Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se AAK është pritur me energji të jashtëzakonshme dhe përkrahje të madhe nga qytetarët e Suharekës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas Lekajt, Suhareka ku vetëm pak javë më parë u festua fitorja e radhës e kryetarit Bali Muharremaj edhe kësaj here dëshmoi unitet dhe mobilizim të madh qytetar në mbështetje të Aleancës.
Ai theksoi se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës, u prezantua platforma politike e ndërtuar për secilin qytetar të vendit, ndërsa sallat e mbushura plot janë dëshmi e qartë e bashkimit të madh rreth numrit 129.
Në fund, Pal Lekaj ka falënderuar qytetarët e Suharekës për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që i japin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/
Tubimi përmbyllës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë u shndërrua në një dëshmi të fuqishme të mbështetjes qytetare për Aleancën dhe kandidatin për deputet, Lahi Brahimaj.
Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, Suhareka konfirmoi edhe një herë përkrahjen e saj për AAK-në dhe për kandidatin Brahimaj.
Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë gjithmonë zëri i Suharekës dhe i gjithë Kosovës, krah qytetarëve dhe krah Aleancës.
"Suhareka dëshmoi edhe një herë se mbetet fuqishëm krah Aleancës – si gjithmonë", ka shkruar Brahimaj. /Telegrafi/
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.
Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.
“Është ndjenjë e veçantë të jem krah bashkëvendësve të mi dhe të kem besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.
Ai ka theksuar se përkrahja në Novosellë po reflekton rritjen e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe në nivel komunal dhe qendror.
Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lekaj ka bërë të ditur se së fundmi ka qëndruar edhe në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët ka diskutuar për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryeministër të ardhshëm.
Sipas tij, gjithandej Gjakovës po vërehet rritje e vazhdueshme e besimit në programin e Aleancës, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që, siç tha, i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarit. /Telegrafi/
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri më 28 dhjetor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Lekaj përmes një video-adresimi ka bërë thirrje për përkrahje të kandidaturës së tij dhe të mbështesin Aleancën, duke votuar për numrin 129.
"Kur kanë mbetur edhe 7 ditë deri në përfundim të fushatës, unë ju ftoj që më datë 28, të mos e harroni numrin 7 në listën e Aleancës me numër 129. Vërtetë është një fushatë fantastike falë mbështetjes së madhe që po marrim. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e jashtëzakonshme", është shprehur Lekaj. /Telegrafi/
Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.
“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.
Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes “Pjetër Bogdani” në Gjakovë, ku thotë se është pritur me mikpritje të ngrohtë nga qytetarët e kësaj zone.
Lekaj ka bërë të ditur se familje të respektuara të kësaj lagjeje janë rreshtuar fuqishëm në përkrahje të Aleancës dhe, siç tha ai, ndryshimit për Kosovën.
Sipas tij, mbështetja e shprehur nga qytetarët është dëshmi e qartë e besimit ndaj AAK-së dhe programit të saj, duke e cilësuar këtë përkrahje si konfirmim të fitores së partisë dhe të numrit 129 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Takimi u karakterizua nga diskutime të hapura me banorët, ku u theksua rëndësia e angazhimit qytetar dhe bashkëpunimit për zhvillimin e Gjakovës dhe të vendit në përgjithësi.
Sonte, kandidati për deputet nga AAK, Pal Lekaj zhvilloi takime me qytetarët në fshatrat Bec, Zhdrell, Doblibare, Qerim dhe Lugbunar, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh që shprehnin dëshirën për ndryshimin e qeverisjes në Kosovë.
Në këto takime, Lekaj u shoqërua nga gjenerali dhe miku i tij i ngushtë, Daut Haradinaj, i cili, sipas Lekajt, “i jep frymë ndryshimit të madh”.
Ai theksoi se besimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm, duke shtuar se qytetarët janë më të gatshëm se kurrë për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“129 është krah teje!”, përfundoi Lekaj duke u shprehur i motivuar nga mbështetja e qytetarëve.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka mashtruar shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.
Në një reagim publik, Lekaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit është rritur ndjeshëm kostoja e jetës, ndërsa rritja e pagave ka mbetur pas, duke çuar në varfërim të qytetarëve dhe përkeqësim të mirëqenies sociale.
Sipas tij, shtatë kategori shoqërore janë prekur më së shumti nga politikat e qeverisë aktuale: çiftet e reja, gratë kryefamiljare, arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë.
“Qeveria e Albin Kurtit nuk la shtresë të shoqërisë pa e mashtruar. Një qeveri që proklamonte shpresën, por që në praktikë shkatërroi ekonominë dhe i varfëroi qytetarët,” ka deklaruar Lekaj.“
Ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët, duke shtuar se AAK është “krah qytetarëve dhe interesit të tyre”.
Në fund, Lekaj ka bërë thirrje për mbështetje elektorale për Aleancën, duke theksuar se numri 129 përfaqëson alternativën për zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale në Kosovë.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka zhvilluar takime me banorë të disa fshatrave të rajonit të Gjakovës, duke theksuar se mbështetja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë.
Lekaj ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes ka takuar qytetarë nga fshatrat Fshaj, Ujzë, Mejë, Duznjë, Korenicë, Nec, Ramoc, Cufadol dhe Cermjan, të cilët, sipas tij, e kanë pritur me bindjen se pas 28 dhjetorit Aleanca do ta udhëheqë Kosovën.
Ai ka theksuar se përkrahja për AAK-në po dëshmohet në çdo takim me qytetarët dhe se mesazhi i tyre është i qartë për ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme.
“Aleanca është krah teje! Krah numrit 129!”, ka përfunduar Lekaj, duke bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të forcës dhe konsolidimit të shtetësisë së vendit në arenën ndërkombëtare.
Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se kjo njohje, e 121-ta për Kosovën, tregon qartë se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme.
Ai ka shtuar se Kosova ka nisur një proces avancimi ndërkombëtar dhe se nuk ekziston forcë që mund ta kthejë këtë proces pas.
“Kosova do të vazhdojë të ngritë flamurin e saj si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë,” ka shkruar Haradinaj, duke uruar qytetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm diplomatik.
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka vizituar familjen Lleshi, gjersa tha se u befasua me disa fotografi të shumë viteve më parë, ku ishin aktivizuar në aksionin për pajtimin e gjaqeve.
Lekaj në një postim në Facebook shkruan se këto kujtime janë dëshmi e vlerave që i kanë bashkuar atëherë dhe që vazhdojnë t’i udhëheqin edhe sot.
“Gjatë takimeve në fushatë u ndala te Dr. Engjëll e Dr. Vera Lleshi dhe dy djemtë e tyre, që tash e disa vite punojnë në ordinancë me nder dhe shërbim ndaj qytetarëve. Ai më befasoi me disa fotografi të shumë viteve më parë, ku ishim aktivizuar në aksionin për pajtimin e gjaqeve.
Këto kujtime janë dëshmi e vlerave që na kanë bashkuar atëherë dhe që vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot”, shkruan ai. /Telegrafi/
Këtë vit, 28 dhjetori përbën të dielën e katërt të zgjedhjeve në Kosovë.
Për shkak të mungesës së konsensusit politik për të krijuar institucione pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova i organizon zgjedhjet e parakohshme këtë fundvit, që sipas planifikimeve buxhetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kapin shumën e rreth 11.5 milionë eurove.
Duket që KQZ-ja duhet të tregojë efikasitet si asnjëherë më parë, që të mund të arrihen afatet e nevojshme për formimin e një qeverie të re, e që shteti të mos hyjë në një territor të pashkelur më parë.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, KQZ-së i duhen diku një muaj e gjysmë kohë për t’i kryer të gjitha procedurat.
“Besoj që fundi i muajit janar është periudha më ideale kur mund të kemi certifikim të rezultateve zgjedhore, ndonëse rreziku është që një të tillë të mos e kemi deri në mesin e muajit shkurt”.
Pas certifikimit, ligji parasheh një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por, këtë herë, Kuvendi duket se afat të fundit për konstituim e ka, në fakt, fundin e shkurtit.
Arsyeja? Pozita e presidentit të shtetit.
“Data 5 mars është afati i fundit kur Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e ri, dhe dështimi eventual mund të provokojë zgjedhje të parakohshme, edhe pa arritur fare te zgjedhja e qeverisë, apo te formimi i institucioneve të reja”, thotë Cakolli.
Pra, partitë politike, përveçse se të dakordohen për institucionet e reja, duhet të dialogojnë edhe për çështjen e kreut të shtetit, pozitë të cilën aktualisht e mban Vjosa Osmani.
Ky post është përmendur shpesh si pjesë e kalkulimeve të subjekteve politike në arritjen e koalicioneve eventuale për bashkëqeverisje.
Rreziqet përpara
Një tjetër problem i madh do të ishte mbetja e shtetit pa buxhet. Në pamundësi të miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Kosova do të funksionojë me 1/12 e buxhetit të vitit aktual gjatë dy muajve të parë të 2026-tës.
Në një situatë të atillë, pa një emër të ri të presidentit dhe pa një qeveri të re e buxhet, as KQZ-ja nuk do të mund t’i organizonte zgjedhjet e parakohshme të radhës, në mungesë fondesh, që s’do të kishte kush t’ia ndante.
Megjithatë, Cakolli beson se, nëse partitë do ta ndanin mendjen për bashkëpunim, ky skenar do të shmangej – në rast të kundërt, rreziqet do të ishin të jashtëzakonshme.
“Nëse do të ketë vullnet politik për të gjetur zgjidhje, qoftë edhe të përkohshme, atëherë mund të arrijmë në momentin kur Kuvendi miraton një buxhet, apo formohet qeveri kujdestare në atë periudhë. Por, nëse do të ketë mungesë të vullnetit politik, vendimmarrje politike në funksion të vazhdimit të bllokadës, atëherë vendi do të shkojë drejt krizës, unë besoj më të rëndën institucionale ose socio-politike që kemi parë ndonjëherë”.
Në këtë drejtim, Cakolli vlerëson se fjalori i partive politike në nisje të fushatës duket më i moderuar, duke përmendur në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje.
Kush i monitoron zgjedhjet?
Kur zgjedhjet u caktuan për 28 dhjetor, disa parti e organizata në Kosovë alarmuan se zgjedhjet nuk do të mund të monitorohen nga faktori ndërkombëtar, meqë një pjesë e mirë e botës është në periudhë festash ato ditë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë për REL-in se në grupin e parë të vëzhguesve të akredituar më 16 dhjetor ka përfaqësues të mediave vendëse e ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave britanike e japoneze, dhe të organizatave joqeveritare vendëse.
Cakolli pohon të ketë mësuar se misioni i Bashkimit Evropian do të jetë shumë më i kufizuar në numër këtë herë, ndërsa rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim pritet të jetë më i madhi – me rreth 600 vëzhgues dhe vullnetarë të angazhuar – për monitorimin e procesit.
“Normalisht, vëzhgimi ndërkombëtar është vlerë e shtuar e procesit, por nuk besoj se është përcaktues në integritetin e vetë procesit zgjedhor”, shprehet ai.
Procesi zgjedhor
Në këto zgjedhje, të drejtë vote do të kenë mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Sikur edhe më 9 shkurt, diasporës i është ofruar mundësia që të votojë me postë – në periudhën 12-27 dhjetor – apo në 37 përfaqësi diplomatike në 24 shtete të ndryshme, më 27 dhjetor.
Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë 24 subjekte politike, me 1.180 kandidatë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik.
Rastet kur fletëvotimi shpallet i pavlefshëm është kur votuesi voton më shumë se një subjekt politik apo kur voton vetëm për kandidatët për deputetë, dhe jo edhe për subjektin politik.
Deri në atë ditë, premtimet e kandidatëve për t’u ngjitur në pushtet do të jenë të pranishme në çdo platformë të mundshme.
Orët e vona të 28 dhjetorit do të japin më shumë qartësi nëse Kosova do ta shmangë një paralizë të mundshme...
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se tubimi i mbajtur sonte në Rekën e Keqe ishte dëshmi e qartë e fuqisë dhe mbështetjes që gëzon Aleanca në këtë zonë.
Përmes një postimi, Lekaj bëri të ditur se në shkollën “Mallzum Këpuska”, së bashku me banorët e Qabratit, është riafirmuar zotimi që pas 28 dhjetorit Kosova të qeveriset nga njerëz të besës, të përkushtuar dhe që e duan vendin e tyre me zemër.
“Reka e Keqe sonte na mblodhi për ta dëshmuar fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me banorët e Qabratit u zotuam se pas 28 dhjetorit, Kosova do të qeveriset nga njerëz të besës dhe që e duan vendin e tyre”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka theksuar se AAK do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe të punojë për interesin e tyre, duke përsëritur mesazhin se “Aleanca është krah teje”.
Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeçaj, i njohur për publikun si Meda, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meda ka bërë të ditur se qëndron në krah të mikut të tij, Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e AAK-së.
Në mesazhin e tij, ai thekson mbështetjen e plotë dhe i uron suksese në garën zgjedhore.
“Në mbështetje të mikut tim, Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e AAK-së. Të priftë e mbara!”, thuhet në postimin e këngëtarit.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Rrafshi i Dukagjinit është lënë padrejtësisht anash.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj theksoi se kjo zonë ka nevojë për vëmendje dhe investime serioze, duke akuzuar qeverinë se ka neglizhuar projektet madhore zhvillimore.
“Rrafshi i Dukagjinit është lënë anash padrejtësisht nga qeverisja e Vetëvendosjes. Ne zotohemi që me Aleancën do t’ia rikthejmë projektet e mëdha Rrafshit të Dukagjinit, ashtu siç e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj”, ka deklaruar Lekaj.
Lahi Brahimaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën nuk ka filluar sot dhe nuk do të përfundojë sot.
Brahimaj ka thënë se si deputet ka qenë gjithmonë në krah të atyre që mbrojnë vendin, duke përfshirë pasuesen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se mbështetja ndaj këtyre institucioneve është e vazhdueshme dhe se ka punuar për t’u siguruar që të kenë pajisje dhe kushte të denja.
“Unë jam njëri nga ata që jap gjithçka për të garantuar që FSK-ja të ketë pajisje dhe dinjitet. Policia e Kosovës meriton përkrahje dhe kushte të mira; për këtë kam ngritur zërin dhe do ta bëj gjithmonë”, ka deklaruar Brahimaj.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bujqve, duke theksuar se zhvillimi i bujqësisë është themeli i ekonomisë së Kosovës. “Kur përparon bujku, përparon Kosova”, ka thënë Brahimaj. /Telegrafi/
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur në Facebook se në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, ai do të jetë numri 7.
Lekaj ka theksuar se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve së bashku me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër, dhe me listën numër 129.
“Me AAK-në dhe numrin 129 e kryetarin Ramush Haradinaj, kryeministër të Kosovës, gjithmonë krah qytetarëve”, ka shkruar ai, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve dhe mbështetjen për programin zgjedhor të partisë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit gjatë një tubimi në Prishtinë.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia po prezanton planin e saj për zhvillimin e Kosovës në çdo sektor, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët, rininë dhe të gjithë qytetarët që punojnë dhe meritojnë një jetë dhe pagë dinjitoze.
Lekaj theksoi rëndësinë e ekipit të përkushtuar të AAK-së dhe lidershipin e kryetarit Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, duke theksuar se qytetarët duhet të votojnë për listën e partisë me numrin 129.
“Me listën më të mirë zgjedhore, me ekipin tonë dhe me kryetarin Ramush Haradinaj, prezantuam planin tonë për zhvillimin e Kosovës. Do të qëndrojmë krah fëmijëve, krah rinisë dhe krah secilit qytetar që punon dhe meriton një jetë të dinjitetshme. Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë!”, shkroi Lekaj në postimin e tij në Facebook.
Tubimi shënoi fillimin e një faze intensive të fushatës së AAK-së, ku do të prezantohen objektivat dhe programi zgjedhor për qytetarët e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Gjatë evenimentit në kryeqytet, kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Lahi Brahimaj, shkroi në Facebook se “fitore e madhe po na pret”, duke iu referuar listës së AAK-së, ku numri për votim është 129.
Brahimaj theksoi përkushtimin e partisë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të realizuar objektivat e programit qeverisës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë hapjes së fushatës shpalosi pikat kryesore të programit, duke përqendruar vëmendjen te rritja e pagave dhe pensioneve, mbështetja për sektorin privat dhe kthimi i investimeve në vend. Ai theksoi gjithashtu fuqizimin e grave në biznes dhe punësim, si dhe sigurimin e një politike fiskale më të favorshme për zhvillimin ekonomik.
“Shtylla e dytë e programit tonë është rritja ekonomike. Do të aktivizojmë potencialin që ka Kosova për zhvillim dhe kthimin e investimeve në vend, mbështetje për bizneset e reja dhe gratë në punësim”, tha Haradinaj.
Sa i përket sigurisë, kryetari i AAK-së deklaroi se Kosova do të vazhdojë të konsolidojë kapacitetet e saj, duke përfshirë ushtrinë dhe policinë, dhe se rruga drejt anëtarësimit në NATO mbetet prioritet i partisë.
Në postimin e tij në Facebook, Brahimaj bëri thirrje që qytetarët më 28 dhjetor të votojnë për listën e AAK-së, duke theksuar se partia do të vazhdojë të qëndrojë pranë familjeve, pensionistëve dhe të gjithë qytetarëve që kontribuojnë për zhvillimin e vendit.