Normal view
Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari
-
- Jep dorëheqje ambasadorja norvegjeze në Jordani, u zbulua se familja e saj mori 10 milionë dollarë nga Epstein
Jep dorëheqje ambasadorja norvegjeze në Jordani, u zbulua se familja e saj mori 10 milionë dollarë nga Epstein
Ambasadorja e Norvegjisë në Jordani, Mona Juul, ka paraqitur dorëheqjen e saj për shkak të skandalit Epstein. Diplomatia norvegjeze kishte luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.
“Është një vendim i drejtë dhe i domosdoshëm… Kontaktet e Juul me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Epstein, tregojnë një gabim serioz në gjykim,” deklaroi ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide, duke theksuar se vendimi u mor pas diskutimeve me Ministrinë e Jashtme.
Sipas mediave norvegjeze, Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në vitin 2019 në burg, kishte transferuar 10 milionë dollarë te dy fëmijët e Juul dhe bashkëshortit të saj, diplomatit Terje Rød-Larsen, i cili kishte marrë pjesë gjithashtu në negociatat për Marrëveshjet e Oslos.
Sipas Eide, ministria do të vazhdojë kontaktet me Juul në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, për të përcaktuar shtrirjen e marrëdhënieve dhe transaksioneve të tyre.
Duke folur në emër të klientes së tij, avokati Thomas Skjelbred deklaroi se Juul dha dorëheqjen “sepse situata në të cilën ndodhet e pengon të ushtrojë në mënyrë të përgjegjshme detyrat e saj dhe se kjo ka qenë një burim i madh stresi për të dhe familjen e saj”.
Rrethet politike dhe mbretërore të Norvegjisë janë prekur nga çështja Epstein. Ndër emrat që përmenden janë presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, si dhe ish-kryeministri Thorbjørn Jagland (1996–1997), ndaj të cilit po zhvillohet një hetim për korrupsion.
Princesha Mette-Marit, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit norvegjez, emri i së cilës përmendet disa herë në miliona faqe dokumentesh të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, deklaroi të premten se “pendohet thellësisht” për “miqësinë” e saj me kriminelin seksual amerikan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Jep dorëheqje ambasadorja norvegjeze në Jordani, u zbulua se familja e saj mori 10 milionë dollarë nga Epstein appeared first on Sinjali.
-
- Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ftuar bashkatdhetarët që të festojnë bashkë 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kështu, të hënën më 16 shkurt, ambasada hap dyert për bashkatdhetarët.
“Të dashur bashkatdhetarë, Jemi të nderuar dhe të kënaqur t’ju ftojmë të bashkoheni me ne në festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në ambientet e Ambasadës në Uashington, D.C”, thuhet pëmes një njoftimi në “X”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë appeared first on Sinjali.
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka goditur Kosovën sot, rreth orës 23:09.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në perëndim-jugperëndim të Prizrenit dhe 74 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 5 kilometrash.![]()
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sinjali.
Sulm seksual në Fushë Kosovë, arrestohet 19-vjeçari që u denoncua nga një vajzë e mitur
Një rast i rëndë që përfshin dyshime për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Fushë Kosovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin.
Ngjarja është raportuar më 08.02.2026, rreth orës 08:00, nga një dëshmitare, e cila ka njoftuar autoritetet se në kompleksin banesor ACL-H-C në Bresje dyshohet se ka ndodhur një sulm seksual ndaj vajzës së mitur A.A..
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore, me ç’rast është identifikuar i dyshuari L. Krasniqi.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa rasti është trajtuar në bashkëveprim me NJHP-Prishtinë dhe në koordinim me Prokuroren kujdestare për të mitur.
Pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar zyrtarisht si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga NJHP-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Sulm seksual në Fushë Kosovë, arrestohet 19-vjeçari që u denoncua nga një vajzë e mitur appeared first on Sinjali.
-
- Ekskluzive | Tentoi t’i ikë drejtësisë – bie në pranga Shkëlqim Jahaj, i kërkuar për falsifikim të parasë
Ekskluzive | Tentoi t’i ikë drejtësisë – bie në pranga Shkëlqim Jahaj, i kërkuar për falsifikim të parasë
Një person që po tentonte t’i shmangej zbatimit të vendimit gjyqësor ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku është arrestuar Shkëlqim Jahaj ndaj të cilit kishte urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Jahaj ishte në ikje nga drejtësia dhe po tentonte t’i shmangej vuajtjes së dënimit, mirëpo është lokalizuar dhe ndaluar nga njësitet policore.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa më pas është dërguar për vuajtje të dënimit prej 75 ditësh burgim në Hajvali.
Rasti është proceduar nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Tentoi t’i ikë drejtësisë – bie në pranga Shkëlqim Jahaj, i kërkuar për falsifikim të parasë appeared first on Sinjali.
-
- Ekskluzive | Vjedhje në Viva Fresh në Lipjan – arrestohet 20-vjeçari që mori çokollata dhe deodorantë në vlerë rreth 70 euro
Ekskluzive | Vjedhje në Viva Fresh në Lipjan – arrestohet 20-vjeçari që mori çokollata dhe deodorantë në vlerë rreth 70 euro
Një rast vjedhjeje është regjistruar pasditen e sotme në marketin “Viva Fresh” në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një i ri dyshohet se ka marrë produkte pa kryer pagesën.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 15:30, kur Policia ka pranuar informatën për vjedhje në këtë market.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar ankuesin, punëtor i sigurimit në market, i cili ka deklaruar se janë vjedhur disa çokollata dhe deodorantë të llojeve të ndryshme, me vlerë totale prej 70 euro.
Si i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Lipjan, Shkelzim Zekaj (2005). I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Vjedhje në Viva Fresh në Lipjan – arrestohet 20-vjeçari që mori çokollata dhe deodorantë në vlerë rreth 70 euro appeared first on Sinjali.
Horoskopi, 9 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
DASHI Është një ditë ripërtëritjeje. Pas një periudhe disi nervoze, po rifitoni energjinë dhe dëshirën për të kryer gjërat. Ka diçka për të sqaruar në punë: bëjeni sot, pa vonesë. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë, ndoshta shumë të drejtpërdrejtë: pasioni është i mirë, por kini kujdes me fjalët tuaja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox […]
The post Horoskopi, 9 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.
Horoskopi 9 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në çështjet e dashurisë sot do ndiheni më të afërt me partnerin ose dikë që ju pëlqen prej kohësh, duke rrëfyer ndjenja që më parë i keni mbajtur të fshehta. Mund të lindin biseda të rëndësishme që do përcaktojnë të ardhmen e marrëdhënies suaj, ndaj komunikoni me sinqeritet. Në punë, do ndiheni të motivuar për të nisur projekte të reja, por mos nxitoni, merrni kohën e duhur për të analizuar çdo detaj. Mund të keni disa sfida të vogla me kolegët, por diplomacia do të jetë çelësi për t’i kaluar ato pa probleme. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos në aspektin fizik, ndaj mos e injoroni lodhjen. Përpiquni të ushqeheni më shëndetshëm dhe të flini mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme për të shmangur surpriza të pakëndshme në fund të muajit.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do keni mundësi të forconi lidhjen tuaj romantike, pasi partneri tregon mbështetje të veçantë dhe ju ndihmon të ndiheni të vlerësuar. Beqarët mund të takojnë dikë interesant përmes një rrethi miqësor, prandaj mos refuzoni ftesat sociale. Në aspektin profesional, do përballeni me disa sfida të papritura, por këmbëngulja dhe puna e palodhur do japin frytet e tyre. Është një ditë e mirë për të kërkuar ndihmë ose për të bashkëpunuar me të tjerët në projekte të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj. Gjeni kohë për relaksim dhe aktivitete që ju pëlqejnë. Financat janë në balancë, por është mirë të bëni një planifikim të hollësishëm të shpenzimeve për të ardhmen.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në fushën e ndjenjave, dita sjell një atmosferë të ngrohtë dhe harmonike, duke ju dhënë mundësinë të shprehni dashurinë në mënyrë kreative. Ata që janë në një lidhje mund të planifikojnë diçka të veçantë me partnerin, ndërsa beqarët kanë mundësi të njohin dikë që i ngjall kuriozitetin. Në punë, do ndjeni presion për të përfunduar detyra të rëndësishme, ndaj organizoni kohën me kujdes. Bashkëpunimi me kolegët do jetë frytdhënës dhe mund të çojë në rezultate të mira. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me angazhimet, pasi lodhja mund të ndikojë në përqendrimin tuaj. Kujdesuni për mirëqenien tuaj emocionale dhe mos lini pas dore aktivitetet që ju japin kënaqësi. Financat janë të stabilizuara, por shmangni investimet e rrezikshme sot.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Marrëdhëniet personale sot sjellin surpriza të këndshme, sidomos nëse jeni të hapur për të dëgjuar anën tjetër me vëmendje. Një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë keqkuptime të kaluara dhe të rikthejë harmoninë në çift. Në aspektin profesional, do ndiheni të motivuar për të përfunduar projekte të lëna pezull, duke përfituar nga energjia pozitive e ditës. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një promovim ose një mundësi të re pune. Shëndeti është i kënaqshëm, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik, pasi do ju ndihmojë të mbani energjinë dhe përqendrimin. Ushqehuni shëndetshëm dhe pini më shumë ujë. Financat kërkojnë kujdes, ndaj mos bëni blerje të nxituara edhe nëse jeni të tunduar.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot do ndiheni të mbushur me pasion dhe dëshirë për të sjellë freski në jetën sentimentale, duke sjellë emocion të ri në marrëdhënie. Nëse keni qenë të pavendosur lidhur me një person, dita është e përshtatshme për të marrë një vendim të qartë. Në punë, do keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja dhe të fitoni vlerësimin e kolegëve dhe eprorëve. Mund të hasni disa sfida të vogla, por me këmbëngulje do t’i kapërceni me sukses. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni pushimin dhe kohën për veten. Relaksimi do ju ndihmojë të rikuperoni energjinë. Financat janë në përmirësim, por është mirë të shmangni huamarrjen ose shpenzimet e mëdha sot.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në planin sentimental, do ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar nga partneri, duke forcuar lidhjen tuaj përmes bisedave të thella. Beqarët mund të përjetojnë një njohje të papritur në një ambient të pazakontë, ndaj mbani sytë hapur ndaj mundësive të reja. Në punë, do keni ide të reja që do ndihmojnë në përmirësimin e situatës suaj, ndërsa bashkëpunimi me të tjerët do jetë thelbësor. Mund të merrni vlerësime nga eprorët për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për ushqimin dhe shmangni stresin e tepërt. Një aktivitet fizik i lehtë do ishte i dobishëm. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të planifikoni kursimet për të ardhmen.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita e sotme sjell qartësi në marrëdhëniet tuaja, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja dhe të partnerit. Nëse ka pasur pasiguri, sot është momenti i duhur për të diskutuar hapur dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Në punë, do ndiheni të frymëzuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja, duke u shquar për vendosmërinë tuaj. Mund të merrni një propozim të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë. Shëndeti është mesatar, ndaj mos e injoroni lodhjen dhe mundohuni të pushoni sa herë të keni mundësi. Kujdesuni për balancën mes punës dhe jetës personale. Financat janë të qëndrueshme, por një këshillë e mirë është të shmangni shpenzimet e tepërta për argëtim.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në fushën e dashurisë, do ndiheni më të sigurt në ndjenjat tuaja, duke i dhënë partnerit më shumë hapësirë dhe besim. Për ata që janë beqarë, një takim rastësor mund të kthehet në diçka më shumë, ndaj besoni intuitës suaj. Në punë, dita është e favorshme për të përfunduar detyra të rëndësishme dhe për të bërë plane afatgjata. Bashkëpunimi me kolegët do jetë i suksesshëm, sidomos nëse tregoheni të hapur ndaj ideve të reja. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik, sidomos nëse keni qëndruar shumë ulur kohët e fundit. Një shëtitje në natyrë do ju bëjë mirë. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të bëni një rishikim të buxhetit tuaj.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Marrëdhëniet personale sot janë të mbushura me energji pozitive, duke ju dhënë mundësinë të përjetoni momente të veçanta me partnerin ose me miqtë e ngushtë. Beqarët mund të marrin një ftesë interesante që mund t’u ndryshojë ditën. Në aspektin profesional, do hasni sfida, por kreativiteti juaj do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje të reja dhe të efektshme. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit, ndaj mos ngurroni të kërkoni ndihmë kur e ndjeni të nevojshme. Shëndeti kërkon kujdes, sidomos në aspektin e menaxhimit të stresit dhe të ushqimit të shëndetshëm. Një aktivitet relaksues mund të përmirësojë humorin tuaj. Financat janë në gjendje të mirë, por shmangni investimet e nxituara.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, atmosfera është e qetë dhe harmonike, duke ju mundësuar të forconi lidhjet emocionale me partnerin ose të krijoni një miqësi të re që mund të shndërrohet në diçka më shumë. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj njohjeve të reja, sidomos përmes rrjeteve sociale. Në punë, dita sjell mundësi të reja, por kërkon vëmendje ndaj detajeve dhe organizim të mirë. Mund të merrni një përgjigje të shumëpritur lidhur me një projekt ose aplikim pune. Shëndeti është i mirë, por mos harxhoni të gjithë energjinë në aktivitetet e përditshme, lini kohë për pushim. Kujdesuni për ushqimin dhe hidratimin. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një plan afatgjatë për investimet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin, duke ndarë momente intime që forcojnë besimin dhe dashurinë mes jush. Beqarët mund të takojnë dikë që i tërheq intelektualisht, ndaj mos hezitoni të bëni hapin e parë. Në punë, dita është e ngarkuar, por aftësitë tuaja organizative do ju ndihmojnë të përballoni çdo sfidë. Mund të lindin mundësi të reja për zhvillim profesional, ndaj mbani sytë hapur. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos në aspektin e pushimit dhe të menaxhimit të stresit. Mos neglizhoni simptomat e vogla. Financat janë të qëndrueshme, por është koha të mendoni për kursime afatgjata.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në çështjet e zemrës, sot do ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, por kjo nuk do të thotë se duhet të largoheni nga partneri. Komunikoni hapur nevojat tuaja dhe do gjeni mirëkuptim. Në punë, dita është e favorshme për të përfunduar detyra të vjetra dhe për të bërë plane për projekte të reja. Mund të merrni një lajm të mirë nga një koleg ose epror. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik, pasi do ju ndihmojë të mbani balancën emocionale. Një ushqim i shëndetshëm është i domosdoshëm për të ruajtur energjinë. Financat janë pozitive, por mos u joshni nga blerjet impulsive.
The post Horoskopi 9 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju appeared first on Albeu.com.
Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës
Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë.
“Los Blancos” e nisën takimin me qetësi dhe kontroll të lojës, duke krijuar rastet e para serioze, ndërsa në minutën e 19-të Kylian Mbappe u ndal nga një pritje e sigurtë e portierit Stole Dimitrievski.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.
Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.
Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0.
Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion.
The post Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës appeared first on Albeu.com.
-
- Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange
Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange
Jacques Lange, ish-ministër francez i kulturës nën qeverinë Mitterrand, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si president i Institutit të Botës Arabe në Paris.
Dorëheqja e tij u bë e pashmangshme pas zbulimeve të kontakteve të tij me Jeffrey Epstein dhe hapjes së një hetimi financiar nga prokurorët francezë. Përpara se të jepte dorëheqjen, Ministria e Jashtme franceze thirri një takim urgjent për të shqyrtuar marrëdhënien e tij me pedofilin amerikan.
Më herët të shtunën, prokurorët financiarë francezë hapën një hetim ndaj Jacques Lange dhe vajzës së tij, producentes së filmave Caroline Lange, me dyshimin për “pastrim të të ardhurave nga evazioni fiskal i rënduar”. Emrat e tyre shfaqen në dosjet e Epstein. Të dy kanë mohuar çdo shkelje.
Largimi i Lange është shembulli i fundit i pasojave në Evropë nga dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së mbi Epstein më 30 janar. Lange është figura më e shquar publike në Francë e implikuar në zbulimet e fundit të korrespondencës private të financierit amerikan të dënuar për krime seksuale.
Lange shërbeu si Ministre e Kulturës nën Presidentin Socialist François Mitterrand në vitet 1980 dhe 1990, duke mbikëqyrur projekte ikonike arkitekturore moderne si Piramida e Luvrit. Që nga viti 2013, ai ka drejtuar Institutin e Botës Arabe, një organizatë kulturore dhe kërkimore që promovon të kuptuarit e botës arabe dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Jashtme Franceze.
Sipas dosjeve të Epstein, Lange korrespondoi me financierin me ndërprerje nga viti 2012 deri në vitin 2019, kur Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij.
Emri i Lange shfaqet më shumë se 600 herë në dosje, sipas agjencive të lajmeve, dhe vajza e tij përmendet vazhdimisht.
Caroline Lange dha dorëheqjen këtë javë nga Shoqata Franceze e Prodhuesve të Pavarur pasi emailet zbuluan se ajo kishte krijuar një kompani jashtë vendit me Epstein në vitin 2016 për të investuar në punën e artistëve të rinj. Ajo ka mohuar çdo shkelje dhe tha se u largua nga kompania në vitin 2019, kur dolën akuza të reja kundër Epstein.
Sipas faqes investigative Mediapart, Caroline Lang shfaqet gjithashtu si përfituese e 5 milionë eurove në testamentin e Epstein. Ajo i tha transmetuesit publik France 2 këtë javë se nuk ishte në dijeni të testamentit, nuk e kishte parë kurrë dokumentin dhe nuk kishte marrë kurrë para.
Jacques Lang ka mohuar çdo përfshirje, duke thënë se ishte “i shokuar” kur pa emrin e tij të listuar në statutin e kompanisë jashtë vendit në vitin 2016 dhe se ai i ishte afruar Epstein vetëm si filantrop.
Në një linjë mbrojtjeje të përsëritur nga bashkëpunëtorët e tjerë të Epstein, Lange ka pohuar se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të tij kriminale, pavarësisht dënimit të tij në vitin 2008 për nxitjen e një të miture për prostitucion.
“Si mundet një njeri kaq i sjellshëm, kaq simpatik, kaq bujar të ketë kryer mizori të tilla?”, i tha France 2 këtë javë, duke shtuar se u trondit kur mësoi për akuzat kundër Epstein në vitin 2019.
Një video që u shfaq tregon Lange me Epstein përpara Piramidës së Luvrit në Paris në mars 2019, vetëm disa muaj para se Epstein të akuzohej për trafikim vajzash të mitura vetëm. Le Monde dhe Mediapart, të cilat kanë shqyrtuar dosjet, thanë se asnjë nga dokumentet e lëshuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nuk sugjeron që Lang ose vajza e tij ishin të përfshirë në krimet seksuale të Epstein. Më herët këtë javë, Lang tha se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se e takoi Epstein përmes Ëoody Allen.
The post Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange appeared first on Albeu.com.