalimtar të verës. Klubi londinez thuhet se ka nisur kontakt diskret me përfaqësuesit e 20-vjeçarit dhe po përgatit një ofertë afër 90 milionë eurosh për ta tërhequr atë nga Torino verën e ardhshme. Ky veprim përfaqëson një investim afatgjatë për Blutë, teksa ata kërkojnë të forcojnë sulmin e tyre me talentë në zhvillim.
Chelsea ka vendosur ta ndjekë në mënyrë aktive Yildizin pas përparimit të tij në Serie A. Me performancat e tij mbresëlënëse për Juventusin, sulmuesi turk ka tërhequr vëmendjen e klubit të Stamford Bridge si një opsion sulmues i kalibrit të lartë.
Menaxhmenti dhe stafi i trajnerëve të Chelseat e shohin Yildizin si një lojtar modern: një golashënues, organizator i lojës dhe i aftë të luajë në disa pozicione sulmuese, gjë që përshtatet në mënyrë të përkryer me sistemin e tyre të përditësuar. Sipas burimeve pranë lojtarit, Chelsea tashmë ka bërë oferta joshëse për ta joshur atë të bashkohet këtë verë.
Për më tepër, Chelsea po përballet me një periudhë në të cilën synon të forcojë skuadrën e saj me lojtarë të rinj premtues. Interesi për Kenan Yildiz është pjesë e një strategjie më të gjerë të klubit për të kombinuar talentet në zhvillim me përvojën.
Klauzola e lirimit të Juventusit, e vlerësuar në një shumë të lartë, nuk e dekurajon Chelsean, e cila e konsideron të realizueshëm një investim prej 90 milionë eurosh nëse arrin ta bindë lojtarin dhe të arrijë një marrëveshje me Juventusin.
Yildiz dhe situata e tij në Juventus
I riu turk është bërë një nga talentet më premtuese në futbollin evropian, ndërsa luante për Juventusin. Sezoni i tij i shkëlqyer në Serie A i ka lejuar atij të demonstrojë talentin sulmues, shkathtësi taktike dhe aftësinë për të shkëlqyer në momente kyçe.
Edhe pse ai ka një kontratë afatgjatë me Juventusin, rritja e interesit të jashtëm - dhe konkretisht nga Chelsea - po gjeneron spekulime rreth të ardhmes së tij të afërt.
Juventusi, nga ana e tyre, ka treguar ngurrim për t’u ndarë me Yildizin. Drejtuesit e klubit italian e konsiderojnë lojtarin një pjesë qendrore të projektit të tyre afatmesëm dhe afatgjatë, gjë që e ndërlikon transferimin.
Megjithatë, oferta e Chelseat mund të paraqesë një dilemë serioze: të mbajë një lojtar të ri me vlerë të lartë ose të pranojë një shitje rekord që do të çlironte fonde për të forcuar lojtarët e tjerë.
Në fund të fundit, Yildiz është në një moment vendimtar në karrierën e tij dhe Juventusi përballet me një vendim strategjik. /Telegrafi/
Real Madridi thuhet se është i gatshëm të investojë 100 milionë euro për të nënshkruar me Kenan Yildiz, yllin e ri të Juventusit i cili po shkëlqen në Serie A.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso e ka identifikuar Kenan Yildiz si një lojtar kyç për të ardhmen e Real Madridit.
Sipas agjentit italian Giovanni Branchini, trajneri spanjoll është aq i bindur për potencialin e sulmuesit turk saqë do të ishte i gatshëm të linte pothuajse çdo lojtar të ekipit të parë të largohej për të financuar nënshkrimin e tij, përveç Kylian Mbappes.
20-vjeçari, ka shkëlqyer te Juventusi si sulmues i dytë, duke shënuar dy gola dhe katër asistime në dhjetë ndeshje këtë sezon dhe kjo i ka bërë përshtypje Alonsos.
Juventusi po punon për një zgjatje të re të kontratës për Yıldız, me qëllim që të sigurojë qëndrimin e tij deri në vitin 2030. Klubi italian po kërkon të përmirësojë pagën e tij, aktualisht rreth 2.8 milionë euro në vit, për ta përshtatur atë me statusin e tij brenda klubit.
Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, interesi i Real Madridit mund ta ndërlikojë situatën. Përveç Real Madridit, klube të tilla si Chelsea, Arsenal dhe Manchester United kanë shprehur gjithashtu interes për sulmuesin turk.
Yildiz është në një udhëkryq të karrierës së tij. Performancat e tij te Juventusi kanë qenë të jashtëzakonshme, por mundësia e bashkimit me Real Madridin përfaqëson një mundësi për të bërë hapin tjetër në zhvillimin e tij.
Interesi i Alonsos dhe gatishmëria e Real Madridit për të bërë një investim të rëndësishëm nënvizojnë rëndësinë që i jepet talentit të ri turk.
Do të jetë thelbësore të monitorohet se si do të zhvillohet situata në muajt në vijim, pasi klube të tjera elitare po e monitorojnë nga afër situatën e kontratës së tij. /Telegrafi/
Ylli i Juventusit, Kenan Yildiz mezi pret përballjen e shumëpritur kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e tretë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën.
Juventusi do të jetë mysafir i Realit në mesjavë, ku synon të këndellet pas humbjes befasuese nga Como.
“Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Mendoj se është një nga më të mirët në botë dhe të luash atje është një ëndërr që bëhet realitet”.
“Përballja me një klub si Real Madridi në Ligën e Kampionëve është diçka e pabesueshme. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë dhe të zhvilloj një ndeshje të madhe”.
Vetëm 20-vjeçar, Yildiz është tashmë në sezonin e tij të tretë me fanellën legjendare nr. 10 të Juventusit – numër që më parë është mbajtur nga emra si Alessandro Del Piero.
Kenan Yildiz
“Fillimisht mendova: ‘A do të mund ta përballoj këtë numër?’ Por më pas nuk i dhashë shumë rëndësi. Numri nuk luan – unë luaj. Dua vetëm të jap gjithmonë maksimumin dhe ta bëj atë fanellë të shkëlqejë”.
I pyetur për krahasimet e shpeshta me Del Pieron, Yildiz u përgjigj me modesti se synon ta krijojë historinë e tij.
“Nuk më pëlqejnë krahasimet. Ai është një legjendë, karriera e tij ka përfunduar – e imja sapo ka filluar. Dua të ndërtoj historinë time. Jam krenar që mbaj numrin e tij, por dua të eci në rrugën time”.
Edhe pse tashmë konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të rinj në Evropë, Yildiz theksoi se fokusi i tij mbetet vetëm te paraqitja personale.
“Është motivim i madh, por unë përqendrohem vetëm te vetja. Nuk dua të krahasohem me askënd – jam thjesht vetvetja”.
“Sigurisht që më emocionon. Si fëmijë ëndërroja të isha në atë nivel, dhe tani emri im është përkrah lojtarëve më të mëdhenj. Është një ndjenjë krenarie dhe emocion i pabesueshëm”, përfundoi sulmuesi i Juventusit./Telegrafi/
Çdo vit, gazeta prestigjioze italiane Tuttosport mban një përzgjedhje të futbollistëve më të mirë të rinj në botë, dhe tani është shpallur lista e kandidatëve për çmimin prestigjioz Golden Boy.
Ky çmim prestigjioz është dhënë që nga viti 2003, dhe fituesi i parë ishte Rafael van der Vaart.
Pas tij, laureatët e vitit ishin Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Anderson, Alexandre Pato, Mario Balotelli, Mario Gotze, Isco, Paul Pogba, Raheem Sterling, Anthony Martial, Renato Sanches, Kylian Mbappe, Matthijs de Ligt, Joao Felix, Erling Haaland, Pedri, Gavi, Jude Bellingham dhe Lamine Yamal, i cili e fitoi çmimin vitin e kaluar.
Rregullat përcaktojnë se i njëjti lojtar nuk mund ta fitojë çmimin më shumë se një herë, dhe për këtë arsye 18-vjeçari Yamal, megjithëse plotëson kërkesën për të qenë nën 21 vjeç, nuk është në listën e kandidatëve.
🚨 OFFICIAL: Golden Boy 2025 finalists as 25-men shortlist has been unveiled ⭐️
Sipas Il Corriere dello Sport, Real Madrid po e ndjek me shumë kujdes “numrin 10” të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili prej javësh është në bisedime për rinovimin e kontratës që do ta kthente në një figurë edhe më qendrore të projektit bardhezi.
Disa klube të Ligës Premier, përfshirë Arsenal dhe Chelsea, e kanë ndjekur talentin turk prej kohësh.
Ndërkohë, sipas të përditshmes italiane, skuadra e Xabi Alonsos mund ta shohë Yildiz si zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.
Kenan Yildiz
“Los Blancos” raportohet se janë gati të shkojnë deri në fund për yllin e Juventusit, i cili aktualisht fiton pak më shumë se 1.5 milionë euro në sezon (pa përfshirë bonuset) dhe kërkon një pagë në nivelin e lojtarëve më të mëdhenj.
Plani kryesor i gjigantit madrilen është ta shesë Viniciusin drejt Arabisë Saudite, e pastaj me ato para të investojë te “diamanti” turk./Telegrafi/