Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka vazhduar procesin e lirimit tĂ« hapĂ«sirave publike nĂ« Komoran, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur se sot ka nisur rrĂ«nimi i njĂ« objekti nĂ« rrugĂ«n âAnton Ăetaâ, pasi njĂ« pjesĂ« e tij, sipas komunĂ«s, ndodhej nĂ« hapĂ«sirĂ« publike.
Në njoftimin e komunës thuhet se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedurave ligjore për lirimin e hapësirave publike, ndërsa procesi po zhvillohet përmes Drejtorisë së Inspekcionit.
âKomuna e Drenasit, pĂ«rkatĂ«sisht Drejtoria e Inspekcionit, sot nĂ« rr. Anton Ăeta nĂ« Komoran ka filluar rrĂ«nimin e njĂ« objekti, njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilit ndodhej nĂ« hapĂ«sirĂ« publikeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se punimet kanë nisur me bashkëpunimin e pronarit dhe se rrënimi po bëhet vetëm në pjesën që, sipas njoftimit, kishte zënë hapësirën publike.
âMe bashkĂ«punimin e pronarit, sot kanĂ« nisur punimet pĂ«r rrĂ«nimin e pjesĂ«s sĂ« objektit qĂ« kishte zĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ«n publike, duke mundĂ«suar lirimin e kĂ«saj hapĂ«sire dhe pĂ«rgatitjen e saj pĂ«r asfaltimin e rrugĂ«s nĂ« atĂ« pjesĂ«â, thuhet mĂ« tej.
Sipas komunës, procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synimin që të krijohet një mjedis më i rregullt dhe më i sigurt për qytetarët.
âKomuna do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim me zbatimin e procedurave ligjore pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike, me qĂ«llim tĂ« krijimit tĂ« njĂ« mjedisi mĂ« tĂ« rregullt, mĂ« funksional dhe mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«tâ, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka vizituar Drenasin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Gjatë takimit, sipas tij, është diskutuar për zhvillimin e sportit në këtë komunë, me theks të veçantë në disa projekte dhe disiplina sportive.
âGjatĂ« takimit, diskutuam pĂ«r zhvillimin e sportit nĂ« komunĂ«. NĂ« veçanti, pĂ«rveç futbollit, u ndalĂ«m te shigjetaria, njĂ« disiplinĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n Komuna e Drenasit do tĂ« jetĂ« nikoqire nĂ« kuadĂ«r tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare 2030, si dhe te projekti pĂ«r ndĂ«rtimin e pishinĂ«s gjysmĂ«-olimpikeâ, ka deklaruar Gashani.
Ai ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për fuqizimin e rinisë dhe krijimin e më shumë hapësirave për angazhimin e tyre.
âNjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua fuqizimit tĂ« rinisĂ« dhe krijimit tĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sirave dhe mundĂ«sive pĂ«r angazhimin e tyre aktivâ, ka theksuar ai.
Ministri ka nënvizuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën sportive dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
âTheksova rĂ«ndĂ«sinĂ« e investimeve tĂ« vazhdueshme nĂ« infrastrukturĂ«n sportive, duke vlerĂ«suar bashkĂ«punimin ndĂ«rinstitucional si njĂ« faktor kyç pĂ«r krijimin e kushteve mĂ« tĂ« mira pĂ«r sportistĂ«t dhe komunitetin lokalâ, Ă«shtĂ« shprehur Gashani.
Në përmbyllje të vizitës, ai së bashku me kryetarin Lladrovci kanë vizituar stadiumin e qytetit.
âNĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« vizitĂ«s, sĂ« bashku me Kryetarin, vizituam Stadiumin e Qytetit Rexhep Rexhepi nĂ« Drenas pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r ecurinĂ« e punimeveâ, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje bashkĂ«punimi me organizatĂ«n Islamic Relief Worldwide â Zyra nĂ« KosovĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetjen e fermerĂ«ve lokalĂ« me pajisje bujqĂ«sore, nĂ« vlerĂ« mbi 110 mijĂ« euro.
Marrëveshja është nënshkruar me drejtorin e kësaj organizate, Dr. Mohamed Soliman, dhe parasheh realizimin e një projekti në sektorin e bujqësisë, i cili synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët e komunës.
Sipas detajeve të marrëveshjes, vlera totale e projektit është 110,873.40 euro, prej të cilave 61,350 euro, apo 55 për qind, do të financohen nga Islamic Relief, ndërsa 49,523.40 euro, apo 45 për qind, nga Komuna e Drenasit.
Përfitues të projektit do të jenë fermerët e komunës, ndërsa zbatimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues me 30 për qind të vlerës së komponentës përfituese, pas publikimit të listës së përfituesve.
Nga Komuna e Drenasit bëjnë të ditur se përmes këtij projekti synohet fuqizimi i sektorit bujqësor përmes një modeli bashkëpunimi ndërmjet donatorit, institucionit lokal dhe vetë fermerëve, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në këtë komunë. /Telegrafi/
Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, duke përfshirë institucione, federata dhe opinionin publik.
Kërkesa në rritje për kapacitete më të mëdha dhe standarde ndërkombëtare, sidomos në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, ka shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë dhe të qartë për lokacionin e këtij projekti madhor.
Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për KosovaPress rreth kësaj çështje, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare lidhur me vendndodhjen e mundshme të stadiumit, duke theksuar se vendimi final ende nuk është marrë dhe se procesi është në fazë vlerësimi nga institucionet përgjegjëse.
Ai ka bërë të ditur se sipas informatave që posedon, një nga opsionet që po qarkullon është ndërtimi i stadiumit në afërsi të Prishtina Mall, megjithatë ka shprehur rezerva për këtë ide dhe ka paralajmëruar për implikimet ligjore në rast të keqpërdorimeve të mundshme.
âUnĂ« kam informata jo zyrtare qĂ« do tĂ« bĂ«het prapa Prishtina Mall, nĂ« GraçanicĂ«, nĂ« qoftĂ« se dikush e dĂ«rgon pĂ«r biznese tĂ« veta tek Prishtina Mall, ka pĂ«r tĂ« pasur shumĂ« probleme me ligjin sepse atje prona kushton bajagi shtrenjtĂ«â, ka thĂ«nĂ« fillimisht Lladrovci.
âKam informacione jo zyrtare thash qĂ« nuk e besoj por si informacion ka dalĂ« qĂ« i ka pasur kĂ«rkesat. Me sa kam informacion unĂ« qeveria ose ministria e ka caktuar njĂ« komision i cili ka pĂ«r ta bĂ«rĂ« vlerĂ«simin dhe ka pĂ«r tĂ« vendosur, e qĂ« Ă«shtĂ« nga Komiteti Olimpik, qĂ« Ă«shtĂ« nga federata dhe nga ministriaâ.
âNe nĂ« kuadĂ«r tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare Ă«shtĂ« dashtĂ« me qenĂ« dhe ka qenĂ« i paraparĂ« edhe stadiumi, e kemi njĂ« nĂ«nshkrim me ministrin paraprak qĂ« e kemi bĂ«rĂ« dhe qĂ« e kemi nĂ« memorandum tĂ« nĂ«nshkruar pĂ«r tu ndĂ«rtuar stadiumi sa mĂ« shpejtĂ«. UnĂ« dhe gjithĂ« infrastrukturĂ«n qĂ« e kam sa i pĂ«rket LojĂ«rave Mesdhetare, unĂ« kam vĂ«nĂ« dispozicion dhe jam i gatshĂ«m me e bĂ« çdo ndĂ«rhyrje qĂ« do tĂ« kĂ«rkojnĂ« nga ky komitet tâi themi ose nga ky komision i pĂ«rcaktuar pĂ«r kĂ«tĂ« çështjeâ, pĂ«rfundoi kryetari i Drenasit.
SĂ« fundi, ministri i MinistrisĂ« pĂ«r Rini dhe Sport, Blerim Gashani, nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« âSportCastâ tĂ« KosovaPressit, pranoi se momentalisht, Drenasi mbetet si lokacioni mĂ« i mundshĂ«m pĂ«r nisjen e ndĂ«rtimit tĂ« stadiumit tĂ« ri.
Kujtojmë se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ndërtimi i një stadiumi të ri është premtuar për këtë ngjarje, andaj, me afrimin e afateve për këtë ngjarje, pritet që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë procesin dhe të dalin me një vendim përfundimtar që do të përcaktojë një nga projektet më të rëndësishme sportive në vend.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF "Dr Hafir Shala" është pajisur me një shtrat modern për lindje dhe një inkubator transportues për foshnje, përmes një donacioni që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe të porsalindurit në komunën e Drenasit.
Sipas Komunës së Drenasit, pajisjet e reja pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor për pacientët në këtë institucion.
Donatorët u pritën nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtoresha e Shëndetësisë, Klatrina Qerkinaj, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, si dhe nga stafi i institucionit shëndetësor, të cilët shprehën mirënjohje për kontributin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ky donacion është mundësuar nga Action for Mothers and Children përmes menaxherit Fitim Sadiku, si dhe nga Cycle of Kosovo Children, e përfaqësuar nga Agim Bilalli, organizata që kanë kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve.
Në emër të komunës, nënkryetari Shala ka falënderuar donatorët për mbështetjen e ofruar.
âMbĂ«shtetje tĂ« tilla pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« dĂ«shmi tĂ« qartĂ« tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« suksesshĂ«m ndĂ«rmjet institucioneve publike dhe organizatave qĂ« kanĂ« nĂ« fokus mirĂ«qenien dhe shĂ«ndetin e qytetarĂ«veâ, ka theksuar ai. /Telegrafi/
Komuna e Drenas ka njoftuar qytetarët se, pas vërshimeve të fundit, është siguruar një dehumidifikues ajri për tharjen e hapësirave të prekura nga lagështia.
Sipas njoftimit, pajisja Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion nga Kryqi i Kuq i KosovĂ«s â dega nĂ« Drenas, dhe mund tĂ« merret çdo ditĂ« pune nĂ« zyrat e kĂ«saj dege.
Shfrytëzimi i dehumidifikuesit është pa pagesë dhe mund të përdoret për aq kohë sa është e nevojshme, në varësi të gjendjes së objekteve të dëmtuara.
Autoritetet lokale kanë ftuar të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga lagështia që të paraqiten dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi në funksion të rikthimit të kushteve normale në banesat e tyre. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka përfituar një ndërmarrje publike, duke u larguar kështu nga operatorët privat.
âEKO Drenasiâ Sh.A, do tĂ« ofrojĂ« mirĂ«mbajtjen e hapĂ«sirave dhe ndĂ«rtesave publike.
âNga njĂ«sia pĂ«rkatĂ«se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se kushtet janĂ« plotĂ«suar dhe kjo ndĂ«rmarrje do tĂ« bĂ«jĂ« mirĂ«mbajtjen e hapĂ«sirave publike dhe shĂ«rbime tĂ« tjera komunaleâ, tha ministrja Artane Rizvanolli.
KĂ«shtu, nĂ« mbledhjen e QeverisĂ« u miratua themelimi i kompanisĂ« komunale âEKO Drenasiâ. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka njoftuar bletarët se, bazuar në Ligjin mbi Bletarinë nr. 02/L-111, janë të obliguar të raportojnë numrin dhe vendin e vendosjes së shoqërive të bletëve deri më 30 prill të çdo viti kalendarik.
Sipas njoftimit, obligimi vlen pĂ«r tĂ« gjithĂ« personat fizikĂ« dhe juridikĂ« qĂ« merren me bletari, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« paraqiten nĂ« DrejtorinĂ« Komunale pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural pĂ«r tâu regjistruar nĂ« regjistrin zyrtar tĂ« bletarĂ«ve.
Nga komuna kanë theksuar se regjistrimi është i domosdoshëm për zbatimin e dispozitave ligjore dhe për krijimin e bazës së të dhënave për sektorin e bletarisë, ndërsa bletarët janë ftuar të respektojnë afatin e përcaktuar. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka përfunduar instalimin e sistemeve fotovoltaike në dy shkolla të mesme, në kuadër të investimeve për promovimin e energjisë së pastër dhe të qëndrueshme.
Sipas njoftimit zyrtar, panelet diellore janĂ« instaluar nĂ« ShkollĂ«n e Mesme âGjergj Kastrioti â SkĂ«nderbeuâ, me kapacitet prej 14.26 kWp, si dhe nĂ« ShkollĂ«n e Mesme âFehmi Lladrovciâ, me kapacitet prej 17.36 kWp.
KĂ«to investime janĂ« realizuar nĂ« bashkĂ«punim me Fondacionet e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Hapur â Ballkani PerĂ«ndimor (OSF-WB), bazuar nĂ« Memorandumin e BashkĂ«punimit pĂ«r Avancimin e Tranzicionit tĂ« EnergjisĂ« Komunale, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« herĂ«t ndĂ«rmjet palĂ«ve.
Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se ky projekt synon prodhimin e energjisë së pastër, uljen e kostove të energjisë elektrike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në institucionet arsimore.
Po ashtu, theksohet se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit. /Telegrafi/
Vërshimet e muajit janar 2026 shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa komuna të Kosovës, duke prekur dhjetëra familje dhe biznese. Megjithëse komunat formuan komisione dhe krijuan platforma për raportimin e dëmeve, këto aplikime, sikurse edhe në vitet e kaluara, rrezikojnë të mbesin vetëm dokumentacion në letër, për shkak të mungesës së kodit buxhetor dhe fondeve për kompensim.
Komunat më të prekura nga vërshimet e fillimit të këtij viti ishin Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Skenderaj, Gjakova dhe Mitrovica, ndërsa në disa komuna të tjera situata u përballua më lehtë.
Si ishte situata në të kaluarën?
Problemi i kompensimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore vazhdon që nga viti 2016. Familjet dhe bizneset e prekura ndër vite nuk janë kompensuar plotësisht, pasi nuk ekziston një rregullore e qartë që u mundëson komunave realizimin e pagesave, përveç rasteve kur Ministria e Financave ndan mjete specifike për këtë qëllim, pasi mungon "Fondi i Emergjencave".
Në një përgjigje për Telegrafin, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, shpjegoi arsyet pse pagesat për dëmet nuk janë realizuar plotësisht.
âArsyet kryesore janĂ« disa dhe kryesisht lidhen me kufizimet ligjore dhe financiare me tĂ« cilat pĂ«rballen komunat, ato nuk kanĂ« njĂ« fond tĂ« veçantĂ« emergjent pĂ«r kompensimin e dĂ«meve nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe nuk kanĂ« mjete tĂ« mjaftueshme pĂ«r situata tĂ« tilla tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, tha ai.
Sipas Ibrahimit, ligji aktual nuk u jep komunave mundësi për pagesa të drejtpërdrejta për kompensimin e dëmeve.
âLigji aktual nuk ua mundĂ«son komunave qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« pagesa tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r kompensim tĂ« dĂ«meve. Procedurat e vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve janĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara dhe kĂ«rkojnĂ« komisione profesionale, raporte zyrtare dhe verifikime tĂ« shumta, gjĂ« qĂ« e zgjat procesinâ, theksoi ai.
Ibrahimi shtoi se kompetencat kryesore dhe mekanizmat financiarë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore janë të përqendruara në nivelin qendror.
âPjesa mĂ« e madhe e kompetencave dhe mekanizmave financiarĂ« pĂ«r menaxhimin e fatkeqĂ«sive natyrore janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« nivelin qendror, ndĂ«rsa komunat nuk kanĂ« instrumente tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« reaguar financiarishtâ, potencoi drejtori i AKK-sĂ«.
Ai bëri të ditur se Asociacioni i Komunave të Kosovës është duke lobuar në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës për krijimin e një Fondi Kombëtar Emergjent për Komuna.
âAsociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« disa hapa konkretĂ«. Ne vazhdimisht po lobojmĂ« pranĂ« QeverisĂ« dhe Kuvendit pĂ«r krijimin e njĂ« Fondi KombĂ«tar Emergjent pĂ«r Komuna, i cili do tĂ« mundĂ«sonte reagim tĂ« shpejtĂ« financiar nĂ« raste fatkeqĂ«sish natyroreâ, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se AKK po kĂ«rkon edhe ndryshime ligjore qĂ« komunave tâu jepet bazĂ« mĂ« e qartĂ« juridike pĂ«r kompensimin e dĂ«meve dhe pĂ«r menaxhimin e situatave emergjente.
âPo punojmĂ« me komunat pĂ«r ngritjen e kapaciteteve tĂ« tyre profesionale sa i pĂ«rket menaxhimit mĂ« tĂ« lehtĂ« tĂ« situatave emergjenteâ, deklaroi ai.
Sipas Ibrahimit, për të shmangur mbetjen pa përkrahje të qytetarëve dhe bizneseve, është e domosdoshme një qasje e koordinuar ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
âAKK ka propozuar qĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« buxhetit tĂ« shtetit tĂ« parashihet njĂ« linjĂ« e veçantĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen e komunave tĂ« prekura nga vĂ«rshimet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset tĂ« mos mbeten pa pĂ«rkrahje. QĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: komunat nuk mund tĂ« pĂ«rballojnĂ« pasojat financiare tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore. Prandaj nevojitet njĂ« qasje e koordinuar ndĂ«rmjet nivelit qendror dhe lokal, me mekanizma tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m financiarĂ« dhe ligjorĂ«â, pĂ«rfundoi ai.
ĂfarĂ« thonĂ« komunat?
Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Drenasit, Nexhmedin Gruda, bëri të ditur për Telegrafin se aktualisht janë duke u përgatitur raportet përfundimtare për vërshimet e fundit, të cilat më pas do të procedohen në Kuvendin Komunal.
Foto: Nexhmedin Gruda/ Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Komuna e Drenasit
âNĂ« bazĂ« tĂ« kompetencave tĂ« DShPE-sĂ«, kemi kĂ«to tĂ« dhĂ«na pĂ«r gjendjen aktuale tĂ« pagesave pĂ«r dĂ«met nga vĂ«rshimet pĂ«r vitet e fundit. Aktualisht, Komisioni pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve nga FatkeqĂ«sitĂ« Natyrore dhe fatkeqĂ«sitĂ« e tjera Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e pĂ«rgatitjes sĂ« raportit pĂ«rfundimtar lidhur me vĂ«rshimet e ndodhura nga data 6 deri mĂ« 11 janar. Pas pĂ«rfundimit tĂ« raportit, i njĂ«jti do tĂ« procedohet pĂ«r miratim nĂ« seancĂ«n e ardhshme tĂ« Kuvendit Komunal dhe mĂ« pas do tâi dĂ«rgohet Komisionit Qeveritar pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve, me qĂ«llim tĂ« procesimit pĂ«r pagesĂ«â, tha Gruda.
Ai theksoi se, pavarësisht aplikimeve me kohë nga qytetarët dhe bizneset, kompensimi nuk ka qenë i mundur për shkak të mungesës së fondit emergjent.
âKomuna e Drenasit nuk ka fond emergjent dhe, pĂ«r shkak tĂ« kufizimeve buxhetore, nuk ka mundĂ«si tĂ« realizojĂ« pagesa tĂ« kĂ«saj natyreâ, bĂ«ri tĂ« ditur Gruda.
Sipas tij, Komuna e Drenasit ka realizuar pagesa të pjesshme për dëmet nga vërshimet në vitet 2016, 2021 dhe 2023.
âNĂ« bazĂ« tĂ« raporteve tĂ« komisioneve tĂ« vlerĂ«simit pĂ«r vitet 2016, 2021 dhe 2023, disponojmĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na. PĂ«r dĂ«met e shkaktuara nĂ« vitin 2016 Ă«shtĂ« realizuar njĂ« pagesĂ« e pjesshmeâ, deklaroi ai.
Sipas të dhënave të prezantuara, dëmet e vitit 2016 përfshijnë: biznese 44,990.00 euro, ekonomi familjare 5,198.00 euro, infrastrukturë 71,320.00 euro dhe bujqësi 48,387.00 euro.
Ndërsa për vitin 2021, dëmet e raportuara janë: biznese 479,517.00 euro, ekonomi familjare 217,643.20 euro, infrastrukturë 1,705,000.00 euro dhe bujqësi 6,738.20 euro.
Dëmet e shkaktuara në vitin 2016, 2021 dhe 2024 në Komunën e Drenasit
Për vitin 2024, sipas Grudës, janë realizuar pagesa për dëme në ndërtim në vlerë 52,510.68 euro dhe në bujqësi 162,794.19 euro.
Nga Komuna e Rahovecit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Irfan Berisha, tha për Telegrafin se dëmet nga vërshimet janë kompensuar vetëm pjesërisht.
âNĂ« vitin 2022, dĂ«met nĂ« bujqĂ«si dhe ekonomi familjare janĂ« kompensuar, ndĂ«rsa dĂ«met nĂ« biznese joâ, tha Berisha.
Ai shtoi se për vitet 2023 dhe 2024 raportet janë dërguar në komisionin qendror, por ende nuk ka pasur kompensim.
Foto: Irfan Berisha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Komuna e Drenasit
âDĂ«met e shkaktuara nga vĂ«rshimet e datĂ«s 5, 6 dhe 7 janar 2026, raporti ka kaluar dhe Ă«shtĂ« votuar nĂ« Kuvendin Komunal nĂ« janar 2026. Sipas procedurave, janĂ« duke u kompletuar dosjet dhe shumĂ« shpejt do tĂ« dorĂ«zohen nĂ« komisionin qendror pĂ«r kompensim tĂ« dĂ«meveâ, deklaroi Berisha.
Ai përfundoi duke theksuar se qytetarët duhet të kompensohen për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera.
Ndërkohë, zyrtari për media në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, bëri të ditur se dëmet nga vërshimet nuk po kompensohen në tërësi për shkak të mungesës së kodit buxhetor.
âKa pasur raste kur janĂ« pĂ«rkrahur nĂ« ndonjĂ« situatĂ« tĂ« caktuar, por kur ka vĂ«rshime masive jo, sepse nuk ka fond emergjent. Edhe po tĂ« ketĂ« buxhet, nuk ka kod buxhetor. NĂ« rastet e vĂ«rshimeve, dĂ«met nuk janĂ« kompensuarâ, tha ai.
Sipas Paçarizit, dëmet nga vërshimet e viteve 2016, 2021 dhe 2026, që kanë qenë të përmasave të mëdha, nuk janë kompensuar asnjëherë.
Foto: Artan Paçarizi, zyrtar për media në Komunën e Malishevës
âProblemi Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« ndĂ«r vite: pa fond emergjent, pa kod buxhetor dhe me buxhet tĂ« limituar, nuk mund tĂ« kompensohen qytetarĂ«t apo bizneset nga dĂ«met e vĂ«rshimeveâ, u shpreh ai.
Paçarizi theksoi se përgjegjësia për kompensim i takon nivelit qendror.
âPĂ«r kompensim nuk ka ndarje buxhetore. ĂshtĂ« detyrĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si direkte e QeverisĂ«, pĂ«rmes ministrive dhe sektorĂ«ve pĂ«rkatĂ«s, qĂ« tâi realizojĂ« kĂ«to pagesaâ, pĂ«rfundoi ai.
Në lidhje me këto ankesa të komunave, Telegrafi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit, në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Kancerin e Qafës së Mitrës dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të organizojë një ligjëratë informuese dhe edukuese me qëllim të rritjes së vetëdijes për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin për shëndetin e gruas.
Ligjërata do të mbahet më 2 shkurt 2026, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, kati i tretë. Ajo do të ligjërohet nga Dr. Afrodita Sejda.
Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet që mund të parandalohet dhe të trajtohet me sukses, nëse zbulohet në fazat e hershme.
Me këtë rast, ftohen të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në ligjëratë dhe të informohen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, përfshirë Pap testin dhe testimin për HPV, faktorët e rrezikut, vaksinimin, si dhe mënyrat e parandalimit dhe kujdesit për shëndetin.
Autoritetet komunale theksojnë se kujdesi për shëndetin e gruas mbetet prioritet dhe inkurajojnë pjesëmarrjen sa më të gjerë në këtë aktivitet ndërgjegjësues. /Telegrafi/
Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit ka njoftuar se është zgjatur afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbështetje të një vendimi të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilin afati për dorëzimin e aplikacioneve për procesin e legalizimit është zgjatur për dymbëdhjetë muaj.
Me këtë vendim, qytetarëve të Komunës së Drenasit u mundësohet vazhdimi i paraqitjes së kërkesave për trajtimin administrativ të objekteve të ndërtuara pa leje, brenda periudhës së re të përcaktuar.
Aplikimet për legalizim bëhen pranë Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, në përputhje me procedurat dhe dokumentacionin e paraparë me legjislacionin në fuqi.
Nga komuna u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet ligjore që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të caktuar. /Telegrafi/
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër është e hapur dhe do të vazhdojë deri më 31 janar 2026.
Sipas udhëzimeve të Ministrisë, aplikuesit mund të kërkojnë subvencion për sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike, përfshirë edhe ata që tashmë posedojnë sisteme solare fotovoltaike ekzistuese, si pasues të njëhsorit apo si prosumatorë.
Subvencionimi përcaktohet sipas kapacitetit të instaluar të baterive dhe konfigurimit teknik të dorëzuar në aplikim, pa kufizim të drejtpërdrejtë të kapacitetit (kWh), por brenda vlerës maksimale të mbështetjes financiare të përcaktuar në thirrje.
PĂ«r tĂ« ndihmuar aplikuesit, Ministria e EkonomisĂ« ka pĂ«rgatitur dokumentin âPĂ«rgjigje pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta nĂ« lidhje me grant skemĂ«n pĂ«r energji tĂ« pastĂ«râ, i cili pĂ«rmban sqarime tĂ« detajuara mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Komuna e Drenasit i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve private të shfrytëzojnë këtë mundësi për investime në energji të pastër dhe të qëndrueshme, duke përmirësuar efikasitetin energjetik dhe duke kontribuar në mbrojtjen e ambientit.
Afati i fundit për aplikim: 31 janar 2026. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë përmes pagesave direkte për vitin 2025.
Si pjesë e këtij programi, mbështetja jepet për këto aktivitete dhe kultura bujqësore: pagesa direkte për qumësht, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë.
Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe mbaron më 18 shkurt 2026, ora 16:00.
Ky program synon përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në komunën e Drenasit, duke përmirësuar rendimentin dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se po merr masa për trajtimin e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në rrugët regjionale.
Sipas njoftimit, çështja është adresuar si kërkesë emergjente tek Departamenti i Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
âProblemi i dĂ«mtimeve nĂ« rrugĂ«t regjionale Ă«shtĂ« trajtuar zyrtarisht dhe kemi bashkĂ«punuar ngushtĂ« me Stacionin Policor nĂ« Drenas. KĂ«rkesa Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me raportime dhe fotografi nga terreni, tĂ« cilat pasqyrojnĂ« gjendjen aktuale dhe rrezikun pĂ«r sigurinĂ« nĂ« komunikacionâ, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur gjithashtu se po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojë koordinimin me institucionet përgjegjëse për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe qarkullim të rregullt për qytetarët.
âDo tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« me institucionet pĂ«rgjegjĂ«se me qĂ«llim qĂ« qarkullimi i qytetarĂ«ve tĂ« jetĂ« sa mĂ« i sigurt dhe i pandĂ«rprerĂ«. Ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptiminâ, u shprehĂ«n nga Komuna e Drenasit. /Telegrafi/
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dëmeve nga përmbytjet e reshjet e fundit, disa komuna në vend kanë vendosur të shtyjnë rifillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026.
Komuna e Malishevës, ajo e Drenasit dhe e Fushë Kosovës janë komunat që kanë marrë vendim për shtyrje të nisjes së procesit mësimorë.
Komuna e Malishevës ka vendosur që procesi mësimor të shtyhet deri më 14 janar 2026 për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve që kanë krijuar vështirësi në terren dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve.
Edhe ajo e Drenasit ka shtyrë fillimin e mësimit deri të mërkurën, duke qenë një nga komunat që po përballet me pasojat e motit të keq dhe dëmtime të infrastrukturës së shkollave dhe rrugëve.
Kurse komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat do të jetë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale përfshirë vështirësitë në qarkullim dhe problemet me ngrohjen nuk lejojnë zhvillimin normal të procesit mësimor.
E për dallim nga këto komuna në komunat tjera procesi mësimor do të nis sot.
Komuna e Prishtinës bëri të ditur se nga nesër mësimi do të mbahet në të gjitha shkollat, pasi janë krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrhaman Jasharaj ka kërkuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet edhe për disa ditë në nivel vendi, duke theksuar se temperaturat e ulëta dhe kushtet jo të përshtatshme në disa shkolla paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.
Gjysmëvjetori i dytë i mësimit ishte planifikuar të fillonte më 8 janar.
Por, pas vërshimeve në fillimjavë, Ministria e Arsimit e shtyu nisjen për 12 janar.
Kosova ka një javë që po përballet me vërshime të mëdha, sidomos në disa komuna, ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. /Telegrafi/
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të hënës dhe të martës kanë shkaktuar vërshime në komunën e Drenasit, duke dëmtuar prona private, biznese dhe prona publike.
Komuna e Drenasit bën të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, së bashku me institucionet tjera komunale, kanë qenë vazhdimisht në terren për të lehtësuar situatën dhe për të reduktuar dëmet.
âVĂ«rshimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« hapĂ«sira tĂ« tĂ«ra nĂ« komunĂ«n tonĂ«. NĂ« veçanti, Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimi i qytetarĂ«ve dhe janĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« âLokalet e rejaâ te Stacioni i AutobusĂ«ve. Intervenimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« largimin e ujit nga gypat e kanalizimit dhe pengesat qĂ« kanĂ« krijuar bllokime", bĂ«ri tĂ« ditur Komuna pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në disa zona ka qenë më i lartë se sa është regjistruar më parë, ndërsa mbingarkimi i gypave të ujërave atmosferikë ka paraqitur shqetësim shtesë.
âKyçjet e ujĂ«rave atmosferikĂ« nĂ« gypat e kanalizimit tĂ« ekonomive familjare dhe objekteve kolektive do tĂ« trajtohen me prioritetâ, theksohet nĂ« njoftim.
Komuna gjithashtu njofton se së shpejti do të emërohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për të arritur përfundime meritore.
âMe prioritet do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha masat pĂ«r zvogĂ«limin e rrezikut nga vĂ«rshimet dhe pĂ«r parandalimin e situatave tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmenâ, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit normal.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës në rrugët kryesore dhe dytësore të komunës.
âEkipet janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« intensivisht pĂ«r pastrimin e borĂ«s dhe sigurimin e qarkullimit normal nĂ« rrugĂ«t kryesore dhe dytĂ«soreâ, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Drenasit.
Nga komuna u është bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Aktualisht, sipas komunës, shumica e rrugëve janë të kalueshme. Megjithatë, dy segmente rrugore vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
âTĂ« gjitha rrugĂ«t janĂ« tĂ« kalueshme, pĂ«rveç rrugĂ«s pĂ«r tek Guri i PlakĂ«s, nĂ« fshatin ĂikatovĂ« e VjetĂ«r, si dhe rrugĂ«s pĂ«r tek Kroi i Mbretit, nĂ« lagjen Bucolli, tĂ« cilat janĂ« tĂ« pakalueshme si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiutâ, njofton Komuna e Drenasit.
Nga komuna kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për qytetarët, pas reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve përgjatë lumit Drenica.
Uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa disa segmente rrugore janë bërë të pakalueshme. Disa familje janë evakuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet, ndërsa rryma elektrike është ndërprerë në zona të prekura.
âRruga nga Drenasi drejt Komoranit, te 'Trafoja', Ă«shtĂ« bllokuar, po ashtu edhe rruga e Feronikelit drejt Kronit tĂ« Mbretit. Niveli i lartĂ« i ujit shfaqet edhe nĂ« Komoran, ĂikatovĂ« tĂ« VjetĂ«r dhe disa lagje tĂ« komunĂ«s,â thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.
Autoritetet lokale u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« shmangin daljet pa nevojĂ« dhe tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ«t alternative pĂ«r tĂ« siguruar lĂ«vizje tĂ« sigurt: âKalimi nga qyteti i Drenasit pĂ«r magjistrale bĂ«het nĂ«pĂ«r ShtrubullovĂ«-KrajkovĂ«-Llapushnik, dhe alternativa tjetĂ«r Ă«shtĂ« Drenas-Damanek-KrajkovĂ«-Llapushnik.â
Komuna gjithashtu ka falënderuar qytetarët me automjete private që kanë ndihmuar ekipet emergjente në përballimin e situatës.
âEkipet kompetente janĂ« nĂ« terren, po bĂ«jnĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar gjendjen dhe po monitorojnĂ« situatĂ«n. Ădo informacion shtesĂ« do tĂ« bĂ«het publik me kohĂ«â, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, KOSTT, ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që furnizohen nga Nënstacioni 220/10 kV Drenasi 2.
Sipas KOSTT, masa është ndërmarrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar depërtim të ujit në objektet e nënstacionit, duke ndikuar në sigurinë e operimit.
âUji ka depĂ«rtuar fillimisht nĂ« kthinat e KEDS-it dhe mĂ« pas edhe nĂ« pjesĂ«n e KOSTT-it, duke ndikuar nĂ« kushtet e operimit tĂ« nĂ«nstacionitâ, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.
KOSTT po monitoron situatën në terren në koordinim të vazhdueshëm me KEDS dhe institucionet përkatëse, ndërsa furnizimi me energji elektrike do të rikthehet sapo të krijohen kushtet e sigurta për operim.
âEkipet tona janĂ« nĂ« terren dhe po e pĂ«rcjellin nga afĂ«r situatĂ«n. Ju kĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin pĂ«r kĂ«tĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, thekson KOSTT. /Telegrafi/