Qeveria synon që punësimi dhe energjia të jenë dy reformat kryesore të cilat do të kenë ndikimin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitet 2026-2028. Të paktën ky është plani që paraqet Program ii Reformave Ekonomike i kësaj periudhë publikuar tashmë në QBZ. Por cilat janë në fakt reformat kryesore të këtij Programi dhe cili do të jetë kontributi i tyre?
“Paketa e reformave që mbështet skenarin alternativ të reformës përfshin investime të konsiderueshme në prodhim energjie të rinovueshme që arrijnë afërsisht në 914 milionë euro, investime shtesë prej 117 . 8 milionë euro në eficiencën e energjisë, një përmirësim kumulativ në performancën e eksporteve ekuivalente në rritjen e prej 1 pikë përqindje të PBB në një vit gjatë dy viteve radhazi dhe një rritje të synuar të flukseve të investimeve të huaja direkte prej 5 për qind të aplikuar në 40 për qind të totalit të IHD-ve. Paralelisht reformat e tregut të punës supozohet se do të rrisin punësimin në total me 1.3 për qind krahasuar me nivelin bazë ndërsa reformat që synojnë përmirësimin e efikasitetit gjyqësor në të gjithë nivelet pritet të forcojnë mjedisin institucional dhe të kontribuojnë në një rritje shtesë prej 0.9 për qind të produktivitetit total të faktorëve të cilin modeli e harton në një rritje afërsisht 0.8 për qind të PBB potenciale” thuhet në dokument.
Të marra bashkë reformat sipas Programit Ekonomik rrisin nielin potencial të PBB-së me afërsisht 1.65 për qind në krahasim me nivelin bazë. Pra nëse llogaritet për tre vitet që përfshin dokumenti rritja mesatare është rreth 0.55 pikë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së.
Masat e axhendës sipas qeverisë, të integruara me kuadrin Makro-Fiskal projektojnë një normë rritjeje të PBB-së prej 3.9për qind në vit për 2026-2028 në skenarin bazë.
Dokumenti vlerëson se formalizimi, ulja e korrupsionit dhe evazionit dhe thjeshtimi i procedurave publike do të nxisë zgjerimin e bazës së taksimit duke siguruar rritje pa qenë e nevojshme që të ketë ndryshime të normave tatimore. Po kështu përmirësimi i investimeve dhe produktivitetit si nxitës për rritjen e pagave pritet gjithashtu të kenë ndikime pozitive.
Nuk duhen ndryshime të mëdha. Për t’i dhënë organizmit më shumë mbrojtje ndaj stresit, lodhjes dhe faktorëve të jashtëm, mjaftojnë disa gjeste të vogla të përditshme.
Dimri është periudha kur sistemi imunitar vihet më shumë në provë. I ftohti, ajri i thatë dhe kalimet e shpeshta nga ambientet e ngrohta në temperatura të ulëta krijojnë kushtet ideale për ftohjet dhe gripin. Në të njëjtën kohë, ritmet e shpejta, gjumi i pamjaftueshëm dhe ngarkesa mendore bëjnë që trupi të punojë pa pushim. Shpesh e kuptojmë sa shumë po mbajmë mbi shpinë vetëm kur lodhja na “mbyll” energjinë.
Forcimi i mbrojtjes imunitare nuk do të thotë të izolohesh nga bota apo të mbyllesh në shtëpi nën batanije. Përkundrazi, lidhet më shumë me stilin e jetesës dhe me zakone të thjeshta që e ndihmojnë trupin të reagojë më shpejt dhe më mirë. Janë hapa të vegjël, të realizueshëm për këdo, që mund të bëjnë diferencë edhe brenda vetëm shtatë ditësh.
E hënë, nis nga vetja
Gjesti
Sapo zgjohesh, pi një gotë ujë të vakët dhe bëj tre frymëmarrje të thella, duke i kushtuar vëmendje trupit dhe mënyrës si ndihesh në mëngjes.
Pse bën mirë
Uji në mëngjes e rihidraton trupin pas orëve të gjumit dhe mbështet funksionet qelizore e metabolizmin. Zgjedhja e ujit të vakët nuk është vetëm çështje rehatie. Në traditat orientale si Ayurveda dhe Mjekësia Tradicionale Kineze, uji i ngrohtë konsiderohet aleat për “pastrim” dhe për ruajtjen e ekuilibrit. Kur kjo kombinohet me frymëmarrje të thella, aktivizohet sistemi nervor parasimpatik që ndihmon relaksimin, duke krijuar një bazë më të mirë për energjinë dhe mbrojtjen e organizmit gjatë ditës.
E martë, ushqe energjinë
Gjesti
Shto të paktën një ushqim “të gjallë” në ditë, për shembull kos ose kefir.
Pse bën mirë
Ushqimet e fermentuara si kosi, kefiri dhe të ngjashme janë të pasura me lëndë ushqyese dhe probiotikë, mikroorganizma që ndihmojnë florën intestinale të qëndrojë në ekuilibër. Një zorrë e shëndetshme është kyçe jo vetëm për tretjen, por edhe për sistemin imunitar. Një mikrobiotë e balancuar mbështet mbrojtjet natyrore dhe mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit. Për më tepër, përmes boshtit zorrë tru, ky ekuilibër mund të ndikojë edhe te humori, energjia dhe mirëqenia mendore.
E mërkurë, lëviz butë
Gjesti
Ec, bëj stretching ose yoga për 15 deri në 20 minuta, pa synuar performancë apo rezultate të mëdha.
Pse bën mirë
Lëvizja e lehtë ka ndikim të thellë te trupi dhe mendja. Ecja dhe yoga përmirësojnë qarkullimin, rrisin furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në inde dhe ndihmojnë muskujt e kyçet të mbeten fleksibël. Nuk bëhet fjalë për sforco intensive, por për aktivitet të moderuar që e mbështet sistemin imunitar pa e lodhur organizmin. Njëkohësisht, ul stresin, çliron tensionin dhe përmirëson humorin.
E enjte, kërko dritën
Gjesti
Edhe në dimër, përpiqu të ekspozohesh ndaj dritës natyrale, qoftë edhe me një shëtitje të thjeshtë jashtë.
Pse bën mirë
Drita është aleate e vërtetë për trupin dhe mendjen. Dielli ndihmon në prodhimin e vitaminës D, e rëndësishme për kockat, muskujt dhe mbrojtjen imunitare. Gjithashtu, ndikon në balancën hormonale duke rregulluar ciklin gjumë zgjim, energjinë dhe oreksin. Drita natyrale ndihmon edhe humorin, sepse lidhet me rritjen e serotoninës. Edhe pak minuta në ajër të pastër ulin stresin, përmirësojnë përqendrimin dhe të japin një ndjesi të menjëhershme mirëqenieje.
E premte, fuqia e pushimit
Gjesti
Krijo një ritual të vogël në mbrëmje. Fike ekranin, përgatit një çaj të ngrohtë dhe kalo disa minuta me frymëmarrje të ngadaltë e të vetëdijshme, për ta përgatitur trupin dhe mendjen për gjumë.
Pse bën mirë
Gjumi nuk është vetëm pushim. Është momenti kur sistemi imunitar rigjenerohet, duke forcuar mbrojtjet natyrore dhe duke ndihmuar riparimin e qelizave e indeve. Ulja e ekspozimit ndaj dritave të forta dhe stimulimit digjital e ndihmon trurin të qetësohet, duke përmirësuar cilësinë e gjumit. Një ritual i thjeshtë mbrëmjeje, me ritëm të ngadalësuar dhe frymëmarrje të qetë, ul stresin dhe ankthin dhe e bën zgjimin e ditës tjetër më të lehtë.
E shtunë, lehtëso mendjen
Gjesti
Dediko çdo ditë 5 minuta për të marrë frymë ngadalë, ose për të shkruar çfarë do të lësh pas: mendime, tensione, shqetësime.
Pse bën mirë
Stresi kronik është një nga “hajdutët” kryesorë të energjisë imunitare. Kur trupi është vazhdimisht nën presion, mbrojtjet dobësohen dhe rritet predispozita për viruse dhe inflamacion. Vetëm pak minuta me fokus te frymëmarrja ose te rrjedha e mendimeve ndihmojnë në uljen e kortizolit, hormonit të stresit, duke sjellë qetësi. Ky gjest i vogël mbështet sistemin imunitar dhe përmirëson ekuilibrin emocional.
E diel, vlerëso qëndrueshmërinë tënde
Gjesti
Merr një moment për të pranuar çfarë ke bërë këto ditë, edhe nëse nuk ka qenë perfekte.
Pse bën mirë
Vetëkritika e vazhdueshme mund të kthehet në armik të heshtur të mirëqenies. Stresi dhe frustrimi dobësojnë mbrojtjet imunitare, ulin energjinë dhe dëmtojnë motivimin. Ndërsa të pranosh progresin tënd, edhe kur është i papërsosur, forcon besimin dhe mban një ekuilibër më të shëndetshëm emocional. Të njohësh atë që ke arritur pa gjykim nuk do të thotë të kënaqesh me pak, por të ndërtosh një bazë pozitiviteti dhe rezistence që ushqen mendjen dhe trupin, pikërisht atë që i duhet sistemit imunitar për të funksionuar më mirë./KM
Partia e Lirisë risolli edhe një herë në vëmendje formën se si policia prangosi Ilir Metën tetorin e vitit 2024 duke e zbritur nga makina në autostradën për në Tiranë. Në një komunikatë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi hoqi paralele me pamjet e arrestimit të liderit opozitar rus, duke thënë se Meta u trajtua nga Rama më keq se Alexei Navalny nga Putini.
“Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije. Kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës, e pakrahasueshme edhe me atë që ndodh në vende diktatoriale apo regjime autokratike. As regjimet më autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze. Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta. Por përpjekja për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të amnistohet kurrë” tha ai.
Blushi i bëri thirrje SPAK që të hetojë dhe të zbardhë menjëherë “të gjithë çetën kriminale që rrëmbeu Presidentin e saj” fakt sipas tij i provuar edhe nga vetë Gjykata./et
Deputetja britanike Suella Braverman, ish-ministre e Brendshme, i është bashkuar zyrtarisht partisë populiste Reform UK të drejtuar nga Nigel Farage, duke u bërë një nga figurat më të njohura konservatore që largohet nga Partia Konservatore.
Gjatë prezantimit të saj në një tubim elektoral, Braverman akuzoi ish-partinë e saj se ka gënjyer votuesit për politikat e emigracionit dhe për premtimin për t’u larguar nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Partia Reform UK, sipas sondazheve, renditet aktualisht përpara si të Laburistëve të kryeministrit Keir Starmer, ashtu edhe Konservatorëve të drejtuar nga Kemi Badenoch, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2029, që mund të trondisin sistemin dy-partiak që ka dominuar Britaninë për më shumë se një shekull.
Edhe pse për momentin Reform UK mbetet një forcë e vogël në Dhomën e Komunave, kalimi i Braverman rrit numrin e deputetëve të saj në tetë, krahasuar me mbi 400 deputetë që ka Partia Laburiste. Ajo ndjek shembullin e Robert Jenrick, i cili u bashkua me Reform UK në fillim të këtij muaji.
“Britania është vërtet e thyer”, deklaroi Braverman në krah të Nigel Farage. “Ose vazhdojmë në rrugën e dobësimit dhe dorëzimit, ose e rregullojmë vendin tonë”, u shpreh ajo, duke akuzuar Konservatorët se kanë mashtruar publikun për largimin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Braverman, 45 vjeçe, ish-juriste, shërbeu për një vit si ministre e Brendshme në qeverinë e ish-kryeministrit Rishi Sunak, por u shkarkua pasi doli kundër qëndrimit zyrtar të partisë për Konventën Europiane. Ajo ka argumentuar se dalja nga kjo konventë është e domosdoshme për të pasur kontroll më të fortë mbi emigracionin.
Partia Reform UK ka deklaruar se, nëse vjen në pushtet, do të largohet nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke e bërë emigracionin një nga pikat kyçe të programit të saj politik./mxh
Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike.
Viktima janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare.
Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët në mbarë vendin janë mbyllur. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, duke prekur veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të SHBA-së.
Sipas parashikimeve, bora do të nisë të pakësohet gjatë ditë së sotme, por temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) shtrihen nga Teksasi në jug deri në Anglinë e Re në verilindje.
Stuhia ka pasur ndikim edhe në Kanada. Në Toronto, Aeroporti Pearson regjistroi të dielën reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës ndërsa kushtet e motit mbeten të vështira./K.M
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të konfirmojë në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2026”,-thuhet në njoftimin nga KPA.
Më 7 Tetor 2024, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit kishte vendosur shkarkimin e prokurorit Xhemal Saliaj nga detyra, si rezultat i procesit të rivlerësimit, për arsye që lidhen me konstatime të pasaktësi në deklarimet e pasurisë dhe çështje të tjera të vlerësimit./K.M
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka mbrojtur vendimin për të mos lejuar kryebashkiakun e Mançesterit të Madh, Andy Burnham, të kandidojë në një zgjedhje të pjesshme parlamentare.
Burnham, i cili më herët ka mbajtur disa poste ministrore përpara se të zgjidhej kryebashkiak, shihet gjerësisht si një rival i mundshëm për drejtimin e Partisë Laburiste, në rast se do të rikthehej në Parlament.
Duke folur në Londër, Starmer deklaroi se lejimi i Burnham për të kandiduar do të shpërqendronte burimet e partisë nga zgjedhjet lokale të muajit maj, ku Laburistët përballen me rrezikun e humbjeve.
“Andy Burnham po bën një punë shumë të mirë si kryebashkiak i Mançesterit, por zhvillimi i një gare zgjedhore të panevojshme për këtë post do të na largonte burimet nga zgjedhjet që janë thelbësore për ne”, u shpreh Starmer.
Vendimi pritet të shtojë pakënaqësitë brenda Partisë Laburiste, popullariteti i së cilës ka rënë ndjeshëm që prej fitores dërrmuese në zgjedhjet e korrikut 2024. Kryeministri Starmer po përballet me vështirësi në përmbushjen e premtimeve për një ekonomi më të fortë, shërbime publike më cilësore dhe politika më të ashpra për kufijtë./mxh
Fruti i murgut është emri tjetër për Luo Han Guo, një frut tropikal që rritet në jug të Kinës dhe ka përdorime të gjata në gatim dhe mjekësi tradicionale.
Ky frut ka nivela të larta antioksidantësh, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, molekula që lidhen me plakjen dhe sëmundjet kronike.
Studiuesit e kanë shqyrtuar strukturën e tij kimike dhe kanë identifikuar terpenoide, flavonoide dhe aminoacide që mund të mbështesin shëndetin, duke përfshirë potencialisht protezimin e qelizave, shëndetin kardiovaskular dhe funksione metabolike.
Dietologët sugjerojnë se përbërësit e këtyre frutave mund të bashkëveprojnë me receptorë antioksidesh dhe procese biologjike që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe rritjen e mbrojtjes qelizore./K.M
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka bërë thirrje për rritjen e presionit të Europës dhe NATO-s ndaj Rusisë, me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë dhe forcimin e mbështetjes për Kievin.
Wadephul theksoi se nevojitet një qasje e dyfishtë: nga njëra anë, rritja e presionit ndaj Moskës për t’i treguar se kostoja e vazhdimit të luftës po rritet, dhe nga ana tjetër, intensifikimi i mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, pa shpërblyer agresorin.
Ministri i Jashtëm gjerman akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për krijimin e një krize humanitare, duke sulmuar infrastrukturën energjetike civile të Ukrainës gjatë dimrit, me synimin për të thyer rezistencën e popullsisë.
Në deklaratat e tij, Wadephul komentoi edhe zhvillimet në lidhje me Arktikun, duke përshëndetur qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili është shprehur se nuk do të përdorë forcë ushtarake apo tarifa në lidhje me Groenlandën dhe se është i gatshëm të adresojë çështjet e sigurisë në Arktik brenda kornizës së NATO-s.
Gjermania, theksoi Wadephul, mbetet e angazhuar për një front të bashkuar euroatlantik përballë agresionit rus dhe për mbështetjen e Ukrainës deri në arritjen e paqes./mxh
Gjatë një interviste në dokumentarin “Silenced”, Amber Heard, rikujtoi gjyqin me Johnny Depp dhe u shpreh se pas tij kishte humbur aftësinë për të folur publikisht.
“Kjo nuk ka të bëjë me mua. Kam humbur aftësinë për të folur. Nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nuk dua ta tregoj. Në fakt, nuk dua më të përdor zërin tim. Ky është problemi,” u shpreh aktorja.
Ky dokumentar trajton mënyrën se si burrat e akuzuar përdorin paditë për shpifje si një mjet ligjor për të frikësuar apo për të detyruar gratë që të mos flasin publikisht për abuzimin që kanë përjetuar.
Gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp përfundoi në vitin 2022 dhe dëmet që sipas aktores shkaktoi ishin shumë të mëdha.
“Rezultati i atij gjyqi varej nga pjesëmarrja ime dhe jeta ime varej nga mënyra se si ai gjyq do të përfundonte.”
Gjatë gjyqit, aktorja kuptoi se gjithë urrjetja që po merrte ishte pikërisht për shkak se ajo zgjodhi të fliste publikisht. Çdo gjë sipas saj po shkonte keq, sepse ajo kishte zgjedhur të tregonte të vërtetën e saj.
“Nëse njerëzit reagojnë me urrejtje ndaj meje, kjo tregon se gratë ndëshkohen kur flasin. Nuk e kuptoja që gjërat mund të bëheshin edhe më keq për mua thjesht sepse zgjodha të flisja.”
Përplasjet ligjore mes aktorëve filluan pasi Amber Heard e akuzoi Johnny Depp për dhunë në familje. Krahas saj, një artikull u publikua nga The Sun, ku aktori cilësohej si bashkëshort dhunues. Fill pas tyre, aktori paditi për shpifje ish-bashkëshorten dhe gazetën në Britaninë e Madhe, por gjyqi u fitua prej këtyre të fundit.
Më vonë, në SHBA, aktori ngriti sërish padi për shpifje ndaj saj ku kërkonte dëmshpërblim mbi një tjetër artikull dhe kësaj here çështja u fitua prej tij.
Pas gjyqit, Amber Heard u shpërngul në Madrid ku jeton me fëmijët e saj./KM
Studiuesi dhe publicisti Gjergj Erebara, në një intervistë për Euronews, ka folur mbi polemikat që kanë lindur pas publikimit online, në fillim të këtij janari, të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe.
Erebara kritikon mënyrën e publikimit të fjalorit, duke theksuar se formati online, i ndërtuar si motor kërkimi, e bën të pamundur një gjykim të plotë të tij si një vepër klasike gjuhësore.
“Mënyra se si është publikuar fjalori nuk lë mundësi që të lundrosh mbi të si një fjalor klasik. Kështu, mund të gjykojmë vetëm për ato fjalë që kemi parë, por jo për tërë fjalorin,” shprehet ai.
Sipas tij, disa fjalë të përfshira ende mbartin gjurmë ideologjike të kohës staliniste, ndërkohë që përfshirja e disa dialekteve dhe fjalëve të reja është e mangët.
Ai thekson rëndësinë e krijimit të një zyre të përhershme që të merret çdo ditë me gjuhën, të regjistrojë ndryshimet dhe të integrojë fjalët e reja dhe dialektore në fjalor.
Erebara vë në dukje gjithashtu përdorimin e disa termave fyese, si “çifut”, të cilat janë të papërshtatshme në komunikimin modern, dhe mungesën e fjalëve të rëndësishme për jetën politike dhe kulturore të vendit.
Një tjetër kritikë lidhet me mungesën e përfshirjes së Akademisë së Shkencave të Kosovës, çka, sipas Erebarës, reflekton një qasje jo gjithëpërfshirëse të gjuhës shqipe, e cila flitet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Ai nënvizon se fjalori nuk duhet të jetë produkt i nismave politike apo i reagimeve të momentit, por rezultat i një pune të përhershme gjuhësore me rregulla të qarta dhe regjistra të dokumentuar të ndryshimeve.
Fjalori, i cili u prit fillimisht si një nga arritjet më të rëndësishme gjuhësore të dekadave të fundit, regjistroi mbi 1.2 milion klikime vetëm në javën e parë, duke treguar interes të lartë publik. Megjithatë, ai u kthye shpejt në qendër të një debati mes studiuesve, gjuhëtarëve dhe opinionit publik.
Nga ana tjetër, koordinatorja e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, Anila Kananaj, thekson se fjalori synon përdoruesin e gjerë dhe nuk synon të zëvendësojë fjalorët terminologjikë. Ajo pranon disa pasaktësi dhe thekson se procesi i online-it e bën fjalorin të hapur për sugjerime dhe përmirësime, duke e konsideruar këtë një aspekt pozitiv. Kananaj sqaroi gjithashtu se bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës nuk vazhdoi për arsye profesionale, por Instituti Albanologjik dhe studiues të tjerë nga Kosova kanë kontribuar në projekt.
Sipas saj, synimi është të pasurohet fjalori me të gjitha varietetet e gjuhës shqipe, duke përfshirë dialektet dhe fjalët e reja që sjellin nuanca kuptimore të munguar, pa cenuar standardin e gjuhës. Leksiku i fushës seksuale është përjashtuar qëllimisht në fazën fillestare, me qëllim të mbajtjes së një numri të arsyeshëm fjalësh, ndërsa fjalori do të mbetet i hapur për sugjerime gjatë një periudhe intensive nëntë mujore. A.K./et
Një detaj që deri tani kishte mbetur larg syrit të publikut duket se është zbuluar për herë të parë në rrjetet sociale. Vëllai i Selin, DJ Onno, ka publikuar në Instagram Story një foto ku shfaqet së bashku me Gretën, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Edhe pse Selin dhe Greta u bënë të njohura […]
Pas komenteve të bëra nga nëna e Brikenës në “Big Brother VIP Albania 5”, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i familjes së Mateos, e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur publikisht qëndrimin e saj. Në deklaratën e publikuar, familjarët e Mateos theksojnë se “që në fillim i kemi respektuar ndjenjat, zgjedhjet dhe vendimet […]
Izraeli do të rihapë pjesërisht pikën kufitare në Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës pas përfundimit të një operacioni ushtarak për të gjetur trupin e pengut të fundit në Rripin e Gazës
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu e njoftoi këtë fakt. Pas përfundimit të operacionit dhe në përputhje me marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, Izraeli do të rihapë pikën kufitare nën kontrollin e plotë të Izraelit. Megjithatë, nuk u dha asnjë afat kohor.
Në deklaratën e saj, Izraeli kërkon që organizata terroriste islamike Hamas të bëjë çdo përpjekje për të gjetur trupin e pengut izraelit dhe për ta kthyer atë në Izrael. Në të njëjtën kohë, ajo deklaron se forcat e armatosura izraelite po kryejnë aktualisht një operacion për të shfrytëzuar të gjitha informacionet e disponueshme për të gjetur dhe riatdhesuar trupin e oficerit të policisë.
Gazeta Times of Israel citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se operacioni pritet të zgjasë disa ditë. Sipas raportit, pika kufitare e Rafah mund të rihapet deri në fund të kësaj jave.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo do të lejojë edhe kthimin e refugjatëve palestinezë të bllokuar në Egjipt. Pikëkalimi kufitar i Rafah, i mbyllur për gati një vit, konsiderohet pika më e rëndësishme e kalimit për në Rripin e Gazës.
Përpara se Izraeli të binte dakord për rihapjen e kufizuar të pikës kufitare të Rafah vetëm për trafikun e pasagjerëve, Kryeministri Netanyahu kishte folur të shtunën në mbrëmje me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin dhe këshilltarin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, rreth fazës së dytë të planit të paqes të Trump. Ali Shaath, kryetar i qeverisë së re palestineze të ekspertëve për Gazën, kishte njoftuar më parë rihapjen e pikës kufitare në të dyja drejtimet të enjten.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit. Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tji, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.
Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje.
“Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranës, ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.
Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonsturktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë.”, theksoi kryeministri Rama.
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Unazës së Re, pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti u përfshi nga zjarri në ecje, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve që ndodheshin në zonë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Si pasojë e incidentit, në zonë u krijua trafik i rënduar për disa minuta.
Kanë kaluar pothuajse një muaj nga përmbytjet që prekën disa bashki në vend, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori, por ende nuk ka një faturë zyrtare mbi vlerën totale të dëmeve.
Edhe pse në shumë qytete banorët ankohen se ende nuk janë inspektuar në terren, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se procesi i vlerësimit po vijon.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që në draftin e ri të ligjit për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore të përfshihen edhe përmbytjet.
Gjatë konferencës, pjesë e diskutimeve ishte edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila bëri të ditur se aksioni kundër informalitetit do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, përveç ndërtimit, si turizmi, siguria ushqimore dhe tregtia online.
Megjithatë, përfaqësuesit e Tatimeve pranuan se nuk ka garanci të plotë që bizneset do t’i binden masave të reja, ndërsa vetë Tatimet dhe Ministria e Financave konfirmojnë se vetëm një pjesë e vogël e bizneseve i janë përgjigjur thirrjes për formalizimin e pagave, duke treguar mungesë efektiviteti të masave aktuale.
Sa i përket procesit të rivlerësimit, ministri Malaj bëri të ditur se ky proces pritet të nisë në gjysmën e parë të muajit shkurt.
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.
Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.
Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.
Procesi i numërimit të votave përfundoi më 9 janar, ndërsa votat u përpunuan në qendrat komunale dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë këtij procesi, çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por dyshimet për manipulim lidhen kryesisht me fazën e leximit të votave për kandidatë, ku mund të ndryshohet verbalisht numri i kandidatit të votuar.
Ky problem nuk ndikon në rezultatin e partisë, por mund të ndryshojë ndarjen e votave mes kandidatëve brenda të njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave dhe pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë një vizite në Parlamentin e Izraelit, Edi Rama u ndal te zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar Hamasin si përgjegjësin e vetëm të situatës në Gaza.
Sipas Ramës, Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza dhe pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe.
“Nuk arritën të identifikojnë fajtorin real të kësaj situate. Kanë dështuar të pranojnë se rojtari i burgut të Gazës është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e terrorit kundër njerëzve të vet, mbi të gjitha kundër shtetit hebre, dhe dogma totalitare që mohon çdo të ardhme për jetën palestineze nën ndikimin izraelit, derisa izraeliti i fundit të zhduket nga faqja e dheut, është thelbi i këtij problemi. Sot, ky tunel në Tiranë u është dedikuar viktimave dhe atyre që në origjinë ndërtuan këto tunele terrori. Pengjet e marra më 7 tetor dhe gjithçka që ka ndodhur në Gaza do të ruhen si një kujtesë e përhershme e kësaj tragjedie”, -tha Rama.
Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët lidhur me transferimin e Kadastres në këtë qytet, deklaroi se nuk kishte dijeni për këtë vendim.
“Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi.
I pyetur nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të mbetet në Vlorë, për të dalë nga situata e mosinformimit, ai u fsheh pas ironisë duke deklaruar se “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.
Ndërkohë, me një firmë të vetme, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur transferimin e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë.
Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, ia heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i transferuar ato në Tiranë.
Sipas dokumentit zyrtar, ky hap justifikohet me “përmirësimin e organizimit të punës” dhe “rritjen e eficencës”. Por për qytetarët e Vlorës, kjo përkthehet në një tjetër goditje ndaj aksesit në shërbimet publike.
Në vend që të lehtësojë jetën e banorëve, vendimi i drejtueses së ASHK i detyron ata të udhëtojnë drejt kryeqytetit për çdo dokument pronësie, duke shtuar kostot dhe burokracinë.
Gjatë drejtimit të Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës është përfshirë në një sërë skandalesh që lidhen me abuzime me pronat publike, legalizime të paligjshme dhe korrupsion të përhapur.